Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.9.2012, 20:52   21
Citim:
Aksi Tiranė-Elbasan pėrfundon nė pranverė

Ministri i Punėve Publike, Sokol Olldashi, inspektoi sot punimet nė tunelin qė do tė lidhė Tiranėn me Elbasanin dhe qė do tė shkurtojė ndjeshėm distancėn mes dy qyteteve. Olldashi u shpreh se me kėtė volum pune autorruga pritet tė hapet nė pranverėn e vitit 2013.

Aktualisht, traseja e rrugės eshte prekur nė rreth 90 pėrqind tė gjatėsisė sė saj, ndėrkohė qė janė nė ndertim e sipėr shumica e veprave inxhinierike kryesore. Nė segmentin e parė po punohet nė urėn e Erzenit ndėrsa nė segmentin e dytė po kryhen punime nė 4 ura nga 5 qė ka aksi nė total. Ndėrkohė, qė janė kryer deri tani 16 pėrqind e tombinove tė vogla, 40 pėrqind e tombinove tė mėdha dhe 32 pėrqind e nėnkalimeve. Punimet nė tunelin Tiranė-Elbasan kanė filluar nė gusht tė 2011-ės. Pjesa nga Tirana ka njė gjatėsi prej 2.1 km ndėrsa pjesa e Elbasanit ka njė gjatėsi prej 2.3 km.

Firma pėrgjegjėse pėr punimet e kėsaj autorruge ėshtė ajo greke “Aktor”. Mė 23 Prill Kryeministri Sali Berisha pėruroi nisjen e punimeve pėr dy segmentet e autorrugės, tė segmentit Sauk-Tuneli i Krrabės me gjatėsi 13 km dhe tė segmentit Tuneli i Krrabės-Elbasan me gjatėsi 11.7 km. Autorruga Tiranė-Elbasan ka njė gjatėsi totale prej 31 km duke pėrfshirė dhe tunelin, do tė ketė 6 korsi si dhe nėnkalime e mbikalime. Kosto totale e rrugės llogaritet tė jetė 290 milionė dollarė.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...-pranvere.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.9.2012, 21:11   22
Citim:
Ministri Olldashi inspekton punimet nė autorrugėn Tiranė-Elbasan

Ministri i Punėve Publike, Sokol Olldashi ka inspektuar sot punimet nė autorrugėn Tiranė-Elbasan. 650 m3 beton, 36 mijė m3 gėrmime dhe 38 mijė m3 mbushje nė ditė. Ky ėshtė ritmi ditor i punės nė njė kantier qė mbahet i hapur 20 orė nė trase dhe 24 orė nė tunel. Statistikat u dhanė gjatė njė inspektimi qė ministri i Punėve Publike Sokol Olldashi zhvilloi nė trajektoren e autorrugės sė re ku punon bashkimi i kompanive Copri dhe Actor, vepra mė e rėndėsishme infrastrukturore nė ndėrtim.

Sokol Olldashi tha se gjithēka po ecėn nė ritme optimal dhe se kjo autorrugė hapjen e rrugės pėr trafikun nė fundin e pranverės sė vitit 2013. Deri tani traseja e rrugės ėshtė prekur nė rreth 90 pėrqind tė gjatėsisė sė saj, ndėrkohė qė janė nė ndėrtim e sipėr shumica e veprave inxhinierike kryesore. Me segmentin e parė punohet nė urėn e Erzenit ndėrsa nė segmentin 2 punohet nė 4 nga pese ura qė ka ky segment. Pėrsa u pėrket veprave tė vogla tė artit, janė kryer deri tani 16 pėrqind e tombinove tė vogla, 40 pėrqind e tombinove tė mėdha dhe 32 pėrqind e nėnkalimeve.

http://sot.com.al/index.php?option=c...omi&Itemid=473
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.10.2012, 19:29   23
Citim:
Aksi Tiranė-Elbasan, nis shembja e ndėrtimeve

Inspektoriati Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar ka nisur prishjen e disa ndėrtesave nė komunėn Petrelė, nė periferi tė kryeqytetit, pėr shkak tė ndėrtimit tė autorrugės Tiranė-Elbasan.

Inspektoriati njofton se ėshtė bėrė shpronėsimi i pronarėve tė kėtyre ndėrtesave dhe paralelisht po vijon puna edhe pėr prishjen e ndėrtesave pa leje nė qytete tė tjera tė vendit.

Pavarėsisht mbėshtetjes qė Inspektoriati Ndėrtimor i ka kėrkuar policisė, uniformat blu nuk kanė qenė tė pranishme nė nisjen e aksionit. INUK ka gjetur bashkėpunimin e pronarėve dhe aksionet kanė vijuar pa probleme. Ndėrkohė, pritet qė tė ketė edhe ndėrtime tė tjera, tė cilat do tė prishen, nė funksion tė ndėrtimit tė autorrugės qė do tė lidhė kryeqytetin me qytetin e Elbasanit.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...dertimeve.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.2.2013, 22:37   24
Citim:
Hapet tuneli i rrugės Tiranė-Elbasan

Emri:  Tuneli-TR-EL.jpg
Shikimet: 107
Madhėsia:  10,2 KBTirana dhe Elbasani tashmė janė njė hap mė afėr bashkimit infrastrukturor qė ngushton ndjeshėm distancėn mes tyre. Punimet pėr ndėrtimin e tunelit nė Kėrrabė me gjatėsi 2.4 kilometra, janė drejt pėrfundimit ndėrsa kompania qė po kryen punimet ėshtė nė fazat e fundit tė punės pėr tė mundėsuar qarkullimin e plotė nga automjetet.

Nė cilėsinė e investituesit, pėrfaqėsuesit e qeverisė shqiptare, sėbashku me deputetė tė Tiranės dhe Elbasanit inspektuan punimet nė tunel, duke pėrshkuar nė kėmbė tunelin qė pas pak muajve do tė qarkullohet nga automjetet.

Nė fjalėn pėr mediat, kreu i qeverisė tha se me pėrfundimin e kėtij tuneli, nuk pėrfitojnė vetėm banorėt e dy qyteteve, por gjithashtu pėrmbushet edhe njė prej detyrimeve mė tė vėshtira qė vendi ynė kishte ndaj projektit tė korridorit 8. Megjithatė, edhe pse tuneli ėshtė nė pėrfundim, ende shumė punė mbetet ėr t’u bėrė nė dy anėt e tij.

Ritmet e punės janė tė larta, por shanset janė tė pakta qė rruga tė pėrfundojė nė terėsinė e saj sėafėrmi. Megjithatė, kryeministri u shpreh optimist rreth mundėsisė sė pėrfundimit tė punimeve nga ana e kompanisė, konform afateve tė parapėrcaktuara.Kohė mė parė, qeveria shqiptare ka deklaruar majin e vitit 2013, si afat pėr pėrfundimin e rrugės.

Njė prej projekteve tė radhės qė u njoftua nga kryeministri ėshtė nisja e punimeve pėr ndėrtimin e njė tuneli tjetėr nė rrugėn e Arbrit. Kryeministri tha se shumė shpejt do tė nisė puna pėr kėtė vepėr tė rėndėsishme, qė ėshtė edhe njė prej tre veprave mė madhore tė ndėrtuara pas viteve ’90 nė vend.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...e-elbasan.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.5.2013, 09:24   25
Citim:
Autorruga Tiranė-Elbasan do hapet nė mes tė qershorit

TIRANE- Brenda mesit tė qershorit autorruga Tiranė - Elbasan do tė hapet pėr qytetarėt. Tuneli ka pėrfunduar nė tė dyja galeritė e tij, me gjatėsi 2.4 dhe 2.6 kilometėr. Ėshtė asfaltuar edhe njė pjesė e rrugės nė tė dy krahėt e tij, drejt Tiranės dhe Elbasanit.

Nė njė deklaratė tė djeshme, Drejtori i projektit tė autorrugės Tiranė – Elbasan u shpreh se Kompania ka vendosur tė punojė me ritme tė shpejta pėr tė pėrmbyllur nė kohė projektin.

Me kėto ritme, sipas tij, nė mes tė verės do tė hapet mė shumė se gjysma ose 2/3 e autorrugės.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.6.2013, 23:50   26
Citim:
Berisha inspekton rrugėn Lushnjė-Berat

Nė inspektimin e rrugės Lushnjė–Berat, kryeministri Berisha lajmėroi se Boshti i Jugut do tė ketė edhe njė tunel malor qė do tė lidhė Beratin me Tepelenėn.

“Ne kemi marrė vendimin pėrfundimtar qė malet qė ndajnė Tepelenėn me Beratin t’i hapim, do tė bėjmė tunel, pasi ato nuk mund tė pengojnė. Berati do tė ketė komunikim nga tė gjitha anėt.", u shpreh Berisha.

Nė lotin e parė tė kesaj rruge, qė nis nga rreth-rrotullimi nė dalje tė Lushnjės deri te kthesa e fshatit Kosovė, Lushnjė, kreu i qeverisė shprehu kėnaqėsinė pėr ritmet e shpejta tė punimeve. Ai tha se njė tjetėr drejtim i rėndėsishėm, ku janė pėrqendruar investimet nė infrastrukturėn rrugore, ėshtė edhe lidhja e Beratit me bregdetin.

http://www.botasot.info/shqiperia/22...shtin-e-jugut/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.6.2013, 23:45   27
Citim:
Inaugurohet tuneli: Berisha: Realizuam ėndrrėn e brezave

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	tuneli-kerrabe-brenda.jpg
Shikimet:	44
Madhėsia:	37,6 KB
NNJ:	5158Tiranė - Njė javė larg nga zgjedhjet, nė njė ceremoni tė ndjekur nga mijra vetė, kryeministri berisha preu shiritin pėrurues tė autorrugės Tiranė-Elbasan.

Me njė gjatėsi 27 kilometra me 4 korsi , autorruga e cilėsuar si vepra e dytė inxhinjerike mė e madhe nė vend pas rrugės sė kombit, u bė funksionale pas hapjes sė tulelit tė krrabės 2.5 klimometra tė gjatė.

Autorruga Tiranė-Elbasan shkurton sė paku me 40 minuta udhėtimin nga elbasani drejt kryeqytetit, por redukton gjithashtu ndjesėhm dhe rrugėtimin e banorėve ėt zonave jugore drejt Tiranės. Gjatė fjalės nė ceremoninė e pėrurimit, nuk munguan as akuzat politike.

"Atė e ka kapur sindromi i moshės sime, duke pas patur vite rinie pa rini, shoku i autobuzit ka ardhur tek tė 50-tat me ide boshe nė kokėn e tij dhe tani nuk kap dot vizionin tonė. Ai u rrit si zvarranik nė bunker, unė u rrita zog malesh dhe ja ku jam, vazhdoj tė fluturoj", tha Berisha.

Duke i kėrkuar Ben Blushit, kandidatit pėr deputet qė kryeson listėn e PS-sė pėr Elbasanin, tė mbajė premtimin pėr tė marrė teserėn e Partisė Demokratike tashmė qė autorruga u bė funksionale, kryeministri i kėrkoi banorėve tė zonės njė mandate tė tretė.

"Tė bashkohemi pėr tė bėrė realitet projekte tė tjera tė mėdha, kaskadėn e Devollit, gazsjellėsin transadriatik. Ky ėshtė modeli pėr tė cilin ne ftojmė ēdo shqiptar. Shtatė ditė na ndajnė nga fitorja e merituar, fitorja ėshtė nė dorėn tuaj", tha Berisha.

Autorruga Tiranė -Elbasan pėrbėhet nga 3 segmente dhe tuneli nisi tė ndėrtohej 13 muaj mė parė. Pas afro 9 muajsh filloi ndėrtimi i segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Puna nė kėtė segment do tė vazhdojė edhe pas kėsaj tė diele me hapjen e korsive nga tė dyja anėt e qarkullimit, asfaltimin dhe vendosjen e sinjalistikės sė plotė nė kėtė rrugė. Mė pas kryeministri inaguroi dhe fillimin e punimeve pėr njė tjetrė vepėr infrastrukturore, bypassi i Fierit i parashikuar tė kushtojė rreth 39.87 milion euro.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/64835/ALB

Citim:
Hapja e tunelit tė rrugėsTirane – Elbasan. 11 mijė automjete kalojnė vetėm nė 24 orė

Emri:  tuneli_kerrabe_541495336.jpg
Shikimet: 75
Madhėsia:  17,8 KB24 ore nga inagurimi, ne tunelin e Krrabes kane kaluar te pakten 11 mije automjete.

“Kjo eshte sallla e kontrollit te tunelit te Krrabes ku pervec, funksioneve baze te monitorimit te tunelit regjistron dhe numrin e automjeteve.

Nepermjet nje sistemi te posacem regjsitrohet numri i mjeteve qe kalojne ne tunel si dhe lloji iI automjetit qe kalon sipas madhesise. Kjo tregon se ne tunelin nga Elbasani drejt Tiranes kane levizur afro 5500 mjete ndersa nga Tirana ne Elbasan afro 5 mije mjete. 500 mjete me shume kane ardhur ne Tirane.

Qarkullimi i mjeteve ne tunel nuk pushom ne asnje sekonde.

Te shumte jane dhe ata qe ndalojne per te bere foto

Monitorimi i tunelit kryhet nepermjet nje teknologjie te larte e njejte ne vendet e BE.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=30539

Citim:
Lamtumirė Krrabė…!

“Sot po hapim njė rrugė me randėsi tė madhe pėr vendin tonė, rrugėn qė lidh kryeqytetin me Elbasanin drejtpėrsėdrejti, me nji paksim afro 70 kilometra kundrejt rrugės sė pėrparshme. Kjo rrugė i sjell dobina tė mdhaja prefekturės sė Elbasanit, Korēės, Dibrės e Tiranės, nė pikpamjen e ekonomisė e nė pikpamje ēdo tjetėr. Kėto qendra afrohen ma tepėr me njena – tjetrėn. Shtohen marrdhaniet tregtare e shtohet kontakti nė mes popullsisė. Brezit tė ardhshėm nuk do t’i bajnė edhe aq pėrshtypje se do do t’i konsiderojnė si gja tė natyrshme qenies e kėsaj rruge; por ne qė e dimė gjendjen e maparshme e mungesėn e komunikacioneve, na e mbush zemrėn plot hare kjo rrugė madhėshtore. Nuk ka shumė vjet qė pėr me ba nji udhėtim Tiranė – Elbasan, duhesh me hyp nė samarė kafshe pėr dy ditė me radhė nėpėr dėborė e akull, nėpėr shi me kalue lumnat ndėr kambė ose nė kafshė”.

Ky ėshtė pėrshkrimi i 4 korrikut 1933 I gazetės “Vatra”,qe pėrshkruan atmosferėn ne te cilėn u pėrurua ajo u quajt nga protagonistet e kohės, si Vepra e Shekullit. Sot ne moshėn 80-vjeēare, rruga Tirane- Elbasan ose siē njihet ndryshe ajo e Krrabes, po del ne pension.

Pėr gati njė shekull, qe nga ndėrtimi e deri sot, Krraba, ishte qafa qe te ēonte drejt, Tiranės. Njė rruge sa e veēante pėr nga panorama, por e vėshtirė. Shpejtėsia ne kthesat e pafundme te Krrabes, ishte e rrezikshme, me shtimin e mjeteve,edhe pse ne baze te rregullave, ajo nuk duhet ti kalonte 40 kilometrat ne ore.

Ne 1933, ne ceremoninė e pėrurimit te Krrabes, nuk kishte fushate politike dhe as parti. Vepra e bujshme u realizua, pėrmes nje marrėveshjeje huaje te mbretit Zog dhe qeverise italiane te Benito MUsolinit, pėr infrastrukturėn rrugore me vlere rreth 65.800 franga ari. Me inxhiniere e materiale italiane dhe 70% te punėtoreve shqiptare, u ndėrtuan 56 kilometrat e rrugės Tirane –Kerrabe-Elbasan. Emri i inxhinierit italian Kassina, ėshtė kthyer nė njė toponim qė pėrdoret dhe sot nga qytetarėt e Elbasanit, nė vendin e quajtur “ēezma e Kassinas”, pėrgjatė rrugės Elbasan – Tiranė. Ndėrtimi nuk morri parasysh projektet e vjetra dhe as leverditė ekonomike, por vetėm kėrkesat ushtarake, sidomos transportin e artilerive ne lartėsitė e Tiranės, Durrėsit dhe Elbasanit.

Ashtu si edhe sot, 8 dekada me pare, pėrfundimi i rrugės se Krrabes ishte ngjarja me e rėndėsishme e kohės. Edhe ne kohen e komunizmit, ky segment nuk e humbi rendėsin. Ne fshatin Krrabe, u ndėrtuan tunelet sekrete, ku dhe u vendos thesari i shtetit, I grabitur ne mėnyre te ēuditshme, gjate qeverisjes socialiste dhe kur ministėr i brendshėm ishte Spartak Poci. Rruga, tashme e vjetėr e Krrabes ka hyre ne histori edhe per betejen e Mushqetase. Pikėrisht ne ketė segment,ne vitin 1944, aleatet anglo-amerikane, goditen forcat naziste te Hitlerit ne Shqipėri.

Pėrgjatė 80 viteve ne kėtė rruge, kane ndodhur shume ngjarje te cilat kane hyre ne histori. Por tani rruga e vjetėr, do te mbetet njė segment i preferuar per te apasionuarit e sporteve ekstreme apo udhėtimeve panoramike e plot rrezik! Ndaj nga sot, Lamtumirė Krrabė.

http://vizionplus.al/lamtumire-krrabe/

Citim:
Rruga e parė Tiranė – Elbasan u hap nė vitin ’33. Gazeta Vatra: Ngjarja mė e mdhe nė fushėn e infrastrukturės

Emri:  RRUGA E VJETER ELBASAN .jpg
Shikimet: 67
Madhėsia:  53,6 KBRruga e pare qe lidhi Tiranen me Elbasanin u hap 80 vjet me pare. Prerja e shiritit me 2 korrik te vitit 1933 shenoi nje ngjarje historike.

Asokohe, gazeta Vatra do ta cilesonte ne nje shkrim te sajin si nje prej ngjarjeve me te medha ne fushen e infrastruktures.

Para hapjes se ketij segmenti, udhetimi mes dy qyteteve zgjaste dy dite. Rruga u projektua nga inxhinieri italian Kassina, emri i te cilit u kthye edhe ne nje toponim qe perdoret sot nga qytetaret e Elbasanit per vendin e quajtur “cezma e Kasinas” pergjate rruges Tirane – Elbasan.

Shiriti u pre nga kryeministri i asaj kohe, Pandeli Evangjeli, ne prani te ministrit te Punėve Botore Sandėr Saraēi, ministrit te Punėve tė Brendshme Musa Juka, n/kryetarit te Parlamentit Hiqmet Delvina e disa deputeteve dhe drejtuesve lokale te dy qyteteve.

Ne reportazhin e gazetes Vatra citohet edhe nje pjese e fjalimit te ministrit te Punėve Botore, Sandėr Saraēi, i cili shprehej se po hapej nje rruge me rendesi te madhe per vendin, nje rruge qe lidh Elbasanin me kryeqytetin, me nji paksim afro 70 kilometra kundrejt rrugės sė pėrparshme. Qe u sjell dobi tė medhaj prefekturės sė Elbasanit, Korēės, Dibrės e Tiranės, nė pikpamjen e ekonomisė e nė pikpamje ēdo tjetėr, pasi kėto qendra afrohen ma tepėr me njera – tjetrėn, shtohen marredheniet tregtare kontakti nė mes popullsisė. Saraci theksonte se brezit tė ardhshėm nuk do t’i bejė edhe aq pėrshtypje kjo rruge, sepse se do ta konsiderojnė si gje tė natyrshme por ne qė e dimė gjendjen e maparshme e mungesėn e komunikacioneve, na e mbush zemrėn plot hare kjo rrugė madhėshtore.

Ne shkrimin e Vatres, qe mban daten e 4 korrikut te vitit 1933, pershkruhet ne detaje edhe atmosfera qe mbizoteronte ne Elbasan per hapjen e rruges 46 kilometra te gjate, ku burra, gra, djem e vajza ishin rradhitur nė rrugėn qė tė ēonte nė Prefekturė.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=30523
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2013, 21:07   28
Citim:
Inaugurohet tuneli, hapet rruga Tiranė dhe Elbasan

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	tuneli.jpg
Shikimet:	45
Madhėsia:	91,5 KB
NNJ:	5152Elbasan, 17 qershor 2013 - Nė njė kohė record,vetem 13 muaj pas fillimit tė punimeve, tuneli i Autorrugės Tiranė - Elbasan ėshtė vėnė nė shfrytėzim dhe rruga ėshtė hapur per automjetet.

Kryeministri Sali Berisha e quajti nje dite te krenarise kombetare dhe realizimin nje endrre brezash.

Pas falėnderimeve tė shumta mbi firmėn e ndėrtimit kreu i qeverisė e cilėsoi kėtė ndėrtim si njė motiv mė shumė pėr tė besuar nė alternativėn qė pėrfaqėson mazhoranca aktuale.

“Siē bashkon Tiranėn me Elabasanin ky tunel, do bashkojė shqiptarė. Ky ėshtė modeli ynė i punėsimit, zhvillimit, rritjes sė rrogave i mirėqenies, i integrimit nė BE. Ėshtė rasti qė tė ftoj tė gjithė qytetarėt e Elbasanasit, e tė Shqipėrisė tė bashkohemi nė pėrpjekjen tonė pėr Shqipėrinė e zhvilluar, qė djersa jonė e ballit tė japė mė shumė fitime e mirėqenie, tė bashkohemi pėr tė bėrė realitet projekte tė tjera tė mėdha”, vuri nė dukje Berisha.

Autorruga Tiranė-Elbasan pjesė e Boshtit tė Jugut dhe koridorit 8-tė ėshtė vepra e dytė infrastrukturore mė e madhe nė vend pas “Rrugės sė Kombit”.

Ajo ėshtė e gjatė 27 kilometra dhe pėrbėhet nga tre segmente rrugore; ai Sauk -Tuneli i Krrabės me njė gjatėsi 13 km, Segmenti Tuneli i Krrabės 2.5 km dhe segmenti Tuneli i Krrabės – Elbasan me njė gjatėsi 11.5 km.

Autorruga pėrbėhet nga 4 korsi, nė tė cilėn lejohet tė qarkullohet me shpejtėsi deri 120 km/ore.

Pėrmes saj evitohet Qafė Kėrraba dhe shkurtohet sė paku 40 minuta koha e udhėtimit.

Tuneli, I konsideruar si njė vepėr arti dhe njėherazi mė I vėshtiri I kėtij segmenti infrastrukturor ka njė gjatėsi 2,5 kilometra.

Ai eshte i pajisur me sinjalistikėn mė moderne orientuese dhe te gjithe elementet e sigurise

Pėr tė shkuar nga Tirana nė Elbasan hyet ne rrethrotullimi e Mulletit

Dhe dilet tek rreth rrotullimi I Ibės…

Nga dalja e tunelit deri ne zemer te Elbasanit shkohet vetem per 10 minuta. Punimet per ndertimin pėr ndėrtimin e kesaj vepre nisėn nė muajin maj tė vitit 2011, dhe pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera te segmenteve rrugore para dhe pas tunelit.

Autorruga Tiranė-Elbasan pėrbehet nga 7 mbikalime, 21 vijadukte, dhe 4 nėnkalime.

Urat janė njė tjetėr pjesė e rėndėsishme qė pėr nga vėshtirėsia e punimeve renditen si vepėr arti pas tunelit.

Autorruga Tiranė –Elbasan ėshtė rrugė kryesore drejt kryeqytetit pėr qytetarėt e rretheve Elbasan, Librazhd, Korce, Pogradec, Kolonje, Gramsh, Cerrik e Peqin. Me ndėrtimin e saj dhe me perfundimin e segmenteve qe vijne pas autorruges se re, skajet ekstreme jugore apo lindore te Shqiperise do te arrijne ne Tirane per me pak se 2 ore.

http://www.kosova.com/artikulli/94653
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.6.2013, 23:47   29
Citim:
Shkėputet masivi shkėmbor, bllokohet rruga pranė tunelit Tiranė-Elbasan -FOTO

ELBASAN-Njė masiv i madh shkėmbor ėshtė shembur nga mali dhe ka zėnė pjesėn e rrugės pranė tunelit Elbasan-Tiranė.

Mėsohet se masivi shkėmbor dhe shumė dhera kanė zėnė 75 pėr qind tė gjerėsisė sė rrugės dhe 10 metra gjatėsi nė pjesėn 600 m nga rruga nga ana e Elbasanit, pranė tunelit.

Policia konfirmoi rėnien masive tė shkėmbinjve dhe dherave nga krahu i malit, anash rrugės duke bėrė tė ditur se kalimi nė autorrugė bėhet vetėm nga njėra korsi.

Mėsohet se dy fadroma po punojnė pėr largimin e inerteve dhe shkėmbinjve qė kanė rėnė nė rrugėn Tiranė-Elbasan.

Tuneli Tiranė-Elbasan u pėrurua nė mes tė Qershorit, ndėrsa punimet nė autorrugė vijojnė ende.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
Bashkėngjitje
   
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.6.2013, 00:38   30
Citim:
Shembje dheu nė rrugėn e Elbasanit

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	k49f9io4.jpg
Shikimet:	48
Madhėsia:	62,4 KB
NNJ:	5305Rruga e re Tiranė-Elbasan ėshtė shembur nė njė segment tė sajin nė hyrje tė tunelit, nga ana e Elbasanit.

Rreth 600 metra para hyrjes nė tunel, njė sasi dheu nė skrapatėn anėsore tė rrugės ėshtė shembur duke rrezikur edhe pasagjerėt e njė makine.

Shembja ka ndodhur pasditen e sė hėnės dhe menjėherė ėshtė urdhėruar bllokimi i rrugės, ndėrsa trafiku i makinave ėshtė devijuar pėr nė rrugėn e vjetėr tė Qafės sė Krrabės.

Aktualisht nuk po punohet pėr ēbllokimin e rrugės, pasi sasia e materialeve inerte qė ka rėnė ėshtė e madhe.

Duket se shkak i shembjes ka qenė mosforcimi i nevojshėm i skarpatės anėsore tė rrugės.

http://www.gazetastart.com/index.php...id=12302&cat=8
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:51.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.