Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.2.2012, 22:10   21
Citim:
Gazsjellėsi TAP nis studimin e truallit nėn detin shqiptar

TAP, nisi dje studimin e fundit tė detit pranė bregdetit tė Vlorės. Lajmi pasqyrohej nga njė media azerbajxhanase, e cila saktėsonte se qėllimi i studimit qe grumbullimi i kampioneve pranė bregut shqiptar, pėrgjatė trajektores sė planifikuar pėr shtrirjen e gazsjellėsit.

Nė artikullin e publikuar nė faqen e saj nė internet, media azerbajxhanase “TREND” citonte menaxherin e TAP pėr Shqipėrinė, sipas tė cilit, analiza e dyshemesė detare ėshtė e nevojshme pėr tė caktuar saktėsisht shtrirjen detare tė tubacionit, si dhe pėr veprimet e mėtejshme inxhinierike. Media azere shtonte se “TAP ka kryer njė studim tė ngjashėm nėndetar nė Itali, pranė qytetit San Foka”. “TREND” shtonte mė tej se “Konsorciumi Shah Deniz ka pėrcaktuar sė fundmi projektin TAP si rruga prioritare pėr transportimin e gazit azer drejt Italisė”.

Artikulli i medias azere, mbi nisjen e punimeve nė terrenin shqiptar dhe mė parė nė Itali, vjen nė njė ēast kur projektet gazsjellėse rivale tė TAP, tė pėrfshira nė garėn pėr transportimin e gazit azer nė Evropė, u vunė nė lėvizje pas publikimit tė lajmit se Shah Deniz kishte zgjedhur projektin Trans Adriatik si mė tė pėrshtatshmin.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,143452
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.2.2012, 20:31   22
Citim:
Gazsjellėsi TAP, kėrkohet shtim kapaciteti

Me eliminimin e projektit ITGI nga gara e transportimit tė gazit azer nė Europė, Bashkimi Europian po ndėrgjegjėsohet qė TAP jo vetėm qė kthehet nė njė projekt favorit, por ndoshta ėshtė mė i favorizuari pėr tė fituar dhe pėr t’u ndėrtuar shpejt.

“Nėse pėrzgjidhet njė gazsjellės i vogėl si TAP, atėherė ne duam tė shohim qė kapaciteti i TAP, qė aktualisht ėshtė 10 miliardė metėr kub, tė zgjerohet brenda njė dekade deri nė 20-30 miliardė metėr kub. Kjo ėshtė sasia e gazit pėr tė cilėn ka nevojė Europa, pasi kėrkesa pėr gaz nė Europė do tė jetė nė rritje. Ne duam tė shohim qė ky shtim i sasisė sė gazit tė vijė nė tė ardhmen nga Azerbajxhani dhe Turkmenistani, nga rajoni kaspik", - u shpreh zėdhėnėsja e Komisionit, Marlene Holzner.

Komisioni Europian kėshillon nėnshkrimin e njė marrėveshjeje ndėrkombėtare midis tė gjitha shteteve tė projektit TAP, pėr tė evituar ēdo lloj surprize nė tė ardhmen, kryesisht ndėrprerjen e gazit, siē ka ndodhur me furnizimin e BE-sė me gaz nga Rusia.

Ndalur nė kėtė ēėshtje, Holzner nėnvizoi se “nevojitet njė marrėveshjeje ndėrkombėtare midis tė gjitha shteteve tė projektit, nė mėnyrė qė tė njohim se mbi ēfarė parimesh do tė ndėrtohet ky gazsjellės. Pėr shembull, tė mundėsohet furnizimi pa ndėrprerje i gazit, nė rast ndėrprerjeje, shtete duhet tė informojnė njėri tjetrin, ēfarė kuote do tė pėrdoret nė rast se do ketė njė konflikt. Pra, kompanitė europiane kėrkojnė nga ky gazsjellės sigurinė e furnizimit me gaz. Ky ėshtė qėllimi ynė kryesor".

Pėrveē fitimeve tė shumta ekonomike qė i sjell Shqipėrisė, pėrzgjedhja e TAP ndryshon krejtėsisht qasjen e Bashkimit Europian ndaj Shqipėrisė, si njė partner tė rėndėsishėm tė furnizimit tė Europės me gaz dhe e kthen gjithashtu Shqipėrinė nė epiqendėr energjetike.

Aksionerėt e TAP janė “EGL” e Zvicrės (42.5%), “Statoil” e Norvegjisė (42.5) dhe “E.ON Rughrgas” e Gjermanisė (15%). Gjatėsia totale e gazsjellėsit ėshtė rreth 800 kilometra. Kapaciteti fillestar i gazsjellėsit tė TAP do tė jetė 10 miliardė metėr kub nė vit.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=74243
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.4.2012, 12:52   23
Citim:
Gazsjellėsi TAP, depozita nė Divjakė dhe Dumre

Fier - Depozitat e gazit nė zonat e Divjakės dhe Dumresė parashikohen tė vihen nė dispozicion tė rezervave tė gazit pėr konsorciumin TAP, njė gazsjellės qė nis nga deti Kaspik nė Azerbajxhan, deri nė Itali duke kaluar pėrmes Turqisė, Greqisė dhe Shqipėrisė.

Kėto dy depozita kanė kapacitet mbajtės prej 3 miliardė metra kub gaz, qė mund tė shėrbejnė si njė rezervuar mjaft i mirė nė shėrbim tė furnizimit me gaz pėr Evropėn dhe me kosto mė tė ulėt. TAP ka parashikuar njė kthim nė drejtim tė kundėrt fizik tė rrjedhės deri nė masėn 80% dhe mundėsinė pėr tė zhvilluar facilitete pėr magazinimin e gazit natyror nė Shqipėri, me qėllim qė tė rrisė sigurinė e furnizimit tė Evropės me gaz.

Projekti pėr gazsjellėsin TAP ka shanse dhe mundėsi zhvillimi, pasi konsiderohet si mė fitimprurėsi nga tė tjerėt, si NABUKO, qė po konkurrojnė nė fushėn e madhe tė gazit Shah Deniz nė Azerbajxhan, qė menaxhohet nga grupi i madh "British Petroleum" (BP) dhe me aksionerė disa nga gjigantėt e sektorit. Sė fundi, Konsorciumi pėr gazsjellėsin e Azerit, TAP po nis fazėn e studimeve inxhinierike, duke dhėnė premisa shumė optimiste se projekti final do tė jetė "Trans Adriatic Pipeline" ndaj NABUCO, vendimi final pėr tė cilin do tė vendoset nė vitin 2013.

Zėdhėnėsi i BP, Bob Dudley ėshtė shprehur nė mediat se konsorciumi qė do tė zhvillojė gazsjellėsin e Shah Deniz do tė nisė me pjesėn inxhinierike dhe dizenjimin e sjelljes nė punė tė projektit me shumėn 25 miliardė usd. Rashid Javanshir, president i BP-sė pėr Azerbajxhanin, Gjeorgjinė dhe Turqinė ėshtė shprehur se studimet inxhinierike, marrėveshjet tregtare dhe mbėshtetja e shtetit tė Azerbajxhanit dhe qeverive tė tjera i japin konsorciumit Shah Deniz besimin pėr tė thyer akullin, duke nisur fazėn praktike. Zona e Shah Deniz, zhvillohet nga grupet e mėdha "BP", "Statoil" dhe "SOCAR", (kompania shtetėrore Elektroenergjetike e Azerbajxhanit) dhe vlerėsohet tė ketė 1.2 trilionė metra kub gaz. Prej kėsaj fushe kompanitė europiane shpresojnė tė furnizohen pėr dekada, duke ndėrprerė varėsinė qė kanė me Rusinė.

Gjurma e TAP-it nė Shqipėri u identifikua nga njė studim i zgjeruar nė vitet 2009-2010, ku u shmangėn zonat habitate natyrore, si Parku Kombėtar i Hotovės dhe lugina e lumit Vjosė. Tubacioni pritet tė hyjė nga Greqia nė Miras nė Korēė, do tė ketė gjatėsi 209 km. deri nė bregdet, nė veri-perėndim tė Fierit. Nėpėr det tė hapur tubacioni 60 km i gjatė do tė kalojė pėr tė hyrė nė Italinė e Jugut, pranė San Fokės nė Leēe. Tubacioni i TAP do tė jetė rreth 800 km tė gjatė, ku nė Greqi do tė ketė 478 km. Burime tė TAP-it njoftojnė se studimi mbi ndikimin nė mjedis ėshtė kryer pėr Shqipėrinė dhe Greqinė pėr transportimin e gazit nga Azerbajxhani, drejt Europės, ndėrsa kanė dorėzuar edhe nė Itali pėrfundimet e studimit mbi Vlerėsimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social.

Ndėrtimi i tubacionit pritet tė fillojė nė vitin 2015 nėse TAP do tė pėrzgjidhet si zgjidhja e preferuar e transportit tė gazit nga Konsorciumi i Shah Deniz. TAP do tė transportojė gaz nga rajoni i Kaspikut pėrmes Greqisė dhe Shqipėrisė, do tė kalojė nė detin Adriatik nė jug tė Italisė dhe mė tej, nė Evropėn Perėndimore, ē'ka rrit sigurinė e furnizimit dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz pėr tregjet evropiane. TAP konsiderohet si "Korridori Jugor i Gazit" nė Evropė qė krijon njė treg tė ri pėr gazin natyror nga rajoni i Kaspikut. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Ekonomia/52532/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.4.2012, 17:28   24
Citim:
Monti viziton Shqipėrinė nė maj, diskutime pėr TAP

Projekti TAP (Trans Adriatic Pipeline) qė do tė transportojė nga Azerbajxhani drejt Europės gazin azer, do tė sjellė nė muajin maj nė

Shqipėri kryeministrin italian Mario Monti. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga "Ansa", ku sipas raportimeve Monti do tė takohet me kryeministrin Berisha, ku padyshim projekti i gazsjellėsit "TAP" do jetė njė nga temat kryesore tė takimit.

Gazjellėsi TAP, i cili parashikon kalimin e gazit nga Azerbajxhani, Turqia, Greqia, Shqipėria dhe mė pas nė rrugė detare drejt Italisė. Gjatėsia e tij nėnujore nga Shqipėria nė Itali ėshtė 115 km. Shuma e investimit pėr kėtė projekt parashikohet tė kalojė vlerėn e 1 miliard eurove.

Qeveria shqiptare ėshtė shprehur nė mbėshtetje tė gazsjellėsit TAP dhe ka deklaruar se do tė bėjė gjithēka qė ky projekt tė realizohet. Rrėzimi i projektit qė kalonte nga Greqia, vendim i marrė pėr shkak tė problemeve tė krizės nė kėtė vend, favorizon mė tepėr Shqipėrinė.

http://www.ora-news.com/v2/index.php...id=43343&nid=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.5.2012, 12:03   25
Citim:
Gazsjellėsi TAP, Shqipėria nis hartimin e master-planit

Tiranė - Ministria e Ekonomisė po i paraprin punės me funksionimin e gazsjellėsit TAP pėr furnizimin e Shqipėrisė pėr nevojat e vendit me gaz dhe pėr mėnyrėn e pėrfitimit nga sistemi i taksave tranzitore.

Burime tė METE-s bėjnė tė ditur se ka nisur hartimi i master-planit pėr gazifikimin e Shqipėrisė si njė nevojė e ngutshme qė realizon diversifikimin e burimeve tė pėrdorshme energjetike me leverdi ekonomike.

Gjithashtu burimet thonė se pėr ēdo kalim tubacioni tė kėtij gazsjellėsi ndėrkombėtar do tė gjendet mėnyra e pėrftimit real pėr vendin tonė pėrmes taksave. Pėrfshirja e kompanive mė tė mėdha botėrore tė fushės sė gazit nė projektin TAP vlerėsohet nga ekspertėt e METE-s sė njė mundės mjaft e mirė pėr thithjen e investimeve tė huaja dhe pėrfitimeve pėr ekonominė shqiptare nė tėrėsi.

Projekti TAP parashikon kalimin e tubacioneve tė gazit nė 140 km rrugėtim nė Shqipėri, duke hyrė nė zonėn e Mirasit nė Devoll pėr tė pėrfunduar nė Seman, buzė detit Adriatik. Mes TAP dhe Zyrės sė regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme ėshtė firmosur njė marrėveshje pėr pėrdorimin me qera tė tokės si pėr pronarėt e tyre, apo dhe ato shtetėrore. Vetėm nė Shqipėri parashikohet qė tė hyjnė pėr kėtė projekt investime tė huaja nė vlerėn 1 miliardė euro, pritet tė hapen 3000 vende tė reja pune, do tė ndėrtohen 100 km rrugė tė reja dhe do tė rehabilitohen 200 km tė tjera rrugė. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/53870/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.7.2012, 16:54   26
Citim:
TAP, gati hapi i radhės: Traktatet ndėrqeveritare

Drejtuesit e projektit 'Trans Adriatic Pipeline' (TAP) janė tė interesuar tė sigurojnė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur Marrėveshjet Pritėse Qeveritare tė miratuara veēmas nga Shqipėria dhe Greqia, sikurse edhe Marrėveshjen Ndėrqeveritare mes Shqipėrisė, Italisė dhe Greqisė.

Interesi pėr kėtė fazė shumė delikate pėr fatin e Gazsjellėsit TAP u shpreh dje, nga pėrfaqėsues tė lartė tė 'British Petrolium' (BP), - shoqėria qė kontrollon Fushėn e Shah Denizit nė Azerbajxhan, gjatė njė takimi me Kryeministrin Sali Berisha, e mė pas me ministrin e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, z.Edmond Haxhinasto.

Kryetari i delegacionit, Zv/presidenti i BP pėr Zhvillimin dhe Shfrytėzimin e Fushės sė Shah Denizit nė Azerbajxhan, zoti Al Cook, nėnvizoi rolin qė Shqipėria ka luajtur nė mbėshtetje tė projektit tė TAP-it, demonstruar pėrmes vizitave zyrtare tė suksesshme nė Azerbajxhan dhe Itali, si dhe pėrmes zhvillimit tė negociatave me TAP tė Marrėveshjes Pritėse Qeveritare.

Cook shtoi mė tej, se BP dhe Azerbajxhani, synojnė tė sigurojnė investime te konsorciumi i TAP-it, me qėllim mbėshtetjen e kėtij projekti dhe zhvillimin e tij tė mėtejshėm.

Pasi shprehu angazhimin serioz tė Shqipėrisė, nė mbėshtetje tė projektit tė gazsjellėsit Trans Adriatik, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare ka ngritur grupin ndėrministror pranė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Energjetikės pėr negocimin me kompaninė TAP tė Marrėveshjes Pritėse Qeveritare.

Kjo marrėveshje, nė negocime intensive nė muajt e fundit, do tė garantojė dhėnien e tė gjitha lejeve infrastrukturore e mjedisore, nė funksion tė pėrfundimit tė punimeve, sipas kėrkesave tė konsorciumit tė Shah Denizit, mbrojtjen e investitorėve dhe tė investimit, si dhe garantimin e tė gjitha standardeve inxhinieriko- mjedisore tė financuesve tė projektit.

Ministri Haxhinasto, gjatė takimit me delegacionin, theksoi se qeveria shqiptare ka qenė nė avangardė tė pėrpjekjeve dhe hapave konkretė qė ka ndėrmarrė nė lidhje me promovimin e kėtij Projekti, jo vetėm nė arritjen e njė Marrėveshjeje Qeveritare me pėrfaqėsuesit e projektit TAP, por edhe duke kontribuar nė mėnyrė aktive nė arritjen e njė Marrėveshjeje me vendet e tjera.

Gazsjellėsi Trans Adriatik ėshtė njė projekt qė synon tė lidhė Italinė me Greqinė, duke kaluar nėpėr Shqipėri. Njė gazsjellės 520 km i gjatė, 115 prej tė cilave nėn detin Adriatik, me njė investim prej njė miliard e gjysmė euro. Projekti parashikon qė tubacioni tė kalojė pėrmes Shqipėrisė, ku mendohet tė ngrihet dhe njė qendėr depozitimi gazi e shpėrndarjeje pėr gazin azerbajxhanas.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=118803
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.9.2012, 21:57   27
Citim:
Gazsjellėsi TAP, Berisha: Miratojmė marrėveshjen

TIRANĖ-Qeveria vendos tė miratojė nė parim marrėveshjen ndėrqeveritare tė Shqipėrisė, Italisė dhe Greqisė, pėr projektin e gazsjellėsit transatlantik, TAP.

“Ky rend dite ka disa ligje dhe vendime tė njė karakteri historik pėr Shqipėrinė dhe rajonin. Sot ne vendosim tė miratojmė nė parim marrėveshjen bilaterale tė Shqipėrisė, Italisė dhe Greqisė, pėr projektin mė tė madh tė kėtyre 20 viteve tė fundit pėr tė mos thėnė kėtyre 100 viteve tė fundit nė rajon, qė ėshtė gazsjellėsi transballkanik qė do tė sjellė gazin e detit Kaspik nėpėrmjet territorit tė Turqisė, Greqisė, Shqipėrisė, nė Itali dhe nė Europėn Perėndimore”, tha Berisha nė mbledhjen e qeverisė.

Sipas Berishės, ky projekt do tė ndryshojė jetesėn e shqiptarėve.

“Shqipėria ka tė gjitha mundėsitė ta pėrdorė atė, fiton njė mjet gazifikimi pėr tė gjitha zonat, pėr tė garantuar pėr qytetarėt, ngrohjen dhe gatimin”.

Madje kryeministri sugjeroi qe ndertimi te behet ne kohe rekord.

“Gazsjellėsi tė ndėrtohet nė kohė rekord dhe tė inaugurohet nė prag tė mandatit tjetėr, brenda vitit 2017. I kemi tė gjitha mjetet dhe mundėsitė”- tha Berisha.

Sipas Berishes, marrėveshja qe miratohet nė parim ėshtė frut i njė pune intensive disa vjeēare dhe tė treja vendet nė interesin mė tė mirė kombėtar janė nė angazhuar tė bėjnė gjithēka sapo vitin e ardhshėm tė merret vendimi pėrfundimtar.

“Shanset janė pothuajse pėrfundimtare sepse ky ėshtė projekti mė fizibėl dhe mė ekonomiku nga tė gjitha projektet e tjera. Ndaj dhe ėshtė njė moment i veēantė pasi nė Shqipėri do tė investohen 2 miliard euro. Qeveria angazhohet me njė seri grupe punesh pėr tė zhdukur ēdo pengesė burokratike dhe pėr tė qartėsuar ēdo problem pronėsie nė mėnyrė qė gazsjellėsi tė ndėrtohet nė njė kohė rekod”- tha ai.

Mė tej Berisha theksoi se, projekti fuqizon marrėdhėniet mes vendeve qė e realizojnė atė.

Berisha theksoi gjithashtu se qeveria do tė shqyrtojė projektin pėr ndėrtimin e hidrocentraleve nė kaskadėn e Devollit duke vlerėsuar se ėshtė projekti mė ambicioz i shekullit. “Nė lumin Devoll do tė ndėrtohet HEC-i i shekujve, pasi do tė ndėrtohet nė rreth 50 km tunel.”

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.9.2012, 20:25   28
Citim:
Panariti: TAP, projekt i rėndėsishėm pėr rajonin dhe Evropėn

TIRANĖ- Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Panariti, ai i Greqisė, Dimitris Avramopoulos dhe ai i Italisė, Giulio Terzi nėnshkruan nė Nju Jork, Memorandumin pėr Bashkėpunim nė lidhje me Projektin TAP (Trans Adriatic Pipeline), ndėrmjet Shqipėrisė, Greqisė dhe Italisė.

Ministri Panariti u shpreh se “ky dokument ėshtė njė dėshmi e vullnetit tė pėrbashkėt pėr mbėshtetjen politike tė kėtij projekti tė rėndėsishėm dhe njė hap pėrpara, mjaft domethėnės, nė procesin e finalizimit tė tij. Kjo ėshtė njė dėshmi mjaft e mirė e thėnies: “Kur ka njė vullnet, ka njė mėnyrė”.

“Ne ia dolėm mbanė dhe mendoj se ky ėshtė njė hap shumė i rėndėsishėm qė dėshmon se tri vende mund tė bashkėpunojnė me tė njėjtėn frymė pėr sfidat e sė ardhmes. Ky projekt ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr rajonin dhe pėr Evropėn, do t’i shėrbejė ekonomisė sė secilit vend, duke hapur vende tė reja pune”, tha ministri Panariti.

“Do tė doja t’iu pėrgėzoja ju, Giulio, qė keni qenė njė moderator i shkėlqyer i gjithė kėtij projekti dhe gjithashtu, ju Dimitris, qė ishit pjesė e kėsaj iniciative kaq tė rėndėsishme”, deklaroi Panariti.

Nė ceremoninė e nėnshkrimit ishin tė pranishėm, pėrfaqėsues tė vendeve tė kompanive financuese tė kėtij projekti, Ndihmės zv/Sekretari i Shtetit pėr Energjinė i SHBA-sė, Amos Hochstein, diplomatė tė vendeve nėnshkruese etj.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2013, 21:43   29
Citim:
Furnizimi me gaz i Shqipėrisė

Nė Tiranė ministria e Ekonmisė firmosi sot marrėveshjen pėr furnizimin me gaz me njė prej kompanive tė konsorciumit qė drejton projektin e gazsjellėsit Tap i cili parashikon furnizimin e Europės me gaz nga Azerbajxhani, pėrmes kalimit nga Greqia, Shqipėria dhe Italia.

Marrėveshja u nėnshkrua nga ministri shqiptar i Ekonomisė Edmond Haxhinato dhe pėrfaqėsuesi i kompanisė zviceranoe Axpo e cila kohėt e fundit bleu aksionet e kompanisė Egl, njė nga themelueset e projektit Tap. Kjo marrėveshje e cila do tė pasohet edhe nga marrėveshjet me pjesėtaret e tjerė tė Tap-it e mė pas mes qeverisė sė Tiranės dhe vetė konsorciumit, parashikon furnizimin me gaz tė Shqipėrisė nė rast tė realizimit tė projektit.

Marrėveshja ėshtė pjesė e hallkave proceduriale qė nevojiten tė pėrmbushen pėrpara se nė mesin e kėtij viti, tė merret vendimi pėrfundimtar nga konsorciumi qė zotėron fushėn e Shah Denizit nė Azerbajxhan, prej nga do tė niset gazi qė do tė shkojė drejt Europės.

Projekti tjetėr konkurrent ėshtė ai Nabucco West, i cili parashikon kalimin ne njė sėrė vendesh tė Europės lindore me destinacion final Austrinė.

Pjesmarrėsit e konsoriumit tė kėtij projekti kanė njoftuar se pas pak ditėsh pritet tė nėnshkruajnė nė Vjenė njė marrėveshje pėr kalimin e 50 pėrqind tė aksioneve tė tyre nė zotėrim tė konsorciumit tė Shah Denizit nė Azerbajxhan.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,83,158570
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.1.2013, 21:44   30
Citim:
Shqipėria bėn marrėveshje me kompaninė gjermane pėr gazsjellėsin

Tiranė, 18 janar – Ministria e Ekonomisė nėnshkroi sot marrėveshjen e bashkėpunimit me kompaninė gjermane tė energjisė `E-ON Ruhrgas`, aksioner nė konsorciumin pėr projektin e gazsjellėsit TAP (Trans Adriatic Pipeline), nė bazė tė sė cilės merret pėrsipėr furnizimi i Shqipėrisė me gaz natyror.

Kreu i METE-s, Edmond Haxhinasto deklaroi se, bashkėpunimi me kompaninė gjermane, njė nga mė tė mėdhatė nė Europė ėshtė me rėndėsi pėr garantimin e sasive tė nevojshme tė gazit.

"Projekti i gazsjellėsit TAP ėshtė i njė rėndėsie strategjike pėr vendin tonė, rajonin dhe Evropėn", u shpreh ai. Haxhinasto vlerėsoi projektin TAP, qė sipas tij, "mbi tė gjitha, krijon mundėsi reale pėr zhvillimin e tregu tė gazit nė Shqipėri dhe sjell njė zhvillim mė tė shpejtė pėr vendin" dhe shtoi se gjithashtu se "kemi folur me drejtues tė kompanisė "E-ON Ruhrgas" pėr mundėsitė e investimeve tė tjera nė Shqipėri". Pėrfaqėsuesi i kompanisė gjermane "E-ON Ruhrgas" e vlerėsoi kėtė marrėveshje mjaft tė rėndėsishme pėr tė dyja palėt, raporton Start.

"Kjo kontrate ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse ka lidhje me projektin TAP. Jemi shumė mirėnjohės dhe shumė tė kėnaqur sepse po marrim pjesė nė politikat e zhvillimit tė Shqipėrisė. Marrėveshja qė firmosėm do tė jetė pėrfituese pėr tė dy palėt", u shpreh ai. Po sot, rreth orės 12:30 pritet qė Ministri Edmond Haxhinasto tė firmosė Marrėveshjen e Pėrkohshme midis Kėshillit tė Ministrave dhe konsorciumit TAP pėr projektin e gazsjellėsit, qė do tė kalojė nė teritorin e Shqipėrisė, nga Korca, nė Seman tė Fierit. Para tre ditėsh, nė kuadėr tė projektit TAP Haxhinasto nėnshkroi marrėveshjen e bashkėpunimit pėr furnizimin me gaz me kompaninė zvicerane `Axpo Trading Ag".

Qeveria shqiptare pėrmbyll sot detyrimet qė ka ndaj mbėshtetjes pėr ndėrtimin e gazsjellėsit TAP. Me firmosjen edhe tė marrėveshjes me konsorciumin TAP mbyll marrėveshjet teknike nė kuadėr tė kėtij projekti. Konsorciumi TAP duhet tė mbyllė brenda kėtij muaji firmosjet e marrėveshjeve teknike me vendet ku do tė kalojnė tubacionet e gazsjellėsit, tė cilat duhet tė jenė gati kur aksionerėt e Shah Deniz tė vendosin fituesin mes dy projekteve: TAP dhe Nabuko. /Start/

http://koha.net/?page=1,14,131429
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2013, 21:27   31
Citim:
Qeveria shqiptare firmos marrėveshjen pėr gazsjellėsin transadriatik

Tiranė, 6 shkurt - Qeveria shqiptare miratoi nė parim marrėveshjen trepalėshe me Italinė dhe Greqinė, nėpėrmjet tė cilės tre qeveritė marrin pėrsipėr tė gjitha lehtėsitė ligjore pėr realizimin e projektit tė gazsjellėsit transadriatik.

Ky projekt me njė vlerė totale prej 41 miliardė dollarė, qė sjell gazin nga Azerbajxhani drejt Europes Perėndimore nėpėrmjet Greqisė, Shqipėrisė dhe ka si pikė fundore Italinė kalon nė rreth 200 kilometra nė territorin shqiptar.

Pėr kryeministrin Berisha kjo marrėveshje ėshtė historike, sepse, projekti i gazsjellėsit transadriatik ridimensionon pozicionin ndėrkombėtar te Shqipėrisė dhe ka pėrfitime kolosale ekonomike.

"Vetėm ne territorin e Shqipėrisė investimi arrin ne 2 miliardė dollarė dhe krijohen direkt dhe indirekt 20 mije vende te reja pune. Shqipėria merr pozicion nevralgjik nė fushėn e energjisė nė rajon", tha Berisha.

Vendimi pėrfundimtar pėr kėtė projekt gjigant merret ne mesin e kėtij viti dhe sipas kryeministrit Berisha planifikohet qė punimet pritet tė fillojnė nga fundi i vitit. Ndėrkohė, Qeveria shqiptare po pėrgatit edhe legjislacionin dhe terrenin pėr gazifikimin e Shqipėrisė.

"Gazifikim i Shqipėrisė nėnkupton pėrdorimin e gazit pėr ngrohje dhe gatim, nėnkupton shpenzime mė tė ulėta pėr ēdo familje tė ulėta dhe rritje tė standardit tė jetesės pėr mbarė qytetarėt shqiptarė, tė cilėt do tė paguajnė mė pak pėr energjinė qė pėrdorin pėr ngrohje dhe gatim", tha Berisha.

http://koha.net/?page=1,3,133913
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.2.2013, 21:24   32
Citim:
Haxhinasto firmos pėr TAP-in nė Athinė

Shqipėria, Greqia dhe Italia firmosėn dje, nė Athinė, marrėveshjen ndėrqeveritare pėr ndėrtimin e gazsjellėsit Trans Adriatic Pipeline (TAP). Marrėveshja u nėnshkrua nga zėvendėskryeministri dhe ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Edmond Haxhinasto, ministri i Jashtėm i Greqisė, Dimitris Avramopoulos, dhe ministri pėr Zhvillim Ekonomik i Italisė, Corrado Passera.

Ministri Haxhinasto theksoi se me kėtė marrėveshje, Shqipėria ka mundėsi furnizimi me gaz tė lirė nė njė projekt me vlerė “mbi 2 miliardė dollarė amerikanė (USD) investime vetėm nė territorin e saj” si dhe shtoi “se gjatė ndėrtimit dhe funksionimit tė tij mbi 20 mijė qytetarė shqiptarė do tė punėsohen”.

Haxhinasto e vlerėsoi TAP-n si njė projekt madhor pėr secilin nga vendet, rajonin dhe Europėn. “Me kėtė projekt Shqipėria bėhet njė kontributor direkt pėr sigurinė energjetike nė Europė”,- tha ministri Haxhinasto gjatė firmosjes nė Athinė.

Ai e konsideroi TAP-in si njė urė qė i bashkon vendet rreth njė qėllimi tė pėrbashkėt pėr bashkėpunimin, integrimin, sigurinė dhe prosperitetin. Gazsjellėsi TAP ka rėndėsi strategjike pėr Shqipėrinė pėr pėrdorim tė brendshėm duke mundėsuar rritjen dhe diversifikimin e burimeve energjetike, si dhe e shndėrron vendin nė epiqendėr tė shpėrndarjes sė gazit nė rajon dhe mė gjerė.

Mė herėt nė shtator tė 2012, qeveritė e tre vendeve konfirmuan mbėshtetjen politike pėr projektin TAP duke nėnshkruar njė Marrėveshje Mirėkuptimi mes tyre.

Aksionerėt e TAP-it janė: kompania zvicerane AXPO, norvegjezja Statoil dhe gjermania E. ON Ruhrgas. Gazsjellėsi TAP do tė sjellė gaz natyror nga fushat gazmbajtėse tė Shah Deniz II tė Azerbajxhanit nė drejtim tė Europės.

http://www.gazetarepublika.al/?p=43135
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.2.2013, 21:25   33
Citim:
Haxhinasto pėr TAP-in: Pritjet hapja e rreth 20 mijė vendeve pune

Firmosja e marrėveshjes pėr projektin e gazsjellėsit Trans Adriatik mes Italisė, Greqisė dhe Shqipėrisė ėshtė cilėsuar si njė zhvillim i jashtėzakonshėm pėr vendin. Ministri i Ekonomisė, Edmond Haxhinasto, vlerėsoi se projekti TAP i jep mundėsinė Shqipėrisė tė jetė pjesė e rrjetit europian tė gazit, duke ofruar ngrohje nė ēdo shtėpi me ēmim mė tė lirė.

Sipas Haxhinastos, projekti TAP, qė ka mė shumė avantazhe ndaj projektit Nabuko, ka njė impakt tė madh nė ekonominė shqiptare, pasi pritet tė hapen rreth 20 mijė vende pune.

Ministri i Ekonomisė foli edhe pėr vendimet e fundit tė qeverisė pėr heqjen e TVSH-sė pėr makineritė dhe pajisjet bujqėsore, duke vlerėsuar si politika nxitėse pėr investime nė Shqipėri. Sipas tij, impakti ekonomik i kėtij vendimi ėshtė rreth 150 milionė euro.

Vendimi i miratuar sė fundmi nga Kėshilli i Ministrave lehtėson ndjeshėm barrėn ndaj biznesit, duke bėrė qė vlerėn monetare qė mė parė e shpenzonin nė makineri, ta investojnė pėr rritjen e prodhimit dhe hapjen e vendeve tė reja tė punės.

http://www.gazetarepublika.al/?p=43376
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.3.2013, 21:20   34
Citim:
Pėrfundon nėnshkrimi i marrėveshjes sė TAP, do ti dėrgohet KE

Projekti TAP tashmė do tė dėrgohet nė Komisionin Evropian. Shqipėria, Italia, Greqia, 3 shtetet qė kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr gazifikimin, kanė pėrmbyllur dokumentat pėr vlerėsimin e tyre nė lidhje me aplikimin e TAP.

Nė deklaraten e pėrbashkėt pėr shtyp thuhet se qėndrimi i tyre do tė paraqitet nė Komisionin Evropian, teksa pėrjashtimi ėshtė akorduar sė bashku me kushte detyruese shtesė. Kėto kushte lejojnė ushtrimin e tė drejtės sė hyrjes pa diskriminim tė palėve tė treta pėr tė paktėn 50% tė kapacitetit maksimal prej 20 BCM2/vit, me tarifa qė reflektojnė kostot, dhe sigurojnė pavarėsinė e TAP AG si operator i sistemit tė transmetimit.

"TAP do tė kontribuojė nė krijimin dhe zhvillimin e tregut tė gazit nė Shqipėri, duke i dhėnė fund izolimit tė tij prej tregjeve Evropiane nėpėrmjet lidhjes njėherazi me sistemet pėrkatėse tė Italisė dhe Greqisė", thuhet nė deklaratės pėr shtyp.

http://www.sot.com.al/ekonomia/p%C3%...C3%ABrgohet-ke
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.3.2013, 21:37   35
Citim:
Gjigantja italiane e energjisė, “Enel” kėrkojnė tė bėhen aksionerė tė TAP-it

Gjigantja italiane e energjisė, “Enel”, kėrkon me ēdo kusht tė bėhet aksionere e projektit “Trans Adriatic Pipeline”. Pėr kėtė, ajo po vijon lotimin nė instancat mė tė larta tė shtetit italian, i cili, nga ana e tij, do tė pėrdorė ndikimin e vet te palėt partnere nė projekt pėr tė bėrė tė mundur qė “Enel” tė shtijė nė dorė njė pėrqindje tė aksioneve tė gazsjellėsit.

Lajmi bėhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters”, sipas sė cilės, bisedimet janė ende nė vazhdim. Nė tetorin e vitit 2012, drejtori Ekzekutiv i ENEL, Fulvio Conti, bėri tė ditur se kompania ėshtė e gatshme tė blejė njė pjesė tė gazsjellėsit qė do tė furnizojė Europėn me gazin e Azerbajxhanit.

Sipas burimeve tė Reuters, ende nuk dihet sasia e aksioneve qė synon tė blejė kompania ENEL, por pėrflitet se italianėt kėrkojnė rreth 10-20 pėr qind tė aksioneve. Drejtori i TAP-it pėr ēėshtjet e jashtme, Michael Hoffman nuk ka pranuar tė bėjė komente lidhur me kėtė ēėshtje, por ka thėnė se tubacioni mbetet i hapur pėr tė gjithė aksionerėt e rinj.

Gazsjellėsi TAP do ketė njė gjatėsi prej 800 kilometrash, ndėr tė cilat, 478 kilometra do tė kalojnė nė Greqi, 204 kilometra nė Shqipėri, 105 kilometra nė detin Adriatik dhe 5 kilometra nė Itali. Pika mė e lartė e tij do tė jetė rreth 1800 metra, nė malet e Shqipėrisė dhe ajo mė e ulėta, 810 metra nėn nivelin e detit, pėrgjatė kalimit tė tij nė Adriatik.

Gazsjellėsi do tė transportojė gaz nga Azerbajxhani nė Greqi, Shqipėri, Itali dhe nė Europė, fillimisht me njė kapacitet prej 10-20 miliardė metra kub nė vit, duke furnizuar 7 milionė familje. Dy stacionet kompresore pėr tė siguruar transportin e gazit pėrmes tubacioneve, do tė jenė ai i Komotinit nė Greqi, pranė kufirit turk, dhe njė tjetėr nė Fier

http://www.gazetarepublika.al/?p=45529
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.4.2013, 22:08   36
Citim:
Firmoset sot marrėveshja mes qeverisė shqiptare dhe konsortiumit TAP

Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės do tė nėnshkruajė sot marrėveshjen me Konsortiumin TAP AG, pėr Projektin e Gazėsjellėsit Trans-Adriatik (TAP).

Marrėveshja do tė firmoset sot nė orėn 12:00 nė ambientet e METE-s ndėrsa pala shqiptare do tėpėrfaqėsohet nga Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės Florion Mima, dhe pala e Konsortiumit TAP AG, nga Drejtori i Pėrgjithshėm, Kjetill Tungland.

Gazėsjellėsi TAP ėshtė njė projekt me rėndėsi strategjike pėr kontributin ekonomik e zhvillimor pėr vendin tonė por edhe pėr gjithė rajonin

Ky projekt veēanėrisht pėr Shqipėrinė paraqet mundėsi pėr diversifikimin e burimeve tė energjisė, pėrmes gazifikimit tė vendit.

Shteti shqiptar, i pėrfshirė nė negociata intensive me konsorciumin TAP, ėshtė angazhuar pėr tė krijuar lehtėsi nė zbatimin e projektit duke krijuar lehtėsitė ligjore dhe infrastrukturore pėr projektin.

Gazsjellėsi Trans Adriatik do tė sjellė gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 nė detin Kaspik, nė Europėn Perėndimore.

http://www.botasot.info/shqiperia/21...sortiumit-tap/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.4.2013, 09:43   37
Citim:
Firmoset marrėveshja me Konsortiumin TAP AG pėr gazsjellėsin

Pas prezantimit tė Ministrit tė ri tė Ekonomisė dhe Energjitikės, Florian Mima ka firmosur marrėveshjen me Konsortiumin TAP AG pėr gazsjellėsin. Marrėveshja u firmos nga ministri Mima dhe drejtori i Konsortiumit, Tungland. Modalitetet e bashkėpunimit pėr zbatimin e projektit tė gazėsjellėsit transadriatik tashmė janė vendosur.

“Nėpėrmjet kėtij dokumenti kemi forcuar shancet tona pėr tu pėrzgjedhur nga komplekis i shah- denisit muajin e ardhshėm. Kjo marrėveshje pėrcakton pikat kyce nė zhvillimin e projeketit si procesi i blerjes sė tokave, lejeve, standardet teknike, tė sigurisė si dhe standardet mjedisor dhe sociale”- deklaroi Tungland.

Ministri i Ekonomisė Mima nuk e ka fshehur krenarinė qė firma e parė e tij nė kėtė post shkon pėr investimin e shekullit nė energji. Atė qė jo vetėm do tė thotė mė shumė tė ardhura pėr vendin, por dhe njė pozicion tė ri gjeostrategjik tė Shqipėrisė nė rajon. E pėr tė arritur qėllimin e saj Shqipėria do tė kėtė edhe ekspertizėn teknike tė profesionisteve tė TAP.

“Veē kėsaj si pjesė e angazhimit dhe vullntetit tė mirė pėr tė ndihmuar vendin nė arritjen e synimeve strategjike tap ka rėnė dakord tė ofrojė mbėshtetje teknike dhe ekspertizė pėr zhvillimin e tregut tė gazit nė rajon”, tha ai.

http://www.gazetarepublika.al/?p=49298
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.5.2013, 22:23   38
Citim:
Komisioni Evropian miraton marrėveshjen pėr gazsjellėsin TAP

Komisioni Evropian ka miratuar zyrtarisht aplikimin e gazsjellėsit TAP, pas miratimit nga autoritet rregullatore pėrkatėse nė Shqipėri, Greqi dhe nė Itali.

“Ne i jemi mirėnjohės Komisionit Evropian pėr trajtimin e shpejtė tė kėsaj ēėshtje". Kėshtu ka deklaruar Menaxheri i Pėrgjithshėm, Kjetil Tungland, i cili shton se nėnshkrimi i kėtij vendimi do tė thotė se tashmė kemi ēdo marrėveshje tė mbyllur pėrpara vendimit tė konsorcimuit Shah Deniz, muajin e ardhshėm.

Ai tha se Gazsjellėsi Trans Adriatik ėshtė zgjedhja mė e mirė pėr tė transportuar gazin Kaspik nė Evropė.

http://www.sot.com.al/ekonomia/komis...l%C3%ABsin-tap
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.5.2013, 22:04   39
Citim:
Edhe tri vende ballkanike i bashkėngjiten gazsjellėsit TAP

Tiranė, 23 maj - Shqipėria ka firmosur sot memorandumin e bashkėpunimit nė realizimin e gazsjellėsit TAP me Malin e Zi, Bosnjė e Hercegovinėn dhe Kroacinė. Memorandumi u nėnshkrua nga katėr ministrat e jashtėm, nė prani edhe tė kryeministrit Sali Berisha.

Berisha tha se drejtim kryesor i gazsjellėsit ėshtė tregu i madh italian dhe grek, por rajoni me dinamizmin e tij sjell njė treg tė shtuar nė hapėsirėn e furnizimit me gaz.

Sipas tij, memorandumi qė firmoset sot me mirėkuptimin e plotė tė qeverisė sė Greqisė dhe Italisė, ėshtė dėshmi e njė urie edhe mė tė madhe pėr gaz nė rajon.

TAP ka tė gjitha shanset pėr tė qenė projekti fitimtar, tha Berisha dhe shtoi se ka qenė inkurajues qėndrimi konstruktiv neutral i BE-sė, SHBA-sė dhe Turqisė.

Vendimi pėrfundimtar pėr projektin fitues pritet tė merret nė javėt nė vazhdim nga Konsorciumi Shah Deniz 2 nė Azerbajxhan. Zgjedhja do tė bėhet mes dy projekteve: atij TAP, i cili kalon nėpėr Shqipėri, dhe Nabucco West, kalon nėpėr Serbi.

http://www.koha.net/?page=1,3,146719
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.5.2013, 22:54   40
Citim:
TAP, qeveria italiane ratifikon marrėveshjen trepalėshe

Qeveria italiane ka ratifikuar marrėveshjen trepalėshe tė mirėkuptimit me Shqipėrinė dhe Greqinė pėr zbatimin e projektit tė gazsjellėsit Trans Adriatik (TAP). Sipas njoftimit zyrtar tė ekzekutivit, projekti pėrbėn pėr Italinė njė instrument tė nevojshėm pėr tė diversifikuar burimet energjetike dhe furnizuesit e energjisė, si dhe ka ndikime pozitive pėr sigurinė.

Marrėveshja pėrcakton qė transporti i gazit do tė kryhet konform rregullave tė qarkullimit tė lirė, si dhe tė traktateve tė Bashkimit Europian, Kartės sė Energjisė dhe tė Komunitetit tė Energjisė. Gjatė muajit tė ardhshėm, konsorciumi Shah Deniz 2 pritet tė marrė vendimin pėr shpalljen e projektit fitues qė do tė transportojė gazin nga Azerbajxhani drejt Europės Perėndimore. Nė garė janė projekti TAP dhe ai Nabucco.

Gazsjellėsi TAP do tė jetė i gjatė 520 kilometra dhe do tė ketė kapacitete maksimale pėr transportimin e gazit deri nė 20 miliardė metėr kub nė vit. Nė rast se ky projekt shpallet fitues pėr transportimin e gazit nga Azerbajxhani drejt Europės, atėherė Shqipėria do tė pėrfitojė rreth 2 miliardė dollarė investime si edhe pozita mė tė forta ekonomike nė rajon.

http://www.scan-tv.com/lajmet/bota/1...repaleshe.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:41.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.