Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 1.5.2009, 17:28   1

Shkrim i cituar INSTAT: Lėvizja drejt qendrave urbane


Citim:
Parashikimi i INSTAT-it:
Nė vitin 2021, Tirana dhe Durrėsi, tė mbipopulluara

Tiranė - Tė paktėn deri nė vitin 2021 trajektorja e numrit tė popullsisė nė Tiranė dhe Durrės do tė vijė nė rritje progresive. Ėshtė pikėrisht studimi i Institutit tė Statistikave qė e konfirmon njė fakt tė tillė ndėrsa detajohen dhe tė gjitha burimet dhe origjina e zhvendosjeve. Ndoshta ėshtė kjo dhe njėra prej arsyeve se pėrse nė Tiranė dhe Durrės ēmimet e banesave nuk pėsojnė asnjėherė ulje edhe nė kohė krizash. Kėrkesa dhe shtimi i popullsisė nė kėtė rajon ėshtė progresive dhe e theksuar.

“Rezultatet vėnė nė dukje rolin e madh qė luan migracioni nė dinamikėn e rajoneve, duke i dhėnė njė shtysė tė madhe Tiranės dhe Durrėsit dhe njė ngadalėsim tė dukshėm rritjes demografike tė rajoneve, nė veēanti Jugut, dhe akoma mė shumė, Veriut. Supozimet i kanė mbajtur tė pandryshuara shkallėt e migracionit tė matura nė 2000-2001-shin, por duhet marrė parasysh fakti se migracioi i brendshėm ėshtė njė fenomen i ri nė Shqipėri. Qėndrueshmėria e tendencave mė tė fundit ėshtė njė ēėshtje e hapur. A do tė jenė Tirana dhe Durrėsi nė gjendje tė pėrballojnė lėvizjet konstante tė tė porsaardhurve gjatė njėzet viteve tė ardhshme? Ka tė ngjarė qė Veriu dhe Jugu tė zbrazen nga popullsia gjatė dy dekadave tė ardhshme. Ndoshta do tė ishte me vend tė kufizohej pėrdorimi i parashikimit tė popullsisė nė dhjetė nė vend tė njėzet viteve dhe tė merreshin rezultatet pėr vitet e mėvonshme si njė skenar i thjeshtė, i cili do tė meritonte mė shumė njohuri pėr zhvillimin e migracionit nė Shqipėri para se ai tė mund tė konfirmohet apo tė pėrshtatet”, - shkruan raporti i INSTAT-it, i cili parashikon mbipopullimin e pashmangshėm tė zonės sė Tiranės dhe Durrėsit.

Migrimi

Vlora, Tirana dhe Durrėsi do tė kenė nivelin mė tė ulėt tė migrimit qė pėrfaqėson 7 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė migrimit. Ēka do tė thotė se kėto tri qytete pritet tė popullohen dhe tė ulet gjithnjė e mė tepėr numri i personave qė largohen.

Nė vlera relative prefekturat qė do tė kenė numrin mė tė lartė tė popullsisė sė pėrgjithshme qė kanė migruar dhe do tė migrojnė janė: sė pari Dibra, e ndjekur nga Kukėsi, Elbasani dhe Berati.

Pėr sa i pėrket prefekturave pritėse, Tirana renditet e para, e ndjekur nga Durrėsi, Fieri dhe Vlora. 72 pėr qind e numrit tė pėrgjithshėm tė emigrantėve jetojnė nė Tiranė dhe nė Durrės sipas Regjistrimit tė 2001. Rajoni tjetėr i rėndėsishėm pritės ėshtė Fieri, i ndjekur, sipas rėndėsisė, nga Vlora, Lezha dhe Elbasani.

“Duke analizuar tabelėn e migracionit nga prefektura nė prefekturė gjatė periudhės 12 vjeēare 1989-2001, dallojmė dy tipa tė ndryshėm tė migrimit: i pari, migrim nė distanca tė gjata, i drejtuar nė polet kryesore ekonomike nė qendėr tė vendit; i dyti, migrim nė distanca disi tė shkurtra nė drejtim tė bregdetit, i cili ėshtė njė rajon imigrimi dhe emigrimi. Tirana pėrbėn mė shumė se gjysmėn e zhvendosjeve nė prefektura ndėrmjet viteve 1989-2001 (136 600 migrantė kanė ardhur nga prefekturat e tjera nga i gjithė vendi). Durrėsi ėshtė zona e dytė mė tėrheqėse dhe ka mė shumė se 18 pėr qind tė migrantėve (44 900). 36.5 pėr qind (92 300) e migrantėve jetonin nė prefekturėn e Kukėsit dhe tė Dibrės nė vitin 1989; 70 pėr qind e migrantėve nga Kukėsi dhe Dibra. I njėjti raport zhvendosjeje ka prirjen tė jetė konstant deri nė vitin 2021”, - thekson raporti i INSTAT-it, i cili bazohet nė shifrat bazė tė vitit 2001.

Tranzicioni

Ka vetėm njė grup unik parashikimesh pėr rrethet, qė zbatohen pėr katėr entitete tė shoqėruara me tė njėjtin nivel vdekshmėrie, me shkallė tė ndryshme lindshmėrie, duke ruajtur hendeqe tė pandryshuara midis lėvizjeve tė rajoneve dhe lėvizjeve tė brendshme tė popullsisė qė konvergojnė nga Veriu, Jugu, dhe Qendra drejt rretheve tė Tiranės dhe tė Durrėsit Krahasimi i migrimit tė brendshėm neto (imigrantė – emigrantė), sipas prefekturave dhe numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė banuese nė 1989, ėshtė paraqitur nė tabelėn 3.

Pra, siē vumė re, prefekturat qė janė pranė zonave verilindore tė vendit kanė njė emigracion neto negativ (bilanci i migracionit), i cili pėrfaqėson mė shumė se 20 pėr qind tė popullsisė vendase tė vitit 1989 (-29 pėr qind nė Kukės –21 pėr qind nė Dibėr). Mė fjalė tė tjera, mė pak se 1/3 e popullsisė sė tyre u largua nga prefektura pėr t’u vendosur nė njė prefekturė tjetėr brenda vendit. Prefekturat e vendosura nė pjesėn e brendshme tė Shqipėrisė kanė humbur 11 pėr qind (Berat dhe Gjirokastėr) dhe 7 pėr qind (Korēė, Elbasan dhe Shkodėr) pėr shkak tė migrimit tė brendshėm. Migrimi, teorikisht, mund tė ndikojė nė dallimet e tė ardhurave dhe tė standardeve tė jetesės, duke krijuar nė kėtė mėnyrė njė ekuilibėr relativ ndėrmjet burimeve natyrore dhe potencialeve tė prodhimit nė rajon.

Duket qė karakteri kaotik dhe shpėrthyes i emigracionit tė brendshėm nė Shqipėri ka krijuar disa ērregullime ekonomike, sociale dhe demografike nė prefekturat pritėse. Nė tė gjitha prefekturat janė vėrejtur dallime tė mėdha nė nivelet e imigrimit, tė cilat mund tė shihen nė raportin e imigrantėve kundrejt popullsisė rezidente nė 2001-shin.

Efektet anormale tė imigrimit nė 20 vitet e fundit

Imigrantėt e prefekturave tė Tiranės dhe tė Durrėsit pėrbėjnė pėrkatėsisht 23 pėr qind dhe 18 pėr qind tė popullsisė sė pėrgjithshme banuese nė vitin 2001. Nė prefekturat e Vlorės, Lezhės dhe Fierit, ky tregues ėshtė pėrkatėsisht 9 pėr qind, 7 pėr qind dhe 6 pėr qind, ndėrsa nė prefekturat e tjera ky tregues ėshtė nė njė nivel tė papėrfillshėm, nėn 3 pėr qind. M

e gjithė faktin qė migrimi nė pėrgjithėsi mendohet tė ketė ndikim pozitiv nė popullsinė pritėse, kėto nivele tė imigrimit nė zonat si Tiranė dhe Durrės, kanė pasur pasoja negative, ndėr tė cilat mund tė pėrmendim: Procesi i integrimit tė imigrantėve ėshtė i vėshtirė dhe pothuajse i pamundur. Pėrvoja ka treguar qė ėshtė i mundshėm njė nivel i mirė i integrimit vetėm nė qoftė se imigrimi ėshtė i rregullt dhe jo ne nivele tė larta. Imigrantėt kanė krijuar disekuilibėr nė tė gjitha elementet e ekosistemit tė pajisjeve urbane, si: banesat, kanalizimet, ujėsjellėsit, infrastruktura, energjia elektrike, arsimi etj. Ky disekuilibėr pėrkeqėson treguesit e standardit urban tė jetesės. Kjo do tė thotė qė ne do tė kemi njė rritje tė nivelit tė urbanizimit dhe ulje tė nivelit tė urbanizmit qė pėrfaqėson mėnyrėn urbane tė jetesės.

Njė dinamikė e tillė e imigrimit bėn tė nevojshme rritjen e investimeve tė karakterit demografik dhe gjithashtu ėshtė i shoqėruar me fenomene tė tilla si rritje e papunėsisė dhe e tregut informal etj. Migrimi ndėrmjet prefekturave sipas zonave urbane/rurale dhe statusi i migrimit. Migrim gjithashtu do tė thotė njė modifikim i mėnyrės sė jetesės, veēanėrisht kur migrantėt vijnė nga zonat rurale dhe vendosen nė zonat urbane.

Megjithatė, duke marrė parasysh faktin qė vetėm 22 pėr qind e jo-migrantėve jetojnė nė qytet, migrimi ka intensifikuar urbanizimin e qytetit. Pothuajse tė gjitha prefekturat me njė bilanc pozitiv migrator kanė pėsuar njė rritje tė popullsisė urbane. Pėr mė tepėr, 62 pėr qind tė imigrantėve nė Durrės dhe 62 pėr qind e atyre tė Elbasanit janė vendosur nė zonat urbane. Gjatė periudhės 1989-2001, Dibra, Fieri dhe Lezha patėn nivelin mė tė lartė tė imigrimit mė karakter rural. Vlora, Durrėsi dhe Tirana patėn nivelet mė tė ulėta. Nė kėto prefektura, pėrveē Tiranės, ėshtė vėnė re njė pėrforcim i urbanizimit tė migracionit.

Krahasimi me periudhėn 2000 - 2001 flet pėr imigrim rural, qė ėshtė veēanėrisht i lartė nė zonat e vjetra tė emigrimit.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=16154
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.