Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.2.2011, 15:18   81
Citim:
Rruga e Kombit, pa mbikalime e nėnkalime

Nė segmentin e autorrugės Fushė-Dukagjin – Kukės – Morinė, me gjatėsi 23 km, ka nisur prej disa ditėsh ndėrtimi i trafik-ndarėseve dhe disa elementėve tė sinjalistikės.

Kėto punime janė njė projekt mė vete dhe pėrbėjnė masėn e domosdoshme tė sigurisė, pasi pikėrisht mungesa e ndarėseve si dhe tė mbrojtėseve anės rrugės, ka bėrė qė nė kėtė pjesė tė autorrugės tė kėtė shumė aksidente ku nuk kanė munguar edhe viktimat.

Specialistėt qė po kryejnė punimet thonė se, ky proces do tė pėrfundojė mė 10 mars dhe se ndarėset rrisin sigurinė pėr pėrdoruesit e rrugės.

Autorruga shtrihet tėrėsisht nė zona tė banuara, qė nė periferi tė Kukėsit e deri nė Morinė, ku ndėrtuesit janė detyruar tė lėnė shumė hapėsira qė nuk lejohen nga kodi rrugor. Shumė hyrje e dalje janė improvizuar nga vetė vozitėsit, nga rrugėt rurale nė autorrugė.

Banorėt e zonės pėrgjatė autorrugės kanė ngritur shqetėsimin e mungesės sė mbi dhe nėnkalimeve. Nė periferi tė qytetit kanė mbetur jashtė lidhjes me qendrėn administrative dhe me tregun, shumė fshatra. Disa banorė tė Gostilit nė Kukės tregojnė se, pėr mė tepėr ende nuk janė dėmshpėrblyer pėr pronėn e zėnė nga rruga, ndėrsa askush nuk ka menduar tė bėjė tė paktėn njė mbikalim pėr bllokun e banesave qė mbeten pėrtej.

Nė zona tė tjera, qindra banorė kalojnė pėrmes korsive tė autorrugės duke rrezikuar seriozisht jetėn e tyre. Por, nė kėtė segment mungojnė gati kudo mbikalimet apo nėnkalimet qė rrugėt e tjera tė lidhen me autorrugėn. Edhe vetė qyteti i Kukėsit nuk ka njė rreth-rrotullim funksional pėr tė hyrė nė autorrugė dhe pėr tė dalė prej saj. Rruga e re ka lėnė tė izoluar bregun e liqenit dhe kurorėn e gjelbėr tė qytetit.

Kryetari i Bashkisė sė Kukėsit, Hasan Halili thotė se ėshtė i shqetėsuar pėr kėtė fakt, dhe sipas tij autorruga do tė ketė sėrish punime tė tjera, ku ai renditi disa mbikalime, sinjalistikėn, vendet e parkimit etj.

Situata ėshtė edhe mė e rėndė nė Komunėn Tėrthore, me fshatrat Pėrbreg, Gjegjan, Bardhoc dhe Morinė, ku hyrja nė autorrugė, edhe mė tej pas montimit tė trafik-ndarėseve, vazhdon tė bėhet nė mėnyrė tė parregullt. Po ashtu, kalimi nga njė trase nė tjetrėn bėhet nė korridoret e lėna pa trafik-ndarėse brenda trupit tė rrugės. Duke qenė se autorruga kalon pėrmes fshatrave, i ka izoluar kėta tė fundit nga kullotat, pyjet, tokat bujqėsore dhe varrezat. Nuk kanė qenė tė rralla rastet kur pėr tė kryer punėt e tyre tė pėrditshme, banorėve u ėshtė dashur tė kapėrcejnė autorrugėn dhe kanė pėsuar aksidente.

Vetėm nė kėtė segment tė autorrugės, brenda njė viti janė shėnuar tė paktėn 10 aksidente me tre tė vdekur dhe 20 tė plagosur.

Drejtori i Rrugėve Rajonale nė Kukės, Arben Basha thotė se edhe mė herėt, gjatė takimeve me projektuesit ėshtė trajtuar edhe ēėshtja e mbikalimeve dhe nėnkalimeve si dhe problemi i rreth-rrotullimit nė hyrjen e Kukėsit, qė siē tha ai, ka mbetur i mangėt.

“Komuniteti i zonave tė banuara dhe pushteti vendor e kanė ngritur zėrin pėr nevojėn e ndėrtimit tė kėtyre nyjave integruese me autorrugėn dhe mesa jemi tė informuar, nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve ka njė projekt tė caktuar me tė cilin ende nuk jemi njohur”, - tha ai.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...359615247.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.4.2011, 21:10   82
Citim:
Fillon shtrirja e asfaltit nė autorrugėn Vėrmicė-Merdarė

Prishtinė, 15 prill - Kompania “Bechtel & Enka” nis sot shtrimin e asfaltit tė parė nė autorrugėn Vėrmicė – Merdarė, e quajtur “Ibrahim Rugova”. Pas disa muajsh tė punimeve, “Bechtel & Enka”, ka arritur qė tė pėrgatitet pėr tė shtruar pjesėn e parė me asfalt tė autorrugės sė parė nė Kosovė. Drejtues tė ndėrtimit tė kėtij projekti kanė thėnė pėr agjencinė e lajmeve Ekonomisti se dinamika e punėve ėshtė duke ecur sipas planifikimit.

Punimet nė ndėrtimin e autorrugės “Ibrahim Rugova” kanė nisur me 25 prill 2010. Kjo rrugė, mundėson lidhjen e Kosovės me Shqipėrinė, por edhe bashkėpunimin rajonal dhe integrimin evropian, patėn vlerėsuar zyrtarė tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, ditėn kur filluan punimet nė ndėrtimin e saj.

“Duke e shtrirė autorrugėn pėrmes Kosovės, ne do t’u japim mundėsi qytetarėve tė vendit tonė, por edhe tė gjitha vendeve tė tjera tė rajonit, qė mė lehtė tė prekin bregdetin e bukur tė Adriatikut dhe tė Jonit shqiptar. Anasjelltas, kjo udhė do t’ua bėjė edhe mė tė afėrt fizikisht qytetarėve tė Shqipėrisė, Prizrenin, Gjakovėn, Pejėn, Therandėn, Ferizajn, Prishtinėn, Podujevėn dhe gjithė Kosovėn”, kishte thėnė nė atė kohė ish presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pati theksuar se pas lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės dhe pas hyrjes sė Shqipėrisė nė NATO, kjo ngjarje ėshtė njė ndėr momentet shumė tė rėndėsishme historike.

“Prandaj, 25 prilli i vitit 2010 do tė jetė data e shėnuar nė historinė e Kosovės dhe Qeverisė sė parė tė pavarėsisė sė saj”, pati thėnė Krasniqi.

Sot, nė ceremoninė e shtrimit tė asfaltit tė parė nė autorrugėn Vėrmicė – Merdarė, zyrtarisht ėshtė konfirmuar pjesėmarrja e kryeministrit aktual Hashim Thaēi, i cili nė kohėn e fillimit tė ndėrtimit tė saj, pati shpreh bindjen se pėrfitimet ekonomike tė Kosovės do tė jenė tė mėdha pas pėrfundimit tė projektit tė ndėrtimit tė autorrugės.

“Po e hapim kapitullin e historisė sė re tė Kosovės - epokėn e fuqizimit tė zhvillimit ekonomik tė Republikės sė Kosovės. Sot, historia dhe e ardhmja e Kosovės dhe e qytetarėve tė Kosovės bėhen njė”, kishte thėnė Thaēi.

Ndėrsa ish-ministri i Transportit dhe Postėtelekomunikacionit Fatmir Limaj, pati thėnė se kjo rrugė do tė ketė impakt tė posaēėm nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės.

“Me ndėrtimin e kėsaj autorruge, Kosova do tė bėhet mė tėrheqėse pėr investitorėt e huaj, do tė na ofrohet dalja nė det, nga do tė qarkullojnė mallrat dhe njerėzit nga Kosova nė Evropė dhe nga Evropa nė Kosovė”, pati thėnė ish ministri Limaj.

Ndėrtimi i autorrugės pritet tė bėhet brenda tre vjetėve dhe vlerėsohet se do tė kushtojė mbi 700 milionė euro. Dyzet pėr qind tė punimeve tė drejtpėrdrejta nė trasenė e rrugės, ėshtė paraparė se do tė kryhen nga kompanitė vendore. Gjatė kėsaj periudhe kohore, sipas autoriteteve nė Kosovė, do tė punėsohen rreth katėr mijė punėtorė vendės nė ndėrtimin e autorrugės Vėrmicė-Merdare.

Traseja e autorrugės parashihet tė kalojė nėpėr tetė komuna, nė gjatėsi prej 118 kilometrash, dhe me asfalt do tė mbulohen 1062 hektarė tokė. Korridori, nė tė cilin parashikohet tė kalojė autorruga Merdare-Vėrmicė, nga Kuvendi i Kosovės ėshtė shpallur zonė e interesit tė veēantė.

Opinioni opozitar dhe EULEX-i kanė shfaqur dyshime pėr keqpėrdorime materiale gjatė procesit tė tenderimit dhe kontraktimit pėr ndėrtimin e kėtij objekti mė kapital tė vendit.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,55708
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2011, 17:50   83
Citim:
Qeveria e ēon autorrugėn nga Malisheva

Prishtinė, 28 prill - Autorruga nuk do tė kalojė nga Shtimja, por nga Malisheva. Vendimin e mori Qeveria, ndėrsa kreu i saj, Hashim Thaēi, e arsyetoi atė para ministrave, duke thėnė se me kėtė opsion kursehen qindra miliona euro.

Nė mbledhjen e sė mėrkurės, Qeveria mori vendim qė nė funksion tė punimeve tė shpronėsojė pronat ku pritet tė ndėrtohet autorruga nga Qafa e Dulės nė drejtim tė Orllatit, pėr t’u lidhur nė magjistralen Prishtinė-Pejė.

“Dikush mund tė pyesė pse ėshtė ky devijim. Pėrgjigjja ėshtė shumė e qartė e studiuar me ekspertė vendorė dhe ndėrkombėtarė. Kursehen mbi 350 milionė euro dhe do tė ketė vetėm 7 minuta shtesė nė kuptimin e humbjes sė kohės. Pėr ne si Qeveri janė shumė dhe duhet kursyer kėto mjete qė t’i investojmė nė projekte tjera”, tha kryeministri Thaēi para ministrave qė miratuan pa ndonjė kundėrshtim planin e tij, por nuk sqaroi se cilės vlerė tė pėrgjithshme tė projektit i referohet kursimi i kėtyre qindra milionėve, qoftė nga Malisheva, qoftė me tunele nga Shtimja e Lipjani.

Nė njėvjetorin e fillimit tė ndėrtimit tė autorrugės Vėrmicė-Merdar, kryeministri Thaēi para kabinetit qeveritar ka vlerėsuar lart punėn e institucioneve dhe tė punėkryesit nė kėtė projekt tė rėndėsishėm pėr vendin.

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,5,57117
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.5.2011, 16:36   84
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
BEGP, mars 2011, Morinė-Prishtinė:

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	morine-merdare-032.jpg
Shikimet:	804
Madhėsia:	88,9 KB
NNJ:	3037

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	morine-merdare-033.jpg
Shikimet:	741
Madhėsia:	75,9 KB
NNJ:	3038

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	morine-merdare-034.jpg
Shikimet:	739
Madhėsia:	75,1 KB
NNJ:	3039

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	morine-merdare-035.jpg
Shikimet:	772
Madhėsia:	88,1 KB
NNJ:	3040
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.5.2011, 22:49   85
Citim:
“Rruga e kombit” devijon nga “Korridori 7 “

Prishtinė, 4 maj - Autorruga qė lidh Morinėn me Merdarin nuk do ta ketė epitetin e “autorrugės” pas pėrcaktimit tė trasesė sė re nga Qeveria. Traseja e autorrugės “Ibrahim Rugova” qė kalon nga Suhareka nė drejtim tė fshatrave tė Malishevės e tė Drenasit ndėrpritet nė pikėn ku sipas vendimit qeveritar lidhet me rrugėn Prishtinė-Pejė e njohur si “Korridori 6”, e cila cilėsohet si rrugė magjistrale me shpejtėsi maksimale tė lejuar prej 80 kilometrash nė orė.

Nga Arllati, vendi ku autorruga parashihet tė dalė nė rrugė magjistrale, traseja e autorrugės do tė ndėrpritet, ndėrsa do tė vazhdojė sėrish nė afėrsi tė aeroportit “Adem Jashari”, mė saktėsisht nė fshatin Sllatinė.

Sipas Qeverisė, vendimi qė autorruga tė shfrytėzojė mbi 20 kilometra trase tė rrugės magjistrale Prishtinė-Pejė e kursen arkėn e shtetit pėr rreth 350 milionė euro, pasi qė nė tė kundėrtėn ėshtė vlerėsuar si opsion i shfrytėzimit tė plotė i “Korridorit 7”, nga Suhareka nė drejtim tė Qafės sė Duhlės e deri nė Shtime.

Me anė tė vendimit, Qeveria ka devijuar “Korridorin 7”, i cili ėshtė ndėrkombėtarisht i njohur. Vendimi i Qeverisė, pėrpos ndėrrimit tė trasesė sė autorrugės, ndryshon edhe hartat rrugore evropiane e ndėrkombėtare. I njėjti vendim ka bėrė qė “Korridori 7” do tė mbetet nė shfrytėzim vetėm si rrugė qė lidh Shtimen me Suharekėn.

Zyrtarė tė Ministrisė sė Infrastrukturės kanė rekomanduar qė pėr konsultime tė shfrytėzohet vendimi i Qeverisė i nxjerrė javėn e kaluar. Ndėrkohė, nga ndėrtuesi i autorrugės, konsorciumi “Bechtel-Enka”, ėshtė thėnė se integrimi i autorrugės nė rrugėn ekzistuese M9, apo seksioni i 6-tė i autorrugės, bėhet duke pasur parasysh se aktualisht ėshtė duke u punuar pėr zgjerimin e kėsaj rruge nė dy drejtime me nga dy korsi. Sipas zėdhėnėses sė konzorciumit “Bechtel-Enka”, Ela Ruēi, hyrja nga autorruga nė rrugėn M9 do tė bėhet nėpėrmjet nyjave lidhėse.

“Nėse ndėrtimi me tre tunele do t’i kushtonte buxhetit shumė mė tepėr nė koston financiare, pėrsėri duhet tė kihet parasysh se nė tunel shpejtėsia maksimale ėshtė 80 kilometra nė orė, aq sa ėshtė shpejtėsia e dizajnuar edhe pėr rrugėn M9 tashmė e zgjeruar me 4 korsi. Diferenca nė trafik shkon nga 6 deri nė 8 minuta”, ka thėnė Ruēi.

Pėr ndėrtimin e rrugės nė tė cilėn do tė lidhet autorruga, Qeveria e Kosovės pati shpenzuar dhjetėra miliona euro. Punimet nė zgjerimin dhe rindėrtimin e rrugės M9 deri nė vitin 2009, nga Sllatina pėr Pejė, kanė kushtuar rreth 43 milionė euro. Kėtyre milionave i bashkėngjiten edhe shpenzimet nė rikonstruktimin dhe zgjerimin e urave nė segmentin Sllatinė-Gjurgjicė, projekt i cili ka kushton mbi 9 milionė euro, i bartur edhe nė vitin 2011. Sė bashku me shpenzimet e bėra gjatė vitit 2010, shpenzimet nė kėtė projekt kanė kapur vlerėn prej afro 55 milionė eurosh.

Vendimi i Qeverisė pėr daljen e autorrugės Morinė-Merdar nė aksin rrugor Prishtinė-Pejė, sipas njohėsve tė ēėshtjeve tė transportit rrugor, nuk konsiderohet veprim i menēur i Qeverisė.

“Ndėrprerja e vazhdimėsisė sė trasesė siē ёshtё propozuar ose vendosur ėshtė humbja e korridorit. Nё qoftё se ndodh kjo, pёrgjegjėsia ёshtё e atyre qё vendosin nё mёnyrё tė paligjshme dhe pa ekspertё vendės”, ka thėnė Kaqusha Jashari, ish-anėtare e Komisionit Parlamentar pėr Ekonomi, Tregti, Transport e Telekomunikacion.

Ajo ka theksuar se vendimi i Qeverisё pёr ta ndryshuar trasenė e autorrugės e aprovuar nga Kuvendi i Republikės sё Kosovёs bie ndesh me vendimet e mėparshme, si ai i Qeverisё i datёs 7 mars dhe i Kuvendit mė 2 qershor 2008, kur ёshtė pёrcaktuar traseja si zonё e interesit tё veēantė ekonomik.

“Mё brengos ndёrprerja e vazhdimėsisё sё korridorit ndёrkombёtar, pёr tё cilin kemi kёrkuar dhe kemi arritur tё lidhet Kosova me rrjetin rrugor ballkanik. Kjo autorrugё Merdar- Prishtinė- Kukės-Durrės (Koridorri 7), Kosovėn dhe Shqipėrinė i lidh me rrugёn mė tё shkurtėr nё rrjetin evropian tё rrugёve ndёrkombёtare”, ka thėnė Jashari.

Sipas saj, me vendimin e ndryshimit tё trasesё, Qeveria ka shkelur kushtet teknike, tё cilat korridori ndėrkombёtar duhet t’i plotėsojė.

“Ndёrhyrja e korridorit nё rrugё tjetёr nuk i plotёson kushtet teknike tė autorrugės nё ndėrtim. Ndёrhyrja e autorrugёs nё rrugёn Prishtinё-Pejё dhe shfrytёzimi i saj prej Arllatit deri nė Sllatinё pėr rreth 20 km po i ndryshon kushtet teknike, sepse kjo pjesė ёshtė e hapur dhe do tё ndikojė negativisht nё siguri”, ka thėnė Jashari.

Sipas saj, nga ndёrhyrja nё kёtё pjesė tė rrugёs pёr nė Pejė do tё formohet fyt i ngushtё, ku do tё shkaktohet komunikacion i dendur.

“Me numėrimin e automjeteve nё kёtё pjesё, mё 2007, frekuenca e tyre ka qenё 20.726 mesatarja ditore. Pёr tė ndёrtuar rrugё tė nivelit tė autorrugės nevojiten 12.000 kalime qė ajo tė jetė rentabile. Pa ndėrhyrjen e ‘Korridorit 7’, kjo rrugё ёshtё e ngarkuar. Si do ta pёrballonte fluksin ballkanik”, ka shtruar ēėshtjen ajo.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,57661
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.5.2011, 22:12   86
Citim:
CEZ merr kontrollin e tunelit tė Kalimashit

Enti Rregullator i Energjisė Elektrike (ERE) ka miratuar sė fundmi transferimin e nėnstacionit tė Kalimashit nga Operatori i Sistemit tė Transmetimit te CEZ Shpėrndarje.

Shumė shpejt do tė jetė kompania private ēeke CEZ, ajo qė do tė menaxhojė nėnstacionin elektrik 110 kilovolt, qė shpėrndan energjinė pėr tunelin e rrugės Rrėshen-Kalimash, rreth 6 km i gjatė.

Aktualisht tuneli furnizohet po nga CEZ, por menaxhohej nga OST-ja, duke krijuar probleme nė administrim konkret tė asetit.

Bordi i Komisionerėve tė Entit Rregullator tė Energjisė nė mbledhjen e tij, mbasi shqyrtoi kėrkesėn pėr miratimin e transferimit tė aseteve nga shoqėria OST te shoqėria CEZ Shpėrndarje, si dhe relacionin e Drejtorisė sė Licencimit dhe Monitorimit tė Tregut e Drejtorisė Juridike dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, konstatoi se aplikimi i shoqėrisė OST i plotėson kėrkesat e parashikuara nga ERE pėr transferim tė aseteve.

Pas kėsaj, bordi vendosi tė fillojė procedurat pėr transferimin e nėnstacionin 110/20 kv tė Kalimashit, te shoqėria CEZ Shpėrndarje.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=119098
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.6.2011, 17:05   87
Citim:
Mosmarrėveshjet me FMN-nė nuk e ndalin rrugėn e kombit

Kryeministri i vendit, Hashim Thaēi sė bashku me ambasadorėt e shteteve tė Kuintit dhe pėrfaqėsuesin e Bashkimit Evropian nė Kosovė, Fernando Xhentilini, kanė inspektuar punimet nė autorrugė nga seksioni i tretė e deri tek ai i pari.

Shefi i Ekzekutivit tha se gjithēka ėshtė duke shkuar sipas planifikimit dhe 38 kilometrat e para do tė pėrmbyllen mė 30 tetor tė kėtij viti dhe pastaj do tė vazhdohet me seksionin e pestė nė drejtim tė Prishtinės dhe Merdarit. Duke vlerėsuar lartė punėn qė ėshtė duke u bėrė nė autorrugėn “Ibrahim Rugova”, i ka ndalur ambasadorėt tri herė nė seksione tė ndryshme.

Kryeministri ka thėnė se kjo ėshtė njė vepėr jashtėzakonisht e rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik, pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės dhe pėr mirėqenien qytetare. Pėr mė tepėr ai ka shtuar se nė kėtė projekt janė duke punėsuar rreth 2000 punėtorė lokalė, rreth 60 kompani kanė realizuar rreth 100 kontrata me konzorciumin “Bechtel & Enka”.

“Jam i kėnaqur qė jam me ambasadorėt mė tė fuqishėm tė Bashkimit Evropian nė kėtė vizitė. Kjo ėshtė kryevepra e infrastrukturės sė Kosovės, kjo ėshtė pamje e re pėr Kosovėn, ėshtė pamje e re evropiane”, tha Thaēi. Pėr inspektimin e autorrugės kanė marrė pjesė ambasadori britanik Jan Klif, ai francez Zhan Fransua Fitu, italiani Majkėll Xhifoni, ai gjerman Hans-Diter Shtajnbah dhe pėrfaqėsuesi i BE-sė, Fernando Xhentilini.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/m...rugen-e-kombit
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.8.2011, 21:39   88
Citim:
Nė fund tė tetorit lėshohen nė qarkullim 34 kilometrat e Autorrugės

Prizren, 11 gusht - Sot, ministri i Infrastrukturės Fehmi Mujota vėzhgoi nga afėr zhvillimin e punimeve tė Autorrugės, Vėrmicė-Merdar.Gjatė kėsaj vizite, pėr zhvillimin dhe dinamikėn e kėtyre punimeve ministri Mujota u njoftua nga menaxheri i kėtij projekti Darren Mort.

Me kėtė rast ministri Mujota punimet nė ndėrtimin e autorrugės i cilėsoi tė njė cilėsie tė lartė, duke shtuar, sot jemi nė vizitė pune nė rrugėn e kombit. Nga ajo qė ne pamė shihet se ėshtė arritur njė progres i madh, brenda njė muaji.

Nė kėtė vend punishte punojnė mė tepėr se 3600 punėtorė, dhe mbi 2000 makina pune, pėr ndėrtimin e kėtyre 34 kilometrave tė autorrugės sonė.

„Suksesi i arritur pėr kėtė periudhė kohore garanton qė zotimi i dhėnė nė mėnyrė publike, nga ana e kompanisė dhe Qeverisė, se deri nė fund tė muajit tetor do tė mund tė lėshohen nė qarkullim 34 kilometrat e para tė autorrugės, tani ėshtė e besueshme se do tė jetė realitet i plotė. Unė dua tė pėrgėzoj kompaninė pėr punėn e madhe, pėr suksesin e arritur, sikur qė dua tė pėrgėzoj tė gjithė autoritetet lokale qė nė tė cilat kalojnė kėto segmente tė autorrugės dhe banorėt tė cilėt kanė gjetur mirėkuptimin pėr tė zbatuar vendimet e qevrisė, dhe pėr tė krijuar hapėsirė tė mjaftueshme tė zhvillimit tė punimeve pėr kompaninė.Njė punė e pėrbashkėt njė punė ekipore njė punė racionale ėshtė dėshmia mė e mirė e suksesit tė arritur deri mė tani“ vlerėsoi ministri Mujota.

Menaxheri i kėtij projekti Darren Mort e falenderoi ministrin Mujota pėr vizitėn e bėrė, dhe shtoi se progresi i punimeve ka qenė i jashtėzakonshėm gjatė kėtij muaji pėr tė arritur datėn finale, pėrfundimin e kėtyre kilometrave pėr qarkullim nė fund tė tetorit tė kėtij viti.

„Ka qenė njė vit jashtėzakonisht i suksesshėm falė edhe bashkėpunimit me institucionet e Kosovės me tė cilat kemi pasur dhe bashkėpunuar gjatė gjithė kohės sė ekzekutimit tė punimeve nė kėto segmente. Ky bashkėpunim ka bėrė tė mundur qė tė arrijmė deri kėtu ku jemi, dhe jemi shumė optimist se kjo pjesė e Autorrugės do hapet nė afat“.

http://www.koha.net/?page=1,13,65808
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.8.2011, 11:47   89
Citim:
Morinė-Merdare, gati segmenti i parė i rrugės

Nė tetor do tė lėshohet pėr qarkullim segmenti i parė i autorrugės Merdarė-Morinė, nga hyrja e qytetit tė Suharekės deri nė pikėn kufitare me Shqipėrinė. Lėshimi i kėtij segmenti tė gjatė rreth 30 kilometra do tė pasohet me fillimin e punimeve nė seksionin e pestė nė drejtim tė Prishtinės.

Kėshtu ka bėrė tė ditur Kryeministri Hashim Thaēi gjatė inspektimit tė punimeve nė autorrugė.

Pėrfaqėsuesi i kompanisė Bektel & Enka Sinan Tara tha se ecuria e punimeve po shkon sipas parashikimeve.

Pėr kėtė vit qeveria e Kosovės ka ndarė 250 milionė euro pėr ndėrtimin e autorrugės dhe po kaq mendohet tė ndahen edhe nė vitin e ardhshėm pėr vazhdimin e punimve nė drejtim tė Prishtinės e pastaj tė Merdarit, pikės kufitare me Serbinė deri ku ėshtė e paraparė tė vazhdohet autorruga.

Nė ndėrtimin e autorrugės aktualisht janė tė angazhuar 3700 punėtorė, prej tė cilėve rreth 2500 janė nga Kosova.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-rajoni...-i-rruges.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.10.2011, 20:40   90
Citim:
Nė fund tė tetorit lėshohen nė qarkullim autorruga Vermicė - Merdarė

Ministri i Infrastrukturės, Fehmi Mujota, ka thėnė se fundi i muajit tetorit do ta gjejė Kosovėn me tridhjetė e tetė kilometrat e para tė autorrugės Vermicė-Merdar, ndėrsa ka pėrjashtuar mundėsinė qė dėshtimi eventual i privatizimit tė PTK-sė tė ndikojė nė zvarritjen e punimeve pėr ndėrtimin e kėsaj autorruge.

Ai kėto komente i bėri gjatė njė vizite qė i bėri tė enjten punimeve nė autorrugė, gjatė sė cilės ishte i shoqėruar nga anėtarėt e Komisionit Parlamentar pėr Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturė, Tregti dhe Industri.

Me kėtė rast ministri Mujota ka bėrė tė ditur se nė fund tė tetorit do tė pėrurohen 38 kilometrat e para tė autorrugės.

“Deri nė fund tė tetorit punimet po finalizohen dhe do tė jemi dėshmitarė tė ceremonisė sė pėrurimit tė kėtyre 38 kilometrave”, ka thėnė ai.

Ndėrkohė qė privatizimi i PTK-sė ėshtė duke shkuar drejt dėshtimit pasi nė garė ka mbetur vetėm Austria Telekom, pas tėrheqjes sė Hrvatski Telekom, ministri Mujota ka theksuar se kjo nuk do tė ndikojė nė zvarritjen e punėve nė autorrugė dhe se ėshtė bėrė i gjithė plani financiar pėr vitin 2012.

“Ne jemi ēdo ditė nė kontakt me Ministrinė e Financave dhe me kryeministrin dhe me gjithė akterėt e involvuar drejtpėrsėdrejti nė realizimin e kėtij projekti tė rėndėsishėm. Gjithė planifikimi financiar pėr vitin 2012 siguron qė ndėrtimi nė segmentin do tė fillojnė brenda kėtij viti, dhe presim qė nė fund tė vitit tė ardhshėm tė arrijmė deri nė Prishtinė pėrmes rrugės sė kombit”, ka thėnė ai.

Kryetari i Komisionit parlamentar pėr Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturė, Tregti dhe Industri, Zenun Pajaziti, ka thėnė se kjo vizitė realizohet para se tė pėrurohen 38 kilometrat e para tė autorrugės.

“Siē dihet ky ėshtė projekti qė ka zgjuar interesimin mė tė madh tė tė gjithė qytetarėve dhe shpesh herė ka pasur edhe debate nė parlament. Jemi kėtu qė t’i shohim vetė punimet kemi kėnaqėsinė qė tė jemi kėtu para se tė bėhet hapja solemne e segmentit tė parė”, ka thėnė Pajaziti.

Ndryshe, pas vizitės sė punimeve nė autorrugėn Vėrmicė-Merdar, ministri Mujota ka pėruruar rrugėn e fshatit Struzhė tė Prizreni nė gjatėsi prej 9 kilometra. Kjo rrugė ka kushtuar 2.5 milionė euro dhe ėshtė financuar nga Ministria e Infrastrukturės.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,14,64941
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.11.2011, 11:48   91
Citim:
Rruga e Kombit, inaugurohet sot segmenti i parė nė Kosovė

Tirana dhe Prishtina afrohen edhe mė shumė. Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, dhe ai i Shqipėrisė, Sali Berisha do tė inaugurojnė mesditėn e sotme 38 kilometrat e para tė Rrugės sė Kombit nė pjesėn Kosovare.

Inaugurimi i segmetit tė parė nė Kosovė do tė bėhet nė Vėrmicė, pikėrisht aty ku nisi puna me 25 prill tė vitit tė kaluar.

Autorruga kosovare, e cila me propozimin e qeverisė ka marrė emrin e Presidentit historik Ibrahim Rugova, sipas projektit do kalojė gjithė vendin, nga Vėrmica nė kufirin me Shqipėrinė nė Merdar – kufiri me Serbinė, nė vazhdimin e Rrugės sė Kombit nga Durrėsi nė Morinė.

Ndėrtimi i 38 kilometrave tė parė tė autorrugės Morinė –Merdar ka kushtuar 330 milionė euro.

Kryeministri Thaēi ka bėrė tė ditur vazhdimin e ndėrtimit edhe nė seksionet e tjera, duke deklaruar se "pėr vitin tjetėr nga buxheti i Kosovės janė ndarė edhe 296 milionė euro qė tė vazhdojė ndėrtimi i autorrugės Vėrmcė-Prishtinė"./Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/44914/

Citim:
Berisha: Autorruga, rruga e sė ardhmes dhe unitetit shqiptar

Vėrmicė, 12 nėntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- I pranishėm nė ceremoninė e inaugurimit tė 38 kilometrave tė parė autorrugės Vėrmicė- Merdarė tė Kosovės, Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se, sot nė Vėrmicė ėshtė i gjithė kombi shqiptar.

Ai theksoi se pėr kėtė inaugurim gėzojnė sė bashku tė gjithė shqiptarėt, duke e cilėsuar kėtė rrugė madhėshtore.

“Autorruga bashkon gjithė shqiptarėt nė idealin e unitetit, tė Prizrenit nė idealin e pavdekshėm tė grave dhe burrave qė sakrifikuan dhe derdhėn lumenj gjaku pėr tė bėrė Shqipėrinė e pavarur dhe Kosovėn tė lirė dhe tė pavarur, nė nderimin mė tė madh tė arkitektit tė Kosovės sė Pavarur, burrit tė ndritur Profesor Doktor Ibrahim Rrugovės. Kosova nė mė pak se tre vjet i dhuroi qytetarėve tė saj por dhe rajonit nė pėrgjithėsi njė kryevepėr.”

Ai tha se autorruga qė ndėrtohet ėshtė autorruga e sė ardhmes. Sipas tij, kjo rrugė shėnon njė agim tė ri ekonomik, politik e social ku Kosova kontribuon pėr paqen e bashkėpunimin evropian, investon pėr tė ardhmen europiane tė qytetarėve dhe pėr zhvillimin e shpejtė tė Kosovės.

Duke mbyllur fjalėn e tij Berisha tha se, nuk ka kėngė mė tė bukur se ē’ėshtė vetė rruga, dhe se nuk ka poet qė do mund ta pėrshkruante madhėshtinė e saj pasi rruga flet madhėrisht vetė.

Autorruga Vėrmicė- Merdarė shėnon vazhdimin e Rrugės sė Kombit nga Durrėsi nė Morinė, autorruga nė fjalė ka marrė emrin e ish-Presidentit tė Kosovės “Ibrahim Rugova”.

http://www.noa.al/2011/11/berisha-au...etit-shqiptar/

Ndryshuar sė fundmi nga VNf : 12.11.2011 nė 12:32. Arsyeja: +

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2011, 12:04   92
Citim:
Shtohen shkėmbimet tregtare Kosovė-Shqipėri

Kukės – Marrėdhėniet tregtare mes Shqipėrisė e Kosovės kanė njohur njė rritje tė madhe, gjė qė ka bėrė tė domosdoshme zgjerimin e mjediseve doganore.

Nė 24 orė, nė pikėn doganore tė Morinit, thuajse kalojnė 100 mjete tė tonazhit tė rėndė qė lėvizin nga Shqipėria nė drejtim tė Kosovės dhe anasjelltas.

“Vendin kryesor nė kėtė eksport- import mallrash e zėnė materialet e ndėrtimit, mallrat ushqimorė e mallrat industriale”, thonė burime nga kjo pikė. Ndėrtimi i autorrugės Morin – Kukės – Durrės dhe i segmentit tė parė tė autorrugės nė Kosovė, kanė sjellė pėrafrimin e ndjeshėm tė tė gjitha viseve shqiptare, duke shtuar edhe shkėmbimet tregtare nė tė dy anėt e kufirit, e shoqėruar kjo edhe me raste te radhėve tė gjata nė mjediset e tė dy doganave.

Burime zyrtare tė drejtorisė rajonale tė policisė kufitare dhe emigracionit bėjnė tė ditur se “fluksi ėshtė normal dhe gjatė 24 orėve hyjnė nė Kosovė pėrmes doganės sė Morinit 2300  persona, pjesa mė e madhe e tė cilėve rikthehen brenda ditės".

Pavarėsisht fluksit tė madh tė lėvizjes nė tė dy anėt e kufirit, gjatė kėsaj periudhė nuk janė shėnuar shqetėsime pėr vizitorėt, ndėrsa akset kryesore rrugore vazhdojnė tė jenė nėn kontrollin e pa ndėrprerje tė forcave tė policisė rrugore. Fluksi i lėvizjes sė vizitorėve gjatė kėtij viti ka qenė mė i madh se nė vitet e kaluara. Kėshtu, vetėm pėr periudhėn 16 qershor – 30 shtator kanė hyrė nė Shqipėri nga Kosova 1.042.089 shtetas, kryesisht tė huaj, ndėrsa kanė hyrė vetėm brenda njė dite deri nė 32 mijė vizitorė. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/45319/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2011, 09:40   93
Citim:
Rritet shkėmbimi tregtar, 5 milionė euro mė shumė

Nė pėrvjetorin e 99-tė tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, bashkėpunimi tregtar ndėrmjet Shqipėrisė e Kosovės po jep sinjale pozitive, sidomos pas lėshimit nė punė tė autorrugės. Kėmbimi tregtar ndėrmjet kėtyre vendeve ka shėnuar rritje prej 5 milionė eurosh sivjet nė krahasim me njė vit mė parė. Por, eksportet e Kosovės vazhdojnė tė jenė tė vogla me Shqipėrinė, ashtu siē janė edhe me vendet e tjera.

Zėdhėnėsi i Doganave tė Kosovės, Adriatik Stavileci, tha se gjatė vitit 2010 Kosova ka importuar nga Shqipėria mallra me vlerė prej 60 milionė e 963 mijė e 253 euro dhe ka eksportuar gjithsej nė vlerė prej 22 milionė e 899 mijė e 670 euro, ēka tregon pėr njė bilanc negativ tė tregtisė sė Kosovės me Shqipėrinė pėr 38 milionė euro.

Dinamika dhe vlera mė e madhe e mallrave tė importuara ėshtė vėrejtur gjatė periudhės qershor-shtator tė kėtij viti, qė ėshtė pjesėrisht rezultat i sezonit tė pushimeve dhe qarkullimit mė tė madh tė njerėzve pėr pushime verore nė bregdetin shqiptar. Kjo vėrtetohet edhe me rastin e eksportit nga Kosova pėr nė Shqipėri, i cili ėshtė rritur gjatė periudhės qershor–shtator ose gjatė verės dhe paraqitet mė i vogėl nė periudhat e stinėve tė tjera.

Stavileci tha se gjatė vitit 2011 Kosova ka vazhduar tregtinė me Shqipėrinė me njė bilanc negativ. Duke iu referuar tė dhėnave pėr periudhėn janar–shtator, shihet se Kosova ka eksportuar nė Shqipėri mallra me vlerė prej 21milionė e 152 mijė e 012 euro. Nga i njėjti vend dhe gjatė periudhės sė njėjtė, Kosova ka pasur njė import me vlerė 65 milionė e 056 mijė 082 euro. Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, Kosova e ka thelluar deficitin tregtar me Shqipėrinė.

Ekspertėt e ekonomisė rritjen e deficitit tregtar tė Kosovės me Shqipėrinė e komentojnė si pasojė e ngecjeve nė reformat ekonomike dhe zhvillimin e infrastrukturės nė Kosovė.

Sipas Kujtim Raēit, ligjėrues nė Kolegjin Universitar UBT, gjatė kėsaj kohe kur Kosova po pėrballet me krizėn e rėndė ekonomike dhe financiare, Shqipėria ka pasur njė rritje prej 6,3 pėr qind mė 2009 dhe 3,5 pėr qind mė 2010, prandaj edhe ka pasur mė shumė mundėsi ta rrisė eksportin nė drejtim tė Kosovės.

“Dobėsimit tė pozicionit tė Kosovės nė bilancin tregtar me Shqipėrinė i ka kontribuar edhe vala e rritjes sė ēmimeve sė disa produkteve nė Kosovė qė pėrdoren si lėndė e parė nė industri, sidomos nė atė ushqimore. Faktorė tjetėr me rėndėsi qė mund ta sqarojė kėtė bilanc tregtar tė pėrkeqėsuar tė Kosovės me Shqipėrinė ėshtė pėrmirėsimi i infrastrukturės, sidomos lėshimi nė shfrytėzim i autorrugės Durrės–Kukės– Morinė, ēka ka mundėsuar zvogėlimin dukshėm tė shpenzimeve tė transportit pėr mallrat e Shqipėrisė qė kishin destinacion Kosovėn”, thotė Raēi.

Eksperti Raēi thotė se ėshtė herėt tė thuhet pėr njė bilanc tė pėrmirėsuar eksportesh me Shqipėrinė edhe pas lėshimit nė punė tė 38 kilometrave tė parė tė autorrugės Vermicė–Merdar.

“Sigurisht se autorruga nė Kosovė, kur tė pėrfundojė sė ndėrtuari, do ta lehtėsojė dukshėm qarkullimin tregtar ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, por duke e ditur gjatėsinė mė tė madhe tė saj nė Shqipėri dhe e cila ka pėrfunduar, nga kjo rrugė mė shumė do tė pėrfitojė Shqipėria, sepse Kosova ėshtė vend mė i vogėl dhe i kapshėm nė largėsitė mė ekstreme tė saj, ku ka rrugė tė asfaltuara, brenda dy orėsh ose mė pak, me ēfarėdo automjeti”, theksoi Raēi.


Autorruga rrit qarkullimin

Eksperti Raēi thotė se autorruga nė Kosovė kur tė pėrfundojė dhe tė lėshohet nė shfrytėzim do ta rrisė qarkullimin e mallrave dhe lehtėsimin e tregtisė, por, gjithnjė sipas tij, problemi kyē do tė jetė qė tė kemi mallrat tona dhe Shqipėria tė vetat pėr t’i bartur nėpėr kėtė rrugė, pėrndryshe nga autorruga e Shqipėrisė dhe Kosovės mė sė shumti mund tė pėrfitojnė shtetet tė cilat eksportojnė nė kėto dy vende, si Greqia, Italia, Serbia, Maqedonia, e tė tjera.“Pėr kėtė kėrkohet njė analizė e veēantė dhe e kujdesshme, qė politikėbėrėsit dhe publiku kosovar tė mos mendojnė nė formė shabllone se autorruga vetvetiu do tė sjellė zhvillim ekonomik dhe mirėqenie pėr qytetarėt. Duke ia shtuar edhe ēmimin e lartė me tė cilėn po ndėrtohet, mund tė ndodhė qė tė kemi njė efekt tė kundėrt nė mirėqenien e shumicės sė qytetarėve nė afat tė shkurtė dhe tė mesėm”, tha Raēi.


10 milionė kilogramė patate u eksportuan nė Shqipėri

Pėr njė rritje tė pranisė sė prodhimeve kosovare nė tregun e Shqipėrisė nga viti nė vit njoftojnė edhe biznesmenėt kosovarė. Kėshtu, afaristi Ramadan Kosumi, pronar i kompanisė, “Agrovin” nga Pestova e Vushtrrisė, ėshtė i mendimit se bashkėpunimi me Shqipėrinė ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė pėr plasimin e produkteve kosovare. Mirėpo, ai shton se falė autorrugės tashmė janė krijuar kushte tė reja, tė cilat duhet tė ndihmojnė dhe do tė ndikojnė nė avancimin e bashkėpunimit ekonomik tė tė dy shteteve.

Afaristi Kosumi nė vazhdim, nėpėrmes shifrave konkrete, ka dhėnė njė pasqyrė tė eksporteve tė mallrave kosovare qė janė kryesisht prodhime vendore tė patateve dhe lakrave. Sipas Kosumit, kompania “Agrovin”, nė vitin 2008, nė tregun e Shqipėrisė ka eksportuar 4 milionė e 188 mijė e 257 kilogramė patate dhe lakra.

Ndryshe, kėto shifra kanė ardhur duke u rritur nga viti nė vit, pasi nė vitin 2009 janė eksportuar 6 milionė e 534 mijė e 639 kilogramė patate, ndėrsa nė vitin 2010 janė eksportuar madje 9 milionė e 335 mijė e 844 kilogramė patate. Afaristi Kosumi tha se kjo dėshmon se me eliminimin e disa barrierave tatimore dhe hapjen e autorrugės kjo ka ndikuar drejtpėrdrejt nė shtimin e eksporteve tė kompanisė “Agrovin” nė tregun e Shqipėrisė.

Madje, sipas Kosumit, mėsohet se nga negociatat qė ai ka pasur me partnerėt afaristė nga Shqipėria, kosovarėt shpresojnė qė viti 2011 do tė jetė dukshėm mė i suksesshėm, pasi qė kompania e tyre pretendon njė eksport prej 20 milionė kilogramė patate. Kompania qė Kosumi e drejton sivjet ka eksportuar patate nė Shqipėri nė vlerėn prej 10 milionė kilogramėsh.

Afaristi nga Pestova thotė se kompania e tij do tė bėjė edhe mė tepėr nė forcimin e partneritetit me partnerėt vendas nga Shqipėria, si dhe nė investimin dhe ngritjen e produkteve tė kėsaj kompanie. Ai ka thėnė se vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė avancohet bashkėpunimi jo vetėm me Shqipėrinė, por edhe me vendet e tjera.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/r...-euro-me-shume
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.12.2011, 17:22   94
Citim:
Rruga e Kombit me koncesion

Sė afėrmi qytetarėt do tė paguajnė njė tarifė fikse pėr tė kaluar nė autorrugėn Milot-Morinė. Kėshilltarja e kryeministrit pėr ekonominė, Suzana Guxholli, shprehet pėr RTV SCAN se, dhėnia me koncesion, synon mirėmbajtjen e kėsaj rruge nga njė kompani private, pasi fondet publike janė tė pamjaftueshme.

Investimi fillestar qė duhet bėrė pėr kėtė rrugė llogaritet tė jetė rreth 60 milionė euro. Guxholli sqaron mėnyrėn se, si do tė bėhet pagesa e tarifės sė vendosur pėr qytetarėt dhe ēfarė afati do tė ketė koncesioni. Aktualisht, procesi i dhėnies me koncesion tė Rrugės sė Kombit ėshtė nė pėrfundimet e tij.

Nė vendimin e miratuar njė ditė mė parė nga Qeveria ėshtė pėrcaktuar Ministria e Transporteve, si institucioni qė do tė ndjekė kėtė proces dhe shumė shpejt pritet tė hapet tenderi. Pėr ndėrtimin e kėsaj rruge janė shpenzuar rreth 1.2 miliardė euro. Ky ėshtė projekti i parė pėr dhėnien me koncesion tė infrastrukturės, i cili do tė ndiqet edhe pėr akse tė tjera rrugore. Koncesioni do tė jetė i formės “BOT” ndėrtim, shfrytėzim dhe transferim nė pronėsi.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...koncesion.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2012, 21:26   95
Citim:
Mė 27 nėntor, pėrurohen 60km autorrugė

Kryeministri Hashim Thaēi ka pritur tė premten pasdite nė njė takim ministrin e Transporteve dhe Punėve Publike tė Shqipėrisė, Sokol Olldashi. Nė takim, prezent ka qenė edhe Ministri Fehmi Mujota, i cili, sė bashku me Ministrin Olldashi kanė njoftuar kryeministrin Thaēi lidhur me ēėshtjet dhe fushat e bashkėpunimit tė kėtyre dy ministrive nė sektorin e infrastrukturės dhe tė transporteve.

Nė takim ėshtė vlerėsuar niveli i kėnaqshėm i bashkėpunimit Kosovė- Shqipėri. Kryeministri Thaēi ka shpreh gatishmėrinė e Qeverisė sė Kosovės pėr tė mbėshtetur tė gjitha iniciativat e bashkėpunimit midis dy vendeve nė fushėn e infrastrukturės dhe komunikacionit por edhe nė tė gjitha fushat tjera.

Thaēi dhe Olldashi gjatė takimit kanė diskutuar edhe pėr aktivitete qė do tė zhvillohen gjatė kėtij viti jubilar tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, dhe me kėtė rast, Kryeministri ka theksuar se edhe Kosova do tė kremtoj kėtė festė tė madhe kombėtare me tė arritura tė mėdha nė shtetndėrtim dhe zhvillimin e pėrgjithshėm tė vendit.

Ndėrkaq, pas takimit qė ministri Olldashi zhvilloi me ministrin Mujota, u tha se ėshtė diskutuar pėr ndėrtimin e autorrugės Vėrmicė-Merdar, e cila, sipas Mujotės, po realizohet sipas planit tė paraparė dhe me dinamikėn e planifikuar.

“Andaj, mė 27 nėntor tė kėtij viti do tė jemi sė bashku nė pėrurimin e 60 kilometėrshit tė kėsaj autorruge”, ka thėnė ministri Mujota.

Gjatė kėtij takimi, ministri Mujota dhe Olldashi, u dakorduan qė nė kuadėr tė politikave tė transportit ajror, tė bėhen pėrpjekjet maksimale qė tė rikthejmė linjėn Prishtinė-Tiranė.

Ndėrsa Sokol Olldashi, ministėr i Transporteve dhe Punėve Publike tė Shqipėrisė, tha se “nė njėfarė mėnyre takimet tona janė bėrė frekuente pėr ēfarėdo problemi qė paraqitet nė zhvillimin e fushave qė ne i mbulojmė”.

“Me ministrinė e Infrastrukturės sė Kosovės, kemi kontakte tė vazhdueshme, qoftė nė nivelin teknik., qoftė nė nivelin politik. Nė kėtė takim poashtu biseduam edhe pėr ēėshtjet e zhvillimit tė infrastrukturės dhe tė koordinimit qė ne duhet tė bėjmė, pėr tė nxitur sa mė shumė shkėmbimet nė mes tė Shqiprisė dhe Kosovės”, theksoi ministri shqiptar, Sokol Olldashi. /Zėri/

http://www.zeri.info/artikulli/2/8/4...km-autorruge/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.2.2012, 21:07   96
Citim:
5 kompani tė huaja “kėrkojnė” Rrugėn e Kombit

Ėshtė hapur sot procedura e prezantimit tė ofertave nga kompanitė, qė kėrkojnė tė marrin me koncension Rrugėn e Kombit. Kompanitė tė cilat kanė bėrė ofertėn janė tė huaja, dhe me eksperiencė nė administrimin e autorrugave.

Sipas Zv/ministrit tė Transporteve, Ernest Noka, njėherėsh edhe kryetar i Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, shqyrtimi i dosjeve pritet tė bėhet brenda 10 ditėve, nga 30 ditė qė ėshtė afati maksimal, nė mėnyrė qė tė bėhet kualifikimi fillestar.

Pesė kompanitė qė kanė paraqitur dokumentacionin e kėrkuar janė tė huaja, dhe 4 prej tyre kanė eksperiencė nė vendin tonė, nė disa vepra tė ndryshme. Sipas rregullores, koncesionari do tė jetė pėrgjegjės pėr operimin dhe mirėmbajtjen e Autorrugės, tė tunelit tė Thirrės, funksionimin e njė sistemi tė hapur tarifash, mbledhjen e tė ardhurave nga tarifat, si dhe punimet shtesė pėr stabilizimin e skarpatave.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...-e-kombit.html

Citim:
5 ofertues pėr Milot-Morinė, mirėmbajtja do tė jepet me koncesion

TIRANE-5 kompani tė huaja kanė paraqitur dokumentacionin dhe ofertat pėr tė marrė me koncesion shėrbimin e mirėmbajtjes sė autorrugės Milot-Morinė, pjesė e rrugės Durrės-Kukės. Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave ka hapur dokumentacionin pėr parakualifikim dhe pritet qė brenda dhjetė ditėsh tė shpallen edhe kompanitė qė do tė vijojnė garėn nė fazėn e dytė, atė tė hapjes cmimeve pėr mirėmbajtjen e autorrugės. Kompanitė janė Strabag&Intertoll Consortium, J&P-Avax&Egis Consortium, Hochtief PPP Solution GMBH, Autorruga Brescia-Verona-Vicensa-Padova, Vinci Concessions SAS-Aktor Concessions SP.

“Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave menjėherė do mblidhet nė vazhdim pėr tė shyqyrtuar dokumentacionin me hollėsi dhe pėr tė parakualifikuar ato kompani tė cilat i konsideron tė afta pėr fazat e mėtejshme. Nė bazė tė ligjit shqptar ky vlerėsim tė bėhet brenda 30 ditėve. Ne urojmė dhe shpresojmė qė kėtė vlerėsim ta bėjmė nė njė kohė sa mė tė shkurtėr, brenda 10 ditėve”, u shpreh Ernest Noka, kryetar i Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave.

Nė vendin tonė, autorruga Milot-Morinė ėshtė e para qė jepet me koncesion pėr shėrbimin e mirėmbajtjes. Ndėrkohė qė Ministria e Transporteve pritet tė shtrijė kėrė procedurė edhe pėr rrugė tė tjera.


MPPT: Ofertat do tė vlerėsohen brenda datės 23 mars 2012

Ministria e Punėve Publike dhe Transportit ēeli sot procedurėn konkurruese pėr dorėzimin e ofertave pėr dhėnien me koncesion tė shėrbimit tė mirėmbajtjes dhe operimit tė autorrugės Milot-Morinė

Pėrmes njė konference pėr shtyp, MPPT bėri tė ditur se procedura e sotme, e zhvilluar nė prani tė tė gjitha mediave, ėshtė faza e parė, nė tė cilėn do tė vlerėsohen ofertat teknike dhe ligjore tė kompanive qė morėn pjesė nė tė.

Gjatė kėsaj procedure depozituan dokumentacion subjektet :

STRABAG & INTERTOLL CONSORTIUM;
J&P-AVAX & EGIS CONSORTIUM;
HOCHTIEF PPP SOLUTIONS GMBH;
AUTOSTRADA BRESCIA- VERONA-VICENZA- PADOVA SPA;
VINCI CONCESSIONS SAS – AKTOR CONSESSIONS SP.

Mėsohet se komisioni i Vlerėsimit do tė pėrfundojė vlerėsimin e ofertave tė paraqitura brenda datės 23 mars 2012, datė pas sė cilės do tė dorėzohen dhe shqyrtohen ofertat ekonomike.

“Koncesionari do tė jetė pėrgjegjės pėr: (a) operimin dhe mirėmbajtjen e Autorrugės, (b) operimin dhe mirėmbajtjen e tunelit tė Thirrės; (c) funksionimin e njė sistemi tė hapur tarifash, mbledhjen e tė ardhurave nga tarifat; (d) punimet shtesė pėr mirėmbajtjen e skarpatave dhe masa mbrojtėse pėr pėrmirėsimin e sigurisė nė rrugė.”- bėri tė ditur MPPT.

Pėrveē kushteve tė mėsipėrme, koncesionari, do tė jetė i detyruar tė ndėrmarrė punimet e mėposhtme pėr rehabilitimin dhe zgjerimin: (e) ndėrtimi i sheshit tė pagesave, pėr njė sistem "tė hapur" tarifimi; ( f) instalimin e rrethimit pėrgjatė Autorrugės; (g) instalimin e ndriēimit nė tė gjitha kryqėzimet; (h) ndėrtimin e tre kryqėzimeve nė segmentin e III-tė tė autorrugės; ( i) ndėrtimin e kryqėzimit nė Kalimash; ( j) dublimi i segmentit tė I-rė ( Milot-Rrėshen) tė autorrugės dhe (k) ndėrtimin e njė ure tė re tė Drinit dhe tunelit vijues nė Kukės.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.3.2012, 17:56   97
Citim:
Inspekton rrugėn e Kombit, Thaēi: Njė nga projektet mė moderne nė rajon

Emri:  4f6defc18b211.jpg
Shikimet: 511
Madhėsia:  19,5 KBMalishevė - Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi shprehet optimist pėr pėrfundimin e rrugės sė kombit, autorrugės Vėrrmicė - Merdarė vitin e ardhshėm. Gjatė inspektimit tė punimeve nė segmentin e pestė tė autorrugės, nė rajonin e Malishevės, kryeministri Thaēi tha se deri nė nėntor do tė pėrfundoj edhe ky segmenti, ndėrsa nė gusht do tė nisin punimet nė seksionin nė drejtim tė Prishtinės.

"Kemi pasur disa ditė shtyrje tė punimeve pėr shkak tė kohės. Kėtu jemi nė seksionin e 5-tė qė ėshtė 22 km, qė gjithashtu planifikojmė ta pėrmbyllim nė fund tė nėntorit. Ndėrsa seksionet tjera nga aeroporti nė drejtim tė Fushė?Kosovės, pėrreth Prishtinės nė drejtim tė Besisė do tė fillojnė sė punuari nė gusht, nė mėnyrė qė nė vitin e ardhshėm, sipas afatit tė planifikuar, tė pėrmbyllet i gjithė procesi i kėsaj autorruge prej mė moderneve nė rajon?,- tha kryeministri kosvar Thaēi.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/34013
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.4.2012, 21:08   98
Citim:
Reshjet e shiut, rrėshqitje dherash nė "Rrugėn e Kombit"

Kukės - Reshjet e mėdha tė shiut tė cilat kanė rėnė gjatė kėtyre ditėve nė tė gjithė qarkun e Kukėsit,kanė sjellė mjaft probleme nė infrastrukturėn rrugore. Nė shumė rrugė rurale, komunale por edhe kombėtare dhjetra metėr kub dhera kanė rėnė nė trasetė e rrugėve duke sjellė probleme tek drejtuesit e automjeteve qė i pėrshkojnė kėto akse rrugore.

Mė tė shpeshta rrėshqitjet e dherave kanė qėnė tė pranishme nė akset rrugore Kukės-Shishtavec, Kukės-Krumė, Kukės-Qafė Shllak pa llogaritur akset rrugore komunale nė tė cilat rrėshqitja e dherave ėshtė kthyer tashmė nė njė fenomen tė zakonshėm. Por,gjatė ditės sė sotme rrėshqitja e dherave nga skarpatat anėsore tė rrugės ka ndodhur edhe nė "Rrugėn e Kombit", ku dhjetra metėr kub dhe ka rėnė nė trasenė e autorrugės duke e bėrė gati tė pakalueshme njėrėn prej korsive tė rrugės.

Kompania e cila ka detyrė qė tė mirėmbajė kėtė segment detyrohet qė tė pastrojė, sa herė qė bie shi, qindra metėr kub dhera qė bien pothuasje nė tė gjithė gjatėsinė e autorrugės. Edhe nė akset e tjera rrugore,specialistėt e drejtorisė rajonale tė rrugėve kanė punuar gjatė kėtyre ditėve pėr pastrimin.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/35967
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2012, 21:54   99
Citim:
Nis rikonstruksioni i pjesės sė dėmtuar tė rrugės Durrės- Kukės

Kukės, 19 prill - Pas mė shumė se dy vjetėsh, nė njė gjendje shumė tė rėnduar pėr shkak tė ēarjeve tė krijuara si pasojė e rrėshqitjes sė trasesė sė rrugės, ka nisur sot rikonstruksioni i rreth 250 metrave tė autorrugės Durrės-Kukės-Morinė, raporton AS. Kjo pjesė e rrugės ishte mbyllur pėr trafikun pasi paraqiste njė rrezik mjaft tė madh pėr pėrshkimin nga ana e drejtuesve tė automjeteve. Sipas specialistėve kėsaj here traseja nuk do tė asfaltohet por do ketė njė tjetėr teknikė e cila shihet prej tyre si mė e pėrshtatshmja pėr vetė problematikat qė paraqiten nė kėtė aks.

Disa dhjetėra metra tė rrugės nė fshatin Pėrbreg kishin dalė tėrėsisht jashtė funksionit pėr shkak tė plasaritjeve tė shumta e ēarjeve tė thella, qė kishin shkaktuar devijime tė trasesė sė rrugės. Sipas specialistėve, kjo ndodhi pėr shkak tė strukturės sė butė dhe lagėshtirės sė tokės; duke detyruar autoritetet e rrugėve tė devijonin trafikun e automjeteve qė tė funksiononte vetėm nė njėrėn korsi.

http://koha.net/?page=1,14,96268

Citim:
Nuk dihet kur do tė nis mirėmbajtja e autorrugės

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	f1_21strada-jpg1335033442.jpg
Shikimet:	352
Madhėsia:	199,3 KB
NNJ:	3708

Prishtinė, 21 prill - Zyrtarė tė Ministrisė sė Infrastrukturės nuk e dinė datėn e saktė se kur do tė rishpallet tenderi pėr mirėmbajtjen e 38 kilometrave tė parė tė autorrugės Vermicė- Merdar. Ata kanė thėnė se njė gjė e tillė mund tė ndodhė kėto ditė, por nuk kanė precizuar se kur.

Me gjithė mungesėn e kompanisė, qė do tė ngarkohej me njė pėrgjegjėsi tė tillė, sipas Lah Nitaj, shef i kabinetit tė ministrit asnjė rrugė nuk ka mbetur pa u mirėmbajtur e as autorruga. Duke pasur parasysh se edhe nėse rihapet tenderi nuk do tė ketė kompani qė mund tė plotėsojė tė gjitha kriteret e kėrkuara, Ministria ka zbutur ato dhe ka hequr pikėn ku kėrkohet pėrvoja nė kėtė fushė. Ndėrkaq, kostoja e mirėmbajtjes do tė varet nga ēmimi i ofertave tė tenderuesve.

http://koha.net/?page=1,3,96569
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.4.2012, 13:01   100
Citim:
Koncesioni i Durrės-Kukės, MPPT po shqyrton ofertat

Tiranė – Ministria e Punėve Publike dhe Transportit ėshtė nė proces shqyrtimi tė ofertave ekonomike tė kompanive qė kanė shprehur interes pėr marrjen me koncesion me afat tė gjatė rehabilitimin, mirėmbajtjen dhe operimin e autorrugės Milot-Morinė, e cila lidh qytetet e Durrėsit dhe Tiranės me Republikėn e Kosovės.

Burime nga MPPT, megjithėse nuk dhanė detaje se sa kompani kanė paraqitur ofertat ekonomike dhe se kur pritet tė pėrfundojė procesi i pėrzgjedhjes sė kompanisė fituese, thanė se komisioni i vlerėsimit tė ofertave ėshtė duke shqyrtuar ofertat e paraqitura.

Pranė ministrisė sė Punėve Publike dhe Transportit, paraqitėn interes pėr pjesmarrjen nė tender 5 kompani ndėrkombėtare konkretisht, Strabag&Intertoll Consortium, J&P-Avax&Egis Consortium, Hochtief PPP Solution GMBH, Autorruga Brescia-Verona-Vicensa-Padova, Vinci Concessions SAS-Aktor Concessions SP.

Nė kėrkesė parashikohet qė koncesionari, subjekt i njė sėrė standardesh performance, do tė jetė pėrgjegjės pėr operimin dhe mirėmbajtjen e autorrugės, duke pėrfshirė dhe mirėmbajtjen e tunelit tė Thirrės, 5.6 km tė gjatė, me dy korsi, operimin e njė stacioni pėr mbledhjen e tarifės, dublimin e njė segmenti 26 km tė gjatė tė autorrugės si dhe ndėrtimin e disa strukturave shtesė. Ministria, nė bashkėpunim me konsulentėt e saj, ka bėrė studimet e duhura pėr projektin, kopje tė sė cilit iu u vunė pėr mė shumė se dy muaj nė dispozicion ofertuesve.

Ftesa pėr oferta u hap nga data 19 dhjetor dhe afati i fundit i pranimit tė dokumentave parakualifikuese ishte 27 shkurti. Autorruga Durrės-Kukės-Morinė u inaugurua nė qershor tė vitit 2009. Kjo autorrugė lidh Durrėsin me vendkalimin kufitar me Kosovėn, nė Morinė, ndėrsa kalon nėpėr Milot, Rrėshen, Reps, Thirrė, Kalimash e Kukės.

Ajo ka njė gjerėsi 25-31 metra, gjatėsi prej 170 kilometra dhe nė tė arrihet shpejtėsi nga 80–120 km/h. Nga kufiri nė Morinė deri nė Durrės, rruga ekzistuese qė pėrshkohej pėr 6 deri 7 orė, ėshtė kthyer nė njė rrugė tė shpejtė qė mund tė kalohet pėr vetėm 2,5 orė.

Autorruga afron Kosovėn me Shqipėrinė dhe bregdetin e Adriatikut, duke u lidhur edhe me njė projekt tė ngjashėm nė Kosovė, autorrugėn Merdare-Vėrmicė, momentalisht nė zhvillim e sipėr. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/52531/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:05.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.