Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.4.2012, 16:13   61
Citim:
Censusi, INSTAT: Rezultatet pėrfundimtare publikohen nė tetor

TIRANĖ - Instituti i Statistikave bėri tė ditur ka pėrfunduar procesi i skanimit tė tė dhėnave tė mbledhura pėr "Censusin 2011", ndėrsa nė maj do tė nisė edhe pėrpunimi i tabelave, rezultatet e tė cilave do tė publikohen nė mėnyrė elektronike nga EUROSTAT.

"Tabelat dhe indikatorėt final nga censusi 2011 do tė prodhohen elektronikisht nga EUROSTAT, sipas standardeve tė vendosura prej tij. Kėto rezultate japin tė dhėna tė sakta dhe tė hollėsishme mbi tė gjithė elementėt e matura nė "Censusin 2011", deklaroi zėdhėnėsja e "Censusit 2011", Vjollca Simoni.

Sipas Simonit, tė dhėnat pėrfundimtare pritet tė publikohen vetėm nė tetor tė kėtij viti. "Kjo ėshtė koha normale qė kėrkohet pėr pėrpunimin e tė dhėnave tė Censusit nga tė gjitha vendet qė kryen Censusin tradicional nga anketues derė mė derė", tha Simoni

Pas anketimit tė tė dhėnave derė mė derė, tha Simoni, INSTAT publikoi nė dhjetor rezultatet paraprake tė Censusit tė popullsisė dhe banesave. Sipas saj, kėto rezultate bazohen mbi pėrpunimin e pėrmbledhėsve tė anketuesve dhe pėrmbajnė numrin e popullsisė, njėsive ekonomike, banesave, etj.

INSTAT, bėri tė ditur Simoni, ka vazhduar punėn pėr skanimin e pėrpunimin e pyetėsorėve tė "Censusit 2011". "Janė instaluar 7 skanera optikė tė teknologjisė sė fundit qė bėjnė kapjen automatike tė tė dhėnave tė pyetėsorėve. Po skanohen 900 mijė pyetėsorė me 32 faqe nga 120 operatorė. Ky proces qė nisi nė muajin dhjetor do tė pėrfundojė kėtė javė", u shpreh Simoni.

Simoni theksoi se nga muaji maj tė dhėnat e skanuara do tė pėrpunohen statistikisht, duke krijuar bazėn e tė dhėnave. Sipas saj, kjo bazė do t'u nėnshtrohet procedurave komplekse pėr tė prodhuar tė gjitha tabelat, sipas tė dhėnave tė mbledhura nga pyetėsorėt pėr tė nxjerrė rezultatet pėrfundimtare tė Censusit.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.12.2012, 21:55   62
Citim:
Censusi, INSTAT publikon tė dhėnat

Instituti i Statistikave publikoi tė dhėnat pėrfundimtare tė regjistrimit tė popullsisė tė shumėdebatuar pėr shkak tė pyetjeve mbi grupet etnike dhe fenė.

Sipas tė dhėnave pėrfundimtare tė censusit, 98.77 pėr qind e popullsisė ka si gjuhė amėtare shqipen, 0.54 pėr qind gjuhėn greke ndėrsa 0.16 pėr qind atė maqedonase.

Pyetjes mbi pėrkatėsinė etnike 82.58 pėr qind i janė pėrgjigjur se janė shqiptarė ndėrsa vetėm 0.87 pėr qind se janė grekė kurse asaj mbi fenė 56.70 per qind i janė pėrgjigjur se janė myslimanė, 10.03 pėr qind katolikė dhe 6.75 pėr qind ortodoksė. Nė tė dyja rastet kanė refuzuar tė pėrgjigjen 14 % e tė anketuarve.

I pranishėm nė publikimin e tė dhėnave tė censusit prej drejtueses sė INSTAT, Ines Nurja ishte edhe ministri i Teknologjisė dhe Inovacionit, Genc Pollo tha se kėto rezultate janė pėrgjigjja ndaj atyre, qė siē u shpreh ai, pėrdorėn censusin pėr tė pėrēarė shqiptarėt. Ashtu siē u bė e ditur edhe nė publikimin e tė dhėnave paraprake, numri i popullsisė sė Shqipėrisė ėshtė 2.851.741 banorė duke shėnuar njė rėnie prej 8 % krahasuar me vitin 2001.

Sipas INSTAT, dy arsyet kryesore, pėrgjegjėse pėr rėnien e numrit tė popullsisė janė emigracioni dhe rėnia e lindshmėrisė. Rėnie ka pėsuar edhe numri i familjeve nga 726 895 nė vitin 2001 nė 722 262 nė 2011. Po ashtu pėr herė tė parė nė historinė e censuseve, numri i popullsisė qė jeton nė zonėn urbane, 53.5 % ka tejkaluar atė nė zonėn rurale, 46.5 %. Sipas INSTAT, numri total i personave qė kanė refuzuar t’i nėnshtrohen censusit ėshtė 21 839 persona ose mė pak se 0.7 %.

http://www.gazetametropol.com/census...kon-te-dhenat/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2012, 21:22   63
Citim:
Rezultatet zyrtare tė Censusit, 14% nuk pėrgjigjen pėr etninė dhe fenė

Pas mė shumė se njė viti, Instituti i Statistikave ka publikuar rezultatet pėrfundimtare tė regjistrimit tė popullsisė (Censusit 2011). Krahasuar me 10 vite mė parė, popullsia shqiptare ėshtė tkurrur me 8%, duke shkuar nė 2 milionė e 821 mijė banorė. Nė total, numri i qytetarėve qė kanė refuzuar procesin arrin nė rreth 21 mijė.

Drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja dhe ministri pėr Inovacionin, Genc Pollo kanė shpallur dje rezultatet pėrfundimtare tė Censusit 2011. Sipas tyre, dy nga faktorėt qė kanė ndikuar nė rėnien e numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė janė emigracioni dhe ulja e lindshmėrisė, tė cilat kėrkojnė analizė tė hollėsishme nė tė ardhmen.

“Numri i femrave krahasuar me vitin 2001 ka pėsuar njė rėnie prej 9.2%, ndėrsa ai i meshkujve me 8.3%. Raporti gjinor nė Shqipėri kėrkon njė vėmendje tė veēantė nga demografėt dhe studiuesit. Nga ana tjetėr, numri i familjeve ka pėsuar njė rėnie krahasuar me shifrat e Censusit tė mėparshėm. Sot numėrohen 722 262 familje nga 726 895 qė ishin nė vitin 2001. Por struktura brenda familjes (numri i anėtarėve) ka pasur njė ndryshim tė rėndėsishėm. Mesatarisht sot njė familje shqiptare ka 3.9 anėtarė nga 4.2 qė kishte nė vitin 2001”, – tha Nurja.

Censusi i vitit 2011 duket se i ka dhėnė fund edhe njė debatit nėse po shkon apo jo drejt plakjes Shqipėria.

“Mosha mesatare e popullsisė banuese ėshtė rritur nga 30,6 vjeē nė vitin 2001 nė 35,3 vjeē. Indeksi i moshės sė vjetėr, (raporti i popullsisė mbi 65 vjeē ndaj popullsisė gjithsej), ėshtė mė i lartė se nė ēdo census tė mėparshėm tė kryer nė Shqipėri. Ky tregues ėshtė rritur nga 8% nė 2001 nė 11% nė 2011. Indeksi i zėvendėsimit, (raporti i popullsisė nėn 15 vjeē ndaj popullsisė gjithsej), ėshtė ulur nga 29.0% nė Censusin 2001 nė 21% nė Censusin 2011, gjė qė tregon fillimin e plakjes sė popullsisė”, – thuhet nė raportin e INSTAT-it.

Pėr herė tė parė nė historinė e censuseve nė Shqipėri, popullsia qė jeton nė zonėn urbane e ka tejkaluar numrin e popullsisė qė jeton nė zonėn rurale. Tashmė nė zonėn urbane jetojnė 53,5% e popullsisė, ndėrsa 46,5% e saj jeton nė zonėn rurale.

Ministri Pollo tha se Censusi 2011 ka treguar njė rritje tė shpejtė tė ndėrtesave dhe se nė banesė, pajisjet, orenditė e shėrbimet tregojnė kurbėn dinamike tė rritjes sė mirėqenies nė lartėsim e nė zgjerim.

Gjatė prezantimit tė tė dhėnave, ministri i Inovacionit, Genc Pollo tha se Censusi nuk pati surpriza nė pikėn e vet mė tė kontestueshme, pėrkatėsia etnike: “Afro 83% e tė pyeturve janė deklaruar shqiptarė, 14% nuk kanė preferuar tė deklarohen, por janė pothuajse tė gjithė me gjuhė amtare shqipen. Mbi 99% e tė pyeturve nė total e deklarojnė shqipen gjuhėn e nėnės. Pra, siē kemi pėrsėritur shpesh nė 2010 e 2011, nuk prisnim surpriza; dhe sot, rreth pėrbėrjes etnike nė Shqipėri, surpriza nuk patėm”.

Por njė tjetėr pikė e diskutueshme ėshtė edhe pėrkatėsia fetare, sė cilės kanė refuzuar t’i pėrgjigjen afro 15% e tė pyeturve.

“Sipas vetėdeklarimit mbi pėrkatėsinė fetare nė Censusin 2011, nė territorin e Shqipėrisė janė 56.70% myslimanė, 10.03 % katolikė, 6.75 % ortodoksė, 2.09 bektashinj, 0.14 ungjillorė. Ndėrkohė qė 5.49% janė vetėdeklaruar si besimtarė tė pacilėsuar dhe 2.5 % ateistė. Numri i atyre qė kanė preferuar tė mos pėrgjigjen kėsaj pyetjeje ėshtė 13.79% e totalit tė popullsisė. Pėr sa i pėrket pėrkatėsisė etno-kulturore, 82.58 % kanė deklaruar se janė shqiptarė, 0.87 % grekė, 0.30 % romė, 0.30 % arumunė dhe 0.20 % maqedonas. Numri i mospėrgjigjeve nė kėtė pyetje pėrbėn 13.96 % e totalit tė popullsisė”, – deklaroi drejtoresha e INSTAT-it.

Njė e dhėnė e rėndėsishme e nxjerrė nga regjistrimi i fundit tė popullsisė ėshtė edhe dyfishimi i personave me arsimit universitar, krahasuar me 10 vite mė parė. Po kėshtu, pėr herė tė parė nė census ėshtė pyetur edhe pėr aftėsinė e kufizuar tė popullsisė.

Qėllimi kryesor i Censusit ėshtė tė japė njė panoramė aktuale dhe tė saktė tė realitetit demografik, ekonomik dhe social nė vend.

Popullsia banuese gjithsej Censusi 2011 2 821 977
Popullsia banuese gjithsej e numėruar 2 800 138

Meshkuj 1 403 059
Femra 1 397079

Urbane 1 498 508
Rurale 1 301 630

Njėsitė ekonomike familjare 2 784 539
Njėsitė kolektive familjare 15 599
Popullsia banuese qė ka refuzuar 21 839
Numri gjithsej i njėsive ekonomike familjare 722 600
Njėsitė ekonomike familjare 722 262
Njėsitė kolektive familjare 338
Numri gjithsej i ndėrtesave pėr qėllime banimi 598 267
Numri gjithsej i banesave 1 012 400
Banesa tė zakonshme tė banuara 706046
Banesa tė zakonshme tė pabanuara 302 197
Banesė jo e zakonshme 3 819
Banesat kolektive 338


Pėrkatėsia etnike dhe kulturore

Shqiptare 2 312 356 82,58
Greke 24 243 0,87
Maqedonase 5 512 0,20
Malazeze 366 0,01
Arumune 8 266 0,30
Rome 8 301 0,30
Egjiptiane 3 368 0,12
Tjetėr 2 644 0,09
Preferoj tė mos pėrgjigjem 390 938 13,96
E pavlefshme /e papėrcaktuar 44 144 1,58

Pėrkatėsia fetare

Myslimanė 1 587 608 56,70
Bektashinj 58 628 2,09
Katolikė 280 921 10,03
Ortodoks 188 992 6,75
Ungjillorė 3 797 0,14
Tė tjerė tė krishterė 1 919 0,07
Besimtarė tė pacilėsuar 153 630 5,49
Ateist 69 995 2,50
Tjetėr 602 0,02
Preferojnė tė mos pėrgjigjen 386 024 13,79
E pavlefshme /e papėrcaktuar 68 022 2,43

http://www.mapo.al/2012/12/14/rezult...nine-dhe-fene/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.5.2013, 22:14   64
Citim:
Censusi: Njėsitė ekonomike familjare nė Shqipėri

Tiranė, 21 maj 2013 - Nė Shqipėri, prezantohen tė dhėnat e reja tė censusit tė popullsisė. Nė total janė regjistruar 722 262 njėsi ekonomike familjare. Pjesa mė e madhe e tyre nė Tiranė me 27.0%, Fier me 11.4%, Elbasan 10.1%. Nė rang vendi, 3% e personave jetojnė vetėm dhe jo nė njė familje me bėrthamė, ku bashkėjetojnė dy ose mė shumė persona. Tirana ėshtė qarku mė pėrqindjen mė tė lartė pėr kėtė komponent, me rreth 4% tė personave qė jetojnė nė njė njėsi ekonomike pa bėrthamė. Ndėrkohė, Dibra ėshtė qarku me pėrqindjen mė tė lartė ku jetojnė dy familje bashkė. Rreth 19% e njėsive ekonomike nė kėtė qark janė me dy bėrthama, ndėrsa nė rang vendi shifrat janė 15%. Mbi 92.4% e familjeve kanė njė frigorifer nė shtėpi, ndėrkohė qė rreth 80.2% kanė lavatriēe. Televizorė kanė 92.4%. Mbi 6.5% e familjeve kanė panele diellore nė shtėpitė e tyre. Nė krahasim me censusin e vitit 2001, ėshtė gjashtėfishuar numri i familjeve qė kanė njė veturė nė shtėpi. Rreth 25.5% e familjeve zotėrojnė njė tė tillė. Rreth 20% e njėsive ekonomike nė shkallė vendi kanė njė kompjuter, nga tė cilat 82,3% ndodhen nė zonėn urbane dhe 17,7% nė zonėn rurale. Mė gaz ngrohet rreth 20.8% popullsisė. Qarqet qė pėrdorin mė shumė kėtė lloj ngrohjeje, janė Berati dhe Vlora.

Ndėrtesat dhe banesat

Rreth 3.7% e ndėrtesave nė Shqipėri janė pallate, ndėrsa nė Tiranė shifra arrin nė 6.3%. Rreth 83.7% e ndėrtesave janė shtėpi individuale, mė shumė tė pranishme nė qarkun e Lezhės, nė masėn 87.8%. Rreth 85% e banesave janė 1-katėshe, nė qarkun e Lezhės llogariten rreth 91%. Nė rang vendi, 4.5% e banesave janė 3 ose me mė shumė kate. Nė Tiranė kjo shifėr arrin nė 8.2%. Janė shtuar ndėrtesat pėr qėllime banimi. Numri i tyre i regjistruar nė censusin e vitit 2011 ėshtė 598 267 tė tilla, nė vitin 2001 ishin 512 387 ndėrtesa. Pjesa mė e madhe e tyre ėshtė nė Tiranė, Fier e Elbasan. Banesa tė banuara nė total janė 709 865, prej tė cilave 27% nė Tiranė, 11.4% nė Fier dhe 10% nė Elbasan. Nė vitin 2001 numėroheshin nė total 696 977 banesa. Censusi jep tė dhėna edhe pėr banesat e regjistruara pėr qėllime dytėsore. Rreth 8.3% e totalit i pėrkasin kėtij grupi. Pjesa mė e madhe e tyre janė tė pėrqendruara nė qarkun e Durrėsit, Vlorės dhe Gjirokastrės.

Uji dhe telefonia

Sa i pėrket rrjetit tė ujėsjellėsit, 65.9% e familjeve nė rang vendi kanė ujė tė pijshėm nė banesė. Qarku i Tiranės ka furnizimin mė tė mirė me ujė tė pijshėm, ku rreth 89.3% e familjeve kanė ujė tė pijshėm. Mė problematik mbetet qarku i Dibrės, ku rrjeti i ujėsjellėsit nė banesė ėshtė nė nivelin 52.6%. Ndėrkohė, sa i pėrket linjės sė telefonit fiks nė banesė, shifrat janė rritur, por jo me ritme shumė tė larta. Rreth 28.5% e familjeve shqiptare kanė telefon fiks, ndėrkohė qė Gjirokastra ėshtė qarku qė e pėrdor mė shumė. Nė kėtė qark, rreth 40.7% e familjeve kanė telefon fiks. Nė Tiranė, kjo shifėr arrin nė 36.7%. Pėr 1 dekadė ėshtė dyfishuar numri i qytetarėve qė pėrdorin telefoninė celulare. Rreth 86.8% e popullsisė ka njė numėr personal telefoni dhe pėrdor kėtė linjė komunikimi.

http://www.kosova.com/artikulli/93728
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:48.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.