Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.3.2010, 07:40   61
Citim:
“Bllokohet” kontrata e autorrugės Kosovė-Shqipėri

Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit ende nuk ka arritur ta finalizojė marrėveshjen pėr ndėrtimin e autorrugės me kompaninė “Bechtel & Enka”, e cila kishte ofruar ofertėn mė tė mirė nė kėtė projekt. Ndėrkohė, zvarritjet e fillimit tė punimeve, ekspertėt e ekonomisė i quajnė tė panevojshme.

Sipas tyre, ky projekt ka qenė dhe vazhdon tė jetė jotransparent. Zyrtarė tė Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit hedhin poshtė mundėsinė qė kontrata me kompaninė fituese “Bechtel & Enka” pėr ndėrtimin e autorrugės, tė nėnshkruhet gjatė kėsaj jave.

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Xhevdet Pozhari, thotė se ende janė nė fazėn e bisedimeve.

“Bisedimet kanė hyrė nė njė fazė vendimtare. Por, ka edhe shumė pika tė tjera qė mbeten pėr tu diskutuar”. “Ato pėrfshijnė ēėshtje financiare, ligjore, teknike, administrative dhe shumė elemente pėrcjellėse, qė do tė kontribuojnė tė kemi marrėveshje sa mė tė leverdishme pėr ndėrtimin e kėsaj autorruge, e cila ėshtė nė interes tė madh pėr kombin”, sqaron Pozhari.

Zėdhėnėsi i kėsaj ministrie, thotė se sapo tė sqarohen tė gjitha pikat me kompaninė, atėherė do tė dalin me njė vendim.

Pozhari thekson se nėse teorikisht nuk ka marrėveshje me kompaninė e zgjedhur, atėherė do tė shkojnė nė bisedime me kompaninė e dytė, sipas radhės.

Kompania e dytė ėshtė ajo austriake “Strabag”, e cila nė ofertėn pėr ndėrtimin e autorrugės ishte bazuar sipas projektit, i cili ekzistonte mė herėt.
Sipas kėtij projekti, parashihej qė traseja tė kalonte nga Merdari, Prishtina, Lipjani, Suhareka, Prizreni, Vėrmica dhe kostoja e tėrė kėsaj, me tunele, do tė kushtonte 1.3 miliard euro.

Ndėrkohė, analistė tė ēėshtjeve ekonomike nė Prishtinė vazhdimisht kanė kritikuar institucionet pėr paqartėsi tė mėdha rreth kėtij projekti. Drejtori i Institutit pėr Hulumtime dhe Studime tė Avancuara, Shpend Ahmeti, shprehet:

“Projekti ka qenė jotransparent nė aspektin qė nuk e dimė se nė ēfarė kushtesh e ka fituar tenderin “Bechtel & Enka”. A ka fituar ndonjė tender qė ka qenė, apo, thjesht, ėshtė njė parapėlqim pėr kėtė kompani qė tė ndėrtojė edhe pjesėn tonė tė rrugės”.

“Nė vlerėsimet qė janė bėrė prej ekspertėve, ata vlerėsojnė se pjesėt e autorrugės janė ekonomikisht tė kthyeshme. Mirėpo ka pjesė qė kushtojnė shumė shtrenjtė dhe ėshtė pyetje pėr qytetarin e Kosovės a dėshiron ta ndėrtojė njė rrugė tė tillė dhe ta paguajė atė borxh edhe 10 vite me radhė, duke e ditur se nė ēfarė gjendje jemi”, shprehet Ahmeti.

Konsorciumi “Bechtel & Enka”, nė ofertėn e vet, kishte propozuar qė tė eliminoheshin tunelet dhe traseja tė kalonte nga Merdari, Prishtina, Sllatina, qė lidhte aeroportin dhe kalonte nga rruga ekzistuese nė Komoran, Arllat, ku mė pastaj vazhdon drejt Malishevės, Suharekės dhe Prizrenit.

Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, pati shpjeguar se, sipas propozimit tė kompanisė, pėr 36 muaj pritet pėrfundimi i gjithė autorrugės nga Besia nė Sllatinė – Arllat dhe pastaj nga Arllati nė Vėrmicė. Megjithatė, eksperti i ēėshtjeve ekonomike, Ahmeti, vlerėson se ndryshimet e tilla do tė duhej tė diskutoheshin nė Kuvendin e Kosovės.

“Ndoshta pėrfaqėsimi mė i mirė i qytetarėve bėhet nė Kuvendin e Kosovės. Dhe, do tė duhej tė diskutohej edhe nė Kuvendin e Kosovės. Por, Kuvendi asnjėherė nuk ka diskutuar pėr ta caktuar se cilat janė ato projekte qė janė me karakter strategjik, me interes shumė tė lartė nacional, qė do tė duhej tė diskutoheshin nė Kuvend”, vlerėson analisti Ahmeti.

Ndėrsa, eksperti pėr ēėshtje ekonomike, Isa Mulaj, thotė se kompania “Bechtel & Enka” ishte dashur tė fillojė ndėrtimin 15 ditė pas pėrzgjedhjes si kompani me ofertėn mė tė mirė pėr realizmin e kėtij projekti.

“Duket diēka e pėshtjelluar, meqė ministria ka kaluar shumė kompetenca te kompania pėr ndėrtimin e autorrugės, siē ėshtė vendimi pėr ndryshimin e trasesė sė autorrugės”.

“Kompania vetėm konkurron nė atė (trase), tė cilėn e shpall shteti. Nė kėtė rast, ministria ėshtė ajo qė duhet tia imponojė kushtet kompanisė sė pėrzgjedhur dhe jo e kundėrta”, shprehet Mulaj.

Oferta e kompanisė amerikano-turke “Bechtel & Enka”, pėr ndėrtimin e autorrugės Vėrmicė-Prishtinė-Merdar, ėshtė shpallur mė e mira nga Komiteti Ndėrministror pėr ndėrtimin e autorrugės nė janar tė kėtij viti, me tė cilėn mė pas kishin filluar negociatat.

http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=4678
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2010, 23:43   62
Citim:
Autorruga Vėrmicė – Merdar nis mė 1 maj

Ministria e Transportit dhe e Postė-Telekomunikacionit nėnshkroi sot marrėveshjen me kompaninė “Bechtel & Enka” pėr ndėrtimin e autorrugės Vėrmicė - Merdar.

Express mėson se punimet pėr ndėrtimin e segmentit tė parė dhe tė dytė, nga Vėrmica deri nė Qafė tė Dules, do tė fillojnė zyrtarisht mė 1 maj tė kėtij viti.

Financimi i kėsaj pjese tė punimeve do tė bėhet nga buxheti i Kosovės dhe nuk guxon ta kaloj shumėn 120 milionė euro.

Marrėveshja e arritur i jep tė drejtė Qeverisė qė pas secilit segment tė pėrfunduar ta shkėpusė kontratėn me Bechtelin.

Gjithashtu kontrata mund tė shkėputet edhe nė rast se kompania ndėrtuese tejkalon shumėn e paraparė pėr investime, nė secilin segment.

http://www.ina-online.net/Default.as...05aa58ffe&ln=3

Citim:
“Bechtel-Enka” ndėrton autorrugėn Morinė - Mėrdarė

Qeveria e Kosovės ka miratuar propozim-vendimin e komitetit drejtues ndėrministror pėr nėnshkrimin e marrėveshjes mė kompaninė Behtel & Enka pėr fillimin e ndėrtimit tė autorrugės Vėrmicė-Mėrdare.

Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka paraqitur para kabinetit qeveritar tėrė ecurinė e kėtij projekti, ndėrkaq ka dhėnė edhe detaje tė kėsaj autorruge, duke thėnė se pėrfundimisht Kosova do tė ketė qasje nė det.

Limaj ka prezantuar gjithashtu shifra mbresėlėnėse pėr numrin e atyre qė do tė punėsohen nė kėtė projekt pėr katėr vjet, duke thėnė se gjithsej do tė jenė 6 mijė punėtorė, prej tė cilėve 4 mijė do tė jenė vendor.

Ai ka hequr dilemat pėr atė se deri ku do tė shkojė autorruga, duke thėnė se do tė nisė nė Vėrmicė e do tė pėrfundojė nė Merdare.

Nė njė konferencė pėr media pas mbledhjes sė Qeverisė, kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se ky ėshtė njė moment historik pėr Republikėn e Kosovės dhe qytetarėt e saj, ngase po realizohet ėndrra dhe vizioni i qytetarėve tė vendit.

“Ne do tė vazhdojmė siē kemi kursyer nė tė kaluarėn pėr tė investuar nė projekte tė rėndėsishme pėr qytetarėt dhe shtetin, qė tė kursejmė nė disa sfera tjera qė tė investojmė fuqishėm nė pėrshpejtimin dhe pėrmbylljen e suksesshme tė kėtij projekti madhor pėr Republikėn e Kosovės, por mund tė them me efekte edhe pėr rajonin. Prandaj, rruga do tė fillojė nė Vėrmicė, do tė vazhdojė tė punohet me intensitetin mė tė lartė. Mjetet janė tė siguruara dhe do tė shfrytėzojmė ēdo mundėsi mė tė mirė tė mundshme qė tė pėrmbyllet nė afatin e rregullt kohor dhe nė mungesė tė mjeteve, asnjė ditė punė nuk do tė ndėrpritet projekti”, ka thėnė Thaēi.

Ai ka thėnė se ky projekt do tė mundėsohet me njė investim rreth 700 milionė euro, para kėto qė do tė sigurohen nga buxheti i Kosovės, donatorėt potencialė dhe kredive tė buta, ndėrkohė qė ka pėrmendur pengesat e ndryshme financiare, por edhe politike pėr realizimin e projektit, pėr tė cilin ka garantuar se do tė pėrmbyllet nė afat dhe sipas planit tė paraparė.

Ndėrkohė, ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit Fatmir Limaj ka thėnė se punimet do tė fillojnė mė sė largu mw 1 maj.

“Siē e dini ju procedurat e pėrfundimit tė tėrėsishėm janė edhe tetė ditė nga dita e publikimit tė fituesit nė media. Ėshtė procedurė qė duhet tė respektohet pėr mundėsi tė ankesave dhe pas pėrfundimit tė kėtyre procedurave ne jemi tė gatshėm pėr fillimin e punimeve. Pėr punimet komplete reale, pra nėse shkojnė gjėrat ashtu siē kemi parashikuar me procedura, diku mė 1 maj ne nė mėnyrė tė efektshme do tė shohim fillimin e ekzekutimit tė punimeve. Unė pres qė mė sė largu mė 15 prill do tė inicohet nė mėnyrė simbolike nga kryeministri i Kosovės, fillimi i punimeve”, ėshtė shprehur Limaj.

Ajo qė mbetet e paqartė ėshtė rruga qė do tė vazhdohet pasi qė autorruga tė vijė sė ndėrtuari deri nė Duhėl.

Ministri Limaj ka thėnė pėr kėtė se do tė vendoset nga institucionet e Kosovės, pasi tė shihet se si do tė jetė interesi shtetėror pėr ndėrtimin e autorrugės.

I pyetur se ēka do t’u thotė atyre qytetarėve, tė cilėt fillimisht kanė menduar qė rruga do tė shkojė nga fshatrat e tyre, pėrkatėsisht nga Malisheva siē ėshtė thėnė mė herėt, Limaj ka thėnė se njė gjė tė tillė duhet ta sqarojnė ata qė e kanė thėnė kėtė e jo ministria.

“Nė qoftė se alternativa gjindet qė ėshtė nė interes tė vendit tonė unė jam i bindur qė institucionet e kėtij vendi, Kuvendi edhe Qeveria domosdo, por edhe opinioni publik duhet ta miratoni alternativėn qė i shėrben vendit tonė”, ka thėnė ai.

Ndėrkaq ministri i Ekonomisė dhe Financave Ahmet Shala ka theksuar se aktualisht ka mjete pėr tė financuar pjesėn mė tė madhe tė rrugės, por nėse nuk mjaftojnė ato, do tė negociohet me institucionet mė tė lira financiare.

“Pėrpjekja dhe synimi ynė ėshtė qė projekti tė financohet me paratė mė tė lira tė mundshme, pėrkatėsisht me paratė e buxhetit tė Kosovės dhe me paratė e tė hyra tė njėhershme qė hyjnė nga procesi i privatizimit apo koncesionimit. Nė rast se kėto mjete nuk mjaftojnė pėr tė mbuluar gjithė koston e rrugės, ne do negociojmė pėr financimin nga institucionet financiare qė do tė jenė mė tė lirat dhe mė tė pėrshtatshme pėr kushtet tona”, ka thėnė Shala.

Realizimi i projektit tė autorrugės Vėrmicė-Merdare, sipas drejtuesve tė komitetit drejtues, do tė zgjasė 36 muaj, gjerėsia e rrugės do tė jetė 28 metra, do tė ketė dy shirita qarkullues me gjerėsi 3.5 metra dhe shirita tjerė si dhe do tė jetė e tipit tė mbyllur me hyrje dalje, me mburojė mbrojtėse dhe mure kundėr zhurmės, si dhe do tė ketė taksė rrugore.

Ndėrkohė, me fillimin e kėtij projekti pritet tė ketė edhe punėsim tė njė numri tė madh, duke arritur deri nė 6 mijė punėtorė deri nė vitin 2013, prej tė cilėve 4 mijė do tė jetė punėtorė nga Kosova.

http://rtv21online.com/home/?section...s&newsid=10110
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.3.2010, 21:07   63
Citim:
Olldashi: Tuneli i Kalimashit hapet me 15 maj

Nė njė prononcim per mediat e Tiranės tė bėrė nė oret e vona tė marten, numri njė i dikasterit tė Transporteve nė Shqipėri ka bėrė per herė tė parė publike edhe shifren e kostos sė ndertimit tė segmentit Rreshen-Kalimash(bashkė me tunelin).

Sipas Olldashit ky investim ka arritur nė rreth 800 milion euro, nderkohė qė demi i shkaktuar si pasojė e shembjes sė ndodhur me 5 nentor tė vitit tė shkuar llogaritet nė 30 milion euro.

”Bashkė me tubin jugor tė tunelit tė Kalimashit do tė leshohet pėr qarkullim edhe segmenti i rrugės nga Rresheni deri nė Rubik”, deklaroi Olldashi. Kreu i ministrisė sė Transporteve ka bėrė tė ditur duke ilustruar edhe me foto se tashmė pjesa e shembur qė ka rezultuar tė jetė 50 metėr ėshtė pastruar dhe betonimi ėshtė nė fazat e fundit, nderkohė qė vazhdon me intensitet tė lartė instalimi i paisjeve elektromekanike.

Sipas ministrit tė Transporteve, gjatė kėtij viti do tė pėrfundojė edhe dublimi i urave nga Kukesi nė Morin. Por deklarimet e tij duken absurde, pasi kompania sllovene qė duhet tė ndertojė 7 ura si ato ekzistuese, tash sa ka filluar punė nė njeren prej tyre.

Ministri i Trasnporteve ka garantuar gjithashtu se edhe segmenti nga Rresheni deri nė Milot do tė jetė me katėr korsi, ku sipas tij, nė bashkėpunim edhe me Bankėn Boterore, tashmė ka filluar optimizimi i projektit pėr dublimin e rrugės Rreshen-Milot.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,16,16568
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.4.2010, 16:15   64
Citim:
Nėnshkruhet kontrata pėr autorrugėn e kombit me kompaninė “Bechtel & Enka

Qeveria e Republikės sė Kosovės tė hėnėn nėnshkruajti kontratėn me kompaninė fituese konzorciumin amerikano-turk “Bektel & Enka” pėr ndėrtimin e Autorrugės Vermicė- Merdare.

Nėnshkrimin e kontratės me kompaninė fituese tė projektit pėr ndėrtimin e autorrugės, e cilėsuan si njė moment historik pėr Kosovėn, duke pohuar se ky ėshtė projekti mė i madh nė historinė e deri- tanishme tė vendit tonė.

"Bechtel dhe Enka do tė jenė pėrgjegjėse pėr menaxhimin e dizajnimin, prokurimit dhe ndėrtimit. Projekti do tė ndikojė maksimalisht nė ekonomitė lokale pėrmes pėrdorimit tė kontratave lokale, shėrbimeve dhe punėsimit nė projekt.

Pėrfaqėsuesit e kompanisė fituese kanė lėnė tė kuptojnė se projekti do tė nisė brenda kėtyre dy javėve.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=55740

Citim:
U nėnshkrua marrėveshja pėr autorrugėn Morinė Merdar

Prishtinė, 12 prill 2010 - Qeveria e Kosovės dhe kompania turko-amerikane Bektel Enka kanė nėnshkruar sot edhe zyrtarisht marrėveshjen pėr ndėrtimin e autorrugės Morinė Merdar. Autorruga do tė kushtojė rreth 700 milionė euro.

Nė emėr tė Kosovės marrėveshjen e ka nėnshkruar Ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj. Ndėrkaq Kryeministri Hashim Thaēi vlerėsoi se ndėrtimi i kėsaj rruge do tė hapė mijėra vende tė punės dhe pėr ndėrtimin e saj nga buxheti i Kosovės do tė sigurohen 700 milionė euro.

Kompania "Bektel & Enka" ėshtė shpallur fituese nga Qeveria, pasi ėshtė vlerėsuar se kjo kompani ka ofruar ofertėn mė tė mirė pėr ndėrtimin e autorrugės Vėrmicė Merdare.

http://www.kosova.com/artikulli/61039
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.4.2010, 08:09   65
Citim:
Filloi ndėrtimi i Rrugės Morinė- Merdare, rruga e bashkimit kombėtar

Me shtypjen e njė butoni pėr shpėrthimin simbolik tė njė sasie tė eksplozivit nga ana e kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, homologut tė tij shqiptar, Sali Berisha, presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, dhe kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, nisi dje zyrtarisht procesi i ndėrtimit tė autorrugės Morinė-Merdare.

Mijėra qytetarė nga e gjithė Kosova ishin mbledhur nė Prizren, qytetin mė tė afėrt me pikėn kufitare nė Vėrmicė, pėr tė pėrcjellė ceremoninė festive tė organizuar me rastin e nisjes sė punimeve nė autorrugėn Morinė-Merdare nga kompania pėrgjegjėse - konzorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha se autorruga do t'i pėrmirėsojė lidhjet ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė dhe popujve tė tė dyja vendeve.

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, tha se pas lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, pas hyrjes sė Shqipėrisė nė NATO, kjo ngjarje ėshtė njė moment i rėndėsishėm historik. Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, tha se vendimi i Qeverisė sė Kosovės pėr ndėrtimin e autorrugės ėshtė njė “vendim madhor pėr paqen, stabilitetin dhe bashkėpunimn rajonal”.

Kreu i ekzekutivit, Hashim Thaēi, u shpreh i bindur se me ndėrtimin e autorrugės, po hapet “epoka e fuqizimit tė zhvillimit ekonomik tė Kosovės”. Ndėrkohė, ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit nė Kosovė, Fatmir Limaj, tha se me ndėrtimin e autostrėdės po thehen, siē u shpreh ai, muret e sė kaluarės.

“Kjo autorrugė nė zemėr tė Kosovės bėhet njė udhėkryq pėr tė gjithė popujt e rajonit”, tha Limaj, pėr tė theksuar se pėrmes autorrugės Morinė-Merdare po ndėrtohet rruga drejt Evropės. Ai tha se Kosova do tė bėhet mė tėrheqėse pėr investime tė huaja, se do tė ketė dalje nė det dhe se do tė lidhet me rrugėt e shteteve fqinje.

Nė ceremoninė festive me rastin e fillimit tė punimeve nė autorrugėn Morinė-Merdare mori pjesė edhe njė delegacion nga Tirana zyrtare, deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, ministra dhe zyrtarė tė tjerė shtetėrorė, pėrfaqėsues tė partive politike, pėrfaqėsues tė komunave dhe ata tė institucioneve ndėrkombėtare nė Kosovė. “Rruga e integrimit” pritet tė ndėrtohet gjatė tre vjetėve tė ardhshėm dhe vlerėsohet se do tė kushtojė rreth 700 milionė euro. Gjatė kėsaj periudhe kohore, sipas autoriteteve nė Kosovė, do tė punėsohen rreth katėr mijė punėtorė vendės nė ndėrtimin e autorrugės Vėrmicė – Merdare. (Bota Sot/INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...49cd28c3c&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.5.2010, 17:11   66
Citim:
Urat nė autorrugėn Kalimash-Rėshen, gati pėr t’u vėnė nė funskion

Nė ditėt e para tė majit, kalimtarėt qė kanė kaluar pranė Rrėshenit nė drejtim tė Rubikut kanė parė nga afėr pėrfundimin e vendosjes sė trarėve tė urės sė fundit nė autorrugė Rrėshen – Rubik nga kompania “Delia Group”. Urė kjo e cila do t’u mundėsoj udhėtarėve qė nga tuneli i Kalimashit tė ngasin automjetet pa devijuar autorrugėn deri nė Rubik, e kėshtu nė drejtim tė Tiranės.

Pritet qė nė mes 15 dhe 21 majit tė hapet tuneli i Kalimashit dhe tė vihen nė funksion dhe urat nė mes Rrėsheni e Rubikut.

Me datė 25 prill gjatė inaugurimit tė fillimit tė punės pėr ndėrtimin e autorrugės nė Kosovė, nė Vėrmicė (Prizren), kryeministri Sali Berisha i ndodhur nė mes tė mijėra qytetarėve tė Kosovės ka pasur njė takim jozyrtar dhe tė befasishėm me udhėheqėsin amerikan tė kompanisė “Bechtel- Enka” dhe mėsohet se ėshtė kėrkuar me insistim qė tuneli i Kalimashit tė hapet pa asnjė vonesė dhe nė kohėn e paraparė.

Nė kėtė ditė kryeministri Berisha ka inspektuar nga afėr punimet nė autorrugė dhe tunelin e Kalimashit. Ndėrkohė shumė shpesh automjete tė ndryshme nga Kosova e Shqipėria tashmė kalojnė nėpėr tunel. Fakt ky qė nėnkupton se edhe aty punėt janė nė pėrfundim e sipėr dhe sė shpejti do tė hapet pėr tė gjitha automjetet.

Edhe nė zonėn e Kukėsit ka pėrfunduar vendosja e trarėve nė tė gjitha urat ku kalon autorruga. Dhe po vazhdon hapja e trasesė nė segmentin rrugor. E tėrė autorruga qė nga Kosova deri nė Rubik po merr pamjen e pėrfundimit tė punimeve, se ndėrtimi dhe shumica e punėve po i afrohet me sukses fundit.

http://www.ina-online.net/Default.as...15d35e119&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.5.2010, 08:36   67
Citim:
Hapet rruga pėr automjetet. Ministria: Pėrfunduan instalimet e fundit

Tuneli 6 kilometra i gjatė i rrugės Rrėshen-Kalimash hapet sot nė orėn 10.00 pėr tė gjithė drejtuesit e automjeteve.

Mėsohet zyrtarisht se i pranishėm nė ceremoninė e inaugurimit do tė jetė edhe ministri i Punėve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi. Ministria jep konfirmimin se tė gjitha punimet shtesė janė mbyllur.

“Tuneli i Thirrės u mbyll me qėllim qė t’i mundėsohej kompanisė ndėrtuese tė pėrfundonte instalimin e kėtyre pajisjeve elektromekanike, si dhe pėr tė sistemuar presionin e krijuar nga njė shtresė gjeologjike jo e qėndrueshme nė njė segment tė vogėl tė tunelit”, ėshtė njoftimi i ministrisė.

Punimet elektromekanike dhe tė sistemeve tė kontrollit tė trafikut janė instaluar dhe integruar plotėsisht nė njė sistem tė kontrollit qendror qė pėrfshin 26 ventilator tė mėdhenj ajrimi, mė shumė se 70 kamera, sinjalistikėn e mesazheve, njė sistem kundėr zjarrit nė tė gjithė tunelin, sistem telefonik nė rast emergjence, si dhe ndriēimin normal dhe atė tė sigurisė.

http://216.75.13.41/index/ekonomi/16...5e2299111.html

Citim:
Hapet tuneli i Thirrės, rinis qarkullimi

Hapet galeria jugore e tunelit tė Thirrės. Nė orėn 10 tė ditės sė sotme nisi qarkullimi normal i automjeteve pėrgjatė tunelit tė Thirrės, qė lidh vendi tonė me Kosovėn, i cili qė prej muajit nėntor ishte mbyllur. Nė pėrurimin e rivėnies nė funksion tė kėtij tuneli ishte Ministri i Transporteve, Sokol Ollldashi.

Ai e cilėsoi kėtė rrugė si shumė tė rėndėsishme, veēanėrisht pėr sezonin turistik.
Ministri Olldashi bėri me dije se nė njė kohė tė shpejtė do tė vihet nė punė edhe tuneli tjetėr i Thirrės.

Ndėrtimi i galerisė Jugore ka pėrfunduar totalisht dhe firma e kontratuar ia dorėzon tashmė atė qeverisė shqiptare. Ky tunel ėshtė i pajisur me 26 ventilatorė tė mėdhenj ajrimi, me 71 kamera qė vazhgojnė transportin, me njė sistem kundėr zjarrit nė tė gjithė tunelin, si dhe njė sistem telefonik nė rast emergjence.

http://scan-tv.com/welcome/lajmet/12...arkullimi.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.5.2010, 20:23   68
Citim:
Limaj inspekton punimet e filluara nė autorrugė

Ministri i Tansportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj sot ka bėrė edhe inspektimin e punimeve te autorrugės nė afėrsi tė Fshatit Vermicė tė Prizrenit, ku tashme kontraktori “Bektel & Enka” ka filluar ndėrtimin e kampit.

I pari i ministrisė se transportit u shpreh i kėnaqur me dinamiken e punimeve te deritashme nga ndėrmarrja kontraktuese qe po e bėn ne kilometrin e shtatė, larg vijės kufitare nė tokat shoqėrore pasi ato private nuk janė shpronėsuar ende.

Banorėve u janė dhėnė vendimet preliminare rreth shpronėsimit kurse ato pėrfundimtare do u jepen nė fund te muajit ka thėnė Limaj.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=38501
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2010, 20:30   69
Citim:
Tuneli i Kalimashit rikthen fluksin, 5000 makina nė ditė

“Tuneli i Kalimashit”, njė ndėr togfjalėshat mė tė pėrdorur nė tre vitet e fundit dhe ndėr ėndrrat mė e madhore tė shqiptarėve tashmė ėshtė kthyer nė segmentin rrugor mė tė pėrdorur nė vend, bashkė me gjithė autorrugėn Durrės-Kukės–Morinė.

Duket se dimri i sivjetshėm, i fundit pėr nga rruga e vjetėr, ka qenė shumė i gjatė dhe i mėrzitshėm, saqė njerėzit i ka pėrmalluar ndjenja pėr tė udhėtuar shkurt nga tuneli. Nė fakt, pėr ta bėrė kėtė ata nuk po presin sezonin turistik ose t’u dalė ndonjė punė, por qė nė ditėt e para tė hapjes sė tij janė “sulur” edhe pėr udhėtimin joshės qė nė kėtė fund maji tė ofron gjithė autorruga nga Morina nė Tiranė, 168 km e gjatė, jo mė shumė se 2.5 orė udhėtim.

Mėsohet se qė nga hapja e tunelit kalojnė rreth 5 mijė vetė nė ditė, ndėrsa ky numėr mendohet tė 3-4 fishohet me fluksin e pushuesve gjatė verės. Pėr tė shkuar nga Kukėsi deri nė portat gjigante tė tunelit tė Kalimashit duhen 15 minuta nė 13 km rrugė, jo e gjitha autorrugė e re.

“Mirė se vini nė tunel!”, shkruhet nė njė tabelė tė madhe elektronike, 1 km pa mbėrritur aty. Vendi i pushimit tė detyruar ėshtė thuajse njė ndalesė e vogėl. Nė galerinė e hapur lėvizet vetėm mė njė kah dhe udhėtimi ėshtė detyrimisht nėn shoqėrinė e forcave tė sigurisė me mjete tė posaēme.

Ndalesa u shėrben udhėtarėve nga Kosova pėr t’u ēmpirė. Njė cigare, njė pije freskuese nė kioskat e panumėrta qė janė anės tunelit ėshtė mikpritja e parė pėr ta. Polici me tabelėn e kuqe nė dorė thotė se duhet pritur.

Nė bisedė e sipėr, njė i moshuar, Hajdini, me cigare tė dredhur dorė, tregon se vjen nga Malisheva e Kosovės.

“Jam i mallėngjyer qė e arrita kėtė ditė tė madhe pėr kombin shqiptar. Tash shkojmė e vijmė shumė mė shpejt dhe shpesh nė shtetin amė. Edhe nė plazhet e Shqipėrisė, sivjet do tė shkojmė nė Vlorė, bashkė me djemtė qė kam jashtė shtetit”, tregon i moshuari.

“Na ka nxi jetėn Qafa e Malit, jemi bllokuar dhe pėr ditė tė tėra nga bora. Tashmė shkojmė bėjmė vizita, kryejmė punė dhe kthehemi nė shtėpi. E gjitha kjo shkurton lodhje, mund, para, hotel, kohė”, shprehet njė banor i Hasit.

Edhe shoferi mė tė cilin udhėtojmė thotė se tashmė bėn dy rrugė nė ditė, kur mė parė ishte i detyruar tė flinte nė Tiranė nė furgonin e tij, pas njė udhėtimi 6-orėsh.

Mjaftojnė kėto grimca bisedash dhe nė dalje tė tunelit duket njė fenelinė e ndezur qė paralajmėron se nga ana tjetėr tashmė kolona me automjete po vjen. Tė gjithė hipin nėpėr makina dhe pėr pak momente jemi nė hyrje. Qė nė fillim tė shoqėron uturima qė lėshon tuneli. Lart nė tavanin e tij herė pas here del sinjali paralajmėrues “NGADALĖ”.

Arbeni Plushi, njė ish-emigrant i sapokthyer nga Italia nė Kukės, pėr tė punuar nė profesionin e tij si biolog, thotė se ėshtė shumė i emocionuar qė kalon nė kėtė tunel.

“Tuneli ėshtė i jashtėzakonshėm. Nuk i mungon asnjė tregues teknik qė kanė tunelet e tjerė nėpėr Europė. Mė kujtohet kur isha student, ndihesha shumė keq kur do vija tek prindėrit nga Tirana, vetėm prej rrugės sė mundimshme dhe e tmerrshėm”.

Kėto biseda dhe vėshtrime pėrgjatė tunelit zgjasin vetėm 6 minuta, pėr t’u gjendur nė portėn tjetėr, nė Thirrė, ku vargu i makinave nė krahun e kundėrt pret pėr tė vijuar hyrjen nė tunel. Vetėm 6 minuta, duke shkurtuar 3 orė tė rrugės sė vjetėr.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=41808
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2010, 21:15   70
Citim:
Kosovė-Shqipėri, 22 mijė persona kalojnė kufirin nė ditė

Lėvizjet e qytetarėve pas hapjes sė tunelit tė Kalimashit nga Kosova drejt Shqipėrisė dhe anasjelltas, kanė rritur nė masė tė madhe qarkullimin me automjete dhe autobusė, njofton zyra pėr informim e Policisė sė Kosovės.

Vetėm nė pikėn kufitare tė Vėrmicės gjatė ditės nga Kosova pėr nė Shqipėri dhe anasjelltas kalojnė mbi 22 mijė persona.

Njė ditė para hapjes sė tunelit tė Kalimashit nė pikėn kufitare tė Vėrmicės, kufirin e kishin kaluar 669 persona-hyrje, kurse 595 persona-dalje. Ndėrsa automjete nė po tė njėjtėn pikė kufitare ka pasur 286 hyrje dhe 248 dalje, kamionė nė kėtė ditė kanė hyrė 15, ndėrsa dalje 19, kurse autobusė 2 kanė hyrė nė Kosovė dhe 5 kanė dalė pėr nė Shqipėri.

Ndėrsa me datėn 30 maj nė pikėn kufitare tė Vėrmicės kanė hyrė pėr nė Kosovė 14405 persona, kurse kanė dalė nga Kosova 7609 persona. Automjete nė kėtė ditė kanė hyrė nė Kosovė 3862, ndėrsa kanė dalė 7609 dhe kamionė nė kėtė ditė kanė hyrė 28, ndėrsa kanė dalė 12. Ndėrsa autobusė kanė hyrė nė Kosovė 31 dhe kanė dalė 24.

Sipas zyrės pėr informim tė Policisė sė Kosovės kjo shifėr, sidomos vikendeve, ėshtė edhe mė e lartė.

Ndėrsa, pėrmes kėsaj pike kufitare ka kėrkesa tė kalimit tė kufirit nga kompani transportuese nga Maqedonia dhe Mali i Zi, ndėrsa qarkullojnė nė mėnyrė individuale edhe shumė shtetas nga Serbia.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/k...ufirin-ne-dite
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2010, 22:11   71
Citim:
Mbi 170.000 persona kaluan kufirin e Vėrmicės brenda muajit

Pa u bėrė ende njė muaj i plotė qė nga 21 maji, ditės kur edhe ėshtė hapur tuneli i Kalimashit, numri i personave qė kanė kaluar nėpėr pikėn kufitare tė Vėrmicės deri ditėn e djeshme ka shkuar mbi 170 mijė dhe mbi 40 mijė vetura, ndėrkaq sipas zyrtarėve tė kėsaj pike kufitare numri i personave qė do tė kalojnė nė kėtė pikė kufitare gjatė muajit korrik pritet tė dyfishohet.

Numri i personave qė kalojnė nė pikėn kufitare tė Vėrmicės pėr nė Shqipėri, ēdo vit sa vjen e shtohet. Sipas zyrtarėve kufitarė, fluksi mė i madh i personave qė ia mėsyjnė shtetit shqiptar, por edhe tė atyre qė vijnė nė Kosovė, ėshtė gjatė orėve tė hershme tė mėngjesit dhe se ēdo ditė numri i personave qė kalojnė nė kufi sa vjen e rritet.

Rreshter Fatmir Bllaca, nė pikėn kufitare tė Vėrmicės, ka thėnė se qė nga hapja e tunelit nė kėtė pikė kanė kaluar mbi 170 mijė persona, ndėrkaq qarkullimi i veturave ka qenė rreth 40 mijė.

Bllaca ka bėrė tė ditur se sipas informacioneve tė pasagjerėve qė kalojnė nė pikėn kufitare, destinimi i tyre ėshtė kryesisht Durrėsi dhe Tirana, ndėrkaq ka theksuar qė numri i personave qė do tė kalojnė nė kėtė pikė kufitare gjatė muajit korrik pritet tė dyfishohet.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/m...-brenda-muajit
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.7.2010, 16:29   72
Citim:
Bashkiakėt shqiptarė nga 3 shtete mblidhen te tuneli

KUKES - Bashkia e Kukėsit mbledh nė tunelin e Kalimashit 40 pushtetarė vendorė nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia. Nė vizitėn e tyre nė kėtė vepėr u shpreh rėndėsia qė ka autorruga Durrės-Kukės, pėr tė bashkuar ekonomikisht trojet shqiptare nė Ballkan, kryesisht Shqipėrinė me Kosovėn si dhe rajonet shqiptare tė Maqedonisė, pas njė shekulli ndarjeje.

Nga kryetarėt e bashkive tė Shqipėrisė u nėnvizua fakti qė kjo rrugė nxit zhvillimin e vendit dhe hap mundėsitė reale edhe pėr korridore tė tjera, po kaq tė rėndėsishme nė jug dhe nė veri tė vendit.

Refik Rrugia, kryetar i Bashkisė sė Kavajės dhe kryetar i shoqatės sė bashkive, tha se kjo rrugė i bėn shqiptarėt tė ndihen krenarė sepse u jep mundėsinė tė prekin realitetin dhe bukuritė e natyrės nga njėri skaj nė tjetrin.

"E sjell Kosovėn, Maqedoninė, Kukėsin dhe verilindjen mė afėr detit, turizmit, sjell tė ardhura mė tė mėdha te shqiptarėt, por nga ana tjetėr na jep mundėsinė tė prekim Kosovėn dhe Maqedoninė, ku pėrveē turizmit dhe biznesit shkėmbejmė edhe eksperiencat tona", tha Rrugia, duke shtuar se kjo autorrugė ėshtė me tė vėrtetė njė vepėr e kombit.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=43102
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.8.2010, 20:48   73
Citim:
700 mijė persona kanė kaluar nė Vėrmicė brenda korrikut

Prizren, 7  gusht – Nė pikėn kufitare tė Vermicės qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn, gjatė muajit korrik ka pasur njė lėvizje rekord me 700 mijė persona.

“Vetėm gjatė muajit korrik kanė qenė 170 mijė automjete qė kanė kaluar nėpėr kėto pika, nėnkuptohet hyrje dhe dalje. Sa i pėrket numrit tė personave janė mbi 700 mijė persona qė kanė kaluar vetėm gjatė muajit korrik", bėn tė ditur Arbėr Beka, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės.

Zėdhėnėsi, siē raporton Start, u shpreh se policia e Kosovės po patrullon sė bashku me atė tė Shqipėrisė, duke ndihmuar kėshtu nė uljen e aksidenteve.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,30438
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.8.2010, 22:01   74
Citim:
Udhėtimi nė autorrugė-me pagesė

Udhėtimi nėpėr autorrugėn Durrės – Kukės – Morinė do tė bėhet me pagesė, ka bėrė tė ditur kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha. Ai tha se aplikimi i pagesės do tė bėhet pėr shkak tė pamundėsisė pėr sigurimin e mirėmbajtjes sė rrugės.

Kryeministri Berisha bėri tė ditur se tuneli i dytė nė Kalimash do tė hapet nė muajin shtator.

Kryeministri Berisha tha se ndėrtimi i autorrugės Durrės – Kukės – Morinė, tė cilėn e cilėsoi si “korridor” i kombit, ka ndikuar nė rritjen mė tė madhe tė turizmit nė historinė e Shqipėrisė.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=41162
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2010, 04:12   75
Citim:
Autorruga e afroi Kosovėn edhe me Ulqinin

Ulqin, 14 shtator - Falė Autorrugės Durrės-Kukės, sivjet Shqipėria dhe Kosova janė mė pranė Ulqinit dhe sipas autoriteteve tė kėsaj komune, stina e sivjetme turistike ėshtė mė e suksesshmja e njėzet vjetėve tė fundit, raporton KosovaLive.

Rivierėn e kėtij qyteti bregdetar sivjet e kanė zgjedhur pėr pushime verore 100.512 turistė tė regjistruar, tė cilėt kanė realizuar 684.412 bujtje.

Ndonėse tash shumė tė rrallė, autobusėt dhe makinat nga Republika e Kosovės, tė cilat kanė hyrė nėpėrmjet pikės kufitare tė Kullės pėr nė Ulqin, sivjet nuk janė qėlluar mė me gurė sikur mė parė.

“Ėshtė konstatim i pėrgjithshėm, jo vetėm i yni si pushtet lokal, por edhe i pėrfaqėsuesve tė hoteleve, plazheve, biznesit, i vetė pushuesve, si dhe i njohėsve tė rrethanave turistike se sezoni i kėtij viti cilėsohet si sezoni mė i suksesshėm nė dy dekadat e fundit,” thotė kryetari i Komunės sė Ulqinit, Gėzim Hajdinaga.

Hajdinaga si element pozitiv pėrmend shtimin e numrit tė pushuesve nga vendet e huaja, ndonėse “ėshtė kohė e krizės universale, ata Ulqinin e kanė zgjedhur si destinacion tė tyrin”.

Kryetari i Komunės sė Ulqinit falėnderon Elektrodistribucionin, Ndėrmarjen Publike Komunale, Shtėpinė e Shėndetit, Shėrbimin e Zjarrfikėsve, policinė dhe drejtuesit e tyre qė kanė kontribuar nė mbarėvajtjen dhe suksesin e kėtij sezoni.

Edhe drejtori i Organizatės Turistike Komunale, Ali Rexha thotė se struktura e mysafirėve tregon se ėshtė ruajtur tregu tradicional nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipėria tė cilėt pėrbėjnė 71.4 pėr qind tė pushuesve si dhe nga Mali i Zi me 12 pėr qind.

Ai nėnvizon se kanė kthyer mysafirė nga rajonet e afėrta – Bosnja, Serbia, si dhe nga Evropa Lindore e Qendrore.

Autoritetet e pushtetit vendor tė Ulqinit vlerėsojnė se rezultati i kėtij sezoni turistik nuk ka qenė i rastėsishėm, por ėshtė fryt i aktiviteteve tė planifikuara dhe tė realizuara mirė nė pėrgatitjen e sezonit turistik tė cilat kanė filluar qė nė shtator tė vitit tė kaluar.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,34221
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.10.2010, 22:32   76
Citim:
Nė autorrugė po punohet pandėrprerje

Kompania Bechtel Enka ka intensifikuar punimet nė kapacitet tė plotė nė Autorrugėn Morinė-Merdare.

Qė nga dita e fillimit tė punimeve, deri mė sot nuk ka pasur as pėr njė orė tė vetme ndėrprerje punimesh nė 24 kilometrat e para tė autorrugės. Kėshtu i tha Radio Kosovės zėdhėnsja e Bechtel Enka, Ela Ruci.

http://www.rtklive.com/?cid=8,1&newsId=42366
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.10.2010, 17:15   77
Citim:
Tuneli verior i Kalimashit hapet tė premten

Galeria veriore e tunelit tė Kalimashit do tė hapet tė premten nė 22 tetor, duke shėnuar nė kėtė mėnyrė, pėrfundimin e autorrugės Durrės-Kukės-Morinė, e konsideruar si "Rruga e Kombit", bėnė tė ditur burime zyrtare tė ministrisė sė Punėve Publike dhe Transportit.

Sipas tyre, punimet nė galerinė veriore kanė pėrfunduar duke pėrfshirė edhe sinjalistikėn, kamerat e sigurisė dhe ēdo gjė tjetėr. Me hapjen e galerisė veriore, udhėtarėt fitojnė 30 minuta kohė pasi nuk do t'u duhet tė presin radhėn, por secili do tė udhėtojė pa ndėrprerje nė tė dy kahet e tunelit.

http://www.rtsh.al/?fq=lajme&ltip=Vendi&gj=gj1&kid=69
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2010, 04:00   78
Citim:
Autorruga dhe shpronėsimi i tokave

Autoritetet kompetente kanė filluar shpronėsimin e tokave, nėpėr tė cilat parashihet tė kalojė autorruga Vėrmicė - Prishtinė. Shpronėsimi i tokave ka filluar tė bėhet nga komuna e Prizrenit, ku do tė shpronėsohen mbi 240 hektarė tokė.

Nga kjo sipėrfaqe, 160 hektarė janė pronė private, ndėrsa 80 hektarė janė tokė shoqėrore. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave, Muharrem Shahini, jep mė shumė detaje rreth shpronėsimit tė pronave:

“Pėr shpronėsimin apo kompensimin e pronave tė paluajtshme janė ndarė 15,890,434.00 euro. Deri tani pronarėve pėr tokat e paluajtshėm nė kėtė proces tė shpronėsimit janė rreth 7 milionė euro”.

Ndėrkohė, sa u pėrket vonesave pėr kompensim, Muharrem Shahini thotė se kryesisht kanė tė bėjnė me moskompletim tė dokumentacionit tė paraparė sipas procedurave.

Sipas tij, aktualisht nė zyrėn e vlerėsimit tė pronave tė paluajtshme tė gjitha lėndėt e kompletuara me dokumentacion sipas procedurave, janė dėrguar pėr ekzekutim nė sektorin pėr buxhet dhe financa.

“Procesi i shpronėsimit deri mė tani ka ecur shumė mirė. Departamenti i tatimit nė pronė ėshtė nė kontakt edhe me pronarėt qė iu bėhet vlerėsimi i tokave dhe ėshtė duke iu ndihmuar me tė gjitha procedurat qė ata kanė nevojė”, thotė Shahini.

Autorruga, e cila lidh Kosovėn me Shqipėrinė, ka filluar nė prill tė kėtij viti dhe pritet tė ndėrtohet brenda 36 muajve qė nga nisja e punimeve.

Pėrfaqėsues tė kompanisė “Bechtel & Enka”, thonė se gjithēka ėshtė duke shkuar sipas dinamikės sė paraparė dhe punimet po vazhdojnė.

Ela Ruēi, zėdhėnėse e kompanisė shprehet:

“Po punohet nė gjithė trasenė nė seksionin e dytė dhe tė tretė, aty ku Qeveria ka bėrė deri mė tani shpronėsimet, pra nė 24 kilometrat ku janė bėrė shpronėsimet nga ana e Qeverisė sė Kosovės”.

Ruēi shton se deri mė tani nuk kanė hasur nė ndonjė vėshtirėsi, e cila do tė mund t’i ngadalėsonte punimet.

Nė anėn tjetėr, autoritetet kosovare janė deklaruar tashmė se nga fillimi i punimeve e deri nė fund tė vitit 2011, Kosova do tė investoje nė autorrugė 405 milionė euro.

Nga kjo shumė, kėtė vit do tė harxhohen 130 milionė euro, ndėrsa nga buxheti i vitit tjetėr do tė shpenzohen 275 milionė euro. Pjesa tjetėr e tė hollave pritet t’i jepet ndėrtuesit pjesė-pjesė, por jo mė larg se deri nė fund tė vitit 2011.

Kėshilltari nė Ministrinė e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Endrit Shala, thotė se njė pjesė tė pagesės e kanė kaluar nė duart e kompanisė “Bechtel & Enka”.

“Pagesa bėhet me situacione. Varėsisht sa punė kryejnė, aq paguhen. Sa punon kompania, aq edhe paguhet. Ėshtė njė plan dinamik dhe nė bazė tė realizmit tė planit tė punės, paguhet kompania”, bėn tė ditur Shala.

Autorruga Vėrmicė - Prishtinė - Merdar do tė lidhet me auto-udhėn Durrės - Morinė dhe do tė jetė arteria kryesore e vendit pėr lidhje me Adriatikun.(rel)

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=83703
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.12.2010, 22:14   79
Citim:
Autorruga e “kombit” i afrohet finalizimit

Kukės, 20 dhjetor - Segmenti rrugor Myē - Fushė Dukagjin, pjesė e autorrugės Rrėshen - Morin, hapet tė shtunėn. Me pėrfundimin e kėtij segmenti, kompletohet trajektorja e autorrugės Milot – Kukės - Morin, ndėrsa mbeten ende tė pafilluara “By Passi” i Fushė-Dukagjinit dhe Ura e Madhe mbi liqenin e Fierzės nė hyrje tė Kukėsit.

Punėtorė dhe specialistė tė kompanisė “Alb Building”, po merren me punime rutinė nė rrugė si pastrimi i asfaltit nga dherat, eliminimi i disa shembjeve dhe ndėrtimi i mureve mbajtėse me blloqe betoni. Ndėrkohė, njė kompani e specializuar nga Tirana po merrej me vendosjen e sinjalistikės vertikale dhe vendosjen e piketave pėr vijėzimin.

“Tė shtunėn ky segment i autorrugės hapet pėrgjithnjė, do tė vijė dhe Sala, ndėrkohė qė mbrėmė (e diel) rruga u hap si korridor emergjence pėr shkak tė djegies sė njė kamioni nė rrugėn e vjetėr. Presioni i drejtuesve tė automjeteve pėr tė qarkulluar nė kėtė rrugė po na pengon kėshtu qė jemi detyruar tė njoftojmė policinė rrugore”, thotė inxhinieri i firmės “Alb Building”.

Ndėrsa, lidhur me “By Pass-in” e Fushė-Dukagjinit ku kryqėzohen rrugėt pėr nė Fushė-Arrės, Shemri, Kalimash dhe Kolsh, inxhinieri i kompanisė thotė se ėshtė bėrė njoftimi pėr tender dhe diskutohet qė atė ta marrė pėrsipėr konsorciumi amerikano-turk “Bechtel-Enka”.

“Nėse ajo do qėndrojė mė gjatė nė Shqipėri, por edhe kjo vepėr nuk do fillojė shpejt pėr mungesėn e parave”.

Ndėrkaq pėr mungesė fondesh ka mbetur ende nė letėr projekti i urės sė madhe mbi Liqenin e Fierzės nė hyrje tė qytetit tė Kukėsit. Projekti i kėsaj ure ka pėrfunduar nė gusht tė vitit 2009 nga njė kompani kroate, ndėrkohė qė nga ajo kohė punimet nuk kanė filluar pasi nuk ka financime.

Projekti i urės mbi Liqenin e Fierzės qė do tė dublojė urėn ekzistuese dhe aplikohet pėr herė tė parė nė Shqipėri. Ura do tė jetė e gjatė 280 metra dhe do tė jetė vetėm me dy kėmbė dhe me katėr kalime. Projekti i urės mbi Liqenin e Fierzės nė hyrje tė qytetit Kukėsit ėshtė njė ndėr veprat mė tė vėshtira inxhinierike nė autorrugėn Durrės – Kukės - Morin, pas tunelit tė Kalimashit.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,44115
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.1.2011, 21:53   80
Citim:
Punimet nė autorrugė vazhdojnė pa mbikqyrje

Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit ende nuk e ka nėnshkruar kontratėn me kompaninė italiane qė ka fituar tenderin pėr mbikėqyrjen e punimeve tė autorrugės Morinė – Merdar.

Zyrtarėt e kėsaj Ministrie thonė se janė duke hulumtuar rreth vėrtetėsisė sė dokumentacionit. Ndėrkaq, ekspertėt e ekonomisė kritikojnė institucionet pėr zvarritjen e procesit.

Ndėrtimi i autorrugės Morinė-Merdar ėshtė duke vazhduar pa mbikėqyrje ndėrkombėtare. Ndonėse Ministria e Transportit tashmė ka pėrzgjedhur konsorciumin italian “Merilino Progetti & Politecnica”, qė do ta mbikėqyrė atė, ende nuk ėshtė nėnshkruar kontrata pėrkatėse.

Endrit Shala, shef i kabinetit tė Ministrit Limaj thotė se kontrata nuk ėshtė nėnshkruar pėr shkak tė dyshimeve tė Departamentit tė Prokurimit mbi vėrtetėsinė e dokumenteve tė prezantuara.

“Institucionet e Kosovės janė duke u marrė me vėrtetėsinė e atyre dokumenteve. Atėherė kur tė vėrtetohen ato, do tė merren hapat e mėtutjeshėm. Por, kjo nuk ka ndikuar nė asnjė moment, nuk e ka ndėrprerė ose neglizhuar punėn qė ėshtė duke u bėrė nė autorrugėn Morinė Merdar”, thotė Shala.

Ministria e Transportit ka kėrkuar mendimin e Organit Shqyrtues tė Prokurimit rreth procedimit tė mėtejshėm tė kėtij rasti. Ndėrkaq, OSHP-ja, nė fillim tė kėsaj jave, i ka rekomanduar Ministrisė qė brenda 15 ditėsh tė vėrtetojė dokumentacionin dhe tė veprojė konform gjetjeve qė do tė rezultojnė, thotė Shala.

Nga ana tjetėr, ekspertėt e ekonomisė thonė se pėr njė projekt kaq tė madh dhe tė kushtueshėm nevojitet njė mbikėqyrje e rreptė. Drejtori ekzekutiv i Riinvestit, Lumir Abdixhiku, pohon se duhet tė shihen interesat nacionale tė Kosovės, nėse projekti realizohet si duhet dhe sipas afateve, si dhe a ėshtė nė pėrputhje me standardet e pritura nga Qeveria.

“Ėshtė njė kosto e madhe pėr buxhetin e Kosovės, prandaj edhe kualiteti duhet tė jetė i lartė. Ky kualitet i lartė mund tė sigurohet vetėm pėrmes njė vėzhgimi rigoroz nga kompania pėrkatėse”, thotė Abdixhiku.

Abdixhiku kritikon institucionet qė po e zvarrisin procesin e nėnshkrimit tė kontratės me kompaninė qė do tė mbikėqyrė punimet e autorrugės.

“Pėrzgjedhja e kompanisė, sipas procedurave, ėshtė dashur tė kryhet deri tani. Nėse ėshtė bėrė njė pėrzgjedhje, nėse ėshtė ndarė njė kompani, atėherė ėshtė dashur tė nėnshkruhet edhe kontrata”, shtoi Abdixhiku.

Konsorciumi italian “Merilino Progetti & Politecnica”, ėshtė pėrzgjedhur nė muajin gusht tė vitit tė kaluar, nga tri kompani qė kishin konkurruar nė kėtė tender, kurse oferta e saj ėshtė rreth 6,8 milionė euro.

Ndėrkohė, sipas zyrtarėve tė MTPT-sė, punimet nė autorrugėn Vėrmicė-Merdar janė duke u zhvilluar sipas dinamikės sė paraparė me marrėveshjen ndėrmjet Qeverisė dhe konsorciumit Bektel-Enka, kurse mbikėqyrjen e punimeve e bėjnė inxhinierėt dhe ekspertėt e drejtorisė sė rrugėve.

http://www.rtklive.com/?cid=8,1&newsId=44997
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:40.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.