Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 4.8.2010, 22:04   21
Citim:
Bashkėpunim Shqipėri-Kosovė pėr regjistrimin e popullsisė

Tiranė - Nė kuadrin e realizimit tė projektit pėr Regjistrimin e Popullsisė dhe Banesave (REPOBA), Ministri pėr Inovacionin dhe Teknologjinė e Informacionit e tė Komunikimit, Z. Genc Pollo priti sot nė njė takim pune delegacionin e Ministrisė sė Administratės Publike tė Kosovės tė kryesuar nga Zv.Ministri i kėsaj ministrie Z. Naim Fetahu.

Ky takim mbėshteti frymėn e bashkėpunimit dhe tė shkėmbimit tė eksperiencave mes dy vendeve nė kohėn kur dhe Qeveria e Kosovės ėshtė duke u pėrgatitur pėr njė proces tė tillė duke synuar nė njė proces tė suksesshėm dhe krijimin e njė platforme mė tė detajuar pėr popullsinė e Kosovės. Rregjistrimi nė Kosovė do tė kryhet gjatė muajit Prill 2010, nė tė njėjtėn kohė me Shqipėrinė.

Bashkėpunimi mes dy qeverive do tė konsistojė nė:
a) shkėmbimin e informacione tė pėrgjithshme dhe tė hollėsishme mbi procesin e regjistrimit tė popullsisė dhe banesave brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė;
b) mundėsinė e ofrimit tė njė asistence dhe ekperience nga pala shqiptare gjatė tė njejtit proces qė do tė zhvillohet dhe nė Kosovė;
c) diskutimin lidhur me problematikėn dhe pyetėsorin qė do tė pėrdoret gjatė kėtij regjistrimi nė Shqipėri mbi formėn e “vete deklarimit nga tė anketuarit” etj;
ē) nxitjen e bashkėpunimit midis dy ministrive pėrgjegjėse pėr e-Qeverisjen, nėpėrmjet njė memorandumi bashkėpunimi nė fushėn e TIK, si dhe pėrfshirjen nė kėtė memorandum tė bashkėpunimit nė procesin e regjstrimit tė popullsisė dhe banesave;

Gjatė kėtij takimi u bė njė prezantim nga ministri Pollo mbi procesin e Regjistrimit tė Popullsisė dhe Banesave , si dhe mbi mėnyrėn e krijimit dhe tė funksionimit tė Komisionit Qendror tė Regjistrimit tė Popullsisė dhe Banesave tė kryesuar nga Ministri pėr Inovacionin dhe Teknologjinė e Informacionit e tė Komunikimit, Z. Genc Pollo.

Komisioni Qendror i Regjistrimit tė Popullsisė dhe Banesave ėshtė ngritur me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave, i cili drejtohet nga Ministri pėr Inovacionin dhe Teknologjinė e Informacionit e tė Komunikimit dhe nė pėrbėrje tė tij janė ministri tė linjės tė pėrfshira nė kėtė proces kaq tė rėndėsishėm si dhe institucione tė tjera qendrore dhe INSTAT si organi kryesor ekzekutiv/sekretariat teknik.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/22409/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2010, 05:57   22
Citim:
Shoqatat e minoriteteve kėrkojnė ribėrjen e formularit

Pėrfaqėsuesit e organizatave tė pakicave kombėtare maqedonase, serbo-malazeze, vllahe dhe rome kanė krijuar grupin e pėrbashkėt tė punės pėr tė ndjekur procesin e realizimit tė regjistrimit tė popullsisė.

Nė deklaratėn e tyre citohet se ky grup do tė jetė i autorizuar pėr tė komunikuar me organet shtetėrore mbi propozimet pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me minoritetet. Grupi i punės, duke shqyrtuar punėn e tanishme dhe procesin e pėrgatitjes sė regjistrimit tė popullsisė dhe banesave, vė nė dukje disa shqetėsime serioze, tė cilat po konstatohen nė hartimin e pyetėsorit dhe pėrdorimin e rezultateve tė kėtij regjistrimi.

“Konstatojmė se ėshtė kryer ndryshimi radikal, pa asnjė konsultim me ne, i pyetjeve mbi pėrkatėsinė etnike nė formularin e parė, duke vendosur nė rubrikėn “Personi”, nė pikėn 9 tė saj, me pėrmbajtje “Cili ėshtė grupi etnik qė ju i pėrkisni” vetėm emėrtimet “shqiptar” dhe “tė tjerė”. Me kėtė janė hequr emėrtimet e minoriteteve greke, maqedonase, serbo-malazeze, rome dhe vllahe, tė njohura nga shteti shqiptar, ndaj tė gjitha organizmave ndėrkombėtare”, thuhet nė njoftimin e tyre pėr shtyp.

Kėto organizata kėrkojnė qė tė rikthehet forma e parė e formularit tė regjistrimit tė popullsisė me tė gjitha emėrtimet e minoriteteve tė njohura.

http://www.gazeta-shqip.com/index/po...8ab4ab74c.html
Citim:
Deklarimi i nacionalitetit jo i detyrueshėm

Qytetarėt e Republikės sė Shqipėrisė nuk do tė jenė tė detyruar tė deklarojnė grupin etnik qė i pėrkasin nė regjistrimin e popullsisė dhe banesave qė do tė zhvillohet nė prill 2011.

E pėrditshmja e Tiranės “Shqip” raportoi tė hėnėn se qeveria shqiptare ka ndryshuar formularin e regjistrimit, ndėrkohė qė po bėn aktualisht njė regjistrim pilot tė popullsisė dhe banesave.

Pas reagimit tė ndėrkombėtarėve, institucionet shqiptare kanė prodhuar njė formė tjetėr, tė ndryshme nga e para.

Sipas formularit tė ri, pyetja “Cili ėshtė grupi etnik qė i pėrkisni?”, ėshtė emėruar si njė deklaratė e vullnetit tė lirė dhe fakultative.

Qeveria shqiptare ka shmangur nė plotėsimin e kėtij formulari njė pėrgjigje tė detajuar nė lidhje me fenė, duke mos rrezikuar tė shkaktojė polemika lidhur me tė dhėnat aktuale mbi fenė.

Pyetja nė formėn e re ėshtė: “A besoni nė Zot?". Pėrgjigja nė kėtė rast ėshtė e lirė, jo e detyrueshme dhe ka tre opsione “po”, “jo” dhe “nuk preferoj tė pėrgjigjem”.

Forma e re e formularit pėrmban 43 pyetje, njėsoj si nė formularin e mėparshėm, por me ndryshime nė pėrmbajtje. Forma e re kėrkon gjithashtu specifikimin e praninė e qytetarit nė kohėn e regjistrimit, nėse ėshtė nė Shqipėri apo jashtė vendit. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=8112
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2010, 09:29   23
Citim:
Nėnkryetari i Komisionit tė Sigurisė kėrkon interpelancė pėr regjistrimin

Kryeministri Sali Berisha do tė duhet tė japė sqarime nė fillim tė kėsaj jave mbi katėr pyetjet qė nėnkryetari i Komisionit Parlamentar tė Sigurisė Kombėtare, Ilir Gjoni, i ka drejtuar kreut tė qeverisė pėr procesin e regjistrimit tė popullsisė.

Sqarimi mbi termin “Shqipėri multietnike” kanė qenė thelbi i pėrmbajtjes sė letrės sė nėnkryetarit tė Komisionit tė Sigurisė, Ilir Gjonit, drejtuar Kryeministrit Sali Berisha.

Duke shkėputur fragmente nga pėrmbajtja e letrės vėrejmė edhe shqetėsimin e deputeti socialist, Ilir Gjoni, lidhur me kėtė proces duke thėnė:
“Nė vlerėsimin e institucioneve relevante tė sigurisė sė shtetit po zhvillohet njė pėrpjekje e pėrqendruar e qarqeve shoviniste dhe shėrbimeve inteligjente tė huaja nė funksion tė prezantimit tė tė ashtuquajturės “Shqipėri multietnike”, duke synuar krijimin e njė sfondi tė favorshėm me objektiv kufijtė etnikė territorialė shqiptarė”.
Nisur nga ky fakt dhe nga fakti se vitin e ardhshėm ėshtė parashikuar tė zhvillohet regjistrimi i ri i popullsisė, deputeti Ilir Gjoni duke marrė parasysh edhe pretendimin e vendeve fqinje qė vazhdojnė tė shprehin pretendime tė ekzagjeruara pėr numrin e pakicave qė jetojnė nė Shqipėri i ka dėrguar katėr pyetje Kryeministrit Berisha.
“Ēfarė masash ka marrė qeveria dhe ju si drejtues i saj pėr tė shmangur ēdo abuzim dhe shfrytėzim nga ana e kėtyre qarqeve tė procesit tė regjistrimit tė popullsisė?

A ėshtė parashikuar nė formularin qė do tė plotėsojnė shtetasit tė pėrfshihet rubrika “Kombėsia”?

A keni parashikuar se ēfarė efektesh negative do tė jepte zbatimi automatik i nenit 3 tė Konventės Kuadėr pėr Mbrojtjen e Minoriteteve; dhe a e gjykoni tė udhės qė nė rast se aplikohet rubrika “kombėsia” dhe zbatohet neni 3, tė merrni nė konsideratė dhe tė pėrfshini si kusht tė domosdoshėm edhe parimin e ‘Objektivitetit’?”.
Kėto janė pyetjet pėr tė cilat, deputeti Ilir Gjoni do tė marrė pėrgjigje kėtė tė hėnė nga Kryeministri Berisha.

Nė fakt, burime pranė qeverisė bėjnė me dije se do tė jetė ministri i Inovacionit dhe Teknologjisė, ai qė do t’u japė pėrgjigjen pyetjeve tė deputetit Gjoni, pasi pakkush brenda Partisė Demokratike ėshtė i informuar mbi kėtė proces.

Nė pėrmbushje tė nenit 90 “Pyetjet”, pika 1, tė Rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, thuhet se “Ēdo deputet ka tė drejtė t’i bėjė pyetje Kryeministrit ose ēdo anėtari tjetėr tė Kėshillit tė Ministrave. Deputetėt ia paraqesin pyetjet Kryetarit tė Kuvendit, i cili vė nė dijeni anėtarin e Kėshillit tė Ministrave, tė cilit i drejtohet pyetja”.

Sipas ligjit, letrės sė njė deputeti, anėtarėt e kabinetit qeveritar kanė nė dispozicion tri javė pėr t’iu pėrgjigjur. Deputeti Ilir Gjoni e ka dėrguar letrėn e tij mė 11 tetor dhe ende nuk ka marrė njė pėrgjigje nga kreu i ekzekutivit.

Nė pėrmbushje tė nenit 94, pika 1, tė Rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, nė tė cilin thuhet: “Nė rast se deputeti kėrkon pėrgjigje me shkrim, ai i drejtohet anėtarit pėrkatės tė Kėshillit tė Ministrave, i cili duhet tė pėrgjigjet brenda 3 javėve nga data e marrjes sė kėrkesės”.

Korrespondenca midis nėnkryetarit tė Komisionit tė Sigurisė, Ilir Gjoni, dhe Kryeministrit Sali Berisha ėshtė bėrė nėpėrmjet Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli.

http://www.gazeta-shqip.com/index/in...7f4abd79b.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.2.2011, 19:40   24
Citim:
Shqipėri, shtyhet regjistrimi i popullsisė

Qeveria ėshtė tėrhequr nga regjistrimit i popullsisė mbi baza etnike dhe fetare, duke bėrė njė hap prapa nė kėtė drejtim. Tė paktėn, shtyrja ėshtė bėrė pėr disa muaj dhe ministri i Inovacionit, Genc Pollo ka disa arsye pėr kėtė shtyrje, siē janė zgjedhjet lokale.

Sipas Pollos, angazhimi i drejtuesve lokalė nė fushatėn e zgjedhjeve, mund tė krijonte probleme nė regjistrimin e popullsisė. Pyetjes sė bėrė nga gazeta “Panorama”, se a do tė shtyhet regjistrimi i popullsisė, ministri Pollo i ėshtė pėrgjigju: “Po, besoj se do tė shtyhet”.

"Komisioni Qendror pėr numėrimin e popullsisė, nė korrik 2010 mori vendimin qė censusi tė mbahej nė prill 2011, duke harmonizuar kėtė periudhė me atė tė censusit nė shtete tė tjera evropiane, sipas traditės sė BE-sė. disa muaj mė vonė, dekreti presidencial vendosi datėn 8 maj 2011m si ditė tė zgjedhjeve lokal, pra muaji prill do tė ishte ai i fushatės elektorale”, ka deklaruar Pollo, raporton “Start”.

Ai ka shtuar mė tej duke thėnė se “sipas legjislacionit, komunat dhe bashkitė, kryetarėt e administratat e tyre kanė pėrgjegjėsi kryesore nė administrimin e censusit nė terren”.

“Meqė siē pritet, kryetarėt aktualė nė njė masė tė madhe do tė rikandidojnė, ėshtė e lehtė tė imagjinohet qė nė bashkitė e komunat e tyre tė kemi njė proces zgjedhor shumė tė mirė, por qė do tė sakrifikojė kėtė akt tė rėndėsishėm qė bėhet jo njė herė nė katėr por nė dhjetė vjet dhe qė ėshtė censusi”, ka deklaruar Pollo.

Kur ministri Pollo, pyetet nėse ka vend pėr alarm qė shqiptarėt mund tė adoptojnė njė etni tjetėr, ai pėrgjigjet se “ndoshta kjo nuk ėshtė njė droje e shpikur rishtas, por njė shqetėsim i hershėm nė marrėdhėniet jo tė lehta me fqinjėt qė nga fillimet e shtetit modern shqiptari.

“Megjithatė, nė cnesusin e vitit 1923 dhe nė atė tė mbajtur nė vitin 1930, sipas dekret-ligjit mbretnor tė iniciuar nga Musa Juka, ajo kohe ministėr i Brendshėm, ne kemi mėsuar se sa ėshtė pėrqindja e minoritarėve grekė nė Shqipėri. njė shifėr qė rezulton pak e shumė e njėjtė me tė gjitha numėrimet e mėvonshme”, shprehet Pollo.

Projekti i regjistrimit tė popullsisė, me vlerė 15 milion euro, ėshtė kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesit e komuniteteve fetare, historianėt, organizata tė ndryshme, etj., tė cilėt kritikojnė pyetėsorin me mbi 100 pyetje pėr regjistrimin e popullatės.

http://www.zeri.info/artikulli/1/4/1...-i-popullsise/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.6.2011, 15:39   25
Citim:
Pollo: Regjistrimi nė tetor, me pyetjet pėr etninė, fenė dhe gjuhėn

Tiranė, 20 qershor 2011 - Genc Pollo, si kreu i Komisionit Qendror tė Censusit (regjistrimit tė popullsisė), ka shpallur vendimin se nė tetor do tė bėhet regjistrimi i plotė i popullsisė.

Nė letrėn qė do tė plotėsojė ēdo shqiptar, do tė kėrkohet etnia, feja dhe gjuha. Pollo konfirmon se tė tria kėto pyetje do tė jenė opsionale, pra jo tė detyrueshme pėr tė marrė njė pėrgjigje.

Por, duket se zėri i atyre qė kundėrshtuan fort regjistrimin etnik, ka marrė njė pėrgjigje, edhe pse pak evazive. Ndryshe nga regjistrimi i parashikuar nė prill, Komisioni, sipas ministrit Pollo, ka vendosur tė "vėrtetojė" deklarimin.

"Edhe ligji pėr censusin do tė pėrmirėsohet e plotėsohet paraprakisht me normat e mbrojtjes sė tė dhėnave personale e ndėshkim pėr deklaruesit gėnjeshtarė", shkruan Pollo nė analizėn e tij.

http://www.kosova.com/artikulli/72732
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.6.2011, 17:35   26
Citim:
Kuvendi votoi pro regjistrimit mbi baza etnike e fetare

Kuvendi i Shqipėrisė ka miratuar pak minuta mė parė projekt-vendimin pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare.

Kanė qenė 71 deputetė tė mazhorancės, tė cilėt kanė votuar pro propozimit tė qeverisė, ndėrkohė qė opozita prej dy muajsh po mungon nė seancat plenare.

http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=125462
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.7.2011, 15:05   27
Citim:
Pollo: Projektligji Census 2011, s'ka asnjė lidhje me regjistrimin etnik apo fetar

Komisioni i ligjeve miratoi sot ndryshimet e ligjit nr. 8669, datė 26.10.2000 “Pėr regjistrimin e pėrgjithshėm tė Popullsisė dhe Banesave”. Censusi i fundit i popullsisė dhe banesave nė Shqipėri ėshtė kryer mė 1 prill 2001, mbėshtetur nė ligjin e mėsipėrm, ndėrkohė qė Censusi tjetėr i popullsisė ėshtė planifikuar tė fillojė mė 1 tetor 2011.

Nė prezantimin e projektligjit nė Komision, Ministri pėr Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo tha:

“Ky projektligj i shėrben vetėm modernizimit tė bazės ligjore pėr zhvillimin e censusit nė Shqipėri. Ky projektligj abrogon anomalitė e ligjit tė vitit 2000, vendos ndėshkime tė arsyeshme pėr cilindo qė nuk respekton rregullat e censusit dhe nuk tregon korrektesėn e detyrueshme ndaj tij, mbron tė dhėnat personale, siē e lyp ligji kombėtar dhe ligji evropian. Ky projektligj i votuar nė Kuvend do tė bėjė tė mundur qė censusi i vjeshtės tė jetė cilėsor, i besueshėm, i vlefshėm dhe krejt i krahasueshėm me tė ngjashmit e tij, me censuset e mbajtura nė vendet e BE-sė. Ky projektligj nuk ka asnjė lidhje me regjistrimin etnik apo fetar, siē pretendojnė sharlatanė zhurmatorė, qė kanė nakatosur punėt qė u takojnė dhe duan tė pėrhapin ndotje gjithandej.”

Ndėr amendamentet e miratuara sot nė ligj vlen pėr tu pėrmendur pėrshtatja e terminologjisė, duke zėvendėsuar termin “regjistrim” me fjalėn “census”, pėr t’i dhėnė procesit njė identitet tė unifikuar, nė pėrputhje me fjalorin e gjuhės shqipe.

Njė element tjetėr i rėndėsishėm, qė u amendua, ishte shfuqizimi i pikės 3 tė nenit 1, tė ligjit tė vitit 2000. Nėpėrmjet kėtij ndryshimi synohet tė theksohet fakti se tė dhėnat e mbledhura nga censusi nuk do tė pėrdoren pėr hartimin e listave zgjedhore si dhe pėr pasurimin e regjistrave tė gjendjes civile.

Projektligji riformulon gjithashtu konceptin pėr detyrimin ligjor tė individėve pėr t'u pėrgjigjur. Pra tė gjithė shtetasit shqiptarė dhe tė huaj, tė cilėt nė momentin e censusit ndodhen nė territorin e Shqipėrisė, janė tė detyruar tė japin nė mėnyrė tė plotė, tė saktė dhe tė besueshme informacionin e pėrcaktuar si tė detyrueshėm nė pyetėsorėt e censusit tė popullsisė, tė miratuar nga Komisioni Qendror i Censusit.

Projektligji nė nenin 9 tė tij, garanton ruajtjen e konfidencialitetit tė tė dhėnave tė grumbulluara tė censusit dhe sipas tij tė gjithė personat ose autoritetet publike, tė pėrfshira nė proceset e censusit, ose qė kanė njohuri mbi tė dhėna personale, janė tė detyruar pėr ruajtjen e konfidencialitetit edhe pas pėrfundimit tė procesit tė censusit. Ligji ngarkon INSTAT pėr tė marrė masa teknike dhe organizative pėr ruajtjen e informacionit, saktėsinė dhe qėndrueshmėrinė e tė dhėnave si dhe bėrjen e tė dhėnave anonime, nėpėrmjet fshirjes sė elementėve identifikues tė individėve nė dosjet elektronike.

Projektligji propozoi edhe njė rregullim nė vendosjen e sanksioneve (gjobave) pėr kundėrvajtjet administrative qė ndodhin gjatė procesit tė censusit, duke u nisur edhe nga ligjet mbi censusin e popullsisė dhe banesave tė vendeve anėtare, apo edhe kandidate tė Bashkimit Evropian si Ēeki, Slloveni e Kroaci, etj.

Neni i ndryshuar pėrcakton se: “Mosdhėnia e informacionit (a) nė formė tė plotė dhe/ose (b) tė saktė dhe tė besueshme, tė pėrcaktuar si i detyrueshėm, nė pėrputhje me nenin 4, tė kėtij ligji dhe personi/at pėrgjegjės dėnohet me gjobė prej 100 000 lekėsh; Mosrespektimi i rregullave tė konfidencialitetit tė pėrcaktuara nė nenin 9, tė kėtij ligji dhe personi/at pėrgjegjės dėnohen me njė gjobė prej10 000 deri 50 000 lekė; Mosrespektimi i rregullave tė pėrcaktuara nė nenin 19, tė kėtij ligji dhe personi/at pėrgjegjės dėnohen me gjobė nga 15 000 deri 20 000 lekė.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=17248
Citim:
Pollo: Ligji nuk ka lidhje me regjistrimin etnik dhe fetar

Tiranė, 5 korrik 2011, NOA- Ministri pėr Inovacionin Teknologjinė Informacionin dhe Komunikimin, Genc Pollo, nė fjalėn e mbajtur nė komisionin e ligjeve pėr ndryshimet e ligjit pėr regjistrimin e popullsisė e ka konsideruar si tė domosdoshėm miratimin e tij.

Nė fjalėn e mbajtur nė komisionin e Ligjeve ku u miratuan mendimet pėr ligjin pėr censusin 2011 u shpreh se, “Ky projektligj i shėrben vetėm modernizimit tė bazės ligjore pėr zhvillimin e censusit nė Shqipėri. Ky projektligj abrogon anomalitė e ligjit tė vitit 2000, vendos ndėshkime tė arsyeshme pėr cilindo qė nuk respekton rregullat e censusit dhe nuk tregon korrektesėn e detyrueshme ndaj tij, mbron tė dhėnat personale, siē e lyp ligji kombėtar dhe ligji evropian. Ky projektligj i votuar nė Kuvend do tė bėjė tė mundur qė censusi i vjeshtės tė jetė cilėsor, i besueshėm, i vlefshėm dhe krejt i krahasueshėm me tė ngjashmit e tij, me censuset e mbajtura nė vendet e BE-sė”.

Fjala e ministrit Pollo dhe pėrmbajtja e ndryshimeve tė kėtij projektligji u bėnė tė ditura nga njė deklaratė e MITIK, duke u thėnė se projektligji nuk ka asnjė lidhje me regjistrimin etnik apo fetar, siē pretendojnė sharlatanė zhurmatorė, qė kanė nakatosur punėt qė u takojnė dhe duan tė pėrhapin ndotje gjithandej.

Ndėr amendamentet e miratuara sot nė ligj vlen pėr tu pėrmendur pėrshtatja e terminologjisė, duke zėvendėsuar termin “regjistrim” me fjalėn “census”, pėr t’i dhėnė procesit njė identitet tė unifikuar, nė pėrputhje me fjalorin e gjuhės shqipe.

Njė element tjetėr i rėndėsishėm, qė u amendua, ishte shfuqizimi i pikės 3 tė nenit 1, tė ligjit tė vitit 2000.

Nėpėrmjet kėtij ndryshimi synohet tė theksohet fakti se tė dhėnat e mbledhura nga censusi nuk do tė pėrdoren pėr hartimin e listave zgjedhore si dhe pėr pasurimin e regjistrave tė gjendjes civile.

Nė reagimin e MITIK lidhur me ndryshimet nė kėtė projektligj theksohen se, projektligji riformulon gjithashtu konceptin pėr detyrimin ligjor tė individėve pėr t’u pėrgjigjur.

Sipas kėtij ndryshimi tė gjithė shtetasit shqiptarė dhe tė huaj, tė cilėt nė momentin e censusit ndodhen nė territorin e Shqipėrisė, janė tė detyruar tė japin nė mėnyrė tė plotė, tė saktė dhe tė besueshme informacionin e pėrcaktuar si tė detyrueshėm nė pyetėsorėt e censusit tė popullsisė, tė miratuar nga Komisioni Qendror i Censusit.

Projektligji nė nenin 9 tė tij, garanton ruajtjen e konfidencialitetit tė tė dhėnave tė grumbulluara tė censusit dhe sipas tij tė gjithė personat ose autoritetet publike, tė pėrfshira nė proceset e censusit, ose qė kanė njohuri mbi tė dhėna personale, janė tė detyruar pėr ruajtjen e konfidencialitetit edhe pas pėrfundimit tė procesit tė censusit. Ligji ngarkon INSTAT pėr tė marrė masa teknike dhe organizative pėr ruajtjen e informacionit, saktėsinė dhe qėndrueshmėrinė e tė dhėnave si dhe bėrjen e tė dhėnave anonime, nėpėrmjet fshirjes sė elementėve identifikues tė individėve nė dosjet elektronike.

Ndėr tė tjera projektligji propozoi edhe njė rregullim nė vendosjen e sanksioneve (gjobave) pėr kundėrvajtjet administrative qė ndodhin gjatė procesit tė censusit, duke u nisur edhe nga ligjet mbi censusin e popullsisė dhe banesave tė vendeve anėtare, apo edhe kandidate tė Bashkimit Evropian si Ēeki, Slloveni e Kroaci, etj.

Sipas MITIK, neni i ndryshuar pėrcakton se: “Mosdhėnia e informacionit (a) nė formė tė plotė dhe/ose (b) tė saktė dhe tė besueshme, tė pėrcaktuar si i detyrueshėm, nė pėrputhje me nenin 4, tė kėtij ligji dhe personi/at pėrgjegjės dėnohet me gjobė prej 100 000 lekėsh; Mosrespektimi i rregullave tė konfidencialitetit tė pėrcaktuara nė nenin 9, tė kėtij ligji dhe personi/at pėrgjegjės dėnohen me njė gjobė prej10 000 deri 50 000 lekė; Mosrespektimi i rregullave tė pėrcaktuara nė nenin 19, tė kėtij ligji dhe personi/at pėrgjegjės dėnohen me gjobė nga 15 000 deri 20 000 lekė.

Mėsohet se nė kėtė proces, pėr hartimin e projektligjit, Qeveria shqiptare ėshtė asistuar nga ekspertė tė huaj dhe vendas, tė cilėt kanė dhėnė edhe rekomandimet pėrkatėse, duke patur nė konsideratė standardet dhe rekomandimet ndėrkombėtare tė BE-sė dhe EUROSTAT nė kėtė fushė, si dhe legjislacionin dhe eksperiencėn e vendeve tė tjera pėr ēėshtjet e censusit.

Sakaq MITIK thekson se, censusi i fundit i popullsisė dhe banesave nė Shqipėri ėshtė kryer mė 1 prill 2001, mbėshtetur nė ligjin e mėsipėrm, ndėrkohė qė Censusi tjetėr i popullsisė ėshtė planifikuar tė fillojė mė 1 tetor 2011.

Gjatė paradites sė sotme Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi amendimet e qeverisė pėr projektligjin pėr regjistrimin e popullsisė mbi bazė etnike e fetare, vetėm me praninė e deputetėve tė maxhorancės.

Nė vijimėsi ky projektligj ėshtė kundėrshtuar nga Aleanca Kuq e Zi, duke e konsideruar kėtė si njė ligj qė kėrkon ndryshime rrėnjėsore.

a.y/NOA

http://www.noa.al/2011/07/pollo-ligj...nik-dhe-fetar/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.7.2011, 15:15   28
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
pėrshtatja e terminologjisė, duke zėvendėsuar termin “regjistrim” me fjalėn “census”, pėr t’i dhėnė procesit njė identitet tė unifikuar, nė pėrputhje me fjalorin e gjuhės shqipe.
Ky po tall trapin.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.7.2011, 16:50   29
allianz
 
Unė s'i kuptoj kėto gjobat ēfarė efekti mund tė kenė?!

N.q.s. personi gėnjen te informacioni i detyrueshėm, thonė kėta, do gjobitet. Po si mund ta verifikojnė kėta qė personi gėnjen? Normalisht kėta e pyesin personin pėr gjėra qė s'i dinė dhe qė presin t'i mėsojnė nga personi. Se n.q.s. i kanė qė mė parė tė dhėnat pėr personin (me tė cilat i bie tė verifikojnė qė personi gėnjen) atėherė pėr ēfarė po e pyesin personin?! Pėr tė verifikuar sa pėrqind e popullsisė gėnjen?! Pėr ēfarė konkretisht bėhet ky regjistrim?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.7.2011, 07:43   30
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Pėr ēfarė konkretisht bėhet ky regjistrim?
Me tall trapin, pėrderisa vetė ministri del nė publik dhe tall trapin me mosēėshtje. Tė mos themi dhe se shifrat janė tė gatshme (si nė Verior) - diku dhe sipas "sugjerimeve" tė komisarėve - po thjesht iu nevojitet "legalizimi" para opinionit, qė do tė bėhet me teatrin e tetorit.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.7.2011, 14:47   31
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Unė nuk kuptoj ēa ka ndodh nė Verior, ka noj shifėr zyrtare, se po thonė se shqiptarėt janė 1 700 000.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.7.2011, 20:22   32
Citim:
Pollo: Jo regjistrim etnik e fetar

Komisioni i Ligjeve miratoi dje projektligjin pėr regjist-rimin e popullsisė duke e ēuar pėr miratim nė seancė ditėn e enjte. Ministri pėr Inovacionin, Genc Pollo, u shpreh se ky projektligj do tė jetė vetėm pėr rėndėsi statistikore dhe aspak pėr regjistrim, siē pretendohet.

Nė lidhje me kritikat e shumta, Pollo i cilėsoi si zhurmuese tė qėllimshme, ndėrsa deklaroi se ky proces, qė do tė nisė mė 1 tetor, nuk ka lidhje me regjistrimin fetar apo etnik.

Gjithsesi, ministri nuk tha nėse formulari do tė ketė ose jo pyetje pėr pėrgjigje me dėshirė pėr pėrkatėsinė etnike apo fetare. Ai shpjegoi se ndryshimi i regjistrimit tė popullsisė me censusin, pra mbledhjen e tė dhėnave pėr popullsinė, ndryshon nga ruajtja e anonimatit dhe ndryshueshmėria e tė dhėnave pėr gjendjen e individit ēdo 10 vjet, kur kryhet procesi i censusit.

“Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ky proces nuk ėshtė regjistrim. Nėse unė apo ju jemi regjistruar nė gjendjen civile, ne mbetemi me ato tė dhėna, me atė emėr, mbiemėr, me atė datėlindje dhe vendlindje. Ky ėshtė thelbi i fjalės regjistrim dhe ėshtė tejet i papėrshtatshėm tė pėrdoret pėr njė tjetėr aktivitet, njė tjetėr mbledhje tė dhėnash, e cila ėshtė absolutisht nė finalen e saj, nė produktin final tė saj, anonimuese. Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ky proces nuk ėshtė regjistrim. Pra ne do tė dimė grupmoshat e popullsisė shqiptare, sa pėr qind janė 20 deri nė 30 vjeē, apo sa pėr qind janė 55 dhe lart. Ne do tė dimė sa pėr qind do tė kemi me arsim tė lartė dhe me arsim tė mesėm”, tha Pollo.

http://www.panorama.com.al/politike/...-etnik-e-fetar
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.7.2011, 20:25   33
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Thėnė nga Pollo

anonimuese
Citim:
Thėnė nga Pollo

Ne do tė dimė sa pėr qind do tė kemi me arsim tė lartė dhe me arsim tė mesėm
Ky po tall trapin nė tė gjitha frekuencat.


Citim:
Thėnė nga Kandhaon

Unė nuk kuptoj ēa ka ndodh nė Verior, ka noj shifėr zyrtare, se po thonė se shqiptarėt janė 1 700 000.
Morėn ca fonde nga BE-ja dhe bėnė sikur bėnė regjistrim tė pėrgjithshėm tė popullsisė. Shifrat zyrtare janė nė regjistrat e Gjendjes Civile, po puna ėshtė ca e ngatėrruar se regjistrat janė nė Serbi. Ndėrkohė njerėzia ankohen se nuk kanė parė ndonjė "regjistrues" tė vijė t'i regjistrojė...

Kėshtu qė kėtu nė pėrgjithėsi tė gjithė po tallin trapin me tė gjithė dhe po nxjerrin ca numra pėr tė mos lėnė EUROSTAT-in pa punė. Teatėr pėr sy e faqe, po dhe shifrat janė tė njohura. Meqė BE-ja do "regjistrim", po ia japim "regjistrimin", ky ėshtė thelbi.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.7.2011, 14:47   34
Citim:
Kuvendi diskuton pėr regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare

Tiranė – Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė diskutoi sot rreth projektligjit tė shumėpėrfolur pėr regjistrimin e popullsisė dhe tė banesave.
Pėrfaqėsuesi i komunitetit ēam nė Parlament, Shpėtim Idrizi, theksoi se projektligji ėshtė shumė delikat, dhe pėr kėtė duhet njė diskutim i gjerė me grupet e interesit, gjė qė deri mė tani nuk ėshtė bėrė.

Kryetari i PDIU-sė tha se persona tė ndryshėm pėr interesa tė caktuara kanė “ndryshuar” kombėsi, dhe kjo nuk duhet barazuar me shprehjen subjektive tė etnitetit. Idrizi, ndėr tė tjera tha se, pavarėsisht se ky ligj i pėrket vendit tonė, ai do tė ketė implikime ndėrkombėtare.

“Shtetet fqinje kanė shprehur hapur interesin pėr kėtė proces. PDIU ka tėrhequr vėmendjen e nevojės pėr njė proces tė drejtė dhe transparent. Nė formėn qė ėshtė paraqitur ky ligj ka probleme. Nė gjykimin tonė, ligji duhet tė sqaronte konceptin”, u shpreh Idrizi.

Nė anėn tjetėr,iniciatori i kėtij projektligji, ministri i Teknologjisė dhe Inovacionit, Genc Pollo, tha se ndryshimet nė ligjin pėr regjistrimin e pėrgjithshėm tė popullsisė dhe banesave, janė njė detyrim i qeverisė shqiptare nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit.

Duke e konsideruar pr/ligjin si "tė shumėpėrfolur nė media dhe nga shoqėria civile" ministri tha se censusi i pėrgjithshėm i popullsisė ėshtė njė proces qė organizohet nga INSTAT nė ēdo 10 vjet dhe ai ėshtė njė detyrim i autoriteteve shqiptare ndaj MSA-sė.

Ministri Pollo theksoi gjithashtu se pr/ligji i sotėm ka tė bėjė me adoptimin e legjislacionit europian nė fushėn e mbrojtjes sė tė dhėnave personale, e cila parashikohet tė ruhet me rregulla tė pėrcaktuara. Njė tjetėr element i pr/ligjit sipas Pollos, lidhet me masat ndėshkimore ndaj atyre qė deklarojnė tė dhėna tė rreme nė procesin e censusit.

http://www.gazetastart.com/lajme/Politike/39330/

Citim:
Kuvend, kalon rregjistrimi. Pollo: Po na sulmojnė ata qė votuam

Parlamenti kalon projekt-ligjin per regjistrimin e popullsise ne baze te vetedeklarimit te etnise dhe fese. Ministri Genc Pollo nismetari i ketij projektligji tha se “drafti eshte sulmuar nga disa zyrtare faqezinj qe kane dale me votat tona perfshire dhe voten time”.

Kjo deklarate e Pollos vjen pasi paralel me nismen e qeverise , “Aleanca Kuq e Zi” e drejtuar nga Kreshnik Spahiu ka nisur nje fushate kunder regjistrimit.

Nderkohe nje tjeter kundershtar ne parlament eshte dhe kreu i PDIU-se Shtepim Idrizi. Ai deklaroi se nuk do te reshte betejen kunder regjistrimit etnik. Idrizi paraqiti dhe disa amendime per ligjin per te cilat Pollo tha se nje pjese do te konsiderohen dhe per te tjerat do kerkohet nje zgjidhje.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...qe-votuam.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.7.2011, 11:08   35
Citim:
Kreu i INSTAT: Regjistrimi, vetėm pėr personat qė jetojnė nė Shqipėri

Pjesė e procesit tė regjistrimit tė censusit do tė bėhen tė gjithė ata shqiptarė qė jetojnė nė Shqipėri tė paktėn prej njė viti. Drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja, nė intervistėn dhėnė gazetės “Shqip”, bėn tė ditur se nė kėtė proces regjistrimi emigrantėt do tė regjistrohen nė njė listė tė veēantė. Vetė procesi qė kushton 14 milionė euro, sipas drejtoreshės sė INSTAT-it, synon tė regjistrojė personat rezidentė.

Zonja Nurja, mė 1 tetor nis procesi i censusit, INSTAT si institucion pėrgjegjės ēfarė masash ka marrė deri mė tani?

Puna pėr realizimin e procesit tė censusit tė popullsisė dhe banesave ka filluar qė prej vitit 2008, ndėrsa do tė realizohet nė terren mė 1 tetor tė vitit 2011. Pra nuk ėshtė se procesi po nis nė kėto momente, INSTAT-i ka pothuajse tre vite qė ėshtė angazhuar pėr kėtė gjė. Pėrveē stafit permanent tė censusit, nė kėtė proces pėr punėn nė terren do tė angazhohet njė strukturė prej rreth 15 mijė njerėzish nė tė gjithė Shqipėrinė. Nė kėtė shifėr 12 mijė do tė jenė anketues, rreth 2 mijė kontrollorė dhe pjesa tjetėr mbikėqyrės. Kėta persona do tė jenė tė angazhuar dhe do tė merren me punėn nė terren, pėr mbledhjen e tė dhėnave prej popullatės nėpėrmjet intervistave tė drejtpėrdrejta derė mė derė pėr tė marrė deklarimet. Pėr tė garantuar realizimin e procesit dhe cilėsinė e tė dhėnave ėshtė ndėrtuar njė sistem kontrolli nė tri nivele, anketuesi shkon bėn anketėn pranė familjes, pas kėsaj kontrollori do tė realizojė kontrollin e mbulimit dhe cilėsisė e punės sė anketuesit dhe mė pas do tė jetė mbikėqyrėsi qė verifikon dhe kontrollon punėn e kontrollorit.

Si do tė pėrzgjidhen kėta anketues. Cilat janė kriteret?

INSTAT ka pėrgatitur termat e referencės. Pėr rekrutimin e tė gjitha niveleve tė strukturės sė punės nė terren do tė realizohet njė fushatė kombėtare rekrutimi, duke publikuar njoftimin pėr punėsim nėpėrmjet medias sė shkruar dhe vizive, siē kemi bėrė edhe pėr censusin ekonomik qė INSTAT-i ka kryer kėtė vit. Personeli i punės nė terren do tė jetė banor i komunave dhe bashkive pėrkatėse pėr tė cilėn ata do tė realizojnė censusin. Njė nga kushtet mė tė rėndėsishme pėr marrjen nė punė ėshtė qė tė jenė banorė nė vendin ku ata do tė kryejnė censusin. Pra nuk mund tė vijė njė banor nga Durrėsi dhe tė realizojė anketimin nė Tiranė. Pra, tė qenėt banues i komunitetit tė zonės ku do tė kryhet censusi do tė jetė gjėja mė e rėndėsishme.

A do tė pėrfshihen arsimtarėt nė kėtė proces si anketues?

Procesi i rekrutimit do tė jetė njė proces i hapur pėr tė gjithė popullsinė aktive pėr punė. Pra, ai do tė jetė njė konkurs i hapur. Pėrzgjedhja e personelit do tė zhvillohet mbi procedura tė pėrcaktuara nga komisione qė do tė ngrihen pranė strukturave tė INSTAT-it nė nivel qarku. Do tė jetė njė bashkėpunim i frytshėm midis strukturave nė nivel qendror dhe lokal. Ndėrkohė, do tė ketė komisione tė censusit nė tri nivele, qarku, bashki dhe komuna qė do tė ndihmojnė jo vetėm nė organizimin e punės nė nivel vendor, por do tė bėjnė edhe aprovimin e listės sė anketuesve, tė kontrollorėve dhe mbikėqyrėsve pėr zonat pėrkatėse.

Kur do tė nisė procesi i rekrutimit? Sa do tė paguhen kėta punonjės?

Shumė shpejt do tė nxirret njoftimi pėr aplikime dhe brenda 15 gushtit gjithė stafi i punės nė terren do tė jetė gati pėr t’u angazhuar sipas planit tė punės. Pagesa ėshtė e kėnaqshme, duke marrė nė konsideratė rėndėsinė dhe vėshtirėsinė e punės. Pagesa do tė jetė rreth 300 euro pėr rreth 45 ditė, pėrfshi edhe trajnimin. Financimi i pagesės sė personelit tė terrenit mundėsohet nga Komisioni Europian, qė jep njė ndihmesė tė madhe nė realizimin e kėtij procesi shumė tė rėndėsishėm.

Sa kushton totali i procesit tė censusit?

Totali kushton afėrsisht 14 milionė euro. Ky proces ka nisur qė nė vitin 2008. Ėshtė bėrė pėrcaktimi i metodologjisė, hartografisė, si dhe ėshtė ngritur sistemi i kapjes dhe pėrpunimit tė informacionit tė marrė me pajisjet dhe programet pėrkatėse. Asnjė projekt nuk nis pėr njė vit, pėr mė tepėr njė projekt madhor si censusi, pasi kėrkon njė punė pėrgatitore nė kohė tė tė gjitha strukturave administrative dhe teknike, minimumi tre vjet ose maksimumi 5 vjet pune. Duhet theksuar se Komisioni Europian jep afro 8 milionė euro nga fondi prej 14 milionė eurosh pėr realizimin e kėtij procesi.

Po pėr sa i pėrket formularit. A do tė jenė opsionet e etnisė apo besimit fetar. A ėshtė hartuar formulari pėrfundimtar?

Pėr sa i pėrket formularit ėshtė Komisioni Qendror i Censusit qė e miraton dhe ėshtė duke e shqyrtuar.

Domethėnė ju si INSTAT do tė zbatoni formularin qė miratohet nga Komisioni i Censusit, pavarėsisht debateve tė hapura?

Atėherė, ne si Institut Statistike nuk merremi me njė ēėshtje tė tillė, pasi debatet qė po zhvillohen nuk kanė tė bėjnė me statistikat dhe procesin nė vetvete. Detyrimi i INSTAT-it ėshtė tė zbatojė rekomandimet dhe standardet ndėrkombėtare mbi pėrmbajtjen teknike tė pyetėsorit dhe tė dhėnave qė do tė gjenerohen prej tij.

A mund tė cilėsohet muaji tetor si i pėrshtatshėm pėr tė realizuar procesin e censusit, duke pasur parasysh komunat malore qė ka vendi dhe kushtet atmosferike?

Nėse keni parasysh nė vitin 2001 ky proces ėshtė bėrė nė muajin prill. Dhe censusi i ri nė kėtė muaj ishte parashikuar, por duke qenė se njė pjesė tė madhe tė punės e kanė komisionet e censusit nė nivel vendor pėrkatėsisht nė nivel qarku, bashkie e komune zhvillimi i zgjedhjeve lokale nė tė njėjtėn periudhė do tė shkaktonte vėshtirėsi pėr procesin e censusit. Kėto komisione kanė peshėn mė tė madhe tė punės nė realizimin e censusit, INSTAT e udhėheq punėn dhe pėr kėtė arsye u realizua shtyrja e kėtij procesi. Pėr ne ėshtė e rėndėsishme realizimi i procesit me cilėsi, pra nuk ka pasur asnjė arsye tjetėr pėr shtyrjen e censusit. Periudha mė e pėrshtatshme ėshtė tetori, qė zonat malore mund tė arrihen me lehtėsi, pas mė vonė do tė jetė mė e vėshtirė. Tetori shihet si mė i pėrshtatshėm edhe pėr vendet e tjera pėr realizimin e censusit, ndėrkohė qė njė pjesė e vendeve tė rajonit do tė kryejnė censusin e tyre nė tė njėjtėn periudhė me ne.

Sa real mund tė ishte njė proces i tillė, ku vendi ka njė popullsi migruese dhe shumė shqiptarė janė emigrantė. A do tė ketė shifra reale?

Censusi ka pėr qėllim qė tė fusė nė sistem popullsinė rezidente qė banon nė Shqipėri. Pra qė ka mbi 12 muaj qė jeton, punon e banon nė Shqipėri. Nė vitin 2010-2012 bėhet censusi nė tė gjithė vendet e botės. Qėllimi ėshtė se kėto tė dhėna merren dhe krahasohen, dhe njė emigrant qė jeton nė Itali apo Greqi do tė regjistrohet atje ku jeton sipas pėrcaktimeve pėr tė gjithė vendet e botės. Censusi ka pėr qėllim tė numėrojė popullsinė rezidente tė atij vendi duke evituar kėshtu numėrimin e dyfishtė. Ky rregull ėshtė i vendosur nga Kombet e Bashkuara, pra njė banor qė ka mbi 12 muaj qė nuk jeton, punon nė Shqipėri nuk mund tė pėrfshihet nė census. Sigurisht ne kemi edhe njė pyetėsor tė veēantė pėr personat qė jetojnė jashtė, pėr tė mundėsuar njė bazė tė tė dhėnave pėr personat qė jetojnė jashtė vendit, por kėta persona nuk do tė kalojnė nė plotėsimin e informacionit tė pyetėsorit individual nėpėrmjet tė cilit do tė merren tė dhėna mbi punėsimin, arsimin etj.

Nėse unė mund tė kem njė familjar me banim jashtė nuk do tė pėrfshihet nė pyetėsor?

Nėse ka mbi 12 muaj qė jeton e punon jashtė nuk do tė pėrfshihet nė pyetėsorin individual qė ka 40 pyetje. Nėse ai punon nė Itali apo Greqi duhet t’i japė tė dhėnat nė kėto shtete ku jeton e punon. Tė dhėnat e mbledhura nga tė gjitha vendet e botės do tė prodhojnė statistika nė nivel botėror mbi popullsinė dhe karakteristikat e saj. Pasi nė fund fare do tė mbledhė tė dhėnat e tė gjithė popullsisė nė tė gjithė botėn. Nėse ka numėrim dy herė, nuk ka shifra tė sakta. Gjendja civile ka tė gjithė popullsinė shqiptare dhe dihet nėse kėta banorė janė emigrantė ose jo. Censusi numėron popullsinė qė jeton mbi 12 muaj nė Shqipėri.

Po pėr ndryshimet ligjore si e shihni pėrgjegjėsinė?

Baza ligjore ėshtė njė element i domosdoshėm pėr realizimin e njė procesi tė censusit. Ndryshimet ligjore tė bėra sė fundmi prekėn ligjin e vitit 2000, kur nuk kishim ende njė regjistėr civil elektronik. Censusi ėshtė burimi i vetėm dhe i plotė nė nivel kombėtar qė jep tė dhėna me vlerė tė jashtėzakonshme pėr politikat social-ekonomike, veēanėrisht nė nivel vendor. Nė kėtė kuadėr, tė gjithė individėt subjekt i censusit kanė detyrim ligjor pėr tė dhėnė informacionin saktė tė kėrkuar nga anketuesit e autorizuar nga INSTAT-i. Baza ligjore pėrcakton detyrimin pėr t’ju pėrgjigjur, si dhe parashikon sanksionet pėrkatėse pėr ata qė refuzojnė tė pėrgjigjen apo nuk japin informacion tė saktė. Sanksione parashikohen edhe pėr personelin e angazhuar nga INSTAT-i nė rast tė shkeljes sė parimit tė konfidencialitetit.

Procesi i mbledhjes sė tė dhėnave zgjat tri javė, kur do tė publikohen tė dhėnat?

Tri javė ėshtė marrja e tė dhėnave nė terren. Tė dhėnat paraprake do tė dalin nė dhjetor tė vitit 2011, pra numri i popullsisė, meshkuj dhe femra, sa ndėrtesa ka pėrafėrsisht, si edhe familjet. Pastaj ato mblidhen, hidhen dhe do tė jepen disa tė dhėna raporte paraprake, zyrtare, tė cilat do tė jepen pjesė-pjesė deri nė dhjetor tė vitit 2013, kur do tė botohen rezultatet e pėrgjithshme.

http://www.gazeta-shqip.com/politike...db8306255.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2011, 20:57   36
Citim:
Regjistrimi i popullsisė, “AS” siguron formularin me 40 pyetje

Censusi i popullsisė dhe banesave do tė pėrmbajė 40 pyetje dhe do tė nisė mė 1 tetor. “AS” ka siguruar kopjen e formularit zyrtar qė do tė plotėsojnė shqiptarėt nė vjeshtėn e kėtij viti.

Pėrkatėsia etnike dhe besimi fetar shumė tė debatuara mediatikisht nė muajt e fundit janė dy pyetjet pėrmbyllėse tė kėtij formulari, tė cilat janė specifikuar si deklarim i lirė dhe jo i detyrueshėm.

Termi “kombėsi” ėshtė zėvendėsuar me termin “grupim etno-kulturor”.


Por ajo qė bie nė sy nė tė gjithė draftin voluminoz prej 32 faqesh, ku shqiptarėve do u duhen pak a shumė 10 minuta kohė pėr ta plotėsuar, ėshtė mėnyra se si janė formuluar pyetjet.

Pyetja e parė lidhet me llojin e banesės, nėse shqiptarėt jetojnė nė pallat, shtėpi private apo Baraka dhe kasolle.

Nė pyetjen e 4-rt, shqiptarėt do tė japin informacion edhe mbi llojin e tualetit qė kanė nė pėrdorim, apo pėr llojin e automjetit qė disponojnė. Nga rezultati i pėrgjigjeve do tė kemi statistika tė plota mbi mėnyrėn e jetesės, pėr tė kuptuar se sa tė pasur apo tė varfėr janė shqiptarėt.

Do tė kemi stastija tė plota dhe pėr herė tė parė edhe pėr emigrantėt, pasi familjarėt e tyure do tė specifikojnė emrat dhe vendndodhjen jashtė Shqipėrisė tė tė afėrmve tė tyre. Kjo ėshtė hera e dytė pas vitit 1989 qė nė Shqipėri bėhet censusi i popullsisė dhe banesave.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...40-pyetje.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.7.2011, 17:58   37
Citim:
Topi dekreton ligjin, Aleanca KuqeZi kundėr

Tiranė, 28 korrik - Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi dekretoi sot ligjin pėr regjistrimin e popullsisė dhe banesave.

Ligji ėshtė shoqėruar me debate pėr sa i pėrket ēėshtjes sė vetė deklarimit tė kombėsisė dhe fesė.

Aleanca Kuq e Zi, duke kundėrshtuar regjistrimin etnik dhe fetar tė popullsisė nisi nismėn e mbledhjes sė 20 mijė firmave, pėr tė mos lejuar njė regjistrim tė tillė, ndėrkohė qė ka paralajmėruar ankimimin e ligjit nė Gjykatėn Kushtetuese dhe nė atė tė Brukselit.

Kreu i kėsaj lėvizje, Kreshnik Spahiu deklaroi sot se formulari i ri pėr regjistrimin e popullsisė shihet si njė servilizėm i qeverise dhe politikes shqiptare ndaj Athinės.

Aleanca KuqeZi publikoi formularin e regjistrimit tė popullsisė nė Greqi, i cili nuk pėrmban pyetjet mbi etninė dhe fenė. Ndėrsa u paralajmėrua se nė shtator-tetor do tė nisin protestat kundėr regjistrimit, si dhe do tė kėrkohet bojkotimi, pėrkatėsisht mos pėrgjigjja ndaj regjistrimit tė popullsisė.

http://www.koha.net/?page=1,14,64261
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.7.2011, 18:37   38
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Aleanca KuqeZi publikoi formularin e regjistrimit tė popullsisė nė Greqi, i cili nuk pėrmban pyetjet mbi etninė dhe fenė.
Sipas shifrave pėr qarkullim tė brendshėm nė Greqi kanė dalė 1 470 000 shqiptarė nga regjistrimi, prej tė cilėve 480 000 pa dokumente (emigrantė gjithsej nė Greqi 2,2 mln). Se si do rrumbullakoset pėr qarkullim nga EUROSTAT-i mbetet ta shohim, po kėta para pak vitesh kanė pranuar publikisht dhe nė media qė kanė pasur mbi 700 mijė shqiptarė vetėm nė Atikė, kur EUROSTAT-i tregonte 500 mijė pėr gjithė territorin. Greqia ėshtė vendi i BE-sė me nr. real mė tė lartė tė emigrantėve pėr kapacitet popullsie.

Tirana zyrtare duke lėnė pa asnjė politikė tė posaēme kėtė pjesė tė kombit ėshtė njėsoj sikur po ndihmon nė asimilimin e saj. Ndėrkohė nga Athina:

Citim:
Ndryshimi nė sjellje (mentalitet) kėrkoi shefi i diplomacisė greke, Stavros Lambrinidis nga Qeveria e Maqedonisė si dhe dėrgoi njė sinjal paralajmėrues pėr sjelljen e Shqipėrisė ndaj pakicės greke nė atė vend.

(...)

Diplomati grek e ftoi Shqipėrinė t’i pėrmbahet angazhimeve evropiane dhe tė mos i injoroj ato. Forcimi i nacionalizmit nė kėtė vend jep njė mesazh shqetėsues, dhe situata e minoritetit etnik grek nė Shqipėri ėshtė njė barometėr i marrėdhėnieve dhe kjo duhet kuptuar, ka theksuar Lambrinidis.

http://ina-online.net/rajon/7021.html
Kėta nuk kanė asnjė kartė diplomatike, janė zhytur deri nė grykė dhe ende iu dėgjohet zėri.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.8.2011, 10:28   39
Citim:
Regjistrimi i popullsisė shqiptare nis mė 1 tetor

Tiranė, 6 gusht 2011, NOA – Shqiptarėt do tė nisin mė 1 tetor deklarimin e pėrkatėsisė sė tyre fetare dhe etnike. Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja sqaroi sot pėr mediat sė regjistrimi i popullsisė dhe banesave (censusi) fillon nė datėn 1 tetor.

“INSTAT-i vetėm pėr kėtė periudhė, pėr periudhėn e censusit nė terren do tė angazhojė afėrsisht rreth 15 mijė njerėz, 12 mijė do tė jenė anketues, rreth 2400 do jenė kontrollorė, ndėrsa pjesa tjetėr do jenė mbikėqyrės. Do ketė grupe kontrolli dhe gjithė puna do zgjasė rreth 3 javė dhe cdo shqiptar do t’i pėrgjigjet atij”, tha Nurja.

Qytetarėve do t’ju duhen mė shuam se 20 minuta pėr tė plotėsuar formularin voluminoz prej 32 faqesh. Pyetjet janė tė ndara nė dy grupe, ato qė janė me detyrim pėrgjigjeje dhe qė kanė tė bėjnė me llojin e ndėrtesės dhe banesės, si dhe pyetje individuale.

Ndėrsa pyetjet qė lidhen me pėrkatėsinė fetare dhe etnike, qė muajt e fundit kanė shkaktuar jo pak debate, janė specifikuar si deklarim i lirė dhe jo i detyrueshėm.

Pas pėrfundimit tė pyetėsorit do tė kemi pėr herė tė parė tė dhėna tė sakta pėr emigrantėt si edhe statistika tė plota mbi realitetin demografik, ekonomik dhe social tė vendit.

Qė prej vitit 1989 nė vendin tonė nuk ka patur asnjė rifreskim tė dhėnash lidhur me regjistrimin e popullsisė dhe banesave, ndėrsa saktėsohet zyrtarisht se nuk ėshtė janė tė detyrueshme pėrgjigjet pėr pėrkatėsinė fetare dhe etnike.

http://www.noa.al/2011/08/regjistrim...is-me-1-tetor/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.8.2011, 20:43   40
Citim:
Regjistrimi, gjobė atyre qė refuzojnė deklarimin

Gjobė dhe pėrballje me gjykatėn: kėto janė dy sanksionet me tė cilat do tė pėrballen shqiptarėt nė rast se refuzojnė tė plotėsojnė formularin e regjistrimit tė popullsisė.

Formulari ka nė total 40 pyetje, 37 prej tė cilave kėrkojnė pėrgjigje me detyrim, ndėrsa vetėm tri, ku pėrfshihet etnia dhe feja, janė lėnė me deklarim tė lirė.

Burime nga INSTAT thonė se pėr ata qė refuzojnė plotėsimin e formularit do tė kenė penalizime. “Nga 40 pyetje individuale vetėm 3 janė jo tė detyrueshme. Formulari ėshtė i detyrueshėm pėr t’u plotėsuar nga ēdo person qė jeton nė Shqipėri dhe pėr kėtė ka njė ligj e njė penalitet. Nė qoftė se njė person nuk i pėrgjigjet kėtij pyetėsori, atėherė dėnohet me gjobė dhe ka detyrimin ligjor tė pėrballet me gjyqin”, mėsohet nga burime tė INSTAT-it.

Ky institucion do tė vendosė gjithashtu edhe njė numėr jeshil nė dispozicion tė personave tė cilėt pėr arsye tė migrimit tė pėrkohshėm nga banesat e tyre nuk mund tė plotėsojnė formularin.

Janė gjithsej 15 mijė persona tė cilėt do tė angazhohen nė procesin e regjistrimit tė popullsisė. “Ne jemi tė hapur pėr ēdo anketues qė plotėson kriteret tona. Kemi bėrė gati termat e referencės dhe ēdo person qė plotėson kriteret tė cilat ne kemi pėrcaktuar, mund tė jetė staf i mundshėm pėr anketuesit”, tha drejtori i INSTAT-it, Ines Nurja.

Nė mesin e muajit shtator do tė pėrfundojė edhe pėrzgjedhja e kontigjentit qė do tė angazhohet nė regjistrimin e popullsisė.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/40645/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:26.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.