Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.5.2009, 15:16   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Gjinokastėr: Historia e deformuar nga tė huajt


Citim:
Dėshmi tė rreme mbi “qytetin e argjendtė”?!
VIOLETA MURATI

Artikulli i shkruar nė fillim tė kėtij muaji nė revistėn prestigjioze amerikane “Archaeology”, organ i Institutit Arkeologjik tė Amerikės, qė ka pėr autor Oliver Gilkes (universiteti i East Anglia, si dhe kėshilltar i Organizatės pėr Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrės – GCDO (Fondacioni “Gjirokastra”) ka ngjallur reaksione kundėrshtuese nga specialistėt e monumenteve shqiptare, duke pėrgėnjeshtruar shumė fakte tė shkruar pėr qytetin e Gjirokastrės. Loren Bejko, ish-drejtor i Institutit tė Monumenteve, pedagog dhe specialist nė arkeologji, i ėshtė drejtuar revistės amerikane me njė letėr ku tregon shtrembėrimet qė Gilkes ka bėrė nė artikullin e tij mbi disa tė dhėna shkencore, profesionale dhe aktivitete menaxhuese nė Gjirokastėr.

Letra prek disa ēėshtje tė rėndėsishme, duke u konsideruar prej Bejkos si qendrore, pėr tė mbrojtur qendrėn historike tė Gjirokastrės - qytet qė ėshtė shėnuar nė sitin e trashėgimisė botėrore qysh nė 2005. Bejko nė letėr shkruan se artikulli i Gilkes pėrmban shumė pasaktėsi, ku disa prej tyre i takojnė karakterit historik, dhe tė tjerat mė konceptuale. Pasaktėsitė historike, sipas Bejkos, pėrfshijnė deklarata tė llojit se vendi i themelimit tė Antigonesė dhe mbretėrimi i mbretit Piro tė Epirit nė vend tė shekullit tė katėrt duhej shėnuar shekulli III; po ashtu shtėpia e Angonate ėshtė shėnuar si e ndėrtuar nė shekullin e 20-tė, kur kjo ka datėn e caktuar pėr ndėrtim qė i takon vitit 1881; ose duke dhėnė shqyrtime tė pėrgjithshme mbi karakteristikat e pazarit tė Gjirokastrės i vendos ato nė shekullin e 18-tė, kur kėto u zhvilluan njė shekull mė herėt. Mė shumė shqetėsuese, sipas letrės sė specialistit tė monumenteve, janė disa deklarata tė tjera jokonsekuente dhe tė pakėndshme nė deformimin e realitetit nė sitin e trashėgimisė botėrore.

Autori pretendon tė ketė vizituar pėr herė tė parė Gjirokastrėn nė vitin 1994 dhe ka pasur pėrshtypjen e njė “qyteti otoman tė shekullit tė 19-tė, tė ruajtur mirė”.

Bejko shtron nė letrėn e tij pyetjen se autori i shkrimit nė revistėn amerikane pėrdor shpesh termat “qytetin otoman”, “feudali otoman”, apo “thesar otoman”, si dhe “pazar otoman”?! Po ashtu Bejko kėrkon nė kėtė debat dhe sqarimin pse Gilkes, duke iu referuar njė qyteti, njė shtėpie banimi dhe arkitekture qė ka specifikėn dhe formė tė veēantė, nga kėtu bėn identifikimin e zejtarisė shqiptare.


Bejko sqaron se artikullshkruesi nė revistėn amerikane jep informata tė gabuara edhe si kėshilltar i OJQ-sė, vendosur nė Gjirokastėr (Gjirokastra Conservation and Development Organization), e cila operon nė kėtė qytet prej vitit 2001, nė pėrpjekje pėr tė mbrojtur qendrėn historike tė qytetit. Bejko i shkruan si pėrgjigje bordit tė revistės amerikane, se Gilkes pėrmes shkrimit jep pėrshtypje tė gabuara, duke pėrdorur dhe faktin si kėshilltar i OJQ-sė.

Shumė fakte janė dhėnė tė deformuara, shkruan Bejko. Kush punon nė Gjirokastėr, shkruan ndėr tė tjera Bejko, e di shumė mirė tė vėrtetėn. Specialist i monumenteve nė kėtė pėrgjigje i referohet faqes zyrtare, web-site tė UNESCO-s nė Venecia, pėr tė kuptuar se ėshtė UNESCO me fondet e akorduar nga qeveria shqiptare, qė punon ngushtė me Institutin e Monumenteve tė Kulturės dhe strukturat lokale pėr tė ruajtur trashėgiminė botėrore dhe qė mbikėqyret nga shumė projekte dhe aktivitete.

Pėr Bejkon ėshtė, gjithashtu e patolerueshme, dhe cinike mėnyra se si autori pėrshkruan nė revistėn amerikane mbrojtjen dhe pėrpjekjet e bėra nga kolegėt e tij, tė brezave tė mėparshme gjatė sistemit komunist (pra para viteve ‘90-tė). Bejko ka kundėrshtuar me njė ton rebelues faktin se kėta specialistė tė vjetėr tė monumenteve, pėrkundėr shkruan Gilkes, nuk i kanė lartėsuar imagjinatėn dhe portretin e Enver Hoxhės me punėn e tyre.

“Ata janė akuzuar pa asnjė argument nga njė person qė di shumė pak mbi teorinė dhe praktikėn e ruajtjes e ndėrhyrjes nė qendrėn historike tė Gjirokastrės. Si ish-drejtor i Institutit Shqiptar tė Monumenteve tė Kulturės kam pasur mundėsi tė rrallė, pėr tė vlerėsuar progresin profesional, dhe serioz tė kolegėve tė mi tė vjetėr, pėr tė mbrojtur ligjėrisht qendrėn historike tė Gjirokastrės mė herėt se nė vitin 1961, si dhe prodhimin e njė plani menaxhues efektiv dhe impresionues. Shkalla e lartė e aktivitetit tė ruajtjes dhe konservimit tė qytetit ka qenė e bazuar nė parimet e kartės sė Venecias tė vitit 1964, duke i kushtuar vėmendje tė veēantė ēėshtjeve tė tilla, si dhe vlerėsimit tė fazave tė ndryshme tė ndėrtimit tė pronės, origjinalitetit, tė kujdesshėm nė pėrzgjedhjen e materialeve konservuese, integrimin e monumenteve historike nė jetėn moderne, dhe veēanėrisht mirėmbajtjen e vazhdueshme, si dhe procedurat mė tė mira tė ruajtjes, duke nė vijim tė kategorizimit tė monumenteve dhe planit menaxhues”, thuhet nė letrėn e Bejkos.

Nė artikull i lihet tė nėnkuptojė lexuesi se ndryshimet nė Gjirokastėr kanė ardhur si kontribut i OJQ-sė, prej nga ka marrė kėshillat e Gilkes. Kjo ėshtė jashtėzakonisht e gabuar - shkruan Bejko. “Ai nuk ka kuptuar asgjė prej fillimit tė ruajtjes dhe filozofisė sė projektit aktual. Si drejtor i Institutit tė Monumenteve nė kohėn e formulimit tė kėtij projekti kam punuar me kolegėt e mi dhe partnerėt tanė tė UNESCO-s. Zyra e UNESCO-s nė Venecia dhe Instituti Shqiptar i Monumenteve tė Kulturės janė tė vetmet institucione specifike pėr mbikėqyrjen e kėtij projekti tė ruajtjes dhe tė tjerave kudo nė Gjirokastėr. Sigurisht autori i shkrimit nuk e ka kėshilluar OJQ-nė pėr kėtė”, - drejtohet Bjeko editorėve tė revistės amerikane specifike pėr arkeologjinė, duke pėrgėnjeshtruar edhe njė herė faktet mbi kėtė shkrim nga Shqipėria pėr Gjirokastrėn.

Nė pyetje tė artikullit Bejko aludonte pyetjet: Pse gjithė kėto deklarata tė rrejshme? Pėr cilėt janė drejtuar kėto? A pėrfaqėsojnė kėto njė publicitet pėr Shqipėrinė dhe trashėgiminė e saj, apo thjesht pėr “pėrpjekjet gjigande”, tė OJQ-sė qė ka kėshilluar autori i “nė shpėtim tė qytetit tė argjendtė”? A ėshtė kjo drejtuar vetėm donatorėve apo pėr tė tjerė donatorė tė mundshėm? Pse japin gjėra tė rreme? Pse japin histori tė rreme rreth institucioneve lokale dhe profesionale? A ėshtė dikush duke u pėrpjekur, pėr tė shitur produkte tė rreme pėr tė tėrhequr mė shumė fonde pėr mė shumė produkte false dhe mė tepėr fonde pėr to? A nuk e kemi mėsuar mėsimin disa muaj mė parė se shitja e produkteve financiare tė rreme prodhon njė krizė globale?

Nė mbyllje tė letrės drejtuar editorėve tė revistės “Arkeologjia”, Bejko pohon se “sektori modest i trashėgimisė kulturore, ndoshta nuk ėshtė nė gjendje tė provokojė njė krizė financiare globale, por ka njė krizė morale qė kėrkon vėmendjen tonė”.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=18274
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.5.2009, 15:20   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Nuk ėshtė hera e parė qė kėta "specialistėt" e huaj i quajnė "otomane", qytetet shqiptare - shkon nga emėrtimi i periudhės historike drejt e nė pėrkatėsi kombėtare. Por nuk ėshtė as hera e parė qė sidomos anėtarėt e vendeve anglishtfolėse flasin kodra pas bregu pėr tė vazhduar propagandėn e tyre historike nė funksion tė teorive qė vetė i shpikin, vetė i financojnė dhe pėr vite me radhė shtrembėrojnė historinė e botės. Pastaj ne jemi pjesė e kulturės "ballkanike" (siē e koncepton truri i tė huajit tė radhės), duhemi futur nė katalog me tė tjerėt, sepse katalogizimi ėshtė thelbi i jetės...

A nuk dalin vallė tė gjithė gjetjet e lashtėsisė nė trojet shqiptare, nga grupet arkeologjike studentore franko-italo-amerikano-britanike qė vijnė tė bėjnė praktikėn kėtej, si dėshmi tė kulturės greko-romake?! Pa pėrmendur mbirjen e kontrolluar tė sinagogave hebraike...

Nga Ulpiana nė Butrint i jemi nėnshtruar e po i nėnshtrohemi shkrimit (bastardimit) tė historisė sonė sipas katalogut tė vendeve anglishtfolėse tė zhvillimit linear tė historisė. Unė bėj ēudi me Bejkon qė bėn ēudi. Thua sikur s'e dinė ē'po ndodh. Vėrtet janė kaq naivė qė ndihmojnė ata qė na shkatėrrojnė historinė?

Mė kujton ky naiviteti, qė haset ca si shpesh tek ne, disa gazetarė shqipfolės qė shkruajnė pėr agjencitė anglishtfolėse ballkanike (BIRN) dhe mė gjerė (AP, Reuters etj.), tė cilėt nuk lėnė rast pa dėmtuar e denigruar Shqipėrinė. Ose qė ta them ndryshe, nuk kam parė njė shkrim qė tė flasė mirė pėr Shqipėrinė nga kėta gazetarė "tė pavarur" dhe "objektivė"... ashtu si nuk kam parė shkrim nga "specialistėt" e huaj tė historisė qė tė ketė ide se ē'janė ilirėt, arbrit, epirotėt, shqiptarėt e kėshtu me radhė. Paragjykimet e tyre iu diktojnė historinė qė shpikin dhe kėtė histori qė shpikin e imponojnė kudo falė fondeve dhe botimit nė katedrat e tyre ku nuk ka kush t'i bėjė oponencė shkencore, pėrveē qė ka plot sllavė nga anė e anės qė t'i mbėshtesin. Kėshtu qė mbeten si "studime" tė vlefshme mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt dhe referohen nė tė ardhmen nė studime tė tjera. "Shkenca" e historisė anglishtfolėse, nė p.. tė s'ėmės.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim


Pėrdorimi i ēėshtjes



Ora nė Shqipėri ėshtė 08:17.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.