Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1943-1944: Mbretėria II (Shqipėria e bashkuar II)
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 1.4.2009, 00:05   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shkrim i cituar Shaban Palluzha (zhvillim)


Citim:
"Lufta e Shaban Polluzhės pėrbėn rezistencėn e parė nė Evropė ndaj vendosjes brutale tė komunizmit".

— Hashim Thaēi
Emri:  n11shabanpolluzha.jpg
Shikimet: 812
Madhėsia:  6,1 KB


Gjenealogjia e Kastratėve tė Polluzhės

Sa ėshtė ruajtur nė kujtesėn e mė tė vjetėrve tė kėsaj lagje, dinė tė tregojnė se zhvillimi i familjes Kastrati e Polluzhės e ka prejardhjen prej Rexhė Kastratit. Mustafa, baba i Shaban Polluzhės ishte nip i Rexhės sė vjetėr, nga loza e babės. Ai i la dy djem:

1. Shabanin
2. Dervishin

Shabani i la pas vetes katėr djem e shtatė vajza, kurse vėllai i Shaban Polluzhės, Dėrvishi nuk la trashėgimtar. Shaban Polluzha dhe vėllai i tij Dervishi ishin bijtė e Mustafė Polluzhės dhe tė nėnės Hamide, me gjini nga Sallēi, motėr e Hysen, Rrustem e Bajram Sallēit. Vėllai i Shabanit, Dėrvishi kishte vdekur nė moshė tė re dhe nuk kishte lėnė pasardhės. Shaban Polluzha ishte ai i cili qė nga rinia u tregua i padurueshėm ndaj regjimeve pushtuese.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2009, 00:06   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Burgosja e Shaban Polluzhės nga bullgarėt


Shaban Polluzha gjatė L1B u inkuadrua nė luftė kundėr bullgarėve, tė cilėt silleshin shumė keq ndaj masės shqiptare, duke plaēkitur, rrahur dhe maltretuar popullatėn nė forma tė ndryshme. Aso kohe, 1915-1917, vija kufitare midis Austro-Hungarisė dhe Bullgarisė, kalonte nėpėr Palluzhė. Karaulla e kufitarėve ishte e ndėrtuar nė ara tė fqinjėve tė tij (tė Sahit Malokut). Komandant i kufitarėve ishte Jeft Bullgari. Jeft Bullgari jo vetėm qė maltretonte popullatėn e kėsaj ane, por ai me ushtrinė e tij plaēkiste ēdo gjė qė u duhej dhe qė e gjenin.

Nė njė rast, Jeft Bullgari kishte shkuar pėr tė plaēkitur nė Vėrbofc. Mirėpo, para se tė fillojė aksionin e plaēkitjes, kishte shkuar nė Odėn e Ymer Dobrės pėr tė parė situatėn. Shaban Polluzha, Ymer Dobrėn e kishte kumbar dhe rastėsisht atė ditė shkon pėr tė ndenjur tek ai. Aty e gjen Jeft Bullgarin, i cili veē fillon tė tregoj qėllimin pėrse kishte ardhur, ngase ushtrisė sė tij i duhej bukė, mish e gjėra tjera ushqimore. Ymer Dobra refuzon t'u jepė bullgarėve gjėra ushqimore. Ky refuzim i tij acaroi gjendjen dhe erdhi buzė vrasjes. Shaban Polluzha i drejtohet Jeft Bullgarit duke i thėnė: "poqese ti vepron kėshtu, kjo do tė pėrfundoj mė keq". Jeft Bullgari kur e sheh se kėta ishin tė pamposhtur, tėrhiqet pa bėrė gjė, shkon nė Prishtinė dhe tregon pėr sulmin qė i bėhet atij. Jeft Bullgari e nihte Shaban Polluzhėn, sepse aty afėr kufirit Shabani kishte shtėpinė. Jefta, pothuajse pėr ēdo ditė, kishte rast t'i shohė e t'i njohė Shabanin dhe bashkėfshatarėt e tij.

Bullgarėt vinė nga Prishtina pėr tė arrestuar Shaban Polluzhėn dhe familjen e tij. Nė njė anė e marrin Shabanin dhe nė anėn tjetėr ia marrin tė shoqėn me tre fėmijė: Tafėn, Kadėn dhe Fatėn. Qė tė gjithė i burgosin nė Prishtinė por kėtė gjė nuk e dinte Shabani. Shabanin e dėrgojnė nė burgun e Prishtinės, kurse familjen dhjetė ditė i mbajnė tė izoluar nė Tėrstenik, nė shtallė tė kullės sė Salih Idrizit, (nė lagjen e Cakajve), pas dhjetė ditėsh i qojnė nė Sllatinė tė Madhe tė Kosovės, duke i mbajtur mė shumė se tre muaj. Shabani, qė nga fillimi ishte burgosur nė Prishtinė, atėherė njoftohet se tani edhe familja ishte arrestuar kėtu. Kėrkon nga gardianėt qė tė kontaktojė me ta por nuk e lejojnė. Ndonėse, pak mė vonė, disi arrin tė bie nė kontakt me familjen dhe mėson se, pėr shkak tė konfrontimit qė kishte bėrė me bullgarėt nė Vėrbofc ata i kishin marrė dhe burgosur familjen.

Shaban Polluzha gjatė qėndrimit nė burg, kishte vėrejtur se herė pas here po vinte njė mik i afėrt, i cili e njihte dhe e dinte se ku qėndronte i burgosur Shaban Polluzha. Prandaj kur Shabani bjen nė kontakt me gruan e tij e kėshillon qė kur tė vijė njė njeri me kėso pamje dhe rroba tė veshura le tė mė troket nė murin e jashtėm tė dhomės sė burgut. Gruja e Shabanit, kur e vėren atė njeri siē e kishte pėrshkruar Shabani, i rrėfen pėr porosinė qė ia kishte dhėnė Shabani. Ai njeri u pėrpoq sa pati mundėsi pėr kėtė familje tė pafajshme qė t'a lirojė nga burgu. Si rezultat i angazhimit tė tij, komandanti i liron Shabanin me familje.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2009, 00:08   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Nxjerrja e bagėtive nga Deviēi dhe sjellja e tyre nė shtėpi


Shaban Polluzhėn kur e burgosėn bullgarėt nė Prishtinė, qarqet e pushtetit austriak gjatė atyre tre muajve, pėrveē maltretimeve mbi familjen ia plaēkitėn edhe bagėtinė.

Dhent i marrin pa qengja, lopėt pa viēa dhe i dėrgojnė nė Deviē, pėr t'i therrė pak nga pak, aq sa u duheshin. Ndonėse ata kishin marrė edhe mė parė bagėti tjera, bagėtinė e Shaban Polluzhės e kishin marrė mė vonė. Qengjat e ndarė fillojnė tė ngordhin pa qumėsht, sepse ende ishin tė vegjėl dhe nuk ushqeheshin me bįr. Kur Shaban Polluzha lirohet nga burgu e kthehet nė shtėpi, i tregojnė ngjarjen.

Ai e thėrret gruan qė t'ia sjellė revolen, duke mos ditur se, kur kishin shkuar austriakėt pėr t'a plaēkitur e kontrolluar, gruaja e kishte marrė revolen fshehurazi dhe e kishte hudh nė hullķ tė lavrės, duke e mbuluar me dhé. I tregon si kishte vepruar, dhe del e kėrkon e e gjen. E vendos nė njė enė me vajguri qė t'i evitohet ndryshku, pastaj e lyen me tlyen dhe kėshtu revolja aftėsohet pėr punė. Shaban Polluzha i thėrret nė ndihmė Imer Dobrėn nga Vėrbofci, Ahmet e Ibrahim Kastratin, dhe sė bashku shkojnė natėn, nė Deviē. Fshehurazi ua ēelin dyert deleve e lopėve dhe i marrin. Shaban Polluzha e merr edhe kalin e Llak Majstorit, komandantit austriak. Tė nesėrmen, shėrbėtorėt e bagėtive tregojnė se bagėtinė i ka marrė Palluzha dhe pikėrisht Shaban Polluzha i ka marrė. Llak Majstori hidhėrimin mė tė madh e ndiente pse Shabani ia kishte marrė kalin. Ky jep urdhėr tė pėrgaditen ushtria dhe tė shkojnė e tė marrin atė apo ta vrasin. Mirėpo, Zenel Ngucati, i cili ishte shėrbėtor nė Deviē, me mjeshtri i largon, duke e frikėsuar Llak Majstorin se <ai tash ka tubuar qindra luftėtarė dhe veē mund tė vriteni se Shaban Polluzha nuk dorėzohet>.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2009, 00:09   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Konflikti i Shaban Polluzhės me qarqet serbe tė xhandarmarisė


Shaban Polluzha nuk pajtoi as me qarqet e mbretėrisė serbo-kroato-sllovene, tė cilėt bėnin keqtrajtimin e popullatės sė Drenicės e mė gjerė. Ai shpesh herė binte nė konflikt me organet e kėtij pushteti.

Nė vitin 1927, pas njė kundėrshtimi qė u bė nė komunėn e Palacit, xhandarmaria shkojnė dhe e rrethojnė trollin e tij dhe donė t'a arrestojnė Shabanin, por ky nuk don tė dorėzohet dhe u tėrheq vėrejtjen se poqese afrohen mė shumė, ai do tė luftojė. Pėrkundėr kėrcėnimeve tė Rakoviēit, ai nuk pranon tė dorėzohet.

Rakoviēi i merr me vete Sadik Zenelin e Abrisė dhe kushėririn e Shabanit, Halim Xhemajlin, pėr t'a garantuar se nuk do t'a maltretojnė. Me kėrkesėn e kėtyre dy ndėrmjetėsuesve, Shaban Polluzha pranoi tė dalė. Kur Shabani e hapė derėn i drejtohet Sadikut "pse me ardhė me kėtė shkį?". Sadik Zeneli i tregon se na ka dhėnė fjalėn se nuk do tė keqtrajtojė. Mirėpo, siē e thotė populli, shkau besė nuk ka, posa del nė derė xhandarmaria i vėrsulet, e lidhin dhe e qojnė nė kullėn e Hamit Xanit nė Palac. Pas pak kohėsh, Hasan Veliqi i Palacit mėson se Shaban Polluzhėn e kishin burgosur xhandarmaria e Palacit. Ai shkon te komandanti, ia jep njėzetė lira dhe i thotė qė t'a lirojė Shabanin nga burgu, duke i thėnė se e ka vėlla tė gruas. Komandanti e liron Shabanin, dhe i thotė ik pa shikuar as nė tė djathtė as nė tė majtė. Kėshtu memzi shpėton nga xhandarmaria dhe aty e dha mendimin qė edhe sot nuk mund tė hidhet poshtė "shkaut mos i beso, se mashtrohesh".

Nė vitin 1921, kur Lėvizja Kaēake nė Kosovė e Drenicė kishte marrė hov, ishte zhvilluar njė luftė e ashpėr nė Cerovik. Nė kėtė luftė mendohej se ka luftuar Zenel Baica ose Lec Gradica. Pushteti serb, pėr t'ua ndalur hovin kėtyre askioneve kryengritėse, angazhon qarqet e pushtetit dhe tė xhandarmarisė, pėr t'i zbuluar dhe pėr tė asgjėsuar Lėvizjen Kaēake. Mu nė kohėn kur bėhej pėrpjekje pėr t'a frenuar kėtė formė aksionesh kaēake, Lec Gradica hasi nė luftė me ushtrinė serbe nė malin Makresh, e cila kishte dalė nė stėrvitje nė fushat e Likoshanit. Lec Gradica dhe vėllai i tij Avduli nuk iu dorėzuan qarqeve ushtarake serbe, por iu kundėrvunė me luftė, Leci u plagos rėndė dhe u zu e u likuidua nė Palac, kurse Avduli shpėtoi. Nė kohėn kur filluan luftimet, qarqet policore dhe ushtarake tė Serbisė, mendonin se kėtu po luftonte Azem Galica. Prandaj nė komunėn e Abrisė i thėrrasin tė gjithė kryetarėt e komunave tė Drenicės. Kėtu shkon edhe Shaban Polluzha por me vonesė. Oficeri, Shabanit i drejtohet me kėto fjalė "mem zatet me komitė". Shabani i pėrgjigjet se "tė takojė me ta, por nė qoftė se nuk i maltreton fshatarėt, sepse ata janė tė pafajshėm". Shabani sipas porosisė sė mėhershme tė komitėve, i prin ushtrisė dhe xhandarmarisė deri nė Likoshan, pėr t'u treguar se ku gjenden komitėt, dhe u tregon mirė vendin se ku ishin ata. Mirėpo komandanti thotė "ende s'po di se ku janė, por eja edhe mė afėr e mė trego". Shabani ia pret: "mirė po din po s'po ke guxim". Kėshtu ata shqiptarė qė ishin me tė e qė e dėgjuan qeshėn dhe mė vonė e treguan kėtė thėnie nė popull. Kėngėtari drenicas thuri kėngė pėr Shaban Polluzhėn, kur pėr ilustrim po sjellim refrenin:

Ēka po i thotė Shaban Polluzha
Mirė pi din por s'po ta man zuza

Shaban Polluzha pėr dy vite, 1923 dhe 1924 kishte qenė kryetar komune nė Palac. Pas rėnies qė Qeverisė sė Nolit nė Shqipėri dhe pas luftės sė Azem Bejtės, si shumė tė parė nga Kosova edhe Shaban Palluzha kaloi nė Shqipėri. Ai ra nė kontakt me Ahmet Zogun dhe kėrkoi ndihmė nga ai. Meqenėse Ahmet Zogu nė kėtė kohė kishte marrėdhėnie tė mira me Qeverinė e SKS, nuk i premtoi Shabanit ndonjė ndihmė kundėr mbretėrisė SKS, por i ofroi qė tė rrijė nė Shqipėri, nėse dėshiron.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2009, 00:10   5
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shaban Polluzha i shpėton Goxhulėt pa u djegė


Njė djalė i Goxhulėve tė Makėrmalit, e sheh njė kolonist serb, i cili lavronte nė arė dhe vėren se ai me vete kishte pushkė. Ngadalė i afrohet qerres ku e kishte pushkėn dhe kur largohet kolonisti, ky ia merr pushkėn. Kolonisti e kishte vėrejtur pak mė parė. Mė vonė kur shkon tek qerrja vėren se nuk e ka pushkėn dhe i thėrret nė ndihmė shumė kolonistė, tė cilėt donė t'a sulmojnė lagjen e Goxhulėve tė Makėrmalit. Nė kėto rrethana tė ndėrlikuara, Makėrmali dėrgon njė njeri tė lagjės sė tyre nė Abri, nė mėnyrė qė tė thėrrasin nė ndihmė Sadik Zenelin, kryetar i komunės sė Abrisė. Kėtė tollovi dhe pėrzierje njerėzish e kishte vėrejtur edhe Shaban Polluzha, nga lagja e tij. Ai asokohe ishte kryetar komune nė Palac, pra mė 1923, me ē'rast deri sa vjen Sadik Zeneli me Fekė Zenunin nga Abria, Shabani vrapon dhe shkon te Goxhulėt, ku kolonistėt ia kishin vėnė zjarrin shtallės sė deleve qė britnin nga zjarri. Ai ua qelė derėn dhe i shpėton pa u djegė. Mė nė fund, ai kolonistėve ua tėrheqė vėrejtjen se nuk guxojnė t'i djegin shtėpitė e tyre, pėr njė gjest tė vogėl qė ka bėrė njė i ri.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2009, 00:11   6
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shaban Polluzha komandant nė kufirin verior


Pas pėrmbysjes qė Mbretėrisė Jugosllave nga fashizmi, nė rrethana pushtimi, Xhafer Deva pėr tė shpėtuar popullin shqiptar nga masakrat dhe shfarosjet serbe, me sulmet qė bėnin forcat ushtarake, policore dhe civile serbe nė Mitrovicė, Artakoll e vende tjera, thėrret shqiptarėt tė organizojnė radhėt e tyre dhe t'u kundėrvihen forcave serbe. Kėto vrasje e sulme bėheshin sidomos ndaj atyre qė gjendeshin ushtarė nė pėrbėrje tė armatės serbo-jugosllave, por edhe kundėr civilėve dhe personaliteteve tė shquara shqiptare. Nė kėto rrethana e vrasin Sherif Vocėn, i cili ishte duke dalė nga Mitrovica. Thirrja e Xhafer Devės kishte pėr qėllim mbrojtjen e popullatės shqiptare dhe kufirin verior etnik. Kėtė formė tė mbrojtjes kombėtare e vazhdoi edhe Komiteti i Kosovės, kur erdhėn anėtarėt e tij nė Mitrovicė, tė cilėt bėjnė organizime edhe mė tė forta. Kufirin kombėtar verior e mbronin forcat ushtarake tė udhėhequra nga kolonel Sylejman Shkoza Vuēitėrrni, si dhe forcat vullnetare tė organizuara nė nivele prefekturash e nėnprefekturash.

Nė nėnprefekturėn e Skenderajit, komandant pėr organizimin e forcave vullnetare popullore ishte Halil Bajraktari i Llaushės.Pėr regjionin e komunės sė Skenderajt, komandant ishte Zeqir Lutani, kurse pėr Gllogofc, Bajram Dėrguti - Bajraktar i Gllogofcit. Forcat vullnetare mbronin kufirin verior, duke shkuar nė ndėrrime njė mujore.

Nga nėnprefektura e Skenderajt, komandant i ndėrrimeve mujore nė krye tė forcave luftarake vullnetare popullore ishin shumė njerėz me radhė, tė njohur pėr aftėsi organizative luftarake si: Brahim Ahmeti e Isė Zymeri (djalė e nip tė Ahmet Delisė), Halil Haxhia i Tėrrnafcit, Mulla Ilias Broja, Shaban Polluzha, Zeqir Lutani, Jetullah Rezalla, Rexhep Gjeli, Bajraktarėt e Klinės, tė Gllogofcit, tė Plluzhinės, tė Shtuticės ku tė gjitha kėto familje kishin pėsuar humbje nė njerėz, prej 2 deri 4 tė vrarė e plagosur.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2009, 00:11   7
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shaban Polluzha nė pajtimin e gjaqeve


Drenica gjithnjė gjendej nė luftė kundėr sulmeve serbe nė Kolashin, Pazar tė Ri e Mal tė Zi. Nė kėtė mėnyrė, situatė e ndėrlikuar mbretėronte edhe nė anėt e tjera tė Kosovės. Duke i parė kėto rrethana kaq tė rėnda, qarqet e pushtetit shqiptar e shfrytėzuan kėtė moment nė interes tė pajtimit tė gjaqeve dhe ngatėrresave midis shqiptarėve.

Organet gjyqėsore dhe administrative kėtė detyrė pajtimi ua ngarkuan tė parėve, bajraktarėve dhe njerėzve me ndikim. Kėshtu ata formuan Kėshillin e Pajtimit i ashtuquajturi Gjyq Paqėtues. Si Gjyq Paqėtues u regjistrua nga organet gjyqėsore tė nėnprefekturės sė Skenderajt. Kjo gjykatė kishte kompetenca gjyqėsore, e mbante edhe njė lloj administrate tė thjeshtė, se kush u pajtua dhe nė ēfarė rrethanash. Organet e nėnprefekturės nė krye tė kėtij organi e caktuan Rexhep Halilin e Vitakut dhe Miftar Bajraktarin. Kėta nė shenjė respekti i propozojnė Shabanit qė ai tė emėrohet nė krye tė Gjyqit Paqėtues. Shabani nė fillim refuzon, por mė vonė pranon tė bėhet anėtar i kėtij kėshilli pajtimi. Anėtarėt e Gjyqit Paqėtues kėkrojnė nga ai, qė sė pari tė pajtohet me Istogėt, pastaj tė vazhdojė punėn e pajtimit nė tėrė Drenicėn. Shabani u pajtua me Istogėt duke e falė varrėn qė kishte marrė, kurse gjakun e kushėririt Mahmutit, Istogėt u dashtė t'a lajnė me pare. Kėshtu, Shabani me shokė arriti t'i pajtojė shumė familje tė gjakėsuara dhe nė ngatėrresa, Gjaqet dhe ngatėrresat e fundit u pajtuan ditėn kur Brigada e Drenicės u kthye nga Mitrovica mė 7 janar 1945.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2009, 00:12   8
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shaban Polluzha - Komandant i Brigadės sė Drenicės


Duke u bazuar nė kuvendet e Lidhje sė Dytė tė Prizrenit, nė Kuvendin e Mukjes dhe tė Skenderajt, qarqet patriotike dhe intelektuale shqiptare vendosin qė shqiptarė, ardhmėrinė e tyre ta vendosin sipas pėrcaktimit demokratik dhe ta mbrojnė me forcėn e saj kombėtare. Sipas vendimit tė Kuvendit tė Skenderajt, Drenica duhej ta formoj njė formacion ushtarak, i cili do t'i kundėrvihet politikės pushtuese sllave e komuniste dhe fatin e vet ta orientojė kah aleatėt perėndimorė, pėr njė sistem demokratik. Ajo duhej tė vepronte me mjeshtri, sepse planet ishin qė kjo brigadė dhe tė tjera nė Drenicė e Kosovė tė formohen mė vonė deri nė pranverė, nė mėnyrė qė me sukses tė vendosin pėr fatin e vet.

Mirėpo, duke i ditur tė gjitha kėto plane, qarqet komuniste, donė t'a shpejtojnė kėtė proces dhe ta asgjėsojnė nė dimėr, nė mėnyrė qė tė pengohet shpėrthimi i njė kryengritje, a njė luftė nė pranverė, ngase po tė pritej deri nė pranverė, vėshtirė se do tė pėrmbysej.

Ndėrkaq, pėrkundėr tė gjitha planeve serbe e komuniste, krerėt shqiptarė tė Drenicės e formojnė kėtė Brigadė kombėtare. Brigada e Drenicės synon realizimin e aspiratave tė veta kombėtare e demokratike jashtė bashkėluftimit dhe jetės sė pėrbashkėt me sllavė dhe me sistem komunist. Kjo ėshtė e qartė dhe dihej se sistemi komunist mbronte interesat sllave-ortodokse. Pėr kėtė kėshilli iniciativ pėr formimin e Brigadės sė Drenicės, pėr komandant e propozon Shaban Polluzhėn, me qėllim qė ndoshta, ai do ta shtyejė luftėn deri nė pranverė, apo deri sa tė mobilizohen forcat kombėtare tė Kosovės, gjė qė po tė realizohej kjo, do tė sjellte lehtėsi nė punėn ose luftėn kombėtare nė Drenicė dhe nė gjithė trevėn shqiptare. Ky parashikim u bė i parealizuar, sepse qarqet komuniste e shohin tė ngutshėm momentin pėr t'a sulmuar Brigadėn e Drenicės dhe pėr ta evituar atė rrezik, sepse po tė pritej deri nė pranverė, do tė paraqitej rrezik pėr shtypjen e saj. Faktikisht, kjo mund tė bėhej vetėm nė kėtė kohė dimri.

Kuvendi themelues, emėroi si komandant Shaban Polluzhėn siē u cek mė parė dhe shtabin e saj tė pėrbėrė nga:

Miftar Bajraktari zėvendės-komandant dhe anėtar shtabi
Mulla Ilias Broja
Rexhep Gjeli
Azem Oruēi
Jetullah Rezalla
Mehmet Gradica (mė vonė)
Rifat Kotorri komesar politik

Qė tė gjithė kėta ishin anėtarė tė Ballit Kombėtar. Shaban Polluzha asgjė nuk vendoste krye nė vete, por nė bashkėpunim me anėtarėt e shtabit tė brigadės.

Planet pėr operacione dhe drejtimin e tyre i caktonin nė shtab, bashkė me anėtarėt e Shtabit tė Brigadės dhe komandantėt e batalioneve. Kurse, komesari politik i Brigadės konsultohej pėr rrethanat qė mund tė krijohen brenda nė brigadė, nė regjion dhe mė gjerė nė opinion shqiptar, jugosllav dhe ndėrkombėtar. Shaban Polluzha kujdesej pėr ruajtjen e popullėsisė dhe ushqimin e luftėtarėve, qė i jepte populli si ndihmesė.

Ai me t'u bashkuar me Mahmet Gradicėn, duke parė lodhjen nga pleqėria, udhėheqjen e luftės ia beson Mehmet Gradicės. Mehmeti bėri ri-organizimin ku ēdo herė edhe vet merrte pjesė nė front dhe i pėrfshinte tė gjithė luftėtarėt, disa nga tė cilėt pra ca kohėsh mė pak merrnin pjesė nė front. Ndonėse edhe Mehmet Gradica asnjėherė nuk punoi krye nė vete edhe pse vetė udhėheqte luftėn, gjithnjė konsultohej me Shabanin dhe me shokėt e shtabit.


Pajtimi i drenicasve te Kroi i Brabaniqit

Pėrpjekja e qarqeve serbe nė Mitrovicė, pėr tė ndarė Brigadėn e Drenicės nė tri pjesė, me anė tė njė "marrėvshje", dėshtoi. Gjatė njė marshimi, anėtarėt e Shtabit marrin qėndrim qė brigada tė ndalet pėr njė ēast nė njė fushė pranė Kroit tė Brabaniqit pėr t'u treguar se mes Brigadės sė Drenicės dhe forcave komuniste nuk do tė kalojė shumė kohė e do tė fillojė lufta. Pasi u ndalė, Shaban Polluzha hip nė pak mė lart nė njė shpat dhe fillon fjalimin.

"Vllazėn, na jena pėcaktue pėr me vendos na vet pėr fatin tonė. Na kėrkojna vendosjen demokratike, tė gjithė shqiptarėt tė bashkuar, e jo t'bahemi argatėt e huaj. Na pėr me fitue lirinė komtare, duhet me luftue dhe me fitue vet me luftėn tonė komtare, se lufta e pėrbashkėt me shkije e komunistat tonė, nuk na e sjellin lirinė tonė komtare. Mirėpo, na jena mundue, dhe do tė mundohemi, qė luftėn ta shtyjmė deri sa ka mundėsi sa tė bashkohen forcat komtare tė Kosovės, ose derisa tė dalim nė pranverė, se dimni ka vshtirsitė e veta, e na duhet me kanė tė gatshėm pėr luftė, e cila pritet sė shpejti me fillue. Mirėpo ju duhet me ba pajtimin komtar, dhe ti falni tė gjitha gjaqet e ngatėrresat qė i keni dhe luftė tė luftoni bashkarisht dhe tė vdisni njani pranė tjetrit, tuj luftue"


Vendimi pėr shkuarje nė drejtim tė Podujevės

Kreu i Brigadės, para se tė shkojnė nė drejtim tė Podujevės, vendosin t'a mbajnė edhe njė mbledhje konsultative, se si tė veprohet pėr qėllimin e lėvizjes sė Brigadės dhe pėr drejtimin e saj. Ky vendim duhej tė mirrej pas njė analize gjenerale, qė do ta bėjė i gjithė kreu kombėtar i Drenicės. Nė kėtė mbledhje duhej tė jipte mendimin edhe Mehmet Gradica, sepse ai e dinte se deri nė ēfarė mase kishte pėrgatitur bashkėpunimin me Shalėn dhe Ahmet Selacin pėr bashkėluftim.

Udhėheqja e Brigadės sė Drenicės, Mehmet Gradicėn e bėjnė me dije qė, natėn nė mes tė 19 e 20 janar 1945, tė shkojė nė njė tubim nė Krasmirofc apo Dubofc tė Drenicės, nė tė cilin marrin pjesė Shaban Polluzha, Miftar Bajraktari, Mulla Ilias Broja e tė tjerė. Mahmet Gradica pėrkundėr tė ftohtit tė madh, i merr me vete tre shokė dhe shkon nė tubim, nė vendin e caktuar. Nė kėtė mbledhje tė krerėve dhe prijėsve tė Brigadės sė Drenicės, nuk e mohojnė gjendjen e vėshtirė dhe tė rėndė nė tė cilėn gjendej Kosova dhe shqiptarėt, por marrin vendim se do tė luftojnė e do tė vdesin qė tė gjithė, por nėn Serbi dhe nėn sistemin komunist nuk pranojnė tė jetojnė. U tha tė veprojnė si tė mundėn pėr ta shtyrė luftėn deri nė pranverė apo deri sa tė mobilizohen edhe anėt tjera shqiptare. "Konstatohet se forcat serbe e komuniste do ta sulmojnė Drenicėn sė shpejti, por ne do tė luftojmė e nuk do ta pranojmė njė nėnshtrim ndaj forcave sllave e komuniste nė tėrėsi" u tha nė fund tė bisedės.


Amaneti i Shaban Polluzhės


Brigada e Drenicės, mė 17 shkurt 1945, nėn komandėn e Shaban Polluzhės dhe tė Mehmet Gradicės, marrin vendim qė tė kalojnė nė Shalė, nė mėnyrė qė tė bashkohen me forcat e Ahmet Selacit, pėr t'u bėrė njė forcė mė e madhe. Kjo bėhej pėr arsye se atje kishte luftėtarė tė pushuar nga lufta e kur tė bashkoheshin me luftėtarėt e Drenicės, duke vepruar sipas marrėveshjes sė bėrė midis Ahmet Selacit dhe Mehmet Gradicės, tė zgjerohet lufta edhe nė Shalė. Por as kjo ide nuk u realizua. Shabani dhe Mehmati duke i parė mos-sukseset e tyre nė kėtė drejtim, marrin vendim qė tė kthehen nė Drenicė. Kur kėta kaluan lumin Sitnica, mė 19 shkurt 1945, urdhėruan luftėtarėt qė tė shpėrndahen dhe tė shkojnė nė grupe tė vogla. Kėshtu brenda njė dite, shumica e tyre u shpėrndanė, ndėrkaq me Shabanin dhe Mehmetin mbretėn vetėm nja 80 veta. Kėta, pas njė nate qė kaluan nė Gllanasellė dhe nė fshatin Bezheniq, natėn kaluan prej Bezheniqi nė Tėrstenik dhe tė nesėrmen tėrė ditėn luftuan kundėr forcave serbe e komuniste. Kėtu Shaban Polluzha, Mehmet Gradica dhe shokėt tjerė shohin se shpėtim nuk kanė ndonėse qė mė herėt kishin vendosur tė luftonin deri nė fitore ose deri nė vdekje. Duke parė se askush nuk u ndihmoi dhe koha e dimrit e bėri tė veten, pėr tė cilėn e kan ditur me kohė, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica ashtu sikur Azem Bejta e lanė amanet qė "dora e shkaut mos t'ua prekė kufomėn". Kėshtu pas vdekjes, tė afėrmit kufomėn e tij e hudhėn nė lumin Drenica, e lėshuan nė vendin e quajtur Bresillė, kurse kufomėn e Mehmetit e varrosėn nė njė vend tė fshehtė, nė Makresh. Dy muaj pas lufte, familjet e tyre ia nxjerrin kufomat e tyre dhe i varrosin nė varrezat e fshatit, Shabanin nė Polluzhė, kurse Mehmetin nė varrezat e fshatit Gradicė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2009, 00:13   9
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Luftėtarėt e Kastratėve tė Polluzhės pjesėmarrės nė luftėra gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

1. Shaban Polluzha nė Pazar, Kolashin, Mal tė Zi dhe nė luftėn e Drenicės
2. Tafė Kastrati nė Kolashin dhe nė luftėn e Drenicės
3. Ali Kastrati, nė Kolashin dhe nė luftėn e Drenicės
4. Smajl Kastrati, nė Rozhajė e Drenicė
5. Nazif Kastrati, nė Rozhajė, nė pėrbėrje tė ushtrisė shqiptare dhe nė Drenicė
6. Abdyl Kastrati, nė Kolashin dhe Drenicė
7. Hasan Rexhė Kastrati, ----------II----------
8. Halim Xhemajl Kastrati, ----------II----------
9. Nezir Kastrati, nė Drenicė
10. Hamit Brahim Kastrati, ------II------
11. Ramadan Kastrati, ------II------
12. Zeqė Kastrati, ------II------
13. Muhamet Kastrati, ------II------
14. Rrustem Kastrati, ------II------
15. Hajdin Kastrati, ------II------
16. Met Mahmuti, ------II------
17. Sheremet Mahmuti, -----II-----
18. Dan Muslia, ------II------
19. Sylejman Kastrati, ------II------
20. Hasan Kastrati, ------II------
21. Shaban Mehmet Kastrati, ----II----
22. Shaban Maloku ----II----
23. Hasan Hiseni i Samadrexhės, rrogėtar nė shtėpinė e Shaban Polluzhės.

Dr. Islam Dobra - Krerė dhe prijės tė lėvizjes kombėtare nga Drenica II

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 1.4.2009 nė 00:17.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.4.2009, 20:22   10
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Autori qėllimisht e ka pėrpiluar edhe listėn e luftėtarėve mė sipėr me qėllim qė tė tregojė pjesėmarrjen e gjerė tė shqiptarėve nė krahun anti-komunist, ku vetėm nga njė lagje e vogėl si kjo kanė dalė mbi njėzet luftėtarė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2013, 21:17   11
Citim:
68 vjet nga rėnia heroike e Shaban Polluzhes

Makineria ushtarake serbe nė Kosovė gjatė vitit 1944 dhe 1945, masakroi pamėshirė mijėra shqiptarė gjithandej Kosovės. Kjo fushatė e egėr me arsyetim "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundėrrevolucionarėt", mė 21 shkurt 1945, shuan me gjak edhe kryengritjen nė Drenicė, pas vrasjes sė tribunėve popullorė, Shaban Polluzhes e Mehmet Gradices.

Shaban Polluzha ka lindur nė vitin 1871 nė Polluzhė dhe ishte i biri i Mustafė Rexhep Kastratit qė kishte vetėm njė vėlla Dervishin, i cili vdes nė moshė tė re dhe nuk la trashėgimtar.

Ai nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua nė jetėn politike, tė cilėn ia imponuan rrethanat dhe padrejtėsitė e regjimeve pushtuese. U pėrball me bullgarė e austriak gjatė Luftės sė Parė Botėrore, dhe me regjimin e Jugosllavisė borgjeze. Gjatė mbretėrisė jugosllave ishte i inkuadruar nė jetėn politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorė dhe pėr njė kohė u detyrua tė kalojė nė ilegalitet nė Shqipėri. Gjatė luftės se Dyte Botėrore ishte komandant i njė pjesė tė frontit nė Mal tė Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut tė Ri, ku u dallua pėr organizim e strategji. Ishte anėtar i Kėshillit te Islihatit dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emėrojnė kryetar te Islihatit nė Drenicė.

Paria dhe kėshilli organizativ i Kuvendit tė Skenderajt e propozuan pėr komandant tė Brigadės sė Drenicės. Dihet mirėfilli se pas kapitullimit tė Italisė fashiste, Shtabi Suprem i UNĒJ-sė shtoi aktivitetin e vet ushtarak, nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare dhe deri nė nėntor 1944, kur nė kėto hapėsira, u formuan njėsite tė shumta tė “UNĒJ-sė”, duke filluar nga ēetat, aradhat, batalionet e deri nė brigada. Kėto formacione partizane edhe pse u formuan nė truallin shqiptar nuk u formuan pėr tė mirėn e shqiptarėve.

Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1944,derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse...)pėrparonin nė tė gjitha frontet e luftės kundėr ushtrisė hitleriane, Titoja do t“i shfrytėzojė kėto rrethana, pėr luftimin e forcave tė mbrojtjes kombėtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovės... Pėr t“i realizuar mė lehtė synimet e saj ,udhėheqja jugosllave, nė fillim tė janarit 1945 urdhėron mobilizimin e “brigadave tė Kosmetit” pėr t“i dėrguar nė Frontin e ashtuquajtur tė Sremit-nė Serbi. Ndonėse qendra e rezistencės shqiptare nė gjysmėn e dytė tė dhjetorit 1944-janar 1945 ishte pėrqendruar nė Drenicė,” Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhėroi Shaban Polluzhėn qė ta lėshonte Drenicėn dhe tė nisej nė drejtim tė Podujevės, pėr t“u bashkuar me Brigadėn VII, e cila po marshonte pėr Serbi.

Shtabi i Brigadės sė Drenicės largimin nga Kosova do ta kushtėzojė me ndėrprerjen e vrasjeve dhe tė plaēkitjeve mbi popullsinė civile nga ana e ushtrisė jugosllave, mirėpo pas dėshtimit tė nėnshtrimit tė Shaban Polluzhės mė 25 janar, nisin operacionet ushtarake nė shkallė tė gjerė pėr asgjėsimin e Brigadės sė tij.

Nė kėto operacione antishqiptare morėn pjesė divizionet 24, 26, 44, 46, 52 tė Serbisė. Divizionet 41 dhe 50 tė Maqedonisė, grupi i brigadave tė Malit tė Zi (brigada e Bokės dhe brigada e VI) dhe repartet speciale tė OZN-s tė drejtuara nga Spasoje Gjakoviē. Nė kohėn kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet mė tė pėrgjakshme nė Drenicė..., mė 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNĒJ-sė J.B. Tito me urdhėr tė veēantė nr.31 vendosi administrimin ushtarak nė Kosovė. Kėtė vendim Titoja e mori mė 7 shkurt 1945 nė Beograd, nė njė takim me ushtarakėt serb: Savo Dėrleviēin, Gjuro Medenicėn dhe Kėrsto Filipoviēin. Me kėtė urdhėr , i tėrė pushteti nė Kosovė do t“i kaloi njė grupi tė caktuar ushtarakėsh serbo-malazez, tė cilėt do tė ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atė gjyqėsor.

Gjatė ndryshimeve nė strukturėn komanduese nė krye tė pushtetit ushtarak pėrkatėsisht tė “Shtabit tė Ri Operativ” u emėrua ish-shefi i Armatės I-rė: kolonel Savo Dėrleviē, duke e zėvendėsuar Fadil Hoxhėn, i cili mbeti zėvendės i tij. Shef i Shtabit u emėrua nėnkolonel Dushan Vukotiq(deri nė atė kohė ishte zėvendėskomandant i Divizionit 46 jugosllav),shef i prapavijės u caktua Stevo Dobėrkoviē(i dėrguar nga shtabi qendror i Serbisė),ndėrsa komisar politik u emėrua nėnkoloneli Gjuro Medenica. Mė 10 shkurt 1944 kjo komandė bėri riorganizimin e tėrėsishėm tė ushtrisė duke formuar Divizionin e artilerisė, tė kalorėsisė, tė ndėrlidhjes, grupin operativ tė brigadave, Divizionin 46,52...etj.

Kjo makineri ushtarake nė Kosovė duke i marrė tė gjitha masat gjoja pėr "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundėrrevolucionarėt" vrau e masakroi pamėshirė mijėra shqiptarė gjithandej Kosovės. Nė kėtė fushatė tė egėr ushtarake mė 21 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicės, pas vrasjes sė tribunėve popullorė, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica nė kullat e Dvoranėve nė Tėrstenik. /Kosovapress/

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,104299
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:54.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.