Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.8.2011, 21:31   41
Citim:
Censusi i popullsisė, Qeveria 78 milion lekė shtesė pėr INSAT

Tiranė, 18 gusht 2011, NOA – Me propozim tė ministrit tė Inovacionit dhe Teknologjisė sė Informacionit dhe Komunikimit Genc Pollo, Qeveria miratoi gjatė mbledhjes sė sotme njė fond shtesė pagash prej 47 100 000 lekėsh nė buxhetin e vitit pėr Institutin e Statistikave si dhe njė tjetėr fond pėr shpenzime operative nė vlerėn e 31 000 000 lekėve pėr organizimin dhe zbatimin e projektit tė censusit tė pėrgjithshėm tė popullsisė dhe banesave.

Gjithashtu mbledhja e ekzekutivit vendosi qė ky fond shtesė tė pėrballohet nga fondi rezervė i buxhetit tė shtetit.

Ndėrkohė qė u vendos edhe lejimi i shtyrjes sė afatit tė kryerjes sė procedurave tė prokurimit, pėr Institutin e Statistikave.

Pėr zbatimin e kėtij vendimi u ngarkua Ministria e Financave dhe Instituti i Statistikave. Vendimi i sotėm pėr shtesėn e fondit u mor nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 5 e 45, tė ligjit nr.9936, datė 26.6.2008, “Pėr menaxhimin e sistemit buxhetor nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė nenit 13, tė ligjit nr.10 355, datė 2.12.2010, “Pėr buxhetin e vitit 2011”, tė ndryshuar, tė nenit 75, tė ligjit nr.9643, datė 20.11.2006, “Pėr prokurimin Publik”, tė ndryshuar, dhe tė ligjit nr.8669, datė 26.10.2000, “Pėr regjistrimin e pėrgjithshėm tė popullsisė dhe tė banesave”, tė ndryshuar.

Debati publik pėr regjistrimin e popullsisė ishte sot njė nga pikat e mbledhjes sė qeverisė, ndėrsa kryeministri akuzoi kundėrshtarėt e kėtij ligji, si mjeranė politikė qė nuk meritojnė postet qė mbajnė.

http://www.noa.al/2011/08/censusi-i-...ese-per-insat/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2011, 07:27   42
Citim:

Citim:
Pollo: Shqiptarėt duhet tė deklarojnė tė dhėna tė sakta tek anketat

Regjistrimi i popullatės mbetet njė proces mjaft i rėndėsishėm dhe askush nuk do jetė nė gjendje ta bllokojė atė. Kėshtu ėshtė shprehur, ministri i Teknologjisė dhe Inovacionit tė Shqipėrisė, Genc Pollo, sipas tė cilit, tė dhėnat e njė personi mbeten statistikore.

“Mbledhja e tė dhėnave tė shoqėrisė shqiptare, mbetet nė thelb tė procesit”, deklaroi ai.

Duke shtuar se qytetarėt duhet qė tė marrin pjesė nė kėtė proces regjistrimi dhe se ata duhet qė tė bashkėpunojnė me anketuesit, pasi ata qė nuk do ta bėjnė kėtė, do tė penalizohen me gjoba.

“Demokracia ėshtė njė sistem qė beson tek njerėzit. Shqiptarėt duhet tė deklarojnė tė dhėna tė sakta tek anketat. Pėrkatėsia etnike, ėshtė njė element i rėndėsishėm. Njė shifėr shumė e vogėl shqiptarėsh ka kėrkuar ndryshimin e shtetėsisė. Njė proces i tillė ėshtė realizuar edhe nė Mal tė Zi”, shtoi Pollo.

Duke pėrfunduar se asnjė nuk do tė jetė nė gjendje ta bllokojė procesin e regjistrimit tė popullatės dhe se ai do tė nisė mė 1 tetor, nė njė kohė qė ishte parashikuar tė fillonte nė muajin prill.

“Procesi i regjistrimit ėshtė parashikuar qė tė kushtojė 14 milionė euro”, tha mes tė tjerash Pollo.

http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=132985
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2011, 06:23   43
Citim:
Minoritarėt: Regjistrimi tė shtyhet, jo kontroll pėr deklarimin etnik

Censusi i qytetarėve dhe banesave tė Shqipėrisė duket se po kundėrshtohet gjithnjė e mė shumė. Tė pakėnaqur nga kjo nismė e qeverisė u shfaqėn dje edhe pėrfaqėsuesit e minoriteteve nė vend.

Pėrfaqėsuesit e pakicės greke, maqedonase, serbo-malazeze, boshnjake dhe disa tė tjera kėrkuan dje pėrmes njė peticioni, shtyrjen e procesit tė regjistrimit me gjashtė muaj, pasi sipas tyre, Komisioni i Censusit nuk ėshtė konsultuar me ta dhe baza ligjore e krijuar pėr kėtė nismė nuk ėshtė nė pėrputhje me konventat ndėrkombėtare.

Ata paraqitėn dje njė draft me pikat qė kundėrshtojnė dhe kėrkesat e tyre, duke ja drejtuar atė pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė shtetit shqiptar, por edhe shumė ambasadorėve perėndimorė tė akredituar nė Tiranė.

Njė qėndrim mė radikal nė lidhje me kėtė ēėshtje pritet tė vendoset sot nga ana e kėshillit drejtues tė “Omonias”, gjatė njė mbledhjeje qė ėshtė planifikuar tė mbahet nė Sarandė. Nė peticionin e bėrė publik dje, shoqatat e minoritet fillimisht kėrkojnė shfuqizimin e dy neneve tė ligjit pėr censusin, nene nė tė cilat sanksionohet gjoba prej 100 mijė lekėsh pėr tė gjithė ata persona qė deklarojnė nė mėnyrė tė rreme gjatė kėtij procesi. Kjo kėrkesė argumentohet me faktin se, kėto dispozita mbysin vetėdeklarimin e lirė tė pėrkatėsisė etnike tė shtetasve tė Shqipėrisė.

“Theksojmė se kėto dispozita bien ndesh me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, nenin 3 dhe 20 tė saj, tė cilėt mbrojnė mirėkuptimin e popullsisė mazhoritare me pakicat, garantojnė trajtimin e personave qė u pėrkasin minoriteteve me tė drejta tė barabarta dhe tė drejtėn pėr tė shprehur pa u ndalur, as detyruar, pėrkatėsinė e tyre etnike”, - theksohet nė deklaratėn e pėrbashkėt.

Po kėshtu, nė deklaratė argumentohet se kėto nene bien ndesh edhe me Konventėn Kuadėr tė Kėshillit tė Europės pėr Mbrojtjen e Minoriteteve Kombėtare. Mospėrputhje tė tjera sipas minoritarėve, me kėto nene, vėrehen edhe nė ligje si ai pėr mbrojtjen e tė dhėnave tė qytetarėve, pėr mbrojtjen nga diskriminimi dhe rekomandimet e EUROSTAT-it pėr censuset e banesave dhe popullsisė pėrgjatė vitit 2010.

Nė kėtė kuadėr, pėrfaqėsuesit e minoriteteve kėrkojnė tė nisin konsulta mes Komisionit Qendror tė Censusit dhe organizatave qė ata pėrfaqėsojnė, pėr tė gjetur kėshtu edhe njė zgjidhje tė kėnaqshme pėr sa i pėrket kėtij procesi regjistrimi.

Sipas tyre, pėr ta realizuar kėtė gjė duhet qė procesi i censusit tė shtyhet pėrreth gjashtė muaj. Po kėshtu, njė nga kėrkesat e shoqatave tė minoriteteve lidhet me pjesėmarrjen e tyre nė komisionet e regjistrimit tė popullsisė.

Nga ana tjetėr, pakėnaqėsi pėrfaqėsuesit e minoritetit shfaqin edhe ndaj amendamenteve qė Partia pėr Drejtėsi, Integrim dhe Unitet ka bėrė nė ligjin e censusit, tashmė tė hyrė nė fuqi. Nė fund tė deklaratės sė tyre, pėrfaqėsuesit e minoriteteve theksojnė se ata do tė marrin tė gjitha masat ligjore dhe institucionale pėr tė mundėsuar njė proces tė regjistrimit tė popullsisė sipas tė gjitha standardeve europiane si standarde tė ruajtjes dhe tė zhvillimit tė tė drejtave dhe lirive tė minoriteteve.

Nenet e kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesit e minoriteteve nė ligjin e censusit janė tė vendosura pėr t’u siguruar se deklarimi i etnisė sė qytetarėve shqiptarė do tė bėhet nė pėrputhje tė plotė me regjistrin e gjendjes civile. Kėto nene janė vendosur si njė valvul sigurie pėr tė mos lejuar abuzimet me kėtė proces dhe deklarimin e etnive tė ndryshme nisur nga pėrfitime momentale nga ana e qytetarėve shqiptarė.

http://www.gazeta-shqip.com/politike...3a20d2bcb.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.9.2011, 16:05   44
Citim:
Censusi, Haxhinasto: Minoriteti, nuk ka rritje artificiale

Ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto garanton se regjistrimi i popullsisė nė tetor nuk do tė ndikojė nė rritjen artificiale tė minoriteteve nė Shqipėri. Deklarata e Haxhinastos ėshtė bėrė gjatė njė takimi me anėtarė tė Komitetit Kėshillimor tė Konventės Kuadėr pėr Mbrojtjen e Minoriteteve. Zviceriania Barbara Wilson thekson se qytetarėt duhet tė deklarojnė tė vėrtetėn nė formularin e regjistrimit tė popullsisė. Ajo shton se do tė qėndrojė nė Tiranė deri tė enjten dhe do tė takohet me tė gjithė eksponentėt e pėrfaqėsive minoritare nė Shqipėri.

"Ky ėshtė njė census qė do tė bėhet pėr efekte statistikore. E rėndėsishme ėshtė qė komunitetet minoritare tė kenė mundėsi tė shprehen lirshėm. Ne kemi dėgjuar pėr censusin dhe njerėzit aty do tė kenė mundėsi pėr tė deklaruar etninė e tyre. Kjo ėshtė njė zgjedhje e lire dhe nėse njerėzit duan ta deklarojnė origjinėn e tyre, ata duhet ta bėjnė atė korrektėsisht ashtu sic ndihen", u shoreh Barbara Wilson,anėtare e delegacionit tė KiE pėr minoritetet.

"Ligji pėr cencusin ėshtė bėrė nė pėrputhje tė plotė me standardet mė tė larta ndėrkombėtare dhe sigurisht janė tė gjithė mekanizmat pėr tė bėrė tė mundur qė tė evitohej cdo lloj manipulimi, cdo lloj keqraportimi. Pra, hapėsira pėr manipulim ėshtė thuajse zero", tha Edmond Haxhinasto, zv/kryeministėr dhe Ministėr i Jashtėm.

Grupi i ekspertėve tė Kėshillit tė Europės do tė pėrgatisin opinionin lidhur me nivelin e respektimit tė tė drejtave tė minoriteteve nė Shqipėri. Ky opinion do tė jetė materiali bazė mbi tė cilin do tė punohet pėr hartimin e rezolutės pėr Shqipėrinė qė do tė adaptohet nga Komiteti i Ministrave tė kėshillit tė Europės.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...tificiale.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.9.2011, 20:23   45
Citim:
Pollo: U bėj apel shqiptarėve qė tė bashkėpunojnė me censusin

Nė prag tė fillimit tė regjistrimit tė popullsisė, qė dio tė fillojė nesėr, ministri i Inovacionit, Genc Pollo, u ka drejtuar njė thirrje tė gjithė shqiptarėve qė tė bėhen pjesė e procesit tė regjistrimit tė popullsisė.

“Unė u bėj apel tė gjithė shqiptarėve qė me krenari tė bashkėpunojnė me censusin dhe me krenari tė deklarojnė tė dhėnat e tij, sepse nė kėtė mėnyrė jepet njė kontribut pėr vendin, pėr familjen dhe pėr veten. Vetėm duke bashkėpunuar ne do tė kemi rezultate tė sakta nė mėnyrė qė vendimmarrjet e tilla tė pėrmirėsojnė jetėn tonė” ka theksuar Pollo.

Nė konferencėn e organizuar nga INSTAT pėr censusin, Pollo duke iu referuar debateve tė zhvilluara pėr regjistrimin e popullsisė, tha se ky ėshtė momenti pėr tė lėnė pas gjithēka dhe pėr tė bashkėpunuar pėr censusin.

“Kemi pasur debate dhe disa thirrje tė tepruara, por sot ėshtė momenti t`i lėmė pas kėto qasje dhe tė bashkėpunojmė tė tėrė pėr censusin. Kėrkoj bashkėpunim nga tė gjithė sepse ėshtė njė detyrim dhe njė kontribut qė jep gjithėsecili pėr veten e tij” ka theksuar Pollo.

Nė fund tė fjalės sė tij, ai ėshtė shprehur optimist nė lidhje me pjesėmarrjen e popullsisė nė regjistrimin qė do tė fillojė nesėr.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...rticle&id=5809
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.10.2011, 13:35   46
Citim:
Ngurrim tek etnia dhe feja, zemėrim pėr emigrantėt

Dje filloi Censusi i shumėpėrfolur. 11712 anketues, tė cilėt trokitėn nė dyert e shqiptarėve dhe filluan regjistrimet e para. Nė ditėn e tyre tė parė (urdhėr i pėrgjegjėsve tė censusit) ēdo anketues pyetėsorin e parė duhet ta plotėsonte nė praninė e kontrollorit, nė mėnyrė qė tė anketuesi tė mėsohej mė mirė me procesin e punės qė duhet tė kryhet ditėt e ardhshme.


Dita e parė

Elsjona Brahaj, ėshtė njė nga ato mijėra anketues qė nisėn dje ditėn e censusit. “Sot pas grumbullimit nė 9 tė mėngjesit, ku dhe morėm materialet e fundit qė na nevojiteshin, (qė ishin letra e prezantimit nga ana e INSTAT dhe kartat identifikuese) filluam punėn nė terren. Pyetėsorin e parė e plotėsoi kontrollorja jonė nė praninė time. Sipas kėshillave tė trajnuesve tanė, 2-3 ditėt e para ne normalisht duhet tė plotėsojmė 2-3 formularė sa tė mėsohemi, mė pas mundet tė fillojmė me procesin normal ku mesatarja e caktuar ėshtė afro 5-6 pyetėsorė nė ditė.”

Elsjonės i ėshtė dhėnė njė zonė mbulimi prej 2 pallatesh dhe njė shtėpi private. Nė total ka pėr tė vizituar 118 banesa. Nė kėtė zonė tė saj nga kontrolli i bėrė, rezultojnė qė janė afro 20 banesa, tė cilat janė boshe. Si ajo nė njėsinė bashkiake numėr 4 nė kryeqytet, do tė punojnė edhe 130 anketues tė tjerė.


Mikpritja

“Arrita tė plotėsoja 6 pyetėsorė sot, kjo pasi shumė prej familjarėve nuk arrita t’i gjeja nė shtėpi dhe 2 banesa ishin tė pabanuara. Nuk lashė ndonjė njoftim nėpėr dyert e tyre, pasi do tė shkoj prapė edhe nesėr meqenėse normalisht dita e diel ėshtė pushim.” Ajo shprehet se gjithēka shkoi shumė mirė dhe nuk pati ndonjė problem kur plotėsoi pyetėsorėt. “Disa mė morėn brenda nė shtėpi duke u treguar shumė mikpritės, madje nė disa vende edhe tė qerasnin, por kishte vende tė tjera, tė cilėt nuk tė fusnin as nė shtėpi, madje dhe vetė dilnin jashtė dhe tė flisnin jashtė tek shkalla”. Me sa shohim vitet e fundit mikpritja si virtyt ka ardhur duke u shuar.


Pyetjet mė tė debatuara

Kishte edhe nga ata persona, tė cilėt kureshtarė nga debatet e ndjekura nė media nė lidhje me pyetjet e censusit, tė cilėt kėrkonin tė dinin mė shumė dhe t’i shihnin vetė kėto pyetje. Shumė prej tyre pyetjes sė etnisė, ju pėrgjigjėn “shqiptarė”, disa tė tjerė nuk dėshironin tė pėrgjigjeshin. Ndėrkohė, kur kalonin tek pyetja e fesė ishin tė rrallė ato persona, tė cilėt pėrgjigjeshin nė lidhje me fenė e tyre. Vetėm njė djalė i moshės 18 vjeē m’u pėrgjigj nė lidhje me fenė, ndėrkohė personat e tjerė, tė cilėt ishin edhe mosha tė mėdha nuk dėshironin tė pėrgjigjeshin fare, megjithatė pėrtej deklarimit tė tyre pėr tė mos u pėrgjigjur ato shpreheshin se i pėrkisnin njė besimi tė caktuar, por thjesht nuk donin ta regjistronin atė”.


Reagimet nė lidhje me pyetėsorin

“Shumė nga ato qė intervistova i bėnin ēudi disa pyetje tė ndryshme nė pyetėsor, pėr shembull, pyetjet nė lidhje me banesėn dhe kryesisht ajo e banjės (ēfarė tualeti apo dushi pėrdor), formulimi i pyetjes qė ka si qėllim tė tregojė nėse dikush punon apo jo, pyetjet nė lidhje me aftėsitė fizike si tė folurit, tė dėgjuarit etj., si dhe pyetjet tek meshkujt nėse ato kanė lindur fėmijė tė gjallė”.

Sipas komenteve tė ndryshme, shumė qytetar pas marrjes sė lajmit qė nė kėtė numėrim nuk do tė pėrfshihen emigrantėt janė deklaruar shumė tė revoltuar kjo pėr shkak se nė shtetin ku jetojnė shumė emigrantė janė pa dokumente, ndaj ngelen jashtė edhe nė regjistrimin apo censusin qė do tė kryhet nė vendin ku jetojnė. Ku mundet tė regjistrohen kėta shqiptarė? – pyesin tė gjithė familjet ku kishte emigrantė.


Vėshtirėsitė

“Ėshtė pak i gjatė pėr t’u plotėsuar dhe do pak kohė, veēanėrisht nė rastet kur kemi mė shumė se 5 apo 6 persona nė njė familje. Njė pyetėsor kam arritur ta plotėsoj pėr 30-45 minuta, pasi kam pasur dhe pak persona nė familjet qė kam gjetur. Njė tjetėr vėshtirėsi ėshtė edhe plotėsimi i adresės, pasi mundet tė ngatėrrohesh kur plotėson adresėn qė ka vendosur INSTAT dhe adresėn reale tė shtėpisė. Por, megjithatė, nuk kisha shumė vėshtirėsi kur prezantohesha, pasi shumica e tyre e dinin pėr censusin”.


Raportimi

Ēdo anketues ėshtė pajisur me njė kartė telefonike. Duhet tė raportojė INSTAT-in ēdo ditė pėr punėn e kryer njė ditė mė parė. Kontakti do tė jetė me mesazhe dhe ēdo anketues do tė shkruajė numrin e banesave, numrin e njėsive ekonomike familjare, numrin e personave dhe numrin e refuzimeve, qė ka marrė nė ditėn e kaluar. Kėtė raportim, ai duhet ta bėjė nga ora 9 deri nė 11 tė mėngjesit nė njė numėr tė INSTAT-it. Gjithashtu, ēdo anketues mundet tė pėrdorė kėtė numėr telefoni pėr tė raportuar pėr ditėn e punės tek kontrollori dhe pėr ēdo problem tjetėr qė mundet tė hasė pėrgjatė punės.


Anketuesit:

Elsjona Brahaj, 20 vjeē ėshtė anketuese nė njėsinė numėr 4. Nė ditėn e saj tė parė ka arritur tė plotėsojė 6 pyetėsorė, i mbeten ende 112 tė tjerė pėr tė plotėsuar.

Ina Sheremetaj, 21 vjeē. “Nuk kisha ndonjė problem nė plotėsimin e formularėve, por nuk e mendoja qė plotėsimi i tij do tė ishte kaq i gjatė. Tė gjithė pyetėsorėt i kam plotėsuar nė shkallė tė pallateve dhe nuk jam futur ndonjėherė brenda nė shtėpi, madje nuk ėshtė se mė ėshtė ofruar ndonjėherė tė futesha brenda nė shtėpi. Reagimi i personave ishte normal ndaj pyetjeve, por tė gjithė stepeshin shume tek pyetja e etnisė dhe besimit fetar. Kam plotėsuar 8 pyetėsorė, pasi 3 nga kėto i kam lėnė bosh, sepse banesat ishin bosh dhe 5 tė tjera i kam plotėsuar dhe kam arritur tė numėroj 21 persona.”

http://www.shekulli.com.al/shekulli/...er-emigrantet/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.10.2011, 21:15   47
Citim:
Censusi, INSTAT: Janė regjistruar 21% e banesave

TIRANE- INSTAT njoftoi se deri mesditėn e sotme janė kryer anketimet nė kuadėr tė regjistrimit tė popullsisė dhe banesave nė 21% tė banesave nė Shqipėri.

Gjatė njė konference pėr shtyp, zėdhėnėsja Vjollca Simoni tha se raportimet nga terreni flasin pėr rezultate mjaft pozitive, dhe se gjithēka po shkon sipas dinamikės sė parashikuar nga INSTAT.

Simoni pranoi te kėtė patur probleme gjatė kėtyre ditėve, por i quajti ato raste tė izoluara, ku INSTAT ka ndėrhyrė mėnjėherė duke zhbllokuar situatėn.

“Ftojmė tė gjithė qytetarėt qė t’i mirėpresin anketuesit tanė me mikėpritjen qė na karakterizon, dhe tė japin pėrgjigjet e tyre”- tha Simoni.

http://www.panorama.com.al/lajmi-i-f...-21-e-banesave
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.10.2011, 18:46   48
Citim:
Shqipėri: Janė regjistruar 79.6% e banesave

Nė Shqipėri INSTAT njoftoi se ecuria e deritanishme e censusit (regjistrimti tė popullsisė) ėshtė e kėnaqshme dhe mbi mesataren e pėrllagaritur deri nė kėtė datė. Gjatė njė konference pėr shtyp, zėdhėnėsja e INSTAT tha se deri nė kėto momente nė tė gjithė Shqipėrinė ėshtė bėrė numėrimi i 79.6% tė banesave.

“Disa rrethe kanė njė ecuri mbi kėtė mesatare siē janė, Dibra, Saranda, Korēa Durrėsi, Lezha etj, Ndėrsa disa rrethe tė tjera si Puka, Tropoja dhe Gjirokastra, pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė apo intensitetit tė lartė tė banesave janė nėn kėtė mesatare” tha zėdhėnėsja e INSTAT.

INSTAT ka bėrė edhe njėherė me dije se pyetėsori ėshtė ndėrtuar nė bazė tė standarteve ndėrkombėtare, ku si parim bazė ėshtė deklarimi i lirė, ndaj janė ftuar tė gjithė qytetarėt qė tė marrin pjesė dhe tu pėrgjigjen tė gjitha pyetjeve.

INSTAT theksoi se tė gjitha familjet qė deri mė datė 21 tetor nuk janė kontaktuar nga anketuesit e INSTAT, mund tė telefonojnė falas nga ora 8:00 deri nė 22:00 pėr cdo nevojė apo informim tė publikut pėr censusin

http://rtv21.tv/home/?p=38219
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.10.2011, 21:11   49
Citim:
INSTAT: Censusi zgjat deri nė fund tė Tetorit

censusi-terren-fCensusi i popullsisė dhe banesave do tė pėrfundojė nė fund tė muajit Tetor. INSTAT ka bėrė tė ditur se, ligji parashikon qė ky proces tė zgjasė katėr javė, nė mėnyrė qė tė mundėsohet grumbullimi i tė dhėnave. Drejtoresha e kėtij institucioni, Ines Nurja, tha se procesi po ecėn normalisht nė tė gjithė territorin, si dhe ftoi t’i bashkohen censusit, tė gjithė ata qytetarė qė nuk kanė mundur tė regjistrohen deri mė tani.

“Ēdo familje duhet tė bėhet pjesė e kėtij procesi, i cili realizohet njė herė nė 10 vjet. Ne duhet tė dimė se sa jemi dhe se si jetojmė, pėr tė planifikuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr ne dhe brezat qė do vijnė”, u shpreh Nurja.

Java e fundit ėshtė faza finale, ku anketuesit sė bashku me stafin mbėshtetės tė INSTAT, do tė finalizojnė procesin, duke numėruar pjesėn e mbetur tė popullsisė, si dhe duke pėrgatitur raportet pėrfundimtare tė punės sė kryer. Regjistrimi parashikon tė tregojė numrin e personave tė cilėt banojnė nė territorin vendas dhe kushtet social-ekonomike.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...e-tetorit.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2011, 21:02   50
Citim:
Mbyllet censusi, INSTAT: Rezultati, pas 10 ditėsh

Anketuesit e Institutiti tė Statistikave kanė trekitur nė ēdo derė dhe banesė nė Shqipėri. Pak orė pas mbylljes sė Regjistrimit tė Popullsisė dhe Banesave, drejtoresha e pėrgjtihshme e INSTAT, e shoqėruar nga menaxherėt e kėtij procesi tha se kjo fazė e punės ėshtė mbyllur me sukses. Sipas zonjės Ines Nurja anketuesit e kanė kryer detyrėn nė terren, por ajo nuk bėri me dije se sa pėr qind e popullsisė kanė plotėsuar formularėt e INSTAT.

“Anketuesit e INSTAT, gjatė kėsaj periudhe kanė trokitur nė ēdo derė nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė pėr tė mbledhur tė dhėnat e Censusit. Tashmė, Censusi kalon nė njė fazė tė re, atė tė mbledhjes sė informacionit nga terreni. Tė gjithė pyetėsorėt, shumatoret dhe materialet e aketuesit do tė mbėrrijnė nė INSTAT pėr t’u pėrpunuar dhe pėr tė bėrė gati rezultatet paraprake tė Censusit. Kėshtu, njė muaj pas mbledhjes sė materialeve nga terrei, INSTAT do tė pėrgatisė publikimin e tė dhėnave paraprake. Nė kėto rezultate do tė ketė informacion mbi numrin e popullsisė rezidente nė Shqipėri tė ndarė sipas prefekturave dhe gjinisė, numrin total tė banesave tė banuara dhe tė pa banuara, etj”, tha Nurja.

Qė prej 1 tetorit 12 mijė anketues dhe 3 mijė kontrollorė kanė qenė nė terren duke regjistruar banesat dhe popullsinė rezidente nė vend gjatė njė muaji. Regjistrimi i Popullisė dhe Banesave 2011 zgjati pėr 3 javė nė terren, por ligji parashikonte dhe njė javė shtyrje nė rastin kur kishte prona dhe banesa tė paregjistruara.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...10-ditesh.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.11.2011, 17:03   51
Citim:
Katolikėt: Do t’i regjistrojmė vetė besimtarėt tanė

Pas dyshimeve pėr besueshmėrinė e censusit nė Shqipėri, komuniteti katolik deklaron se do tė nisė njė regjistrim paralel tė besimtareve tė tij. Ne njė prononcim njė prej krerėve tė lartė katolikė, dom Gjergji, pohon se ky vendim i Konferencės Ipeshknore erdhi pas lėnies jashtė regjistrimit tė njė numri tė konsiderueshėm pjesėtarėsh tė kėtij besimi fetar.

Sipas tij, anketuesit nuk kanė shkuar nė shumė familje tė krishtera, duke rrezikuar kėshtu tjetėrsimin e tė dhėnave reale tė besimtarėve. Por puna e pėrciptė e anketuesve nuk ėshtė vetėm problem i katolikeve.

Denoncimet e para tė minoriteteve vijnė nga arumunėt, tė cilėt numėrojnė mbi 5 mijė persona tė paregjistruar. Ndėrsa njė ditė mė parė INSTAT-i publikoi kėtė shifėr paraprake pėr regjistrimin nė “Vizion Plus”.

Por pas deklaratave qė vijnė nga pjesėtarė tė komuniteteve tė ndryshme nė vend, procesi i censusit po vė nė pikėpyetje tė madhe besueshmėrinė e shifrave qė raportohen nga INSTAT-i.

Censusi i organizuar nga qeveria shqiptare u shoqėrua me jo pak debate, sidomos nga grupet minoritare nė vend, tė cilėt u shprehėn me rezerva ndaj kėtij procesi.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72856
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2011, 17:34   52
Citim:
Anketa Pas-Censusit

Tiranė – Tė dhėnat paraprake mbi Censusin 2011 nė Shqipėri do tė bėhen publike nė mesin e muajit dhjetor.

Drejtoresha e Institutit tė Statistikave, Ines Nurja, bėri me dije se nė terren ka nisur anketa Pas-Censusit, e cila do tė zgjasė rreth 3 javė.

"Kjo anketė shėrben pėr tė vlerėsuar pėrqindjen e mbulimit tė popullsisė dhe banesave tė Censusit. Pėrgatitjet pėr kėtė anketė kanė filluar paralelisht me Censusnt, disa muaj mė parė", tha Nurja. Pėr kėtė anketė, sipas Nurjes, ėshtė pėrgatitur njė pyetėsor tip me 11 pyetje dhe kohėzgjatja nė terren do tė jetė rreth 3 javė.

Aktualisht janė rreth 106 anketues tė INSTAT, tė cilėt kanė filluar punėn nė terren pėr tė mbledhur kėto tė dhėna. Numri i zonave tė censusit sė pėrzgjedhura ėshtė 106 (rreth 1 % e totalit tė Shqipėrisė) tė cilat pėrfaqėsojnė tė gjithė territorin e Shqipėrisė dhe qė mbledhin informacion nė rang qytetesh tė ndara nė urban-rural.

Duke iu pėrgjigjur interesit tė gazetarėve lidhur me marzhin e gabimit, Nurja sqaroi se procesi i pėrllogaritjes ende nuk ka pėrfunduar, ndaj duhet pritur. "Kemi filluar skanimin e shumatorėve, dhe pasi tė bėhet skanimi do shohim marzhin e gabimit. Normalisht ka njė marzh gabimi", bėri tė ditur ajo. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/45207
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.12.2011, 23:00   53
Citim:
2.8 milionė banorė nė Shqipėri

Instituti i Statistikės shpalli nė ambientet e ‘Hotel Sheraton’ nė Tiranė rezultatet paraprake tė regjistrimit tė popullsisė sė Shqipėrisė. Drejtoresha e INSTAT, Ines Nuraj, prezantoi pėr publikun rezultatet paraprake tė CENSUS-it tė popullsisė dhe banesave 2011.

Nga tė dhėnat paraprake, rezulton se popullsia qė banon nė territorin e Shqipėrisė ėshtė 2 831 741 banorė, krahasuar me vitin 2001 numri i popullsisė nė vitin 2011 ėshtė zvogėluar me 7,7 pėr qind gjatė kėtij dhjetė vjeēari.

"Krahasuar me popullsinė nė vitin 2001 ajo ėshtė 7,7 % mė e vogėl dhe shkaqet kryesore tė zvogėlimit tė popullsisė supozohet se janė emigrimi nė shkallė tė gjerė dhe rėnia e lindshmėrisė "- deklaroi Nurja.

Popullsia rezidente ėshtė e pėrbėrė nga 1 421 810 meshkuj ose 50,2 % dhe 1 409 931ose 49,8 % femra. Vlerėsimi paraprak i numrit tė popullsisė qė kanė refuzuar kėtė census ėshtė 29,355 %. Pėr herė tė parė nė historinė e censuseve tė kryera nė Shqipėri, qė datojnė qė nė vitin 1923, popullsia e cila jeton nė zonat urbane, ėshtė mė e madhe se ajo nė zonat rurale.

Sipas tė dhėnave paraprake tė kėtij censusi, rezulton se 53,7 % jetojnė nė zonat urbane dhe 46,3 % nė zonat rurale. Numri gjithsej i banesave nė Shqipėri ėshtė nė vitin 2011 1 075 881 nga 785 515 qė ishte nė censusin e kaluar. Pra qė nga viti 2001 e deri mė sot kemi njė rritje tė numrit tė banesave me 37 %.

http://www.kosova-sot.info/politike/...re-ne-shqiperi
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.12.2011, 23:37   54
Citim:
INSTAT: 33% e shtėpive aktualisht tė pabanuara

Census 2011 nxjerr nė pah qė rezultojnė tė banuara vetėm 67.2% e totalit tė banesave nė territorin shqiptar. Sipas dokumentit tė publikuar dje nga Instituti i statistikave, Numri i pėrgjithshėm i banesave nė Shqipėri bazuar nė tė dhėnat paraprake tė Censusit tė vitit 2011 ėshtė 1,075,881.

Nė censusin e vitit 2001, numri i banesave ishte 785,515. Pėrqindja e rritjes sė numrit tė banesave nė krahasim me vitin 2001 ėshtė 37.0%. Popullsia rezidente ėshtė e pėrbėrė nga 1,421,810 meshkuj (50.2%) dhe 1,409,931 femra (49.8%). Pėr herė tė parė nė historinė e censuseve tė kryera nė Shqipėri popullsia e cila jeton nė zonat urbane ėshtė mė e madhe se ajo nė zonat rurale.

Kėshtu, 53.7% e popullsisė jeton nė zonat urbane dhe 46.3% nė zonat rurale. Vlerėsimi paraprak i numrit tė personave qė kanė refuzuar kėtė census ėshtė 29,355 (1.04 %). Llogaritja e kėsaj kuote bazohet nė vlerėsimin paraprak tė numrit tė banesave qė kanė refuzuar tė marrin pjesė nė census dhe ėshtė e pėrshirė nė numrin gjithsej tė popullsisė.

Rritje masive ėshtė regjistruar edhe nė numrin e “ndėrtesave”, term me tė cilin INSTAT pėrkufizon njė strukturė tė pavarur qė pėrmban njė ose mė shumė banesa, dhoma ose hapėsira tė tjera, e mbuluar nga njė ēati dhe e rrethuar me mure tė jashtme ose mure ndarėse qė zgjaten nga themelet deri nė ēati, e dizenjuar pėr qėllime banimi, bujqėsore, tregtie, industriale, kulturore ose pėr sigurim shėrbimesh. Nga tė dhėnat paraprake rezulton se, numri i ndėrtesave ėshtė 686,405. Nė vitin 2001 ky numėr ishte 512,387, qė nėnkupton njė rritje prej 34.0%.

Gjithashtu nė kėtė census janė numėruar 740,256 njėsi ekonomike familjare, ndėrkohė qė nė vitin 2001 kjo shifėr ka qenė 726,895. Me termin Njėsi Ekonomike Familjare INSTAT i referohet njė grupi personash tė cilėt banojnė sė bashku nė njė banesė dhe ndajnė njė ekonomi pjesėrisht ose plotėsisht tė pėrbashkėt. Njė njėsi ekonomike familjare mund tė pėrbėhet nga njė person i cili jeton vetėm,ose njė grup personash tė cilėt mund tė kenė ose jo lidhje gjaku, martese, bashkėjetese etj., por tė cilėt jetojnė sė bashku dhe ndajnė njė ekonomi pjesėrisht ose plotėsisht tė pėrbashkėt.

Numri mesatar i pjesėtarėve tė njė njėsie ekonomike familjare rezulton aktualisht 3.8, ndėrkohė qė nė censusin e vitit 2001 ky tregues rezulton 4.2. Numri mesatar i pjesėtarėve pėr njė njėsi ekonomike familjare nė zonat urbane ėshtė 3.6 nga 3.9 qė ishte nė vitin 2001. Nga ana tjetėr, nė zonat rurale ky tregues ėshtė 4.1 nga 4.5 qė ishte nė vitin 2001.


Metodologjia

Nė dokument INSTAT sqaron se Instituti i Statistikave realizoi Censusin e Popullsisė dhe Banesave nė Republikėn e Shqipėrisė gjatė muajit tetor 2011, duke pasur si koncept bazė “momentin e censusit” qė pėrkon me mesnatėn e datės 30 shtator dhe 1 tetor 2011. Censusi zakonisht realizohet njė herė nė dhjetė vjet dhe ka si objektiv kryesor njohjen e realitetit demografik dhe social-ekonomik nė nivel kombėtar, rajonal dhe lokal. Ai mbledh informacion mbi bazėn e konceptit tė popullsisė rezidente. Pėr kryerjen e tij u pėrdor metoda tradicionale e mbledhjes sė tė dhėnave nėpėrmjet intervistimit derė mė derė.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=108780

Citim:
Censusi, tkurren shqiptarėt me 7.7%, numėrohen 2,831,741 banorė

Regjistrimi, 53.7% e popullsisė jeton nė zonat urbane dhe 46,3% nė zonat rurale Numri i shqiptarėve zvogėlohet, por rritet ndjeshėm numri i banesave

Numri i popullsisė rezidente nė Shqipėri ėshtė zvogėluar nė 2011, krahasuar me 10 vite mė parė, kur ėshtė bėrė regjistrimi i fundit. Rezultat ky qė ka ardhur si shkak i emigracionit dhe rėnies sė lindshmėrisė nė kėto 10 vite. Gjithashtu pėr herė tė parė ėshtė pėrmbysur raporti i popullsisė qė jeton nė fshat me atė qė jeton nė qytet, ose thėnė ndryshe nė zonat urbane dhe ato rurale. I gjithė ky rezultat ka dalė nga regjistrimi i fundit qė ka bėrė INSTAT pėr popullsisė dhe banesat. Ka qenė drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, e cila ka prezantuar dje para medias rezultatet paraprake tė censusit tė popullsisė dhe banesave 2011. Sipas Nurjes, nga tė dhėnat paraprake, rezulton se popullsia qė banon nė territorin e Shqipėrisė ėshtė 2,831,741 banorė. “Krahasuar me vitin 2001 numri i popullsisė nė vitin 2011 ėshtė zvogėluar me 7.7 pėr qind gjatė kėtij dhjetė vjeēari. Supozohet qė shkaqet kryesore tė zvogėlimit tė popullsisė janė emigrimi nė shkallė tė gjerė dhe rėnia e lindshmėrisė”, tha Nurja. Ajo bėri me dije rezultat e censusit, sipas tė cilėt popullsia rezidente ėshtė e pėrbėrė nga 1,421,810 meshkuj ose 50.2% dhe 1,409,931ose 49.8% femra. Por ndėrkaq njė numėr i konsiderueshėm nuk janė bėrė pjesė e kėtij procesi tė regjistrimit. Sipas Nurjes, vlerėsimi paraprak i numrit tė popullsisė qė kanė refuzuar kėtė census ėshtė 29,355 persona.

Shqiptarėt, tani njė popull me shumicė urbane

Shqiptarėt tashmė mund tė konsiderohen njė popull me shumicė urbane, pasi pjesa mė e madhe e tyre jeton nė kėto zona. Ines Nurja, drejtoresha e INSTAT tha dje se pėr herė tė parė nė historinė e censuseve tė kryera nė Shqipėri, qė datojnė qė nė vitin 1923, popullsia e cila jeton nė zonat urbane, ėshtė mė e madhe se ajo nė zonat rurale. Sipas tė dhėnave paraprake tė kėtij censusi, rezulton se 53.7% jetojnė nė zonat urbane dhe 46,3% nė zonat rurale. Numri gjithsej i banesave nė Shqipėri ėshtė nė vitin 2011 1,075,881 nga 785,515 qė ishte nė censusin e kaluar. Pra qė nga viti 2001 e deri mė sot kemi njė rritje tė numrit tė banesave me 37%. Gjithashtu, sipas Nurjes, nė kėtė Census janė numėruar 740.256 njėsi ekonomike familjare, me njė rritje prej 2% nga censusi e vitit 2001. Numri mesatar i pjesėtarėve tė njė Njėsie Ekonomike Familjare. ėshtė 3.8 nga 4.2 qė ishte nė vitin 2001 "E gjithė kjo panorame demografike, e cila sigurohet vetėm nėpėrmjet censusit, ėshtė njė informacion mjaft i vlefshėm pėr tė ndėrtuar politikat dhe pėrballuar sfidat e vendit tonė nė tė ardhmen", deklaroi Nurja. Drejtuesi i Ekipit tė Projektit tė BE-sė pėr Mbėshtetjen Teknike pėr Censusin, Roberto Bianchini, duke vlerėsuar ecurinė e censusit, tha se e gjithė Shqipėria u mbulua me harta dixhitale qė lehtėsuan punėn e 15 mijė personave tė angazhuar nė kėtė proces mjaft tė rėndėsishėm pėr politikėbėrėsit. "Procesi i censusit ende s'ka pėrfunduar, pasi pėrveē procesit tė mbledhjes sė tė dhėnave kalohet nė fazėn mė tė rėndėsishme atė tė pėrpunimit dhe analizės sė tyre", - tha Bianchini.

Tė dhanė e censusit do tė pėrdoren pėr hartimin politikave ekonomike e sociale

Rezultatet paraprake tė censusit janė informacioni i parė qė kanė burim zonat e numėrimit bazuar nė shumatoret e anketuesit. Procesi i regjistrimit tė banesave dhe qytetarėve nisi mė 1 tetor dhe u mbyll me 1 nėntor. Censusi jep njė pėrshkrim tė detajuar tė tė gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe tė jetės nė Shqipėri, sa njerėz banojnė nė Shqipėri sot dhe si jetojnė ata, pėr ēfarė shėrbimesh kanė nevojė ata dhe shumė aspekte tė tjera tė shoqėrisė. Tė dhėnat e censusit do tė sigurojnė kėtė informacion dhe do tė ndihmojnė autoritetet pėrgjegjėse tė planifikojnė mbi baza reale dhe tė hartojnė politika pėr nevojat konkrete nė fushat e shėndetėsisė, edukimit, punėsimit, infrastrukturės etj. Pėr mė tepėr tė dhėnat e censusit mundėsojnė krahasimin midis qyteteve dhe zonave, kėshtu qė institucionet ndėrkombėtare dhe shqiptare mund tė ndjekin me lehtėsi zhvillimet dhe tė planifikojnė aktivitetet e tyre mė me saktėsi. Kėto tė dhėna do tė pėrdoren nga qeveritė nė nivel kombėtar dhe lokal, bizneset, institucionet kėrkimore dhe akademike, agjencitė zyrtare statistikore, shoqėritė civile, individėt, partnerėt rajonalė, Bashkimi Evropian, organizatat ndėrkombėtare si FMN, Banka Botėrore, OSBE, organizata te Kombeve te Bashkuara si UNFPA, UNICEF etj. Ligji pėr censusin garanton mbrojtjen e tė dhėnave dhe konfidencialitetin e tė dhėnave personale. I gjithė informacioni i mbledhur do tė jetė konfidencial dhe do tė shėrbejė vetėm pėr tė nxjerrė tė dhėnat zyrtare tė censusit dhe statistikat e tij. Rreth 200 shtete nė tė gjithė botėn realizojnė censuse tė rregullta. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian inkurajojnė tė gjitha shtetet qė tė mbledhin informacione tė tipit tė censusit. Censuset janė zakonisht tė realizuara nė intervale 10 vjeēarė nė data tė pėrafėrta me shtete tė tjera tė botės. Kjo garanton qė krahasimi i tė dhėnave midis shteteve tė jetė i mundshėm dhe i besueshėm. Censusi numėron njerėzit qė jetojnė nė Shqipėri, pėrfshirė rezidentėt e huaj, tė gjithė qė kanė qėndruar minimumi 1 vit, ose me qėllim pėr tė qėndruar tė paktėn njė vit. Vetėm diplomatėt nuk do tė numėrohen. Pėr kėtė proces masiv nė terren janė printuar 40 milionė faqe materiale censusi dhe po punojnė 12 mijė anketues, 2 330 kontrollorė, 128 mbikėqyrės 36 koordinatorė lokalė. Aktualisht nė tė gjithė Shqipėrinė janė 374 zyra censusi dhe 11 nė Tiranė qė punojnė ēdo ditė pa ndėrprerje, tė aftė pėr tė zgjidhur ēdo situatė nė terren. I gjithė procesi kushton 14 milionė euro.

http://www.standard.al/index.php/gen...41-banore.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.12.2011, 19:29   55
Citim:
PDIU: INSTAT tė ndėrpres pėrpunimin e tė dhėnave nė lidhje me kombėsinė

Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet kėrkon nga Instituti i Statistikave qė tė ndėrpresė pėrpunimin e tė dhėnave qė lidhen me kombėsinė nga procesi i rregjistrimit qė u krye pak ditė mė parė. Sekretari politik i PDIU, Ardian Tana, u shpreh se nė bazė tė vendimit tė fundit tė Gjykatės Kushtetuese, INSTAT nuk mund tė procedojė me shifra reale pėr pakicat. “PDIU i kėrkon institucioneve pėrgjegjėse, INSTAT nė veēanti, tė shpallin tė pezulluar procesin e pėrpunimit tė tė dhėnave tė regjistrimit pėr tė ashtuquajturėn "kombėsi"”, tha Tana.

Ai shtoi se ligji me tė cilin kanė operuar Gjendjet Civile ka qenė antikushtetues.

“PDIU pershendet nxjerrjen e rezultateve paraprake tė censusit tė popullsisė, shpallur nga INSTAT, por ndėrkohė kėrkon tė konfirmojė qėndrimin e vet nė lidhje me rezultatet e tij pėr tė ashtuquajturat pakica etnokulturore nė vendin tonė. Ky qėndrim yni reflekton vendimin e fundit tė Gjykatės Kushtetuese pėr kombėsinė si element i identitetit civil tė qytetarit. Nė kėtė kuptim, ky vendim i ushtron mė sė pari efektet e veta nė censusin, si process regjistrimi edhe tė pėrkatėsisė etnike, apo tė kombėsisė sė qytetarėve”, tha Tana.

http://www.standard.al/index.php/new...kombesine.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.12.2011, 21:01   56
Citim:
Censusi nė detaje, shifrat nuk kanė asnjė tregues negativ

Tiranė, 23 dhjetor 2011 - Nė Shqipėri, nė dhjetė vitet e fundit popullsia ėshtė zvogėluar. Pas regjistrimit tė fundit tė kryer rezulton se nė vend jetojnė 2.831. 741 banorė, ndėrsa nė vitin 2001 numri i tyre zyrtarisht ishte 3. 069. 275 banorė. Vihet re njė zvogėlim me 7.7% gjatė kėtyre dhjetė vjetėve.

Numri i pjesėtarėve tė njė familjeje, krahasuar me Censusin e vitit 2001, ka pėsuar rėnie. Sot njė familje ka mesatarisht 3.8 persona, ndėrsa 10 vjet mė parė ky tregues ishte 4.2. Kukėsi ėshtė qyteti me familjet mė tė mėdha. Mesatarisht njė e tillė ka 4.6 persona. Ndėrsa familjet mė tė vogla janė nė Korēė dhe Gjirokastėr, me nga 3.3 pjesėtarė mesatarisht.

Sa u pėrket tė dhėnave pėr banesat, kemi njė rritje me rreth 300 mijė tė tilla dhe njė rritje me 37%. Qėllimi kryesor i censusit tė popullsisė dhe banesave ėshtė tė japė njė panoramė aktuale dhe tė saktė tė realitetit demografik, ekonomik dhe social nė vend.

Kukėsi ėshtė qyteti mė i vogėl nė Shqipėri. Ai ka 29 046 banorė. Pas tij vjen Gjirokastra, me 37 610 banorė. Ndonėse dihet qė Tirana ka numrin mė tė lartė tė banorėve, edhe nė nivel qarku nuk i kalon 763 634 banorėt. Megjithatė, dhjetėra familje raportojnė se nuk janė regjistruar.

Vlora ka numrin mė tė vogėl tė banesave tė banuara. Nė rreth 52.4% tė tyre jetojnė qytetarė, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė bosh. Elbasani ėshtė qyteti qė ka numrin mė tė madh tė banesave ku jetojnė qytetarė, nė nivelin 73.6%. Pas tij renditet Shkodra, Tirana e Korēa.

Numri i ndėrtesave ėshtė 686 405. Krahasuar me vitin 2001 kemi njė rritje me 34%. Sa u pėrket ndėrtesave, Kukėsi dhe Dibra kanė numrin mė tė ulėt tė ndėrtimeve, me rreth 3500 tė tilla pėr njė hark kohor prej 10 vjetėsh.

Mesatarisht, pėr njė km katror nė Shqipėri ka 98.5 persona. Dendėsinė mė tė lartė e ka Tirana me pėrkatėsist 10 533 banorė pėr km2. Qyteti me dendėsi mė tė ulėt ėshtė Leskoviku, me 1.8 banor pėr metėr katror.

Dibra ėshtė qyteti qė ka numrin mė tė lartė tė meshkujve pėr 100 femra. Nė tabelė sqarohet se 103.1 ėshtė koeficienti i meshkujve nė kėtė qytet. Ai renditet i pari me numrin mė tė lartė tė burrave. Pas tij vjen Vlora, Durrėsi pėrkatėsisht me 101.1 meshkuj dhe Kukėsi me 100.9.

http://www.kosova.com/artikulli/78023
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2011, 01:34   57
reparti kimik
 
Citim:
Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet kėrkon nga Instituti i Statistikave qė tė ndėrpresė pėrpunimin e tė dhėnave qė lidhen me kombėsinė nga procesi i rregjistrimit qė u krye pak ditė mė parė. Sekretari politik i PDIU, Ardian Tana, u shpreh se nė bazė tė vendimit tė fundit tė Gjykatės Kushtetuese, INSTAT nuk mund tė procedojė me shifra reale pėr pakicat. “PDIU i kėrkon institucioneve pėrgjegjėse, INSTAT nė veēanti, tė shpallin tė pezulluar procesin e pėrpunimit tė tė dhėnave tė regjistrimit pėr tė ashtuquajturėn "kombėsi"”, tha Tana.

Ai shtoi se ligji me tė cilin kanė operuar Gjendjet Civile ka qenė antikushtetues.
E ēfarė lidhje ka INSTAT-i me gjendjet civile apo me ligjin pėr gjendjet civile? INSTAT-i e pyet personin drejtpėrdrejt nė terren nėse do tė deklarojė ēfarė kombėsie ka.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2011, 16:54   58
allianz
 
Asnjė lidhje s'ka, po me ē'duken bathėt ka lidhje pėr ezmerėt qė synojnė tė heqin kombėsinė nga gjithė legjislacioni...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.12.2011, 20:58   59
Citim:
Pollo: Tė dhėnat pėr kombėsinė nė mesin e 2012-s

Tiranė –Ministri i Teknologjisė dhe Inovacionit, Genc Pollo, ka deklaruar se tė dhėnat pėr kombėsinė do tė bėhen publike nė mesin e vitit tė ardhshėm, pas pėrpunimit tė tė dhėnave.

Ai shprehet se tė gjitha minoritetet nė vend janė pjesė e censusit, duke pėrfshirė edhe atė grekė.

“Zhurma shpesh herė me fjalė boshe qė e shoqėroi ishte e motivuar nga arsyeje krejt tė tjera dhe nuk lidhej me censusin dhe numėrimin e popullsisė. Ajo qė e dallon kėtė census nga ata tė mėparshmit ka qenė pėrgjithshmja e tė gjitha minoriteteve”, ka deklaruar Pollo pėr “AS”.

Sipas tij, censusi ka rezultuar i suksesshėm, pasi shkalla e refuzimit ka qenė mė e vogėl krahasuar me vendet e rajonit. “Shkalla e refuzimit tė popullsisė pėr regjistrimit ėshtė 1.04 pėr qind. Pra, jashtėzakonisht mė e ulėt se sa nė vendet e Evropės Perėndimore. Refuzimi aktiv ka qenė 0.68% pėr qind, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė refuzim pasiv, qė mund tė jetė edhe nga neglizhenca”, shton ai. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/47022/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.4.2012, 21:45   60
Citim:
Censusi: minoritarė grekė, mė pak se 25 mijė; 70% e shqiptarėve nuk deklarojnė besimin fetar

Gjatė ditėve qė ‘agjentėt’ e INSTAT-it ishin nė terren pėr tė plotėsuar pyetėsorėt e Censusit, debati politik e publik dominohej nga shqetėsimi mbi hartėn e pritshme fetare tė shoqėrisė shqiptare e mbi pėrmasat e pakicave etnike. Kanė kaluar muaj tė tėrė qysh atėherė dhe ajo tollovi duket si e hedhur pas shpine; askush s’po e kujton mė, nuk po kujtohen as pėr t’i bėrė publike tė dhėnat mbi pėrkatėsinė fetare dhe etnike tė shtetasve shqiptarė, tė cilat, sipas burimeve tona, janė pėrpunuar tanimė.

Sipas tė njėjtave burime, rezulton se numri i shtetasve shqiptarė me etni greke nė territorin e Republikės, nė momentin qė ėshtė kryer Censusi, ka qenė jo mė i lartė se 25 mijė vetė, gjė qė i nxjerr si paranojake tė gjitha shqetėsimet e shprehura ato kohė nga qarqet patriotike.

Ndėrsa nė lidhje me pėrkatėsinė fetare, burimet tona janė mjaftuar tė na japin vetėm njė tė dhėnė: gati 70% e tė intervistuarėve i kanė lėnė pa pėrgjigje pyetjet qė kanė tė bėjė me besimin fetar. Dhe kjo duket e dhėna mė interesante e gjithė Censusit, e cila ka nevojė pėr interpretim nėse do tė konfirmohet dhe nga INSTAT-i.

Qeveria, tok me kėtė tė fundit (INSTAT), i kanė nxjerrė ca tė dhėna, qė kanė dashur t’i komentojnė e interpretojnė. Pyetje: Pse vallė nuk po i nxjerrin tė dhėnat qė lidhen me pėrkatėsinė fetare dhe etnike tė shqiptarėve? Ēfarė i pengon?… Pse duhet t’i pengojė ndonjė gjė?

http://www.gazetatema.net/web/2012/0...besimin-fetar/

Citim:
Romėt, studimi i UNICEF rrėzon shifrat e shoqatave

Sipas studimit mė tė fundit tė realizuar nga Qendra e Studimeve Ekonomike dhe UNICEF, numri i popullsisė sė komunitetit rom nė Shqipėri llogaritet tė jetė 14 564

https://vargmal.org/dan6923-fq2
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:27.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.