Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.2.2012, 21:32   41
Citim:
Greqia ndėrton ‘mur’ nė kufi me Turqinė

Greqia ka nisur tė hėnėn ndėrtimin e njė rrethoje nė kufi me Turqinė pėr tė penguar depėrtimin e imigrantėve ilegalė dhe refugjatėve qė kėrkojnė strehim nė Bashkimin Evropian.

Barriera 12 kilometėrshe do tė jetė e lartė 2.5 metra, do tė ketė nga dy rrathė tė telave gjemborė dhe do t’i ketė tė instaluar 25 kamera. Pritet qė ajo tė kryhet brenda pesė muajve dhe do tė kushtojė tė paktėn 3 milionė euro.

Rrethoja do tė mbulojė njė pjesė tė kufirit ku vendet i ndan toka dhe jo deti, gjė qė e bėn zonėn mė lehtė tė kalueshme.

Bashkimi Evropian e ka paralajmėruar Greqinė se rrethojat nuk janė rruga e duhur e zgjidhjes sė ēėshtjes sė imigrimit ilegal.

http://www.telegrafi.com/?id=4&a=9650
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.2.2012, 21:29   42
Citim:
Athina rikthen operacionet “Fshesa”, pėrzihen qindra shqiptarė

Policia greke ka nisur njė valė operacionesh me emėrtimin “Fshesa” duke riatdhesuar orėt e fundit disa qindra shtetas shqiptarė qė kapen rastėsisht nė rrugė dhe nėse nuk u gjendet mjete identifikimi apo leje qėndrimi, dėrgohen drejt e nė kufi.

Lajmi raportohet nga korrespondenti i agjencisė NOA.al, duke cituar edhe burime zyrtare nga Ministria e Rendit si dhe nga Policia e Shtetit nė Athinė. Madje ministria konfirmoi se operacioni “Fshesa” financohet nga Bashkimi Evropian.

“Aksionet pėr kthimin e emigrantėve tė huaj nė vendin e tyre, po zhvillohen nė kuadrin e njė operacioni pėr periudhė pa afat, me qėllim pėr tė luftuar migracionin e parregullt dhe kostoja e riatdhesimit tė tyre, mbulohet nga Fondi Evropian i Riatdhesimit”, sqaroi Ministria e Rendit tė Greqisė.

Sakaq, ka dalė me deklaratė dhe policia e Shtetit:

“Nė kuadrin e operacioneve tė posaēme policore pėr riatdhesim tė emigrante, nė Athinė, Departamenti pėr Deportimin e Shtetasve tė Huaj ka krye kontrolle tė befasishme nė zonėn e Atikės”, - bėnė tė ditur zyrtarisht burimet policore.

Sipas tyre, vetėm gjatė ditės sė Hėnė janė riatdhesuar 68 shtetas tė huaj, kryesisht shqiptarė. Ky operacion ka nisur tė hėnėn e kaluar dhe deri tani numėrohen mbi njėmijė shtetas tė huaj qė po riatdhesohen forcėrisht nga Greqia. Rreth gjysma e tyrte janė emigrantė shqiptarė, kurse pjesa tjetėr, me kombėsi nga {Pakistani, Iraku, Ukraina, Afganistani, etj.

Policia e Athinės tha se “ndaj shtetasve tė huaj qė janė ndaluar, ėshtė pėrgatitur mandat dėbimi forcėrisht nėn akuzat e hyrjes sė paligjshme nė Greqi, apo qėndrimit pa leje tė rregullt qėndrimi”.

Por shumė emigrantė po ankohen se po pėrballen me veprime arbitrare. Disa ankohen se janė kapur nė rrugė dhe janė shoqėruar pėr nė mikrobuzėt direkt pėr nė kufi nė Kakavijė dhe Kapshticė, duke mos pritur asnjė shpjegim dhe duke mos dashur tė presin qė tė paraqesin lejen e qėndrimit qė mund tė mos e kishin me vete pėr momentin.

“Pėr shtetasit shqiptarė riatdhesimi po bėhet pėrmes kufijve tokėsorė, kryesisht nga pika e Kakavijės. Kurse pėr shtetasit e tjerė tė huaj, pėrmes aeroportit tė Athinės, me shpenzimet e shtetit, ata po riatdhesohen pėr nė aeroportet e Kabulit, Kievit, Islamabadit, etj”, - tha Policia. (noa)

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,18,73325
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2012, 18:03   43
Citim:
Qeveria greke vendos pėr ngritjen e njė kampi pėr emigrantėt e paligjshėm

Qeveria greke ka vendosur pėr ngritjen e njė kampi emigrantėsh tė paligjshėm. Nė kamp, i cili do tė ngrihet nga Ministriia e Mbrojtjes do tė dėrgohen rreth 1 000 emigrantė tė paligjshėm qė do tė ruhen nga policė. Ministri i Mbrojtjes sė Qytetarit, Mihalis Hrisohoidhis ka deklaruar se do tė dorėzojė nė Parlament njė amendament, me tė cilin do tė jepet «drita jeshile», pėr tė krijuar vendin e parė tė tillė nė Greqi nė objektet e licensuara nga ushtria.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ticle&id=25947
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.3.2012, 21:47   44
Citim:
Greqia, kamp pėrqendrimi pėr emigrantėt

Qeveria greke mori vendim pėr ngritjen e njė kampi emigrantėsh tė paligjshėm. Kampi do tė ngrihet nė njė objekt tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe do tė ruhet me policė. Nė tė do tė dėrgohen rreth 1 000 emigrantė tė paligjshėm.

Ministri i Mbrojtjes sė Qytetarit, Mihalis Hrisohoidhis, mori nga qeveria autorizimin pėr tė bėrė veprimet e nevojshme. Ai informoi se do tė dorėzojė nė Parlament njė amendament, me tė cilin do tė jepet drita jeshile pėr tė krijuar vendin e parė tė tillė nė Greqi, nė objektet e licencuara nga ushtria.

Sipas informacioneve paraprake tė botuara nė gazetėn “To Vima”, kampi mendohet tė ngrihet nė Kozani. Pėrgjegjėsinė pėr ruajtjen e jashtme tė kampit do ta ketė policia greke, por kompetencėn pėr pjesėn e brendshme tė kampit do ta ketė njė kompani private. Ky kamp i krijuar ka filluar tė krahasohen nė Greqi me kampet, qė pėrdoreshin nė vitet ‘90-‘95.

Grupet e tė drejtave tė njeriut kanė reaguar menjėherė dhe kanė theksuar se ky vendim ėshtė kundėr Konventės Evropianė tė tė Drejtave tė Njeriut. Ligji pritet tė miratohet nė Parlament javės tjetėr dhe do tė hyjė nė fuqi menjėherė, por pritet qė grupet e interesit ta ēojnė ēėshtjen nė gjyq.

Nė kampet e ngritura nė vitet ‘90 e mė mbrapa, kanė qenė me mijėra shqiptarė, tė cilėt janė torturuar, por dhe kanė ndenjur me javė, kjo pasi ishin tė paligjshėm nė tokėn greke.

http://www.standard.al/index.php/soc...per-emigrantet
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.3.2012, 21:31   45
Citim:
Greqia nis operacionin “fshesa”

E enjte, 29 Mars 2012 14:23 

OPERACIONE POLICORE, GREQIAthina zyrtare nis operacionin “fshesa”, pėr ndalimin dhe kthimin nė vendet e tyre tė emigrantėve tė paligjshėm. Operacioni pėr spastrimin e qendrės sė kryeqytetit helen nga emigrantėt klandestinė ka nė shėnjestėr kryesisht shtetas tė ardhur nga vendet e Azisė dhe Afrikės, por mes tyre ka edhe shumė shqiptarė. Lajmi pėr nisjen e kėtij aksioni tė policisė greke u dha sot nga ministri pėr Mbrojtjen e Qytetarit, Mihalis Krisohoidis, nė njė intervistė pėr mediat e vendit tone fqinj. Sipas tij, kjo nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje sociale apo ekonomike, por edhe njė problem humanitar. “Qendra e qytetit duhet tė zbrazur, por jo vetėm. Vendi ynė ėshtė nė presione tė mėdha migratore. Numrat janė specifikė. Tre vitet e fundit ne kemi 500 mijė emigrantė tė paligjshėm, prej tė cilėve 50 mijė janė kthyer, ndėrsa 450 mijė tė tjerė janė ende mes nesh. Pa punė, pa kushte shėndetėsore, pa e ditur gjendjen se ku janė kėta njerėz, mundėsia pėr pėrfshirjen e tyre nė kanale tė ndryshme kriminale ėshtė e lartė. Ky ėshtė njė turp pėr sistemin tonė politik.” Greqia ėshtė akuzuar shpesh nga Bashkimi Evropian se nuk ka bėrė sa duhet pėr tė goditur emigracionin e paligjshėm, edhe pse grupet e tė drejtave tė njeriut kanė dhėnė alarmin pėr kushtet nė tė cilat mbahen nė kampet e paraburgimit, emigrantėt e ndaluar.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ale&Itemid=211
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.4.2012, 00:06   46
Citim:
Vijon operacioni fshesa nė Greqi

Prej disa ditėsh tashmė, policia nė kryeqytetin Helen po vazhdon operacionin e quajtur “Fshesa” pėr largimin e emigrantėve klandestinė, njė pjesė e tė cilėve shqiptarėve. Policia shoqėroi pėr verifikime rreth 2 mijė emigrantė pa dokumente, mes tė cilėve mbi 500 persona u vunė nėn pranga. Prej tyre, rreth 200 emigrantė u akuzuan pėr pjesėmarrje nė aktivitete tė jashtėligjshme, si trafik droge, vjedhje, grabitje etj. Madje 5 prej tyre ishin tė armatosur edhe nė momentin e arrestimit, ndėrsa pjesa tjetėr, rreth 300 ishin emigrantė pa asnjė dokument ligjor, apo ndonjė leje qėndrimi nė vendin fqinj.

Sikurse bėn tė ditur Ministria e Mbrojtjes sė Qytetarit, janė bėrė gati edhe dhjetėra raporte kundėr grave tė huaja tė cilat ushtronin prostitucion tė paligjshėm, pėr tė cilat nuk dihet nėse ndonjė prej tyre ishte me origjinė shqiptare. Ēėshtja e emigracionit tė paligjshėm mbetet njė nga problemet kryesore pėr Greqinė qė nga 1991, fillimisht me emigrantėt shqiptarė e mė pas edhe nga Afganistani, Irani dhe Afrika.

Vetė ministri i Mbrojtjes sė Qytetarit, Mihalis Hrisohoidis, deklaroi sė mė 2 prill do tė ēojė nė parlament pėr votim projektligjin qė parashikon tė ndėrtojė 3 qendra paraburgimi me kapacitet 10 mijė emigrant secila.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ota&Itemid=207
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.4.2012, 21:01   47
Citim:
Kreu i bashkisė sė Selanikut: Nuk ka fshesė pėr shqiptarėt nė Greqi

Voskopojė - Nuk ka fshesė pėr shqiptarėt nė Greqi. Ka qenė kjo deklarata e kryetarit tė bashkisė sė Selanikut, Janis Butaris, i cili ndodhet nė njė vizitė informale nė Voskopojė. Ai tha se shqiptarėt kanė fituar me punėn e tyre besimin dhe respektin e grekėve.

Origjina e kreut tė bashkisė sė Selanikut ėshtė nga Voskopoja dhe qėllimi i vizitės sė tij informale ėshtė pikėrisht njohja me vendin e tij, bukuritė e kėsaj zone dhe vlerat historike. Butaris ėshtė shprehur se ėshtė krenar pėr origjinėn e tij nga njė fshat i tillė, siē u shpreh ai, me njerėz tė mirė dhe mikpritės.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/34769
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2012, 21:16   48
Citim:
Greqi, vijon operacioni “Fshesa”, riatdhesohen 21 shqiptarė

Policia greke nė kuadėr tė operacionit “Fshesa” ka bėrė tė mundur kapjen dhe riatdhesimin e 21 shqiptarėve. Nga burimet zyrtare tė Policisė, bėhet e ditur se pėrmes kėtij aksioni policor janė kapur 21 shtetas shqiptarė, tė cilėt janė riatdhesuar pėrmes pikės sė kalimit kufitar tė Kakavijės.

Identiteti i tė shqiptarėve tė kthyer nuk bėhet ende i ditur, ndėrkohė qė policia greke ka deklaruar se shkak pėr kėtė riatdhesim ka qenė mungesa e dokumentacionit dhe qėndrimi ilegal nė shtetin grek.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ore&Itemid=482
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.4.2012, 21:32   49
Citim:
KE: Mbėshtesim Greqinė pėr emigracionin klandestin

BRUKSEL - “Komisioni Europian e ka mbėshtetur dhe do tė vazhdojė ta mbėshtesė Greqinė nė pėrpjekjet pėr pėrballimin e emigracionit klandestin, por pėrgjegjėsinė kryesore e kanė autoritetet greke”, deklaroi komisionerja evropiane e ēėshtjeve tė brendshme, Cecilia Malmstrom.

Duke folur nė Parlamentin Evropian, Malmstrom bėri tė ditur se Komisioni i ka arkorduar Greqisė rreth 310 milionė euro pėr pėrballimin e problemit tė emigracionit klandestin, mirėpo autoritetet greke paraqesin vėshtirėsi nė absorbimin e kėtyre fondeve.

Komisionerja i cilėsoi si tė papranueshme kushtet e mbajtjes sė klandestinėve nė zonėn Evros dhe shėnoi se Greqia nė ēėshtjen e pėrballimit tė emigracionit klandestin do tė duhet tė funksionojė mbi bazėn e tė drejtės ndėrkombėtare dhe europiane. Ndėrkaq, siē theksoi, pėrgjegjėsinė kryesore pėr pėrballimin e situatės e ka Greqia dhe autoritetet greke.

Duke folur nė emėr tė Kėshillit tė BE, ministri danez i drejtėsisė Morten Bodskov, tha se nė Greqi ka njė progres nė ēėshtjet e trajtimit tė kėrkesave pėr azil dhe e cilėsoi si tė mirėpritur lajmin pėr ndėrtimin e njė qendre tė re pritjeje tė emigrantėve klandestinė nė Evros.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...tin-87383.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.4.2012, 18:30   50
Citim:
OKB: Kthimi i Shengen ėshtė vetėvrasje pėr BE-nė

Franca dhe Gjermania mund tė kryejnė njė vetėvrasje pėr Europėn nė rast se vijojnė me propozimin pėr rikthimin e kontrolleve kufitare nė zonėn Shengen, e cila ka funksionuar e hapur tashmė qė prej shumė vitesh, deklaroi njė zyrtar i lartė i OKB-sė pėr turizmin.

Vendet bėjnė mė mirė tė kėmbėngulin nė liberalizimin e rregullave tė udhėtimit ose rrezikojnė tė mbeten jashtė linjės sė tė ardhurave dhe veneve tė punės qė krijon turizmi, tha Taleb Rifai, sekretari i pėrgjithshėm i Organizatės Botėrore tė Turizmit.

Franca dhe Gjermania kanė propozuar qė vendet Shengen tė kenė tė drejta tė pezullojnė paktin dhe tė rikthejnė kufijtė nė raste ekstreme, nė pėrjekje pėr tė luftuar krimin.

Kjo do tė qe puthja e vdekjes, Rifai i tha gazetarėve ndėrsa gjendej nė njė konferencė tė OKB-sė pėr krimin.

“Duke lėnė mėnjanė atė ēfarė Gjermania dhe Franca po kėrkojnė – sepse kėto vende do tė vuajnė mė shumė – e gjithė pjesa tjetėr Shengen duhet tė mendojė pėr veten... njė masė e tillė do tė jetė shumė dėmtuese.”

http://www.gazeta-shqip.com//politik...per-be-ne.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.5.2012, 20:32   51
Citim:
Britani: Zemėrim nė radhėt e komunitetit grek lidhur me planin e Sekretares May

Problemet ekonomike nė Greqi, tė ndėrthurura edhe me paqartėsitė politike qė kanė bėrė tė nevojshme zhvillimin e njė raundi tė dytė zgjedhjesh, janė burim shqetėsimi pėr shumė investitorė. Ata i druhen mundėsisė se Greqia mund tė tėrhiqet nga Eurozona. Ndėrkaq, sipas njė ankete tė fundit vetė grekėt, rreth 80 pėr qind e tyre, duan tė mbeten pjesė e Eurozonės. Britania duket se do t’i dalė pėrpara problemit dhe, sipas njoftimeve, po shqyrton njė plan qė ka zemėruar shumė grekė:

Njoftimin e bėri rrjeti televiziv Sky News, sipas tė cilit Departamenti i Punėve tė Brendshme nė Britani po shqyrton planet pėr tė mos lejuar njė dyndje tė pakontrolluar tė imigrantėve nė Britani nėse dėshton monedha euro. Njė shqetėsim kryesor ėshtė rreziku qė njė vend si Greqia tė shkėputet nga Eurozona.

Nė njė lagje tė Londrės tė njohur pėr pėrqendrimin e lartė tė emigrantėve dhe bizneseve greke, komentet e Sekretares sė Punėve tė Brendshme Theresa May nuk janė pritur mirė.

Saki, njė biznesmen grek nė pension thotė se rreziku kryesor nuk vjen nga vendi i tij, por vende tė tjera evropiane:

“Plani ėshtė budallallėk. Greqia ka 11 milionė vetė. Britania duhet tė shqetėsohet se do ta mbysin njerėz nga Spanja, Portugalia dhe Italia qė kanė mbi 125 milionė vetė. Grekėt janė shumė krenarė qė jetojnė nė Greqi”.

Tė tjerėt e akuzuan Sekretaren May pėr reagim tė ekzagjeruar:

“Ėshtė gjendje e vėshtirė, por nuk besoj se do tė ketė dyndje imigrantėsh”.

Zemėrim ka shkaktuar kėto ditė edhe komenti i kreut tė FMN-sė Christine Lagarde pėr tė pėrditshmen britanike “The Guardian” se fėmijėt nė Afrikė e meritojnė mė shumė se grekėt ndihmėn financiare.

Ndėrkaq, Profesor Takis Tridimas shpjegon se Britania nuk do ta ketė tė lehtė tė vendosė kufizime ligjore pėr tė penguar grekėt tė futen nė kėtė vend:

“Shqetėsimet ekonomike nuk justifikojnė vendosjen e kufizimeve. Ēdo kufizim qė vendoset duhet tė lidhet me kushtet specifike tė individit. Me fjalė tė tjera, nuk ėshtė e mundur tė pengosh hyrjen nė njė vend tė njė kategorie tė tėrė nga njė vend tjetėr i BE”.

Ndėrkaq, Greqia vetė po pėrgatitet pėr njė raund tė ri zgjedhjesh mė 17 qershor, pasi raundi i parė nuk nxori njė rezultat tė qartė.

http://www.zeriamerikes.com/content/...p/1105834.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.5.2012, 21:42   52
Citim:
BE diskuton rikthimin e kontrollit nė kufijtė e saj

Ditėn kur Kosovės i ėshtė miratuar edhe zyrtarisht Udhėrrėfyesi pėr lėvizje pa viza, gazeta vjeneze “Der Standard”, shkruan se vendet anėtare tė Bashkimit Evropian po e shqyrtojnė mundėsinė e rikthimit tė kontrollit kufitar gjatė kėsaj vere, nė rast se nė Greqi, pėr shkak tė krizės financiare, vije deri te gjendja e jashtėzakonshme.

Sipas gazetės austriake, ditėt e fundit, pėrfaqėsues tė shteteve kryesore tė Bashkimit Evropian, janė duke diskutuar opsionet e pėrballjes me krizėn greke, deri edhe tė vendimi “mė i keq”, rikthimi i kontrolleve nė kufij.

“Nė Bruksel frikėsohen se nė rast tė kaosit nė Greqi, do tė tentohet qė shuma tė mėdha parash tė kalohen nė pjesėn tjetėr tė Bashkimit Evropian, gjė qė do tė ēojė nė pastrim parash dhe rritje tė kriminalitetit”.

“Gjithashtu problem tė madh mund tė paraqesin edhe emigrantėt, tė cilėt nė Bashkimin Evropian mė sė shumti vijnė pėrmes Greqisė. Nėse shpėrthen kaosi, atėherė ky shtet nuk do tė mundet t’i kontrollojė kufijtė e vet, gjė qė do t’iu mundėsonte emigrantėve tė kalojnė lirshėm drejt shteteve tjera tė Bashkimit Evropian”, shkruan “Der Standard”.

Prandaj, sipas kėsaj gazete, tė gjitha vendet e Bashkimit Evropian janė duke diskutuar seriozisht mundėsinė e rikthimit tė kontrolleve nėpėr kufij. “Edhe pse hėpėrhė bėhet fjalė pėr presion politik ndaj Greqisė, rikthimi i kontrollit nė kufij nuk do tė paraqiste problem, pasi sipas marrėveshjes sė Shengenit, parashihen edhe masa tė tilla”, shkruan ndėr tė tjera “Der Standard”.

http://www.telegrafi.com/?id=4&a=10976
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.6.2012, 21:05   53
Citim:
Kontrolli nė kufinjtė e BE-sė

Ministrat e brendshėm tė Bashkimit Evropian ndryshuan me unanimitet bazėn ligjore tė Mekanizmit tė ri tė Vlerėsimit dhe Vėzhgimit tė Shengenit. Duke pėrjashtuar Parlamentin Evropian nga vendimmarja nė tė ardhmen, vendet anėtare kėrkojnė tė ruajnė ekskluzivitetin e rivendosjes sė kontrolleve nė kufij, nė rastet kur njė vend ndihet i kėrcėnuar nga valė emigrantėsh e azilkėrkuesish.

“Pati marrėshje nė Kėshill nė lidhje me mekanizmin e ri tė vlerėsimit, falė tė cilit do tė mund tė sigurojmė vėzhgimin e pėrputhshmėrisė me rregullat e Shengenit. E di qė ky propozim ka alarmuar Parlamentin Evropian. Dua t’ju kujtoj se nė fund tė ditės, do tė jenė vendet anėtare ato tė cilat do tė vendosin pėr vėnien apo rivendosjen e kontrolleve nė kufinj”, tha Morten Bodskov, Ministėr drejtėsie, Presidenca Daneze e BE.

Lajmin e dha e para, nga brenda takimit, Komisionerja Malmstrom, e cila nuk fshehu zhgėnjimin e saj as gjatė konferencės pėr shtyp. Ndėrsa Parlamenti Evropian e cilėsoi kėtė vendim si “deklaratė lufte” nga ana e Kėshillit.

“Nė lidhje me kėtė ne si Komision kemi shprehur zhgėnjimin e tonė. Nuk ėshtė njė propozim aq ambicioz sa e dėshironim. Pra ne jemi tė zhgėnjyer pasi propozimi nuk garanton njė sistem vėzhgimi me bazė evropiane”, theksoi Cecilia Malmstrom, Komisionere evropiane pėr ēėshtjet e brendshme.

“Pėrbėn njė provokim vendimi i marrė nga Kėshilli i Ministrave tė ēėshtjeve tė brendshme mbi njė paketė ligjore mbi tė cilėn kemi punuar sėbashku. Ministrat ndryshuan bazėn ligjore, tė cilėn e kanė nė dorė, meqė vendimi ishte unanim. Ne e marrim kėtė si njė shprehje tė pėrbashkėt mosbesimi nga Kėshilli ndaj Parlamentit, e kėshtu Kėshilli nuk mund tė presė qė ne do t’i besojmė. Ėshtė njė gabim serioz institucional”, tha Martin Schulz, President i Parlamentit Evropian.

Para se tė hyjė nė fuqi, mekanizmi qė lindi nė njė kohė me liberalizimin e vizave me Shqipėrinė dhe Bosnjėn, pritet t’i kalojė sėrish pėr konsultime Parlamentit Evropian. Nėse nuk arrihet marrėveshje brenda afatit tė konsultimeve tė fundit qė kanė mbetur sipas procedurės, Parlamenti ka kėrcėnuar se do t’i drejtohet Gjykatės Evropiane tė Drejtėsisė.

http://www.koha.mk/globi/14973.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.6.2012, 21:28   54
Citim:
Zona Schengen, “mollė sherri” mes PE-sė dhe KE-sė

Parlamenti Europian ngriu bisedimet me qeveritė e vendeve anėtare tė Bashkimit Europian mbi pesė projektligje, si shenjė proteste ndaj reduktimit tė kompetencave tė PE-sė nė lidhje me kontrollet kufitare dhe detaje tė tjera tė marrėveshjes Schengen.

Kėshilli Europian, i cili pėrfshin 27 vende anėtare, i hoqi tė drejtėn Parlamentit qė tė vendosė pėr aplikimin apo jo tė lėvizjes sė lirė brenda Schengen.

Nė tė ardhmen, qeveritė kombėtare do tė kenė mė shumė kompetenca nė lidhje me lėvizjen e lirė nė vendin e tyre, ndėrsa euro-parlamentarėt do tė kenė vetėm njė rol kėshillues nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Pas njė debati tė ndezur, liderėt e ndryshėm vendosėn tė bllokojnė pesė projektligjet e lidhur me sigurinė kufitare.

Ndėrsa bėri tė njohur vendimin pėr kėtė pezullim, kryetari i Parlamentit Europian, gjermani Martin Schultz, deklaroi se kjo situatė ėshtė e paprecedent nė 18 vitet qė ai ka shėrbyer si eurodeputet.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,17,83990
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.8.2012, 21:51   55
Citim:
Greqia arreston rreth 1600 emigrantė

Njė operacion i gjerė i policisė gjatė fundjavės nė Athinė ka ēuar nė arrestimin e rreth 1600 emigrantėve pa dokumente kanė thėnė zyrtarėt, derisa njė ministėr ka deklaruar se “invazioni i emigrantėve” ka kėrcėnuar Greqinė e zhytur nė borxhe.

Sipas tė dhėnave tė publikuara tė hėnėn, mė shumė se 6 mijė njerėz janė marrė nė pyetje gjatė aksionit.

Njė numėr prej 1595 personash janė arrestuar dhe pėrballen me dėbim, njofton AFP.

E vendosur nė juglindje tė Bashkimit Evropian, Greqia ėshtė pika kryesore e migrantėve nga Azia ose Afrika qė hyjnė ilegalisht nė bllokun 27 anėtarėsh.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=13&id=180592
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.8.2012, 20:35   56
Citim:
Kėrkesė e shqiptarėve nė Greqi: Tė dėbohen klandestinėt

Athinė, 8 gusht - E pabesueshme, por e vėrtetė. Kėshtu ėshtė cilėsuar nė Greqi njė miting proteste qė ėshtė organizuar nga njė shoqatė e emigrantėve shqiptarė nė vendin fqinj kundėr klandestinėve.

Protesta u iniciua nga kryetari i Shoqatės sė Emigrantėve Shqiptarė nė Trikala, Vajo Dibra, i cili duke folur nė miting, tha se shoqata qė ai drejton kėrkon nga shteti grek qė tė dėbojė tė gjithė ata shtetas tė huaj tė cilėt qėndrojnė nė mėnyrė tė paligjshme, si klandestinė nė kėtė vend.

“Kriza ekonomike qė po kalon Greqia na ka trazuar tė gjithėve. Dhe klandestinėt, qė janė me shumicė kėtu nga shumė vende tė botės, po na bien nė qafė duke rrėmbyer vendet e punės me pagesa mė tė ulėta”, ėshtė shprehur Dibra (nė foto), informon agjencia Noa.

“Ne jemi familjarė dhe kemi nevojė pėr punė qė tė mbijetojmė. Jemi duke humbur ditė pune dhe gjendemi tashmė nė njė gjendje tmerrėsisht tė keqe ekonomike. Ne jemi njerėz tė cilėt erdhėn nė Greqi pėr njė jetė mė tė mirė dhe ndoqėm e vazhdojmė ta bėjmė, rregullat e shtetit grek. Jemi tė ligjshėm, fėmijėt tanė shkojnė nė shkollat publike greke, paguajmė taksat dhe gjithēka nė shėrbime shtetėrore, por tani gjendemi nė buzė tė greminės”, ėshtė shprehur Dibra, ndėrsa ndiqej nga disa televizione lokale e qendrore.

“Nė kėto kushte, ne kėrkojmė qė tė nxirren jashtė Greqisė tė gjithė klandestinėt”, tha ai, duke shtuar se vetėm nė Trikala, ku ai jeton, gjenden mbi 50 familje shqiptare tė cilat jetojnė nė mėnyrė tė ligjshme prej mė se 20 vjetėsh.

http://koha.net/?page=1,14,110742
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2012, 20:39   57
Citim:
Policia franceze dėbon romėt pėr nė Rumani

Lion, 9 gusht - Policia e Francės sot ka ndėrhyrė nė dy kampe tė improvizuara tė romėve afėr qytetit Lille, me ē’rast i ka dėbuar mė se 200 njerėz. Raportohet se romėt janė vendosur nė aeroplanin pėr nė Bukuresht, pasi ishin pajtuar qė vullnetarisht tė ktheheshin nė Rumani.

Ministri i Brendshėm francez, Manuel Valls tha se ndėrhyrjet e policisė ishin legale dhe tė domosdoshme, pėr shkak tė problemeve shėndetėsore me tė cilat ballafaqoheshin qindra njerėz qė jetonin nė kushte johigjienike.

Gjatė ndėrhyrjeve nė fillim tė kėsaj jave nė Paris dhe Lyon, policia me dhunė i ka dėbuar nga vendbanimet e improvizuara qindra imigrantė romė pa dokumente nga Evropa Lindore.

Kėto ndėrhyrje e kanė pėrkujtuar valėn e dėbimit nėn ish-presidentin Nicolas Sarkozy para dy vjetėsh, qė patėn shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian, Kisha Katolike dhe grupet pėr tė drejtat e njeriut.

http://koha.net/?page=1,16,110899
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.8.2012, 20:21   58
Citim:
AI: Greqia raciste

Athinė, 10 gusht - Amnesty International ka vėnė alarmin nė lidhje me arrestimet masive tė emigrantėve tė paligjshėm nė Greqi, ditėt e fundit gjatė operacionit "Xenios Zeus". Raportet e AI kanė tė bėjnė me mė se 7 500 shtetas tė huaj qė u kapėn nė Athinė gjatė javės sė kaluar.

''Autoritetet policore greke duhet tė ndalojnė shtypjen masive tė emigrantėve tė parregullt dhe t'iu lejojnė qasjen efektive nė procedurat e azilit, atyre tė cilėt kanė nevojė pėr mbrojtje ndėrkombėtare'', vėren Amnesty, nė njė deklaratė.

"Greqia ka tė drejtėn pėr tė kontrolluar imigracionin, por nuk ka tė drejtė t’i trajtojė njerėzit si kriminelė nė rrugė, vetėm pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės sė tyre'' tha Gezerca Tigkani, Zėvendėsdrejtore e Programit pėr Evropėn Qendrore dhe Azinė.

Amnesty International ėshtė e shqetėsuar se njė aksion i njėanshėm dhe diskriminues si ky i fundit, do tė nxisė sulme tė mėtejshme ksenofobe nė vend.

Duke cituar prova tė Policisė greke, Amnesty International, thotė se rreth 2 000 emigrantė janė gjetur pa dokumenta dhe janė arrestuar. Njerėzit, sipas deklaratės, janė mbajtur nė kushte mbipopullimi nė stacione tė policisė nė Athinė dhe tė tjerėt nė pjesėn veriore tė Greqisė, nė ndėrtesat qė pėrdoren si qendra paraburgimi.

Anėtarėt e delegacionit tė Amnesty International vizituan 6 objekte tė paraburgimit nė Athinė, dhe vėrejtėn se nė 4 prej tyre kishte probleme, ndėrsa nė 2 tė tjera kushtet ishin ēnjerėzore dhe degraduese.

Amnisty thotė se kur shtetasit e huaj nė Greqi pėrpiqen pėr tė hyrė nė procedurat e azilit, shpesh pėrballen me pengesa serioze dhe vetėm njė numėr i vogėl kėrkesash regjistrohen nga autoritetet ēdo javė.

Javėn e kaluar 4500 forca policore greke nisėn njė operacion tė gjerė nė Athinė e deri nė kufi me Turqinė pėr tė penguar emigrantėt klandestinė qė hyjnė nga Turqia e qė nė mė tė shumtėn e rasteve mbeten nė Greqi, nė pritje pėr tė hyre nė vendet e tjera tė BE.

http://koha.net/?page=1,15,110958
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.8.2012, 00:52   59
Citim:
Greqi, sulmet ndaj tė huajve, ministri: Po bėhen tė rrezikshme

Njė tjetėr sulm mbi emigrantėt shėnohet nė Greqi, kėtė herė nė qytetin e Selanikut. Njė tunizian 26 vjeēar ėshtė qėlluar me mjete tė forta nga persona ende tė panjohur dhe ka ndėrruar jetė ndėrsa transportohej nė spital.

Ndėrkaq policia ėshtė nė kėrkim tė 5 personave tė akuzuar pėr sulmin vrasės kundėr tė riut irakian nė qendėr tė Athinės. Policia thotė se, mė herėt autorėt e kėtij krimi kishin tentuar pėr tė sulmuar dy tė huaj tė tjerė, njė rumun dhe njė maroken, tė cilėt arritėn tė shpėtonin.

Nė njė deklaratė, ministri grek i Drejtėsisė, dėnoi sulmin ndaj shtetasit tė pambrojtur tė Iraku dhe vuri nė dukje se "rritja e sulmeve raciste ndaj tė huajve qė gjenden nė Greqi, po fillon tė marrė karakteristika shumė tė rrezikshme”. "Problemi i madh i emigracionit dhe pasojat qė shkakton nuk mund tė pėrballohen me dhunė ēnjerėzore", tha ai. Ministri siguroi se “shteti do tė garantojė tė drejtat e njeriut pėr tė jetuar, pėr liri dhe siguri nga cdokush qė i shkel apo i vė nė rrezik".

Ndėrkaq presidenti dekretoi lirimin e 25 policėve qė shėrbenin pėr sigurinė e kryeministrit, 200 policėve tė tjerė nga shėrbimi Informativ Kombėtar dhe policėve qė ruanin deputetėt, eurodeputetėt, krerėt e qarqeve etj. Tė gjithė do tė kalojnė nė terren, pėr luftėn kundėr krimit.

Gazeta Welt: Emigrantėt e paligjshėm, “koka turku” nė Greqi

Problemi i emigracionit tė paligjshėm dhe biznesit "Xenios Zeus" fokusohet nė gazetėn gjermane Welt, e cila shkruan se “emigrantėt nė Greqi janė koka turku”. Nė shkrimin e saj gazeta Welt nė Berlin thekson se policia dhe neo-fashistėt janė kthyer kundėr emigrantėve nga Afrika dhe Azia.

"Frustrimi ėshtė drejtuar nė pjesėt mė tė dobėta tė shoqėrisė," vė nė dukje gazeta, duke iu referuar operacionit "Ksenios Zeus", inicuar nga autoritetet greke pėr tė identifikuar dhe arrestuar emigrantė tė cilėt janė tė paligjshėm nė vend. Greqia ka vuajtur mė shumė se tė gjitha vendet evropiane pėr shkak tė emigracionit tė paligjshėm aktual, tė cilat nuk mund tė pėrballojė, as politika, as shoqėria e goditur nga kriza", thotė shkrimi.

Raportet e Welt vėrejnė se kriza ekonomike i ka rrėnuar fuqitė e vendit dhe se shumica e emigrantėve nuk kanė asnjė shans pėr tė marrė punė tė rregullt ose dokumente ligjore. "Trafikimi i drogės, prostitucioni dhe krimi janė tė pėrhapura nė zonat urbane, ku jetojnė emigrantėt. Reagimi ndaj tyre, ėshtė frika dhe zemėrimi i grekėve”.

Sipas gazetės, njė pjesė e qytetarėve dhe gradualisht edhe qeveria po i kthejnė emigrantėt nė “koka turku” pėr ēdo gjė qė shkon keq. Shumica e grekėve e kuptojnė se sulmet e krahut tė djathtė ekstremist kundėr emigrantėve, janė duke u bėrė mė tė dhunshme, dhe i duatrokasin fshehurazi ata. E gjithė kjo, sipas gazetės, do tė thotė se emigrantėt janė kapur nė mes tė njė qeverie qė dėshiron t’i dėbojė nga vendi dhe banditėve qė i gjuajnė ata", pėrfundon Welt.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...hme-99210.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.8.2012, 21:49   60
Citim:
Agimi i Artė ngre grupe sigurie kundėr 'okupatorėve tė huaj'

Neonazistėt e Agimit tė Artė kanė ngritur “batalione sigurimi”, pėr mbrojtjen e qytetarėve grekė nga “okupatorėt e huaj”, siē i quajnė ata emigrantėt klandestinė.

Sipas gazetės Elefteria, nė Kalamata janė formuar disa grupe sigurimi, qė ngjajnė shumė me Batalionet e Sigurimit tė nacionalistėve grekė, gjatė Luftės tė dytė botėrore.

Nė krye tė kėtyre organizatave duket se ėshtė njė ish polic, qė nė zgjedhjet e fundit parlamentare, ishte kandidat pėr deputet me kėtė parti, nė zonėn e Kalamatės.

Nė njė deklaratė, iu bėhet thirrje tė gjithė grekėve nga 15-70 vjeē tė jenė vigjilentė dhe gati pėr mobilizim. Grupet e Agimit tė Artė deklarojnė se do marrin ligjin nė duart e tyre dhe do mbrohen nga emigrantėt e paligjshėm, okupatorė dhe kriminelė, qė sipas tyre janė fajtorė pėr rritjen e kriminalitetit nė zonėn e Mesinias. "Do tė vijė koha e dėnimit pėr veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetėrore", thotė organizata nė deklaratėn e saj.

Kjo ka shkaktuar reagimin e Drejtorit tė Policisė sė Messinias Vasilis Georgakopoulos, i cili deklaron se nuk do tė lejojė askėnd qė tė zėvendėsojė Policinė.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...aj--99998.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:00.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.