Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.6.2013, 20:57   41
Citim:
Gazsjellėsi TAP, vendimi merret mė 28 Qershor

Emri:  TAP-2F.jpg
Shikimet: 59
Madhėsia:  16,5 KBVendimi pėr pėrzgjedhjen e projektit fitues qė do tė transportojė gazin nga deti Kaspik drejt Europės do tė merret nė datė 28 Qershor. Pėrfaqėsues tė konsorciumit TAP AG, qė do tė ndėrtojė gazsjellėsin Trans-Adriatic, tė kontaktuar nga TV SCAN, janė pėrgjigjur se, vendimi do tė merret nė kėtė datė. Konsorciumi i Shah-Deniz II, qė drejtohet nga kompania britanike “BP” dhe qė ėshtė pėrgjegjės pėr marrjen e vendimit, konfirmon datėn 28 Qershor. Gazsjellėsi TAP ėshtė nė garė me gazsjellėsin Nabucco, i cili nuk kalon nga Shqipėria.

Marrja e njė vendimi nė favor tė TAP, do tė sillte njė rritje tė investimeve tė huaja direkte nė Shqipėri prej 1 miliardė euro, vetėm nė fazėn e parė tė ndėrtimit tė veprės. Vendi do tė pėrfitonte sasi tė mėdha lėnde alternative pėr prodhimin e energjisė, duke reduktuar ndjeshėm kostot pėr qeverinė dhe qytetarėt dhe duke ndikuar direkt nė zhvillimin ekonomik. Ndėrkohė, drejtori ekzekutiv i konsorciumi TAP AG, Kjetil Tungland, nė njė dalje pėr mediat zvicerane bėn tė ditur se, grupi mė i madh europian nė ndėrtimin e gazsjellėsve Fluxys, ka shfaqur interes qė tė bėhet pjesė e ndėrtimit tė gazsjellėsit trans-adriatic. Bisedimet qė po zhvillohen kanė si qėllim pėrfshirjen e kėtij grupi si ndėrtues pas marrjes sė vendimit pėr pėrzgjedhjen e projektit fitues nga konsorciumi i Shah Deniz.

Grupi Fluxys ėshtė operatori mė i madh nė Europė pėrsa i pėrket ndėrtimit dhe tranzitit tė gazit duke qenė tė pranishėm nė 6 shtete tė ndryshme, si Zvicra, Anglia, Franca, Belgjika, Gjermania dhe Austria. Marrėveshja pėr bashkimin e kėtij grupi me konsorciumin e gazsjellėsit TAP pritet tė pėrfundojė gjatė muajit Gusht tė kėtij viti. Sė fundmi, drejtori i kompanisė shtetėrore azere tė energjisė “SOCAR” , Rovnag Abdullayev, ėshtė shprehur para mediave se, nė fillim tė vitit 2014 do tė fillojė ndėrtimi i gazsjellėsit TANAP, apo siē njihet ndryshe, gazsjellėsi Trans-Anatolian, qė lidh fushat e Shah Deniz me Turqinė. Ky gazsjellės do tė ketė kapacitete transportuese prej 16 miliardė metėr kub gaz nė vit, nga tė cilat 6 miliardė do tė pėrdoren nga shteti turk pėr nevojat e veta, dhe pjesa tjetėr do tė ēohet drejt Europės.

Drejtori ekzekutiv i kompanisė azere “Socar” ka bėrė gjithashtu tė ditur se, konsorciumi i Shah Deniz nė muajin Tetor tė kėtij viti do tė marrė njė vendim pėrfundimtar pėrsa i pėrket pjesėmarrjes me anė tė investimit nė gazsjellėsin qė do tė pėrzgjidhet fitues. Gazsjellėsi TAP ėshtė parashikuar qė fillimisht tė transportojė 10 miliardė metėr kub nė vit me kapacitet pėr dyfishimin e kėsaj sasie. TAP duket i favorizuar edhe nga fakti se, kompania shtetėrore “Socar” ėshtė nė tratativa me qeverinė greke pėr blerjen e komopanisė shtetėrore tė shpėrndarjes sė gazit “DEPA” nė vendin fqinj. Tenderi ka pėrfunduar dhe palėt kanė nisur bisedimet, ndėrsa pritet qė nga kjo lėvizje kompania “Socar” tė futet edhe nė tregun e shpėrndarjes me pakicė tė gazit nė Greqi.

http://www.scan-tv.com/lajmet/lajmet...8-qershor.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.6.2013, 23:48   42
Citim:
TAP, njė hap larg. Edhe Greqia nėnshkruan marrėveshjen pritėse

Vetėm njė javė pėrpara marrjes sė vendimit pėr linjėn qė do tė transportojė gazin nga Deti Kaspik drejt Europės Perėndimore, qeveria greke dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), kanė nėnshkruar marrėveshjen pritėse nė Athinė. Kjo marrėveshje pėrcakton kuadrin, nga i cili do tė realizohet dhe do tė veprohet me projektin nė territorin grek. Kėtu pėrfshihen lehtėsi pėrsa i pėrket blerjes sė truallit, zbatimit teknik, sigurisė, lejes si dhe standardeve sociale dhe mjedisore.

Projekti TAP do tė jetė njė prej burimeve mė tė mėdha tė Investimeve tė Huaja Direkte nė Greqi dhe parashikohet tė ketė njė kosto prej 1.5 miliardė euro pėr seksionin grek. Gjatė ndėrtimit TAP ka parashikuar tė krijojė rreth 2000 vende pune direkte, si dhe 10 mijė indirekte nė njė sėrė industrish si manifaktura, shėrbime, transport, komunikacione si dhe shėrbime biznesi dhe financiare. Projekti tashmė bashkėpunon me njė numėr tė madh ekspertėsh dhe biznesesh greke dhe do tė zgjerojė bashkėpunimin, nė linjė me angazhimet e marra me palėn pritėse. TAP do tė pėrmirėsojė sigurinė dhe diversifikimin, duke ofruar njė burim tė ri gazi.

Gazjellėsi do tė transportojė gaz natyror nga gjigandi Shah Deniz II nė Azerbajxhan, nėpėrmjet Greqisė dhe Shqipėrisė, nė drejtim tė Italisė, nga ku mund tė transportohet edhe mė tej nė Europėn Qendrore dhe Perėndimore. Pjesa mė e gjatė e gazsjellėsit do tė jetė nė Greqi. Ai do tė fillojė nė Kipoi, nė kufirin turko-grek dhe do tė pėrshkojė njė distancė prej 550 km, duke hyrė nė Shqipėri. Projekti, si i tillė do tė mbėshtesė ambicien e Greqisė pėr t’u bėrė njė rrugė e rėndėsishme kalimi i e energjisė. Pikat e planifikuara tė ndėrlidhjes sė TAP dhe aftėsia pėr tė rikthyer rrjedhėn do tė mbėshtesin sigurinė e furnizimit pėr vendet e tjera nė rajon. Kreu i projektit TAP, Tunglad ka deklaruar se TAP ka tė gjitha marrėveshjet politike pėr vendimin e Shah Deniz. Ai ka theksuar se mbetet absolutisht besues se propozimi i TAP ėshtė mė i fuqishmi nga kėnvėshtrimet teknike, tregtare dhe politike dhe ėshtė mbėshtetur nga pjesa mė e madhe e qeverive mikpritėse.

Tungland ka falenderuar qeverinė greke pėr ofrimin e mundėsisė, si dhe pėr mbėshtetjen e vazhdueshme politike pėr TAP-in”. Kreu i TAP pėr Greqinė, Skufias ka deklaruar se pėr tė arritur nė njė marrėveshje ėshtė dashur njė punė e madhe nga tė gjitha palėt. Kjo marrėveshje ka rezultuar, jo vetėm nė njė pėrbėrės thelbėsor pėr tė siguruar ofertėn e TAP-it dhe Greqisė pėr Korridorin Jugor tė Gazit, por edhe pėrbėn njė element kyē pėr pėshtatshmėrinė nė drejtim tė thelemimit tė njė klime pozitive investimesh.

http://www.scan-tv.com/lajmet/rajoni...n-pritese.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.6.2013, 23:50   43
Citim:
TAP fiton ndaj NABUCO, pėrfiton Shqipėria

Bukuresht, 25 qershor 2013 - Mediat rumune publikojnė lajmin se, burime nga zyrtarė tė lartė tė qeverisė nė vend, konfirmojnė se me rreth 90%-95% sipėrmarrėsit e tubacionit TAP fituan garėn nga Nabucco. Pretendimet se TAP ka fituar janė shtuar pas takimit tė premten nė Bruksel ndėrmjet Presidentit tė Azerbajxhanit, Ilham Alijev dhe Presidentit tė Komisionit Evropian, Manuel Barroso. Sipas kėsaj faqeje interneti, Presidenti i Azerbajxhanit informoi kreun e Komisionit Evropian se, gazi azerbajxhanas do tė transportohet nė Evropė nėpėrmjet tubacionit tė gazsjellėsit Trans Adriatik (TAP).

Gjithashtu publikimet dhe mobiliteti ėshtė shkaktuar pėr faktin se tė enjten e kaluar konsorciumi Shah Deniz nė tė cilėn pėrfshihen BP, Statoil, Total, SOCAR, qė operon burimet e gazit tė Azerbajxhanit ka vendosur se kujt do t’i japė tė drejtat TAP apo Nabucco West.

Megjithatė as konsorciumi Shah Deniz, as Barroso dhe Alijev nuk kanė njoftuar pėr rezultatin e vendimit qė siē parashikohet nuk pritet tė bėhet para datės 28 qershor, pasi sė pari duhet tė informohen tė gjitha palėt e interesuara grupet e biznesit dhe qeveritė qė mbėshtesin dy pėrēuesit.

Shqipėria bashkė me Italinė dhe Greqinė, janė vendet qė mbėshtesin TAP sepse nėse zgjidhet, do tė kalojė nėpėr territoret e tyre. Tė mėrkurėn, 26 qershor pėrfaqėsuesit e konsorciumit do tė vizitojnė Romėn, Tiranėn Athinėn dhe Budapestin pėr tė informuar qeveritė e vendeve tė pėrfshira.

Bėhet me dije se tė mėrkurėn, pėrfaqėsuesit e konsorciumit do tė takohen nė Bruksel me komisionerin e BE-sė pėr Energji Gunther Oettinger. Njoftimi zyrtar nga konsorciumi nuk do tė bėhet para datės 28 qershor. Megjithatė, vendet “fituese”, do ta kenė tė vėshtirė ta mbajnė tė fshehtė lajmin pozitiv, ėshtė e sigurt se vendimi do tė bėhet i ditur shumė mė herėt.

http://www.kosova.com/artikulli/94948
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.9.2013, 22:39   44
Citim:
TAP nis procedurat e blerjes sė tokės

Emri:  TAP-2.jpg
Shikimet: 54
Madhėsia:  32,1 KBKonsorciumi i gazsjellėsit Trans-Adriatik (TAP) ka nisur procesin e blerjes dhe marrjes me qira tė tokave nga ku do tė kalojė kjo vepėr energjetike. Lajmi bėhet i ditur nė faqen zyrtare tė konsorciumit, ku thuhet se, janė autorizuar kontraktorėt pėr mbledhjen e tė dhėnave mbi pronėsinė e tokės nga ku do tė kalojė gazsjellėsi prej 870 kilometra. Qėllimi ėshtė tė identifikohen pronarėt, tė vendosen kufijtė e pronėsisė dhe tė vlerėsohen tokat qė do tė preken.

Konsorciumi do tė kėrkojė akses tė pėrkohshėm mbi tokėn nga ku do tė kalojė pėrkundrejt njė pagese dhe akses tė pėrhershėm nė ato zona ku do tė vendosen stacionet e kontrollit dhe tė shpėrndarjes. Bazuar nė kėtė procedurė, konsorciumi do tė kėrkojė edhe lehtėsi tė tjera pėr marrjen nė pronėsi tė tokave pa pronar privat. Nė faqen zyrtare tė konsorciumit bėhet e ditur se, i gjithė aktiviteti po ushtrohet sipas standardeve ndėrkombėtare tė vendosura nga BERZH pėr kompensimin e drejtė dhe nė mėnyrė transparente tė tė gjithė pronarėve qė preken nga ky rrjet. Pėr kėtė arsye, konsorciumi ka kontraktuar kompaninė holandeze Royal Haskonding DHV, qė ėshtė e specializuar nė menaxhimin e tė tilla projekteve.

Nė vitin 2014, konsorciumi synon futjen nė bisedime me tė gjithė pronarėt pėr tė pasur aksesin e dėshiruar. Kompania holandeze, me njė staf prej 200 vetėsh, do tė kontaktojė gjatė muajve nė vijim tė gjithė kėta pronarė nė Greqi, Shqipėri dhe Itali. Gazsjellėsi TAP do tė transportojė gazin nga fushat e Shah Deniz II nė Azerbajxhan drejt Europės. Gazsjellėsi i gjatė 870 km do tė lidhet me gazsjellėsin Trans-Anatolian (TANAP) nė Turqi dhe do tė transmetojė pėrmes Greqisė, Shqipėrisė dhe Italisė 10 miliardė metėr kub gaz nė vit. Vepra ėshtė parashikuar qė tė transmetojė dyfishin e kėsaj sasie pas pėrfundimit tė saj nė vitin 2019.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-13-43-53.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.9.2013, 22:08   45
Citim:
Nė Shqipėri tubacioni TAP do tė kalojė nėpėr 38 komuna

Tiranė, 11 shtator 2013 - Konsorciumi qė do ndėrtojė gazsjellėsin Trans Adriatik (TAP) njoftoi se ka kontraktuar njė kompani holandeze, e cila do tė zhvillojė negociatat me pronarėt e tokave ku kalon projekti.

Sipas projektit tashmė tė pėrfunduar, nė Shqipėri tubacioni do tė kalojė nėpėr 38 komuna dhe bashki tė vendit, ku pėrfshihen bashkia e Beratit ajo e Durrėsit, si dhe njė sėrė bashkish tė vogla dhe komunash, tė shtrira nė disa rrethe.

Sipas agjencisė azerbajxanase ABC drejtuesit e TAP i kanė kėrkuar kompanisė holandeze tė dėrgojė menjėherė nė Shqipėri, Itali dhe Greqi 200 punonjės, tė cilėt fillimisht do tė kontaktojnė me tė gjithė pronarėt e tokave, ku kalon gazsjellėsi.

Paralelisht kompania do tė kryejė verifikimin e hollėsishėm tė tė dhėnave kadastrale pėr tė identifikuar pronarėt legjitimė tė pronave. Sipas konsorciumit, pas pėrfundimit tė kėsaj faze nė fillim tė vitit 2014, TAP do tė nisė nėnshkrimin e marrėveshjeve individuale me pronarėt pėr blerjen ose marrjen me qira tė pronave, ku do tė kalojnė tubacionet dhe ndėrtohen objektet e projektit. Ndėrtimi i gazsjellėsit ėshtė parashikuar tė nisė nė vitin 2015 dhe tė pėrfundojė nė janar tė 2019-s.

http://www.kosova.com/artikulli/97684
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2013, 23:30   46
Citim:
Ndėrtimi i “TAP”-it nė Shqipėri

Nė vend tė shpronėsimeve “TAP”-i parapėlqen marrjen me qera tė tokave ku do tė kalojė gazsjellėsi. Nė njė intervistė pėr Vizion Plus, zyra e “TAP”-it nė Baar tė Zvicrės, thotė se rruga e fundit qė do tė ndjekė konsorciumi ėshtė blerja e tokės nė bazė tė ligjit tė shpronėsimeve.

“Shpronėsimi ėshtė absolutisht hapi i fundit, nė rast se midis TAP-it dhe pronarit tė tokės nuk mund tė arrihet njė marrėveshje. “TAP”-i beson fort nė dialog dhe nė krijimin e marrėdhėnieve afatgjata me komunitetet… “TAP”-i do tė bėjė gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė arritur marrėveshje tė drejta me pronarėt e ndikuar tė tokave. Pėr kėtė arsye nuk flasim pėr “Shpronėsim” tė tokės, por pėr procesin e Blerjes dhe qerasė…”

Fillimisht “TAP”-i do tė identifikojė ngastrat e tokės qė do tė ndikohen nga gazsjellėsi dhe tė zotėt e pronės. Mė pas do tė analizohet vlera e pronės nė njė regjistėr.

“Ky regjistėr i nėnshkruar nga pronari i tokės, do tė jetė baza pėr pėrllogaritjen e ofertės sė kompensimit. Kur kjo tė jetė pėrfunduar, TAP-i do t’i paraqesė njė ofertė pronarit(ėve) tė tokės dhe do tė kėrkojė, nė pėrfundim, tė nėnshkruajė kontrata me secilin prej tyre. TAP-i do tė shmangė ndėrtesat ekzistuese dhe zhvendosjen e njerėzve. Toka e nevojshme pėr pėrdorim tė pėrhershėm pėr instalimet mbi tokė (si pėr shembull pėr njė stacion kompresori) do tė blihet nga pronarėt e saj aktualė, ose ajo do tė merret nė pėrdorim afatgjatė.”

Por si do tė veprohet me ata tė cilėt nuk do tė bien dakord?

“Ne do tė diskutojmė dhe do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė arritur njė zgjidhje tė drejtė dhe tė pėrshtatshme. TAP-i ėshtė angazhuar tė pėrdorė shpronėsimin vetėm nėse diskutimet nė mirėbesim dėshtojnė.”

Konsorcimi thotė se procesi i shpronėsimeve do tė pėrfundojė brenda gjashtė muajve tė parė tė 2014-ės. “TAP”-i nėnvizon se do tė kthejė pėrgjigje pėr ēdo banor i cili beson se ėshtė trajtuar padrejtėsisht.

Ndėrsa pėr tė kėshilluar pėr rrugėn e ankimeve qė duhet tė ndjekin personat e prekur nga ndėrtimi i TAP, ėshtė kontraktuar njė firmė e cila do tė kryejė takime publike gjatė muajve nė vijim. Kjo shpjegohet po ashtu dhe nė faqen e internetit www.tap-ag.al/ankesa.

http://vizionplus.al/ndertimi-i-tap-it-ne-shqiperi/


Citim:
Ndėrtimi i TAP-it, Kompania: Gjithēka do jetė transparente me shpronėsimet

Konsorciumi i gazsjėllėsit Trans-Adriatik Pipliane ditė mė parė njoftoi se tashmė ka nisur procesin e vlerėsimit dhe menaxhimit tė sipėrfaqeve tė tokės ku ėshtė parashikuar tė kalojė tubacioni i tij.

Kompania holandeze “Royal Haskonding DHV” e cila do tė merret me menaxhimin e kėtij projekti, pėr nisjen e procesit tė blerjes dhe marrjes me qira tė tokave nga ku do tė kalojė kjo vepėr e rėndėsishme energjetike thotė se gjithēka do tė kryhet nė njė mėnyrė shumė transparente dhe nė pėrputhje me standardet mė tė larta ndėrkombėtare .

Sjacco de Vos, Menaxher i Lartė i kompanisė “Royal Haskonding DHV” thotė se: “Qėllimi ynė ėshtė pėr tė siguruar akses tė plotė nė tokėn qė ėshtė planifikuar tė kalojė TAP, pėr tė filluar ndėrtimin e tubacionit nė kohėn e pėrcaktuar dhe gjithashtu pėr tė siguruar se njerėzit e prekur nga projekti tė kompensohen siē duhet sipas standardet e BERZH-it”.

TAP ka krijuar gjithashtu njė ” mekanizėm tė ankimimit “qė do tė merret me ankesat dhe sipas zyrtarėve tė TAP ata angazhohen pėr t’iu pėrgjigjur ēdo shqetėsimi.

Tashmė ekspertėt e kompanisė hollandeze po merren me mbledhjen e tė dhėnave mbi pronėsinė e tokės nga ku do tė kalojė gazsjellėsi prej plot 870 kilometrash gjatėsi. Ku qėllim ėshtė nė praktikė, qė tė identifikohen pronarėt, tė vendosen kufijtė e pronėsisė reale nė kuadrin e zbatimit tė projektit tė gazsjellėsit Trans-Adriatik, si edhe tė vlerėsohen tokat qė do tė preken nė kuadrin e realizimit tė tij. Teksa mėsohet gjithashtu edhe fakti se konsorciumi i gazsjėllėsit Trans-Adriatik, do tė kėrkojė akses tė pėrkohshėm mbi tokėn nga ku do tė kalojė ai, kundrejt njė pagese.

Projekti TAP ka njė gjatėsi 870 kilometra nė tėrėsi, nga tė cilat 206 km janė nė territorin shqiptar nė tokė qė nga hyrja nė zonėn e Bilishtit dhe dalja nė zonėn e Semanit, rreth 60 km janė nė pjesėn shqiptare tė detit dhe drejt Italisė.

http://www.botasot.info/ekonomia/241...-shpronesimet/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:51.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.