Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.5.2009, 08:57   1
allianz
 

Pyetje "5 maji"


Ēfarė ėshtė 5 maji? Kush, e caktoi, kur, pse, si? A duhet festuar sot kur njė pjesė e mirė e kombit nuk identifikohet me tė, madje as e ka ditur se dje ka qenė ditė "e shėnuar"?


Citim:
5 Maji, Garda braktis ceremoninė e opozitės
Shekulli | 06/05/2009

Berisha dhe Topi, tė ndarė nė familjen e Azem Hajdarit. Rama dhe Meta, nė orare tė ndryshme nė varreza.

Tė qenėt vend anėtar i NATO-s, nuk ka ndikuar aspak tek politika shqiptare, e cila ashtu si edhe vitet e mėparshme, kur ishte vend aspirant pėr nė kėtė organizatė, vijon tė shfaqet e pėrēarė nė sytė e shqiptarėve, edhe kur bėhet fjalė pėr ēėshtje apo data historike, siē ėshtė edhe 5 Maji, Dita e Dėshmorėve.

Por, ajo qė ka ndryshuar kėtė vit nga mė parė, ėshtė fakti se tashmė nuk kemi thjesht dy grupe, pra njė e majtė dhe njė e djathtė qė festojnė veēmas, por edhe brenda kėtyre dy blloqeve tė mėdha kemi nga dy nėnndarje tė tjera, tė cilat po ashtu festojnė veēmas.

Njė pamje tė tillė pasqyroi klasa politike shqiptare edhe dje nė ditėn e pėrkujtimit tė tė rėnėve, nė pėrpjekje pėr ēlirimin e vendit.


Tė djathtėt

Megjithėse kanė qenė bashkė nė homazhet e kryera nė Varrezat e Dėshmorėve, dy njerėzit me mė shumė pushtet nė tė djathtėn shqiptare, kreu i shtetit, Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha, pasi kanė vendosur kurorat me lule nė memorialin "Nėnė Shqipėri", kanė vijuar ceremonitė e tyre nė respekt tė tė rėnėve nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare tė ndarė.

Tė dy krerėt e shtetit kanė zgjedhur tė jenė mysafirė nė shtėpinė e tribunit tė demokracisė, Azem Hajdari, por jo nė tė njėjtėn kohė. Kreu i shtetit ka qenė i pari qė ka bujtur nė shtėpinė e Hajdarit, dhe nė bashkėbisedim me familjarėt e tij, Topi vlerėsoi aktin e pashembullt tė sakrifikimit sublim pėr liri e pėr atdhe dhe u shpreh se duke pėrkujtuar veprėn e dėshmorėve, mbahet gjallė e pėrēohet nėpėr breza kujtimi i martirėve, por gjithashtu ngrihen nė piedestal edhe vlerat e atdhedashurisė e dinjitetit njerėzor tė kombit shqiptar.

Topi ka qenė edhe nė familjet e dėshmorėve tė rėnė nė luftė kundėr pushtuesve gjermanė, Xhavit Dishnica dhe Abdulla Keta.

Ndėrsa Berisha ka pritur largimin e Topit pėr tė vizituar edhe ai familjen e Hajdarit, ku dhe u shpreh se "Azem Hajdari ka bėrė mė shumė se kushdo tjetėr si individ pėr liritė dhe dinjitetin e shqiptarėve".


Tė majtėt

Mė tė pėrēarė se tė djathtėt, nė kėtė ditė, duket se janė shfaqur tė majtėt, tė cilėt tė braktisur si herėt e tjera nga protokolli shtetėror, janė detyruar qė tė kujdesen vetė me Policinė Bashkiake dhe bandėn e frymore tė bashkisė, pėr ceremonialin e tyre nė Varrezat e Dėshmorėve.

Megjithėse tė dy bij tė familjeve partizane, Rama dhe Meta nuk kanė mundur tė shmangin moskuptimet politike dhe kanė nderuar tė rėnėt pėr atdhe tė ndarė.

PS-ja duket se ėshtė kujdesur qė tė mos jetė nė tė njėjtin orar me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim nė varreza dhe pėr kėtė ka preferuar t'i kryejė nderimet e veta njė orė pas saj, pra nė orėn 12 tė mesditės sė djeshme.

Ndėrkohė qė edhe nė fjalėt e tyre tė rastit pėr mediat, krerėt e sė majtės nuk kanė nguruar t'u referohen historive tė tyre personale familjare, pėr tė treguar rėndėsinė qė ka patur 5 Maji historikisht pėr ta dhe pėr tė gjithė shqiptarėt, si dita e kujtimit tė kontributit qė kanė dhėnė mijėra shqiptarė pėr njė Shqipėri mė tė mirė.

"Ēdo 5 Maj nėna ime kujton vėllanė e saj dėshmor tė atdheut, ndėrsa unė, gjyshen time, tė veshur me tė zeza, qysh se e pashė pėr herė tė parė e deri sa me e pa pėr herė tė fundit. Ishim shumė mijėra, gratė qė lufta me pushtuesin fashist, i veshi me tė zeza.

Por, nuk ishin pak as ato qė i veshi me tė zeza paqja, nėn pushtetin komunist. Ēdo 5 Maj, ne kujtojmė nė kėtė pllajė tė heshtur, ata qė nė moshėn mė tė re u sakrifikuan pėr njė botė tė re.

Qemal Stafa u vra nė rrugėt e ėndrrės pėr liri, barazi dhe vėllazėrim. Nė vend tė vėllazėrimit, bota e re solli ndasinė e pėrgjakshme dhe sot e gjithė ditėn, atdheu qė kujton Qemalin e shokėt e tij, vuan prej urrejtjes shkurajuese qė vazhdon tė ushqehet nė atė ndasi tė vjetėr", - tha kreu socialist, Edi Rama.

http://www.shekulli.com.al/2009/05/0...-opozites.html
Citim:
Dita e Dėshmorėve, Hysni Milloshi nė Rrėshen
05/05/2009

RRESHEN - Veteranė, anėtarė tė PS-sė dhe nga kėshilli bashkiak i Rrėshenit kanė bėrė homazheve sot tek varrezat e Dėshmorėve. Nė kremtimet e ditės sė Dėshmorėve nė Rrėshen, morėn pjesė autoritetet drejtuese tė kryesisė sė Partisė Komuniste nė Tiranė, nė mes tyre dhe vetė sekretari i Parė i kėsaj partie, Hysni Milloshi.

Fare lehte vihet re se aty nuk ėshtė vėnė dorė prej vitesh. Varrezat po zhbėhen. Diku mbi varret e dėshmorėve dhe heronjėve mungon njė shkronjė, diku i kanė mbuluar ferrat dhe bari, pa folur pėr paraqitjen aspak estetike. Ndėrsa respekti pėr dėshmorėt nuk bėhet nė mėnyrė tė unifikuar, njė ritual tashmė i njėjtė i politikės shqiptare prej vitesh si nė qendėr dhe mė poshtė, pėrmes njė qėndrimi diabolik pėr njohjen apo jo tė luftės Nacional Clirimtare.

Kreu i komunistėve shqiptarė, Hysni Milloshi e ka vlerėsuar 5 Majin si dita mė e ēmuar nė jetėn e njė kombi, ku djemtė e vajzat mė tė mira dhanė dhe atė qė kishin mė tė cmuarėn, jetėn e tyre pėr lirinė e Atdheut.

http://www.shekulli.com.al/2009/05/0...rreshenit.html
Citim:
Pėrkujtohet 5 Maji, pėrsėri me delegacione tė ndryshme
Shekulli / 05 maj 2008 12:53:00

Pėrkujtohet 5 Maji, Dita e Dėshmorėve. Presidenti i Republikės Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Mbrojtjes kanė vendosur kurora me lule nė nderim tė dėshmorė nė monumentin Nėnė Shqipėri. Homazhe kanė bėrė dhe krerė tė opozitės Kryetari i PS, Rama, Kryetari i LSI Meta , kryetari i PSD Gjinushi, Presidenti i Aleancės DemokratikeCeka , dhe kryetari i PDS Milo.

Vihet re mungesa e Kėshillit tė Ministrave qė nė kėtėrast ėshtė pėrfaqėsuar vetėm me rang sekretari tė pėrgjithshėm dhe mos prania e dy delegacioneve nė tė njėjtėn kohė edhe nė ditė kur pėrkujtohen ata qė dhanė jetėn pėr kėtė vend.

Pėrkujtimi me delegacione tė ndara ka filluar qė nė momentin kur parlament u votua pėr mos njohjen si datė Ēlirimi 29 Nėntorin e vitit 1944 qė do tė rivihej pėrsėri nė axhendėn pėrkujtimore pas disa kohė heshtjeje.

Janė 28 mijė dėshmorė tė rėnė nė luftėn pėr ēlirimin e vendit.

Pse ka mbetur data 5 Maj, dita e pėrkujtimit tė dėshmorėve tė atdheut?

Qemal Stafa ishte ndėr tė parėt qė u vra nė fillim tė Luftės Antifashiste dhe, megjithėse kanė kaluar kaq shumė vite kujtohet edhe sot, pėr faktin se ka luftuar kundėr fashizmit, qė ka qenė njė murtajė pėr botėn. Ai ka qenė njė njeri me popullaritet nė Shqipėri. Kur Shqipėria u pushtua nga Italia, Qemali ndėrpreu studimet e tij nė Firence dhe u kthye tė mbronte vendin e tij.

http://www.shekulli.com.al/news/49/A...008-05-06.html
Citim:
Dibėr: "5 Maji, kurorat e Kėshillit tė Qarkut, thahen nė diell"
Shekulli / 2008

5 Maji, kėtė vit nė Dibėr sikur qe "mė i ėmbėl". Themi mė i ėmbėl, pasi pėr herė tė parė, pėr tė bėrė homazhe pranė Varrezave tė Dėshmorėve, krahas veteranėve, pjesėtarėve tė familjeve tė dėshmorėve, drejtuesve tė partive tė opozitės, ishin tė pranishėm, ndonėse me kokrra, edhe drejtues vendorė. Gjithsesi, mungonin nė kėtė eveniment 14 nga 17 kėshilltarėt e Kėshillit Bashkiak tė qytetit.

Ajo qė ra nė sy tmerrėsisht pėr keq, ishte mbetja pa zot e kurorės sė Kėshillit tė Qarkut Dibėr e pėrgatitur nga bashkia pėr t'u vėnė pranė Lapidarit tė Dėshmorėve. Duke mos marrė pjesė asnjė titullar apo punonjės nga ky qark, edhe kurora mbeti tė thahej nė diell. Pėr tė mos u bėrė gazi i Botės, njėri nga punonjėsit e shėrbimeve nė Bashki, mori kurorėn e qarkut dhe e vendosi bashkė me tė tjerat. Po bėhen 5 vjet, qė nuk vihet kurorė nė Varrezat e Dėshmorėve.

Kryetari i Veteranėve pėr Dibrėn kėrkoi nga Kėshilli i Qarkut Dibėr dhe Bashkia Peshkopi, angazhim pėr mirėmbajtjen e simboleve, lapidarėve, Varrezave tė Dėshmorėve, pllakave pėrkujtimore etj.

http://www.shekulli.com.al/news/46/A...008-05-07.html
Citim:
Durrės: Tė harruar nga tė gjithė
Shekulli / 2008

Mauzoleumi i Dėshmorėve nė qytetin e Durrėsit ėshtė braktisur dhe harruar nga tė gjithė. Edhe pse veteranėt e qytetit disa herė kanė shprehur pakėnaqėsinė e tyre pėr mėnyrėn e trajtimit tė kėtij objekti, sėrish nuk kanė mundur tė gjejnė njė zgjidhje.

http://www.shekulli.com.al/news/55/A...008-08-14.html
Citim:
Shkodėr, mbeturinat mbulojnė varrezat e Dėshmorėve

Mbeturinat urbane tė qytetit vazhdojnė tė hidhen tek varrezat e dėshmorėve, vend qė megjithėse i tejmbushur vazhdon tė presė sėrish plehra. Ndėrkohė qė vendet provizore tė gjetura pak metra mė tej, janė gjithashtu plot. Pas kėsaj, prej ditėsh mjetet e ndėrmarrjes sė pastrimit tė qytetit, plehrat i hedhin pėrsėri tek varrezat e dėshmorėve.Madje pėr tė liruar vend digjen mbeturinat ekzistuese. Pasojat bien mbibanorėt e lagjeve "Mark Lula", "Tre Heronjtė" dhe Tepe nė Shkodėr.

http://www.shekulli.com.al/news/45/A...007-10-01.html
Citim:
Opozita, kėrkesė nė kuvend pėr rrėzimin e 5 Majit
Korrieri / 2004

Pėrfaqėsuesit e dy partive, PLL-sė dhe PBKD-sė, paraqitėn dje nė kuvend njė kėrkesė pėr ndryshimin e datės pėrkujtimore tė rėnies sė dėshmorėve, nga 5 maj, nė 7 prill. Sipas deputetėve, Ekrem Spahia dhe Alfred Ēako, ky "ndryshim nė histori" duhet tė bėhet pasi kjo ėshtė dita e fillimit tė rezistencės sė nacionalistėve ndaj pushtuesve italianė.

Sipas tyre ky ndryshim ėshtė i nevojshėm pasi 5 maji nuk mund tė jetė njė datė pėrfaqėsuese pėr gjith tė rėnėt pėr atdhe. Me qėllimin pėr tė shėndoshur ekuilibrat shoqėrorė nė raport me historinė si dhe pėr tė vendosur paqen sociale nė vend, pėrfaqėsuesit e kėtyre dy forcave politike, respektivisht Ekrem Spahia dhe Alfred Ēako, zhvilluan njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp, ku shprehėn dhe qėndrimin e tyre lidhur me kėtė temė.

Nisur nga nevoja pėr tė korrektuar shtrembėrimin e qėllimshėm tė fakteve historike gjatė regjimit komunist, tė dy politikanėt dolėn para gazetarėve me disa propozime konkrete qė konsistonin pikėrisht nė ringritjen e vlerave patriotike tė shqiptarėve. Kjo sipas dyshes Spahia-Ēako mund tė arrihet vetėm duke qartėsuar pozicionin e nacionalistėve ndaj pushtuesit nė vitet 1939-1944 si dhe duke zgjeruar kuadrin e familjeve qė pėrfitojnė nga "Statusi i Dėshmorit".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.5.2009, 09:24   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Thėnė nga allianz

Ēfarė ėshtė 5 maji?
Ditėlindja e Karl Marksit.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:42.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.