Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.3.2009, 12:26   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

990-1118: Mbretėria arbėrore e Duklės


Dukla

Emri Dukla rrjedh nga emri i fisit ilir Dokleat qė jetonte nė kėtė zonė, pėrkatėsisht nė Malin e Zi tė sotėm. Gjatė dyndjeve sllave kėtu vinė njė numėr fare i vogėl sllavėsh dhe nė pėrgjithėsi popullata mbetet iliro-arbėreshe. Pjesa jugore e Duklės qė pėrfshinte edhe Malėsinė, quhej Genta, kurse pjesa veri-perėndimore quhej Anamali (Podgorje, Submontana). Kronikat e vjetra serbe qė pėrshkruajnė ekspansionin e shtetit serb tė Rashės nė Kosovė e nė Diokle (Gentė) nė shek. XII, bėjnė tė njohur se serbėt gjetėn nė ato treva njė popullsi qė ato e quajnė tė huaj (barbare), ndėrkohė qė burime tė tjera qoftė serbe, raguzane ose perėndimore, flasin nė mėnyrė mė eksplicite pėr shqiptarė (Arbanasi, Arbanenses) nė ato treva.
Nė Diokle, krahas popullsive shqiptare edhe atyre sllave, nė disa nga qytetet e bregdetit mbijetonin edhe grupe tė vogla popullsish tė romanizuara, tė pėrmendura edhe nga historiani-perandor Konstandin Porfirogjeneti (shek. X). Pėr rrjedhojė, nė shek. XIV Dioklea-Genta (Zeta), veēanėrisht ana e sipėrme e saj, u shfaqej tė huajve si njė vend "me popuj e fe tė ndryshme". Gjithsesi, gjatė gjithė mesjetės krahina e bashkėsi tė tėra, si Kuēi, Markajt (Markoviēėt), Pastroviēėt, Piprėt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt) etj., njihen si shqiptare. (1)

Nė pėrgjithėsi Dukla banohej nga arbėreshė dhe vllehė, qė tė dy racė ilire, dhe njė pakicė fare e vogėl sllavėsh. Duklanėt ishin katolikė. Pos kėsaj kishte edhe bogumilė (pakica sllave), dhe paganė (nė viset mė tė izoluara), por kėto fe filluan tė zhduken nėn shtypjen e kishės katolike. Konvertimi nė ortodoksė filloi vetėm pasi ra nga pushteti dinastia arbėreshe Vojisllav, nė shek. 12.

Se kėto vise banoheshin nga shqiptarė, sidomos nėpėr zonat malore na flet edhe njė dokument raguzan i viti 1284 ku thuhet: "Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn arbėrishte" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca).

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 7.3.2009 nė 12:31.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.3.2009, 12:34   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Gjon Vladimiri


Nga fundi i shekullit X nė Dukėl sundonte princi arbėr Gjon Vladimiri. Mė 990 Gjon Vladimiri lidh njė aleancė anti-bullgare me perandorin e Bizantit, Bazilin. Nė kėtė kohė mbret i Bullgarisė ishte Car Samuili, qė mė 997 e sulmon Duklėn. Samuili me ushtrinė e tij, djeg e shkatėrron tė gjithė qytetet dhe fshatrat jo vetėm nė Dukėl, por vazhdon nėpėr tėrė Dalmacinė deri nė Zarė. Gjon Vladimiri zihet rob nga bullgarėt dhe dėrgohet nė burgun e pallatit tė Samuilit. Gjatė kėsaj kohe, e bija e Samuilit, Kosara, i lutet tė atit qė tė zbrezė nė burg me holajkat e saj qė t'u dėrgojė ujė robėrve pėr tė larė kokat dhe kėmbėt. I ati e miraton. Kėtu ajo vėren Gjon Vladimirin, nė tė cilin dashurohet nė shikim tė parė. Kosara shkoi tek i ati dhe iu drejtua me kėto fjalė: "Ati im, Zotėriu im, unė e di qė do tė mė martosh me njė burrė ashtu siē ėshtė zakoni. Unė do tė doja tė martohesha me mbretin Gjon Vladimir, tė cilin ti po e mban nė burg. Duhet tė dish qė mė parė vdes se sa pranoj ndonjė burrė tjetėr." Samuili ngaqė e donte shumė tė bijėn, i plotėsoi dėshirėn. Pasi bėnė dasmėn, Samuili e njohu Gjonin si mbret jo vetėm nė Duklėn qė e trashėgonte nga tė parėt, por edhe mbi krahinėn e Durrėsit ndėrsa axhės sė Gjonit, Dragimirit i dha krahinėn e Tribunisė.

Mė 6 tetor 1014, Samuili pasi humbi betejėn nė Bellasica dhe iu verbuan 15.000 ushtarė nga bizantinėt, vdiq nga zemėrimi i madh. Mė 1016, njė kushėri i Kosarės, pasi vret tė birin e Samuilit, i pėrgatit njė komplot edhe Gjon Vladimirit. Mė 22 maj Gjonit i prenė kokėn nė kishėn e Prespės. Kosara e mori trupin e tij dhe e varrosi nė kishėn e Shėn Mėrisė nė krahinė e Krajės (rrethi i Ulqinit), ku Gjoni kishte pallatin mbretėror. Pas ca vitesh vdiq edhe Kosara e cila u varros pranė varrit tė shoqit.(2)

Qe pikėrisht kryengritja kundėr bullgarėve, martirizimi politik i Gjon Vladimirit, qė bėri qė shqiptarėt nė Krajė, nė Anamal dhe nė Ulqin ta quajnė Gjon Vladimirin njė martir, nė radhė tė parė pėr lirinė e tyre, qė sakrifikoi kundėr pushtuesve bullgarė, pra pushtuesve sllavė. Gjon Vladimiri mė pas do tė nderohet si hero nga tė gjithė shqiptarėt dhe kulti i tij do tė shtrihet vetėm brenda hapėsirės kombėtare shqiptare. Pas 199 vjetėsh, pas vdekjes sė tij, njė sundimtar epirotas i quajtur Teodor Engjėll Komneni i mori eshtrat e shėnjta tė Gjon Vladimirit nga Kraja dhe i vendosi nė Durrės. Mė vonė njė nga princėrit mė tė rėndėsishėm dhe mė tė kulturuar shqiptarė tė shekullit XIV, Karl Topia, nė vitin 1381 mori eshtrat e Gjon Vladimirit dhe i vendosi nė kishėn qė ai e ngriti dhe e ndėrtoi sė bashku me manastirin e Shėn Gjon Vladimirit pranė Elbasanit. Karl Topia ngriti njė nga manastiret mė tė famshme, qendėr kulturore e jashtėzakonshme pėr shqiptarėt. Nė kėtė manastir kryet e vendit e kishte sarkofagu madhėshtor qė kishte brenda pjesėt e trupit tė shenjtorit Gjon Vladimiri. (3)

Nga viti 1995 eshtrat e Gjon Vladimirit pushojnė nė Kishėn Ortodokse nė Tiranė.
Pas vdekjes sė Gjon Vladimirit, Dukla nuk pėrmendet mė pėr mė shumė se njėzetė vite, me gjasė duke qenė nėn sundim bizantin.

Gjon Vladimiri nė ikonė dhe nė pikturė:
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Gjon%20Vladimir.jpg
Shikimet:	492
Madhėsia:	45,7 KB
NNJ:	1563

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Gjon%20Vladimir%2C.jpg
Shikimet:	490
Madhėsia:	24,4 KB
NNJ:	1564
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.3.2009, 12:40   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shtjefėni


Djalė i Dragimirit, axhės sė Gjon Vladimirit, sundues nė Tribuninė fqinje. Mė 1035 bėri kryengritje kundėr bizantinėve, me qėllim tė pavarėsojė Duklėn nga sundimi bizantin. Fillimisht mundet dhe dėrgohet si rob nė Konstandinopojė. Mė pas ik nga burgu, dhe kthehet nė atdhe ku rifillon veprimtarinė e tij anti-bizantine.
Shtjefėni kishte pėrparėsi tė madhe nė luftė duke pėrdorur taktikat guerile. Rreth vitit 1040 ai arriti tė shtrijė sundimin e tij nga Stoni nė veri deri tek Shkodra nė jug, e cila u bė kryeqyteti i mbretėrisė. Tri pallate tjera kishte nė Terbunie, Kotor dhe Tivar.
Mė 1042 perandori bizantin Konstantini IX, ndėrmori njė ekspeditė kundėr Duklės duke qenė i ndihmuar edhe nga serbėt fqinjė. E tėrė lufta pėrfundoi nė favor tė Shtjefėnit.
Pjesėn tjetėr tė jetės Shtjefėni e kaloi nė paqe, deri sa vdiq mė 1051. La pas gruan e tij tė vejė dhe pesė djemtė: Gojisllav, Predimir, Mihail, Saganek dhe Radoslav.(4)

Dukla mė 1050
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Dukla.jpg
Shikimet:	498
Madhėsia:	54,5 KB
NNJ:	1565

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 25.9.2010 nė 09:59.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.3.2009, 12:44   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Mihaili


Djalė i Shtjefėnit, nėn sundimin e Mihailit Dukla arriti shtrirjen mė tė madhe teritoriale. Mihaili bashkėsundonte me katėr vėllezėrit e tij, si i pari mes tė barabartėve, njė dukuri kjo mjaft e pėrhapur tek arbėreshėt qė haset edhe tek Balshajt e sundimtarė tjerė. Me pėrjashtim tė njė kryengritje nė Terbunie e cila u shua, vėllezėrit nuk patėn ndonjė rrezik tjetėr brenda vendit. Rreth vitit 1052 Mihaili u lidh me Bizantin, duke u martuar me njė princeshė bizantine dhe duke marrė njė titull bizantin. Kjo solli njė njohje tė shtetit tė tij nga ana e Konstandinopojės dhe njė paqe e lulėzim tė gjithanshėm qė zgjati rreth 20 vite nė mbretėrinė e tij.

Gjėrat ndryshojnė mė 1071, pasi Bizanti humbi betejėn kundėr turqve nė Manzikert, dhe Italia jugore u pushtua nga normanėt. Pas njė kryengritje kundėr-bizantine qė shpėrtheu nė Dardani, Mihaili u ftua nga kryengritėsit qė t'u prijė, dhe ky dėrgon tė birin Bodinin. Pas vitit 1071 Mihaili drejtohet pėr alenacė dhe mbėshtetje nga Perėndimi, Papati.
Mihaili vdiq pas 30 vite sundim mė 1081.

Mbreti Mihajl
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	kingmich.JPG
Shikimet:	492
Madhėsia:	75,3 KB
NNJ:	1566

Mbretėria e Duklės
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Mbret%C3%ABria%20e%20Dukl%C3%ABs.JPG
Shikimet:	491
Madhėsia:	71,0 KB
NNJ:	1567

Emblema e Duklės
Emri:  Vojisllavi.jpg
Shikimet: 510
Madhėsia:  14,9 KB
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.3.2009, 12:46   5
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Konstandin Bodini


Rreth 30 vjet pas kryengritjes sė Pjetėr Dejlanit, njė kryengritje arbėreshe shpėrtheu nė Dardani, nga ku u hap me shpejtėsi nė viset fqinje. Kryengritėsit kėrkuan t’i printe princi i Dioklesė, Mihali, i cili dėrgoi pėr kėtė qėllim tė birin, Konstandin Bodinin. Nė Prizren kryengritėsit e shpallėn Bodinin mbret tė tyre. Me Bodinin u bashkua edhe paria e Shkupit me kreun e saj, Gjergj Vojtehu, i cili erdhi vetė nė Prizren. Nė Prizren kryengritėsit thyen keqas edhe forcat e dukės bizantin tė Shkupit, qė u dėrguan kundėr tyre. Pas kėsaj kryengritėsit morėn Nishin, Ohrin, Devollin dhe vetėm nė Kostur forcat e riorganizuara bizantine mundėn tė thyenin grupin kryesor tė kryengritėsve. Pjesa tjetėr e kryengritėsve, me «mbretin» Bodin, ishte pėrqendruar nė Nish. Nė pėrpjekje pėr tė sulmuar e pėr tė pushtuar Shkupin, forcat e Bodinit u thyen keq nga ushtria bizantine e dėrguar me ngut nga perandori bizantin «pėr tė shuar flakėn, pėrpara se ajo tė merrte dhenė», siē ėshtė shprehur njė kronist bizantin, dėshmitar i ngjarjes.

Gjatė betejės Bodini u zu rob dhe u dėrgua nė Konstandinopojė ku u mbyll nė manastirin e Serxhit e tė Bakut derisa i ati i tij, Mihali i Dioklesė, organizoi arratisjen e kthimin e tij nė atdhe.

Marrėdhėniet e Perandorisė Bizantine me Bodinin e Dioklesė vazhduan edhe mė tej tė tensionuara. Pas betejės sė vitit 1082 nė rrethinat e Durrėsit, kur Bodini nuk u erdhi nė ndihmė ushtrive bizantine tė angazhuara nė njė betejė vendimtare me normanėt e Robert Guiskardit, princi i Dioklesė i shfaqi hapur ambicjet pėr ta shtrirė sundimin e vet sa nė viset e Dalmacisė, nė veri, aq edhe nė territoret e Temės sė Durrėsit, nė jug. Madje, sipas Kronikės sė Priftit tė Dioklesė, pėr njė periudhė tė shkurtėr Bodini mundi tė pushtojė dhe tė mbajė temėn nė fjalė, sė bashku me kryeqendrėn e saj, Durrėsin (tulit atque obtinuit totam terram Duracinorum et ipsam civitatem Durachium). Perandori bizantin, Aleksi I Komneni, dėrgoi atėherė si strateg tė Durrėsit njė kunatin e tij, Johan Duka, i cili rifitoi kontrollin mbi Temėn e Durrėsit dhe e mbajti Bodinin larg territoreve tė saj.

Rreth vitit 1085 Konstandini u martua Jakuintėn, tė bijėn e njė zotėriu Norman nga Bari i Italisė. Poashtu arriti edhe mbėshtetje nga Papa Urbani II, mė 1089 qė i siguroi gradimin e peshkopit tė Tivarit nė arqipeshkv.

Pas turbullirave tė mėdha, Dukla nuk kishte mė kufijtė si nė kohėn e Mihailit. Konstandini duke dashur tė rikthejė kufijtė e mėhershėm, ndėrmori fushatė nė Bosnjė dhe Rashkė, ku vendosi si krahinarė tė bijtė e vėllait Markun dhe Vukanin.

Ushtria bizantine ndėrmerr njė fushatė tjetėr kundėr Duklės mes viteve 1089 dhe 1091, dhe zė rob pėr sė dyti herė, Konstandinin. Ndonėse mbretėria qėndroi, krahina tė tėra si Bosnja, Rashka dhe Kelmania u pavarėsuan.

Me vdekjen e Konstandinit mė 1101 apo mė 1108, filluan luftėrat e pinjollėve tė kėsaj familje pėr trashėgimin e fronit.

Mbreti Konstantin
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Konstantin_Bodin.jpg
Shikimet:	486
Madhėsia:	22,2 KB
NNJ:	1569
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.3.2009, 12:50   6
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Rėnia e Duklės


Shumė kohė para se tė vdesė Konstantini kishte dėbuar nė mėrgim vėllaun e vogėl Dobrosllavin dhe kushėririn Koēaparin. Pas vdekjes sė Bodinit, kėta kthehen nė Dukėl dhe bėjnė njė marrėveshje pėr sundim me njė nip tė Mihajlit, Vladimirin.

Mė 1114 Gjergji i biri i Konstantin Bodinit hip nė pushtet, dhe qėndron deri mė 1118.

Mė pas fillojnė kundėrthėniet mes palėve tė ndryshme pėr pushtet, qė zgjasin pėr njė kohė tė gjatė, deri mė 1166 pasi Rashka nėn drejtimin e Nemanjės forcohet dhe e pushton Duklėn. Kjo shėnon fundin e periudhės sė parė tė shtetit diokleas.

Nemanja shkatėrroi tė gjitha qytetet e Duklės, pėrndoqi bogumilėt tė cilėt ngadalė u tėrhoqėn nė Bosnjė, dėboi bizantinėt e paktė qė ishin nė Dukėl, dogji kishat e vendit dhe tė gjitha librat arbėrishte. Nemanja filloi konvertimin e dhunshėm tė arbėreshėve nė fenė ortodokse, nė kėtė vend ku nuk kishte asnjė prift ortodoks tė vetėm. Dukla pėrsėri mori pavarėsinė pas vitit 1356, nėn drejtimin e Balshajve, qė shėnon periudhėn e dytė tė shtetit diokleas.(5)

Rrėnojat e Duklės tė mbetura nga shkatėrrimet serbe
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	duklja.JPG
Shikimet:	479
Madhėsia:	171,9 KB
NNJ:	1570
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.5.2009, 00:53   7
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
1. Shkencėtari Konstantin Jireēek pėr Koēaparin thotė:
"Ky nuk ėshtė emėr sllav, ky mė pėrpara ėshtė njė emėr shqiptar"

***

Citim:
Robert Ellsi - Fjalor i mitologjisė, fesė dhe kulturės shqiptare

Gjon Vladimiri, Shėn. Shenjtor ortodoks i adhuruar nė Shqipėri, si dhe nė disa vise tė Malit tė Zi (Mrkovici) e tė Maqedonisė perėndimore, si figurė e ngjashme me Krishtin.
Siē shohim kėtu, Gjon Vladimiri adhurohej vetėm nė Shqipėrinė perėndimore, pra ndėr shqiptarė, pastaj tek Mrkoviēėt, ish-Markajt, pra sėrish ndėr shqiptarė ndonėse tė asimiluar, si dhe nė Maqedoninė Perėndimore, ku tė vetmit tė krishterė janė shqiptarėt ortodoksė tė Maqedonisė, tė cilėt pothuajse janė asimiluar.

Pra Gjon Vladimiri adhurohet ekskluzivisht ndėr shqiptarė.

Sa i pėrket serbėve, ēdo kujtim i tyre pėr "Dioklenė serbe", ėshtė fabrikim i shek.18-19, duke pėrfshi kėtu edhe kėngėt kinse popullore kushtuar kėtij princi.

***

Krahina Kelmania pėrmendet tek vepra "De Administrando Imperio" e Porfirogenitit, me emrin Zaklume. Aty thuhet se nga fillimi i shek. X qė do tė thotė disa dekada para Gjon Vladimirit, Kelmania qeverisej nga njė sundimtar i quajtur Michaelis Busebutze mė saktėsisht "proconsulis et patricii Michaelis Busebutze Zachlumorum principis filii".

Kjartė kemi tė bėjmė me njė shqiptar, jo i ardhur nga Shqipėria, por ilir vendas. Busebutze ėshtė mbiemri i tij i korruptuar, qė ka qenė Buzė-Buē, kjo e fundit eufemizėm pėr gjarpnin, pra kishte mbiemrin me kuptimin buzė-gjarpėri.

Nga faktet qė gjejmė tek Mark Tirta ėshtė interesant se njė emėrtim i ngjashėm del edhe nė Shkodėr, nė Melgushė ku njėra nga kodrat quhej Kodra e Buzėgjarpnit, dhe pas ndėrtimit tė njė kishe ajo u quajt Kisha e Buzėgjarpnit. Poashtu nė Gash tė Malėsisė sė Gjakovės kemi fshatin Buēaj, pėrsėri emėrtim pėr gjarpnin. (Mark Tirta - Mitologjia ndėr shqiptarė)

Krejt kėto kanė tė bėjnė me kultin e gjarpnit, kult qendror tek iliro-shqiptarėt, krahas atij tė diellit. Fakti qė na jep Porfirogeniti tregon pėr shqiptarėsinė e kulluar tė Hercegovinės sė asaj kohe.

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 16.9.2009 nė 21:10.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.6.2010, 17:47   8
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Vula e arkondit Pjetėr, babait tė Gjon Vladimirit.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	vula.jpg
Shikimet:	431
Madhėsia:	56,2 KB
NNJ:	2641

+ΠΕΤΡ(Ο)Υ ΑΡΧΟΝΤΟΣ ΔΙΟΚΛ(Ε)ΙΑ(Σ) ΑΜΗΝ

+PETROI ARHONTOS DIOKLEIAS AMEN

+Pjetri, arkond i Duklės, Amen.

Vula ėshtė bėrė nga plumbi, dhe e shkruar tėrėsisht nė gjuhėn bizantine.

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 17.5.2011 nė 22:52.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.6.2010, 18:08   9
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Mbishkrimi i mbretit Mihail (para viteve 1080).

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	mbishkrimi.jpg
Shikimet:	427
Madhėsia:	24,2 KB
NNJ:	2642

Mihajli i fuqishėm, sundon dhe paqėton tė gjitha qytetet romake

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 27.6.2010 nė 18:32.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.9.2010, 18:16   10
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Qė nga viti 610 e kėtej Bizanti ra nė dorėn administrative, fetare dhe ushtarake tė grekėve. Kėta, grekėt, qė deri atėherė kishin qenė sė bashku me ilirėt nėn zgjedhėn romake, s'kishin asnjė interes tė prishen me fqinjėt e tyre shekullorė, po pėrkundrazi kishin interes tė afrohen sa mė shumė me ta pėr t'i bėrė ballė sė bashku rrezikut sllav. Ka shenja bindėsa tė njė miqėsie arbėresho-greke gjatė sundimit bizantin.

Kur mė 1043, despoti i Temės sė Durrėsit Gjergj Maniaku bėn kryengritje kundėr perandorit dhe njėkohėsisht me tė u bashkuan edhe shqiptarėt e temės, historiani bizantin Ataliati habitet pėr pjesėmarrjen e arbėreshėve nė kėtė kryengritje dhe thotė qė "albanė e latinė tė cilėt dikur aleatė nė isopolitinė tonė, madje edhe nė fe, papritur dhe pa arsye u bėnė kundėrshtarė." Aleancėn greko-ilire Ataliati s'kishte pse ta nxirrte nga xhepi, as isopolitinė (barazinė nė politikė dhe fé), por pavarėsisht nga tė drejtat e barabarta arbėreshėt nuk duhet tė kenė pėrfituar gjė tė madhe nė Perandorinė Bizantine pėr shkak se ishin analfabetė dhe se nė kishė nuk depėrtoi gjuha shqipe. Nė ushtri e zeje kjo isopoliti ka pasur rėndėsinė e saj.

Veis Sejko - Mbi elementet e pėrbashkėta nė epikėn shqiptaro-arbėreshe dhe serbokroate
Kjo ndoshta ėshtė njė shpjegim, pse Dukla u mbajt fillimisht me Bizantin dhe kundėr gjithė sllavėve kah veriu e lindja.

Dhe gjuha slavonike nė kisha ndoshta ka ndiku nė pėrhapjen e kėtyre emrave, ose mund tė jetė fallsifikim i Priftit tė Duklės, se nė dy rastet e lartpėrmendura shohim emra jo-sllavė, tek monedha dhe tek mbishkrimi.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:44.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Kontakt · Prektora · Pyetje · Kreu
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.