Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Ushtri
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 29.5.2009, 12:50   1

Shkrim i cituar Z1| Bashkėpunimi FASH-FSK


Ministri i FSK-sė, Fehmi Mujota, gjatė vizitės zyrtare nė shtetin Perėndimor ka zhvilluar takimin e radhės me kryeministrin Berisha dhe ministrin e Mbrojtjes Oketa. Gjatė takimit pala Perėndimore shprehu gatishmėrinė pėr tė ndihmuar pa kursim ngritjen e kapaciteteve ushtarake tė FSK-sė.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=36336
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2009, 20:54   2
puntori
anėtar/e
 
puntori
 
Anėtarėsuar: 4.2009
Ministria e mbrojtjes sė shtetit Perendimor po shqyrton mundėsinė e pėrfshirjes sė forcave shqiptare nė kuadėr tė KFOR-it.


Citim:
Ministri Gazmend Oketa dhe ministri i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės Fehmi Mujota, thanė sot nė Tiranė se do tė shqyrtohen mundėsitė edhe pėr operacione tė pėrbashkėta ushtarake tė forcave tė tė dy vendeve.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=36367
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2009, 22:47   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.5.2009, 00:21   4
Citim:
Ushtarakėt e parė tė Kosovės do tė arsimohen nė Shqipėri

Shqipėria do tė jetė vendi ku do tė pėrgatiten ushtarakėt e parė tė Kosovės, tė cilėt do tė mėsojnė nė akdeminė ushtarake tė Tiranės.

Ky fakt u konfirmua sot nė pėrfundim tė takimit mes ministrit shqiptar tė Mbrojtjes, Gazmend Oketa, dhe Ministrit tė Forcave tė sigurisė sė Kosovės, Fehmi Mujota. Ministri Oketa tha se qeveria shqiptare do tė vendosė nė dispozicion tė forcave tė Kosovės tė gjitha kapacitetet e saj. Ai shtoi se shpreson qė studentėt e parė nga Kosova tė nisin studimet nė akademinė ushtarake tė Tiranės qė nė vjeshtėn e kėtij viti.

Dy ministrat nėnshkruan sot njė marrėveshje bashkėpunimi. Ministri Mujota u prit nė njė takim edhe nga presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi ku mes tė tjerave u vu theksi nė angazhimin e tė dy vendeve pėr rritjen e sigurisė, luftės ndaj kontrabandės dhe krimit tė organizuar.

http://www.voanews.com/albanian/2009...rss=topstories
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.9.2009, 19:27   5
Citim:
Shqipėria, mbėshtetje tė parezervė pėr FSK-nė

Komandanti i FSK-sė, gjenerallejtėnant Sylejman Selimi i shoqėruar edhe nga gjeneralmajor Kadri Kastrati ka vizituar Republikėn e Shqipėrisė ku janė pritur nė takim nga kryeministri Sali Berisha, pastaj ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, dhe shefi i Shtabit tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė, gjeneralbrigade Maksim Malaj.

Nė takimet e ndara komandant Selimi ka njoftuar mikpritėsit me procesin e ngritjes se strukturės sė FSK-sė, si dhe me sfidat qė kanė dalė nė kuadėr tė angazhimeve qė brenda kohės sė planifikuar tė arrihen kapacitet e para operacionale, dhe ky pėrkushtim – siē thuhet nė njė komunikatė tė FSK-sė - ėshtė dėshmuar me nivelin e lartė qė kanė treguar njėsitė e FSK-sė nė kuadėr tė stėrvitjes fushore “Luani i Shkathėt 2009”.

Kryeministri Berisha e siguroi komandant Selimin se Shqipėria ėshtė e hapur pėr bashkėpunimin e ngushtė midis dy forcave tona, dhe shprehu gatishmėrinė pėr tė ndihmuar Forcėn e Sigurisė sė Kosovės nė konsolidimin e saj, thuhet ndėrkaq nė njė komunikatė tė Kryeministrisė sė Shqipėrisė.

Selimi nga drejtuesit e shtetit dhe Ushtrisė Shqiptare ka marrė garanci se FSK-sė do t’i ofrohet ndihma e nevojshme, sidomos nė ngritjen e nivelit tė trajnimeve, duke afruar nė kėtė fushė mbėshtetje tė plotė dhe tė parezervė nė kuadėr tė bashkėpunimit nė mes tė dy ministrive.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=3256
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.1.2010, 16:58   6
Citim:
Njė njėsi e kėrkim shpėtimit tė FSK sė nė Vaun e Dejės

Prishtinė, 6 janar 2010 - Njė njėsi e kėrkim shpėtimit tė FSK sė ka udhėtuar pėr nė Shqipėri pėr tė ndihmuar nė pėrballimin e vėrshimeve tė jashtėzakonshme.

Meqenėse situata emergjente nė veriun e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė pėrkeqėsuar nga vėrshimet e ditėve tė fundit, Qeveria e Shqipėrisė zyrtarisht ka kėrkuar ndihmė emergjente humanitare nga Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, thuhet nė njė njoftim tė FSK.

Ministri i FSK sė nė bashkėrendim me autoritetet vendore, ka autorizuar komandantin e FSK sė qė nė koordinim me KFOR in, tė angazhojė njėsinė e kėrkim-shpėtimit nė kuadėr tė regjimentit tė Mbrojtjes Civile (RMC), pjesė e Brigadės pėr Reagime tė Shpejta, me qėllim tė ofrimit tė ndihmės pėr autoritetet shqiptare.

Njėsiti i FSK sė me pajisjet e nevojshme ka udhėtuar pėr nė Shqipėri dje mė 5 janar, ndėrsa ka arritur nė Vaun e Dejės nė orėt e vona tė sė njėjtės ditė.

Pas deklarimit tė NATO s pėr arritjen e kapaciteteve tė para operacionale, kjo ėshtė hera e parė qė FSK ja merr pjesė nė njė mision humanitar jashtė shtetit.

http://www.kosova.com/artikulli/58733
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.5.2010, 09:12   7
Citim:
Tiranė: U certifikuan 5 kapitenė tė FSK-sė

Nė Akademinė e Mbrojtjes sė Shqipėrisė nė Tiranė, sot, nė njė ceremoni solemne u bė certifikimi i pesė oficerėve (grada kapiten) tė Forcės sė Sigurisė tė Kosovės.

Ata kanė kryer Kursin Themelor pėr Oficer tė Shtabit, i cili kurs ka zgjatur 3 muaj, dhe ishte organizuar kryesisht pėr oficer shtabor tė Ushtrisė Shqiptare i bazuar nė memorandumin e bashkėpunimit qė Ministria e Forcės sė Sigurisė tė Kosovės dhe Ministria e Mbrojtjes sė Shqipėrisė, tė nėnshkruar kohė me parė.

Nė bazė tė kėtij memorandumi pėr bashkėpunim, ėshtė hapur rruga oficerėve dhe nėnoficerėve tė FSK-sė, qė tė pajisen me dije dhe eksperienca tė reja, nė fusha tė ndryshme, nė shkollat ushtarake, nė Shqipėri.

Po sot, u bė certifikimi edhe i tre nėnoficerėve tė FSK-sė, tė cilėt ndoqėn njė kurs tė avancuar tė nėnoficerėve pėr komandė.

http://www.rtv21.tv/home1/?section=n...ls&newsid=5373
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.9.2010, 22:45   8
Citim:
Shefi i Ushtrisė Shqiptare vizitoi FSK-nė

Prishtinė, 1 shtator - Ministri i MFSK-sė, Fehmi Mujota dhe komandanti i FSK-sė, gjenerallejtėnant Sylejman Selimi, sot pritėn shefin e Ushtrisė Shqiptare gjeneralin Maksim Malaj. Pėr nder tė shefit tė Ushtrisė Shqiptare, ishte rreshtuar edhe Njėsia Ceremoniale e FSK-sė.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	fsk-malaj-selimi.jpg
Shikimet:	283
Madhėsia:	96,4 KB
NNJ:	2725

Ministri Mujota dhe komandanti i FSK-sė, gjeneral Selimi, me kėtė rast, Shefin e Ushtrisė Shqiptare e njoftuan me tė arriturat e FSK-sė, si dhe me planet dhe pėrpjekjet pėr pėrmbushjen e detyrave dhe tė obligimeve kushtetuese, pėr ngritjen e FSK-sė.

Nė takim u bisedua edhe pėr nevojat e tanishme qė ka FSK-ja, nė plotėsimin e kapaciteteve tė plota operacionale.

Shefi i Ushtrisė Shqiptare rikonfirmoi mbėshtetjen e mėtejme tė Ushtrisė Shqiptare pėr Forcėn e Sigurisė tė Kosovės, nė bazė tė memorandumit tė bashkėpunimit tė nėnshkruar nga tė dy ministritė vitin e kaluar, me theks tė veēantė nė vazhdimin e trajnimeve dhe shkollimin pėr oficerė dhe nėnoficerė tė FSK-sė.

Po ashtu gjenerali Malaj duke u falėnderuar pėr kontributin e njėsisė sė kėrkim - shpėtimit tė FSK-sė nė Shqipėri, gjatė vėrshimeve tė janarit tė kėtij viti, shprehi gatishmėrinė pėr mbėshtetjen e vazhdueshme edhe nė fusha tė tjera tė nevojshme, pėr kėtė fazė tė zhvillimit tė FSK-sė nė plotėsimin e kapaciteteve tė para operacionale.

Ministri Mujota dhe gjeneral Selimi falėnderuan Shqipėrinė dhe Shefin e Ushtrisė Shqiptare pėr kontributin e dhėnė nė shkollimin dhe profesionalizimin e kuadrove tė FSK-sė, si dhe pėr bashkėpunimin e mirė midis dy ministrive.

Nė fund tė takimit tė dy komandantėt patėn njė prononcim pėr media.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,33006
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.12.2010, 13:31   9
Citim:
FSK-ja i ofron ndihmė Shqipėrisė

Pas gjendjes sė pėrkeqėsuar nė veriun e Republikės sė Shqipėrisė nga vėrshimet, autoritetet shqiptare kanė kėrkuar ndihmė nga Qeveria e Republikės sė Kosovės, pėrkatėsisht Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (MFSK), qė me trupat e saj tė ndihmoj nė pėrballimin e gjendjes sė krijuar.

Ministri i FSK-sė, Fehmi Mujota, me autorizim tė u d. Kryetarit tė Republikės sė Kosovės dhe Kryeministrit tė Qeverisė sė Kosovės, sipas Ligjit pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės dhe Rregullores pėr Planifikimin dhe Pėrgatitjen e Dislokimit tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės jashtė vendit, nxori vendim pėr Komandantin e FSK-sė, Gjenerallejtėnant Sylejman Selimin, qė tė nxjerr Urdhrin Operacional, pėr dislokim tė njėsitit tė Kėrkim-shpėtimit tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK) nė veriun e Republikės sė Shqipėrisė.

Komanda e Forcės Tokėsore tė FSK-sė, po i merr tė gjitha veprimet e nevojshme pėr dislokim tė njėsive pėrkatėse, sa mė parė qė ėshtė e mundur.

Kjo ėshtė hera e dytė qė FSK-ja ndihmon Republikėn e Shqipėrisė pėr pėrballimin e situatave tė jashtėzakonshme.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=91205
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2011, 02:59   10
Citim:
Ministri Ēeku viziton Shqipėrinė

Ministri i MFSK-sė, Agim Ēeku, i shoqėruar nga Komandanti i FSK-sė, gjenerallejtėnant Sylejman Selim, dhe njė delegacion i zgjeruar, udhėtuan tė enjten pėr njė vizitė zyrtare, dy ditore, nė Republikėn e Shqipėrisė.

Kjo vizitė realizohet me ftesė tė ministrit tė Mbrojtjes sė Shqipėrisė, Arben Imamit.

Delegacioni i MFSK-sė, pėrpos vizitave qė do t’i bėnė Ministrisė sė Mbrojtės sė Shqipėrisė dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė, do tė takohet edhe me Presidentin e Shqipėrisė, Bamir Topin dhe Kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha.

Gjatė kėtyre dy ditėve tė qėndrimit nė Shqipėri, delegacioni nga MFSK-ja, do tė viziton edhe oficerėt dhe nėnoficerėt e FSK-sė qė po trajnohen ne Akademinė e Mbrojtjes sė Shqipėrisė. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=13628
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2011, 23:44   11
Citim:
FSK-ja mėson nga Ushtria Shqiptare

Ministri Agim Ēeku, zėvendėsministri Shemsi Veseli dhe zėvendėskomandanti i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK), gjeneralmajor Rrahman Rama, pritėn tė premten nė Prishtinė njė delegacion tė larte ushtarak tė Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes (KDS) sė Ushtrisė sė Republikės sė Shqipėrisė tė prirė nga gjeneral brigade Agim Lala.

Nė takim u vlerėsua bashkėpunimi i deritanishėm i nė mes tė dy institucioneve, si edhe nga ana e ministrit Ēeku u vlerėsua angazhimi i KDS, i oficereve dhe stafit akademik tė saj, nė shkollimin e kuadrove tė FSK-sė.

Nga ana e tij, gjeneral Lala e vlerėsoi lartė bashkėpunimin e ndėrsjellė, si edhe shkėmbimin e pėrvojave. Ai u shpreh i entuziazmuar me punėn e stafit tė lartė tė FSK-sė, sidomos me angazhimin nė zhvillimin e Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes (KDS) tė FSK-sė.

Delegacioni i lartė ushtarak nga Shqipėria zhvilloi njė vizitė edhe nė Komandėn e Forcave Tokėsore (KFT) tė FSK-sė, si edhe nė Qendrėn e Studimeve Universitare tė KDS-sė sė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=15277

Citim:
Bashkėpunim i ushtrive Kosovė-Shqipėri

Prishtinė - Ministri i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Agim Ēeku, dhe zyrtarė tė lartė tė kėsaj ministrie, pritėn dje nė ambientet e MFSK-sė, njė delegacion tė larte ushtarak tė Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes(KDS), sė Ushtrisė sė Republikės sė Shqipėrisė tė prirė nga gjeneral brigade Agim Lala.

Nė takimin e pėrbashkėt qė zhvilluan, Ministri Ēeku me bashkėpunėtore si edhe delegacioni nga Shqipėria, vlerėsuan bashkėpunimin e deritanishėm nė mes tė dy institucioneve, si edhe nga ana e ministrit Ēeku u vlerėsua angazhimi i KDS, i oficereve dhe stafit akademik tė saj, nė shkollimin e kuadrove tė FSK-sė.

Po ashtu, gjeneral brigade Agim Lala e vlerėsoi lartė bashkėpunimin e ndėrsjellė, si edhe shkėmbimin e pėrvojave, gjeneral Lala u shpreh i entuziazmuar me punėn e stafit tė lartė tė FSK-sė, sidomos me angazhimin nė zhvillimin e Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes (KDS) tė FSK-sė.

Delegacioni i lartė ushtarak i Ushtrisė sė Shqipėrisė, zhvilloi njė vizitė edhe nė Komandėn e Forcave Tokėsore(KFT) tė FSK-sė, si edhe nė Qendrėn e Studimeve Universitare tė KDS-sė sė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Kjo ishte dita e dytė e vizitės sė delegacionit tė KDS-sė sė Ushtrisė shqiptare nė FSK, dje ushtarakėt shqiptarė, vizituan Komandėn e Doktrinės dhe Stėrvitjes nė Ferizaj, atje u pritėn nga Komandanti i KDS-sė, gjeneral brigade Enver Cikaqi, ndėrsa nesėr pritet qė tė vizitojnė Prekazin historik, vendlindjen dhe vendin e luftės dhe tė rėnies sė komandantit legjendar Adem Jashari. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/38440/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2011, 21:52   12
Citim:
Imami takon komandantin e Forcave tė Sigurisė sė Kosovės

Ministri i Mbrojtjes i Republikės sė Shqipėrisė, z. Arben Imami, priti kėtė tė enjte nė ambjentet e Ministrisė sė Mbrojtjes, komandantin e Forcave tė Sigurisė sė Kosovės (FSK), gjeneral lejtnant Sylejman Selimi, i cili ndodhet nė vendin tonė pėr njė vizitė dy ditore.

Gjatė takimit tė veēantė qė ministri Imami rezervoi pėr kreun e FSK-sė, gjeneral lejtnant Selimi, shprehu gatishmėrinė dhe vendosmėrinė qė shteti shqiptar dhe nė veēanti Forcat e Armatosura Shqiptare do tė vazhdojnė tė japin pėr Forcat e Sigurisė sė Kosovės, me qėllim integrimin e tyre nė strukturat euro-atlantike.

Gjithashtu gjatė takimit theksi u vu mbi rėndėsinė dhe rolin qė luajnė sot Forcat e Sigurisė sė Kosovės nė rajon e mė gjerė.

Gjeneral lejtnant Sulejmanit dhe delegacionit qė e shoqėron nė vendin tonė, iu rezervua njė pritje edhe nga shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, takim ky i cili pas pritjes ceremoniale nė ambjentet e MM, u zhvendos nė zyrėn e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

Gjatė takimeve u biseduan pėr forcimin e marrėdhėnieve dy palėshe midis Forcave tė Armatosura Shqiptare dhe Forcave tė Sigurisė sė Kosovės, si njė domosdoshmėri e pashmangshme.


http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/11482
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.2.2012, 22:04   13
Citim:
Oficerė tė FSK-sė, diplomojnė nė Akademinė Ushtarake tė Shqipėrisė

Shtatė oficerė tė lartė tė Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, nė nivelin Master (grada nėnkolonel dhe major), kanė diplomuar me sukses nė Komandėn e Doktrinės dhe Stėrvitjes nė Tiranė.

Nė kursin e Komandės dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm kanė marrė pjesė 5 oficerė tė FSK-sė, grada major, kurse nė kursin e Lartė tė Oficerit kanė marrė pjesė gjashtė oficerė tė FSK-sė, grada nėnkolonel, ku tė gjithė e kanė pėrfunduar me sukses shkollimin e lartė nė Akademinė e Mbrojtjes.

Nė kuadėr tė Akademisė sė Mbrojtjes nė Tiranė, janė mbajtur programet Master profesional dhe Master shkencor nga lėmi i Mbrojtjes dhe Sigurisė.

Ndryshe, ky ėshtė grup i parė i oficerėve tė lartė, qė ka kryer studimet pėr master, nė Akademinė e Mbrojtjes nė Tirnanė.

Nė emėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, ka pėrshėndetur zėvendėsministri i FSK-sė, prof. Bejtush Gashi, i cili me kėtė rast ka falėnderuar shtetin e Shqipėrisė, pėr ndihmėn e dhėnė nė shkollimin e oficerėve tė FSK-sė, ndėrsa tė sapodiplomuarve u uroj dhe kėrkoi nga ta, qė tė gjitha mėsimet e marra kėtu, t’i pėrcjellin tek pjesėtarėt e FSK-sė, atje ku punojnė.

Kurse nė emėr tė diplomuarve pėrshėndeti nėnkolonel Bajram Bekteshi. Tė diplomuarit nė shkallėn Master Shkencor nė lėmin e Mbrojtjes dhe Sigurisė janė, nėnkolonelėt Hysni Shabani, Hysen Dreshaj, Mentor Zejnullahu, Ajet Potera dhe Bajram Bekteshi. Ndėrsa tė diplomuarit nė shkallėn master profesional, nė lėmin Mbrojtje dhe Siguri, janė: Nėnkolonel Enver Gėrguri dhe major Fadil Hoxha.

Kėtė kurs tė nivelit tė lartė, nga Kosova,-(shoqėria civile) me sukses e ka kryer edhe Lulzim Jashari.

Oficerėve tė diplomuar, Akademia u ka dhėnė edhe nga njė certifikatė nderi, me motivacionin: “Pėr rezultatet tė larta nė pėrvetėsimin e programit mėsimor, gjatė vitit akademik, 2010-2011”.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,85,143395
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.7.2013, 21:16   14
Citim:
Kosova dhe Shqipėria me marrėveshje SOFA

Kosova dhe Shqipėria kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr statusin e forcave e njohur si SOFA, marrėveshje kjo qė rregullon hyrjen, qėndrimin e pėrkohshėm, daljen, obligimet dhe pėrgjegjėsitė e vendit pritės dhe vendit vizitues, si dhe kompetencat e juridiksionit tė tė dyja vendeve. Standardi i kėsaj marrėveshje ėshtė i standardeve tė NATO-sė. Gjatė ceremonisė sė nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshje e cila u bė nė kazermėn e FSK-sė nė Prizren, ministrit tė mbrojtjes sė Shqipėrisė u dekorata me medaljen “pėr shėrbim tė merituar”.

Ministri i FSK-sė, Agim Ēeku ka thėnė se kjo marrėveshje ėshtė kulmi i bashkėpunimit mes dy vendeve.

“Mendojė se kjo marrėveshje do t’i lehtėsojė dhe ėshtė njė bazė shumė e mirė pėr bashkėpunimin me tė frytshėm pėr tė ardhme”, ka thėnė ai. Ndėrsa ministri shqiptar, Arben Imami ka thėnė se kjo marrėveshje kurorėzon shumė pėrpjekje dhe e rrit shkallėn e bashkėpunimit, por ēka ėshtė mė e rėndėsishme, sipas tij, ėshtė se standardi i kėsaj marrėveshje ėshtė njė standard i NATO-sė. Ai tha se ēėshtja e sigurisė sė Kosovės dhe Shqipėrisė, pėr ta, ka qenė dhe ėshtė e pandashme.

“Pėr Shqipėrinė ēėshtja e sigurisė pėr Kosovėn dhe pėr ne ka qenė dhe ėshtė e pa ndashme, por kjo ēėshtje e sigurisė nė kuadrin e sigurisė kolektive tė NATO-sė bėhet akoma mė e fuqishme, rezultati, shanse mundėsi tė mėdha tė dyja vendeve tona bėhen akoma mė tė mėdha nė rrugėn e integrimeve dhe zhvillimeve nė mėnyrė qė kėto dy vende dhe kombi shqiptarė tė jetė njė komb i civilizuar mes kombesh tjera”, ka thėnė ai. Pėr Arben Imami kjo ėshtė vizita e tij e fundit qė e bėnė jashtė shtetit tė tij nė mandatin katėr vjeēar sa kishte si ministėr.

http://rtv21.tv/home/?p=112045&utm_s...rreveshje-sofa
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.7.2013, 21:28   15
Citim:
Ēeku dhe Imami nėnshkruan marrėveshjen SOFA

Prizren, 2 korrik 2013 - Ministri i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės(MFSK), Agim Ēeku dhe Ministri i Mbrojtjes tė Republikės sė Shqipėrisė, Arben Imami, nė njė akt solemn dje nėnshkruan marrėveshjen SOFA, ku ishin tė pranishėm edhe zėvendėsministrat e FSK-sė, Shemsi Veseli dhe Bejtush Gashi si dhe komandanti i Forcės sė Sigurisė sė Sigurisė, gjenerallejtėnant Kadri Kastrati dhe shefit tė Ushtrisė shqiptare, gjeneral major Xhemal Gjunkshi.

Marrėveshja ndėrmjet dy vendeve u nėnshkrua nė kazermėn e FSK-sė, nė Prizren. Ministri i FSK-sė Agim Ēeku tha se gjatė kėtyre viteve tė bashkėpunimit me Ministrinė e mbrojtjes tė Republikės sė Shqipėrisė, kemi realizuar njė varg aktivitetesh dhe bashkėpunimi ka qenė jashtėzakonisht i frytshėm. Kėtij bashkėpunimi po i shtojmė edhe njė dokument qė i rregullon marrėdhėniet tona edhe mė fuqishėm dhe kjo po bėhet mbi bazėn e standardeve tė NATO-s.

Ministri Ēeku me kėtė rast nė emėr tė Ministrisė pėr FSK, dhe nė emėr tė FSK-sė i dorėzoj ministrit Arben Imami, medalje pėr “Shėrbim tė merituar”, nė shenjė respekti pėr punėn, kontributin dhe ndihmėn e pakursyer nė mbėshtetje tė FSK-sė.

Ministri i Mbrojtjes tė Republikės sė Shqipėrisė, Arben Imami me kėtė rast tha se bashkėpunimi i frytshėm qė ekziston ndėrmjet tė dy ministrive dhe Forcave, do tė vazhdoj edhe mė tutje dhe se kjo po fuqizohet edhe me nėnshkrimin e Marrėveshjes Suplementare SOFA, dhe kjo ėshtė edhe me e fuqishme sepse po shkojmė drejt rrugės se integrimit nė NATO.

Ministri Imami po ashtu, potencoj se kjo ėshtė vizita e fundit zyrtare e tij nė kėtė mandat qė po i bėhet Kosovės dhe FSK-sė, dhe se ndjehet i lumtur qė pikėrisht me FSK-nė po e pėrfundon agjendėn e tij si ministėr sa i pėrket angazhimeve zyrtare nė Kosovė.

Marrėveshja SOFA, rregullon procedurat e hyrjes/daljes, qėndrimit tė pėrkohshėm dhe statusin e anėtarėve tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė dhe anėtarėve tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės nė territorin e shtetit pėrkatės, si dhe pėrbėrėsve civil apo personave nė varėsi.

http://www.kosova.com/artikulli/95206
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2013, 21:49   16
Citim:
Marrėveshja ushtarake Kosovė-Shqipėri shqetėson Serbinė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	f1_vucic-jpg1372834934.jpg
Shikimet:	115
Madhėsia:	210,9 KB
NNJ:	5431Beograd, 3 korrik - Zėvendėskryeministri i Serbisė, Aleksandar Vuēiq, ka deklaruar dje se marrėveshja ushtarake nė mes Kosovės dhe Shqipėrisė paraqet njė problem serioz.

Vuēiq ka thėnė se Serbia po punon qė tė mbrojė qytetarėt e saj dhe se pėr kėtė ēėshtje duhet tė bisedojė me Bashkimin Evropian dhe me partnerėt e tjerė ndėrkombėtarė, por nuk guxon qė vetes t’i shkaktojė probleme nė planin ndėrkombėtar.

Siē transmeton Beta, Vuēiq ka thėnė se ėshtė nj gjė e mirė qė Forca e Sigurisė sė Kosovės nuk ėshtė nė veri tė Kosovės dhe qė NATO-ja ėshtė garantues se ato nuk do tė dėrgohen atje.

"Na duhet tė mbrojmė popullin tonė, por pa i shkaktuar kurrfarė problemesh Serbisė nė planin ndėrkombėtar", citon telegrafi tė ketė thėnė Vuēiq nė njė takim me gazetarė, i pyetur lidhur me marrėveshjen ushtarake tė nėnshkruar nė mes Kosovės dhe Shqipėrisė.

Marrėveshja SOFA, e nėnshkruar tė hėnėn nė Prishtinė nė mes Ministrit tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Agim Ēekut dhe Ministrit tė Mbrojtjes tė Republikės sė Shqipėrisė, Arben Imami, rregullon procedurat e hyrjes-daljes, qėndrimit tė pėrkohshėm dhe statusin e anėtarėve tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė dhe anėtarėve tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės nė territorin e shtetit pėrkatės, si dhe pėrbėrėsve civil apo personave nė varėsi.

http://www.koha.net/?page=1,13,151038
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:06.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.