Kthehu   Kreu > D2 > D2L
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.12.2006, 01:54   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Punim Huazimet nė kanune


Kėtu flasim pėr huazimet qė janė futur nė kanunet tona.

Po fillojmė me bajraqet.
Bajraqet u krijuan fillimisht nga Perandoria Osmane si njėsi administrative-ushtarake pėr tė pasur mė tė lehtė rekrutimin e malėsorėve nė luftėrat e shpeshta tė Perandorisė qė bėnte andej-kėndej, si dhe pėr tė pėrēarė fiset meqenėse trolli i fisit nuk pėrkonte me trollin e bajrakut.
Tashmė dimė se Ilirėt kishin njė lloj sistemi tė ngjashėm me kanunet tona por nuk kishte bajraqe, dhe vetė emri bajrak ėshtė njė huazim nga turqishtja.

Njė tjetėr huazim ėshtė ligji pėr sodomjen e gjaksit 24 orėt e para tė vrasjes:
Citim:
Oroe: E djegmja e shpis per ēdo vrasė nuk ką kźnė: kjo pūnė ką hi nė veprim vonė. ‑ Qeverija tyrke e qiti ne veprim e kasnecija e sa shpijave tė forta, me tė zi qi e priti két pūnė.

Kurse kėto mė poshtė duhet tė jenė kopjim i privilegjeve qė kishin feudalėt dmth huazim nga e drejta feudale e mesjetės:
Citim:
Dera e Gjon Markut.....

...§.1128. Nuk młnd tė leēitet.

§.1129. Nuk młnd tė sodumet.

§.1130. Nuk młnd té xieret prej vendit.....
Citim:
Oroe: Krenėt (Flamurtarėt) e Malsis sė Glakovės: Nikaj, Mertuer, Gash e Krasniqe., kąn tager mbi nii rend t'ujit (vadė) prej kujrijet, posė atij, qi kąn si ēdo shpi.

Ndėrsa kėtu kemi tė bėjmė me huazim apo imitim tė sė drejtės kishtare:
Citim:
Grueja e pa-kunorė.

Aj, qi tė marrė gruen pa kunorė, jet i lidhun kah Feja edhe kah kanuja.
Grueja e pa-kunorė farė tagrit s’ka nė shpi tė burrit.
Kanuja i nep kėto ndeshkime burrit, qi merr grue tė pa kunorė:
a) shpija i digjet e toka i jet djerr;
b) xirret prej vendit, e s’mund t’a shklasė token e vet mje qi t’a largojė gruen e mbajtne pa kunorė;
c) nė pasėt fmi me grue tė pa kunorė, njehen tė pa-ligjė e prandej s’mund tė bahen kurr perkaes (trashigues).

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 18.12.2006 nė 07:08.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.12.2006, 15:41   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Mujshime kryesore nė kanun mė janė dukur ato fetare:
Me tė parin e mė tė dukshmin, pėrpjekjen pėr tė zbehur "benė mb'gur" me anė tė "besė mb'kryq e mb'ungjill".

Sė dyti, futja e sjelljes kristiane ndaj gruas.

Sė treti, parashikimi i lehtėsimeve pėr priftėrinj.
Kėto tė treja duken ndėrhyrje institucionale tė kishės (kryer kudo ku kjo ka patrulluar nga Azia nė Evropė) dhe jo organikė kombėtare, sidomos duke marrė parasysh traditėn ilire ndaj gruas.

Ēėshtja ėshtė shumė e gjetur dhe ka bukė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.12.2006, 17:41   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
4.- Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhe Meshtari nuk bjen nė gjak: gjakun e ban shpija e Meshtarit
Nė bazė tė kėtij ligji, me logjikė, fetari ka tė drejtė tė vrasė kėdo, edhepse po shkelet parimi tjetėr kanunor:

Citim:
“Kisha shpatė e konop s’ka.”


Kėto mė poshtė janė privilegje tė klasės sunduese, e zakonshme pėr periudhėn e feudalizmit:

Citim:
6.- me ndollė qi Meshtari ēohet nė be, a per me dlirė vendin a per poronik, ky vetem do tė njehet e do zehet per njizet-e-kater vetė.

§.1143. Po u lyp per Poronik cillido i kėsaj Dere, xźhet per 12 tė panjehun.

§.1223. ‑ III. Krenėt e Flamurit:
Pō u lyp per Poronik nii nder Pleq tė mdhaj, vehtja e tij xźhet per 12 Poronikė tė paniefun.
...qė nė kėtė rast shkelin parimin themelor tė kanunit:

Citim:
-.886. Nė kanu tė Malevet tė Shqypnis gjithsa djelm tė lein, njehen tė mirė e nuk veēohen njani prei tjetrit.


Mė poshtė privilegjet e kishės janė ma se absurde, Kisha nuk jep gjobė kurse ka pjesė nė ēdo gjobė tė famullisė sė saj, Kisha e mbledh tė dhetėn nėpėr famulli kurse vet nuk lan asnjė tė dhjetė.

Citim:
§.1221. Kanūni i Malevet tė Shqypnis shliron e perjashton: I. Kishen:
a) prej ēdo teloznet,
b) prej dhetimit tė tokvet e tė gjās sėgjallė;
c) prej giobet e ēdo ndeshkimit,
d) prej ēdo angarije kah katundi e flamuri,
e) e bān pjestar nė ēdo giobė,
f) ndoren e ndermjetsin i a ruen.


Gruaja, nė shumė raste ka pleqnuar nė mėnyrė indirekte duke i dhėnė mendimin e saj babait ose tė shoqit pleqnar, mė tej me raste konkrete kur gruaja ishte edhe mė shumė se njė pleqnar: ėshtė rasti i mbretėreshės Teutė nė Iliri, Olimpia dhe Deidamea nė Epir, Donika gruaja e Skendėrbeut qeveriste nė kohėn kur ai luftonte jashtė shtetit p.sh. nė Itali.

Citim:
§.1227. ‑ VII. Gruen: mos‑pelqimi i saj kah kanūją:
a) per Plak,
b) per Kapucar,
c) per Poronik, as beja s'i gjegjet,
d) s’ką za as vend nė kuvend,
e) s'ką trashīgim as tź prīndja as tź burri,
f) nuk ndiqet per gjak;
h) ndermjetsija s'i dhunohet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.12.2006, 03:56   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Nga KLD Varianti i Pukės, autor Xhemal Meēi:

Citim:
Neni 66. Detyra tė veēanta tė ēikės
Ēikat 7 vjeēe e nalt kan detyrė me vue kapolėn nė krye. Ball e flokė mos me ja pa as rrezja e diellit. Sytė pėrtokė e kryeulėt nė shpi, punė, rrugė e kudo..........
Huazuar nga Bibla:

Citim:
5 Por, ēdo grua qė lutet ose profetizon me kokėn tė zbuluar, turpėron kryet e vet; sepse ėshtė njėsoj si ta kishte kokėn tė rruar.
6 Sepse, nė qoftė se gruaja nuk e mbulon kokėn, le ta qethė; por, meqė pėr gruan ėshtė turp tė qethet apo tė rruhet, atėherė le ta mbulojė kokėn.



Citim:
Neni 196.E drejta me ēu mkamės nė djelmni
Me ndodh ndoj shpi e mos me pasė "burr tė zot" pėr luftė i zoti i asaj shpije ka tė drejtė me u pajtue me dikė tjetėr me e ēue nė djelmni nė kambė tė njanit prej burrave tė shpisė sė vet.
Ky zakon ėshtė i importuar nga turqit gjatė 5 shekuj bashkėjetese. Ėshtė i njohur zakoni turk pėr tė ēuar "bedel" nė ushtri.



Ky kanun njeh 6 lloje tė betimit nga tė cilėt 5 autoktonė dhe njė tė huazuar ose tė shtrembėruar, pra betimin mbi objekte fetare.

Citim:
Neni 222. Beja ka me u ba si tė lypet
Beja ēashtu si tė lypet, ēashtu ka me u ba prej tė zot tė besė. Kanuja njeh kto lloj beshė: 1) benė mbi kryet e fėmive; 2) benė mbi bukė e krypė; 3) benė mbi zjarmin e votrės; 4) benė me gurė nė krah; 5) benė mbi vorret e tė parėve; 6) benė mbi kishė a xhami, mbi kryq a teqe, mbi ungjill a qitape, vetėm e me pleq beje.


Dhe zakoni i njėjtė me atė qė ndeshet tek KLD i Shtjefėn Gjeqovit, dhe ky (nen) futur nga turqit.

Citim:
Neni 247. Damet e preja
Ditėn e gjakut, kur vrasja bahet mbrenda katundit, shpija e tė vramit me tė kushrijt kanė tė drejtė qė gjaksit e deri edhe kushrijve tė tij me u ba ēdo gja dam: me i djeg shpitė, me i pre pemėt dhe me i ba pre gjanė e gjallė.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:52.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.