Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.3.2009, 23:59   1

Shkrim i cituar Shkup: Prindėrve shqiptarė nuk iu pėlqen mė shqipja


Vitin e ardhshėm shkollor, 2009-2010, rrezikohet hapja e paraleleve shqipe nė shkollėn fillore "Petar Petroviē-Njegosh" nė Idrizovė, ngase gjysma e banorėve tė fshatit, janė tė mendimit se fėmijėt e tyre procesin arsimor nė klasė tė pestė duhet ta vazhdojnė nė paralelet sllavomaqedonisht.

Kėshtu ka pohuar Nazmi Mani, kryetar i kėshillit tė prindėrve, duke theksuar se pas dhjetė ditėve, ėshtė caktuar edhe njė mbledhje, nė tė cilėn do tė merret vendim pėrfundimtar.

"Nuk i di arsyet", shprehet Mani, "mirėpo gjysma e fshatarėve thonė se fėmijėt do t'i dėrgojnė nė paralele [sllavo]maqedonase".

"Nuk di ēka tė them. Kemi ngelė 50 pėr qind pėr paralele [sllavo]maqedonase dhe 50 pėr qind pėr paralele shqipe. Thonė se mė lehtė fėmijėt e tyre e kanė tė mėsojnė nė gjuhėn [sllavo]maqedonase, siē kanė mėsuar deri tani", shprehet Mani, duke shtuar se "nėse vendosin gjysma pėr paralele [sllavo]maqedonase, pėrsėri gjysma e nxėnėsve do tė duhet tė vazhdojnė nė shkollat e kryeqendrės".

"Askush asgjė nuk u premtoi. Vetė prindėrit e ndryshuan mendimin. Edhe njė herė nė mbledhje do tė japė maksimumin t'i bindi se patjetėr duhet tė hapen paralele shqipe dhe fėmijėt tė vazhdojnė mėsimin nė gjuhėn amtare. Por, fundja nėse nuk binden, nuk kam zgjidhje tjetėr, sepse ata kanė tė drejtė tė zgjedhin pėr fatin e fėmijėve tė tyre. Unė personalisht nėse nuk hapen paralele shqipe, fėmijėn tim do ta dėrgojnė nė shkollėn fillore 'Kongresi i Manastirit' nė Shkup", thekson Mani, duke pėrkujtuar se edhe pas njė bojkoti tė gjatė kundėr mėsimit nė paralele sllavomaqedone, askush nga kompetentėt nuk i vizitoi nxėnėsit dhe prindėrit nė Idrizovė.

"Tė gjithė i informuam me shkrim, pėrfshirė edhe zėvendėskryeministrin Abdylaqim Ademi, Ervan Fuere, OSBE...", tregon Mani.

Ndėrkohė, Ministria e Arsimit ėshtė zotuar se ka siguruar mjete financiare, qė nė shtator tė vitit tė ardhshėm shkollor, tė ndėrtohet objekt i ri shkollor vetėm pėr nxėnėsit shqiptarė. Ndryshe, nxėnėsit e klasės sė pestė tė Idrizovės gjysmė vjetorin e dytė shkollor tė kėtij viti u tėrhoqėn nga shkolla fillore "Petar Petroviē Njegosh", me qėllim pėr tė vazhduar mėsimin nė gjuhėn shqipe nė shkollėn e fshatit Ognjancė.

Bojkoti mėsimor zgjati njė gjysmė vjetor tė plotė, meqė kryetari i Gazi Babės, Koce Trajanov refuzoi qė tė hapen paralelet shqipe.

http://www.koha.com.mk/a12.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2009, 11:44   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Me siguri janė jevgj, deri tash kanė fol shqip, tash duan t'a ndėrrojnė gjuhėn.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.2.2011, 23:50   3
Citim:
Shqipja do tė shuhet nė Idrizovė

Shkup, 3 shkurt - Tė dėshpėruar me neglizhencėn e institucioneve kompetente pėr tė siguruar tė drejtėn kushtetuese pėr shkollim nė gjuhėn amtare e tė pashpresė nė synimin qė fėmijėt e tyre tė mėsojnė nė gjuhėn shqipe, prindėrit shqiptarė tė Idrizovės kanė nisur tė rezonojnė nė interes tė praktikės. Konkretisht, qė fėmijėt e tyre tė mos kenė problem me njohjen e gjuhės nė klasė tė pestė, kur gjithēka duhet tė mėsohet nė gjuhėn maqedonase, ata kanė nisur ti regjistrojnė fėmijėt nė paralelet maqedonase qė nė klasė tė parė.

"Nėse edhe nė shtator tė kėtij viti, nė Idrizovė nuk hapen paralele me mėsim nė gjuhėn shqipe nga klasa e pestė, atėherė do ti humbim edhe paralelet ekzistuese. Nuk do tė kemi mė nxėnės tė formojmė paralele shqiptare as nė klasė tė parė, tė dytė, tė tretė dhe tė katėrt. Madje, do tė humbim edhe paralelen shqiptare tė arsimit parashkollor", deklaron Nazim Mani, kryetari i Kėshillit iniciues pėr hapjen e paraleleve shqiptare nė ciklin e lartė tė arsimit fillor.

Ky shqetėsim i kryetarit Mani, tingėllon alarmues pėr faktin se njė pjesė e konsiderueshme e nxėnėsve, qė nė qershor tė vitit tė kaluar mbaruan klasėn e katėrt, u regjistruan nė paralelet maqedonase tė shkollės "Petar Petroviē-Njegosh" nė Idrizovė.

Klasėn e katėrt me mėsim nė gjuhėn shqipe e mbaruan 27 nxėnės, gjysma e tė cilėve u "tretėn" nė paralelet maqedonase dhe gjysma tjetėr udhėtojnė nėpėr shkollat e qytetit tė Shkupit. Numri i nxėnėsve shqiptarė nė ciklin e ulėt tė arsimit fillor (nga klasa e parė deri tė katrėn) ėshtė rreth 120 nxėnės, mirėpo edhe nė numrin e atyre qė sivjet u regjistruan nė klasė tė parė, kishte rėnie tė dukshėm krahasuar me numrin e njėjtė tė para katėr viteve.

Mos ndėrtimi i njė shkolle tė re nga njėra anė dhe nga ana tjetėr, mos formimi i paraleleve shqipe tė klasave tė pesta nė shkollėn "Njegosh", ka bėrė qė prindėrit ta humbin ēdo ditė e mė shumė shpresėn se fėmijėt e tyre do tė mund tė mėsojnė nė gjuhėn shqipe. Meqė shkolla nuk lejon formimin e paraleleve shqipe tė ciklit tė lartė fillor, shumė prindėr, pėr shkaqe praktike, kanė vendosur ti regjistrojnė fėmijėt nė paralelet maqedonase qė nė klasė tė parė.

"Nuk kanė mundėsi tė gjithė prindėrit, qė nga klasa e pestė t'i dėrgojnė ēdo ditė fėmijėt nėpėr shkollat e Shkupit", thotė Mani, duke treguar se nė kėtė rast, duhet tė udhėtohet nga 20 kilometra nė ditė. Ndėrtimi i njė shkolle tė re, e cila dy vite mė parė ishte ofruar nga Ministra e Arsimit si zgjidhje pėr problemin e nxėnėsve shqiptarė, nuk ka hyrė as nė fazėn e planifikimit.

Shkolla nuk ėshtė pėrfshirė as nė Programin e investimeve pėr vitin 2011, sepse sikurse pohon zėvendėsministrja e Lindita Qazimi, zgjidhja duhet tė kėrkohet nė shkollėn "Njegosh". Qėndrimi i saj pėr kėtė ēėshtje ėshtė se "problemi duhet tė zgjidhet nė shkollėn ekzistuese".

Sepse, sikurse sqaron Qazimi, edhe Inspektorati Shtetėror i Arsimit ka raportuar se nė shkollė ka hapėsira tė mjaftueshme qė tė mund tė hapen edhe paralele shqiptare nga klasa e pestė. Mirėpo, kontestimin e kėsaj zgjidhje nga ana e pushtetit lokal dhe banorėve maqedonas, Qazimi, thotė se duhet ta zgjidhin instancat tjera.

"Pėrfaqėsuesit lokal, bashkė me deputetėt e zonės dhe me prindėrit shqiptarė dhe maqedonas, duhet tė ulen dhe tė gjejnė njė kompromis tė pėrbashkėt", thotė ajo.

"Kot qė MASH ndan para pėr ndėrtimin e shkollės nėse pushteti lokal nuk siguron lokacionin dhe lejen e ndėrtimit", thotė zėvendėsministrja e Arsimit. Sepse, shpjegon mė tej ajo, me Programin e investimeve pėr vitin 2009-ės, MASH ndau 6 milion denarė pėr ndėrtimin e njė shkolle tė re nė Idrizovė, mirėpo pushteti lokal nuk arriti tė sigurojė lokacion dhe pėr pasojė - nuk mund tė sigurohej as leja e ndėrtimit dhe as tė fillonte puna pėr ndėrtimin e ndonjė shkolle tė re.

Prej vitit 2007, kur prindėrit nisėn tė besojnė se pėr problemin e tyre do veprohet konform Ligjit dhe Kushtetutės, ėshtė zbehur dukshėm besimi i tyre. Dėshtimi pėr kėtė, padiskutim se do ti faturohet klasės politike shqiptare nė pushtet dhe kuadrit tė saj nė ministri, sepse maqedonasit po ia arrijnė qėllimit, qė tė asimilojnė "pakicėn" shqiptare edhe atė shumė mė shpejtė se sa kishin planifikuar vetė ata.

http://www.koha.com.mk/a04.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.9.2011, 22:05   4
Citim:
Elita shqiptare edukon fėmijėt maqedonisht

Strugė, 23 shtator - Njė fenomen interesant vėrehet nė ēerdhet e Strugės, ku njė pjesė e fėmijėve shqiptarė nga prindėrit e tyre regjistrohen nė grupet me mėsim nė gjuhėn maqedonase dhe prej vitesh edukohen nė kėtė gjuhė deri nė momentin sa fillojnė klasėn e parė.

Sipas tė dhėnave, bėhet fjalė pėr mė shumė se tridhjetė fėmijė tė njė pjese tė eksponentėve lokal tė sferės politike, biznesmenėve dhe intelektualėve, kryesisht pedagogėve universitar.

Kėtė fenomen e konfirmojnė edhe nga ēerdhja "8 Marsi", tė cilėt i arsyetojnė prindėrit, duke thėnėn se fėmijėt i kanė regjistruar nė klasat nė gjuhėn maqedonase nė kohėn kur kanė munguar edukatoret shqiptare nė kėtė institucion.

Drejtoresha Floresha Emush potencon se sė fundi janė bėrė punėsime tė reja tė edukatoreve shqiptare, fakt qė sipas drejtoreshės, nė tė ardhmen do tė mundėsoj qė fėmijėt shqiptarė tė pėrfshihen nė grupet ku si gjuhė komunikimi bazė do tė jetė shqipja.

''Ėshtė njė ēėshtje qė nuk duhet tė politizohet dhe nuk duhen paragjykuar prindėrit tė cilėt fėmijėt i kanė regjistruar nė grupet nė gjuhėn maqedonase, pasi nė kohėn kur i kanė regjistruar, nuk ka pasur tė punėsuar kuadėr adekuat tė nacionalitetit shqiptar'', thekson Floresha Emush, drejtore e ēerdhes ''8 Marsi''.

Ndėrkaq, jozyrtarisht njoftohet se prindėrit vazhdojnė t’i dėrgojnė fėmijėt e tyre nė grupet nė gjuhėn maqedonase, pavarėsisht se nė kopsht tashmė ka edhe kuadėr tė nacionalitetit shqiptar.

Ndėrkohė, disa prindėr shqiptar nė kushte anonimiteti mosdėrgimin e fėmijėve nė grupet nė gjuhėn shqipe e arsyetojnė me faktin se tashmė fėmijėt janė ambientuar nė grupet aktuale, dhe transformimi i tyre do tė kishte pasoja pėr shėndetin dhe do tė sillte trauma tė panevojshme pėr to.

http://www.koha.mk/aktuale/7745.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.8.2013, 07:19   5
Citim:
Neziri: Nuk ka interesim pėr shqipen nė diasporė

Ngjashėm si Ministri i arsimit Ristovski, edhe Zėvendėsi i tij Safet Neziri thotė se mos interesimi i diasporės ka bėrė qė tė dėrgohen vetėm tre mėsues shqiptar nė Gjermani pėr mėsimin e gjuhės amtare pėr nxėnėsit e mėrgimtarėve. Sipas Nezirit, qė tė rritet numri i mėsuesve shqiptarė duhet qė nė pėrfaqėsitė diplomatike tė Maqedonisė tė parashtrohen kėrkesa me numrin e tė interesuarve.

“Ato kėrkesa qė i mbledhin, tė dhėnat, vendlindja, datėlindja, vendbanimi e kėshtu me rradhė ua dorėzojnė klubeve, klubeve shqiptare tė cilat janė tė regjistruara nė ato vende jashtė shtetit, klubet shqiptare apo dhe shoqatat qė veprojnė nė ato shtete ku jetojnė dhe veprojnė punėtorėt tanė. Tė njėjtat i dorėzojnė nė pėrfaqėsitė diplomatike tė Maqedonisė, respektivisht nė ambasada, ambasada pastaj i pėrcjell nė Ministrinė e jashtme tė Maqedonisė dhe prej aty vijnė tek ne nė Ministrinė e arsimit dhe normalisht ne ēdo kėrkesė tė diasporės shqiptare, ne do tė shqyrtojmė tė gjitha kėrkesat e tyre pėr tju dhėnė pėrgjigje pozitive”, tha Safet Neziri, zv ministėr i arsimit.

Por, albanologu Avzi Musataf thotė se i takon Ministrisė sė arsimit qė tė siguroj tė dhėnat mbi numri e fėmijėve tė mėrgimtareve si dhe tė hartojė plane mbi angazhimin e mėsuesve. Ai thotė se ėshtė shqetėsues numri i vogėl i mėsuesve tė angazhuar pėr diasporė duke pas parasysh numrin e madh tė fėmijėve qė lindin atje dhe janė shtetas tė Maqedonisė.

“Dėrgimi i paktė i kėtyre arsimtarėve ėshtė njė cinizėm i llojit tė vet. Gjithashtu nuk shohė kėtu qė tė jetė ndėrmarr diēka nė lidhje me pėrgatitjet e kurikulave, pėrgatitjen e teksteve shkollore nė aftėsimin permanent tė arsimtarėve kėshtu qė e shohė njė plogėshti, njė amoli nga qeveria e vendit, gjegjėsisht nga dikasteret qė merren me kėtė problematikė. Unė mendoj se i takon ministrisė sė diasporės qė ti jap tė dhėnat e sakta mbi numri i fėmijėve tė cilėt vijojnė shkollat nė diasporė dhe duhet tė bėhen pėrgatitje tė tjera dhe nė bazė tė atyre tė bėhet edhe kėrkesa qė tė pėrfshihen edhe nxėnėsit shqiptarė tė diasporės nga Republika e Maqedonisė”, u shpreh Avzi Mustafa, profesor i albanologjisė.

Vetėm njė dit mė parė, ministri i asrimit Spiro Ristivski bėri tė ditur se pėr vitin shkollor 2013-14 janė angazhuar 16 mėsues tė cilėt do tė ligjėrojnė gjuhėn amtare nė diasporė. Prej tyre vetėm 3 janė shqiptarė qė do tė ligjėrojnė nė Gjermani ndėrkohė qė tė tjerėt nė gjuhėn maqedonase do tė ligjėrojnė nė Zvicėr, Suedi, Francė, Slloveni dhe Turqi.

http://www.botasot.info/maqedonia/23...n-ne-diaspore/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:25.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.