Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.6.2009, 23:13   1

Shkrim i cituar Serbi-Angli-Itali: Kryeshitėsit e kryeblerėsit e drogės


Citim:
Serbi, nė 2008-ėn u sekuestruan 1.7 ton drogė

Mė shumė se 1.7 ton drogė janė sekuestruar nga policia serbe dhe autoritetet doganore, gjatė vitit 2008.

Sipas Radio Serbisė, pjesa mė e madhe e drogės sė sekuestruar ėshtė marihuanė dhe mė pas heroinė, kokainė dhe droga tė tjera sintetike.

Serbia vazhdon tė pėrfshihet nė rrugėn ballkanike tė trafikut tė heroinės, qė e ka origjinėn nga Turqia dhe Bullgaria.

http://www.topalbaniaradio.com/artik...?id=13517&ll=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.6.2009, 08:21   2
Citim:
Anglia kryeqendėr e kokainės dhe drogės nė Evropė

Britania e Madhe ėshtė tregu mė i madh i kokainės dhe drogave tjera nė Evropė, ku mė shumė se njė milionė njerėz janė tė evidentuar si konsumues tė rregullt, thuhet nė raportin mė tė ri tė Kombeve tė Bashkuara.

Zyra e narkotikėve nė organizatėn botėtore tregon se plotė pesė pėr qind e britanikėve tė rinj, tė moshės prej 15-16 vjeē e kanė provuar kokainėn. Tė dhėnat pėr vendin janė edhe mė dramatike me informatėn se vetėm nė Londėr ka 74 mijė persona tė varur rėndė nga droga, prej ku del se pothuajse ēdo i 100-ti banor i kryeqytetit britanik ėshtė narkoman, informoi korrespodenti i MIA-s nga Londra.

http://www.shqipmedia.com/2009/06/br...ges-ne-evrope/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.8.2009, 23:40   3
Geg
 


http://uk.news.yahoo.com/5/20090810/...n-3fd0ae9.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.10.2009, 10:50   4
Citim:
Nė Serbi janė konfiskuar 2,8 tonė kokainė

Nė operacionin e pėrbashkėt serbo-amerikan nė Serbi janė konfiskuar 2,8 tonė kokainė, qė ishte i dedikuar pėr tregun evropian.

Nuk theksohet se ku saktėsisht ėshtė konfiskuar droga. Operacioni ishte pjesė e pėrpjekjeve ndėrkombėtare pėr luftė kundėr tregtisė ilegale me narkotikė. Vlera e kokainės sė konfiskuar llogaritet nė 120 milionė euro.

Agjencia amerikane pėr luftė kundėr narkotikėve vlerėson se grupet e organizuara kriminele e shfrytėzojnė Serbinė si rrugė tranzite drejt vendeve tė Evropės Perėndimore.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/19636.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2009, 12:38   5
Citim:
Serbi, Qindra tė arrestuar pėr trafik droge

Qindra persona janė arrestuar nga policia serbe, si pjesė e njė operacioni tė gjerė kundėr trafikantėve tė drogės. Rreth 600 vende janė kontrolluar nga policia, derisa ministri i Brendshėm do tė japė detaje pėr operacionin gjatė pasdites.

Serbia ėshtė njė nga vendet ku kalojnė rrugėt kryesore tė trafikut tė drogės, qė lidhin Azinė Qendrore me Evropėn Perėndimore.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/20046.html

Citim:
500 Serbs arrested on drugs charges

Police in Serbia say that they've arrested more than 500 people in a major anti-drugs operation. The authorities said 600 properties were searched across Serbia.

http://www.rthk.org.hk/rthk/news/eng..._56_623442.htm
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2009, 17:08   6
Citim:
Raporti i UNODC-sė mbi pėrdorimin e drogės

Shifrat e botuara sė fundmi nga organizatat botėrore e evropiane kapėrcejnė jo indiferentisht kufijtė midis “normales” e “rrėqethjes”. A e dini se mesatarisht ēdo orė njė qytetar evropian vdes nga “mbidoza”? Se ēdo vit nė Evropė numėrohen nga 7000 nė 8000 tė vdekur nga pėrdorimi i drogės? Se konsumatorėt e zakonshėm apo tė rastit tė kokainės nė Bashkimin Evropian kapėrcejnė shifrėn e 12 milionėve?

Raporte e studime tė realizuara nga UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime) demonstrojnė se si konsumi i drogės ėshtė rritur e po rritet nė mėnyrė tė dukshme si nė Evropė ashtu dhe nė SHBA.

Rreth 16 milionė ėshtė numri i personave qė konsumojnė rregullisht kokainėn (pothuajse 0,37% e popullsisė botėrore), mbi 12 milionė janė frekuentuesit e pėrhershėm tė heroinės (0,3% e popullsisė botėrore) dhe pothuajse 9 milionė e me njė tendencė gjithnjė e nė rritje ėshtė numri i kėrkesave pėr amfetamina (0,21% e popullsisė botėrore), pa llogaritur pėrdoruesit e drogave tė pėrgatitura nė kushte shtėpiake.

Shifra kėto qė “justifikojnė” fondin prej mė shumė se 320 miliardė dollarėsh nė vit, nė nivel global, tė administruar nga tregu i trafikut tė drogės, i cili riciklon ēdo ditė dollarė, viktima, kriminelė e pėrfshinė jetėn ekonomike, sociale e politike tė ēdo shteti nė veēanti.

(...)

Viti 2009 shėnon njė ulje tė tregut botėror tė kokainės, kanabisit dhe opiumit teksa rritet nė mėnyrė preokupuese prodhimi e konsumi i drogave sintetike si amfetamina, metamfetamine, ecstasy etj., sidomos nė vendet ekonomikisht tė zhvilluara.

Ky konkluzion ka dalė nga “Raporti Botėror pėr drogėn 2009” (prej 314 faqesh) i publikuar nga UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime), organizatė kjo qė synon tė nxisė qeveritė pėr njė investim mė tė madh ndaj kontrollit tė krimit e ndaj terapive tė toksikomanėve.

Sipas tė dhėnave tė kėtij raporti, marijuana mbetet droga mė e kultivuar dhe mė e pėrdorur nė botė, me tregjet mė tė madhe tė shitjes nė Amerikėn e Veriut, Oqeani dhe Evropėn Perėndimore.

Kokaina renditet nė vend tė dytė me njė prodhim global prej 845 tonėsh, shifėr kjo mė e ulėt se e viteve tė mėparshme edhe pse me njė rritje modeste kultivimi nė Peru e Bolivi e ku tregjet kryesore tė konsumit gjenden nė Amerikėn e Veriut e nė njė pjesė tė Evropės Perėndimore.

E mė pas vjen heroina e konsumuar kryesisht nė juglindjen e kontinentit aziatik e nė Evropėn Perėndimore.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=23198
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2009, 08:10   7
Citim:
Britani, leksione seksi edhe nė kopshte

LONDER- Pėr tė parandaluar pėrhapjen e SIDE-s dhe tė shtatzanive nė njė moshė fare tė re qeveria britanike ka vendosur tė ndėrmarrė njė plan tė ri shkollor.

Duke filluar nga viti 2011 edukata seksuale do tė jetė pjesė e mėsimit edhe pėr fėmijėt e moshės 5 vjecare.

Fėmijėt duhet detyrimisht tė ndjekin edhe kurset mbi efektet e drogės, SIDE-s , shtatzanisė dhe marrėdhėnieve sentimentale (madje dhe homoseksuale) shkruan 'Daily Telegraph',

Nuk mund tė pėrjashtohen nga zbatimi i kėsaj rregulloreje didaktike as shkollat fetare tė cilat – ka paralajmėruar ministri i Politikave Familjare Ed Balls- mund tė mbajnė leksione “ nė bazė tė besimit tė tyre”

“ Shkollat janė tė lira tė mėsojnė atė nė tė cilėn ato besojnė, sipas principeve tė besimit tė tyre, si psh, fėmijėt nuk duhet tė kenė raporte seksuale para martesė”, ka shpjeguar ministri “ por shkollat nuk mund tė refuzojnė tė japin mėsim mbi kontraceptivėt, homoseksualitetin dhe abortin”.

Sipas ligjit aktual nė Britani prindėrit kanė tė drejtė qė tė mos i lejojnė fėmijėt e tyre tė marrin pjesė nė leksionet mbi edukatėn seksuale deri nė moshėn 19 vjecare. Por- shpjegon Balls- ėshtė vetėm njė minorancė qė merr njė vendim tė tillė. Ligji i ri parashikon qė mosha e fėmijėve tė ulet nė 15 vjec.

http://bw.balkanweb.com/periferi/balkanweb-1491.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.12.2009, 22:20   8
Citim:
Shefi serb i narko-mafisė
Pas arrestimit tė dy serbėve nė Athinė pėr shkak tė kontrabandimit tė 20 kilogramėve kokainė, ėshtė zbuluar se organizatori i kėtij aksioni ėshtė njė beogradas, ndėrkohė qė serbi tjetėr jeton nė Buenos Aires, njoftuan mediat greke.

Hetimet pėr kontrabandėn e drogės filluan para pesė muajve, kur njėsiti pėr drogė dhe armė erdhi deri te informacioni se njė grup serbėsh po mundohet tė transportojė njė sasi tė madhe kokaine nga Peru nė Mal tė Zi, duke shfrytėzuar njė anije tė marrė me qira.

Pėr kėtė ngjarje menjėherė ishte njoftuar filiali i DEA’s amerikan nė Athinė. Anėtarėt e njėsitit special amerikan, duke u prezantuar si adhurues tė anijeve, kishin kontaktuar grupin serb dhe kishin negociuar me ta pėr transferin e drogės nga Peru nė Mal tė Zi.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../21379/C5/C18/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.12.2009, 21:21   9
Citim:
Kina ekzekuton britanikun

Autoritetet kineze kanė ekzekutuar njė shtetas britanik megjithė thirrjet e qeverisė britanike dhe familjes sė tij pėr ta zbutur dėnimin. Akmal Sheik u arrestua nė vitin 2007 teksa po hynte nė territorin kinez me njė valixhe ku ishte fshehur njė sasi heroine.

Ky mendohet se ėshtė ekzekutimi i parė i njė shtetasi evropian nė Kinė qė prej mė shumė se 50 vjetėsh. Autoritetet kineze e hodhėn poshtė kėrkesėn e diplomatėve britanikė pėr tė qenė tė pranishėm si dėshmitarė gjatė ekzekutimit.

Ambasadorja kineze nė Londėr ėshtė thirrur nė Ministrinė e Jashtme (Foreign Office) pėr tė dhėnė sqarime pėr kėtė ēėshtje.

Kryeministri britanik, Gordon Brown, shprehu shqetėsim qė nuk ishte bėrė asnjė vlerėsim i gjendjes sė shėndetit mendor tė Akmal Sheik-ut pėrpara se tė merrej vendimi pėr ta kryer ekzekutimin.

Ai tha se ishte i tronditur dhe i zhgėnjyer nga kryerja e kėtij ekzekutimi.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...cecution.shtml
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.1.2010, 04:31   10
Citim:
Italianėt tė parėt nė konsumin e drogės

Bruksel, 24 janar - Italianėt janė konsumatorėt mė tė mėdhenj tė lėndėve narkotike nė Evropė, kryesisht kokainės dhe kanabis sativa.

Ky ėshtė rezultati i njė studimi tė kryer prej njė shoqate evropiane qė lufton varėsinė nga lėndėt narkotike. Studimi u krye nė gjashtė qytete tė mėdha evropiane si Londra, Varshava, Praga, Amsterdami, Vjena dhe Torino.

Sipas rezultatit tė shpallur, italianėt shpenzojnė mesatarisht 4 mijė euro pėr kokainė dhe hashash. Nė vendin e dytė renditen anglezėt dhe nė tė tretin holandezėt.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,6,9580
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.2.2010, 23:37   11
Citim:
Heroina me antraks arrin edhe nė Londėr

Londėr, 6 shkurt - Autoritetet shėndetėsore britanike kanė emetuar sot paralajmėrimin pėr pėrdoruesit e drogės qė t’i shmangen asaj, pasi nė Londėr ėshtė regjistruar rasti i parė i shfrytėzimit intravenoz tė heroinės sė infektuar me antraks.

Gjatė dhjetorit e janarit nga heroina e tillė e infektuar me pluhurin helmues antraks kanė vdekur nėntė skocezė dhe njė gjerman, gjė qė dėshmon se droga e kontaminuar qarkullon nėpėr Evropė, theksoi Agjencia britanike pėr mbrojtjen e shėndetit (HPA), kurse transmeton Reutersi.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,6,10904
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2010, 03:13   12

Shkrim i cituar Mal i Zi: Serbia ėshtė atdheu i kriminalitetit


Citim:
Krivokapiq: Serbia ėshtė atdheu i kriminalitetit
23/02/2010 14:58:09

Kryetari i Kuvendit tė Malit tė Zi, Ranko Krivokapiq e ka akuzuar sot Beogradin zyrtar se pėrpiqet qė problemin e karteleve tė drogės ta bartė nė Mal tė Zi, dhe ka vlerėsuar se Serbia ėshtė "atdheu i kėtij kriminaliteti dhe seli e oktapodit, njėri krah i tė cilit ėshtė shtrirė deri nė Malin e Zi".

Nė njė intervistė pėr radion malazeze, Krivokapiq ka thėnė se dileri i drogės Darko Shariq ėshtė shtetas i Serbisė, dhe tash kėrkojnė qė kėtė problem "t'ia ngarkojnė Malit tė Zi".

Ai i ka bėrė thirrje Beogradit zyrtar qė "ta zgjidhė kėtė problem", ndėrsa akuzat nga Serbia i ka cilėsuar si pretendime tė Beogradit qė "t'i rregullojė punėt" nė Mal tė Zi.

Kryetari i Kuvendit tė Malit tė Zi i ka vlerėsuar se akuzat nga Serbia pėr lidhjet e elitės politike malazeze me kriminalitetin janė "tė papranueshme", duke pėrmendur si shembull deklaratėn e ministres serbe tė Drejtėsisė, Snezhana Maloviē./rel/

http://www.ina-online.net/Default.as...1d3131655&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.2.2010, 22:29   13
Citim:
Gjukanoviē: Serbia nė mbrojtje tė kriminelėve

Zyrtarėt e drejtėsisė sė Serbisė dhe tė Malit tė Zi janė takuar sot nė Beograd, nė pėrpjekje pėr ta zgjidhur mospajtimin nė rritje lidhur me trafikantin e drogės, Darko Shariq, i cili ėshtė nė arrati.

Ai ėshtė i akuzuar pėr pėrpjekje pėr kontrabandimin e 2,7 tonėve tė kokainės nga Amerika Jugore nė Evropė, nėpėr Ballkan.

Ai ėshtė nė arrati prejse transporti i drogės u zbulua nga agjentėt, vitin e kaluar.

Serbia e akuzon Malin e Zi pėr strehimin e Darko Shariqit, por kryeministri Millo Gjukanoviē tha sot se ėshtė Serbia ajo qė i mbron kriminelėt, e jo Mali i Zi.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=13&id=49126
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.3.2010, 12:08   14
Citim:
Gjukanoviē: Problem thelbėsor nuk ėshtė qėndrimi ndaj Kosovės, por pavarėsia e Malit tė Zi

Podgoricė, 10 mars 2010 - Kryeministri malazez Milo Gjukanoviē ka kritikuar ashpėr Serbinė, duke e akuzuar se ka pėr qėllim ta paraqesė Malin e Zi si "shtet kriminal".

Nė njė intervistė pėr TV malazez Gjukanoviē ka thėnė e Beogradi synon ta komprometojė shtetin malazez dhe tė tregojė se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike qė tė jetė shtet i pavarur. E gjitha kjo tregon, tha Gjukanoviē, se problem thelbėsor nuk ėshtė qėndrimi malazez ndaj Kosovės, por problem thelbėsor ėshtė pavarėsia e Malit tė Zi dhe ata nuk janė pajtuar me tė drejtėn e Malit tė Zi qė tė marrė vendime tė veta.

"Problem tjetėr ėshtė se Serbia pretendon pėr pozizicionin e liderit nė rajon, por qė dikush tė jetė lider duhet paraprakisht tė zgjidhė problemin e kriminelėve tė luftės, tė zgjidhė nėse ata qė kanė bėrė krime nė Srebrenicė janė heronj apo kriminelė, dhe tė tregojė mė shumė aftėsi pėr zhvillimin e marrėdhėnieve me fqinjėt". ka thėnė Gjukanoviē.

Kryeministri malazez ka theksuar se Serbia ka probleme me tė gjitha shtetet e rajonit, me Kroacinė, Bosnjėn, Kosovėn, Maqedoinė dhe Malin e Zi.

"Megjithė qėllimin logjik tė Serbisė qė tė jetė lider nė rajon, herė-herė me fodullėk kėtė e shndėrron nė kundėrshti tė veten, pėr fat jo me ato pasoja sikur nė vitet e nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar", ka nėnviziuar Gjukanoviē.

http://www.kosova.com/artikulli/60286
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.3.2010, 16:09   15
Citim:
Serbi, arrestohet “mbreti” i trafikut njerėzor

Beograd – Autoritetet serbe arrestuan dje Milivoje Zarubica-Puja, i ashtuquajturi mbreti ballkanas i tregtiė sė qenieve njerėzore.
Nė momentin e arrestimit, 45-vjeēari Zarubica pėrdorte dokumente tė falsifikuara, nėn emrin Zoran Papoviē.

Sipas policisė, nėn kėtė emėr ai ka qėndruar nė rajonin e Nishit dhe Leskocit, ku ėshtė marrė me shitjen e objekteve arkeologjike tė gjetura nė territorin serb.

Zarubica ishte arrestuar edhe nė dhjetor tė vitit 1999, kur gjatė njė aksioni policor nė Reshnik, ishin gjetur 46 vajza nga Rumania dhe Moldavia, tė cilat do tė trafikoheshin, si edhe ishin konfiskuar 180 000 marka gjermane.

Policia ka ngritur kundėr Zarubicės tre aktpadi, mes tė cilave edhe pėr trafik tė qenieve njerėzore. Ai ishte dėnuar mė parė me katėr vite burg, por asnjėherė nuk e vuajti dėnimin.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...=Bota&nr=12471
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2010, 11:38   16
Citim:
25 ton heroinė pėr ēdo vit kalon nėpėrmjet Maqedonisė

Maqedonia edhe nė raportet e tjera ndėrkombėtare potencohet si poligon transitor pėr trafikimin e lėndėve narkotike. Ky shqetėsim vjen edhe nė raportin mė tė ri tė zyrės sė Kombeve tė Bashkuara kundėr drogės dhe kriminalitetit.

Nė raportin e saj theksohet se pėr ēdo vit nė Maqedoni kalojnė prej 20 ton deri nė 25 ton heroinė. Siē bėhet e ditur droga vjen nga Afganistan dhe mė pas ajo destinohet pėr t`u transportuar nė Evropėn Perėndimore.

Maqedonia shfrytėzohet si pikė transitore, me ē`rast droga niset drejt Evropės Perėndimore, ose nga Shqipėria, duke pėrfunduar nė Itali dhe Zvicėr, ose nga Sllovenia, duke u shpėrndarė mė pas nė vendet tjera tė BE-sė.

Nė raportin e OKB-sė theksohet se nė Ballkan nė pėrgjithėsi shumė pak kapen sasi droge dhe se ekziston shkallė e ulėt e zbulimit.

“Kontrollet e dobėta kufitare, joefikasiteti i zbatimit tė ligjeve, shkalla e lartė e papunėsisė, rrogat e ulėta krijojnė kushtet pėr zhvillimin e korrupsionit dhe me kėtė vėshtirė zbulohet kontrabanda me drogė”, theksohet nė raportin e OKB-sė nė Nju Jork. Mbi 55 miliardė dollarė pėr ēdo vit pėrfitohen nga kontrabanda me drogė. Droga afgane nga Ballkani pėrfundon nė Britani – 21 pėr qind, Itali-20 pėr qind, dhe pastaj vijojnė Franca dhe Gjermania. (Nurije Iseni/INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...2ffe9b81a&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.4.2011, 23:54   17
Citim:
Dyshime pėr pastrim parash Ugandė-Maqedoni

Shkup, 5 prill - Mbi 30 milion euro para nga droga dhe tregtia e paligjshme me armė nė Sudan janė pastruar nė Maqedoni, bėjnė tė ditur mediat maqedonase.

Sipas televizionit A1, shumat shumėmilionėshe janė rrotulluar nė kompaninė “Air Servis MK” me seli nė Shkup dhe partnerėt e saj “Kaskad Konstrakshėn” dhe “Gemeks Limited”, tė dyja kėto kompani nga Uganda.

Paratė kanė mbėrritur nė Maqedoni pėr bashkėpunim pėr makineri teknike, logjistikė teknike, pėrkthime dhe menaxhim. Gjithė paratė dyshohet se janė pastruar gjatė periudhės sė vitit 2009.

Tė dhėnat kanė dalur nga Drejtoria pėr parandalimin e pastrimit tė parave, e cila pėr rastin ka njohur njėsinė pėr krim tė organizuar tė MPB-sė. Nga dokumentet bėhet e ditur se paratė ishin transferuar nėpėrmjet llogarive bankare gjatė festave tė fundvitit, me qėllim qė ato tė kalojnė tė pavėrejtura nga autoritetet

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,54621
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2011, 12:11   18
Citim:
Mafia serbe mė e rrezikshmja nė Ballkan

Gazeta italiane “Espresso” flet pėr rrugėt ndėrkombėtare tė kontrabandės sė kokainės.Sipas kėsaj gazete, mafia serbe ėshtė mė e rrezikshmja nė Ballkan. Gazeta po ashtu cek se porti i Malit tė Zi ėshtė njė prej katėr kanaleve kryesore tė kontrabandės sė kokainės nė botė.

Ndėrsa, katėr kanalet kryesore tė trafikimit janė: karteli jugamerikan, mafia ballkanike, organizatat kriminale afrikane dhe ato italiane.

Ndėrkohė, sic transmeton e pėrditshmja “Vijesti”, si mafitė mė tė rrezikshme nė Ballkan pėrmenden ato nė Serbi, Shqipėri, Rumuni dhe Mal tė Zi.

http://www.ina-online.net/Default.as...d2308de82&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:01.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.