Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.7.2009, 11:22   1

Shkrim i cituar Shkup: Procesverbali i Kongresit tė Elbasanit ndodhet nė Beograd


Citim:
Zbulohet procesverbali i Kongresit tė Elbasanit

Kopja origjinale e procesverbalit tė Kongresit tė Elbasanit gjendet nė arkivat e ish Jugosllavisė, ndėrsa nė arkivat e shtetit shqiptar nuk ekziston njė dokument i tillė. Njė mikrofilm serb i sjellė nga Beogradi gjendet nė arkivin e Institutit tė Historisė nė Shkup.

“Ky dokument ėshtė procesverbal i Kongresit tė Elbasanit ku janė edhe 13 kėrkesat e kongresit, si p.sh. pėr hapjen e shkollės normale, hapjen e shkollave tė tjera, sigurimin e mėsuesve, etj. Po ashtu kėtu janė edhe emrat e tė pranishmėve nė Kongres, ndėr tė cilėt ėshtė edhe Dervish Hima, Mithat Beu, Kristo Dako dhe personalitete tė tjera tė periudhės sė fundit tė Rilindjes Kombėtare shqiptare”, tha historiani Skėnder Hasani, i cili ka has nė kėtė dokument tė vlefshėm gjatė hulumtimeve tė tij.

“Njė kopje e kėtij dokumenti gjendet nė arkivin e Institutit tė Historisė nė Shkup, ku dhe e gjeta unė gjatė hulumtimeve. Ėshtė mikrofilm serb i sjellė nga Beogradi, tė cilėt kanė rėnė nė tė nėpėrmjet agjentėve tė tyre”, tha Hasani. Sipas tij ky dokument nuk gjendet nė arkivin e Tiranės.

“I ndjeri prof dr Hysni Meziri, njohėsi mė i mirė i Rilindjes kombėtare dhe sidomos arsimit shqip, i cili dhe ka botuar disa vepra pėr kėto ēėshtje, kur ia tregova kėtė dokument, mė tha se njė kopje e tillė nuk gjendet nė arkivin e Tiranės”, tha Hasani.

Kongresi i Elbasanit u hap mė 2 shtator tė vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri mė 8 shtator. Nė tė morėn pjesė 35 delegatė, pėrfaqėsues tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare tė qyteteve tė tilla tė Shqipėrisė, si Tirana, Durrėsi, Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korēa, Berati, Leskoviku, Pėrmeti, Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, tė Skraparit etj.

Nuk mundėn tė dėrgonin delegatėt e tyre Vlora, pėr shkak tė terrorit tė xhonturqve mbi atdhetarėt e kėtij qyteti, Shkodra, pėr arsye tė veprimtarisė sė reaksionit xhonturk, tė pėrkrahur nga klerikėt konservatorė dhe elementėt fanatikė turkomanė, si edhe vilajeti i Kosovės, po pėr shkak tė pengesave qė nxorėn klerikėt dhe paria konservatore e fanatike, qė pėrkrahte alfabetin arab.

Megjithatė, klubi i Shkupit ngarkoi si pėrfaqėsues tė vetin Mithat Frashėrin, ndėrsa atdhetarėt shkodranė njoftuan nė mėnyrė paraprake se do t’i njihnin vendimet e kėtij Kongresi. Po ashtu nuk u pėrfaqėsuan edhe shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.

http://www.lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=5923
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.7.2009, 11:24   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Do ketė arritur atje nga ato eksportet e famshme 1945-1946 tė letrės e tė materialeve tė tjera pėr nė Jugosllavi.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.1.2012, 17:17   3
Citim:
Deklarata origjinale e pavarėsisė sė Shqipėrisė gjendet nė Beograd

Emri:  1111_263360648.jpg
Shikimet: 220
Madhėsia:  19,7 KBNė 100 vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė “Lajm” sjell para lexuesve dokumentin origjinal tė aktit tė ngritjes sė flamurit nė Elbasan dhe shpalljes sė pavarėsisė nė kėtė qytet. Dokumenti qė daton nga vjeshta e tretė e vitit 1912 shkruan:
“Na gjindja e Elbasanit pa ndonjė shtrėngim sė jashtmi apo sė brendshmi, por nga dėshira pėr tė qenė tė lirė sė bashku me tė gjithė qytetet e Shqipėrisė po i bajmė tė ditur tė gjithė botės sė qytetėruar se sot shpallim vehten tonė fare tė shkėputur nga mbretėria Otomane, si njė komb i lirė i tė madhit Zot, mbrojtėsit tė tė gjithė kombeve shpreson se do tė qeveriset me nder e drejtėsi…”.
Historiani Skėnder Hasani, i cili e ka gjetur kėtė dokument nė arkivin e Institutit tė Historisė Nacionale tė Shkupit gjatė hulumtimeve tė tij shkencore thotė se ky dokument ka njė rėndėsi shumė tė madhe historike pėr popullin shqiptar.

“Dihet fort mirė se Pavarėsia e Shqipėrisė ishte pjekur mjaft kohė dhe kulmoi me aktin e shpalljes sė pavarėsisė, qė ishte paraparė tė ndodhtė ne kryeqendrėn dardane, nė Shkup, por pėr shkak tė rrethanave historike u shpall nė Vlorė”, thotė Hasani duke shtuar se ky ėshtė njė dokument autentik i skanuar nga origjinali dhe do tė ishte mirė qė tė gjithė kėto dokumente tė mblidheshin nė Tiranė dhe tė pasuronin mė tepėr dokumentacionin e atyre viteve.

Ky dokument gjendet nė mikrofilm i dokumentuar nė arkivin e Institutit tė Historisė Nacionale tė Maqedonisė ėshtė sjellė nga Beogradi, ku dhe gjenden edhe plot dokumente tė rėndėsishme tė historisė shqiptare tė atyre viteve, kur dhe ushtria serbe depėrtuan furishėm nė Shqipėrinė e mesme dhe me gjasė i kanė marrė dokumentacionet me vete.

“Ne si historianė kėto dokumente do ti shpalosim nėpėr konferencat shkencore qė do tė organizohen nė Shkup, Prishtinė dhe Tiranė nė 100 vjetorin e Pavarėsisė”, thotė ai. Aktivit tė Shqipėrisė i mungojnė plot akte origjinale tė shpalljes ė pavarėsisė nėpėr qytetet e ndryshme, pėrfshirė kėtu edhe dokumentin origjinal tė shpalljes sė Pavarėsisė nė Vlorė.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/12291.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:42.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.