Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 11.3.2009, 13:23   1

Shkrim i cituar Perėndimor: 3 170 048 banorė nė janar 2008 (INSTAT) (*R2011)


Numri i popullsisė i matur nga INSAT dhe ai i nxjerrė nga listat e gjendjes civile ėshtė i ndryshėm nga njėri-tjetri, pasi ndryshon pėrllogaritja nė bazė tė vendbanimit brenda 12 muajve tė fundit.

Instituti i Statistikave ėshtė detyruar tė bėjė njė sqarim publik, pėr tė qartėsuar se numri popullsisė i publikuar nga Ministria e Brendshme ėshtė i saktė, pavarėsisht se ai ėshtė i ndryshėm nga ai i dalė nga INSTAT. Sipas INSTAT-it nė pėrllogaritjen e popullsisė shqiptare pėrdoret pėrcaktimi i popullsisė sipas vendbanimit tė zakonshėm (Usual Resident Population), i cili nuk pėrfshin personat e emigruar. Nė janar tė 2008-ės kjo shifėr shėnoi 3.170.048 banorė.

INSTAT-i e llogarit popullsinė ēdo vit dhe e publikon atė nė maj. Metoda e llogaritjes sė popullsisė me vendbanim tė zakonshėm (rezidente) ka tė bėjė me rritjen natyrale tė saj (lindje–vdekje), si dhe projeksionin dhe migracionin qė vjen nga projeksionet pas regjistrimit tė popullsisė 2001.

Projeksionet e popullsisė kryhen zakonisht pas ēdo regjistrimi popullsie dhe pėr 20 vitet e ardhshme.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=16427
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2009, 14:59   2

Shkrim i cituar ShP: 1.4% janė pakicat kombėtare nė vend


Nė Shqipėrinė Perėndimore, pakicat kombėtare pėrbėjnė 1.4 pėr qind tė popullsisė. 1.17 pėr qind (35,829 vetė) janė vetėdeklaruar si tė kombėsisė greke. Shifrat e bėra publike nė shtyp, mbaheshin nė njė raport konfidencial, tė pėrgatitur sė fundmi nga Zyra e Minoriteteve nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme.

Raporti ėshtė njė studim i hollėsishėm qė shteti Perėndimor ka kryer pėr llogari tė vet nė lidhje me situatėn e minoriteteve tė njohura zyrtarisht, si paraqitet ajo nė krahasim me tė kaluarėn, zonat ku janė shpėrndarė pakicat si dhe llogaritja nė shifra e numrit tė tyre sipas llojit.

Referuar kėtij materiali shumėfaqėsh, nė popullsinė joshqiptare, pakica kombėtare qė mbizotėron ėshtė ajo greke, e cila pėrbėn thuajse 85% tė totalit tė pakicave kombėtare nė vend. Rreth 96.1% e tė vetėdeklaruarve grekė janė tė vendosur nė rrethet jugore e kufitare nė Gjinokastėr, Delvinė e Sarandė.

Nė rrethin e Gjinokastrės, pakicat pėrbėjnė 30.1% tė popullsisė sė pėrgjithshme. Nė rrethin e Sarandės, duke pėrfshirė edhe Delvinėn, zėnė 41.6% tė popullsisė shpėrndarė thuajse nė tėrė fshatrat e qytetet. Ndėrkaq nė qytetin e Korēės nuk rezulton asnjė shtetas me kombėsi greke.

Sipas kėtij raporti, tė dhėnat e grumbulluara mbi shpėrndarjen nė pėrqindje tė minoritetit grek i janė referuar kryesisht regjistrimit tė popullsisė sė vitit 1989, pasi nga konstatimet nė terren ka rezultuar se kjo pakicė, me disa pėrjashtime, nuk ka lėvizur nga vendbanimet e saj.

http://www.gazetaexpress.com/index.p...o/5004/C5/C18/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2010, 23:39   3
Citim:
Qeveria, regjistrimi i popullsisė, nė bazė etnie dhe fetare

Qeveria krijoi dje Komisionin Kombėtar, i cili pėr herė tė parė do tė bėjė tė mundur regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare.

Komisioni Qendror pėr Regjistrimin e Popullsisė dhe Banesave (REPOBA) ka njė pėrbėrje prej 12 ministrash e specialistė tė fushės. Ky komision qė u mblodh paraditen e djeshme nėn kryesimin e ministrit tė Shtetit, Genc Pollo, ka si detyrė drejtimin e Regjistrimit tė Pėrgjithshėm tė Popullsisė dhe tė Banesave tė vitit 2011, i cili do tė japė njė pamje aktuale dhe tė saktė tė realitetit.

Buxheti total ėshtė parashikuar nė vlerėn e afro 15 milionė eurove, ku qeveria shqiptare mbulon rreth 5 milionė, IPA 8 milionė, UNFPA 1 milion euro, si dhe financime tė tjera tė UNDP-sė dhe Statistikat Suedeze etj.

"Sot (dje) miratojmė nė parim nga Komisioni pyetėsorin pėr regjistrimin e popullsisė dhe pas njė konsultimi 6-mujor do tė miratohet pėrfundimisht. Por, risia kėtė vit nė kėtė pyetėsor ėshtė se pėrmban, pėr herė tė parė pas shumė dekadash, pėrkatėsinė etnike dhe fetare”, - veēoi ministri, sipas tė cilit, ky proces do tė kryhet nė mėnyrė shumė profesionale, i menaxhuar nga INSTAT-i dhe me njė mbėshtetje tė madhe ekspertėsh nga BE-ja dhe agjenci tė tjera ndėrkombėtare.

Ministri Pollo vuri nė dukje se ky regjistrim do tė nisė mė 2011, pra pas mė shumė se njė viti. Sipas tij, kjo mėnyrė regjistrimi pėrbėn dhe njė standard evropian.

“Kjo mėnyrė regjistrimi do tė bėhet pėr herė tė parė nė vendin tonė. Ky ėshtė njė standard evropian, i cili i shėrben respektimit tė pakicave. Risia kėtė vit ėshtė se pėrmban pėr herė tė parė pas shumė dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Regjistrimi do tė bėhet absolutisht nė mėnyrė profesionale nga Instituti i Statistikave i mbėshtetur edhe nga ekspertė evropianė”, - u shpreh Pollo.

Qė prej Regjistrimit tė Popullsisė dhe Banesave nė Shqipėri tė vitit 2001, kushtet politike, ekonomike dhe sociale nė vend kanė ndryshuar, falė procesit tė zhvillimit social-ekonomik tė vendit. Lėvizja e vazhdueshme migratore e popullsisė nga zonat rurale drejt atyre urbane, por edhe nė drejtim tė vendeve tė tjera ka sjellė lėvizje demografike tė mėdha dhe nė ndryshim tė tė dhėnave statistikore.

Me kėtė vendim, nė Shqipėri do tė regjistrohet pėr herė tė parė popullsia mbi baza fetare dhe etnike, pėr tė cilat shumė studiues kanė abuzuar jo pak gjatė dekadave tė fundit, si pėr minoritetin, ashtu pėr pėrkatėsinė fetare.

Sipas qeverisė, qėllimi kryesor i regjistrimit tė popullsisė ėshtė tė japė njė panoramė aktuale dhe tė saktė tė realitetit demografik, ekonomik dhe social nė vend. Por, nė rastin e Shqipėrisė, regjistrimi duhet tė jetė gjithashtu njė pikėnisje pėr njė sistem tė qėndrueshėm tė statistikave aktuale tė popullsisė sipas vrojtimeve.

Regjistrimi i popullsisė do tė jetė njė investim i rėndėsishėm afatgjatė nė gjithė sistemin statistikor tė vendit pėr sa i pėrket kapacitetit dhe ndėrtimit institucional. Projekti i regjistrimit ka pėr qėllim sigurimin e informacionit bazė, nė formėn e tė dhėnave elektronike individuale, tė cilat janė thelbėsore pėr ndėrtimin institucional, zhvillimin demokratik dhe qeverisje tė mirė tė Shqipėrisė.

Ky projekt financohet kryesisht nga qeveria shqiptare si edhe nga disa donatorė tė ndryshėm si, Komisioni Evropian nėpėrmjet IPA, UNFPA, UNDP dhe Statistikat Suedeze etj.
Me kėtė regjistrim do tė dihet pėrfundimisht pėrqindja e pėrkatėsisė fetare dhe etnike e popullsisė.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=25412
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2010, 23:44   4
Citim:
Regjistrimi mbi baza fetare, Godo: “Do tė nxisė rivalitetin mes komuniteteve fetare

Politikani dhe historiani Sabri Godo e cilėson tė panevojshėm regjistrimin e pėrkatėsisė fetare dhe etnike tė popullsisė shqiptare. Nė njė prononcim pėr gazetėn “Albania” ai ėshtė shprehur se kjo nuk i shėrben vendit nė tė ardhmen.

“Unė nuk e shikoj tė nevojshėm njė vendim tė tillė. Unė e shikoj si njė ndėrhyrje nė jetėn private tė njeriut. Liria e besimit nė Shqipėri ėshtė e garantuar me ligj. Madje qė nė kohėn e komunizmit kanė rėnė barrierat fetare, pasi janė ndėrthurur me njėri-tjetrin. Njerėz tė feve tė ndryshme janė martuar me njėri-tjetrin dhe nuk e di se cilės fe do t’i pėrkasin fėmijėt e kėtyre prindėrve. Unė mendoj se kjo ėshtė njė statistikė qė nuk na jep tė dhėna qė tė na ndihmojnė pėr tė ardhmen. Kjo nuk i shėrben sė ardhmes. Njė vendim i tillė mund tė ngjallė njė farė rivaliteti mes komuniteteve fetare. Pėrmban njė element negativ, qė nxit rivalitetin fetar”,- ėshtė shprehur Godo.

Regjistrimi i popullsisė mbi baza fetare dhe etnike ėshtė njė premtim i dhėnė rreth njė vit mė parė nga kryeministri Berisha.

Nė njė seancė parlamentare, kryeministri Berisha, duke iu pėrgjigjur interesimit tė kreut tė PBDNJ-sė Vangjel Dule pėr kėtė ēėshtje, u zotua se do tė kryente regjistrimin e popullsisė mbi baza gjuhėsore, etnike dhe fetare, pavarėsisht rekomandimeve tė kundėrta tė ndėrkombėtarėve.

“Me gjithė ekzistencėn e disa rekomandimeve nga ndėrkombėtarėt qė tė mos bėhet, unė jam nė regjistrimin e kėtij vendi, qė do tė bėhet nga kjo qeveri. Ēdo qytetar do ketė tė drejtė tė shėnojė gjuhėn, pėrkatėsinė etnike, besimin fetar”, - deklaroi kryeministri rreth njė vit mė parė.

Por politikani Sabri Godo e sheh kėtė projekt si shumė tė rrezikshėm, qė do tė ēonte nė rritje artificiale tė shtetasve me kombėsi greke nė vendin tonė. Sipas Godos, pas kėsaj Greqia do tė kishte edhe pretendimin pėr territore shqiptare.

Si i bėhet me familjet e regjistruara me kombėsi greke? Janė me qindra familje nė Korēė, Gjirokastėr, Delvinė e Sarandė qė marrin pensione greke. Nuk jam kundėr pensionit, por kundėr dokumentit qė kanė nėnshkruar, i cili i detyron tė ndryshojnė kombėsinė. Kėtu duhet tė vėrė dorė shteti shqiptar. Do tė kemi mė tepėr njerėz me kombėsi greke nga ē’kemi realisht, dy ose tri herė mė tepėr. Kjo i jep tė drejtė palės greke tė thotė qė ky ėshtė territori im sepse ėshtė i banuar nė shumicėn e vet nga qytetarė qė kanė kombėsi greke. Rrjedhimisht kėrcėnon, drejtpėrdrejt, tėrėsinė tokėsore tė shtetit shqiptar”, - ėshtė shprehur Godo.

(...)

Ky proces do tė kryhet nga INSTAT-i dhe me njė mbėshtetje tė madhe ekspertėsh nga BE-ja dhe agjenci tė tjera ndėrkombėtare. Ky proces do tė kushtojė 15 milionė euro, ku qeveria shqiptare mbulon rreth 5 milionė, IPA 8 milionė, UNFPA 1 milion euro dhe financime tė tjera tė UNDP dhe statistikat suedeze.

Ky regjistrim, nga pikėpamja teknike, do tė sjellė si risi hedhjen e tė dhėnave nėpėrmjet sistemit tė skanimit, i cili konsiderohet si njė nga teknikat me moderne pėr regjistrimet e tė dhėnave.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=23479
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2010, 17:06   5
Citim:
Regjistrimi fetar dhe etnik i popullsisė, ėshtė vetėvrasje shtetėrore
Kastriot Myftaraj

Qė tė mbajė njė regjistrim mbi baza fetare dhe etnike njė vend si Shqipėria, i cili ėshtė njė vend i vogėl, i varfėr, dhe qė ka nė kufi njė shtet qė ėshtė ndjeshėm mė i fuqishėm dhe i pasur, si Greqia, i cili ėshtė shumė i interesuar pėr deformimin e rezultatit tė regjistrimit, ky nuk ėshtė gjė tjetėr veēse rasti i parė nė botė kur njė shtet bėn vetėvrasje, shfaqja e parė nė histori e mazokizmit shtetėror. Njė regjistrim fetar dhe etnik i popullsisė ėshtė gjithmonė njė plebishit,

ose mė saktė njė mega-plebishit fetar dhe etnik, ku komunitetet e ndryshme fetare dhe etnike nė njė vend, mobilizohen pėr tė treguar pėrmasat e tyre reale. Asgjė tė keqe nuk do tė kishte nėse njė gjė e tillė do tė bėhej nė Shqipėri, nėse do tė ishin rrethanat e favorshme qė qytetarėt e Shqipėrisė tė shpreheshin lirisht pėr pėrkatėsinė e tyre fetare dhe etnike. Por rrethanat nuk janė as sot, dhe pas tė gjitha gjasave nuk kanė pėr tė qenė as nė dekadat e ardhshme.

Kjo pėr faktin se do tė ketė qendra tė huaja, shtetėrore dhe joshtetėrore, shumė tė fuqishme, tė cilat do tė investojnė financiarisht dhe nė ēdo mėnyrė tjetėr, pėr tė nxjerrė rezultatin qė ato duan nga ky regjistrim i popullsisė. Ne do tė shohim se regjistrimi i popullsisė, nėse bėhet, do tė shndėrrohet nė njė plebishit fetar dhe etnik, dhe ē’ ėshtė mė e keqja, nė njė plebishit tė manipuluar.

Kryetari i PBDNJ, vangjel Dule, nė njė debat para dy ditėsh nė emisionin Top shoė, nė Top Channel, u shpreh se pėrse ekziston kjo frikė e madhe nga regjistrimi i popullsisė mbi baza fetare dhe etnike, ē’ ėshtė ky mosbesim se shqiptarėt do tė braktisin identitetin e tyre pėr pėrfitime.

Vangjel Dule kėtu qartėsisht tallej. Pėrgjigjia qė duhet t’ i jepej Vangjel Dules ėshtė se, kur Greqia e pasur ka drojė tė bėjė njė regjistrim popullsie mbi baza etnike dhe fetare, aq mė tepėr duhet tė tregohet e kujdesshme Shqipėria e varfėr. Pėr momentin ėshtė mirė qė shteti shqiptar tė mos ketė tek shtetasit e vet mė tepėr besim se ē’ ka Greqia tek tė vetėt.

Pastaj, pėr t’ ia shpėrblyer ironinė Vangjel Dules i duhet thėnė se ai vetė ėshtė njė shembull i deformimit tė vullnetit sa i pėrket shprehjes sė identitetit etnik.

Vangjel Dule e ka tė shkruar nė fytyrė qė ėshtė rom (kjo nė rastin mė tė mirė se disa nė partinė e tij e kanė quajtur arixhi), dhe ai e ka shitur identitetin e vet tek Greqia, pėr pėrfitime.

Edhe “maqedonasi” Kimet Fetahu, i cili mbronte idenė e regjistrimit etnik dhe fetar tė popullsisė nė Shqipėri, ėshtė gjithashtu shembull i deformimit tė identitetit pėr qėllime pėrfitimi. Nėse Kimet Fetahu do tė shprehej me vullnet tė lirė pėr identitetin e vet etnik, emri i tij duhej tė shtonte radhėt e komunitetit rom nė Shqipėri, dhe kėtu nuk do tė kishte asgjė tė keqe. Por kur Kimet Fetahu thotė se ėshtė maqedonas, ai nuk bėn gjė tjetėr veēse sjell njė provė tė deformimit paraprak tė regjistrimit, nėse ai do tė mbahet.


Nėse mbahet regjistrimi etnik dhe fetar i popullsisė, do tė shohim qė kėta lloj tipash tė shumėfishohen, duke u joshur nga qendrat e huaja, tė cilat do tė derdhin njė lumė parash nė Shqipėri (pa pėrmendur pėrfitimet e tjera), pėr tė deformuar rezultatin e regjistrimit.

Deformimi i rezultatit do tė vijė jo vetėm nga deformimi i vullnetit tė qytetarėve, por edhe nga manipulimi prej grupeve tė regjistrimit. Si do tė jenė tė pėrbėra grupet (komisionet) e regjistrimit nė kėtė rast. A do tė ketė nė to pėrfaqėsues nga palėt e interesuara, komunitetet fetare, apo edhe minoritetet e vėrteta apo tė supozuara etnike.

Ēka do tė ndodhė nėse njė apo disa komunitete fetare dhe minoritet etnike nuk e pranon rezultatin e regjistrimit, e quan atė tė manipuluar dhe kėrkon pėrsėritjen e regjistrimit, duke mbajtur dhe protesta pėr kėtė gjė. A mos do tė shohim me rastin e kėtij regjistrimi priftėrinj e hoxhė tė cilėt kapen pėr mjekrash nėpėr komisionet e regjistrimit, duke u grindur pėr shifrat e komuniteteve pėrkatėse.

Shteti shqiptar nuk ka asnjė detyrim pėr tė mbajtur njė regjistrim popullsie mbi baza etnike dhe fetare. Fakti qė Shqipėria ka ratifikuar Konventėn-kuadėr pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut, tė cilėn Vangjel Dule e quajti “Bibla”, nuk e obligon Shqipėrinė qė ta bėjė kėtė regjistrim, se me kėtė miratim Shqipėria thjesht ka shprehur vullnetin e saj qė ky dokument tė bėhet njė ligj ndėrkombėtar. Por qė tė ndodhė kjo duhet qė konventėn ta miratojnė edhe vende si Greqia, apo edhe Franca , djepi i lirive dhe tė drejtave tė njeriut.

Mbajtja e regjistrimit tė popullsisė mbi baza fetare dhe etnike ėshtė loja mė e rrezikshme me zjarr qė ndonjė qeveri shqiptare mund tė ketė bėrė nė historinė e shtetit shqiptar. Regjistrimi etnik dhe fetar i popullsisė nė Shqipėri do tė jetė premise e federalizimit dhe nė perspektivėe shpėrbėrjes sė shtetit shqiptar. Pasi qendrat e huaja, posaēėrisht ato nė Greqi, tė kenė arritur rezultatin qė duan, do tė vijnė kėrkesat nga komunitetet fetare dhe etnike pėr federalizimin e Shqipėrisė, deri edhe pėr shkėputje nga shteti shqiptar.

Nėse qeveria shqiptare merr vendim tė mbajė regjistrimin e popullsisė mbi baza fetare dhe etnike, atėherė qeveritarėt shqiptarė me kėtė e kapėrcejnė vijėn e kuqe, qė e ndan sferėn legjitime institucionale, brenda sė cilės shtetasi ėshtė i detyruar t’ i respektojė vendimet dhe veprimet e qeverisė dhe institucioneve tė tjera shtetėrore.

Me regjistrimin e popullsisė mbi baza fetare dhe etnike, qeveritarėt hynė nė terrenin shetasit e pėrgjegjshėm legjitimohen t’ i pengojnė ata ta bėjnė kėtė gjė, me tė gjitha mjetet deri tek armėt. Ka njė kufi ēdo gjė. Nė kėtė rast ėshtė mirė qė ēdo zyrtar i shtetit shqiptar do tė ketė tė bėjė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr me kėtė ēėshtje, qė nga Genc Pollo, i cili duket se e kam marrė me shumė entusiazėm kėtė punė, ta ketė tė qartė se ve kokėn nė rrezik.

Unė nuk hezitoj tė them se ēdo shqiptari qė do tė mė pyesė se ē’ duhet bėrė nė kėtė rast, t’ i them se duhet tė gjejė njė armė nėse nuk e ka, dhe tė jetė gati pėr ditėn e kėsaj beteje tė madhe pėr mbrojtjen e kombit dhe tė shtetit. Mė mirė tė vriten 20 apo 200 zyrtarė bastardė, se tė shpėrbėhet kombi dhe shteti shqiptar.

Unė jam i vetėdijshėm se nė qeverinė shqiptare ka shumė njerėz qė nuk do tė donin ta bėnin regjistrimin fetar dhe etnik tė popullsisė, por e bėjnė se i nėnshtrohen presionit grek. Pavarėsisht se cilat janė motivet e tyre, ėshtė mirė qė ata ta dinė se nė kėtė lojė luhet deri edhe koka e tyre.

Asnjė polic, prokuror, gjykatės, apo punonjės i SHISH nuk ka detyrim qė tė veprojė kundėr atyre qė do ta pengojnė regjistrimin e popullsisė me tė gjitha mjetet, madje ai shkel Kushtetutėn nėse vepron kundėr tyre.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=21476
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 15:19   6
Citim:
Regjistrimi si burim problemesh
Mentor Nazarko

Debati qė po zhvillohet nė opinionin publik, nė lidhje me regjistrimin e popullsisė mbi bazė etnike dhe fetare, ėshtė aq i gjerė sa gjithmonė dhe gjithkush mund tė gjejė hapėsirė pėr tė thėnė diēka tė re. Po filloj tė rendis disa prej pėrfundimeve shtesė, qė mund tė thuhen nė lidhje me kėtė proces.

Ky regjistrim nuk ka sesi tė jetė ndonjė kusht i Bashkimit Evropian, siē pretendohet. Bashkimi Evropian vetė, pra brenda vetes, nuk ka ndonjė politikė unike, kuadėr rregullativ unik, praktikė tė unifikuar nė lidhje me kėtė proces, apo me vetė konceptet e shtetėsisė, kombėsisė apo origjinės etnike e fetare. Pra ky Bashkim nuk mund t’i imponojė njė vendi aspirant diēka qė nuk e ka vetė pjesė integrale apo inherente.

Nėse vėrtet nė rekomandimet e Bashkimit Evropian pėr Shqipėrinė (rekomandime ama) mund tė ketė ndonjė paragraf pėr kėtė regjistrim, ky rekomandim mund tė jetė futur prej Greqisė, dhe pėr pasojė edhe mund tė mos pėrmbushet. Greqia ka aq fuqi sa tė pėrfshijė nė kėto rekomandime njė paragraf tė tillė. P.sh Bashkimi Evropian nuk ka ndonjė problem me emrin e Maqedonisė, por pėr shkak tė anėtarėsisė sė Greqisė nė tė, ndihet solidar dhe i kėrkon Maqedonisė tė ndryshojė emrin e vet kushtetues.

Ky krahasim, megjithatė s’do tė thotė se ēėshtja e regjistrimit tė popullsisė sė Shqipėrisė me bazė etnike dhe fetare ėshtė njėlloj me kėtė ēėshtje tė Maqedonisė. Greqia nuk e bėn kėtė kėrkesė me tė njėjtėn publicitet, sepse s’do tė dėshirojė tė dalė si vend qė bllokon anėtarėsinė e Ballkanit nė BE (pėrkundrazi do tė dalė sikur e inkurajon, siē duket nga iniciativa greko-austriake).

Procesi i regjistrimit fetar dhe etnik nė Shqipėri, duhet tė bėhej nėse vendi ynė ka probleme etnike dhe fetare. Vendet qė dolėn nga ish Jugosllavia e bėnė kėtė regjistrim pėr shkak tė lėvizjeve tė popullsisė dhe nė kuadėr tė ndarjeve tė gjithēkaje tė pėrbashkėt. Shqipėria nuk ka probleme tė tilla, ajo nuk ėshtė e njohur pėr politika diskriminuese ndaj minoriteteve, nė asnjė moment tė historisė sė vet dhe as tė sė tashmes sė vet.

Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa dhe kėrkesa pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza fetare dhe etnike nuk vjen nga popullsia minoritare, por nga shoqata apo parti politike, si PBDNJ qė po e humbin mbėshtetjen popullore apo nuk kanė fare mbėshtetje. Atje ku ka minoritete tė forta, ku ka probleme etnike apo fetare, ka dhe kauza pėr zgjidhjen e tyre, edhe subjekte qė i ēojnė para ato kauza.

Maqedonia pėr shembull ka parti etnike sepse statusi kombėtar i shqiptarėve nuk ėshtė i pėlqyeshėm prej tyre, madje pėr pėrmirėsimin e tij ėshtė derdhur gjak, janė bėrė luftėra. Nuk ėshtė ky rasti i Shqipėrisė, ku e vetmja parti e madhe me bazė etnike, po rrudhet. Ekspertė tė pavarur grekė, qė nė 2001 e kanė konsideruar tė padobishme mbėshtetjen e PBDNJ prej Greqisė, ndėrsa kanė sugjeruar mbėshtetjen e politikanėve minoritarė nė parti tė mėdha.

Regjistrimi mbi bazė etnike dhe fetare pra nuk vjen si pasojė e problemeve tė brendshme, por mund tė bėhet burim problemesh nė tė ardhmen, tė cilėt po planifikohen qė sot. Sa pėr shembull, kur nė opinionin publik u bė e ditur njė shifėr tjetėr e komuniteteve fetare, e ndryshme nga ajo qė dimė, pati reagime tė forta tė Komunitetit mysliman i cili s’donte se mund tė kishin ndodhur ndryshime tė tilla.

Ja njė radhė problemesh. Brenda komuniteteve fetare mė sė pari. Prej krijimit artificial tė minoriteteve etnike apo zmadhimit tė tyre. Nė procesin e dhėnies masive tė shtetėsisė nė Greqi, ditėt e fundit ne mėsuam se janė regjistruar 160  mijė homogjenė, pra shqiptarė qė janė deklaruar si tė kombėsisė greke.

Qė tani ne duhet t’i llogarisim kėta individė si grekė etnikė: askush nuk mund tė kundėrshtojė vetėdeklarimin e tyre, pėr mė shumė tė mbėshtetur dhe nga dokumente tė njė vendi anėtar tė BE-sė. Konfirmimi zyrtar i njė shifre tė tipit qindra-mijėra pėr minoritetin grek, nuk do tė ishte thjesht fitore politike pėr Greqinė e vjetėr, por dhe premisė pėr njė proces qė duhet tė mbaronte me garantimin e helenizimit tė Shqipėrisė me paratė publike tė shqiptarėve, pra financimin e shkollave greke.

Nė tė gjithė nivelet pėr “minoritarėt”. Ndryshimi i identitetit pėr njė pjesė tė shqiptarėve nuk ėshtė njė ēudi, qė ka pėr protagonistė vetėm shqiptarėt. Edhe maqedonasit e kanė bėrė, duke u shpallur si bullgarė, para disa vitesh. Edhe rumunėt qė janė shpallur hungarezė, etj, etj. Mund tė kemi realitete tė ēuditshme: vllehė qė mund tė shpallen edhe rumunė, edhe grekė. Apo sllavishtfolės qė mund tė deklarohen bullgarė edhe maqedonas duke e shndėrruar Shqipėrinė nė njė terren pėrplasjeje tė shteteve fqinjė.
Premisė e gabuar juridike

Mbi tė gjitha, ky regjistrim ndėrtohet mbi njė premisė tė gabuar juridike. Ēdo me thėnė pėrkatėsi etnike dhe fetare? A ka njė pėrkufizim juridik tė kėtyre koncepteve? Jo, nė asnjė konventė, nė asnjė dokument ndėrkombėtar, nė asnjė ligj tė brendshėm. Atėherė ne duhet ta shpikim kėtė pėrkatėsi?

Si pėrcaktohet pėrkatėsia etnike dhe fetare e fėmijėve? Ky nuk ėshtė njė problem i vogėl ndėrsa grupmosha nga 0 nė 18 vjeē ėshtė deri nė 30% tė popullsisė. Kush do tė vendosė pėr fėmijėt? Po kush do tė vendosė pastaj pėr emigrantėt jo tė pranishėm kėtu? Edhe ata pėrfaqėsojnė njė fetė tjetėr prej 30% tė popullsisė, me njė pėrbėrėse tė vogėl fėmijėsh. Pra qė nė start procesi i regjistrimit ka hije pėr njė pjesė tė madhe tė popullsisė, ndoshta pėr gjysmėn e saj.

Regjistrimi mbi bazė fetare dhe etnike, duke u mbėshtetur te vetėdeklarimi, absolutizon si kriterin e vetėm dhe unik tė pėrcaktimit tė etnisė dhe fesė, momentin subjektiv-dėshirėn e individit. Vėrtet kushtetuta e lejon vetėdeklarimin nė nenin 20, por nė nenin 23, paragrafi 3, ndalohet detyrimi mbi individin qė tė bėjė publik besimin e tij fetar.

Pra ēfarė axheleje e shtyn shtetin shqiptar tė varfėr qė tė bėjė njė regjistrim qė shkon kundėr Kushtetutės sė vet apo prirjeve evropiane?

Ky regjistrim i kryer nga shteti, nė siglėn e tij, me paratė e tij praktikisht legalizon tė gjithė ambiciet apo aspiratat edhe mė tė paarsyeshme tė individėve shqiptarė, qė nė nevojė apo pėr arsye tė tjera e kanė ndėrruar identitetin e tyre. Ai e shndėrron kėtė vetėdeklarim nė njė moment me vlerė juridike, tė cilin nuk mund ta zhbėsh kollaj.

Ky regjistrim popullsie pra nuk ėshtė njė nevojė e brendshme, por e jashtme. E atyre shteteve qė janė xhelozė pėr avancimin e statusit tė kombit shqiptar, qė sot ka dy shtete. Dhe qė duan tė mbjellin nė tokėn tonė farėn e ndarjes, duke sponsorizuar minoritete tė rreme apo duke zmadhuar minoritetet ekzistuese. Duke goditur shtyllat ku qėndron mbijetesa e kėtij kombi.

Pavarėsisht se ky sponsorizim mund tė vijė nė formėn e ndonjė rekomandimi jo detyrues tė BE-sė, ai nuk duhet tė lejohet. Shqipėria sot nuk mund tė pranojė ēdo lloj presioni, aq mė tepėr tė qarqeve ekstremiste greke qė kanė njė histori tė pėrgjakshme spastrimi etnik dhe genocidi ndaj minoritetit shqiptar mysliman, hebre, dhe atij sllavomaqedonas. Spastrime pėr tė cilėt nuk ėshtė kėrkuar kurrė ndjesė.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=37539
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 23:14   7
Citim:
Berisha: Deklarimi i besimit dhe etnisė nuk do sjellė probleme

Kryeministri Sali Berisha komentoi dje nismėn e qeverisė pėr tė regjistruar qytetarėt duke i pyetur ata dhe pėr besimin fetar dhe pėr etninė.

Duke folur pėr besimin fetar, Berisha tha se deklarimi nuk pėrbėn asnjė problem. “Shqiptarėt edhe kur i kanė regjistruar tė tjerėt edhe kur nuk kanė pasur regjistrim janė njė komb unik , pėr tė cilin identiteti ėshtė mė i lashtė me sa duket se sa vetė fetė dhe besimet fetare. Besimet kanė qenė dhe janė hyjnore, frymėzuese dhe tė pazėvendėsueshme, por identiteti ka qenė i veēantė. Nė kėtė kontekst tė mendosh se deklarimi i besimit fetar pėrbėn njė element supozojmė pėrēarės fetar, kjo nuk qėndron. Nuk ka asnjė bazė reale, sepse kėtu nė Shqipėri si askund tjetėr njerėz me besime tė ndryshme fetare kanė jetuar nė harmoni nė tė gjitha kohėrat.

Tė krishterėt e kėtij vendi kanė qenė tė vetmit armėmbajtės tė krishterė nė tė gjithė perandorinė otomane dhe kjo pėr faktin e vetėm se nėse ndokush do tė tentonte t’i ēarmatoste, reagimi do tė ishte i pėrgjithshėm dhe mbarėpopullor pavarėsisht nga besimi, pėr tė mos hyrė pastaj nė rite tė tjera qė i kanė pėrshkuar Bajroni dhe Eduart Lear, ku tregohet sesi shqiptarėt, tė premten shkonin nė xhami dhe tė dielėn nė kishė. E bėnin pėr respekt tė njėri-tjetri apo tė ndonjė lloj besėtytnie, nuk e dimė, por e vėrteta ėshtė se ata mbi tė gjitha kanė identitetin e tyre kombėtar”.

Pėr sa i takon deklarimit tė pėrkatėsive etnike tha se edhe regjistrimi qė ėshtė bėrė nė kohėn e mbretit Zog, e pėrmbante kėtė pyetje. “Mbreti i parė i shqiptarėve nė kohėrat moderne Ahmet Zogu, nė regjistrimin e tij ka pranuar qė ēdo shtetas i kėtij vendi tė shprehė origjinėn e tij etnike. Mendoj se Zogu ka zbatuar standardet mė tė mira tė kohės.

Si komb ne mund tė kemi pasur njė mijė e njė mungesa, por pėr njė gjė nuk kemi vuajtur kurrė, ne nuk kemi vuajtur pėr identitet. Kjo ėshtė njė ēėshtje e historianėve, por fakti ėshtė fakt, qė ne nuk kemi pasur kurrė probleme tė llojit se kush jemi, nga vijmė, ku kemi qenė, ēfarė jemi, etj. Kėto nuk kanė ekzistuar dhe kjo na ka ndihmuar shumė, kjo na ka kompensuar atė mungesėn e 1001 mungesave qė fola pak mė parė. Kjo ka bėrė qė ne tė hyjmė nė kohėrat moderne pas pushtimeve ndonjėherė ndėr mė barbaret dhe mė tė egrat, herė tė tjera mė tė zgjatura dhe prapė tė zgjohemi kėshtu siē jemi sot shqiptarė. Ėshtė absolutisht pėr mua jashtė ēdo lloj koncepti sepse unė qytetar i kėtij vendi do tė lėndohem pėr arsye se njė qytetar tjetėr do tė deklarojė kombėsinė e tij greke, arumune, sllave apo sė cilės i pėrket.

Duhet qė shumica tė jetė shumė e vetėdijshme e dhe pėrmbajtur, flas kėtu pėr shumicėn e shoqėrisė, e cila duhet tė ketė vetėdije tė thellė dhe nuk duhet tė bėjė deklarata lėnduese pėr minoritetet dhe grupet etnike. Dikush mė thotė se do tė dalė nė Cerem apo Valbonė dikush me origjinė greke. Unė them se nuk mund tė dalė aty. Ligjvėnėsi pėrcakton rregullat se si do tė jetė deklarimi. Thirrja ime ėshtė se shumica e shoqėrisė, e cila ka njė nga visaret mė tė ēmuara tė shpirtit tė saj, tolerancėn, ta pėrdorė atė.”

http://www.gazetatema.net/index.php?...gory=2&id=7326
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2010, 00:32   8
Citim:
Tė dhėnat personale, Pollo: Ligji ėshtė kusht pėr integrimin nė BE

Tiranė, 28 janar NOA - Mbrojtja e tė dhėnave personale shumė shpejt do tė mbrohet me ligj, kusht ky i kėrkuar nga BE pėr integrimin e Shqipėrisė.

Ministri i Shtetit, Genc Pollo ka vlerėsuar ligjin nr. 9887, datė 10.03.2008 “Pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale” i cili shtjellon ndėr tė tjera mbrojtjen e privatėsisė sė personit.

Kėtu pėrfshihen tė dhėnat personale tė individit tė cilat kanė tė bėjnė me: ēdo tė dhėnė dhe informacion qė lidhet me personin, me jetėn e tij private, tė drejtat, pronėn, mjedisin qė lidhet me pronėn, banesėn dhe pjesėt e saj, veprimtarinė dhe interesat vetjake, ēėshtjet e brendshme familjare, tė dhėnat sensitive, origjinėn racore ose etnike, mendimet politike, anėtarėsimin nė sindikata, besimin fetar ose filozofik, dėnimin penal si dhe tė dhėna pėr shėndetin dhe jetėn seksuale, tiparet biologjike unike, tė drejtėn e votės, tė dhėna biometrike, karakteristikat gjenetike, etj.

Me miratimin e kėtij ligji dhe vendosjen e Autoritetit Mbikėqyrės pėr mbikėqyrjen dhe monitorimin e mbrojtjes sė tė dhėnave personale, Shqipėria rreshtohet nė krah tė shteteve tė zhvilluara tė Evropės, tė cilat pėrmbushin standardet e mbrojtjes sė tė dhėnave personale.

http://www.noa.al/index.php/sociale/...tegrimin-ne-be
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2010, 17:19   9
Citim:
Referendum pėr regjistrimin etno-fetar tė popullsisė nė Shqipėri
Valon Kurtishi

Nė debatet e fundit nė lidhje me ēėshtjen e regjistrimit tė popullsisė nė Shqipėri, njė numėr i madh i analistėve shqiptarė janė duke e theksuar gjithmonė e mė shumė rrezikun e madh qė i vjen vendit nga pėrfshirja e pyetėsorėve nė lidhje me pėrkatėsinė etnike dhe fetare tė popullsisė shqiptare.

Gazetarė, publicistė, historianė, ekspertė tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare apo tė demografisė, gjeografisė, ekonomisė e mendimtarė tė shumtė, e trajtojnė ēėshtjen nga aspekte tė ndryshme por tė gjithė bashkohen nė njė pikė tė vetme: Regjistrimi etnik dhe fetar ėshtė shumė i dėmshėm dhe gati katastrofal pėr interesat nacionale tė shtetit shqiptar nė kėtė fazė tė zhvillimit ekonomik dhe politik tė tij.

Kėtė e thonė shkaku i ekzistencės sė njė numri tė faktorėve e kushteve objektivė e subjektiv, tė brendshėm e tė jashtėm tė cilat e vėshtirėsojnė tepėr realizimin me sukses tė kėtij projekti shumė tė rėndėsishėm pėr ēdo shtet. Dhe jo vetėm.

Po tė analizohet mė thellė, plani bėhet plotėsisht i parealizueshėm nė kėtė fazė tranzicioni tė tejzgjatur politik qė ėshtė duke e kaluar Shqipėria nė kėto dy dekadat e fundit dhe akoma nuk ėshtė duke marrė fund. Pėr tė qenė mė tė saktė nė kėtė ēėshtje, kemi bėrė njė analizė shumė tė shkurtėr krahasuese mes dy fqinjėve nė Europėn Juglindore, Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė.

Kėtė e kemi bėrė pasi ky shtet, Republika e Greqisė ka kėrkuar me ngulm qė me vizitėn e parė nė Tiranė tė ish kryeministrit grek Konstantinos Micotakis nė vitin 1992, qė Shqipėria tė kryejė regjistrimin e popullsisė nė baza etnike dhe fetare. Kėrkesa pėr regjistrim etno-fetar tė popullsisė shqiptare ishte gjithashtu njė nga 6 pikat qė shovinisti Micotakis ia paraqiti zyrtarisht qeverisė shqiptare mė 14 korrik 1993.

Duke parė aktivitetin e mėvonshėm tė kėtij shteti, pra tė Republikės sė Greqisė nė territorin shqiptar, si dhe politikėn konstante tė saj ndaj Shqipėrisė, ne vijmė nė pėrfundim qė ajo qė synon tė arrijė Greqia me mbajtjen e kėtij regjistrimi ėshtė pikėrisht rritja artificiale dhe nė shifra tė pabesueshme e numrave tė popullsisė sė a.q “greke” nė Shqipėri.

Kėtė e vėrtetoi publikisht pėr tė satėn herė me radhė edhe ish ambasadori grek nė vendin tonė z Kokossis kur deklaroi pėr gazetėn Shqip se, “ortodoksėt nė Shqipėri janė mbi 25 %”. Kur mongoloidi grek thotė se ortodoksėt nė Shqipėri janė mbi 25 % e popullsisė me kėtė nuk e ka fare mendjen te feja ortodokse, por me fjalėn “25% ortodoksė”, do tė thotė qė nė Shqipėri ka “25 % grekė etnikė”. Kur grekėt pėrdorin fjalėn “fe” nė raport me shqiptarėt dhe Shqipėrinė mendojnė nė dhe e keqpėrdorin tmerrėsisht, nocionin komb.

Ne i kemi parė qartėsisht nė njė numėr tė madh tė rasteve mundėsitė e gjera greke pėr manipulim me pėrkatėsinė etnike dhe fetare tė popullsisė shqiptare si dhe metodat e pėrdorura pėr t’u arritur kjo duke pėrfshirė: pagesėn nga qarqe tė caktuara greke zyrtare e jozyrtare tė njė numri tė qytetarėve e madje edhe tė krahinave tė tėra etnike shqiptare pėr njė periudhė tė gjatė kohore vetėm e vetėm qė nė kėsi rastesh tė vetėdeklarojnė kombėsinė e tyre si greke; ekzistencėn nė teren pėr mėse 20 vitesh tė njė organizate politike greke qė e quan veten “kisha ortodokse e Shqipėrisė”, e cila ka bėrė njė punė tė “mrekullueshme” sipas grekėve nė ndryshimin e emrave, mbiemrave dhe pėrkatėsisė etnike tė njė numri tė madh tė shqiptarėve brenda territorit tė shtetit shqiptar si dhe shumė veprime tjera tė njėpasnjėshme qė nuk lėnė vend pėr tė dyshuar nė intencėn e vėrtetė greke pas kėrkesės pėr regjistrim etnik dhe fetar nė Shqipėri.

Nga ana tjetėr duhet patur parasysh mundėsia pėr stimuj tė shumtė financiarė qė do tu ofrohen komisionerėve qė do ta realizojnė regjistrimin nė teren si dhe presionet qė mund ti bėhen qeverisė shqiptare dhe Komisionit REPOBA pas kulisave nga Republika e Greqisė. Rivalitet fetare qė do tė krijohen brenda vetė shqiptarėve tė nxitura nga financues e mentorė tė huaj tė tyre si dhe nga grupe e organizata fundamentaliste, e shtojnė akoma mė shumė rrezikun nga nj regjistrim i kėtillė i popullsisė.

Ekzistojnė edhe njė mori e problemeve tjera tė natyrave sociale, gjeografike etj, si p.sh prezenca emigrantėve nė 12 muajt e fundit nė vend apo jashtė, qė e ngatėrrojnė akoma mė shumė dhe e bėjnė gati tė pamundur realizimin me sukses tė regjistrimit tė popullsisė shqiptare nė nivelin nė tė cilin gjendet sot administrata publike shqiptare.

Greqia nga ana e saj nuk e realizon njė regjistrim tė tillė dhe bile as nuk pranon ekzistencėn e pakicave kombėtare nė territorin e saj. Me kėtė me automatizėm, ajo nuk ka tė drejtė morale dhe nė kėtė fazė tė zhvillimit tė sė drejtės ndėrkombėtare as tė drejtė ligjore, qė ta detyrojė Republikėn e Shqipėrisė tė bėjė njė regjistrim tė tillė tė popullsisė.

Nėqoftėse Greqia do tė ishte njė vend i zhvilluar europian me njė politikė demokratike e liberale si tė Suedisė p.sh, kjo do tė ishte njė avantazh i madh pėr Shqipėrinė. Por Greqia gjithė kėtė fuqi ekonomike dhe politike nė dispozicion tė saj e shfrytėzon pėr qėllime krejtėsisht jodemokratike, shoviniste, mesjetare, asimiluese, grabitqare.

Objektivi konstant, i pandryshuar, i vazhdueshėm, shumė publik i gjithė qeverive greke ka qenė dhe ėshtė siē e thamė edhe mė lartė, rritja artificiale e numrit tė grekėve nė Shqipėri. Dhe Greqia duke qenė nė ēdo aspekt shumė mė e fuqishme se Shqipėria ka investuar njė kohė tė gjatė pėr tė arritur kėtu ku jemi sot.

Pėr tė arritur nė njė gjendje objektive dhe realitet faktik kur ne me plot tė drejtė kemi frikė nga njė regjistrim etnik dhe fetar nė vendin tonė. Kur e themi kėtė bazohemi nė dallimet e mėdha qė ekzistojnė mes vendeve tona nė gjithė atė qė e quajmė “nivel tė pėrgjithshėm tė zhvillimit socio-ekonomik tė njė vendi”.

Njė vėshtrim i shkurtė i disa pak tė dhėnave statistikore e tregon dallimin e tmershėm nė tė gjitha resurset ekzistuese mes Shqipėrisė sonė tė dobėt, demokratike e paqėdashėse dhe Greqisė sė fuqishme, arrogante e shoviniste.

Diferenca nė tradita shtetėrore, imazh, kapacitete territoriale-njerėzore, prezencė ndėrkombėtare Greqia ėshtė shtet i pavarur qė mė 1830 kur duke pasuar kryengritjen e suksesshme tė shqiptarėve tė pavetėdijshėm nga ana kombėtare qė atėherė jetonin nė numra tė konsiderueshėm nė Greqi, fuqitė e mėdha europiane tė kohės njohėn pavarėsinė me njė princ gjerman, Oton e Bavarisė nė krye. Pra tradita shtetėrore ėshtė qartėsisht nė anėn e Greqisė duke pasur parasysh se Shqipėria jonė pavarėsohet nominalisht nė vitet 1912/13 kurse realisht nė vitet 20 tė shekullit tė XX.

Greqia e ka imazhin e konsoliduar nė Europė rrėnjėt e tė cilit datojnė nė periudhėn e romantizmit helenofil tė shekullit XIX, kur figura tė mėdha tė kulturės europiane si Bajroni apo Hygoja ishin gati madje tė luftonin me armė nė dorė pėr njė shtet tė pavarur grek.

Ky vend ėshtė anėtar i NATO qė nga viti i largėt 1952, si dhe anėtar i BE qė nga viti 1981.

Shikuar nė aspekt tė potencialeve tokėsore, Greqia ka njė sipėrfaqe prej 131,990 km2, pra rreth 4 herė mė e madhe se Shqipėria me 28.748 km2 dhe rreth 11 milionė banorė (mė saktė 11,306,183). Dallimi nė banorė dhe nė territor pra ėshtė i konsiderueshėm.


Diferenca e jashtėzakonshme nė forca ushtarake

Forcat ushtarake greke kanė njė personal prej 177.600 vetėve (vendi i 26 nė botė), me njė buxhet qė pėrbėn reth 4.3% tė buxhetit tė shtetit ose nė shifra reale reth 8.62 miliardė euro (pėr vitin 2008). Kjo e bėn Greqinė njėrin ndėr vendet mė tė militarizuara nė botė.

Kėto shifra greke janė tė pakrahasueshme me numrat e ushtrisė shqiptare personeli i sė cilės bashkė me administratėn civile nuk i kalon tė 13.000 vetėt, kurse buxheti i saj nuk ėshtė mė shumė se rreth 180 milionė euro ose 2.1% e buxhetit tė vendit. Pėrkthyer nė rangim kjo ėshtė pozita e 110 nė botė krahasuar me vendin e 26 ku gjendet Greqia.

Sa i takon posedimit tė teknikės ushtarake as qė bėhet fjalė pėr tė bėrė ndonjė krahasim mes dy vendeve sepse ēdo tentativė e tillė ėshtė thjesht komike duke u bazuar nė diferencat tmerrėsisht tė mėdha e tė pamatshme mes dy ushtrive.


Dallimi ekstrem nė buxhet

Buxheti shqiptar pėr vitin 2008 ishte afėrsisht 3.458 miliardė dollarė amerikanė pėrkundrejt shifrės fantastike prej 126.5 miliardė dollarėsh tė buxhetit grek. Buxheti shqiptar pėr vitin 2010 do tė jetė 4.47 miliardė dollarė ose 3 miliardė euro qė megjithė njė rritje tė konsiderueshme pėrsėri ėshtė pakrahasimisht shumė larg atij grek.


Dallimi nė “Human Development Index”

Njė tregues shumė i besueshėm dhe real qė e ilustron mė sė miri diferencėn e madhe mes Greqisė shoviniste dhe Shqipėrisė sonė demokratike ėshtė i quajturi “Human Development Index”, apo Indeksi i zhvillimit human (njerėzor).

Kjo ėshtė njė listė e 180 shteteve qė e pėrpilon OKB, dhe e cila ka tė bėjė me “matjen krahasuese tė jetėgjatėsisė, analfabetizmit, arsimimit, dhe standardit jetėsor” nė kėto shtete. Nė listė vendet klasifikohen nė bazė tė performancave tė sakta nė tre grupe edhe atė: vende tė zhvilluara, nė zhvillim e sipėr dhe tė pazhvilluara. Shqipėria sipas kėtyre matjeve i takon grupit tė vendeve nė zhvillim tė cilat kanė nivel tė lartė tė indeksit dhe ndodhet nė vendin e 70 afėrsisht nė pozita tė barabarta me Rusinė dhe IRJM.

Greqia nga ana tjetėr bėn pjesė nė grupin e vendeve me HDI shumė tė lartė apo vende tė zhvilluara dhe ndodhet nė vendin e 25. Kjo do tė thotė qė standardi jetėsor nė Greqi ėshtė shumė herė (50) mė i lartė se nė Shqipėri.


Dallimi nė asistencė ndėrkombėtare

Nga ana tjetėr Greqia ka pėrfituar edhe nga njė program i gjerė dhe shumė bujar ndihmash ekonomike nga Bashkimi Europian. Sipas informacioneve publike tė BE, “Greqia ka qenė njė pėrfitues madhor i mjeteve tė buxhetit europian”. Shuma e ndihmės sė BE pėr Greqinė ka arritur nė shifrat fantastike tė rreth 3.8% tė GDP sė pėrgjithshme greke.

Nė periudhėn 1994-1999 ky vend mori 20 miliardė dollarė ndihma nga BE. Nė periudhėn vijuese 2000-2006 Greqia ka pėrfituar njė shumė tė pabesueshme prej 24 miliardė dollarėsh nga tė ashtuquajturat fonde strukturore. Shuma e njėjtė i ėshtė caktuar kėtij vendi edhe pėr periudhėn 2007-2013.

Nga ana tjetėr, Shqipėria ka pėrfituar nė periudhėn 1991-2000 njė ndihmė financiare e cila arin nė 631.5 milionė euro dhe pritet tė pėrfitojė nė gjithė periudhėn 2007-2012 edhe rreth 497 milionė euro tė tjera. Pra ndihmės prej rreth 1.5 miliardė eurosh qė Shqipėria ka pėrfituar dhe pritet tė pėrfitojė nė vitet 1991-2012, i qėndron pėrballė shifra astronomike greke prej 68 miliardė dollarėve, pėrveē ndihmave tjera jashtė kėsaj shume alokuar pėr investime publike apo shumat e mėdha akorduar qeverisė greke pėr organizimin e lojėrave olimpike.


Ndihma financiare e BE pėr Shqipėrinė nė vitet 2007-2012, zgjidhjet e mundshme

Duke parė kėto diferenca tė pabesueshme nė kapacite njerėzore, territoriale, ekonomike, financiare, politike, ushtarake, peshėn strategjike dhe ndikimet gjeopolitike, dallimet e qarta nė objektivat strategjikė, ato shqiptare duke qenė fqinjėsia e mirė, solidariteti, paqja, respektimi i diversiteteve kulturore, kurse ato greke agresioni, kėrcėnimi, shantazhi, asimilimi i dhunshėm i minoriteteve etj, si dhe duke qenė gjithė bashkė dėshmitarė tė politikės minuese dhe varrmihėse tė Republikės sė Greqisė ndaj Republikės sė Shqipėrisė, qė ka njė kontinuitet tė dėshmuar historik sė paku nga viti 1821 e deri sot mė 26 janar 2010, gjithė qytetarėt shqiptarė e sidomos grupet e organizuara shoqėrore apo shoqėria civile shqiptare duhet tė iniciojnė para organeve kompetente referendum popullor apo plebishit pėr ēėshtjen e regjistrimit etnik dhe fetar tė popullsisė shqiptare.

Njė mundėsi e tretė e fundit ėshtė bojkoti gjithėpopullor i kėtij lloj regjistrimi.

Referendumi si njė formė e demokracisė sė drejtpėrdrejtė ėshtė mėnyra mė demokratike e shprehjes sė vullnetit kolektiv apo vendimmarrjes popullore dhe si i tillė ai nuk mund tė mohohet e as tė ndalohet nga askush, nė asnjėfarė rrethane dhe me asnjė lloj arsyetimi. Referendumi ėshtė njė votim i drejtpėrdrejtė nė tė cilin gjithė elektorati, pra gjithė qytetarėt me tė drejtė vote duhet tė miratojnė apo hedhin poshtė njė propozim tė caktuar.

Ai mund tė jetė i obligueshėm ose fakultativ-kėshillues kurse pėr nga efekti apo pasoja juridike mund tė jetė i detyrueshėm dhe jo i detyrueshėm.

Referendumin mund ta iniciojė Kuvendi apo edhe qytetarėt me anė tė iniciativės sė lirė tė tyre. Kuptohet se njė pėrqindje e caktuar me ligj e pjesėmarrjes popullore ėshtė e domosdoshme (i a.q kuorum) nė mėnyrė qė referendumi tė jetė valid.

Plebishiti nga ana tjetėr ėshtė i ngjashėm me referendumin por ka njė kuptim mė politik nė lidhje me sovranitetin territorial apo pėrkatėsitė administrative tė territoreve tė caktuara.

Plebishiti ėshtė pėrdorur nė mėnyrė selektive nga Fuqitė fituese tė luftės sė parė botėrore pėr tė shkatėrruar Perandorinė Austro-hungareze nė bazė tė sė drejtės sė popujve pėr vetėvendosje deri nė shkėputje dhe bashkim me njė shtet tjetėr, por plebishiti nuk ėshtė aplikuar nė rastin e shqiptarėve tė ish Jugosllavisė apo Greqisė (Kosova, Ēamėria) mė 1918/19.

Njė formė e tretė reagimi e qytetarisė shqiptare ndaj regjistrimit etno-fetar nėse ai bėhet i detyrueshėm, ėshtė bojkoti total i gjithė popullit ndaj Komisionit REPOBA dhe injorimi total i regjistruesve tė tyre nė teren.

Qytetarėt shqiptarė kanė tė drejtė qė thjesht mos u hapin dyert e shtėpive tė tyre kėtyre manipulatorėve tė paguar nga dhjetėra qarqe terroriste pėr tė ndryshuar pėrkatėsinė etnike tė shqiptarėve. Nėse Greqia, Rusia, Serbia, e kanė fuqinė qė tė detyrojnė qeverinė shqiptare ta bėjė kėtė regjistrim, askush nuk mund ti detyrojė qytetarėt shqiptarė qė tė regjistrohen nga Komisioni. Populli ta marrė fatin e tij nė duart e veta dhe ta bojkotojė me vendosmėri kėtė regjistrim.

Ky ėshtė shpėtimi i vetėm i mundshėm pėr popullin shqiptar nė kėto momente tė rėnda kur ai rrezikohet seriozisht nga mundėsia reale e njė shkatėrrimi total si komb dhe shpėrbėrjeje pėrfundimtare si shtet i pavarur, sovran dhe unitar.

Nėse qeveria shqiptare ndodhet nėn presionin e fuqishėm shovinist bizantin grek, ajo duhet ti bėjė transparente kėto shantazhe dhe kėrcėnime nė mėnyrė qė gjithė shqiptarėt tė qėndrojnė fuqishėm prapa saj nė kėtė ēėshtje konkrete.

Nė kėtė rast, Qeveria shqiptare, Kuvendi i kombit shqiptar, presidenti i Republikės, opozita socialiste dhe kryeministri vetė duhet tė jenė nė krye tė detyrės duke mobilizuar opinionin publik dhe qytetarėt nė mbrojtje tė asaj qė e kanė detyrim kushtetues, moral dhe historik: pavarėsisė politike, sovranitetit kombėtar, integritetit territorial dhe rregullimit kushtetues tė vendit tonė. Atdheu nė rrezik. Kombi ka nevojė pėr gjithė shqiptarėt kudo janė.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=21902
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.2.2010, 10:25   10
Citim:
Pollo: Rregjistrimi vetėm pėr shqiptarėt qė banojnė nė Shqipėri

Shqiptaret qe punojne dhe jetojne jashtė Shqiperise nuk jane pjese e regjistrimit te popullsise. Ministri i shtetit Genc Pollo, i cili beri te njohur nismen e qeverise per rregjistrimin e popullisiseė sipas perkatesise fetare dhe etnike tha ne emisionin “Studio e hapur” ne Alsat se ky projekt eshte per 3.2 milione shqiptare ne Shqiperi.

“Ashtu sic mbeten 700 mijė shqiptarė, dhe vetėm njė pjesė e vogėl prej tyre vjen pėr tė votuar kur zgjidhet kuvendi, po ashtu ata 700 mijė nė masėn 99% apo 99.5% gjithashtu do mbeten nė Greqi dhe nuk do ēajnė kokėn tė vijnė vetėm pėr t’i thėnė anketuesit tė INSTAT qė ‘jam edhe unė’. Ēfarė ka gabim nėse Repoba niset pėr tė rregjistruar 3.2 milionė shqiptarė qė janė banorė nė Shqipėri dhe jo 200 mijė shqiptarė qė janė nė Nju Jork dhe nė pjesėn tjetėr tė Shteteve tė Bashkuara? Repoba rregjistron ēdo shqiptar qė nė momentin qė bėhet rregjistrimi ndodhet fizikisht nė Shqipėri” tha Pollo.

Sipas Zotit Pollo ata qe kundershtojne perfshirjen e deklarimit tė perkatesise fetare dhe etnike ne formularin e regjistrimit kane komplekse inferioriteti.

”Ėshtė njė frikė e pasupozuar dhe e bazuar tek paragjykimet, tek supozimet dhe tek komplekset dhe mė vjen keq ta them, por dhe tek komplekset e inferioritetit” tha Pollo.

Persa i perket situates politike ne vend ministri i shtetit Genc Pollo thote se kutite nuk do te hapen. Madje sipas tij nderhyrja e keshillit te europes me nje rezolute ishte e panevojshme pasi klasa politike duhet te zgjidh vete situaten.

“Pėr mua nuk ėshtė fort e pėlqyeshme qė institucione tė huaja. Sado tė respektuara, tė merren me zgjidhjen e njė problemi tė brendshėm shqiptar. Ėshtė njė stad qė nga ’96 nė 2005 duhet ta kishim kapėrcyėr” tha Pollo.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...-shqiperi.html

Citim:
Regjistrimi dhe dhjetė legjenda urbane
Genc Pollo

Dy javėt e fundit kanė qenė, ndėr tė tjera, njė kohė e njė debati intensiv mbi regjistrimin e popullsisė dhe banesave (REPOBA) qė Qeveria planifikon tė bėjė vitin e ardhshėm. Pėr fat tė mire, tė gjithė debatuesit pranojnė qė ky regjistrim (census quhej ne Romėn antike dhe asokohe kufizohej vetėm nė listėn e meshkujve te rritur e tė aftė pėr luftė) ėshtė diēka e dobishme, e mirė dhe e domosdoshme.

Tė gjithė debatuesit pranojnė se tė ardhurat e vjelura nga ky proces do tė na japin njė panoramė tė plotė tė realitetit social dhe ekonomik shqiptar, do tė na bėjnė mė tė ndėrgjegjshėm pėr atė qė jemi, pra edhe pėr rrugėn deri kėtu, por sidomos pėr rrugėn drejt sė ardhmes si dhe do tė na japin instrumentat pėr strategji tė mirėmenduara dhe para publike tė mirėshpenzuara.

Jo tė gjithė debatuesit e kanė tė qartė qė 2011-a ėshtė i veēantė pėr nga kompleksiteti i procesit, pėr nga sasia e informacionit qė synohet tė vilet, sasi e pakrahasueshme me tė shkuarėn, si dhe pėr nga pėrdorimi masiv i teknologjisė dixhitale, qė zė afro 1/3 e buxhetit. Por njė pjesė e mirė e debatuesve publikė kanė qenė kritikė me kėtė nismė, qė nga mbledhja e datės 14 janar e Komisionit Qendror tė Regjistrimit, tė cilin kam nderin ta kryesoj, prej nga u bė e ditur se pyetėsori i kėtij regjistrimi do tė pėrmbajė tė dhėna pėr pėrkatėsinė etnike e fetare tė tė anketuarėve.

Pėr fat tė keq vėrej se shumė nga kritikat e shprehura burojnė nga mosinformimi, nga paqartėsia e nga konfuzioni i gjėrave dhe nė njė masė tė caktuar nga prirja pavlloviane e disa anėtarėve tė opozitės pėr tė kundėrshtuar ēdo gjė qė thotė Qeveria, pavarėsisht nėse “fluturon apo nuk fluturon gomari”.

Mė poshtė do tė rendis dhjetė legjenda urbane tė cilat janė nė fakt premisa tė pavėrteta, mbi tė cilat kritikėt e REPOBA-s 2001 ndėrtojnė kundėrshtitė e tyre dhe po tentoj tė jap njė sqarim pėr secilėn. Shpresoj tė tėrė do tė biem dakord qė pėrballja me faktet dhe deridiku me opinionet e bazuara mbi faktet ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’iu afruar sė Vėrtetės, sesa pėrballja me supozimet dhe opinionet e bazuara nė supozime, nė fobi e nė komplekse tė ndryshme.

Legjenda urbane Nr. 1: Informacioni pėr pėrkatėsinė etnike nuk na nevojitet.

Pa dyshim qė na duhet ta kemi pasi ėshtė thelbėsor qė tė njohim vetveten. Pėrbėrja etnike e njė populli nuk ėshtė thjesht ēėshtje e njohurive akademike; ky informacion ėshtė i dobishėm dhe i rėndėsishėm pėr shoqėrinė dhe shtetin edhe nė rastin e njė popullsie pėrgjithėsisht etnikisht homogjene. Kėto tė dhėna (etninė dhe fenė) Shteti shqiptar i ka mbledhur fillimisht nė vitin 1923 dhe nė mėnyrė mė tė plotė mė 1930. Vendet e BE, SHBA e mė gjerė e pėrfshijnė rregullisht kėtė pyetje. Njė informacion objektiv dhe realist mbi numrat e pakicave ėshtė, ndėr tė tjera, edhe njė kontribut pėr marrėdhėniet miqėsore dhe korrekte midis grupit etnik kryesor dhe ēdo grupi tjetėr.

Legjenda urbane Nr. 2: Informacioni mbi pėrkatėsinė fetare nuk na nevojitet.

Mendoj qė edhe ne, ashtu si dhe gjithė vendet e tjera, na duhet tė dimė se ēfarė vėrtet besojnė shqiptarėt. Feja ėshtė njė element themelor i individit dhe shoqėrisė dhe tė mos informohesh pėr tė do tė thotė ta injorosh atė, ēka ėshtė e papranueshme sot. Argumenti se kemi njė numėr tė madh ateistėsh apo agnostėsh si pasojė e Ndalimit Komunist tė Fesė qė nisi nė vitin 1967 dhe prandaj nuk ėshtė normale qė tė pyesim sot , duhet tė kthehet nė tė kundėrtėn e tij. Nė fund tė fundit, feja ėshtė njė ēėshtje private pėr individin por edhe ēėshtje e rėndėsishme pėr komunitetin dhe prandaj Shteti ynė duke mbetur laik nuk mund te jetė i ēinteresuar.

Legjenda urbane Nr. 3: Mbledhja e informacionit pėr fenė dhe etninė ėshtė njė dhunim i tė drejtės kushtetuese.

Nuk ėshtė i tillė, pėrkundrazi, ėshtė plotėsisht ligjor. Por nė respekt tė sė drejtės kushtetuese tė qytetarit, ēdo i anketuar, nėse dėshiron, mund tė refuzojė tė pėrgjigjet pėr kėto pyetje. Anketuesi ia bėn paraprakisht tė qartė kėtė ēdo personi tė pyetur dhe pyetėsori pėrmban njė kutizė tė posaēme pėr kėtė rast, nė rubrikat etni dhe fe.

Legjenda urbane Nr. 4: Pse na duhet ky regjistrim, kur kemi Regjistrin Kombėtar Civil, nė bazė tė tė cilit shteti lėshon letėrnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike.

Janė dy gjėra tė ndryshme. Nė Regjistrin Kombėtar Civil figurojnė, nė ēastin qė po shkruaj kėto radhė, saktė 4. 247.426 shqiptarė. Prej tė cilėve, nė mėnyrė empirike, ne konsiderojmė se vetėm 3.3 milionė janė banorė rezidentė nė Republikė. Kaq dimė nė kushtet e emigracionit, shpesh tė parregullt sidomos nė vitet ’90. Por ėshtė tjetėr gjė tė dish numrin e shtetasve dhe gjeneralitetet e tyre, ėshtė krejt njė tjetėr gjė, dhe kėtė tė fundit synon REPOBA, tė dish fillimisht pėr secilin e pastaj pėrmes shifrave tė pėrmbledhura statistikore pėr tė gjithė, ku dhe me ē’cilėsi jeton, ēfarė tė ardhurash ka, arsimimin dhe gjendjen shėndetėsore e tė tjera si kėto. E theksoj pėrmes shifrave tė pėrmbledhura statistikore pasi tė dhėnat individuale nuk kanė vlerė juridike, mbulohen nga sekreti shtetėror dhe mbrojtja e tė dhėnave personale.

Legjenda urbane Nr. 5: A ėshtė i rrezikshėm deklarimi i rremė i pėrkatėsisė etnike?

Mendoj se jo. Pasi ne nuk jemi as nė shkurt tė ’91, kur shqiptarėt ngjisheshin kapicė, nga kuverta nė direk, nė anijet e kapura nė portin e Durrėsit, dhe as nė ’97-ėn, ku synonin tė iknin nga vendi i tyre thjesht edhe pėr arsye sigurie. Nė kushte tė njė shoqėrie tė demoralizuar ēdo manipulim i njerėzve bėhet i lehtė. Por sot jemi nė njė periudhė ngjitjeje dhe pėrmbushjeje. Edhe si zhvillim ekonomik kemi avancuar shumė, jemi duke u pasuruar si shoqėri, aq sa edhe Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar nuk na quajnė mė ndėr vendet me tė ardhura tė ulta, por prej njė viti na kualifikojnė si vend me tė ardhura tė mesme. Do tė shtoja anėtarėsimin nė NATO, avancimin e shpejtė drejt BE-sė dhe situatėn e re nė rajon, pėrfshi edhe pavarėsinė e Kosovės. Tė gjitha kėto dhe tė tjera, bėjnė qė ēdo shqiptar tė ndihet mė i qetė, mė me vetėbesim dhe mė sovran. Prandaj, unė do tė thosha, qė asnjė prej tyre nuk ka pse tė motivohet pėr tė deklaruar diēka tė ndryshme nga ajo qė ėshtė. Dhe njė detaj tjetėr: ka ndodhur qė shqiptarėt e emigruar nė vitet ’90 nė Greqi, e kanė ndėrruar emrin nga Kasėm nė Kosta, pėr tė siguruar njė leje qėndrimi, apo pėr njė mundėsi mė shumė punėsimi. Por asnjė banor i kėtij vendi, i pyetur nga REPOBA pėr pėrkatėsinė e tij etnike, nuk ka asnjė lloj motivi apo incentivi qė tė deklarojė diēka tjetėr, sepse kėto tė dhėna mund tė jenė personale nė momentin qė deklarohen, por mė tej, bashkė me shumė tė dhėna tė tjera, hidhen nė kompjuter si pika e ujit nė det, anonimizohen, shndėrrohen nė shifra tė agreguara dhe rezultate statistikore, tė cilat, siē thashė me lart, mbulohen nga sekreti shtetėror dhe asnjė deklarim nuk mund tė pėrdoret pėr diēka qė lidhet me deklaruesin. Pra nuk mund tė ketė asnjė lloj pasoje, tė mirė apo tė keqe, pėr tė anketuarin.

Legjenda urbane Nr. 6: Nuk mund tė pyeten fėmijėt e mitur pėr etni dhe fe pėr mė tepėr kur njė pjesė e tyre kanė lindur nga martesa tė pėrziera

Asnjė anketues nuk do tė pyesė tė miturit pėr fe, etni e gjėra tė tilla. Kėtė pėrcaktim do ta japin prindėrit (ose sipas rastit kujdestarėt ligjorė) Kėshtu ka qenė gjithmonė praktika e regjistrimit; kėshtu shprehet legjislacioni ynė i ri e i hershėm, i cili kėtė normė e ka huazuar, si dhe shumė vende tė tjera, nga Kodi i Napoleonit i dy shekujve mė parė.

Legjenda urbane Nr. 7: REPOBA do tė deformohet nga pėrfshirja e emigrantėve nė vende si Greqia, pasi ata kanė ndėrruar emrin, fenė dhe gjeneralitetet vetjake.

Nuk mundet, edhe sikur tė duam, qė REPOBA tė regjistrojė shqiptarėt qė banojnė nė Greqi, Itali apo SHBA, pėr tė njėjtėn arsye qė njė polic shqiptar nuk mund tė arrestojė njė vjedhės makinash nė Selanik, Milano, apo Bronks, New Jork: sepse ėshtė territor nėn njė tjetėr juridiksion. Nga ana tjetėr, ēdo diplomat, biznesmen e nė pėrgjithėsi shtetas i huaj, i cili prej 12 muajsh banon kėtu nė Tiranė apo gjetkė, do t’i nėnshtrohet REPOBA-s ( dhe nuk do tė pėrfshihet ne censusin e vendit tė tij). Pra ėshtė pa bazė frika nga regjistrimi i “pseudohomogjenėve” dhe nga ndryshimi artificial i strukturės etnike.

Legjenda urbane Nr. 8: Nuk mund tė ketė kuptim REPOBA pa emigrantėt, kėtė pjesė e rėndėsishme tonėn.

Ashtu siē bėjmė zgjedhje parlamentare njė herė nė 4 vjet, pa pritur qė tė kthehen nė vendlindje tė gjithė nga gati 1 milion shqiptarė tė emigruar do tė bėjmė edhe REPOBA-n. Ideja e kthimit tė tė gjithė emigrantėve ėshtė jo realiste dhe po t’i qėndrojmė fort logjikės sė kėsaj legjende urbane i binte qė tė mos bėnim fare as zgjedhje dhe as census.

Legjenda urbane Nr. 8: Pyetjet sensitive janė imponuar nga BE-ja

BE nuk e imponon kėtė gjė. Por BE (ashtu si edhe nė shumė fusha tė tjera) nė fushėn e census-it vendos standarde, tė cilat zbatohen nė tė gjitha vendet anėtare, kandidate dhe aspirante. Kėto standarde parashikojnė mbledhjen e informacionit mbi etnitė dhe fenė. Dhe kėtė qėndrim e bėri tė qartė edhe REPOBA e para 10 viteve, por qeveria e asaj kohe, nuk e mori parasysh. Sot njė dekadė mė vonė besojmė qė mund dhe duhen plotėsuar.

Legjenda urbane Nr. 9: Ne bėjmė regjistrimin me kėto pyetje, kur asnjė vend i BE-sė nuk e bėn.

Ēdo vend i BE-sė njė herė nė dhjetė vjet bėn regjistrimin e popullsisė dhe i ka tė pėrfshira kėto pyetje nė pyetėsorin e vet. E kam mbi tavolinė pyetėsorin e Irlandės (census 2007, pyetjet 14, 15, 16, 17) Rumanisė (census 2002, pyetjet 15, 17), Hungarisė (census 2001, pyetjet 23.1, 23.2, 24), Lituanisė (census 2001, pyetjet 32, 33), Kroacisė (census 2001, pyetja 23), Sllovenisė (census 2002, pyetja 29, 30), Britanisė sė Madhe (census 2007, pyetja 12, 13, 14) Bullgarisė (census 2001, pyetja 14, 16) e kėshtu me radhė. Tė tėra vendet, edhe ato me pakica etnike, shumė mė tė mėdha se ato tė Shqipėrisė, pa asnjė dyshim, mbledhin tė dhėna pėr fenė dhe etninė. Madje ndonjė vend si Britania e Madhe, pėrveē kėtyre ēėshtjeve pyet edhe pėr racėn. Por kuptohet qė janė pyetje opsionale, ose ndryshe e thėnė, i anketuari, ka tė drejtė tė mos pėrgjigjet.

Legjenda urbane Nr. 10: Kjo iniciativė u shpall nė janar gjatė pėrmbytjes nė Nėnshkodėr dhe para miratimit tė rezolutės sė KiE-s pėr situatėn politike nė vend.

Njė nga betejat mė tė vėshtira tė homo sapiens-it ndodh kur teorive tė konspiracionit u kundėrvihesh me argumente logjikė. Megjithatė unė do tė pėrpiqem. Deri nė javėn e parė tė janarit, kemi punuar me INSTAT-in, pėr t’i dhėnė dorėn e fundit pyetėsorit. Dhe me ta pasur atė gati, ia dėrguam Komisionit Qendror tė Regjistrimit, nė mėnyrė qė anėtarėt tė kishin mundėsi ta shqyrtonin. Data 14 janar paradite, ishte thjesht e pėrcaktuar kohė mė parė nė axhendėn time. Asgjė mė shumė se kaq.


Ministėr Shteti dhe kryetar i Komisionit Qendror tė Regjistrimit tė Popullsisė dhe Banesave.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=37824
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2010, 04:53   11
Citim:
Regjistrimi i fundit zyrtar nė Shqipėri ėshtė bėrė nė vitin 1979. Tė dhėnat pėr kėtė regjistrim mund tė gjenden nė botimet enciklopedike tė vitit 1985.

Sipas kėtij regjistrimi tė 79-ės, nė Shqipėri kishte 54.687 vetė me kombėsi joshqiptare (qė hyjnė tek pakicat kombėtare). Kjo shifėr pėrbėnte 2.1 pėr qind tė popullsisė sė pėrgjithshme tė asaj kohe.

Ndėr ta, 49.037 vetė ishin grekė qė banonin kryesisht nė krahinat kufitare jugore nė Gjirokastėr dhe Sarandė; 4.163 ishin sllavė (pjesa kryesore e tyre, ishin maqedonas qė nė kohėn e regjistrimit tė 79-ės banonin nė zonėn e Prespės).


Ish-Kushtetuta e Shqipėrisė (ajo qė njihet si Kushtetuta e Republikės Popullore Socialiste) nė nenin 10 tė saj thoshte:

"Pakicave kombėtare nė Shqipėri u sigurohet mbrojtja dhe zhvillimi i kulturės dhe traditave popullore, pėrdorimi i gjuhės amtare dhe mėsimi i saj nė shkollė, zhvillimi i barabartė nė tė gjitha fushat e jetės shoqėrore. Ēdo privilegj e pabarazi kombėtare dhe ēdo veprim qė shkel tė drejtat e pakicave kombėtare ėshtė antikushtetues dhe dėnohet sipas ligjit".

http://www.shekulli.com.al/2010/02/1...kombetare.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2010, 20:12   12
Citim:
OJF kundėr regjistrimit tė popullsisė: Feja e kombėsia, tė kundraligjshme

Pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile janė kundėr pėrfshirjes sė pyetjes mbi kombėsinė dhe fenė nė pyetėsorin e regjistrimit tė popullsisė, qė do tė bėhet nga INSTAT.

Duke i konsideruar delikate politikisht ata shprehen se nuk i pėrket INSTAT, tė merret me kėtė ēėshtje, pasi duhen instrumente tė tjerė ligjorė ta zgjidhin atė. Drejtues tė INSTAT shprehen se nė pyetėsorin me 69 pyetje, qė do tė bėhen pėr regjistrimin e popullsisė kėto dy pyetje listohen nė ato jo tė detyrueshme pėr t’u pėrgjigjur.

Nė tryezėn e rrumbullakėt, me organizatat jo-fitim prurėse mbi “Regjistrimin e Popullsisė dhe Banesave 2011”, nė fjalėn e tij drejtori i Pėrgjithshėm tė INSTAT, Ines Nurja u shpreh se kjo tryezė do tė shėrbejė pėr tė evidentuar kėrkesat, sugjerimet dhe propozimet e OJF, mbi kėtė regjistrim, pasi sipas tij kėto organizata janė pėrdorues tė gjerė tė tė dhėnave social-demografike.

“Regjistrimi i Pėrgjithshėm i Popullsisė dhe Banesave ėshtė njė proces madhor dhe njė angazhim i shumė burimeve financiare, njerėzore dhe logjistike pėr njė vend. Ai, siē e dini kryhet ēdo 10 vjet, dhe ėshtė njė kontribuues si pėr INSTAT, mbi hartimin e anketave dhe studimeve tė tjera pėrveē regjistrimit, si dhe siguron njė bazė tė besueshme tė dhensh nė kohė nė nivel kombėtar e lokal. Gjithashtu Regjistrimi i Pėrgjithshėm i shėrben dhe politikėbėrėsve qendror dhe lokal tė cilėt mbi kėto tė dhėna do tė hartojnė politika tė reja ekonomike e sociale apo revizionojnė ato tė vjetra me qėllim pėrmirėsimin e standardit tė jetesės nė vend”, vlerėsoi Nurja.

Nė muajin prill do tė realizohet regjistrimi pilot i popullsisė dhe banesave, i cili do tė shėrbejė pėr tė evidentuar tė gjithė problematikėn e mundshme me qėllim qė viti 2011, qė ėshtė viti i regjistrimit tė pėrgjithshėm tė popullsisė dhe banesave tė dalė me standardet bashkėkohore.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=22584

Citim:
Si janė tė formuluara pyetjet “e nxehta” pėr etninė dhe fenė

Instituti i Statistikave u bė dje pjesė e debatit qė prej ditėsh ėshtė ndezur rreth nismės pėr regjistrimin e popullsisė nė bazė tė etnisė dhe fesė. Drejtoresha e kėtij institucioni, Ines Nurja, organizoi tryezėn e rrumbullakėt me organizatat jofitimprurėse mbi “Regjistrimin e popullsisė dhe banesave 2011” dhe deklaroi se kjo tryezė do tė pasohet me tė tjera.

Nė kėtė takim, Nurja theksoi se pėrpara se tė fillojė regjistrimi i popullsisė dhe banesave nė janarin e vitit 2011, nė muajin prill tė kėtij viti do tė realizohet regjistrimi pilot i popullsisė dhe banesave, i cili do tė shėrbejė pėr tė evidentuar tė gjithė problematikėn e mundshme nė procesin e regjistrimit tė popullsisė.

Pėr herė tė parė nė media, Nurja bėri publike formularin e regjistrimit. Nė kėtė material, qė do tė shėrbejė pėr regjistrimin e popullsisė, fillimisht personi do tė japė emrin dhe mbiemrin e tij, gjininė dhe datėlindjen. Mė pas pyetėsori kėrkon edhe vendlindjen e personit dhe statusin e tij martesor, ashtu sikurse numrin e fėmijėve tė lindur.

Njė tjetėr pyetje, ajo ēka ka ngjallur debate tė shumta, ėshtė ajo qė lidhet me pėrcaktimin e etnisė sė personit. Nė kėtė pyetje jepen 9 alternativa dhe mes tyre edhe opsioni: preferoj tė mos pėrgjigjem. Po kėshtu, pėrveē etnive shqiptare, greke, maqedonase, rome, malazeze, vllahe dhe egjiptiane, formulari lė edhe opsionin e etnive tė tjera, tė cilat individi mund t’i plotėsojė me shkrim dore nė njė kuadrat tė lėnė posaēėrisht pėr kėtė.

Mė pas nė formular vjen edhe pyetja gjithashtu tepėr e kontestuar e besimit fetar. Nė kėtė pyetje ka gjithsej 7 alternativa, midis tė cilave edhe opsionet: Asnjė besim fetar dhe preferoj tė mos pėrgjigjem. Po kėshtu, si nė rastin e etnisė edhe nė kėtė pyetje, individi mund tė shėnojė me shkrim dore fenė jo tradicionale tė cilės i pėrket.

Pyetjen e fesė e pason ajo e gjuhės amtare dhe mė pas edhe ajo se ēfarė gjuhė flasin nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Mė pas nė formular vijnė pyetjet e shtetėsisė. Formulari flet edhe pėr shkollimin dhe mėnyrėn e edukimit.


Po kėshtu nė kėtė formular ka edhe pyetje pėr punėsimin. Komisioni i regjistrimit ka pėrgatitur edhe njė formular tė posaēėm pėr ēėshtjen e regjistrimit tė banesės, ku duhet tė jepet nė mėnyrė tė saktė qyteti ose komuna, rruga, hyrja dhe kati.

Por ky proces regjistrimi do tė kalojė edhe nė detaje shumė tė imta, qė lidhen me llojin e banesės, sistemin e furnizimit me ujė, vendi ku ėshtė i vendosur tualeti, materialet e ndėrtimit dhe detaje tė tjera tepėr teknike. Pajisja me kompjuter dhe me internet ėshtė njė tjetėr pyetje e vendosur.

Sipas drejtoreshės sė INSTAT-it, regjistrimi ėshtė njė proces madhor dhe njė angazhim i shumė burimeve financiare, njerėzore dhe logjistike pėr njė vend. Ajo theksoi se ky proces i shėrben dhe politikėbėrėsve qendrorė dhe lokalė, tė cilėt mbi kėto tė dhėna do tė hartojnė politika tė reja ekonomike e sociale apo revizionojnė ato tė vjetra, me qėllim pėrmirėsimin e standardit tė jetesės nė vend.

Po kėshtu, INSTAT-i theksoi se diskutimi i pyetėsorit nė tryeza tė gjera me shoqėrinė civile do tė shėrbejė dhe pėr shkėmbim mendimesh e pėrmirėsimin e mėtejshėm tė kėtij procesi.

http://216.75.13.41/index/index/1b56...b8130198b.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.2.2010, 20:32   13
Citim:
Si do ta pėrdorė Serbia kundėr Kosovės dhe Shqipėrisė regjistrimin etnik dhe fetar tė popullsisė nė Shqipėri
Kastriot Myftaraj

Pas shpalljes zyrtarisht nga ana e qeverisė shqiptare se me rastin e regjistrimit rutinė tė popullsisė qė do tė mbahet nė vitin 2011, do tė ketė dhe dy pyetje qė do tė mundėsojnė shprehjen e lirė tė identitetit etnik dhe fetar, u vu re njė interesim i jashtėzakonshėm i Serbisė pėr tė pėrfituar nga kjo gjė pėr interesat e veta.

Nė Shqipėri ekziston dhe njihet zyrtarisht njė minoritet i vogėl etnik i quajtur serbo-malazez, njė konfuzion i ēuditshėm ky kur tashmė identiteti malazez ėshtė i ndarė nga ai serb nė rrafsh etnik. Nė regjistrimin e fundit tė popullsisė nė Malin e Zi, nė vitin 2003, vetėm 43.16% u vetėdeklaruan malazezė etnikė. Kurse 31.99% e popullsisė u vetėdeklaruan serbė.

Serbia i kėrkon qeverisė shqiptare qė tė njohė zyrtarisht, do tė thotė me ligj, minoritetin serb nė vend me njė status tė veēantė, tė ndarė nga ai malazez. Tė gjitha gjasat janė se Serbia do ta pėrdorė regjistrimin e ardhshėm tė popullsisė nė Shqipėri, nė mėnyrė qė duke shfrytėzuar varfėrinė e shqiptarėve, tė krijojė artificialisht nė vendin tonė ekuivalentin e enklavave serbe nė Kosovė.

Serbia synon qė, sipas shembullit tė Greqisė, tė sigurojė nga regjistrimi i popullsisė njė shifėr artificialisht tė lartė tė minoritetit serb nė Shqipėri. Para disa vitesh njė pėrfaqėsues i shoqatės “Rozafa-Moraēa” ka deklaruar nė emisionin “Top show” tė Alban Dudushit nė Top Channel se nė Shqipėri numri i vėrtetė i minoritetit serb shkon nga 40 mijė nė 120 mijė!

Veprimtarėt e shoqatės “Rozafa-Moraēa” kanė filluar njė fushatė masive nė Shqipėrinė e Veriut pėr t’ u marrė njerėzve firmat se janė serbė, me premtimin se pėr kėtė gjė do t’ u paguhen pensione prej 300 eurosh. Qeveria serbe nuk e ka pėr gjė qė tė paguajė tre muaj para regjistrimit pensione tė tilla, dhe pasi tė ketė siguruar nė regjistrimin e popullsisė shifrat qė do, tė ndėrpresė pagesėn e pensioneve. Atėherė “serbėt” e rremė do tė thonė se u mashtruan, por shifrat zyrtare tė censusit do tė mbeten nė fuqi.

Serbia edhe me ndihmėn e Rusisė, nuk e ka pėr gjė qė pėr 50 mijė njerėz tė paguajė 900 euro pėr tre muaj, do tė thotė 45 milion euro, dhe tė sigurojė madje edhe 150-200 “serbė” tė deklaruar nė regjistrimin e popullsisė. Kjo pėr faktin se mjaft qė njė anėtar i familjes tė marrė pension dhe bashkė me tė do tė deklarohen “serbė” edhe 3-4 tė tjerė. Kėta gjithashtu do tė deklarojnė edhe identitetin fetar sit ė krishterė tė ritit sllav (serb).

Pasi Serbia tė ketė siguruar nė regjistrimin e popullsisė njė minoritet serb prej 150-200 mijė vetash nė Shqipėri, ajo do tė kėrkojė pastaj qė nė Kuvendin e Shqipėrisė, tė ketė sipas modelit tė Kosovės vende fikse pėr minoritetin serb nė Shqipėri. Kuptohet se kėto vende nė parlament nuk do t’ i zenė “serbėt” e fabrikuar, por serbėt e vėrtetė.

Pastaj Serbia do tė kėrkojė qė nė fshatrat dhe nė qytetet e Shqipėrisė sė Veriut ku janė deklaruar kėta serbė tė hapen shkolla nė gjuhėn serbė, tė ndėrtohen kisha dhe manastire tė ritit serb, nė rrėnojat e kishave dhe manastireve tė supozuara serbe, dhe nė vende ku nuk kanė qenė kurrė mė parė. Serbia do ta kėrkojė me tė madhe kėtė nga OKB dhe Bashkimi Europian.

Shkurt Serbia do tė kėrkojė qė tė krijojė nė Shqipėri njė realitet si ai qė ėshtė krijuar nė Kosovė. Pėr kėtė Serbia ėshtė duke kordinuar veprimet e saj me Greqinė. Sipas tė dhėnave tė mia nga Greqia, emigrantėve shqiptarė nga Shqipėria e Veriut, tė cilėt gjenden nė Greqi, po u thuhet nga autoritetet greke dhe shoqatat e ndryshme greke, qė nė regjistrimin e popullsisė qė do tė mbahet nė Shqipėri, ata dhe familjarėt e tyre tė deklarohen si serbė!

Nėse realizohet qoftė edhe pjesėrisht plani serb pėr tė pėrfituar nga regjistrimi i popullsisė nė Shqipėri, kjo do tė jetė jo vetėm njė katastrofė pėr Shqipėrinė, por edhe pėr Kosovėn. Serbia nė kėtė rrethanė do tė kėrkojė qė ta projektojė nė Shqipėri tė gjithė problematikėn qė ajo ka nė Kosovė. Kjo do tė jetė njė thikė pas shpine qė i vjen Kosovės nga Shqipėria nė kėto momente.

Serbia ėshtė shumė e interesuar qė tė kryhet regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike dhe fetare nė Shqipėri, dhe pėr kėtė Serbia ka influencuar edhe me anė tė lobit serbo-amerikan. Shefi i kabinetit tė Presidentit Obama, Rahn Emanuel, ka qenė lobisti kryesor i komunitetit serbo-amerikan nė Kongresin e SHBA. Duket se ai tashmė po e vazhdon kėtė punė nė Shtėpinė e Bardhė.

Njė vendim kaq delikat siē ėshtė ai pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare, qeveria shqiptare nuk mund ta merrte me mendjen e saj, pa miratimin apo nxitjen e qeverisė amerikane, kur dihet mirė se deri nė ē’ shkallė shkon interesimi i SHBA pėr zhvillimet nė Shqipėri.

Gjithsesi, regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike dhe fetare nė Shqipėri duhet ndaluar me ēdo kusht, qoftė edhe duke hyrė shqiptarėt e pėrgjegjshėm forcėrisht nė zyrat e INSTAT pėr tė marrė formularėt e regjistrimit, tė cilėt duhet tė digjen publikisht nė Sheshin “Skėnderbej”.

Asnjė punonjės i shtetit qė nė kėtė moment do tė ketė pėrgjegjėsi pėr mbrojtjen e zyrave tė INSTAT, nuk duhet ta shkojė nė mendje qė ta pengojė kėtė aksion se pėr gjėra tė tilla njeriu shkon, si i thonė fjalės, si “qeni nė vreshtė”. Ligji dhe Kushtetuta nė kėto raste nuk ėshtė me ata qė mbrojnė formularėt, por me ata qė i djegin ato.

Regjistrimi i popullsisė nė Shqipėri duhet tė bėhet vetėm pasi Shqipėria tė ketė fituar tė drejtėn e qarkullimit tė lirė tė njerėzve (jo vetėm tė mallrave so sot), dhe pasi Shqipėria tė ketė marrė disa ndihma konsistente nga Bashkimi Europian, FMN dhe Banka Botėrore, si Serbia e cila kėto ditė do tė marrė njė ndihmė prej 4 miliard dollarėsh, njė pjesė tė tė cilėve ironikisht do t’ i pėrdorė pėr manipulimin e regjistrimit tė popullsisė nė Shqipėri.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=22738
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.3.2010, 15:09   14
Citim:
Vetėm Tirana zyrtare njeh pakicėn "maqedonase"

Sipas raportit tė Departamentit tė Shtetit Amerikan, pakica maqedonoase ėshtė e pranuar vetėm nė Shqipėri, por jo edhe nė Bullgari dhe Greqi.

“Nė Shqipėri, ligji lejon statusin e pakicave pėr grupet nacionale dhe etnogjuhėsore. Grekėt, maqedonasit dhe malazezėt trajtohen si grupe nacionale, nė mesin e tė cilėve pakica greke ėshtė mė e madhja. Vllehėt dhe Romėnt janė tė definuar si grupe etnogjuhėsore”, theksohet nė raport

Njė gjendje mė e vėshtirė e statusit tė pakicės maqedonase vėrehet nė Bullgari dhe Greqi. Kėtoi dy shtete nuk e njohin kėtė pakicė edhe pėrkundėr pretendimeve tė autoriteteve maqedonase. (INA)

http://www.ina-online.net/default.as...f32b52531&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.4.2010, 13:31   15
Citim:
Kėtė muaj nis regjistrimi i popullsisė dhe banesave

Gjatė kėtij muaji, Instituti i Statistikave, (INSTAT) do tė realizojė regjistrimin pilot tė popullsisė dhe banesave nė Shqipėri.

“Ky proces do tė shėrbejė pėr tė evidentuar gjithė problematikėn e mundshme, me qėllim qė nė vitin 2011, kur ėshtė koha e regjistrimit tė pėrgjithshėm tė popullsisė dhe banesave, procesi tė dalė me standardet bashkėkohore”, tha drejtoresha e pėrgjithshme e INSTAT-it, Ines Nurja.

Pėr realizimin e kėtij procesi, i shpallur si prioritar nga qeveria, INSTAT po zhvillon takime tė njėpasnjėshme me Grupet e Interesit pėr tė evidentuar sugjerimet e tyre mbi kėtė regjistrim.

“Ky proces kryhet ēdo 10 vjet dhe ėshtė njė kontribut si pėr INSTAT, hartimin e anketave dhe studimeve tė tjera pėrveē regjistrimit, por dhe sepse siguron njė bazė tė besueshme tė dhėnash nė kohė nė nivel kombėtar dhe rajonal, me vlerė pėr hartimin e politikave tė reja ekonomike e sociale, me qėllim pėrmirėsimin e standardeve tė jetesės ”, vlerėsoi Nurja.

Sipas saj qė prej regjistrimit tė popullsisė dhe banesave nė vitin 2001, kushtet politike, ekonomike dhe sociale nė Shqipėri kanė ndryshuar, falė procesit tė zhvillimit social-ekonomik. Lėvizja e vazhdueshme migratore e popullsisė nga zonat rurale drejt atyre urbane, por edhe drejt vendeve tė tjera, ka sjellė lėvizje demografike tė mėdha dhe ndryshime tė tė dhėnave statistikore.

Regjistrimi i ri i popullsisė dhe banesave nė 2011, vjen si nevojė e domosdoshme dhe prioritare pėr Qeverinė Shqiptare, pasi ėshtė thelbėsor pėr qėllimet ekonomiko-sociale dhe planet e zhvillimit nė nivel kombėtar dhe rajonal, pėr projektet e kooperimit multilateral dhe bilateral si dhe nė procesin e vazhdueshėm tė demokratizimit dhe zbatimit tė vetė-qeverisjes lokale.

Projekti i Regjistrimit synon sigurimin e informacionit bazė nė formėn e tė dhėnave elektronike individuale, tė cilat janė thelbėsore pėr ndėrtimin institucional, zhvillimin demokratik dhe qeverisjes tė mirė. Regjistrimi nga pikėpamja teknike sjell si risi hedhjen e tė dhėnave nėpėrmjet sistemit tė skanimit, qė konsiderohet si njė nga teknikat me moderne pėr regjistrimet e tė dhėnave.

Projekti financohet kryesisht nga Qeveria Shqiptare dhe disa donatorė tė ndryshėm si, Komisioni Evropian nėpėrmjet IPA, UNFPA, UNDP dhe Statistikat Suedeze etj. Buxheti total ėshtė parashikuar nė vlerėn rreth 15 milionė euro, prej tė cilės, Qeveria mbulon rreth 5 milionė euro, IPA 8 milion, UNFPA 1 milion euro, financime tė tjera tė PNUD-it, Statistikat Suedeze, etj. /gazeta start/

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=6113
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.4.2010, 13:39   16
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Pėrkthimi nė shqip i atij paragrafit tė dalluar sipėr:

Citim:
Regjistrimi i popullsisė do tė kryhet njėkohėsh nė tėrė Ballkanin Perėndimor nė vitin 2011 me urdhėr "jozyrtar" nga BE-ja. Ne e shesim si nismė shtetėrore ndėrkohė qė po aq "jozyrtarisht" na kanė pėrcaktuar dhe kėrkesa tė tjera qė nuk i kanė vendet sllave. Po nė fund do tė raportojmė gjithsesi numra tė paracaktuar, kėshtu qė mos bėni zhurmė kot, po merrni fondet dhe mbani njerėzit me bukė se ndihma reale s'kemi pėr tė pasur ndonjėherė nga BE-ja.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2010, 16:03   17
Citim:
Regjistrimi i popullsisė, ndryshon pyetėsori, merr “pėrparėsi” kombėsia

Instituti i Statistikave ka publikuar nė faqen e saj zyrtare pyetėsorin pėrfundimtar pėr regjistrimin e popullsisė qė do tė zhvillohet nė prill 2011, duke bėrė disa ndryshime, nė “pikėn e nxehtė” tė kėtij pyetėsori qė ka tė bėjė me deklarimin e kombėsisė, gjuhės amtare dhe fesė.

Nė pyetėsorin pėrfundimtar alternativat e dhėna pėr kombėsinė janė “shqiptare” dhe “tjetėr”, qė do tė thotė se anėtarėt e pakicave kombėtare duhet tė plotėsojnė me shkrim dore kombėsinė e tyre.

Nė pyetėsorin e parė qė solli jo pak polemika, ishin njė sėrė alternativash, ku pas “shqiptare” vinin zgjedhjet: “greke”, “maqedonase”, “vllehe”, “rom”, “egjiptian”, “malazeze”, “tjetėr” dhe “nuk preferoj tė pėrgjigjem”.

Duket se pas ankesave tė shumta qė u bėnė pėr kėtė formular, Instituti i Statistikave dhe Komisioni Qendror pėr Regjistrimin e Popullsisė kanė vendosur ta thjeshtėzojnė kėtė procedurė, duke lėnė si mundėsi vetėm kombėsinė “shqiptare”, ndėrsa pakicat kombėtare qė jetojnė nė Shqipėri do tė mund ta shkruajnė kombėsinė e tyre veēmas nė formular.

I njėjti ndryshim ėshtė vendosur edhe pėr gjuhėn, ku nė variantin fillestar ekzistonin mundėsitė e gjuhėve kombėtare tė kombėsive tė sipėrpėrmendura, ndėrsa nė variantin e ri ajo ėshtė zėvendėsuar me dy mundėsi pėrzgjedhjeje: “shqip” dhe “tjetėr”, duke bėrė qė ata qė nuk kanė gjuhė amtare shqipen, tė duhet ta shkruajnė atė me dorė, pa e pasur nė listėn e pėrzgjedhjes.

Ndryshim tjetėr ka tė bėjė me fenė. Nė variantin e parė ishte njė listė e gjatė alternativash pėr besimin e tė intervistuarit. Kėshtu, nė formularin paraprak tė prezantuar nga Instituti i Statistikave ishin alternativat: mysliman sunit, bektashi, i krishterė-ortodoks, i krishterė-katolik, asnjė besim fetar, besime tė tjera apo dhe alternativa ku qytetari nuk preferon tė pėrgjigjet rreth besimit tė tij. Kjo dukej se kishte bėrė tė pamundur qė tė deklaroheshin qartė ateistėt/agnostikėt dhe personat qė janė afetarė, duke besuar nė Zot.

Pėr kėtė arsye, nė variantin pėrfundimtar pyetja pėr besimin fetar ėshtė ndarė mė dysh. Pyetja e parė “e nxjerrė” ėshtė: “A besoni ju nė Zot?”, ku alternativat e mundshme janė “po”, “jo”, por edhe “nuk preferoj tė pėrgjigjem”, pasi njė pyetje e tillė nuk ėshtė e detyrueshme.

Pyetja e dytė qė ėshtė pėrfshirė pėr fenė ėshtė: “A i pėrkisni ju ndonjė besimi fetar”, ku nėse i intervistuari pėrgjigjet “po”, duhet tė specifikojė fenė e tij, ndėrkaq mund tė pėrgjigjet “jo” ose tė refuzojė tė pėrgjigjet pėr kėtė pyetje.


Njė grup i rėndėsishėm pyetjesh janė ato pėr arsimin, tė cilat synojnė tė japin njė performancė pėr nivelin arsimor tė popullsisė sipas niveleve tė pėrcaktuara nga ISCED 1997.

Po ashtu, edhe pyetjet pėr punėsimin janė tė njė rėndėsie tė veēantė, sipas INSTAT-it. Analiza e kėtyre pyetjeve ėshtė kryesore pėr tė trajtuar vėshtirėsitė aktuale dhe pėr tė parashikuar ndryshime tė ardhshme.

“Pyetje tė vendosura pėr herė tė parė janė edhe pyetja mbi aftėsitė e kufizuara, pyetje tė lidhura me njė grup tė veēantė tė popullsisė, tė cilėt duhet tė jenė pjesė e kėtij projekti tė madh. Po ashtu njė risi ėshtė edhe pyetja mbi burimin e tė ardhurave. Kjo pyetje nuk ka tė bėjė me shumėn e tė ardhurave qė njė individ siguron, por synon vetėm burimin e kėtyre tė ardhurave”, - bėn tė ditur INSTAT.

Pjesa tjetėr e pyetėsorėve nuk ka pėsuar ndryshime thelbėsore. Nė kėtė mėnyrė pyetėsori i parė do tė jetė pyetėsori i banesės. Ky pyetėsor ndahet nė dy pjesė, ku nė pjesėn e parė pyetjet kanė tė bėjnė me ndėrtesėn, ndėrsa nė pjesėn e dytė janė pyetjet e banesės. Pyetjet pėr ndėrtesėn janė 5 dhe i referohen: llojit tė ndėrtesės, vitit tė ndėrtimit, numri i kateve tė ndėrtesės si dhe lloji i materialeve tė ndėrtimit tė ndėrtesės.

Gjithashtu, nė kėtė pyetėsor pyetet nėse ndėrtesa ka tė instaluar rrjet interneti. Pyetjet pėr banesėn janė 6 dhe lidhen me llojin e banesės, statusin e banimit, sistemin e furnizimit me ujė, tualetin, kuzhinėn, pajisjet e banjo-dushit etj.

Gjithashtu, INSTAT shikon tė arsyeshme tė pėrfshijė nė kėtė pyetėsor edhe disa pyetje pėr pajisjet elektrike.

Pyetėsori i dytė ka tė bėjė me individėt, pjesėtarė tė familjes. Pėrbėhet nga 3 tabela tek e para pėrfshihen anėtarėt e Ekonomive Familjare qė jetojnė nė kėtė banesė gjatė periudhės sė vazhdueshme pėr mė sė paku 12 muaj para Ditės sė Regjistrimit ose personat, tė cilėt janė tė vendosur nė banesė gjatė 12 muajve para ditės sė regjistrimit me synimin qė tė qėndrojnė aty pėr mė gjatė se njė vit. Nė tabelėn e dytė pėrfshihen personat pėrkohėsisht prezentė dhe nė listėn e tretė pėrfshihen personat qė jetojnė jashtė shtetit.

Ndėrkaq, pyetėsori i tretė ėshtė ai i Njėsive Ekonomike Familjare, i cili pėrmban njė grup pyetjesh ku mund tė veēojmė pyetjet nė lidhje me bujqėsinė. Nė kėtė grup pyetjesh pėrfshihen ato qė kanė tė bėjnė me pronėsinė e tokės bujqėsore dhe zotėrimin e bagėtive. Qėllimi i pyetjeve ėshtė tė ndihmojė nė kontrollin e plotshmėrisė sė tė dhėnave tė regjistrimit tė bujqėsisė, qė INSTAT aktualisht po ndėrmerr.

http://www.standard.al/index.php/sociale/5382.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2010, 16:05   18
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Thėnė nga INSTAT

A besoni ju nė...

A i pėrkisni ju ndonjė...
"Google Translate" pėrkthen mė mirė se INSTAT-i p.sh.:

Citim:
Thėnė nga Google Translate English-Albanian

A besoni nė...

A i pėrkisni ndonjė...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2010, 07:14   19
Citim:
Formularėt, pėr shtetasit qė kanė qenė nė Shqipėri 12 muajt e fundit

Regjistrimi i popullsisė dhe i banesave qė do tė nisė nė Shqipėri nė prill tė vitit 2011, ėshtė njė proces qė zhvillohet nė plan global. Ai mban nė konsideratė metodologjinė e hartuar sipas standardeve ndėrkombėtare, tė cilat janė adoptuar edhe nga Instituti i Statistikave.

I pėrcjellė me shqetėsim nga opinioni, duket se procesi nė fjalė pritet tė sjellė njė bazė tė tillė tė dhėnash pėr popullsinė qė banon nė Shqipėri, e cila tejkalon shumė ankthin e krijuar nga pyetėsori nė pikat e vetėdeklarimit tė etnisė dhe tė besimit fetar.

“Regjistrimi ėshtė njė proces qė do tė zhvillohet nė mbarė botėn vitin qė vjen. Duhet tė them se ėshtė njė proces shumė i rėndėsishėm, me njė diapazon shumė tė gjerė. Unė e kuptoj se interesi dhe shqetėsimi i shprehur lidhet kryesisht me pyetjet pėr etnicitetin dhe besimin fetar, por nė kėtė pikė duhet tė sqaroj metodėn qė ndiqet. Pikė sė pari, asnjė e dhėnė personale nuk do tė bėhet publike, pra deklarimet e personave qė regjistrohen, nuk bėhen publike. Si i tillė, procesi ėshtė pėr efekt statistikor dhe ka vlerė pėr vlerėsimin e prirjeve tė popullsisė nė shumė drejtime. Nga ana tjetėr, nė regjistrim do tė pėrfshihen vetėm ata persona qė kanė qenė prezentė nė Shqipėri 12 muajt e fundit dhe kjo gjė verifikohet nga logjika e pyetjeve qė ndėrtohen. Dhe sė treti, pyetėsori parashikon edhe mospėrgjigjen”, deklaroi pėr gazetėn “Shqip” drejtoresha e Institutit tė Statistikave, Ines Nurja.

Ajo ka shtuar se lidhur me emigrantėt shqiptarė, apo shtetasit tė cilėt kanė mė shumė se 12 muaj qė janė jashtė Shqipėrisė, do tė ndiqet procedimi nė shtetet pėrkatėse me po tė njėjtat mėnyra qė do tė aplikohen nė Shqipėri.

Madje pėr kėtė qėllim vendi ynė ka njė marrėveshje bashkėpunimi me Greqinė, e cila konsiston nė shkėmbimin e tė dhėnave qė do tė merren, duke sanksionuar kėshtu njė njohje reciproke tė rezultatit qė do tė dalė.

Njė element me shumė rėndėsi nė kėtė kuadėr ėshtė dhėnė edhe nga menaxherja e Regjistrimit tė Popullsisė, Elda Kapllani, e cila ka nėnvizuar rėndėsinė e dallimit mes Kombėsisė dhe Pėrkatėsisė Etnike, apo mė saktė Ndjesisė Etnike(ethnic affilation).

“Vetėdeklarimi ka njė element tė rėndėsishėm pse jep njė tė dhėnė reale pėr grupet etnike dhe etnokulturore, ashtu si ato ndihen dhe kanė prirjen qė tė afilohen. Dokumentacioni i gjendjes civile pasqyron kombėsinė, e cila ėshtė diēka e ndryshme nga kjo qė kėrkon tė regjistrojė INSTAT”, tha Kapllani.

Duke iu referuar praktikės sė ndjekur, metodės dhe klimės qė rrethon kėtė proces, ajo ka bėrė njė pėrgjithėsim qė flet shumė pėr sa u pėrket shqetėsimeve tė ngritura.

“Nė momentin qė nuk kemi influenca tė ēfarėdo lloji qė kanė lidhje me interesa tė caktuara, procesi nuk do tė cenohet dhe ne do tė kemi njė pasqyrė tė vėrtetė tė Shqipėrisė”, tha Kapllani.

Procesi qė do tė nisė nė prill, do tė paraprihet nga njė fushatė shumė e gjerė publicitare, qė do tė ketė qėllime edukative dhe qė i pėrmbahet rekomandimeve tė Eurostat. Pėr pėrkatėsinė etnike, kėto tė fundit sugjerojnė vetėdeklarimin pėr shkak se ajo “ka detyrimisht njė dimension subjektiv”.

http://216.75.13.41/index/politike/8...8d1d5bf71.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2010, 09:17   20
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ka nėnvizuar rėndėsinė e dallimit mes Kombėsisė dhe Pėrkatėsisė Etnike, apo mė saktė Ndjesisė Etnike(ethnic affilation).
Po affiliation nga ē'gjuhė doli ndjesi?! Qė t'i japim fund kaēurrelit qė sillet e sillet sa nė institucione sa nė media, ethnic affiliation do tė thotė pėrkatėsi kombėtare, pra kombėsi, kurse nationality do tė thotė shtetėsi, nėnshtetėsi.

N.q.s. kėto gafa i bėn "menaxherja" e regjistrimit tė popullsisė, ēfarė tė presim nga "regjistrimi"?! Mirė bėn ministria dhe INSTAT-i tė marrin njė pėrkthyes e njė redaktor se nga importi pa fre i pdf-ve nuk kanė lėnė fjali, fjalė e numra ku tė mos dhunojnė shqipen (tabelat e INSTAT-it kėrdi mė vete). Duket sikur askush nė kėto institucione s'ka bėrė ndonjėherė shqip nė shkollė.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:49.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.