Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 15.6.2009, 14:59   1
allianz
 

Pyetje «Shėn Naumi»


Si ėshtė e vėrteta rreth "ēėshtjes sė Shėn Naumit" pėr tė cilėn akuzohet Zogu si "tradhėtar"?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.6.2009, 00:50   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Propagandė bajate e kohės nga interesa politike e fetare. E ke tė sqaruar hollėsisht mė poshtė Vermoshin e Shėn Naumin:

Citim:
Ka mjaftuar anatema qė i kanė bėrė pseudot dhe shmangia e referencave tė duhura historike, pėr tė pėrsėritur dekada tė tėra se Zogu ia fali Shėn Naumin Jugosllavisė. Kur lexojmė sot kujtimet e Mehdi Frashėrit, tė botuara pas njė kalvari tė pashembullt (falė kontributit tė nipit tė tij Tefik Ēelo) tregohet thjesht si ai luftoi nė emėr tė Shqipėrisė pėr ēdo centimetėr katror. Dhe, kjo luftė e tij pėr Vermoshin dhe Shėn Naumin, kėto pika "gati tė panjohura", u kthye mė vonė nė simbolin e njė urrejtjeje patologjike pėr "tradhėtarėt" e Shqipėrisė.

Kuptohet, se nuk mund tė ndodhte ndryshe. Mehdi Frashėri, protagonisti i tyre, qė ka qenė gjallė deri gati nė mes tė viteve '60, madje edhe nga njerėzit aktivė nė kėtė ndarje si pėrfaqėsues i Shqipėrisė, ishte i ndaluar pėr tė folur... por edhe pėr tė jetuar. Kishte ikur mė 1944 dhe si kreu i Regjencės shqiptare, tashmė ia kishin barazuar kontributin pėr vendin e tij nė hiē. Kuptohet, se nuk mund t'i bėnte ndonjė pėrshtypje tė madhe. Jeta i kishte treguar gjithmonė anėn e kundėrt, ku sfida mbetej gjėja mė e zakonshme e jetės sė tij tė mbushur me ngjarje tė tėra, sa pėr njė shtet tė tėrė. Kėshtu, do tė ishte i vetėm mė 1939, Ditėn e Pushtimit, qė do t'i fliste botės kundėr pushtimit tė vendit te tij. Ashtu si do tė ishte i vetmi, si pėrfaqėsues i Shqipėrisė, qė do tė luftonte me tė gjitha mėnyrat, qė Shqipėria e vogėl tė pėrfitonte sa mė shumė territor.

Nga largėsite e viteve, dhe nga mėnyra sesi e mbajten larg, na duket sikur ai i pėrket shekujve tė tjerė, por ai nė fakt ka njė kohė fizike tė afėrt me kohėn kur jetojmė, qė shkon deri nė vitin 1963, kur do tė mbyllte sytė nė Itali. Tashmė, shumė mė pak "i rėndėsishėm" dhe gati 'i harruar' nga njerėzit, pėr tė cilėt dikur kishte luftuar pėr ēdo pėllėmbė vend.

(...)

Mehdiu ishte i doktoruar pėr Shkenca Politike dhe Ekonomike nė Stamboll. Ishte koha, kur familja e tij nuk mund t'i shpėtonte kryeqytetit - dhe mendimit - qė fėmijet tė kryenin sa mė mirė formimin e tyre. Pak vite mė vonė, karriera e tij nuk do tė ndalej dhe ai do tė mbajė postet e nėnprefektit, guvernatorit qė nga Shqipėria dhe deri nė Palestinė. Tregohej si njė nga njerėzit mė tė vyer tė Perandorisė Osmane dhe fliste plot tetė gjuhė. Por, e gjithė kjo ngritje nuk do tė mjaftojė. Epilogu i tij me Perandorinė - qė pak a shumė do t'i pėrsėritet dhe me vendin e lindjes - ėshtė i trishtė. Ai largohet nga posti i Guvernatorit tė Egjiptit dhe i drejtohet Shqipėrisė sė vogėl, qė sapo ka shpallur shtetin e saj. "Ēuditėrisht" po i drejtohet njė vendi, i cili ėshtė akoma nocion dhe qė nuk i dihet e ardhmja. Ca mė tepėr, ai po vinte nga luksi ku ishte mėsuar nė njė varfėri skajore, ku detyra e re ishte pėr tė pastruar sa mė mirė para tė huajve imazhin e vendit tė tij. Kėtė e kryen mė sė miri, falė pamjes perėndimore qė do tė mbajė, por mė shumė me kulturėn e madhe gjithėpėrfshirėse. I gjithė personaliteti i tij do tė shfaqet si Pėrfaqėsues i Qeverisė Shqiptare nė Komisionin e Caktimit tė Kufijve, por edhe nė Lidhjen e Kombeve, ku ai do tė referojė nga viti 1923 deri mė 1939.

(...)

Si kryeministėr, ministėr, pėrfaqesues i Lartė, kudo ai do tė lėrė gjurmėn e tij. Por, kishte ardhur viti 1944. Kryetari i Regjencės do tė largohej nga Shqipėria pėr nė Austri pėr tė mos ardhur mė. Nga pas do tė linte tė bijėn dhe familjen e saj, qė kishin qėndruar neutralė nė luftė. Njė fat i ri i priste tė gjithė. Pėr Mehdiun harresa "e pėrkohshme", ndėrsa pėr "tė tijtė", teli me gjemba... Ata duruan, ashtu si kishin duruar dhe si ishin munduar pėrjetėsisht pėr t'i dhėnė Shqipėrisė njė imazh krejt ndryshe tė Mehdiut nė shekullin XXI...

Mehdi Frashėri vdiq mė 25 Maj tė vitit 1963, ndėrsa kujtimet e tij i kemi nė prill tė vitit 2005.

(...)

Kjo ėshtė njė pjesė e shkėputur nga Kujtimet e Mehdi Frashėrit dhe pėrfshin fillimin e viteve '20, kur Shqipėria bėri nė terren rakordimin e kufijve me fqinjėt e saj:




Ēėshtja e Vermoshit dhe e Shėn Naumit

Mehdi Frashėri

Valėt e liqenit me fėrshėllimat e tyre formonin njė simfoni tė natyrės muzike. Nga Pogradeci u nisėm me njė automobil pėr nė Korēė dhe kuajt i lamė pas, pėr tė arritur tė nesėrmen. Anėtarėt e huaj tė Komisionit nuk kishin arritur ende nė Korēė, por automobilat dhe kamionėt i kishim ēuar nė Sarandė pėr t'i marrė e pėr t'i sjellė nė Korēė.

Mbas pak ditėsh, arriti Komisioni dhe unė dola i prita nė Ersekė. Pėr secilin delegacion kishim zėnė nga njė shtėpi me qira nė Korēė dhe unė me personelin shqiptar kisha zėnė me qira gjysmėn e shtėpisė tė Lutfi bej Zavalanit. Pranė meje ndodhej major Voti, francez nė shėrbim tė Shqipėrisė; togeri Dhimitėr Kosturi; Selim Zyma, gjeodet dhe dy topografė italianė nė shėrbimin tonė: Kontarini e Skalera, pėrveē shėrbėtorėve dhe gjellėbėrėsve.

Kėtė rend, caktimin e kufijve e filluam nga Liqeni i Prespės. Simbas vendimit tė Konferencės sė Paqes tė Parisit, kazaja e Korēės, siē ndodhej nė kohėn e Turqisė, i kishte mbetur Shqipėrisė. Veēse nė marrėveshjen e Kapshticės mė 15 maj 1920, nėnshkruar prej delegatėve shqiptarė tė Korēės dhe komandantit ushtarak tė Greqisė, pjesa mė e madhe e kazasė sė Korēės ishte liruar prej ushtrisė greke, por 16 katunde qė ndodheshin pėrtej Bilishtit dhe pėrtej qafės sė Zvezdės, i kishte Greqia nėn okupacion.

Nė caktimin e kufijve tė kėsaj zone, na dilnin dy ēėshtje me gjemba dhe me rėndėsi politike. Njėra nga kėto dy ēėshtje ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrasja e tyre prej ushtrive greke; e dyta ishte ēėshtja e Shėn Naumit.

Qeveria konstitucionale e Turqisė, pas vitit 1908, pėr qėllime zgjedhjesh, kishte ngatėrruar juridiksionin e qarkut tė Korēės, duke i aneksuar katundet shqiptare tė qarkut tė Bilishtit, Bozhigrad dhe Vidahof nė kazanė e Kosturit, duke qenė se kėto katunde ndodhen fare afėr Bilishtit dhe larg Kosturit. Po tė merrej lehtėsisht fjala "Kaza e Korēės", qė pėrfshinte vendimi i Konferencės sė Londrės, kėto dy katunde lypsej qė t'i mbeteshin Greqisė, kurse ato ndodheshin nė luginėn e epėrme tė Devollit, qė ndodhej brenda kufirit natyral tė Shqiperisė.

Arsyeja e lypte qė kėto dy katunde shqiptare dhe muhamedane t'i mbeteshin Shqipėrisė dhe si kompensim nga tė 16 katundet qė ndodheshin nėn okupacionin grek dhe tė banuara prej elementesh jetėrgjinės, tė ndaheshin disa katunde e t'i liheshin Greqisė. Kjo ēėshtje ishte rrahur edhe vitin e kaluar, kur Komisari i Qeverise shqiptare ndodhej Nėnkolonel Bajram Fevziu, por nuk kishte marrė fund. Meqenėse, katundi Bozhigrad qė do t'i mbetej Shqipėrisė, kishte njė popullsi relativisht tė madhe, kompensimi i kėtij katundi pėrfshinte disa katunde prej tė 16-ve, qė kishim pėr tė marrė nga Greqia.

Shteti shqiptar ndiente nevojėn politike qė ēėshtja e kufijve ndėrkombėtarisht tė merrte fund njė orė e mė parė e tė mos mbetej e koklavitur dhe e pacaktuar, sepse, nė rast turbullirash, serbėt dhe grekėt do tė gjenin preteks pėr tė ndėrhyrė me armė nė Shqipėri. Me kėto prapamendime, delegatėt grekė dhe serbė - donin si e si qė ēėshtja e kufirit tė vononte sa tė ishte e mundur, sepse parashihnin turbullira politike nė Shqipėri.

Duke marrė parasysh kėto pika, kur bisedohej vija e kufirit, unė shihja qė nė pikat kryesore tė insistonim, por pėr sende, qė nuk kishin ndonjė rėndėsi, sa tė ishte e mundur, tė mos jepja shkak pėr konflikt, se ndryshe komisioni detyrohej tė pyeste Konferencėn e Paqes nė Paris, pėr tė dhėnė vendimin definitiv, por kjo pėrgjigje vononte tepėr. Shėnimin e kufirit e filluam nga bregu perėndimor i liqenit tė Prespės nė katundin Bezmisht tej Goricės, dy ēifligje tė Frashėrit.

Kėtu kufiri u caktua midis Bezmishtit dhe ēifligut Stenje nga ana e Jugosllavisė, por edhe ky ēiflig i Frashėrit. Sė andejmi u hodhėn nė bregun lindor tė liqenit, duke prerė sirrethujzėn qė gjen fund me urėn e Achillit duke pėrshkruar nga kodra Urido e duke vazhduar majėn e malit qė ndan katundin Rakickė, katund shqiptar muhamedan, nga katundet sllave qė i mbetėn Greqisė ose Jugosllavisė. Me kėtė mėnyre, shėnimi i kufijve vazhdoi deri nė vargun e Gramozit. Andej e tutje kufiri ishte caktuar vitin e kaluar...

...Me kėtė mėnyrė filloi lėvizja e kryengritjes sė Fan Nolit nė muajin qershor. Komisarėt e shteteve tė mėdha shfaqėn mendimin qė tė largoheshin nga Shqipėria nga shkaku i kryengritjes. Njė gjė e kėtille do tė ishte tepėr e dėmshme pėr Shqipėrinė, sepse Greqia kishte pėrgatitur komitėt e saj afėr kufirit dhe largimin e komisarėve tė huaj do ta kishte si njė provė pėr okupimin e Korēės dhe Gjirokastrės nėn etiketėn e epirotėve. Unė bėra ē'ishte e mundur pėr t'i bindur komisarėt, se nuk kishte vend pėr t'u frikėsuar, sepse shqiptarėt tė huajt, sidomos tė dėrguarit e shteteve tė mėdha, i konsiderojnė si persona tė shenjtė e tė paprekshėm, simbas mendėsisė dhe zakonit tė tyre. Mė nė fund u thashė se lypsej tė vritesha une mė parė me gjithė ushtarėt e personelin tim, mbasandej t'u vinte rradha atyre. Fjalėt qė fliten me bindje e me sinqeritet, kurdoherė bėjnė efektin e tyre. Meqėnėse komisarėt kishin besim tė plotė tek unė, e ndėrruan mendimin dhe nuk u larguan, megjithė qė Konferenca e Parisit u kishte dhėnė leje tė largoheshin...

Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranės dhe me formimin e kabinetit tė Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetėsua dhe vazhduam punimin. Ėshtė pėr t'u shėnuar se nė kėtė ndėrmjet kohe kishte filluar pėrshkulja e popullsisė myslimane tė Maqedonisė pėr tė shkuar nė Turqi. Afėr kufirit, qė kishim caktuar nga ana e Kosturit, qė i ka mbetur Greqisė, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1. Kavelisht 2. Revan. 3. Shark.

I pari ėshtė krejt i krishterė, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptarė dhe nga besimi muhamedanė, por Greqia me propogandė i kishte bindur qė tė deklaroheshin si turq dhe kėshtu ato ditė pregatiteshin qė tė shkonin nė Turqi. Gratė po lanin teshat nė lumė duke vajtuar qė do tė linin atdheun e tyre, eshtrat e tė dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqėrore.

Gjė pėr t'u habitur ishte vendimi i gjysmės sė popullsisė tė katundit Rakickė, qė, duke i mbetur Shqipėrisė, duke parė piramidat qė kishim ngritur gjatė majės sė malit tė tyre, qė formonin provėn e prerė se katundi i tyre i mbetej Shqipėrisė, dhe pėr pak ditė do tė liroheshin, duke u bindur nga propoganda se nė Turqi do tė gjenin pasuri dhe fenė e vėrtetė muhamedane, ishin bėrė gati tė iknin nė Turqi, sepse ishin deklaruar si turq pranė Komisionit tė shkėmbimit tė popullsisė muhamedane. Bėmė ē'ishte e mundur pėr t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk dėgjuan, u ngritėn e ikėn nė Turqi.

Kjo ngjarje rrėfen sa fatkeq ėshtė njė komb pa kulturė, pa histori tė shkruar dhe pa ndjenja kombėtare. Popullsia e Rakickės janė tė shėndoshė nga trupi, tė gjatė e tė hollė si lastar, burra e gra tė bukur nga fytyra. Ishte njė mėkat i madh, qė kėta njerėz tė bukur dhe inteligjentė do tė shkonin nė Turqi pėr tė vdekur gjysma.

Pasi mbaruam zonėn e Liqenit tė Prespės dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam nė Pogradec pėr tė caktuar zonėn e Shėn-Naumit e tė Malit tė Thatė. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shėn-Naumit nė jug dhe zona e Vermoshit nė veri kishin mbetur tė pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferencės sė Parisit, duke i thėnė se Shėn-Naumi nė jug dhe Vermoshi nė veri i takonin Jugosllavisė. Pėr kėtė arsye, caktimi i kufijve nė kėto dy zona ishte shtyrė pėr nė vitin 1924.

Konferenca e Londonit mė 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit mė 1921, nė vendimin e tyre kishin thėnė se kufiri shqiptar nė breg tė Liqenit tė Ohrit vete deri nė Shėn-Naum, por nuk thuhej nėse inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nėse Shėn-Naumi ėshtė i pėrfshirė apo i pėrjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqipėrisė, por, meqenėse Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, ēėshtjen ia referoi Lidhjes sė Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hagės. Derisa tė dilte vendimi i Hagės, ne pezulluam caktimin e kufijve vetėm nė pjesen qė ndodhej afėr Shėn-Naumit, dhe pjesėt e tjera i mbaruam me gjithė piramidat e tyre. Sė andejmi shkuam nė Shkodėr, mbasandej nė Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar pranė Konferencės se mali qė quhej Vermosh, ka hyrė brenda nė Jugosllavi tepėr thellė dhe prandaj krijon njė pengesė pėr rrugėt e komunikimit midis Ipekut, Gusinjės, Plavės e Podgoricės. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdhėr Komisionit tė Kufijve qė ēėshtjen e Vermoshit ta hetonte nė vend, kėshtu qė u ngritėm e vajtėm nė Podgoricė dhe sė andejmi nė Andiraviē, Plavė, Gusinjė e Vermosh. Nė vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptarėve e jugosllavėve, ishte caktuar njė zonė neutre dhe kėshtu Vermoshi ndodhej brenda kėsaj zone e pa ndonjė autoritet.

Nė Vermosh kurdisėm ēadrat dhe filluam hetimet. Meqenėse padre Cirili, kishte marrė pjesė nė Luftėn e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezervė dhe, duke qenė njė patriot i besueshėm, e porositėm qė tė vishte rroba oficeri dhe e morrėm me vete si njė oficer nė shėrbim tė kufijve. Gjithashtu na erdhi edhe Prenk Cala nga Klementi, qė kishte goditur shtėpinė nė Vermosh. Vermosh quhet njė lumė i vogėl, qė del nga mali Montevilla, pėrēan njė luginė me njė fushė tė vogėl dhe shkon pėrfund Gusinjės e Plavės, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet nė Danub. Nė fushėn qė formon luginėn e Vermoshit, nja 50 familje nga tė Klementit kanė goditur kasolle, bėjnė bujqėsi dhe verės kullotin bagėti; dimrit pjesa mė e madhe vjen nė bregun e Matit nė ēifligun e shtetit qė quhet Gurėz, dhe disa zbresin nė katundin Kakariq tė Shkodrės.

Bajraku i Klementit formohet prej katėr katundesh, nė luginėn e lumit Cem, qė derdhet nė liqenin e Shkodrės, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afėr Tuzit.

Zona e Vermoshit ka qenė dhe ėshtė kullota verore e Bajrakut tė Klementit, por mjaft larg prej bregut tė Cemit, dhe hyn si njė triangėl i madh brenda nė tokat jugosllave. Po tė hidhet njė sy mbi hartėn e Shqipėrisė sė Veriut, qė kufizohet me Jugosllavinė, ky triangel menjėherė duket. Konferenca Londonit mė 1913 kishte vendosur qė tokat e Klementit i takojnė Shqipėrisė, por e vėrteta ėshtė se, pėrveē Austrisė, asnjė nga delegatėt e shteteve tė medha nuk kujtonte se kullotat e Klementit hynin kaq thellė nė tokėn e Malit tė Zi, prandaj vendimi ishte marrė kėsisoj mbi propozimin e ambasadorit tė Austrisė. Kur kishte shkuar Komisioni i parė i kufijve mė 1913 dhe e kishte parė me sy vendin, nė mes tė tyre ishin ngrėnė mjaft: delegati rus me francezin, me njė anė dhe delegatėt austro-italianė nė anėn tjetėr, tė parėt nė favor tė Malit tė Zi dhe tė dytėt nė favor tė Shqipėrisė. Megjithėkėtė, ky komision kishte marrė disa shėnime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht.

Konferenca e Parisit mė 1921, pėr sa i pėrkiste kėsaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni kėtė rend filloi nga hetimet nė vend dhe kėsisoj vendosi qė tė pyeste tre shqiptarė e tre jugosllavė pėr kėtė ēėshtje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanoviēit.

Unė nė mbrėmje mora njė shishe raki, pregatita meze dhe thirra... Uē Turkun, at Ciricin dhe Prenk Calin. U dhashė nga njė raki, u shtrova dhe unė kėmbėkryq nė mes tyre dhe fillova t'u shpjegoja ēėshtjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtuar se: "Ē'shenja e ē'dokumenta keni pėr tė treguar e pėr tė provuar para komisionit se kullotat i takojne bajrakeve tė Klementit: Selc, Vukėl e Niksh? Pikė sė pari do tė m'i kallėzoni mua njė nga njė, t'i bisedojmė sė bashku, qė kur t'ju thėrresė komisioni, tė dini se ēfarė tė thoni", u thashė. Sė pari filloi Uē Turku, vojvoda i Klementit, njė plak me kuptim tė kthjellėt dhe patriot, i cili kishte marrė dy-tri plagė (dhe pėr kėtė shkak ishte bėrė ēalaman) duke luftuar me sllavėt ose, simbas fjalės sė tyre, me shqehėt qė guxonin tė kalonin tokat shqiptare. Sė dyti filloi Prenk Cali, qė kishte prirė Komisionin Ndėrkombėtar tė vitit 1913 nė zonėn e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar, inteligjent dhe patriot pėr tė shpėtuar Vermoshin, gjithmone ka ndihmuar sa ka qenė e mundur.

Pas tij, i treti filloi at Cirili, duke treguar se ku ndodhen altarėt dhe varrezat katolike nė kėtė zonė, tė cilat qartazi provojnė tokėn shqiptare, sepse shqehėt janė ortodoksė dhe kėshtu varrezat dhe altarėt e tyre ndryshojnė nga ato tė katolikėve.

Secili prej tyre dėftente argumente tė posaēme e tė vlefshme me njė tė folur tė thjeshtė.

Nga ana e jugosllavėve ishin thirrur e pėrgatitur njė avokat, njė gazetar dhe njė oficer qė pretendonin se e kishin origjinėn e tyre prej vendeve sllave kufitare, por qė nė realitet banonin dhe ushtronin detyrėn nė Beligrad.

Tė nesėrmen Komisioni i thirri tė dy palėt dhe i pyeti, nė mungesė tė delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona kėta tė interesuar pėr ēėshtjen. Pasi mbaroi hetimi, seicili prej komisarėve tė shteteve tė mėdha, duke qeshur, mė thanė se kuptimi i kthjellėt, sinqeriteti dhe inteligjenca e malėsorve shqiptarė paravlejti mė tepėr se thėniet pa llogjikė e pa vend tė personave jugosllavė, tė pyetur rreth ēėshtjes. Gazetari shqah kishte filluar tė bėnte fjalė pėr njė gjeneral turk tė quajtur Sulejman Pasha dhe qė shqiptarėt e kishin ndihmuar kundėr shqehėve; avokati kishte bėrė fjalė pėr procedurėn dhe oficeri i rezervės kishte filluar fjalėn duke i thėnė kryetarit tė komisionit, gjeneral Gazerės se ishte i dekoruar prej qeverisė italiane...

Tė nesėrmen, Komisioni bashkė me ne do tė vente nė Gusinjė (Guci) pėr tė bėrė hetime.

Unė u hoqa vėrejtjen qė mė parė, duke u thėnė se terrorizmi i shqehėve dhe persekutimet e tyre mbi shqiptarėt jane aq tė rrepta, saqė personat qė do tė pyeten nė Gusinjė, po tė jetė qė tė kėrkohen prej gjeneral Jovanoviēit, ky do t'i frikėsojė, kėshtu qė nuk do tė thonė tė drejtėn, prandaj ėshtė e arsyeshme, si tė vemi nė Gusinjė, tė dalim kinse pėr tė shėtitur dhe tre persona qė do tė hasim nėpėr rrugė, tė merren e tė pyeten.

Komisioni mė dėgjoi fjalėn dhe vendosi ashtu. Shkuam nė Gusinjė, dolėm tė shėtitim dhe hasėm tre persona, qė tė tre muhamedanė, sepse Gusinja pothuaj se ėshtė njė qytet thjesht muhamedan me njė pakicė tė parėndėsishme shqehėsh ortodoksė. Duhet tė shėnojmė se midis popullsisė sė Gusinjės muhamedane ka edhe njerėz qė flasin shqahisht, por qė nga ndjenjat, nga zakonet e veshja janė shqiptarė. Gjithashtu ėshtė pėr t'u vėnė re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnjė gjuhė tjetėr.

Kur komisioni pyeti dy tė paret qė nuk dinin shqip, thanė se janė shqiptarė dhe qė Vermoshi i pėrkiste Klementit, kurse i treti, qė ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk, por, sa pėr Vermoshin, tha se i pėrkiste Klementit... Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kėrkoi mendimin tonė dhe tė delegatit jugosllav, pėr sa i pėrkiste Vermoshit... Unė bėra njė raport frėngjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu ēua Konferencės sė Parisit dhe, derisa tė merrte njė vendim e t'ia komunikonte Komisionit tė Kufijve, Komisioni vendosi qė tė shkonim nė Raguzė, pėr tė pritur vendimin e Konferencės, prandaj u nisėm nga Gusinja e Plava...

Mbas 15 ditėsh Komisioni mori pėrgjigjen e Konferencės, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit tė Kufijve, duke ia lėnė Vermoshin Shqipėrisė. Nga Raguza erdhėm pėrsėri nė Vermosh, por kėtė rend filluam tė caktojmė kufirin e tė vėmė piramidat. Pėrsėri kurdisėm ēadrat nė Vermosh dhe filluam tė shėnojmė mbi tokė vijėn e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferencės sė Londonit dhe atė tė Parisit.

Zona e Vermoshit pėrbėhet prej tre sektorėsh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e njė pėrroi qė ndodhet afėr Andrievicės.

Vendimi i Konferencės sė Londonit thoshte se nga Montevilla e mbasandej kufiri i Shqipėrisė do tė jetė kufiri i vjeter, qė ka qenė midis Turqisė dhe Malit tė Zi. Nga rrėza e Montevillės dilte njė pėrrua qė quhet Skrobotin. Ky pėrrua ka dy rrjedhina (versant). Rrjedhina e Veriut ka njė kurriz tė gjatė, qė ndan luginėn e Vocipotokut nga ajo e Skrobotinės. Ky kurriz quhet Velipojė, mbi tė ushtria turke qė ruante kufirin e atėhershėm, kishte goditur njė karakoll, i cili ishte djegur e shembur prej malazezėve, por rrėnimet dukeshin. Meqenėse kėto rrėnime provonin kufirin e vjetėr turko-malazes, pėr tė cilin bėnte fjalė vendimi i Konferences, Velipoja na mbeti neve.

Mirėpo faqja tjetėr e Velipojės ishte kullotė e malazezėve dhe pėr kėtė shkak nė kohėn e Turqisė midis malazezėve mė njė anė dhe turko-shqiptarėve, mė anėn tjetėr, ngjanin luftra. Delegati jugosllav dėshironte qė kjo copė kullote t'i mbetej Jugosllavisė dhe ballė kėsaj ne tė merrnim liqenet e Rakavecit, qė shėrbenin pėr tė pirė ujė bagėtia e Klementit, sepse mali tjetėr ishte i thatė. Dhe, veē kėsaj, tė na jepnin edhe njė rrip tjetėr nga ana e Grencarit, pėr tė pasur rrugė e pėr tė zbritur nė pėrruan qė ishte afėr Andrievicės. Kjo mėnyrė zgjidhjeje ishte e dobishme pėr tė dy anėt, sepse shuhej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtėsirat e liqeneve dhe tė rrugės afėr karakollit tė Grencarit. Une, para se tė jepja pėlqimin, u kėshillova me malėsorėt, tė cilėt me gėzim dhanė pėlqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Unė, veē pikave qė u thanė mė sipėr, kėrkova qė nga pjesa e kullotės qė shkėmbenim me shqehėt , njė qark me njė shtizė prej 100 metra pėrqark karakollit tė Velipojės, qė do tė shėrbente pėr mbrojtjen e vendit, t'i mbetej Shqipėrisė, sepse pėrndryshe ndėrtesa e karakollit nuk mund tė ngrihej atje ku ka qenė, se vija e kufirit shkonte gjatė kurrizit. Ngritja e karakollit tė Velipojės do tė shėrbente pėr qetėsinė dhe pėr sigurinė e Vermoshit. Refugjatėt politikė qė ndodheshin jashtė, mė vonė, kur u firmos protokolli mė 1925, me qėllim pėrhapen lajmin se Vermoshi i mbeti plotėsisht Shqipėrisė, duke i siguruar edhe qetėsinė me shkėmbimin e njė kullote tė vogėl pa rėndėsi...

***

Gjatė verės 1924, pasi mbaruam zonėn e Shkodrės e tė Vermoshit, Komisioni zbriti nė jug pėr tė kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Nė fillim tė tetorit, Komisioni, para se tė shpėrndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shėn Naumit. Njė kufi qė pėrfshinte Shėn-Naumin nė Shqipėri dhe tjetri duke e lėnė Shėn Naumin jashtė Shqipėrisė, por ndryshimi ishte gjysmė kilometri tej Shėn Naumit pėr rastin e parė dhe gjysmė kilometri pėrkėndej Shėn Naumit pėr rastin e dytė. Ky lloj veprimi u bė pėr shkak se Jugosllavia pretendonte qė Shėn Naumi, simbas Konferencės sė Londonit 1913, i takonte Jugosllavisė. Fraza qė i takonte Shėn Naumit, ishte kjo: "qė nga katundi Lin, vija shtrihet deri nė Shėn-Naum". Fjalėt "deri nė Shėn-Naum" mund tė interpretoheshin nė kuptimin qė Shėn-Naumi t'i mbetej Shqipėrisė. Jugosllavia kėtė interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar nė Konferencėn e Paqes tė Parisit.

Konferenca meqenėse u nda mė dysh pėr kėtė pikė, ēėshtjen ia pėrcolli Lidhjes sė Kombeve. Kėshilli i kėtij Instituti kėrkoi mendimin juridik tė Gjykatores Ndėrkombėtare tė Hagės, e cila i dha tė drejtė Shqipėrisė pėr arsye se pėr tė shėnuar kufijtė e Shqipėrisė me kufitarėt e tjerė: grekė e jugosllavė, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenėse Komisioni vendosi nė favor tė Shqipėrisė, vendimi i tij duhet tė konsiderohej i vlefshėm.

***

Pasi u ktheva nga Roma nė Florencė, mora njė telegram nga Ahmet Zogu, qė kishte ardhur nė Tiranė mė 24 dhjetor 1924 dhe qė mė 6 janar tė vitit 1925 kishte marrė nė dorė qeverinė, ku mė thoshte se duhej tė vazhdoja detyrėn...

Dimrin e vitit 1924-1925 pjesėrisht e shkuam nė Florencė dhe pjesėrisht nė Paris, sepse Jugosllavia me gjithė vendimin e Gjykatores sė Hagės, Shėn Naumin nuk donte t'ia dorėzonte Shqipėrisė dhe Komisioni i Kufijve kėshillonte qė tė bėhej njė marrėveshje me Jugosllavinė pėr tė shkėmbyer Manastirin e Shėn Naumit me njė vend tjetėr, sepse Shėn Naumi ėshtė njė shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte njė rėndėsi morale kėtij manastiri. Rreth kėsaj ēėshtjeje, midis meje dhe qeverisė zogiste nė Tiranė rrodhi njė korrespondencė rreth vendeve, qė do tė shkėmbeheshin si kompensim i manastirit tė Shėn Naumit. Qeveria e Tiranės, si kompensim kishte kėrkuar disa katunde, qė ndodhen nė fushėn e Dibrės afėr qytetit qė mban kėtė emėr. Ndėrmjetėsi i marrėveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia kėtė propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibrės, qė i mbetej Jugosllavisė, do tė vetmohej krejt prej katundeve mė tė afėrta tė tij. Mbas shumė bisedave midis Komisionit dhe dy delegatėve tė interesuar, qeveria jugosllave mė nė fund si kompensim shkėmbimi pranonte qė t'i cedonte Shqipėrisė katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit nė rrėzėn e Malit tė Thatė dhe tokat e tri katundeve qė si tė tilla i mbeteshin Shqipėrisė, por qė tokat e tyre mbeteshin nė Jugosllavi.

Me cedimin e kėtyre tokave Shqipėrisė, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korēė-Pogradec 13 kilometra. Me njė fjalė, Shqipėria cedonte njė kishė dhe ballė saj merrte njė katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pėrveē kėtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korēė-Pogradec 13 kilometra. Se, po tė mos ishte bėrė kjo marrėveshje, rruga Korēė-Pogradec ndodhej njė nishan pushke me kufirin jugosllav.


Pasi mora propozimet e fundit tė delegacisė jugosllave dhe mendimin e Komisionit tė Kufijve pėr pjesėt e shkėmbimit, nė muajin maj 1925 u ktheva nė Tiranė pėr t'ia paraqitur ēėshtjen qeverisė. Aso kohe Ministėr i Jashtėm ishte Myfit Libohova. Ai, meqenėse, nuk i njihte as vendet, as ēėshtjen e dinte, m'u lut qė tė veja bashkė me tė nė parlament pėr tė dhėnė shpjegimet e duhura. Bashkė me Ēėshtjen e Shėn Naumit ishte edhe pranimi i kufijve tė Vermoshit.

Refugjatėt kundėrshtarė kėto dy ēėshtje donin t'i shfrytėzonin pėr qėllimet e tyre kundėrshtare dhe kėtė gjė e tregonin si tradhėti, por nė realitet tundej mali pėr njė mi. Rrethi i Shėn-Naumit qė cedonte Shqipėria, ishte njė copė tokė me diametėr 1/2 kilometėr. Pozitėn e Shėn Naumit donin ta tregonin si pikė strategjike, kurse nė realitet kjo pikė, me shkėmbimet e pėrmendura, pėrmirėsohej nė favor tė Shqipėrisė. Gjithė zhurma bėhej prej disa ortodoksėve tė Korēės, qė i jepnin Shėn-Naumit rėndėsi fetare...

Pasi parlamenti pranoi projektin e marrėveshjes, ēėshtja nga ana e Ministrisė sė Jashtme iu pėrcoll Legatės shqiptare nė Paris pėr t'u rreshtuar nė protokollin definitiv tė kufijve shqiptaro-jugosllave, qė do tė redaktohej nė Paris nė seksionin e shtatmadhorisė tė Konferencės sė Paqes...


22.4.2005 / Korrieri
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:10.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.