Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.5.2009, 23:15   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar ShP: Zbulime tė reja nė Vrap, Shėngjergj e Kėrrabė


Citim:
Vargu i Skėnderbeut
Zbulime tė reja nė Vrap, Shėn Gjergj dhe Kėrrabė

Petrika Grosi

Ndonėse ka vite e vite qė punohet, vazhdojnė zbulimet e relikteve, gjurmėve antike tė periudhave tė ndrysme dhe njėherėsh investohet nė ekspedita kėrkimore shkencore, botime e studime tė ndryshme akademike, ende mungon njė hartė arkeologjike pėr tė gjithė vendin.

Qendra e Studimeve Albanologjike duket se ka hartuar njė plan pėr ta zgjidhur kėtė problem, madje jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr trevat e tjera shqiptare nė Maqedoni, Mal tė Zi e Kosovė. Por teksa ky plan duket pak i largėt deri nė zbatimin e tij tė plotė, arkeologu Skėnder Muēaj, tregon pėr gazetėn “Albania” se kėto territore po shihen me kujdes nga arkeologėt, pėr tė hedhur dritė mbi periudha tė ndryshme, qė nga paleoliti e deri nė periudhėn otomane.

“Tė dhėnat janė shumė premtuese, pėr tė parė nė kompleksitet gjithė historinė e marrėdhėnieve njerėzore nė trevat tona. Pėrveē kishave nė zonėn e Tiranės, po kėrkojmė dhe vendbanime tė reja tė fortifikuara. Nė zonėn e Kėrrabės ėshtė folur herė pas here qė pasur fortifikime por ishin tė pazbuluara. Gjithashtu, kemi vėzhguar pėr tė zbuluar dhe vendbanimet e fshatit Vrap, thesari i tė cilit ėshtė i famshėm nė tė gjithė botėn.” –thotė Muēaj duke shtuar se “nuk kemi arritur ende qė t’i gjejmė muret rrethuese nė Vrap sepse ėshtė zonė shkėmbore por kemi gjetur qeramikė me shumicė dhe tjegullat e shtėpive.”

Arkeologu shpjegon se banesat, nė pėrgjithėsi ishin tė ndėrtuara mė dru. Nė anėn tjetėr, ėshtė riparė pėr zbulime tė reja Kalaja e Dajtit dhe ajo e Tujanit, tė cilat bashkė me Vrapin dhe Kėrrabėn lidhen tė gjitha me njėra-tjetrėn nė njė periudhė.

Teksa e pyesim mbi pritshmėrinė e mundshme tė rezultateve tė kėrkimeve arkeologjike nė zonat pranė Tiranės arkeologu pėrgjigjet: “Do tė kemi mė nė fund njė hartė tė plotė tė gjithė vendbanimeve tė hershme nga Mati nė Shkumbin. Vitin e kaluar, por dhe kėtė vit do tė realizojmė vargun e Skėnderbeut nė dy krahėt e tij, lindje e perėndim. Ēdo ditė bėhen zbulime tė reja. Pėr herė tė parė kemi rėnė edhe nė Shėn Gjergj nė gjurmėt prehistorike, romake dhe tė antikitetit tė vonė tė vendbanimeve tė kėsaj zone. Karakteristikė e kėtij vargu ėshtė se periudha prehistorike nuk njihej nė kėtė zonė. Nuk njiheshin mirė as fortifikimet dhe gjithashtu, janė zbuluar njė numėr i madh i varrezave mesjetare.

Njė studim qė do ishte me interes tė bėhej kėtu ėshtė edhe mėnyra si kanė ndryshuar shenjtėt. P.sh. Nė Vrap, kemi pasur fillimisht Shėn Janin. Nga Shėn Jani ėshtė bėrė Shėn Mėri, pėr t’u shndėrruar mė tej nė kultin e Shėn Gjergjit. Pra, kemi tė bėjmė edhe me njė lloj evolucioni nė besimin e Krishterė.

Arkeologėt e Antikitetit tė Vonė dhe Mesjetės kanė mbledhur njė numėr tė madh toponimesh, tė cilat do tė ndihmojnė gjuhėtarėt qė tė krijojnė njė ide mė tė mirė mbi ndryshimin e emrave, kushtet, shkaqet dhe lidhjet sociale, politike e fetare qė mund tė kenė ndikuar nė kėtė gjė nė periudha tė ndryshme nė vende tė ndryshme. Kėshtu mund tė shihet mė mirė fenomeni se si ka evoluar gjuha jonė ndėr vite.

Nga reliktet, me pėrjashtim tė Prehistorisė dhe Mesjetės, periudha qytetare ėshtė e varfėr pėr zonat rrotull Tiranės, megjithatė, sipas Skėnder Muēajt, kemi mjaft materiale qė i pėrkasin shek.III – shek.VI.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=16569
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:23.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.