Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 22.3.2009, 17:49   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar ShP: Tre shpata nga kohė e Kastriotit, njė nga kryqėzatat


Citim:
Figura misterioze, tre shpata nga koha e Skėnderbeut dhe njė nga kryqėzatat

Nė Shqipėri ndodhen tre shpata, tė cilat kanė tė stampuar nė teh, njė figure tė ēuditėshme. Øshtė njė kafshė. Sado qė tė mundohesh ta pėrcaktosh, vėshtirė se mund t’i biesh nė tė. Pėr profesionistėt pėrbėn jo tė panjohurėn, por njė tėrheqje tė veēantė, plot kureshti dhe vlera. Ata e dinė se kanė rėnė nė njė armė luftarake, nga ato mė tė mirat qė ka prodhuar njeriu, sidomos nė tė kaluarėn e largėt.

Stampa njihet nė literaturė me njė emėr, apo epitet tė gjatė: “Ujku qė turret”.
Kjo stampė ėshtė treguese e prodhimeve tė realizuara nė Passau. Passau, njė qytet nė Ŗeki, ka qenė i famshėm qė kur, pėr prodhimin e njė ēeliku cilėsor. Solingen nė Gjermani dhe Passau janė dy qendrat mė tė famshme tė Evropės pėr prodhimin e shpatave, falė ēelikut tė njė cilėsie shumė tė mirė. Tė kishe njė armė tė tillė nuk ishte pak.

Nė Shqipėri, me aq tė dhėna sa kemi, gjenden tre shpata tė tilla.


Nė Elbasan...

Ajo mė interesantja ndodhet nė Muzeun etnografik tė Elbasanit. Øshtė mė e plota ndėr tė treja pėr informacionin qė jep. Ujku ėshtė tipik. Øshtė realizuar me teknikėn e inēizimit, pra duke krijuar njė skicė “tė gdhendur” me njė daltė tė hollė. Shpata ėshtė e drejtė, me njė kanal gjaku, dhe njė teh, elastike edhe nė temperatura tė ulta, veti e duhur pėr Evropėn, qė duhej tė luftonte edhe nė ngricėn e dimrit. Sa pėr kuriozitet mund tė themi se shpatat e prodhuara nė vende tė ngrohta, e qė kishin tjetėr strukturė kristaline, pra njė teknikė ndryshe tė pėrgatitjes, nė kushtet e dimrit evropian, si tė thuash “ngrinin’, e bėheshin tė thyeshme.

Gjatėsia e kėsaj shpate ėshtė 96 cm. Duket qė doreza tė jetė origjinale. Sot druri i saj ėshtė ronitur. Aty ruhen mirė disa dekoracione prej bronzi, me forma floreale. Mungon edhe kupa mbrojtėse, vendi i sė cilės, siē edhe shihet nė fotografi, ėshtė pranė dorezės, atje ku janė dy tė prera si germa V.

Shpata ėshtė shumė, shumė e ndryshkur. Po ta shohėsh nė stereomikroskop vėrehet njė korrozion, qė po e bren nė formė petash. Konditat e ruajtjes jo tė pėrshtatėshme nė Muzeun etnografik tė Elbasanit, ( siē janė edhe nė muzeumet e tjerė tė Shqipėrisė), janė shkak i njė dėmtimi tė pakthyeshėm.


Nė Shkodėr...


Shpata e dytė me stampėn “Ujku qė turret” ndodhet e ekspozuar nė Kapitenarinė e kalasė sė Rozafės. Nuk po e tregojmė se si u identifikua. Øshtė thjeshtė njė kuriozitet kimiko-fizik pėr specialistėt dhe me siguri e mėrzitshme pėr lexuesin.

Por ajo ka njė histori interesante se si u zbulua. Kjo ndodhi nė vitin 1978. Disa fėmijė, nxėnės shkolle , po luanin hyp e zdryp, e gjithė kuriozitet, nė hatllat e shtėpisė sė vjetėr tė Llazanėve nė Shkodėr. Atje e gjetėn shpatėn. Ai qė e kishte fshehur dikur,e kishte pėshtjellė mirė, e mirė me njė rrobė, me siguri pėr ta ruajtur nga lagėshtia. Nė atė kohė po bėheshin pėrpjekje tė lavdėrueshme pėr pasurimin e muzeumeve me objekte. Dhe kėshtu, po atė vit, shpata u dorėzua nė Muzeun Historik tė Shkodrės.

“Ujku qė turret”, nė kėtė rast, ėshtė mė i vogėl, duke e krahasuar me atė tė shpatės sė Elbasanit. Por kanalet qė formojnė figurėn, janė tė mbushur me fije ari, tė rrahura rrafsh me sipėrfaqen e tehut. Vende-vende ari ėshtė dėmtuar, ka rėnė. Pranė ujkut, dhe kjo nė tė dyja anėt e tehut, ėshtė njė vulė e vogėl e stampuar, diēka me njė rreth, nga i cili dalin gjashtė rreze, e qė akoma nuk e dimė se ēfarė pėrfaqėson.

Shpata ėshtė e gjatė 99,8 cm., e drejtė dhe ka katėr kanale gjaku, qė nisen nga pjesa pranė dorezės, e zbresin thuajse deri nė mes tė tehut.

Doreza e saj ėshtė shumė e dekoruar. Nė fund mbaron me njė formė, qė tė shtyn nė mendime tė thella. E kujt vallė ka qenė kjo shpatė? Motivet e dorezės janė gjeometrike, vija zig-zage dhe paralele, qė sajojnė trekėndėsha. E gjithė shpata , pra edhe doreza, ėshtė e mbuluar me njė llak tė trashė, qė nuk tė lejon tė gjykosh pėr brendėsinė dhe llojin e materialit tė pėrdorur. Kėtė veshje me llak e kanė bėrė punonjėsit e muzeut. Nga pikpamja e restaurimit nuk ėshtė gjetur materiali izolues i pėrshtatshėm. Mirėpo, a mund ta kritikojmė njė veprim qė ka si shkak qėllimin e mirė, aq mė tepėr qė nuk dėmton? Interesant ėshtė edhe quilloni, ajo pjesa e harkuar qė mbron dorėn nga rrėshqitja pėrgjatė tehut tė shpatės sė kundėrshtarit, e pėr tė cilėn nuk kemi fjalė shqip, apo unaza ku futej gishti.

Po ta heqėsh llakun mund tė shikosh se si po punon me nge korrozioni. Megjithatė ėshtė shpata e kėtij lloji, mė e ruajtura ne Shqipėri dhe edhe mė e bukura.


Nė Tiranė...

E treta, thuajse plotėsisht e ngjashme me atė tė Shkodrės, ruhet nė koleksionin privat tė Z. Artan Lame. Øshtė blerė disa vjet mė parė nė Pazarin e Krujės. Nuk dihet se kush ka qenė pronari isaj i dikurshėm. Edhe nė kėtė shpatė linjat qė konturojnė ujkun janė prej ari, e tė padėmtuara. Øshtė e gjatė 97 cm. dhe ka tre kanale gjaku.

Natyrshėm qė lind pyetja: sa tė vjetra janė kėto shpata? Duke ēfletuar atė pak literaturė qė kemi nė dispozicion bėmė njė pėrcaktim. Njė muaj e ca mė parė u konsultova me specialistėt e Muzeut tė armėve nė Vienė. Po, kėto tre shpata, pa asnjė dyshim, janė tė shekullit tė pesėmbėdhjetė.


Si erdhėn nė Shqipėri?

Janė tė gjitha mundėsitė qė kėto shpata tė lidhen me epokėn e Skėnderbeut. Nga botimi i dytė i Historisė sė Skėnderbeut tė botuar nga Fan Noli, mėsojmė se Skėnderbeu kishte marrė mercenarė edhe nga Gjermania pėr tė luftuar nė Sfetigrad, nė vitin 1449. Kėta mercenarė Noli i quan “kryqėzorė”. Prof. Kasem Biēoku thotė se Skėnderbeu i mori mercenarėt nė vitin 1450. E pra, kėto shpata, duhet tu pėrkasin mercenarėve gjermanė, qė luftuan pėrkrah forcave shqiptare.

Por janė pak, shumė pak. Kjo nuk do tė thotė gjė. Kanė kaluar afro gjashtė shekuj, mirė qė kanė mbetur edhe kaq! Duke parė me kujdes shumė muzeume tė Evropės kam ndeshur njė shpatė tė tillė nė Muzeun e luftės nė Athinė dhe njė nė atė tė armėve nė Vienė. Natyrisht, qė konstatimi im nuk ėshtė vula e inventarizimit tė kėtyre shpatave, por janė tė rralla.

Sa kushton njė shpatė e tillė? Vlera e tyre lėviz nė kufijtė 3000-6500 Euro, nė vartėsi tė gjendjes, historisė, etj.

Dhe po na prishen! Punonjėsit e muzeumeve ku ruhen kėto shpata janė tė pafuqishėm pėr t’i mbrojtur. Ne, nė Shqipėri, kemi vetėm njė laborator qė mund tė pėrballojė shkencėrisht dhe teknikisht mbrojtjen e tyre: Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė tė Institutit tė Antropolpgjisė Kulturore dhe Studimeve tė Artit, pranė Qendrės sė Studimeve Albanologjike. Si specialist, e vė nė dispozicion tė konservimit tė tyre, tė gjithė potencialin tim intelektual.

Tani, e di se punonjėsve tė Muzeut “Gjergj Kastrioti Skėnerbeu” nė Krujė, do tu lindi mendimi qė njė shpatė e tillė tė ekspozohet nė kėtė muze memorial pėr Skėnderbeun, por qė nuk ka asgjė prej tij. Por e di edhe qė muzeumet janė shumė xhelozė pėr materialet e tyre, e nuk i lėshojnė. A ka ndonjė zgjidhje pėr tė pasuruar atė muze, qė meriton tė ketė objekte origjinalė tė asaj periudhe, qė ne e ndjejmė dhe nuk e shohim dot, veēse nė se do ta paraqesim nė muze?


Nga kryqėzatat...

Nė Fondin etnografik tė Institutit tė Antropologjisė Kulturore dhe Studimeve tė Artit, ruhet njė shpatė disi e ngjashme me kėto qė pėrmendėm. Øshtė bėrė pjesė e fondit tė Institutit tė Shkencave nė vitin 1946-47, kur i ėshtė dorėzuar sė bashku me materiale tė tjera. Nuk kemi tė dhėna pėr pronarin e mėparshėm. Øshtė paksa e harkuar. Øshtė me njė teh, por pjesa e majės ka dy, pra ky tip shpate mund tė pėrdorej edhe si heshtė. Øshtė e gjatė 86,5 cm. Ka njė quillon bronzi, nė formė kryqi, tipike pėr shpatat e herėshme. Kur erdhi nė laborator nuk shihej qė tė kishte ndonjė stampė. Mbas restaurimit doli stampa e gdhendur, siē shihet nė fotografinė pėrkatėse. Ideja ėshtė e “ujkut qė turret”, por nuk ėshtė tamam ai. Shikoni edhe qė pėrpara turirit tė kafshės ka njė gjysėm hėne. Kafsha i ėshtė turrur gjysėmhėnės.

Kurioziteti na shtyn qė tė bėjmė edhe njė krahasim tjetėr. Nė portėn e hyrjes sė manastirit tė Apolonisė gjėndet njė gur i gdhendur, i vendosur pėrmbys. Po tė shohim pėr sė mbari do tė vėrejmė dy kafshė, njė si derr, e njė si dosė, qė i vėrsulen njė minareje me gjysėmhėnėn lart. Me sa duket ideja ėshtė e njėjtė me atė tė shpatės. Po ēfarė deshi aty ai gur? Ndėrtesa e manastirit tė Apolonisė ka shumė gurė me gdhendje tė ndryshme, tė marra nga rrėnojat arkeologjike. Ajo ndėrtesė ėshtė dyqint e ca vjet e vjetėr. Nė ato kohėra, por edhe mė parė, ndėrtuesit vendosnin nė mure gurė tė gdhendur. Nė atė manastir kam numėruar me dhjetra tė tillė.

Duke u interesuar pėr domethėnien e kėtij guri tė gdhendur, mendimi mė ēoi tek luftrat fetare, e pikėrisht tek kryqėzatat, qė kaluan kėndej. Prof. Skėnder Muēaj ka pėrgatitur njė studim lidhur me kėtė temė, por qė akoma nuk e ka botuar. Aty ai pėrcakton edhe moshėn e kėtij guri. I njėjti mendim.

Shpata qė ruhet nė Fondin etnografik duhet tė jetė armė e njė kryqtari qė ka kaluar kėndej. Ata gdhendėn edhe gurin. Pra, i bie, qė shpata tė jetė jo mė e vonė nga viti 1205, mė e vjetra qė trashėgon Shqipėria nga periudha e mesjetės. Le tė mos jem gabuar!

Ajo ėshtė restauruar dy apo tre vjet mė parė dhe vazhdon tė ruhet mjaft mirė.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=55772
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:36.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.