Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.5.2009, 15:13   1
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009

1880: Nota e letra diplomatike pėr dorėzimin e Ulqinit Malit tė Zi


Citim:
Komandanti i Malit tė Zi nė Podgoricė, vojvoda Plamenac:Komandantit tė Shkodrės, Izet Pashės, Podgoricė, mė 10/22 prill1880.

Vojvoda Bozho Petroviē Njegosh, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi: San Kotenu, drejtues i punėve tė Republikės sė Francės nė Cetinė, Cetinė, mė 16/28 prill 1880
Zotėri drejtues i punėve, si shtesė, e kam pėr nder t'Ju dėrgoj kopjen e protestės sė fundit, tė ditės sė sotme, qė ia nisa pėrfaqėsuesit tė Madhėrisė sė Sulltanit, duke iu lutur qė t'ia dorėzojė sa mė parė qeverisė sė vet. Zotėri drejtues i punėve, nė bazė tė kėtyre dokumenteve do tė shihni, qė ngjarjet po arrijnė shkallėn e rrezikut tė madh dhe qė pėrzierja nė kufirin tonė ka mbėrritė kulmin. Shihet se arsyeja dhe mundi jonė pėr mbrojtjen e paqes po dalin tė padobishme. Nė tė vėrtetė, bandat shqiptare, qė janė pėrherė e mė shumė tė ndihmuara e tė inkurajuara prej autoriteteve tė Shkodrės, e shohin kėtė arsye si njė shenjė tė dobėsisė tonė. Duket se po arrijmė nė njė trajtė tė luftėrave, ku nuk njihet emri i armiqve. Ne do tė qėndrojmė nė mbrojtje, por besojmė qė provincat e Madhėrisė sė Sulltanit do tė marrin iniciativėn pėr kėto rrebelime, qė kanė qėllimin e provokimit tė konflikteve, e po ashtu edhe tė luftės. Mendojmė se jena tė izoluar nė kėtė moment, kurse duam tė jemi tė dobishėm. Kėrkojmė mbėshtetjen e tė drejtės prej qeverive nėnshkruese Traktatit tė Paqes. Kemi shpresė qė ata do tė gjejnė mėnyrėn pėr tė ndalur rrjedhėn e kėtyne punėve, ashtu qė tė ruhet Mali i Zi, se ata vetė ia caktuan kufijt qė janė tė vėrtetė e nuk duhet tė pėrsekutohen.Pėr t'u mėnjanuar prej vėshtirėsive, shpresojmė qė mjetet pėr ndryshimin e punėve, si edhe gėnjeshtrat nuk do t'i pengojnė Fuqitė pėr tė fajėsuar Portėn pėr kėtė gjendje. Sido qė tė jetė, duhet tė ndėrpriten kėto ngjarje qė po bėhen tė padurueshme e qė do tė kenė pasoja tė rėnda pėr paqen nė Gadishullin Balkanik.
Me nderime, pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme, Bozho Petroviē-Njegosh

Nota i ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi dėrguar Laliē Begut, zėvendėsit tė Otomanit nė Cetinė, Cetinė, mė 16/28 prill 1880.

Zotėri ministėr, nė vilajetin e Shkodrės po organizohet njė luftė e hapur kundra Malit tė Zi, e funksionarėt e pushtetit po e inkurajojnė dhe po e pėrkrahin kėtė organizatė. Ne kemi njoftime tė vėrteta pėr kėtė punė. Nė qytete dhe nė rajone, nėpunėsit dhe bylykbashėt i shtėrngojnė njerėzit t'u bashkohen bandava tė mbledhura. Prenk Bib Doda ka shkuar nė Mirditė pėr ta ēuar popullin kundėr nesh. Nė Shkodėr po pritet qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė arrijnė bandat e Krujės dhe tė Tiranės; po ftojnė popullin e Dibrės dhe tė Matit, e ata shpresojnė qė do t'u pėrgjigjen.
Bandat vazhdojnė tė shkojnė nė Hot, nė territor tė Malit tė Zi. Nizamėt ende nuk e kanė lėshuar kėtė territor. Vetėm tre reparte u tėrhoqen prej Tuzit, tė cilat gjenden nė Kastrat, nė rrugė pėr Shkodėr. Tė gjithė tjerėt qė ėshtė dashtė tė tėrhiqen, janė aty dhe po u bashkohen bandave. Bandave u lėshuan fortifikatat me gjithė ushqim, municion dhe me shumicėn e topave; vetėm dy topa u kthyen nė Shkodėr. Ushtarėt qė mbeten nė Tuz, kryesisht topēitė, i zėvendėsojnė uniformat me veshje tė malėsorėve shqiptarė. E ashtuquajtura Lidhja Shqiptare nė Shkodėr bėn kėrrkesa pėr ushqim nė Triest, transporton me anije tė qeverisė deri nė Hum; merr me qira pėr 5 napoleona nė ditė njė anije me avull, qė pėrdoret edhe pėr tė mbajtur lidhjet ndėrmjet Shkodrės dhe territorit tė sunduar prej bandave. Faktet reale pėr organizatėn e emruar, s'ka dyshim, i japin situatės rėndėsi kryesore.
Nė bazė tė nenit 29 tė protokolit tė Berlinit, Mali i Zi transporton mallėrat e nevojshme nėpėr Bunė; kjo e drejtė u shkel. Anijet qė transportonin kripė pėr vendin tonė, dje qenė tė obliguara tė kthehen me porosi qė mos tė duken mė nė ujėrat e Shkodrės. Kjo shkelje e tė drejtave tona legjitime u pėrcoll me njė tjetėr tė rėndėsisė shumė mė tė madhe: Me urdhėrin e Valiut, bylykbashi i Shkodrės ka ardhė nė territorin e Krajės qė, prej Kongresit tė Berlinit, na takon neve; ky propagoi kryengritjen, shkuarjen e kryetarėve nė Shkodėr, bashkimin e krajanėve me banda tė organizuara. Sqarimin e kėtyre ngjarjeve ia lėmė Qeverisė Otomane, e ashtu edhe pasojat qė mund tė ketė populli i varfėr i Krajės.
Si njoftim i freskėt ėshtė, qė qeveria po tėrhiqet nė Tiranė ose nė Kastrat. Nuk e dimė shkakun e kėtij veprimi tė Vali Pashės, por pa dyshim, mosprania e tij nė Shkodėr kuptohet si shmangie e tij nga pėrgjegjėsia pėr ngjarjet nė kryeqytetin e vilajetit, i cili pa farė konsideratash do tė dorėzohet nė duart e tė ashtuquajturės Lidhje.
Lusim Qeverinė Otomane pėr interpretim tė kėtyre tė dhėnave, si dhe tė na njoftojė me tė cilat autoritete do tė kontaktojmė pėr kufijt me vilajetin e Shkodrės. Pjesėmarrja flagrante e autoiriteteve nė ngjarje dhe lehtėsimi i pazakonshėm i lejuar pėr agjitime e bėjnė situatėn tepėr kritike, ēka, ne mendojmė, nuk len dyshim pėr intencat e vėrteta tė Portės. Pjesėmarrja e administratės lokale nė agjitime i vėrteton qėllimet e njėjta me ato tė ashtuquajturės Lidhje.
Lus madhėrinė tuaj tė njoftoni qeverinė e madhėrisė imperiale tė sulltanit pėr ankesat dhe kėrrkesat tona, ashtu qė tė dijmė, me tė vėrtetė, pėrcaktimin e madhėrisė tuaj pėr luftė, edhe pse ne kemi marrė masat pėr pėrmbajtje, pėr tė cilat u kena dhėnė prova prej fillimit tė kėtyre ngjarjeve.
Deputeti anglez Green: S. Radonjiqit, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi, Cetinė, mė 13.6.1880.
Sipas dėshirės sė Lartėmadhėrisė sė tij Princit, jam i nderuar t'Ju dorėzoj, bashkangjitur, njė notė konfidenciale, ku shėnohet afėrsisht vija e kufirit shqiptaro-malazez, tė cilėn Qeveria e Britanisė sė Madhe mendon se mund tė pranohet prej Malit tė Zi, e ky si zėvendėsim i vijės sė caktuar me memorandumin e 12 prillit tė kaluar. Konditat e nenit 29 tė Traktatit tė Berlinit, ku bėhet fjalė pėr Tivarin me bregdet, do tė jetė e nevojshme tė aplikohet edhe pėr Ulqinin me bregdet, qė t'i jepen Malit tė Zi. Pranoni ... Green
Thoemmel, deputeti austro-hungarez nė Cetinė: ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi.

Zotėri ministėr, jam i nderuar t'ju njoftoj qė qeveria imperiale dhe mbretėrore plotėsisht pajtohet me Qeverinė e Britanisė sė Madhe, qė ka tė bėjė me propozimin e ri pėr kompenzim. Kolegu im anglez i shpjegon arsyet e Qeverisė tė Princit nė njė notė tė dėrguar sot.
Qeveria imperiale dhe mbretėrore mendon qė ky propozim ka mė tė shumtat mundėsi pėr tė ruajtur interesat e principatės fqinjėsore, si dhe kjo ėshtė e vetmja mundėsi pėr rregullim tė shpejtė dhe paqėsor. Kuptohet qė klauzolat e nenit 29 tė Traktatit tė Berlinit mė 1878, qė i pėrkasin brezit tė detit tė Tivarit, duhet tė aplikohen edhe pėr brezin e detit tė Ulqinit.
Pranoni zotėri ministėr tė me njoftoni sa mė parė qė ėshtė e mundshme pėr vendimet e tė respektuarit lartėmadhėri Princ, e pranoni... Thoemmel
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.5.2009, 15:16   2
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009
Citim:
Nota e ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi e dėrguar tė Ngarkuarit me Punė tė Britanisė sė Madhe nė Cetinė; Cetinė, mė 14 qershor 1880.
Lartmadhėria e Tij, princ Nikolla ... e ka shqyrtuar me kujdes tė madh projektin e kufizimit tė Malit tė Zi me Turqinė, kah ana e Shqiprisė, tė cilin Qeveria e Madhėrisė Britanike mendon qė mundet tė jetė zėvendėsim i atij tė caktuar me memorandumin e Konstantinopojės. Lartmadhėria e Tij me detyron qė mė parė tė shpreh ndjenjat e falėnderimit pėr intervenim dashamirės tė Britanisė sė Madhe te Fuqitė dhe te anėt e interesuara. Princi pėrgjigjet me shenjė nderimi dhe me njė argument tė ri tė dėshirės sė Tij, qė t'i jepet fund gjendjes provizore, e cila mund tė jetė e dėmshme pėr tė gjithė tė interesuarit. Pėr atė qėllim, jam i autorizuar tė deklaroj, zotėri i Ngarkuari me Punė, qė Princi pranon transaksionin pėrkatės. Megjithatė, Lartmadhėria e Tij shpreson qė Qeveria e Madhėrisė Britanike nuk do tė refuzojė tė kujdeset me seriozitet pėr ndryshimet prej saj tė propozuara me gojė plot. Kėta ndryshime do tė caktonin kufirin mė racional, e kėshtu, nė tė ardhmem, do tė shmangėshin shkaqet e konflikteve mes popullsisė kufitare. Lartmadhėria ka parasysh deklaratėn tuaj qė mos tė ketė fortifikata nė kufirin turk kah ana e lindjes sė Liqenit tė Shkodrės, nė krejt hapėsirėn e zonės territoriale qė ishin tė pranuar t'i takojnė Malit tė Zi sipas Memorandumit tė 12 prillit 1880. Ata qė do tė gjenden, do tė rrenohen. Klauzola e nenit 29 tė Traktatit tė Berlinit, qė i pėrket fortifikimeve tė pranishme ose atyre qė mund tė bėhen nė tė ardhmen ndėrmjet Detit dhe Liqenit tė Shkodrės, nuk ėshtė ndryshuar. Mirret vesht, qė klauzolat e atij neni, qė i pėrket bregdetit tė Tivarit, do tė pėrdoren edhe pėr Ulqinin. Si pasojė natyrale qė dikton kjo marrėveshje, Princi dėshiron qė ajo tė jetė e nėnrenditur deklaratės sė mėparshme, nė tė cilėn Qeveria juaj do tė marrė angazhimin formal, ashtu qė dorėzimi i territoreve qė do t'i lėshohen Malit tė Zi, do tė bėhet nė mėnyrė tė rregullt dhe paqėsore, ashtu qė Principata, pėr arsye tė moskryerjes sė obligimeve tė Portės, mos tė bėhet viktim herėn e tretė. Lartmadhėria e Tij shpreson qė Britania e Madhe do ta shpejtojė punėn, ashtu qė tė pėfundojė gjendja e padurueshme. Moskryerja e obligimeve tė Portės i ka shkaktuar Malit tė Zi flijime tė rėndėsishme, tė cilat pėrditė po shtohen. Fuqitė e Mėdha, me vendim tė tyre tė drejtė, do tė kenė, dėshirojmė tė besojmė, njė konsideratė serioze pėr dėmin e bėrė Principatės, pra ajo propozon qė mė vonė tė bėhet kėrrkesa pėr dėmshpėrblim. Pranoni ...Radoniq
Ministri i Punėve tė Jashtme i Malit tė Zi pėr tė Ngarkuarin me Punė tė Republikės sė Francės nė Cetinė; Cetinė, mė 7 korrik 1880.
Ministri i Turqisė erdhi tė njoftojė se Porta Sublime, si pėrgjigje notės sė fundit tė Ambasadorėve nė lidhje me ndryshimet territoriale, ėshte e gatshme menjėherė tė ekzekutojė Memorandumin e 12 prrillit, pra do t'i dorzojė Principatės territoret sipas kėsaj Konvente. Madhėria e Tij, Halil Bej u detyrua prej Qeverisė sė tij tė marrė mendimin tonė pėr kėtė pėrcaktim tė Portės. Mendoj, Zotėri i Ngarkuari me Punė, qė e kam pėr detyrė t'ua komunikoj pėrgjigjen dhėnė Ministrit tė Turqisė. I tregova, qė kėtė ēeshtje ia kemi lėnė tė vendosin Fuqitė, qė kemi pranuar propozimin e ri tė notės sė fundit tė Ambasadorėve, nuk do tė kishim asnjė kundėrshtim pėr solucionin, qė Porta do tė garantojė nė mėnyrė tė mjaftueshme, rregullare, menjėherė dhe pa prapamendim. Porta ėshtė vonuar me pėrgjigje tė notės sė fundit tė Ambasadorėve; kemi dalluar qėllimin e vonimit duke kėrrkuar pretekse tė reja; kemi menduar t'i kėpusim negociatat e pasuksesshme; ne thirrem tė ngarkuarin e punėve tona prej Konstantinopojės; por pėr arsye tė propozimit tė ri tė Turqisė, si dhe deklaratės qė ajo ėshtė e gatshme pėr egzekutim tė Memorandumit, kemi thirrė tė Ngakuarin tonė ta shtyjė ardhjen deri me urdhėr tė ri. Pranoni ... Radoniq
Letra e nėnkolonelit Bedri-Bej delegatit tė Malit tė Zi, N. Matanoviēit; Shkodėr, mė 24 tetor 1880.
Zotėri Delegat, i paraqita ekselencės kryekomandatit tė divizionit ushtarak tė Shkodrės dy projektet e mij mė 22 dhe 23 tė kėtij muaji, e poashtu dhe pėrgjigjet qė m'keni dhėnė pėr kėtė ēėshtje. Kryekomandanti mė detyron t'u tregoj, qė, pasi i kemi marrė masat e nevojshme pėr dorėzimin e qytetit tė Ulqinit me rrethinė nė mėnyrėn e paraparė, ai nuk ka mundėsi tė trajtojė ēėshtjen e detajeve teknike para 28 tė kėtij muaji. Pra, pėr tė realizuar urdhėrat e marra, ju lus tė pranoni, qė tė mirren masat e nevojshme, ashtu qė delegati i caktuar prej kryekomandantit tė ushtrisė malazeze tė jetė atė ditė nė Kunje. Pranoni ... Bedri.
Komandanti i trupave tė Malit tė Zi, Bozho Petroviē-Njegosh komandantit tė divizionit tė Shkodrės, Riza-pashės; Cetinė, mė 25 tetor 1880
Delegati im mė lajmėroi pėrmbajtjen e letrės, qė Z. nėnkolonel Bedri-bej ia shkroi mė 24 tė kėtij muaji. Me keqardhje pėr mossuksesin e negociatave nė Rijekė-Virpazar, e pėr kėtė shkak vonimi i punės qė jemi tė detyruar ta bėjmė, kam nder t'u informoj, zotėri gjeneral, qė miratoj propozimin tuaj, qė detajet teknike tė dorėzimit tė paraparė tė Ulqinit tė bėhen nė Kunje, mė 28 tė kėti muaji. Por, pėr t'u shmangur vonesės qė pa dėshirė u ndodhin delegatėve tonė qė janė tė obliguar pandėrprerė t'u referojnė eprorėve tė tyre, po e lus ekselencėn tuaj qė personalisht tė vini nė Kunje, ku edhe vetė mendoj tė jemė aty nė datėn e caktuar. Me shpresė qė ekselenca Juaj do tė mė favorizojė me njė pėrgjigje tė shpejtė. Ju lus ... Bozho Petroviē.
Pėrgjigjja e Riza-pashės komandantit tė trupave malazeze, Bozho Petroviēit; Shtabi madhor te Bela, mė 27 tetor 1880.
Ekselencė, dispozitat qė janė duke u miratuar pėr dorėzimin e qytetit dhe rrethit tė Ulqinit nė mėnyrėn e paraparė deri tash, nuk kanė dhėnė njė rezultat tė mjaftueshėm pėr pėrgatitjen e elaboratit me detaje teknike; gjindem nė pamundėsi qė tė vijė mė 28 tetor nė Kunje e tė takoj ekselencėn Tuaj. Shpresoj qė ekseleca Juaj do tė jetė e informuar mjaft shpejt pėr ditėn e takimit tonė. Me shpresė qė ekselenca Juaj do tė m'fal, ju lutėm zotni gjeneral kryetar, tė pranoni konsideratat e larta prej meje. Komandanti i divizionit tė Shkodrės sė Shqiprisė ...Riza
S. Radoniq, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi baronit De Mongaskonu, i ngarkuar me punė tė Francės nė Cetinė; Cetinė, mė 5 nėndor 1880.
Pasi vjen gjenerali Dervish-pasha nė Shkodėr, negociatat pėr dorėzimin e Ulqinit me rrethinė, me gjasė, do tė merren prapė parasysh. Pėr kėtė punė, e poashtu pėr tė evituar gjithfarė diskutimesh, Qeveria e Princit, mendoj, duhet t'i drejtohet edhe njėherė Fuqive tė Mėdha me njė lutje qė tė autorizojnė komandantėt e flotės sė kombinuar pėr tė deleguar, pėr arsye tė mungesės sė anėtarėve tė komisionit pėr caktimin e kufinjve Turqi Mali i Zi, disa oficerė, qė tė jenė tė pranishėm nė kėto negociata, dhe eventualisht ta marrin nė posedim Ulqinin. Nė rast sė Fuqitė e Mėdha do tė pranojnė lutjen e Qeverisė malazeze, dėshiroj, zotni i ngarkuari me punė, qė t'i merrni dispozitat e nevojshme, ashtu qė delegati i Qeverisė tuaj tė vijė nė kuartin e gjeneralit tonė me kohė, ashtu si ai i Qeverisė britanike, qė ėshtė veē gati tė niset. Pranoni ... Radoniq.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.5.2009, 15:18   3
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009
Citim:
Letra e knjaz Nikollės madhėrisė Boshan Sejmur, vice-admiral, komandant i flotės sė kombinuar; Cetinė, mė18/30 nėntor 1880.
Shkėlqėsi, mbas shumė ngatrresash, ēėshtja e Ulqinit u krye dhe mori njė zgjidhje tė kėnaqur. Mali i Zi u falenderohet pėr dashamirėsinė e Fuqive tė Mėdha, qė e pėrkrahen me gjithė shpirt iniciativėn e Britanisė sė Madhe me njė pėlqim tė plotė nė tė gjitha variantat pėr kėtė ēėshtje.
Kjo marrėveshje u realizua mbas sundimit nė ujnat tona tė flotės sė kombinuar, e vendosur sipas komandimit tė eksenelcės Tuaj, qė keni pėrkrahur tė drejtat tona; eskadrat evropiane nuk kanė qenė tė thirrur tė veprojnė me masa shtėrngimi: vetėm prania e tyre ka mjaftuar qė tė arrihet qėllimi i propozuar prej kabineteve evropjane.

Duke qenė nė gjendje pėr tė ēmuar vlerėn e tė gjitha punėve tė tjera, si dhe pėr rolin e randėsishėm qė luajti flota e kombinuar pėr pėgatitjen e pėrfundimit tė kėsaj ēėshtjeje, po e kryej njė detyrė tė kėndshme me shprehjen, zotri Admiral, tė mirėnjohjes time tė thellė, dhe Ju lutem qė ndjenjat e mia tė ia u pėrcillni kolegėve tuaj. Pranoni... Nikolla
Vice-admiral Sejmur, komandant i flotės sė kombinuar: kondra-admiralit Lapon, komandant i divizionit detar francez, nė luftanien Monarch, nė gatishullin Teodo, mė 2 dhjetot 1880.
Zotėri, jam i nderuar t'i dėrgoj Ekselencės Tuaj, sipas dėshirės tė Princit tė Malit tė Zi, kopjen e njė letre tė Lartmadhėrisė sė Tij, ku shprehen falenderimet e tija pėr bashkėpunimin e bėrė nė lidhje me ēėshtjen e Ulqinit, pėr praninė e flotės sė kombinuar nė kėto ujna. Propozoj qė t'i shkruhet Princit pėrgjigjja e pėrshtatshme. Kam nderin ... Beauchamp Seymour, vice-admiral, kryekomandant

Shpallja e Dervish Pashės pėr ulqinakėt: Ulqini me rrethinė t'i dorėzohet Malit tė Zi

Mė 25 nėntor 1880

Ulqinakė, transferimi i Ulqinit nėn qeverinė e Malit tė Zi ėshtė obligim qė rrjedh prej traktateve. Kėtė vendim, qė Qeveria u desh ta pranojė, rrjedh pas hapave qė tash janė realizuar dhe pėrsėritur prej Fuqive tė Mėdha, tė cilat nuk ka pasur mundėsi tė ndryshohen e as tė shtyhen. Interesat e shpėtimit tuaj u sugjerojnė qė shpejt t'i nėnshtroheni kėtij vendimi. Nė qoftėse provoni tė shtyni nė pambarim faktin qė rezulton prej traktateve e prej rrethanave, nė qoftėse pėrkrahni kurdisjet e intrigave tė grupeve tė njerėzve dashakeq, qė kėrkojnė tė pėrfitojnė me shtyrjen e ēėshtjes, do tė jeni pėrgjegjės para Zotit e para Padishahut, qė nuk i keni ndigjuar urdhėrat eminente tė sovranit tonė; atėherė do tė jetė i nevojshėm dėnimi sipas Padishahut dhe sipas ligjit. Me njė fjalė, njė qoftė qė nuk doni tė dorėzoni Ulqinin, ashtu si patėt vepruar pėr Guci-Plavė, e mandej pėr Hot, Grudė e Kelmend, unė po ju paralajmėroj, qė aty ku ka mbėrritė kjo ēėshtje, e tashmja nuk mund tė krahasohet me kohėn e kaluar. Duke u mbėshtetur nė vendimin e shtetrrethimit tė shpallur, kryekomandanti ėshtė fuqiplotė dhe ka tė drejtė tė trajtojė rreptėsisht dhe nė ēdo mėnyrė ata dashakeq qė kundėrshtojnė urdhėrat e pushtetit. Po u thrras edhe njėherė qė t'i nėnshtroheni vendimit pėrfundimtar tė Qeverisė imperiale.

Do tė ju lajmėroj pėr bartjen e familjeve qė dėshirojnė tė tėrhiqen mbrapa kufijve tė rinj nė tė njėtėn kohė me trupat imperiale. Po ju sigoroj pėr personat qė dėshirojnė tė tėrhiqen mbrapa shenjave tė reja tė demarkacisė, sipas urdhėrave tė Madhėrisė sė Tij, tė shpėrngulurit do tė marrin shtėpia banimi, troje tė mjaftueshme, tė gjtha ndihmat e mjaftueshme pėr tė kompenzuar krejt dėmet, vėshtirėsitė e ndryshme gjatė emigrimit tė tyre.

Njė qoftė se do tė vazhdoni tė manifestoni kundėrshtimin me ngulm, pa i marrė parasysh tė gjitha pėrparėsitė favorizuese qė mund t'i keni, si dhe nė qoftė se nuk i pranoni kėshillat atėrore qė po ju drejtoj, unė do tė dij t'i kryej obligimet e mia tė lidhura me funksionet qė mė caktoi Qeveria imperiale. Momentalisht do tė pėrdoroj mėnyrat e shtėrngimit, ashtu si m'i urdhėrojnė Padishahu dhe ligji, kurse faji dhe pėrgjegjėsia do tė mbeten plotėsisht nė anėn tuaj. Do tė dėnohen gjithashtu edhe tė gjithė ata qė do t'i shkaktojnė pengesa kėtyre

Urdhėrave tė autoriteteve, pra ata qė u japin ndihmė ulqinakėve dhe i inkurajojnė qė tė kundėrshtojnė me resistencė, ēka ėshtė e dėmshme pėr ata dhe pėr Qeverinė.


Prej frangjishtes: Gjoka i Palės Gjokės Zefit Gjokė Stanaj, Braticė, Ulqin

http://www.buzuku.cg.yu/Arkivi/Arkivi_1.htm
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:23.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.