Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore > 1389-1444: Principata e Kastriotėve
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 5.4.2009, 13:00   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar XIX: Libra tė autorėve grekė pėr Kastriotin


Citim:
Ndėr autorėt grekė qė njihen se kanė shkruar libra pėr Skėnderbeun janė: Halkokontili, Francis, Kritovulos, Paparigopulo. Por sė fundi bibliografisė sė madhe tė veprave kushtuar Heroit tonė Kombėtar Skėnderbeut do tu shtohen edhe katėr libra nė gjuhėn greke qė besoj nuk janė tė njohura deri mė sot. Kėto libra janė botuar nė shek.XIX dhe gjenden nė njė nga Bibliotekat mė tė pasura tė Greqisė.

1.- Libri i parė ka autor K.Velefanti i botuar nė Athinė mė 1857 dhe ka titullin: Η ΝΕΑ ΔΙΡΚΗ. ΗΤΟΙ. Libri i kushtohet Perandorisė Bizantine nga themelimi i saj. Nė tė janė pėrfshirė historitė nga mbreti i parė i Bizantit Kostandini i Madh dhe mbyllet me rėnien e princit tė fundit Gjergj Kastrioti. Libri pėrbėhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli qė i kushtohet Skėnderbeut me titull: ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΤΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΠΡΙΓΚΗΠΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ (Historia e Gjergjit tė Kastriotėve, i njohur Skėnderbe, Princi i Shqipėrisė) dhe deri nė faqen 238 shkruhet pėr tė. Interesant ėshtė fakti se ky libėr shoqėrohet edhe me grafikė tė ndryshme qė i pėrkasin mbretėrve tė Bizantit, por edhe njė grafikė tė figurės sė Skėnderbeut. Pra me kėtė zbulim shtohet edhe njė grafikė ku na paraqitet me madhėshtinė e tij Heroi ynė Kombėtar Gjergj Kastrioti. Mė shumė nė libėr siē shihet shkruhet pėr Princin e Shqiptarėve.

2.- Libri i dytė ėshtė botuar mė 1876, nė Athinė dhe autor ėshtė A.Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin: ΟΛΙΓΑΙ ΛΕΞΕΙΣ ΠΕΡΙ ΤΗΣ ΚΑΤΑΓΩΓΗΣ ΤΟΥ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ (Pak fjalė mbi prejardhjen e Skėnderbeut), dhe flet rreth origjinės sė Heroit Kombėtar tė Shqiptarėve. Autori pėrmend studiuesit e ndryshėm duke bėrė dhe komentet e tija. Nė pėrfundim tė studimit tė tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skėnderbe ėshtė shqiptar(Οτι ο Γεωργιοσ Καστριωτησ ο Σκενδερμπεησ ειναι Αλβανος)”.

3.- Libri i tretė ėshtė botuar nė vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΗΓΕΜΟΝΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKĖNDERBE Mbret i Shqipėrisė). Ky libėr ka 184 faqe. Nė kėtė libėr nuk ngrihen pretendimet se Skėnderbeu ishte me origjinė greke, por shkruhet qartė se ai ishte shqiptar mbret i Shqipėrisė. Botuesi ėshtė treguar i kujdesshėm dhe si bazė duhet tė ketė shfrytėzuar veprėn e Marlin Barletit.

4.- Studiuesit grek duke parė madhėshtinė e Skėnderbeut i kushtuan edhe skenar Drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramėn me titull: ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗΣ Ο ΒΑΣΙΛΕΥΣ ΤΩΝ ΗΠΕΙΡΩΤΩΝ, ΔΡΑΜΑ (Skėnderbeu mbreti i Epiriotėve, Dramė). E cila ėshtė botuar nė Athinė mė 1889 dhe ka fituar ēmim nė Konkursin e poezisė mbajtur mė 25 mars tė po atij viti. Ky libėr ka 116 faqe. Ngjarja nė Dramė zhvillohet nė pesė ditė dhe paraqitet nė gjashtė akte ku luajnė 18 personazhe

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=56665
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.