Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 2.6.2009, 00:11   1

Shkrim i cituar Z1: Njėsimi i sistemit tė telekomunikacionit


Shfrytėzimi i kodeve telefonike tė vendeve tė tjera vazhdon tė mbetet zgjidhja e vetme pėr shtetin e Veriut. Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit ka hedhur tash idenė e pėrdorimit tė kodit telefonik tė Shqipėrisė +355, me qėllim zėvendėsimin e kodeve tė tjera telefonike qė janė nė shfrytėzim nga operatorėt telefonikė.

Megjithėse nuk janė dhėnė hollėsi tė mėtejshme, zyrtarėt e ministrisė pohojnė se u mbetet teknikėve tė dy operatorėve tė shohin se kohė nevojitet pėr njė proces i tillė nėse merret vendimi.

Shteti i Veriut ka humbje tė ardhurash nga mosdhėnia e kodit ndėrkombėtar. PTK pėrdor derimėtash kodin telefonik tė Monakos, +377 dhe paguan ēdo muaj 10 milionė euro pėr telefoninė e lėvizshme. Ndėrkaq nga kodi i telefonisė fikse +381, PTK nuk paguan, por as nuk nxjerr fitim. “IPKO” nga ana e vet i paguan Sllovenisė pėr kodin +386.

http://www.kohavision.net/index.php?option=com_content&task=view&id=1926...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.12.2009, 23:09   2
Citim:
PTK dhe Monaco Telekom pėrtėrijnė kontratėn edhe pėr 3 vjet

Edhe pėr tre vjetet e ardhshme Postė Telekomi i Kosovės do tė pėrdorė kodin telefonik nga Monaco Telekom i Britanisė sė Madhe. Kėto dy kompani kanė nėnshkruar mė 16 dhjetor nė Londėr vazhdimin e partneritetit.

Drejtori ekzekutiv i PTK-sė Shyqri Haxha tha se ky partneritet ka qenė produktiv pėr konsumatorėt kosovarė, por tha se tash pėr tash Kosova nuk do tė ketė kodin e vet.

“Kodi shtetėror mund tė ipet vetėm nga ITU. Shtetet tė cilat nuk e kanė njohur Kosovėn, nuk kanė njė qasje pozitive nė kėtė aspekt. Ne kemi kontaktuar me Ministrinė tė komunikacionit, kryeministrinė, kemi bėrė ēmos qė Kosova tė ketė kodin shtetėror, por si duket procesi ėshtė shumė mė i ndėrlikuar se sa qė mendojnė ne”, ka thėnė z. Haxha.

Ambasadori i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Kosovė, Andry Sparks, e vlerėsoi pozitivisht bashkėpunimin me Postė Telekomin e Kosovės, duke thėnė se ky partneritet siguron dhe garanton pėrmirėsimin e shėrbimeve kompanisė Vala.

“Ėshtė njė veprim i mirė pėr tė dy kompanitė, siē dihet PTK-ja ėshtė e gatshme pėr privatizim, por pavarėsisht prej procesit, ajo do tė ketė mbėshtetjen e Monaco telekomit. Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm edhe pėr ekonominė dhe grumbullimin e financave tė Kosovės nė tė ardhmen”, ka thėnė ambasadori Sparks.

Vazhdimi i kontratės pėrfshinė: shėrbime me vlerė tė shtuar, shėrbime mbėshtetėse operative, dhe shėrbime pėr zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve.

http://www.rtklive.com/new/?cid=8,1&newsId=34759
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2010, 15:52   3
Citim:
Njė delegacion i PTK sė kėrkoi mbėshtetje nė SHBA pėr kodin e telefonisė

Prishtinė, 4 mars 2010 - Njė delegacion i Bordit tė Drejtorėve tė PTK sė ka qėndruar nė njė vizitė disa ditėshe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Delegacioni ka vizituar Departmentin amerikan tė Shtetit, ku ka takuar disa nga zyrtarėt e tij tė lartė si dhe Shėrbimin Postar Amerikan (US Postal Services).

Nė takimin me zytarėt nė Departmentin e Shtetit, znj. Marianne S. Toussaine nga zyra pėr Evropė Qendrore dhe Jugore, Denis M. Delehanty, drejtor pėr ēėshtje postare, delegacioni nga PTK, i ka njoftuar me tė arriturat dhe sfidat e PTK sė, duke potencuar zhvillimin e saj nė vazhdimėsi.

Megjithatė, brenga kryesore e PTK sė mbetet kodi ndėrkombėtar i telefonisė dhe kodet postare, andaj zyrtarėt e lartė tė PTK sė kėrkuan mbėshtetje nga qeveria amerikane.

Ndėrkaq vizita nė Shėrbimin Postar Amerikan kishte pėr qėllim bashkėpunimin ndėrkombėtar mes Postės sė Kosovės dhe asaj amerikane, tha Rexhė Gjonbalaj, drejtor i bordit.

http://www.kosova.com/artikulli/60140
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.4.2010, 16:39   4
Citim:
Kosova mund tė pėrdorė kodin telefonik tė Shqipėrisė

Kosova nuk ėshtė e shqetėsuar me kėrcėnimet e Serbisė pėr ndėrprerjen e mundshme tė kodit tė telefonisė fikse, tė cilin Kosova vazhdon ta shfrytėzojė, pavarėsisht pavarėsimit nga Serbia.

Zyrtarė tė Qeverisė thonė se i kanė alternativat nė tavolinė dhe, po qe se ndėrpritet ky kod, Kosova nuk do tė mbetet pėr asnjė ēast pa telefoni fikse. Zyrtarėt nuk pėrjashtojnė mundėsitė qė tė shfrytėzohet kodi i Shqipėrisė.

Aksioni i Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit pėr largimin e antenave tė operatorėve ilegalė serbė tė telefonisė mobile, ka nxitur kėrcėnimet e Qeverisė serbe.

Por, zyrtarė tė Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit nuk janė tė shqetėsuar edhe po qe se Serbia ndėrpret kodin.

“Ekspertėt tanė vendorė dhe ndėrkombėtarė i pėrcjellin rrjedhat dhe i kanė alternativat e mundshme nė secilin rast. Edhe nė rastin konkret, kemi alternativa dhe assesi nuk mund tė vijė deri te ajo; vetėm se do tė veprojmė nė mėnyrė qė tė kemi njė alternativė sa mė tė mirė tė mundshme”, thotė zėdhėnėsi Xhevdet Pozhari.

Nė tė njėjtėn frymė shprehet edhe eksperti pėr telekomunikacion, Agron Dida. Ai thotė pėr Radion Evropa e Lirė se pa e pritur Serbinė, Kosova ėshtė dashur vetė t’i shkėpusė kėto lidhje.

“Nėse Serbia ndėrpret komunikacionin, pėr Kosovėn bile ėshtė mė mirė. Kurrgjė nuk humb Kosova. Ajo duhet t’i riorientojė tė gjitha kapacitetet edhe ėshtė gabim qė nuk ėshtė bėrė deri tash. Ėshtė dashur qė gradualisht tė hiqen tė gjitha komunikimet me Serbinė, meqenėse ajo nuk po i paguan obligimet e transferimit”, shprehet Dida.

Kosova, edhe mė shumė se dy vjet pas pavarėsisė, nuk ka arritur ta sigurojė kodin e saj shtetėror. Unioni Ndėrkombėtar i Telekomunikacionit, qė vepron nė kuadėr tė OKB-sė, nuk i ka lėshuar Kosovės kodin, pėr shkak tė mosnjohjes sė pavarėsisė nga shumica e vendeve anėtare tė OKB-sė.

Nė rast se Serbia ia ndėrpret Kosovės shfrytėzimin e prefiksit tė saj 381, atėherė si alternativė shihet shfrytėzimi i kodit tė ndonjė shteti tjetėr, siē ėshtė Shqipėria. Xhevdet Pozhari nuk e pėrjashton kėtė mundėsi.

“Tė gjitha mundėsitė janė tė hapura, por fjalėn e fundit e thonė ekspertėt - se cili do tė ishte varanti mė i mirė nė kėtė rast”, thotė Pozhari.

Eksperti i telekomunikimeve, Agron Dida, thotė se shfrytėzimi i kodit tė Shqipėrisė do tė ishte gjė e lehtė pėr autoritetet kosovare.

“Nuk ėshtė problem tė shfrytėzosh ndonjė kod tjetėr. Ajo ėshtė njė marrėveshje biznesi dhe mund tė bėhet pėr aspekte tė tjera strategjike; pėr shembull, mund tė bėhet me Shqipėrinė, pa asnjė problem”.

“Besoj se duhet tė bėhet ajo. Shpresoj se Qeveria do tė pėrpiqet ta bėjė atė punė, ta kemi kodin e Shqipėrisė, pėr arsye tė thjeshtė, se ende ka komunikime fikse dhe duhet tė pėrdoren kėto komunikime fikse edhe nė njė tė ardhme tė afėrt”, deklaron Dida.

Nė anėn tjetėr, shteteve qė kanė problem me njohje, Unioni Ndėrkombėtar i Telekomunikacionit ua ka lėnė mundėsinė qė ta shfrytėzojnė atė qė quhet kod gjeografik. Por, Kosova refuzon tė pajiset me njė kod tė tillė.

“Ėshtė e vėrtetė qė ka tė tjera mundėsi, si kodi gjeografik, qė disa shtete e kanė, por jo nė nivel tė shtetit. Mirėpo, ēdo qeveri i ka objektivat e qarta dhe, nė rastin konkret, objektivi ynė ėshtė i qartė dhe ne jemi tė interesuar qė ta kemi kodin telefonik shtetėror, nė mėnyrė qė, njėherė e pėrgjithmonė, ta zgjidhim kėtė problem”, thotė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Transportit, Xhevdet Pozhari.

Nė mungesė tė kodit shtetėror, Kosova shfrytėzon tri kode tė shteteve tė huaja. Pėr telefoninė fikse pėrdor atė tė Serbisė - 381, ndėrsa pėr telefonitė mobile pėrdoret kodi i Monakos - 377 - dhe ai slloven - 386. Shfrytėzimi i kodeve tė huaja ka njė kosto tė lartė pėr buxhetin kosovar.

http://www.evropaelire.org/content/article/2026049.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2010, 23:16   5
Citim:
Lėvizja Rinore pėr Bashkim zhvilloi aksionin e quajtur “+355”

Lėvizja pėr Bashkim ka zhvilluar tė hėnėn para ndėrtesės sė Qeverisė sė Kosovės aksionin e quajtur “+355”.

Organizata e tė rinjve, Lėvizja Rinore pėr Bashkim, nė kuadėr tė kėtij aksioni vendosi pllakatin me kėrkesėn qė Qeveria e Kosovės pa asnjė vonesė t’i fillojė bisedimet me organet pėrkatėse tė Republikės sė Shqipėrisė pėr shfrytėzimin e pėrbashkėt tė kodit telefonik shqiptar.

“Kėshtu do tė shkėpusnim edhe njė lidhje me shtetin serb, pėrkatėsisht nė vend tė prefiksit serb +381 ne do ta kishim prefiksin shqiptar +355”, theksohet nė njė komunikatė tė kėsaj partie.

Po ashtu, nė kuadėr tė kėtij aksioni, nė mbarė qytetin e Prishtinės u shpėrndanė fletėpalosje me sqarime lidhur me kėtė ēėshtje, ndėrsa tė dielėn nė mbrėmje tė rinjtė e organizatės nė shumė qytete tė Kosovės kanė vendosur pllakate me po kėtė pėrmbajtje. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=8998
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.1.2011, 23:15   6
Citim:
Mungesa e Kodit Telefonik shtetėror i shkakton shumė humbje buxhetit

Mungesa e Kodit Telefonik shtetėror, pėrveē qė shkakton humbje rreth 20 milionė euro nė vit, mund tė ndikojė edhe nė uljen e vlerės sė PTK-sė, nė prag tė privatizimit. Kėto vlerėsime jepen nga deklaratat pėr Radion Blue Sky, tė ekspertėve dhe nga vetė kompanitė e Telekomunikacionit.

Humbjet e Kosovės nė mungesė tė Kodit Telefonik dhe tė Domanit tė internetit konsiderohen tė mėdha nga ekspertė dhe pėrfaqėsues tė kompanive. Sipas drejtorit tė PTK-sė, Shyqyri Haxha, janė rreth 20 milionė euro nė vit, tė cilat u shkojnė Serbisė dhe vendeve tjera, kodet e tė cilave shfrytėzohen nė Kosovė.

“Janė kėto kode qė i kushtojnė Kosovės. Financiarisht Kosova paguan njė ēmim shumė tė madh. Sipas kalkulimeve tona, janė diku 20 milionė nė vit qė PTK nuk ka mundėsi t’i inkasojė, por kėto mjete i’u jepen shteteve qė u pėrdoren kodet”, theksoi Haxha.

Haxha kritikon institucionet shtetėrore se nuk kanė bėrė sa duhet nė kėtė drejtim. Institucionet i kritikon edhe drejtori i Institutit pėr Studime tė Avancuara Gap, Agron Demi, sipas tė cilit neglizhenca nė kėtė drejtim, pėrveē qė po i shkakton dėme vendit, do t’ia ul edhe vlerėn PTK-sė gjatė privatizimit.

“Kjo mund tė vie nė konsideratė nė rastin e privatizimit tė PTK-sė, ku Kosova nuk ka as domen shtetėror, por nuk ka as Kod Telefonik, i cili mund tė ndikojė nė uljen e ēmimit tė PTK-sė”, tha Demi.

Nga ana e tij, zėdhėnėsi i Ipko-sė, Alban Kastrati, vlerėson se ekzistimi i kodeve do tė gjeneronte mė shumė tė hyra, si kompanisė ashtu edhe vendit.

“Nė rast se Kosova do ta kishte Kodin e vet numerik, atėherė ne do tė gjeneronim mė shumė tė hyra, njėjtė mė shumė tė hyra do tė gjeneronte edhe buxheti i Kosovės prej tė gjitha telefonive mobile qė operojnė nė vend pėr shkak se do ta pėrdornim Kodin tonė unik shtetėror”, thotė Kastrati.

Megjithė tentimet, zyrtarė tė Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit nuk u prononcuan nė lidhje me atė se kur Kosova do ta ketė Kodin e vet Telefonik dhe tė Domanit tė Internetit.

http://www.rtklive.com/?cid=8,1&newsId=45096
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2011, 17:44   7
Citim:
Lėvizja pėr Bashkim kėrkon kod telefonik pėr Kosovėn

Prishtinė, 13 maj - Shfrytėzimi i kodit telefonik tė Serbisė, sipas deputetėve tė Lėvizjes pėr Bashkim, qė vepron nė kuadėr tė Grupit Parlamanetar Vetėvendosje , i shkakton dėme qindra milionė euro buxhetit tė vendit.

Nė seancėn plenare tė Kuvendit, tė mbajtur tė enjten, deputeti nga radhėt e Lėvizjes pėr Bashkim, Afrim Kuleta, ka kėrkuar nga organet kompetente shtetėrore qė tė marrin masa drejt sigurimit tė kodit telefonik pėr vendin. Kuleta ka vlerėsuar se ėshtė mė mirė qė tė bėhet njė marrėveshje pėr shfrytėzimin e kodit telefonik tė Shqipėrisė derisa Kosova ta fitojė njė kod tė vetin ndėrkombėtar.

“Tre vjet pas shpalljes sė pavarėsisė ne vazhdojmė tė pėrdorim prefikse tė huaja. Pėrveē tjerash, ne vazhdojmė ta pėrdorim prefiksin e njė shteti i cili deri dje na ka mbajtur tė pushtuar”, ka thėnė Kuleta.

Ai ka theksuar se vazhdimi i pėrdorimit tė prefiksit +381 i bėn shėrbim ekonomik e politik shtetit serb.

“Me kėtė shėrbim qė ia bėjmė kėtij shteti, pėrveē kostos politike, na kushton edhe qindra miliona euro. Pasojat e pėrdorimit tė kėtyre prefikseve janė shumė tė mėdha. Nė kėtė rast ne po pranojmė qė jemi pjesė e njė tėrėsie pa qenė tė detyruar ta bėjmė kėtė pėrveē humbjes sė mjeteve financiare”, ka thėnė deputeti Kuleta gjatė seancės plenare tė Kuvendit.

Ndėrkohė, ndonėse kėrkesa pėr kod telefonik tė Kosovės ėshtė bėrė qysh nė kohėn kur nė vend ka administruar UNMIK-u, Unioni Ndėrkombėtar i Telekomunikimeve (ITU) si agjenci e Kombeve tė Bashkuara ende nuk ka marrė asnjė hap nė alokimin e kodit telefonik pėr vendin.

“Kosova ende nuk ka siguruar numrin e mjaftueshėm tė shteteve tė cilat do tė votonin pro alokimit tė kodit shtetėror pėr Kosovėn dhe rrjedhimisht marrja e njė kodi tė tillė ndėrlidhet me aktivitetet lobuese dhe gatishmėrinė e shteteve tė tjera pėr tė njohur dhe ndihmuar Kosovėn si shtet”, ka thėnė Besnik Berisha, anėtar i bordit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit.

Ai ka theksuar se mungesa e kodit shtetėror pėr Kosovėn bart nė vetvete njė kosto financiare tė diskutueshme.

“Nuk mund tė operohet me shifra tė sakta tė humbjeve, por duhet theksuar se kėto ‘humbje’ janė tė kushtėzuara dhe nuk kanė karakter absolut nė kushtet dhe rrethanat e tanishme. ART-ja ėshtė duke mbledhur, analizuar dhe monitoruar tė dhėnat mbi tregun e telekomunikacionit me intensitet tė shtuar dhe shumė shpejt pritet qė tė dalė me raporte tė reja tė cilat do tė pėrmbajnė tė dhėna tė reja tė bazuara nė lidhje me tregun e telekomunikimeve, prej nga mund tė nxirren parametra dhe tregues tė tjerė ekonomikė qė kanė tė bėjnė edhe me ēėshtjen e kodit”, ka thėnė Berisha.

Sipas tij, sjellja e dy kodeve tė reja nga Monako dhe Sllovenia sė bashku me dy operatorėt e telefonisė mobile “Vala” dhe “Ipko” pėrbėn vlerė e shtuar pėr ekonominė e vendit pėr shkak tė mbulimit tė lartė tė territorit nė masėn deri 74 pėr qind.

“Pėrpjekjet pėr marrjen e kodit ndėrkombėtar nuk duhet pushuar asnjėherė dhe kjo duhet shikuar si angazhim i institucioneve relevante shtetėrore dhe ART-sė brenda kontekstit politik nė tė cilin ndodhet vendi”, ėshtė shprehur Berisha.

Ai nuk e sheh si opsion tė qėlluar shfrytėzimin e kodit telefonik tė Shqipėrisė ashtu sipas propozimeve tė deputetėve.

“Nėse shihet kjo si njė interes nacional strategjik dhe gjithė treguesit flasin pėr njė leverdi mbarėkombėtare, shfrytėzimi i kodit tė Shqipėrisė do tė ishte zgjidhje premtuese me kushtin se pajtohen dy administratat shtetėrore dhe nuk ka konsekuenca tjera qė politikisht do tė reflektonin nė disfavor tonin”, ka thėnė Berisha.

Pėr shkak tė mungesės sė kodit telefonik, sipas ekspertėve tė proceseve tė transaksionit ėshtė vėnė nė pikėpyetje edhe ēmimi i shitjes sė Postė-Telekomit tė Kosovės. Nė bazė tė planifikimeve qeveritare ēmimi i privatizimit tė PTK-sė nuk mund tė zbresė pėr shkak tė mungesės sė kodit telefonik.

Planet pėr privatizimin e kėsaj korporate publike nuk e parashohin si problem mungesėn e kodit telefonik pėr tė cilin Postė-Telekomi i Kosovės kishte paguar rreth 20 milionė euro nė konton e “Monaco Telecomit”.

Korporata e Postė-Telekomit pėr shkak se Kosova nuk ėshtė anėtare e Organizatės Ndėrkombėtare tė Telekomit, pėr tė pasur kod tė vetin ka shpenzuar dhjetėra miliona euro deri mė tash duke shfrytėzuar kodin telefonik tė “Monaco Telecomit”, pėr thirrjet qė realizohen nga jashtė drejt operatorit “Vala” dhe anasjelltas.

Ndėrkaq, sipas parashikimeve tė sindikalistėve, shitja e kėsaj ndėrmarrjeje pa kod telefonik do tė ndikonte qė ēmimi i saj tė jetė mė i ulėt nė treg pėr 80 milionė euro.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,58724
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2011, 23:36   8
Citim:
Shfrytėzimi i Kodit Telefonik tė Shqipėrisė i (pa) mundur?

Shfrytėzimi i Kodit Telefonik tė Shqipėrisė, pėrkatėsisht i prefiksit + 355, ėshtė lehtė i mundshėm teknikisht, por i vėshtirė politikisht. Kurse, pėr tu pajisur me Kodin e vet Kosova, duhet tė jetė anėtare e Kombeve tė Bashkuara, ose tė jetė anėtare e Bashkimit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacionit.

Tentimet e Kosovės pėr t’u pajisur me Kod vetjak nga ITU, pėrkatėsisht Bashkimit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacionit, kanė dėshtuar pėr shkak tė rregullave tė brendshme tė kėsaj organizate.

Pėr tu pajisur me Kod, shteti duhet tė jetė anėtar i OKB-sė, thotė pėr radio Blue Sky, drejtori i Departamentit tė Telekomunikacionit, nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik, Agim Kukaj.

“Rruga pėr marrjen e Kodit telefonik ėshtė e pėrpunuar nga ekspertėt tanė. Mirėpo tė gjitha pėrpjekjet deri sot kanė rezultuar tė pasuksesshme pėr shkak tė problemeve politike. Pėrderisa Ks nuk do tė jetė anėtare e OKB, qė automatikisht bėhet edhe anėtare e BNT (ITU), Ks e ka tė pamundshme tė marrė Kodin e vet tė telefonisė”, deklaroi ai.

Nė tė vėrtetė, sipas rregullave zyrtare tė ITU-sė, anėtare e kėsaj organizate mund tė bėhet edhe pa qenė nė OKB.

Mjafton tė sigurohen 2/3 e votave nga 193 anėtarė tė ITU-sė, pėrkatėsisht Bashkimit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacionit.

Qė nga paslufta, Kosova ka humbur me qindra milionė euro pėr shkak tė mungesės sė Kodit vetanak.

Vendi ynė shfrytėzon tri kode tė shteteve tė huaja, pėr telefoninė fikse pėrdor atė tė Serbisė, ndėrsa pėr telefonitė mobile kodin e Monakos dhe tė Sllovenisė.

Pėr t’i zėvendėsuar kėto tri kode, ėshtė pėrmendur edhe ideja e shfrytėzimit tė Kodit tė Shqipėrisė, pėrkatėsisht +355.

Por, pse nuk po merret ky vendim? Megjithė tentimet tona dhe tė kolegut nga Shqipėria Denion Ndrenika, askush nuk dėshiroi zyrtarisht tė flas pėr kėtė temė, qė i kaplon sferat politike.

Jo-zyrtarisht mėsohet se kjo ēėshtje ėshtė shumė e ndėrlikuar. Ekziston dėshira, por Shqipėria nuk mund tė ndėrmarrė kėtė hap pėr shkak tė Bashkimit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacionit.

Nė anėn tjetėr thuhet se problem mund tė jetė edhe Monako Telekomi, i cili ka kontratė me PTK-nė dhe pėrfiton 10-tra milionė euro.

Njė zyrtar i njė Enti tė Posaēėm Elektronik nė Tiranė, thotė se nuk flitet pėr elementė tė vėshtirėsive teknike, por me vendim-marrjen politike.

Vėshtirėsia qėndron nė mospranimin ende tė Kosovės anėtare e Kombeve tė Bashkuara, gjė qė sipas sipas zyrtarit nė fjalė, ndikon nė mos-shkėputjen e njė vendi, rasti konkret i Kosovės, nga prefiksi telefonik i Serbisė dhe pėrfshirjen nė prefiksin e njė shteti tė tretė, qė ėshtė Shqipėria.

http://www.rtklive.com/?cid=8,1&newsId=53682&mf
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2012, 23:31   9
Citim:
PTK nėnshkruan kontratė tė re me Monaco Telecomin

Posta dhe Telekomi i Kosovės ka nėnshkruar kontratė tė re me Monaco Telecomin pėr shfrytėzimin e kodit telefonik +377 me kushte shumė mė tė favorshme sesa ajo paraprake me koordinimin dhe aprovimin e Bordit tė Drejtorėve dhe Aksionarit.

Kontrata me Monaco Telecomin ka pasur validitet deri nė fund tė kėtij viti, por me insistimin e menaxhmentit tė ri tė PTK-sė, pėrkatėsisht u.d tė KE-sė, Nuredin Krasniqi e njėjta ėshtė rinegociuar dhe janė arritur kushte shumė mė tė favorshme pėr PTK-nė.

Gjatė negociatave tė zhvilluara nga kreu i PTK-sė ėshtė arritur pajtueshmėri e plotė mes dy palėve qė tė ulen shpenzimet e PTK-sė pėr 50 pėr qind krahasuar me kontratėn e vjetėr. Kontrata e re e cila ėshtė nėnshkruar dje nė Monaco, nė emėr tė PTK nga u.d. i KE-sė, Nuredin Krasniqi dhe nga drejtori gjeneral i Monaco Telcom, Martin Peronnet, hyn nė fuqi nė mėnyrė retroaktive qė nga data 1 janar 2012.

Marrė nė pėrgjithėsi nė fund tė vitit 2012 PTK do tė ketė nė arkėn e saj rreth 6 milionė euro mė shumė krahasuar me vitin e kaluar vetėm si rrjedhojė e kėsaj kontrate tė re, ndėrsa deri nė pėrfundim tė kontratės rreth 20 milionė mė tepėr.

Siē dihet nė mungesė tė kodit telefonik tė Kosovės, qė nga paslufta e kėndej, nga fillimi i operimit tė telefonicė mobile Vala, pėrdoret kodi telefonik hyrės ndėrkombėtar i Monaco Telekomit.

PTK-ja nė vazhdimėsi e ka ngritur kėtė ēėshtje nė tė gjitha instancat vendore dhe ndėrkombėtare se mungesa e kodit, pėrveē tė tjerash, krijon humbje tė konsiderueshme, respektivisht shpenzime tė mėdha operacionale, ndonėse shfrytėzimi i kodit telefonik tė Monacos +377, pėrbėn nė vete edhe njė kosto prej mbi 8 milionė euro nė vit vetėm pėr shfrytėzimin e resursit tė kodit +377 pėr PTK/Vala-n.

Menaxhmenti i PTK-sė me njė ekip tė kryesuar nga U.D. i PTK-sė, Nuredin Krasniqi, ka arritur qė tė zbret kėtė kosto pėr mė shumė se 50 pėr qind pėr vitin aktual nė favor tė PTK-sė duke shėnuar kėshtu njė tjetėr arritje nė aspektin financiar dhe operativ pėr kompaninė, ndėrkohė qė pėrderisa nuk sigurohet kodi, PTK do tė mund tė arrijė tjetėr zbritje me Monaco Telekomin, deri nė 70 pėr qind. “Ėshtė njė sukses i madh pėr PTK-nė, sepse pėrveē qė do tė ketė mė shumė tė hyra pėr PTK-nė, me kėtė kontratė tė re do tė pėrfitojnė tė gjithė konsumatorėt me produkte tė reja dhe shėrbime shumė mė kualitative”, ka theksuar u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv tė PTK-s, Nuredin Krasniqi.

PTK ka tėrhequr vėrejtjen se mungesa e kodit telefonik shtetėror, pėrveē qė shkakton humbje milionėshe, mund tė ndikojė edhe nė uljen e vlerės sė saj, nė njė anė, por edhe nė stagnimin e zhvillimit tė pėrgjithshėm tė PTK-sė, nga ana tjetėr.

Me kontratėn e re ndėrmjet PTK-sė dhe Monaco Telekomit, kėto humbje milionėshe pėr PTK-nė, janė reduktuar nė 6 milionė euro, ndonėse kompania do tė realizonte mė shumė tė hyra nėse Kosova do tė kishte njė kod ndėrkombėtar tė telefonisė.

http://www.zeri.info/artikulli/2/8/4...aco-telecomin/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.9.2012, 22:58   10
Citim:
Kosova prefiks tė njejtė telefonik me Shqipėrinė

PRISHTINE- Kuvendi i Kosovės miratoi sot me shumicė votash rezolutėn pėr zėvendėsimin e kodeve telefonike aktuale qė shfrytėzon Kosova.

Sipas kėsaj rezolute tė cilėn e ka paraqitur deputeti nga lėvizja pėr Bashkim Agim Kuleta, kodet (+377, +381 dhe +386) do tė zėvendėsohen me kodin telefonik tė Republikės sė Shqipėrisė +355.

Me kėtė hap, sipas Kuletės, Kosova dhe qytetarėt e saj do tė pėrfitonin shumė si nė aspektin politik, ekonomik po ashtu edhe nė aspektin e sigurisė.

http://www.balkanweb.com/kosova/2686...ne-101582.html

Citim:
Kosova me kod telefonik kombėtar +355

Sot, nė seancėn e rregullt tė Kuvendit tė Kosovės, deputetėt, me shumicė votash (47 pėr, 9 kundėr dhe 2 abstenim), miratuan Rezolutėn e paraqitur nga Agim Kuleta, deputet i Lėvizjes pėr Bashkim. Sipas Rezolutės sė miratuar Qeveria e Republikės sė Kosovės do tė duhej tė marrė vendim pėr zėvendėsimin e kodeve telefonike aktuale qė i shfrytėzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik tė Republikės sė Shqipėrisė (+355).

Mė poshtė e keni tekstin e miratuar tė rezolutės:
Kuvendi i Republikės sė Kosovės,

Nė bazė tė nenit 65 (1) tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nenit 6, paragrafi 1 dhe tė nenit 52, pika 2, tė Rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės,

- Duke qenė se Republika e Kosovės ende nuk ėshtė anėtare e OKB-sė dhe UNT-sė (Unionit Ndėrkombėtar pėr Telekomunikacion; angl. ITU), e rrjedhimisht nuk mund tė ketė kod tė vetin telefonik,

- Duke i pasur parasysh humbjet e mėdha financiare (qindra milionėshe) tė cilat i ka pėsuar dhe i pėson Republika e Kosovės nga shfrytėzimi i kodeve tė huaja telefonike: tė Monakos, Serbisė, e Sllovenisė,

- Duke e pasur parasysh koston e komunikimit midis qytetarėve qė janė shfrytėzues tė kodeve tė ndryshme telefonike brenda vendit tonė,

- Duke qenė se lėvizjet e shumta tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės nė Republikėn e Shqipėrisė dhe anasjelltas kanė bėrė qė intensiteti i komunikimit midis tyre pėrmes rrjetit telefonik tė rritet, ndėrkohė qė kostoja e kėtij komunikimi, pėr shkak tė kodeve tė ndryshme, ėshtė shumė e lartė,

- Duke e pasur parasysh mundėsinė serioze tė cenimit tė sigurisė shtetėrore,

Nė seancėn plenare tė datės 30 gusht 2012, miratoi kėtė:

Rezolutė

1. Qeveria e Republikės sė Kosovės, tė marrė vendim pėr zėvendėsimin e kodeve telefonike aktuale qė i shfrytėzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik tė Republikės sė Shqipėrisė +355.

2. Nė funksion tė realizimit tė kėtij qėllimi, brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, t’i iniciojė negociatat me Qeverinė e Republikės sė Shqipėrisė.
http://www.kosova-sot.info/ekonomi/k...k-kombetar-355

Citim:
ART: Kodi telefonik +355 brenda 6 apo 12 muajsh

Vendimi pėr zėvendėsimin e kodeve telefonike aktuale, qė i shfrytėzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik tė Republikės sė Shqipėrisė +355, mund tė bėhet pas 6 apo 12 muajsh. Kryetari i Bordit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART), Ekrem Hoxha tha, se nė aspektin teknik njė vendim i tillė ėshtė i realizueshėm.

Ai ka njoftuar se ekzekutimi i procedurave pėr ndryshimin e kodit telefonik mund tė fillojnė vetėm pasi Qeveria tė merr njė vendim tė tillė. “Qeveria merr vendimin pėr zėvendėsimin e kodit telefonik, ndėrsa ART bėnė ekzekutimin e punėve teknike. Nė momentin kur do tė merret ky vendim nga Qeveria, atėherė realizimi i bartjes sė kodit +355 mund tė bėhet brenda 6 apo 12 muajsh”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, nė realizimin e kėtij projekti nuk paraqet problem lidhja e kontratave nga operatorėt e telefonisė mobile me Monaco Telecom pėr shfrytėzimin e kodit +377 dhe Mobitel nga Sllovenia +386. “Kontrata qė ka Vala me Monacon pėr shfrytėzimin e kodit telefonik dhe IPKO me Slloveninė, mund tė shkėputėn nė momentin kur Kosova e bėn kodin shtetėror”, ka thėnė Hoxha.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/a...-apo-12-muajsh
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.9.2012, 22:30   11
Citim:
A do t'ia jap Shqipėria Kosovės kodin +355?

Ministria e Zhvillimit Ekonomik kanė bėrė tė ditur se kjo ministri ka kėrkuar kohė mė parė qė Shqipėria t’ia jap nė shfrytėzim Kosovės kodin +355, por njė gjė e tillė nga organet kompetente shqiptare, nuk ka gjetur mirėkuptim.

Se shteti shqiptar nuk ėshtė shumė i interesuar pėr kėtė ēėshtje ėshtė edhe fakti tė cilin e pėrmend deputeti i PDK-sė, Zenun Pajaziti, i cili tha nė seancė se nė Shqipėri kėto ditė po mbahet njė konferencė, ku ėshtė prezent edhe ITU-ja, por institucionet e Kosovės nuk janė ftuar.

“Kemi dėrguar letėr ministrit tė Telekomunikacionit qysh moti, por nuk na ka kthyer kurrfarė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje. Nuk janė duke shprehur interesim as ata me bashkėpunuar me neve nė lidhje me kodin telefonik”, tha Pajaziti.

Projektrezoluta e Lėvizjes pėr Bashkim, e cila ėshtė paraqitur javėn e kaluar me arsyetimin pasi qė Kosova nuk mund tė ketė kodin e vet telefonik, pasi nuk ėshtė e anėtarėsuar nė OKB, tė shfrytėzojė kodin telefonik tė Shqipėrisė dhe jo kodet telefonike tė Serbisė, Sllovenisė dhe Monakos. Por kjo Projektrezolutė nuk u votua javėn e kaluar pasi nuk kishte kuorum as pėr t’u hedhur nė votim. Por, sot ajo ėshtė miratuar nė Kuvend me 47 vota pėr, 9 kundėr dhe 2 abstenime.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/a...oves-kodin-355
Citim:
Shqipėria e gatshme t’ia japė Kosovės kodin

Njė ditė pas miratimit tė rezolutės pėr shfrytėzimin e kodit telefonik tė Shqipėrisė +355 nga deputetėt e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha nė parim ėshtė pajtuar, mirėpo ai pret mendimin pėrfundimtar tė ekspertėve financiarė.

“Lidhur me kėtė rezolutė, nė parim jam plotėsisht dakord dhe nė parim ėshtė ide e shkėlqyeshme, por do tė ishte mendimi im pėrfundimtar pasi tė konsultohesha me ekspertėt e fushės dhe ata tė financave. Se nė rast se, nė rrafshin financiar, Kosovės i krijon ndonjė shmangie kjo gjė, natyrisht do tė mendoja qė duhet tė studiohej mė hollėsisht. Nė parim, jam plotėsisht dakord”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri shqiptar kėto komente i dha pas njė takimi qė pati me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Unionit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacionit (ITU), z. Hamadoun Touré. Ky i fundit ka thėnė me kėtė rast se kodet e telefonisė sė shteteve pėrcaktohen nga Unioni Ndėrkombėtar i Telekomunikacionit dhe do jetė njė precedent vėrtet serioz nėse Parlamenti vetė vendos nga ana e vet.

“Kur njė vend njihet nga Kombet e Bashkuara, atėherė ne ia vendosim kodin kėtij vendi. Kodi i fundi qė iu dha ishte ai pėr Sudanin Jugor. Ky kod jepet dy orė pas deklarimit qė bėhet nga Kombet e Bashkuara. Ndėrkohė ne e marrim tė njėjtin vendim nė rast se ky vendim merret nga OKB-ja. Teknikisht, ne pėrgatitemi dhe mė pas nuk do tė ketė asnjė problem. Unioni ynė nuk ėshtė organizatė politike dhe kemi mbijetuar mes kėtyre 47 vjetėve, kjo do tė thotė mes dy luftėrave botėrore dhe luftėn e ftohtė qė kaluam”, ka thėnė Touré.

Ai po ashtu tha se satelitėt janė lėshuar dhe u janė dhėnė mundėsi tė gjitha vendeve.

“Pėrdorimi i kodit tė njė vendi tjetėr do tė krijojė shumė probleme teknike, sepse vetėm tani janė 6 bilionė telefonė celularė dhe secili nga ata ėshtė unik. E kemi njė rregull mjaft tė qartė nė kėtė drejtim dhe unė do t’i kėshilloja tė gjitha palėt tė punonin nė kėtė mėnyrė transparente dhe nė bashkėpunim”, ka thėnė Touré. /kosovasot/

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/s...-kosoves-kodin

Citim:
Beogradi reagon ndaj rezolutės pėr kodin telefonik

Ministri pėr Tregti tė Jashtme dhe tė Brendshme dhe Telekomunikacion, Rasim Lajiq, ka thėnė se zėvendėsimi i kodit telefonik nga ana e Kosovės, paraqet shkelje tė marrėveshjeve ndėrkombėtare.

Ai ka thėnė se sot e ka dėrguar njė notė proteste nė Unionin Ndėrkombėtar pėr Telekomunikacion.

Lajiq, ka thėnė se nė letėr ka kėrkuar nga Unioni qė tė pengojė zbatimin e rezolutės, sepse sipas tij, nėse ajo zbatohet, nė praktikė do tė nėnkuptojė qė tė gjitha telekomunikimet ndėrkombėtare me Kosovėn do tė kalonin nėpėrmjet Shqipėrisė, me tė cilėn do tė shkelej parimi i ekstrateritorialitetit nė pėrdorimin e numrave ndėrkombėtarė.

Edhe zėvendės-shefja e Qeverisė sė Serbisė pėr integrimet evropiane, Suzana Grubeshiq, ka reaguar ndaj rezolutės sė hartuar nga Kuvendi i Kosovės, e cila kėrkon qė nė vend tė tri kodeve tė huaja telefonike, tė Serbisė, Monakos e Sllovenisė, tė pėrdoret kodi telefonik i Shqipėrisė.

Ajo ka thėnė se marrė parasysh kėtė fakt, bisedimet pėr telekomunikacion mes Prishtinės e Beogradit nuk do tė jenė tė lehta, por sipas saj, nuk i duhet dhėnė rėndėsi e madhe, “aktit tė njėanshėm” tė Kuvendit tė Kosovės.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...din-telefonik/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.9.2012, 22:18   12
Citim:
Konfindustria "pro" njėsimit tė prefiksit shqiptar nga Kosova

TIRANE - Konfindustria mbėshtet vendimin e Kuvendit dhe Qeverisė sė Kosovės pėr tė pėrdorur prefiksin ndėrkombėtar tė Shqipėrisė nė sektorin e telekomunikacionit dhe kėrkon ngritjen e njė grupi pune me ekspertė tė fushės.

Gjergj Buxhuku, Administrator i Pėrgjithshėm i Konfindustria shprehet sot nė njė deklaratė pėr median se ky vendim pėrbėn njė domosdoshmėri financiare pėr Kosovėn, pasi deri sot, pėrdorimi prej mė se 13 vjet i prefikseve tė vendeve tė treta, i ka shkaktuar ekonomisė dhe qytetarėve humbje, qė shkojnė nė qindra milion euro.

"Pėrdorimi i prefiksit tė Shqipėrisė shoqėruar me marrėveshjet respektive teknike dhe financiare mes dy vendeve do tė bėjė tė mundur qė njė pjesė e madhe e kostove tė tilla t'i kthehen ekonomisė dhe buxhetit tė Kosovės", u shpreh Buxhuku.

Konfindustria vlerėson se zbatimi i vendimit tė autoriteteve kosovare pėr njėsim tė prefiksit telefonik me Shqipėrinė pėrmban nė mėnyrė tė gėrshetuar jo vetėm vlera tė mėdha financiare, por dhe gjeostrategjike pėr rajonin e Ballkanit Perėndimor dhe mė gjerė dhe do tė ndeshet me rezistencė tė fortė tė vendeve tė prekur nė organizmat ndėrkombėtare rregullatore tė fushės.

Konfindustria shprehet se ėshtė e nevojshme qė shpejt tė krijohet grupi i punės me profesionistė vendas dhe tė huaj tė fushės sė telekomunikacionit, financės dhe juristė pėr tė vlerėsuar pėrfitimet, kostot financiare tė ekonomisė mbarėkombėtare dhe gjetjen e rrugėve ligjore pėr zbatimin e vendimit nė kushtet e tė drejtės dhe pėrgjegjėsive ndėrkombėtare tė Shqipėrisė dhe Kosovės.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.9.2012, 22:49   13
Citim:
Pėr kodin telefonik +355 bisedimet kanė nisur pesė muaj mė parė

Tiranė, 12 shtator - Kėshilli Drejtues i Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike dhe Postare nė Shqipėri (AKEP) thotė se problemi i pėrdorimit tė prefiksit tė Shqipėrisė nga ana e Kosovės ėshtė njė problem i ITU-s (Unionit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacionit), por edhe i Qeverisė Shqiptare.

Kryetari i Kėshillit Drejtues tė AKEP-it, Piro Xhixho, ka sqaruar pėr “Kohėn Ditore” se ai mė anėtarė tė tjerė tė kėtij kėshilli kanė qenė rreth pesė muaj mė parė nė Prishtinė ku kanė diskutuar rreth kėtij problemi, por janė penguar nga ITU-ja.

http://koha.net/?page=1,13,114920
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2012, 22:31   14
Citim:
Kosova pret pėrgjigjen e Shqipėrisė pėr Kodin +355

Prishtinė, 14 dhjetor - Ministri pėr Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, ka njoftuar dje Kuvendin e Kosovės se aktualisht ėshtė nė pritje tė pėrgjigjes nga autoritetet e Shqipėrisė pėr lejimin ose jo tė Kodit +355 pėr Kosovėn.

Shfrytėzimin e Kodit tė shtetit shqiptar e ka kėrkuar Kuvendi i Kosovės me Rezolutė te veēantė, tė iniciuar nga deputetėt e Lėvizjes pėr Bashkim. Beqaj ka shpjeguar se ditė me parė ka realizuar njė vizitė zyrtare nė Shqipėri, me ē’rast ėshtė dakorduar me ministrin Polo pėr lidhjen e njė memorandumi bashkėpunimi dhe krijimin e njė komisioni ndėrshtetėror. Nė cilėsinė e ministrit, ai ka thėnė se ka emėruar grupin qė do ta pėrfaqėsoj Qeverinė, Kuvendin dhe Rregullatorin e telekomunikacionit, tė cilin do ta kryesojė deputeti Agim Kuleta dhe drejtori pėr telekomunikacion nė MZHE. “Ne jemi tė gatshėm pėr ta marrė Kodin +355, por ata nė Shqipėri e kanė obligim tė flasin me ITU-nė. Kam kėrkuar qė kėtė ta bėjnė sa mė shpejt dhe ta bindin ITU-nė pse ėshtė me rendėsi qė Kosova ta shfrytėzojė kėtė kod”, ka thėnė Beqaj.

Kėrkesa pėr ndėrrim tė kodit telefonik e cila ėshtė bėrė nė shtator tė kėtij viti ėshtė arsyetuar me humbjet e mėdha financiare, qė pretendohet se kapin shifra prej qindra milionash, e tė cilat i ka pėsuar dhe i pėson shteti i Kosovės nga shfrytėzimi i kodeve tė huaja telefonike: tė Monakos, Serbisė, e Sllovenisė. Kosova, duke mos qenė anėtare e OKB-sė dhe Unionit Ndėrkombėtar pėr Telekomunikacion, nuk mund tė ketė kod tė vetin telefonik.

http://koha.net/?page=1,3,127391
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2013, 12:38   15
Citim:
Kodin e marrim nė ITU ose pėrmes Shqipėrisė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	largea_edita_tahiri-2-jpg1370111869.jpg
Shikimet:	47
Madhėsia:	25,5 KB
NNJ:	4826Kosova do tė aplikojė pėr marrjen e kodit telefonik drejpėrdrejtė nė ITU. Nėse kjo dėshton, atėherė do tė shkohet pėrmes Shqipėrisė e jo Serbisė.

Ky ėshtė paralajmėrimi i Zėvendėskryeministres Edita Tahiri, e cila ka mbėrritur nė Prishtinė pas bisedimeve qė ka zhvilluar nė Bruksel me palėn serbe pėr temėn e telekomunikacionit.

Ajo ka treguar se ėshtė arritur pajtimi me palėn serbe qė Kosova tė aplikoj pėrmes ITU'sė pėr tė marrė kodin telefonik dhe pėr kėtė ėshtė dhėnė garanci edhe nga BE'ja, e cila do tė lehtėsoj kėtė proces.

Sidoqoftė, ajo ka sqaruar se nė asnjė rrethanė Kosova nuk do tė merr kodin telefonik pėrmes Serbisė.

Nėse ndiqet njė procedurė e tillė qė Kosova tė merr kodin pėrmes ndonjė shteti tjetėr, atėherė Zėvendėskryeministrja thotė se do tė shkohet pėrmes Shqipėrisė.

"Nė qoftė se ka hapėsirė ose mundėsi qė njė shtet tjetėr ta merr kodin pėr njė shtet tjetėr, atėherė pėr neve kėtė e bėn Shqipėria. Ashtu kėshtu ne kemi njė Rezolutė tė Kuvendit tė Kosovės, i cili kėrkon qė ēėshtjen e Kodit nėse nuk mund ta zgjidhim drejpėrdrejtė, atėherė Shqipėria ta marrė Kodin dhe t'ia jap Kosovės", ka thėnė Tahiri, pėr Gazetėn Express.

"Sa i pėrket spekulimeve se gjoja se Serbia do ta merr kėtė kod dhe do t'ia jep Kosovės, unė mund tė ju them se kėto janė vetėm spekulime. Dihet se pėr kodin shtetėror aplikojnė shtetet, prandaj edhe ITU'ja ua ndan kodin shteteve kur t'i plotėsojnė kushtet", ka shtuar ajo.

Sipas saj, ende mbesin +384 dhe +383 si kode pėr tė cilat mund t'i merr Kosova.

"Ėshtė hapur rruga qė Kosovės t'i jepet kodi nga ana e ITU'sė. Pritet qė tė jetė 383 ose 384", ka deklaruar Tahiri.

Sipas llogarive tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomit tė Kosovės pėr njė vit nė mungesė tė kodit telefonik humb rreth 200 milion euro.

http://www.botasot.info/lajme/225841...es-shqiperise/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2013, 23:34   16
Citim:
Zyrtare: Kosova kodin telefonik, Serbia operatorin celular?

Me marrėveshjen e fundit nė Bruksel, palėt janė pajtuar qė Kosova ta ketė kodin e saj telefonik (+383 ose +384), ndėrsa me konsensus Serbia do tė ketė njė operator legal tė telefonisė mobile nė Kosovė.

Serbia ka lėshuar pe qė Kosovės t’i mundėsohet marrja e kodit shtetėror telefonik, por me kush qė njė operator serb tė operojė nė Kosovė ligjėrisht.

Kjo ėshtė marrėveshja mes Prishtinės e Beogradit pėr ēėshtjen e telekomit e cila pritet qė brenda pak ditėsh tė bėhet publike dhe tė nisė zbatimin e saj, bėjnė tė ditur mediat nė Kosovė.

Ndonėse Beogradi qė nga paslufta ka shfaqur ambicie qė tė fusė njė operator serb nė Kosovė, edhe pse nuk i ėshtė lejuar, ajo ka arritur qė pėr vite tė tėra, operatori i saj ilegal “Telenor” tė operojė nėpėr enklavat serbe.

Tani me marrėveshjen politike mes palėve, njė gjė tė tillė do ta bėhet haptazi. Nė rrugė jo zyrtare, njė zyrtar nga qeveria e Kosovės bėn tė ditur se ky operator do tė jetė MVNO serbe, qė do tė operojė pėrmes telekomit tė Serbisė dhe do tė jetė funksionale vetėm nė komunat me shumicė serbe.

Por kėtė e hedh poshtė njė zyrtar serb nė Beograd, i cili thotė se Beogradi ose do tė futet gjithandej Kosovės ose askund.

Kundėr kėsaj marrėveshje, ka dalė kundėr opozita nė Kosovė, e cila kėtė e konsideron lojė tė rrezikshme tė qeverisė nė kurriz tė Kosovės.

http://www.gazetastart.com/index.php...d=11419&cat=10

Citim:
“Telenori” serb zyrtarizohet nė Kosovė

Serbia ka lėshuar pe qė Kosovės t’i mundėsohet marrja e kodit shtetėror telefonik, por me kusht qė njė operator serb tė operojė nė Kosovė legalisht.

Kjo ėshtė marrėveshja mes Prishtinės e Beogradit pėr ēėshtjen e telekomit i cili pritet qė brenda pak ditėve tė bėhet publike dhe tė nisė zbatimi i saj, bėjnė tė ditur burimet tė gazetės “Zėri”.

Ndonėse Beogradi qė nga paslufta ka shfaqur ambicie qė tė fusė njė operator serb nė Kosovė, edhe pse nuk i ėshtė lejuar, ajo ka arritur qė pėr vite tė tėra, operatori i saj ilegal “Telenor” tė operojė nėpėr enklavat serbe.

Tani, me marrėveshjen politike mes palėve, njė gjė tė tillė do ta bėjė nė mėnyrė haptas.

Jozyrtarisht njė zyrtar nga Qeveria e Kosovės bėn tė ditur se ky operator do tė jetė MVNO serbe, qė do tė operojė pėrmes telekomit tė Serbisė dhe do tė jetė funksionale vetėm nė komunat me shumicė serbe.

Por, kėtė e hedh poshtė njė zyrtar serb nė Beograd, i cili thotė pėr “Zėrin”, se Beogradi ose do tė futet gjithandej Kosovės ose askund.

“Nuk e di unė se si do tė plasohet para mediave, se si do ta shpalosin marrėveshjen zyrtarėt qoftė tė Prishtinės apo Beogradit, por operatori serb do tė jetė funksional nė tėrė vendin. Kush do ta pėrdor atė, ju mbetet qytetarėve pėr ta vendosur”, tha ai.

Ēmimet pritet tė jenė shumė mė tė lira, nė krahasim me dy operatorėt tjerė tė Kosovės, “Vala” dhe IPKO.

“Jam mė se i bindur se me ēmimet qė do t’i ofrojė operatori i tretė serb nė Kosovės, do tė marrė shumicėn e tregut kosovar. Do tė jetė shumė i lirė, i favorshėm me oferta qė asnjėherė qytetari Kosovės nuk i ka pasur”, tha ai. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=32723
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2013, 22:20   17
Citim:
Klinaku: Kosova ta ketė njė kod tė pėrbashkėt me Shqipėrinė

Nė shtator tė vitit tė kaluar Kuvendi i Kosovės pati miratuar njė rezolutė pėrmes tė cilėt Qeveria obligohej tė merrte vendim pėr zėvendėsimin e kodeve telefonike aktuale tė Kosovės, me kodin telefonik tė Shqipėrisė. Njė rezolutė e tillė, u shtrua nė Kuvendin e Kosovės nga Lėvizja pėr Bashkim, e cila pėrfaqėsohet me dy deputetė. Kryetari i kėsaj Lėvizje, Avni Klinaku thotė se vazhdimi i bisedimeve me Serbinė pėr telekomunikacionin, ėshtė shkelje e kėsaj rezolute.

Kryetari i Lėvizjes pėr Bashkim Avni Klinaku thotė se zgjidhja mė e mirė pėr kodin telefonik tė Kosovės ėshtė qė Kosova ta pėrdorė kodin e njėjtė me Shqipėrinė.

Kuvendi i Kosovės nė shtator tė vitit tė kaluar pati miratuar njė rezolutė pėr kėtė ēėshtje, por Unioni Ndėrkombėtar i Telekomunikacionit e pati bėrė tė qartė se Kosova nuk mund ta pėrdorė kodin telefonik tė Shqipėrisė.

Klinaku thotė se me bisedimet nė Bruksel, po shkelet kjo rezolutė e Kuvendit. Sipas tij, kėto bisedime, nuk sjellin pavarėsi nė fushėn e telekomunikacionit nė Kosovė.

“Bisedimet me Serbinė, Kosovės nė asnjė variant nuk i mundėsojnė njė pavarėsi nė sferėn e telekomunikacionit. Nėqoftėse ai kod mund tė merret juridikisht ēka dyshojmė shumė nga Suedia apo Austria, prapė Kosova nuk do ta ketė kodin e saj telefonik, por do ta shfrytėzojė njė kod tė huaj, nė kėtė rast tė Suedisė, apo tė Austrisė”, tha Klinaku pėr Radio Kosovėn.

Klinaku thotė se zgjidhja mė e mirė ėshtė ajo qė ėshtė kėrkuar me Rezolutėn e Kuvendit, qė Kosova ta ketė njė kod tė pėrbashkėt me Shqipėrinė. Ai pėrmend shembuj tė shteteve qė pėrdorin tė njėjtin kod telefonik, ndėrsa thekson se as nė aspektin kombėtar, ekonomik, apo tė sigurisė, nuk ka asnjė arsye qė Kosova e Shqipėria tė kenė dy kode tė ndryshme telefonike.

“Kėtu hyjnė dy aspekte, ai i integrimeve ndėrkombėtare dhe i aspektit ekonomik. Unė mendoj se nė tė dyjat neve na bie mė mirė qė tė kemi njė kod telefonik dhe ta bėjmė njė treg shumė tė fuqishėm nė sferėn e telekomunikacionit bashkėrisht. Pra kodi ynė me pavarėsi tė plotė ne a hap kėtė mundėsi. Ju e dini qė edhe SHBA-tė dhe Kanada janė shtete tė pavarura edhe pse e kanė pasur tė dyja tė drejtėn pėr ta pasur njė kod telefonik, ato kanė vendosur ta pėrdorin njė kod telefonik”, tha Klinaku.

Ndryshe, rezoluta e inicuar nga Lėvizja pėr Bashkim, e miratuar nė Kuvend me mė 6 shtator tė vitit tė kaluar obligoi Qeverinė e Kosovės qė tė nisė negociatat me Qeverinė e Shqipėrisė pėr zėvendėsimin e kodit aktual tė Kosovės, me kodin telefonik tė Shqipėrisė.

Ende pa nisur mirė punėn grupet punuese, gjatė njė vizite nė Tiranė sekretari i pėrgjithshėm i Unionit Ndėrkombėtar pėr Telekomunikacionin, Hamadoun Toure e bėri tė qartė se Kosova nuk mund ta shfrytėzojė kodin telefonik tė Shqipėrisė.

Ai pati thėnė se kodin e tij telefonik mund ta ketė njė vend vetėm kur njihet nga OKB-ja. Sipas tij, duke pasur parasysh faktin qė nė botė janė mbi 6 miliardė telefona celularė dhe secili prej tyre ėshtė unik, pėrdorimi i njė kodi nga njė vend tjetėr mund tė krijojė shumė probleme teknike. Megjithatė, Kosova si shtet i pavarur, aktualisht pėrdor prefiksin e telefonisė fikse 381 me Serbinė, dhe tė telefonisė mobile 386 me Slloveninė dhe 377 me Monakon.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=80538
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.9.2013, 11:45   18
Citim:
Kosovės nuk i ėshtė siguruar kodi telefonik?

Prishtinė, 24 shtator - Ėshtė thėnė se Kosova me marrėveshjen e fundit nė Bruksel, mbi telekomin, pėrfundimisht ka siguruar marrjen e kodit telefonik ndėrkombėtar, me ē’rast marrėveshja ėshtė proklamuar si e suksesshme.

Por realiteti ėshtė ndryshe. Marrėveshja e arritur mė 9 shtator mes dy kryeministrave, Hashim Thaēi dhe atij serb, Ivica Daēiq, nė Bruksel, e parasheh, por nuk e siguron kodin pėr shtetin e Kosovės dhe pėr tė ardhur deri te realizimi i kėtij propozimi Brukseli kėrkon edhe njė marrėveshje mes dy palėve.

Ekrem Hoxha, drejtues i Autoritetit Rregullator tė Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), i pėrzgjedhur pėr tė udhėhequr grupin punues tė palės kosovare pėr implementimin e marrėveshjes nė fjalė me Serbinė, gjatė njė bisede pėr gazetėn “Zėri”, shfaq dyshimet e tij pėr fundin e kėtij procesi.

Marrėveshja ka disa pika, njėra prej tyre kėrkon nga palėt qė brenda tre muajve, Kosova dhe Serbia tė gjejnė modalitetet dhe t’i nėnshkruajnė pėrmes tė cilave do tė tregohet se si Kosova tė aplikojė nė Bashkimin Ndėrkombėtar tė Telekomunikacioneve (ITU) pėr marrjen e kodit.

Hoxha shpreh shqetėsimet, nėse Serbia do tė bashkėpunojė pėr gjetjen e kėtyre modaliteteve dhe nėse mė pas nuk do tė pengojė aplikimin e Kosovės nė ITU.

Vetė biseda mė tė ia tregon dyshimet qė ka, derisa thotė “nėse”, Kosova do tė marrė kodin, “nėse”, Kosova do tė gjejė modalitetet me Serbinė, “nėse”, Serbia nuk do ta pengojė procesin. E dyshimet dhe shqetėsimet e tij, vijnė pėr shkak se Beogradi vazhdon ta lexojė ndryshe marrėveshjen dhe tė mos tregohet bashkėpunues.

http://www.koha.net/?page=1,3,159764
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:20.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.