Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1944-1992: Republika III
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.7.2009, 23:48   1
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009

Shkrim i cituar 1946: Asgjėsimi i opozitės - Agresioni komunist


Citim:
Historia e opozitės sė parė nė ‘46 ndaj Hoxhės
Fatos Veliu

Plot 51 vjet mė parė, pikėrisht nė orėn 17:30 minuta tė datės 7 mars tė vitit 1946, Parlamenti i parė komunist, i njohur me emrin Asambleja Kushtetonjėse, miratoi satutin e ri mbi tė cilin do tė funksiononte pushteti i kuq.

Pėr atė ēfarė ka ndodhur nė atė Parlament, tė dalė nga zgjedhjet e 2 dhjetorit tė vitit 1945 dhe qė filloi punėn dy javė mė vonė, pikėrisht mė 12 dhjetor, tashmė ėshtė e njohur pėr publikun nga historia komuniste.

Kanė qenė 17 deputetė, tė cilėt duke mos njohur fytyrėn e vėrtetė me tė cilėn kishte vendosur tė funksiononte pushteti i Enver Hoxhės, i porsaardhur nė fuqi, guxuan tė kundėrshtojnė dhe tė bėjnė opozitėn e parė tė tij. Ata do ta mėsonin mirė atė qė do t’i priste pėr atė guxim qė po merrnin. Dhe kjo do tė ndodhte shumė pak kohė pas atyre ēudirave nė Parlament, ku ata do tė merrnin iniciativa tė pamiratuara nga “Zeusi”.

Konkretisht, grupi i parė qė do tė kundėrshtonte Enver Hoxhėn ka filluar veprimet konkrete pikėrisht nė 6 mars tė vitit 1946, kur nėpėrmjet fjalės sė Riza Danit u kėrkua nė mėnyrė shumė demokratike qė tė shikohej mirė ēėshtja e miratimit tė statutit, e cila ishte paraqitur si projekt. Askush nga ata nuk mund ta mendonte se e pakta qė i priste ishte vdekja e sigurt dhe shpallja “tradhtar” jo vetėm e tyre, por edhe familja e deri te i gjithė fisi i tyre. E vėrteta ėshtė se askush nuk kishte dijeni mbi hapat qė do tė hidhte pushteti komunist, i cili kishte vetėm tre muaj qė ishte nė fuqi.

Tashmė, pėr tė gjithė opinionin ėshtė i njohur fundi tragjik i deputetėve tė parė opozitarė tė Parlamentit tė parė komunist. Gjithēka ėshtė theksuar nė fjalimet patetike tė propagandės sė djeshme, ashtu siē ėshtė mėsuar fakti se Enver Hoxha i ka treguar menjėherė Riza Danit se, ai dhe shokėt e tij, qė guxonin tė paraqisnin platforma ndryshe nga ajo qė ishte parashikuar nė mendjen e tij, do ta pėsonin. Dhe fjala e tij ėshtė shprehur nėpėrmjet gojės sė Nako Spirut.

Por ndėrsa janė mėsuar shumė tė dhėna dhe informacione tė pėrgjithshme rreth asaj dite, askush nuk e di tė saktė se cila ka qenė fjala e parė e Riza Danit qė ai ka mbajtur nė atė Parlament. Ēfarė ka thėnė ai konkretisht nė lidhje me statutin. Ēudia se si ishte pėrpunuar ajo sallė, ku Enver Hoxha, pavarėsisht se nuk kishte eksperiencė nė pushtet, ishte munduar tė siguronte njė mbėshtetje tė madhe deri nė atė pikė sa tė gjithė ishin servilė dhe inferiorė tė mendimit tė tij. Cila ka qenė fjala e Nako Spirut, qė po lexonte materialin e pėrgatitur nga Enver Hoxha.

Redaksia e gazetės “Panorama” sot ka mundur tė zbardhė nga shtypi i kohės dhe nga dosjet pėrkatėse, pikėrisht ato qė po ndodhnin nė atė Parlament, qė do tė hidhte themelet dhe do tė bėnte shembujt e parė tė viktimave 17 koka turku, tė cilėt do tė ishin pikėrisht ata deputetė qė kundėrshtuan nė atė seancė.

Nė kėtė mėnyrė, ai u tregoi shqiptarėve se rruga qė po ndėrmerrej ishte e vėshtirė dhe do tė ecej vetėm nėpėrmjet “tehut tė shpatės” pėr armikun e klasės (qė do tė nėnkuptonte ata qė kishin mendim ndryshe). Gjithēka bėhet e qartė pėr publikun e gjerė vetėm tani, kur kanė kaluar plot 51 vjet nga ajo ditė.



Pėrshkrimi qė i bėhet asaj seance nga shtypi zyrtar i asaj dite

Data 6 mars 1946 Ora 09:30 minuta

Pas Dr. Sezai Agalliut foli pėrfaqėsonjėsi i Mallakastrės, z. Bilbil Klosi, i cili deklaroi qė nė krye se statuti qė duhet tė aprovohet ėshtė sanksionimi legjislativ i rezultatit dhe fryteve tė arritura nė luftėn nacionalēlirimtare dhe gjatė njė viti paqeje dhe rindėrtimi. Rezultati kryesor qė pėrfaqėson statuti ėshtė ky: Populli ka marrė fuqinė nė dorė, populli s’e lėshon fuqinė nga duart. Rreth kėtij rezultati ėshtė vėrtitur gjithė kujdesi i lektorėve qė kanė hartuar projekt–statutin. Populli, me anė tė luftės antifashiste, zhduku grupet reaksionare dhe shfrytėzonjėse nga pushteti, e bashkė me ta influencėn shkatėrronjėse tė imperialistėve tė huaj, sot ėshtė i lirė se ka fuqinė nė dorė. Prandaj, tha mė nė fund Bilbil Klosi, unė mendoj se ne ta votojmė projekt- statutin dhe bile me unanimitet se kjo ėshtė dėshira e popullit qė na ka deleguar.


* * *

Foli pastaj Riza Dani qė nuk deklarohet “as pro, as kundėr projekt-statutit”
( Tė qeshura nė sallė)

Nė realitet ai ēfaqet kundėr. Dani vazhdoi me ton ironik fjalėn e tij duke thėnė shprehimisht:

Nė kėtė rast qė bisedojmė projekt-statutin due ta them dhe unė mendimin e pėrshtypjet e mia mbi kėtė ēėshtje themeltare me randėsi vitale pėr shtetin e kombin shqiptar.

Do tė mundohem pėr tė folė me pak qė tė jetė e mundun, e para pse due t’i baj qefin rregullores sonė qė s’ia do hatri fjalėt e shumta, e dyta pse fjalėt nuk peshojnė kurrgja kur fakti asht i kryem.

Pėr statutin tonė ka dy anė tė shėndosha, tė ēkėlqyera, e plot heroizėm. Lufta ēlirimtare nė njėrėn anė e Fronti Demokratik nė anėn tjetėr. Kjo bazė dyshe pa dyshim na ka diktue projekt-statutin. Por lufta ēlirimtare dhe Fronti Nacionalēlirimtar kanė pasur dhe kanė akoma ma tepėr karakter kombėtar sesa karakter ideologjik. Populli pa ndryshim klase e ideje ka luftue. Prap populli pa ndryshim ideje e partie ka bėrė qėndresė nė Frontin Demokratik. Fronti s’asht tjetėr veēse bashkim njerėzish, partish e tendencash pėr luftėn ēlirimtare e pėr rindėrtimin.

Ēdo lloj ngjyre ideologjike qė mund tė marrė Fronti, ai do tė ketė pėr pasojė xhdukjen apo transformimin e tij nė nji parti tė thjeshtė me ngjyrėn e saj esenciale. Statuti pa dyshim asht ba me frymė ideologjie dhe politikisht ashtu dhe nga pikpamja social- ekonomike.

Unė vetė personalisht jam nė nji demokraci tė lirė. Do tė votoj pėr statutin, por natyrisht do tė dėshiroja qė dhe statuti jonė tė inspironte nga ky parim. Prandaj kėrkoj nga Asambleja qė Republika jonė tė konsiderohet Republikė Socialiste Popullore.

* * *

Pas tij e mori fjalėn Sul Baholli, i cili tha se, me njė statut tė tillė pėrfaqėsohen ma sė miri vullneti i gjithė shtresave punonjėse tė popullit tonė, gjė qė ėshtė shprehur nė telegramet e shumtė qė i kanė ardhur Asamblesė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė. Prandaj–thotė zoti Baholli,-propozoj qė ky projekt- statut tė jetė Statuti i Republikės sonė Popullore.

Pas zotit Sulė Baholli flet zoti Sul Spahia, i cili tregonte njė anekdodė qė ka ndodhur nė krahinat e Elbasanit, ku shtypja shekullore ka pasur rrėnjė mė tė thella se nė ēdo vend tjetėr tė Shqipėrisė.

Nė njė mbledhje, mbas diskutimeve mbi projekt- statutin, njė fshatar i kaluem nga mosha, i prekur nga tė drejtat qė sot fitojnė e pėr t’u sigurue dhe nji herė mbi ēka ndigjoi, i afrohet diskutantit. Kėrkon t’i pėrsėritet fraza qė i pėrkiste e ta shofė me sytė e tij, sado qė analfabet: “Toka u takon atyre qė e punojnė”. Fshatari plak, mbasi e pėrshkroi frazin me dorėn e tija, pse kjo mėnyrė proēedimi duket e bindi mė tepėr, e siguroi sikur e pa me sytė e zemrės sė tij, shprehu mallėngjim: “Tashti theu qafėn zullumqari (grabitqari) qė mė pat mbetė nė vatėr e i numėronte kafshojet e bukės fėmijės. Tashti m’u ēelėn sytė tė rrojė sa malet qeveria”.

Prandaj konkludoi zoti Sul Spahia, ne shokė asamblista s’na mbetet tjetėr veē tė aprovojmė si nė parim ashtu dhe nė detaje projekt –statutin e qeverisė pėr t’i dhanė masavet tė gjana tė popullit armėn qė do ta quej tė ēlirimit ekonomik, shoqnor, politik dhe kultural”.

* * *

Zoti Arif Gjyli tha se vetėm reaksionarėve nuk u pėlqen projekt – statuti, sepse nė kėtė projekt-statut pushteti buron nga populli dhe i takon popullit. Projekt-statuti ia mbyll rrugėn tradhtisė. Neni 32 thotė tekstualisht: “Tradhtia ndaj popullit ėshtė krimi mė i madh”. Pikėrisht sepse projekt-statuti siguron masat kryesore tė popullit kundra armiqve tė tij shekullorė, ne duhet ta aprovojmė kėtė projekt-statut.

* * *

Folėn me radhė Baba Fejzua dhe zoti Qiriako Harito. I pari foli mbi pėrpjekjet e popullit shqiptar, mbi luftėn nacionalēlirimtare dhe kėrkoi aprovimin me unanimitet tė projekt-statutit.

* * *

Zoti Qiriako Harito tha pėrveē tė tjerave: Me kėtė statut mė duket se sigurohet integralisht programi i Frontit Demokratik, nė bazė tė tė cilit ne tė gjithė pa pėrjashtim jemi zgjedhur. Unė, duke parė tė gjithė kapitujt e statutit, duke filluar qysh prej rendit politik, rendit ekonomik, tė drejtat e qytetarėve, tė organizatave, konformohem plotėsisht me programin e Frontit Demokratik dhe nė emėr tė popullit shqiptar, tė cilin kemi nderin e madh ta pėrfaqėsojmė nė kėtė Asamble historike, ēfaqem nė favor tė kėtij statuti.

* * *

Mė nė fund foli zoti Hasan Pulo, i cili tha se pėr popullin shqiptar nuk ėshtė i ri ky projekt-statut. Fryma dhe pėrmbajtja e kėtij projekt–statuti iu varėn qė nė grykėn e pushkės sė parė qė u hodh kundėr okupatorit dhe spiunėve tė tij nė Shqipėri. Popullit shqiptar iu shpjegua hollėsisht me anė konferencash qėllimi i vėrtetė i luftės sė tij qė do tė kurorėzohej me njė statut tė tillė. Iu shpjegua, iu fol dhe iu sigurua nė konferencėn historike tė Pezės. Iu forcua dhe mė tepėr nė konferencėn e Labinotit dhe populli ynė shprehu solidaritetin e tij pėr njė statut tė tillė nė vendimet e marra nė 24 maj 1944, nė Kongresin historik tė Pėrmetit. Populli shqiptar ēfaqi dėshirėn e tij dhe legalizojmė mirė kėto vendime tė tij nė Berat.

Pastaj zoti Hasan Pulo shpjegoi se si populli, ashtu si fitoi me luftė e me sakrifica lirinė e tij dhe nuk priti qė t’ia falnin tė tjerėt pėr sevap, ashtu fitoi dhe tė drejtat qė pėrmban projekt-statuti. Prandaj, duke votuar projekt-statutin qė na ėshtė paraqitur pėr aprovim, ne nuk i falim popullit ndonjė gjė nga vetja jonė, po vulosim tė drejtat qė ai ka fituar me luftėn e tij.

“Anėtarėt e kėsaj Asambleje historike-tha zoti Hasan Pulo-jo vetėm qė duhet ta pranojnė dhe aprovojnė me unanimitet kėtė Projekt-Statut, po duhet ta kenė pėr nder dhe kryelartė qė patėn fatin ta jetojnė kėtė luftė dhe qė mė nė fund u dha njė rast historik ta aprovojnė dhe t’i japin popullit njė statut tė kohės sė sotme, me tė cilin pėrmbyset gjithė tirania. Ēfrytėzimi dhe gjithė barbaritė shekullore...


Parlamenti i parė i pasluftės dhe fundi i opozitės sė tij

Parlamenti i parė i Shqipėrisė sė pasluftės, i dominuar nga komunistėt qė ishin pėrfaqėsuar nė zgjedhje nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė Frontit Demokratik, i filloi punimet plot 10 ditė si kishin pėrfunduar zgjedhjet e pėrgjithshme, pra nė 12 dhjetor 1945.

Por situata demokratike, e prezantuar aq bukur ditėn e zgjedhjeve, kur ēdo shqiptar e dha votėn e tij me dėshirė pėr atė qė kishte drejtuar luftėn, filloi tė degjeneronte dalėngadalė.

Konkretisht, nė kėto zgjedhje morėn pjesė dhe shumė elementė, tė cilėt nuk ishin nė rezonancė me partinė qė po merrte frenat e pushtetit nė dorė, por qė ishin tė detyruar tė hynin me grupin e deputetėve tė Frontit Demokratik.

Nga ky grup, qė tashmė kishte krijuar nė ilegalitet opozitėn e parė, arritėn tė dilnin deputetė nėpėrmjet rrugės sė mėsipėrme pikėrisht: Shefqet Beja, Kolė Kuqali, Selaudin Toto, Sheh Ibrahim Karbunara, Riza Dani, Enver Sazani, etj.

Grupi i deputetėve menjėherė i vuri detyrė vetes pėr tė pėrpiluar strategjinė e vet, pėr tė arritur te legalizimi i qėllimit tij; pėr tė krijuar njė platformė funksionimi tė jetės dhe veprimtarisė shoqėrore dhe shtetėrore krejt ndryshe nga sa po projektohej nė atė periudhė.


Konkretisht, ndėrhyrjen e parė e ka bėrė qė nė seancėn e katėrt tė Parlamentit tė parė, pikėrisht kur po zgjidhej kryesia e tij. Por kėtu u dėshtoi qėllimi pėr tė futur nė kryesi njerėzit e tyre, pasi nė atė seancė u rrėzua lista e propozuar nga Riza Dani dhe u miratua ajo e propozuar nga deputetėt e Beratit.

Por, tre muaj mė pas, pikėrisht mė 6 mars 1946, Riza Dani dhe grupi i tij do tė pėsonin njė nga goditjet mė tė mėdha, dhe pas kėsaj do tė vijonin peripecitė e mėtejshme, deri nė eliminim tė plotė.

Atė ditė, ai nė zbatim tė praktikės qė kishin ndėrmarrė si grup opozitar ka mbajtur njė fjalė qė ishte oponente me tė gjithė opinionin e atjeshėm komunist, me qėllimin e vetėm pėr tė penguar miratimin e Kushtetutės sė sapohartuar. Atė ditė, ai ka marrė betimin e Enver Hoxhės, tė shprehur nėpėrmjet fjalės sė mbajtur nga njeriu besuar i tij, Nako Spiru.

Pas saj, do tė vinte vendimi i Byrosė Politike i datės 14 maj 1947, i firmosur nga Enver Hoxha, Nako Spiru, Hysni Kapo dhe Shefqet Peēi, ku urdhėrohej arrestimi i 10 deputetėve, qė me vendimin e datės 30 gusht 1947 dėnohen me vdekje dhe ekzekutohen.


Si u krijua opozita e parė kundėr Enver Hoxhės

Organizim i pėrsosur dhe solidarizim i intelektualėve mė nė zė tė vendit, pėr tė rrėzuar Enver Hoxhėn dhe pushtetin e tij tė painstaluar akoma nė Shqipėri, qė po uzurponte me koncepte joperėndimore dhe me metoda tė tipit monarkik.

Kjo ka ndodhur qė nė Parlamentin e parė tė Shqipėrisė sė pasluftės, i dalė nga zgjedhjet e 2 dhjetorit tė vitit 1945 dhe qė filloi funksionimin nė 12 dhjetor tė po atij viti. Aftėsitė organizuese dhe intelektin interpretues grupi, qė do tė bėnte opozitėn e parė, i shfaqi qė nė momentet e para tė punimeve, pikėrisht kur po zgjidhej Kryesia e Asamblesė Kushtetuese (Parlamenti), nė tė cilin ata desh bėnė tė mundur zgjedhjen e njerėzve tė tyre.

Por nuk do tė kalonin veē tre muaj veprimtari dhe ata do tė binin menjėherė nė syrin e Enver Hoxhės, qė i denoncoi nėpėrmjet fjalės sė njėrit prej njerėzve tė tij tė afėrt tė asaj kohe, Nako Spirut. Ka qenė pikėrisht momenti kur ky grup kishte marrė iniciativėn pėr tė penguar miratimin e projektkushtetutės sė parė komuniste.

Iniciativa e tyre pėr tė ndalur revanshin komunist do t’u kushtonte jetėn jo vetėm 17 deputetėve, qė kishin mundur tė hynin nė Parlament, por edhe shumė bashkėpunėtorėve, duke arritur kėshtu numrin e 40 vetave.

Panorama, Faqe 18/19 - Speciale
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=3305

Ndryshuar sė fundmi nga mesdimr : 21.7.2009 nė 00:29. Arsyeja: /

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.7.2009, 12:57   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Pushkatimet pa gjyq tė pedagogėve, 28 viktimat dhe 65 tė arrestuarit
Rezarta Delisula

Sipas tė dhėnave tė mbledhura nga Tomor Aliko, janė 28 pedagogė tė pushkatuar gjatė viteve tė para tė ēlirimit. Numri i kėtyre intelektualėve qė janė burgosur ėshtė 65, ndėrsa 7 prej tyre kanė vdekur nė burg.

Ky nuk ėshtė numri real i pedagogėve tė vrarė e burgosur, pasi ky ėshtė vetėm vėllimi i parė i librit tė shkruar nga Tomor Aliko “Genocidi mbi elitėn intelektuale tė kombit shqiptar”.

Mes tė burgosurve pėr motive politike pėrmendim shkrimtarė tė njohur si Mustafa Greblleshi, gazetari dhe shkrimtari Nebil Ēika, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Astrit Delvina, Petro Marko, Pjetėr Arbnori, Visar Zhiti...

Nė selinė e tė pėrndjekurve politikė, pėrballė Parlamentit ėshtė ngritur njė monument qė i kushtohet terrorit komunist tė Tiranės, terror i cili filloi me dėshmorėt e parė tė 30 tetorit deri mė 16 nėntorit 1944. Nebil Ēika, njė nga gazetarėt mė tė spikatur nė vitet ’20-’30, i cili shkruante nė tė pėrjavshmen “Arbėnia” (1929) e nė revistėn “Minerva” ėshtė njė prej 37 personave qė u ekzekutuan nė prag tė ēlirimit tė kryeqytetit.

Njėkohėsisht dy djemtė e familjes sė njohur gjirokastrite Kokalari, Muntazi dhe Vesimi, vėllezėrit e Musine Kokalarit u pushkatuan pa gjyq. Bashkė me ta ishte dhe Syrja Kokalari, kushėriri i parė i tyre.

Bodrumet e hotel “Bristolit” u kthyen nė varrin masiv ku dergjeshin ata qė quhen dėshmorėt e parė nė luftėn kundėr komunizmit. U pushkatuan pa kurrfarė gjyqi dhe pa ditur pse po ekzekutoheshin.

Po ato ditė janė pushkatuar dhe intelektualėt Ali Panariti, Anton Fekeēi, Jakup Deliallisi, Akil Sakiqi, Lluka Xhumari e ushtarakėt Boris Beleski, Nazmi Uruēi, Hamit Greblleshi, Abdulla Saraēi, Sybi Topalli, Muharrem Liku, Rakip Kalenja etj.

Muntazi dhe Vesim Kokalari, dy njerėz tė arsimuar dhe njohės tė shumė gjuhėve tė huaja themeluan shtypshkronjėn “Mesagjerinė shqiptare”, ku u botuan kryeveprat botėrore si dhe libri i parė i Musine Kokalarit, gruas qė vuajti burgjeve e qė vdiq nė internim.

Pika e pėrbashkėt e kėtyre intelektualėve tė pushkatuar pa gjyq ishte vetėm njė; ata ishin antikomunistė.

Historitė e pedagogeve tė pushkatuara janė tė trishtuara. Sabiha Kasimati ėshtė njėra prej grave tė pushkatuara nė Institutin e Natyrės nė Tiranė. Ky institucion kishte tė mbledhur asokohe, elitėn intelektuale, shkencore. Aty punonin gjuhėtarėt Prof. Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, fizikanėt e matematikanėt si Prof. Selaudin Toto, qė ishte njėkohėsisht deputet i Kuvendit popullor dhe kryetar i Institutit, Kristaq Pilika, Qazim Turdiu, Sotir Kuneshka, botanistėt: Kolė Paparisto, Ilia Mitrushi; zoologėt: Sabiha Kasimati, Islam Zeko.

Dr. Sabiha Kasimati ishte emėruar shefe e sektorit tė zoologjisė, por ajo vet u mor vetėm me ihtiologji. Atė fushė ajo e kishte hulumtuar qė nga koha e studimeve universitare, ndaj kur ajo u bė shefe hulumtoi, gjurmoi, studioi gjithė faunėn ihtiologjike detare dhe liqenore tė ujėrave territoriale shqiptare. Gjatė dhjetė viteve kėrkimesh, ajo arriti tė evidentonte tė gjithė faunėn ujore shqiptare, bėri klasifikimin nė taksonominė ihtiologjike nė klasa, gjini, lloje, e nėnlloje peshqish, pėrcaktoi zonat e pėrhapjeve tė llojeve mė tė rėndėsishme tė peshqve, ciklet biologjike tė tyre, duke pėrgatitur monografinė voluminoze «Peshqit e Shqipėrisė» tė cilėn s’mundi ta botojė.

Dalja hapur para disa vitesh ku Sabihaja akuzoi Enver Hoxhėn, diktator nuk ishte harruar lehtė. Ajo arrestohet mė 22 shkurt 1951, midis 81 intelektualėve antikomuniste pėr hedhjen e bombės nė ambasadėn sovjetike dhe pa gjyq, katėr ditė mė vonė, pushkatohet. Ajo ėshtė e vetmja grua mes 22 tė dėnuarve me pushkatim pėr kėtė akuzė.

Nė mes tė 65 pedagogėve tė burgosur janė edhe 8 burra nga familja Ndreu. Familja Ndreu nga fshati Sllovė i Dibrės ėshtė njė ndėr ato familje qė u persekutuan rrėnjėsisht nė epokėn komuniste. 8 nga burrat e kėsaj familjeje u burgosėn me akuzėn si “antikomunistė”, ndėrsa familjet e tyre u internuan. Shumica e tyre kishin mbaruar Normalen e Elbasanit, “Harry Fultz” dhe njė pjesė vazhduan studimet jashtė shtetit, nė Francė e Itali.

Nė mes tė emrave tė pedagogėve tė vrarė ėshtė dhe Avzi Nela i cili ishte kundėrshtar i hapur i regjimit dhe nuk rreshti sė foluri kundra Hoxhės deri nė vitin 1988 kur vdiq. Herėn e parė ai arrestohet nė vitin 1967 sepse kundėrshtoi publikisht regjimin para publikut. Ai arrestohet pėrsėri dhe dėnohet me varje mė 10 gusht 1988. Poeti kuksian sot e kėsaj dite kujtohet nė vendin e tij, ndėrsa tė moshuarit drithėrohen nga historia e dėnimit tė poetit. Para se tė varej publikisht Havzi Nela pėr 5 ditė dhe 5 net nuk vuri as ujė as bukė nė gojė, ndėrsa terrori u shtua nė qytet pas ekzekutimit publik.

Secili prej tyre mban njė histori, tė cilat kur i lexon pas kaq vitesh duken si tė pamundura, por vetėm vitet e para tė ēlirimit 65 pedagogė u burgosėn dhe 28 tė tjerė u dėnuan me vdekje. Pas tyre janė po kaq familje tė cilat kanė vuajtur nė kurriz peshėn e rėndė tė internimit. Nga studimet nė universitetet evropiane pėrfundonin nė punimin e tokės dhe ēarjes sė maleve tejpėrtej.



Pedagogėt e pushkatuar

Syrja Kokalari
lindi nė Gjirokastėr mė 1903, ndėrsa studimet e larta i kreu nė Itali. Mė 12 nėntor 1944 u pushkatua pa gjyq.

Salim Kokalari
lindi mė 1896 po nė Gjirokastėr. Emigron nė SHBA mė 1916 po mė pas kthehet duke punuar si pedagog nė Liceun e Gjirokastrės. Dėnohet me pushkatim mė 10 tetor 1947.

Selaudin Toto
lindi nė Tiranė mė 1919. Keu studimet e larta pėr matematikė-fizikė nė Universitetin e Torinos, ndėrsa themelon Institutin e Shkencave. Deputet i legjislacionit tė parė tė deputetėve, dėnohet me pushkatim mė 10 tetor 1947.

Namik Hadėri
lindur nė Delvinė mė 1912. Pasi kryen shkollėn “Harry Fultz” nė Tiranė punoi si arsimtar. Arrestohet mė 22 korrik 1947 me akuzėn “agjent amerikan” Mė 27 korrik po tė atij viti pushkatohet.

Kostandin Kote
Lindur nė Pėrmet 1896. Kryen studimet e larta pėr shkenca politike-ekonomike e nė Romė. Pjesėmarrės nė Kongresin e Lushnjės mė 1920. Nė 1942 ka qenė gjashtė muaj ministėr i Ekonomisė. Dėnohet me pushkatim, 14 prill 1945.

Javer Hurshiti
Lindur nė Kaukaz mė 1880. Kryen studimet e larta nė shkenca politike-administrative nė Stamboll. Kryetar i forcave tė Gjirokastrės nė luftėn e Vlorės mė 1920. Deputet i Gjirokastrės mė 1925. Dėnohet me vdekje, pushkatim, mė 14 prill 1945.

Sami Sulstarova
Lindur nė Pogradec mė 1906. . Nė vitin 1929 ishte profesor i vizatimit teknik. Si zotėrues i gjuhės angleze punon tek UNRRA. Arrestohet natėn e Vitit tė Ri 1946 nga Sigurimi i Shtetit dhe zhduket pa iu ditur as varri. Samiu kishte lidhje me grupin “Bashkimi Demokrat”.

Ndrek Kodheli
Lindur mė 1909 nė Shkodėr. Arrestohet nė nėntor 1944 dhe dėnohet me 7 vjet burg. Mė 1946 pritej qė njė delegacion i Parlamentit anglez tė vizitonte burgjet. Ndrekėn e nisin pėr nė burgun e Burrelit dhe e pushkatojnė gjatė rrugės.

Loni Adhami
Lindur mė 1908 nė Progėr tė Devollit. Qė prej vitit 1929 deri mė 1939 ka qenė sekretar nė ambasadėn amerikane nė Tiranė. Si pasojė e trajtimit barbar nė hetuesi jep shpirt nė qershor 1947.

Niko Lezo
Lindur nė Delvinė 1891. Diplomohet nė Universitetin e Tuluzės, Francė pėr shkencat e natyrės. Krijoi tė parin laborator kimik nė Shqipėri. Deputet i Delvinės 1923-1924. Pushkatohet mė 1951, akuza “Bomba nė ambasadėn sovjetike”.

Kamber Kazazi
Lindur mė 1912 nė Elbasan. Kryen shkollėn teknike amerikane “Harry Fultz”. Arrestohet nė vitin 1947 si pjesėmarrės nė grupin e deputetėve. Akuzohet si agjent amerikan dhe dėnohet me vdekje, pushkatim.

Kostaq Stefa
Lindur nė Berat 1904. Kryen studimet e larta nė Institutin e Magjistraturės nė Francė pėr shkenca shoqėrore. Arrestohet mė 8 shtator 1947. Akuza; “spiun i amerikanėve”. Mė 3 mars 1947 pushkatohet.

Beqir Ēela
Lindur mė Durrės 1918. Akuzohet si pjesėmarrės nė grupin e deputetėve. Torturohet gjatė hetuesisė deri mė humbje tė ndjenjave. Me proces tė montuar dėnohet me vdekje, pushkatim 10 tetor 1947.

Tefik Deliallisi
Lindur nė Shijak mė 1917. Pjesėmarrės nė grupin e deputetėve tė vitit 1947. Arrestohet nė vitin 1946 dhe pushkatohet mė 10 tetor 1947.

Edit Tėrshana
Lindur nė Dibėr tė Madhe, 1907. U arrestua mė 1947 me akuzėn “armik i popullit”. U dėnua me vdekje, pushkatim. Ai ishte kundėr bashkėpunimit me Partinė Komuniste jugosllave.

Lorenc Rasha
Lindur nė Shkodėr mė 1900. Kreu shkollėn franēeskane nė Shkodėr, kurse studimet e larta nė Austri. Mė 12 nėntor 1944 me urdhėr tė Mehmet Shehut, pushkatohet.

Bego Gjonzeneli
Lindur nė Vlorė mė 1911. Diplomohet nė Universitetin e Romės pėr histori e filozofi. Arrestohet mė 1945 dhe dėnohet me 25 vjet burg pėr veprimtari antikomuniste. Nė 1950 pushkatohet.

Namik Lesko
Lindur nė Delvinė mė 1918. Regjimi i egėr komunist vrau dhe vėllain e mbetur Namikun, duke e pushkatuar nė dhjetor 1945.

Muntaz Kokalari
Lindi nė Gjirokastėr mė 1896, ndėrsa studimet pedagogjike i kreu nė Turqi. Si pjesėmarrės nė revolucionin e qershorit u burgos 4 vjet nga regjimi i asaj kohe. Themeluesi i “Mesagjerisė shqiptare”. Pushkatohet pa gjyq mė
12 nėntor 1944.

Vesim Kokalari
Lindi nė Gjirokastėr mė 1898. Nė vitin 1932 ishte pjesėmarrės nė lėvizjen e Vlorės, ku dėnohet 10 vjet burg. Nė vitin 1943 themeloi shtėpinė botuese ku botoi disa kryevepra botėrore. Vesimi u pushkatua mė 12 nėntor 1944 pa gjyq.

Sabiha Kasimati
Lindur nė Ankara tė Turqisė mė 1912. Akuzoi Enver Hoxhėn publikisht si diktator e mė pas nė 1951 me grupin e hedhjes sė bombės nė ambasadėn sovjetike, ajo u dėnua me pushkatim si bashkėpunėtore.

Lef Nosi
Lindi nė Elbasan mė 1891. Pasi kryen studimet e larta nė filozofi e letėrsi ai bėhet botues dhe drejtor i revistės politiko-letrare “Tomorri”. Arrestohet nė vitin 1945 dhe dėnohet me pushkatim.

Kol Tomara
Lindur nė Devoll mė 1887. Mė 1907 ėshtė sekretar i shoqėrisė “Besa-Besa” nė Boston dhe mė 1915 sekretar i “Vatrės”. Mė 1924 ai ėshtė anėtar i Asamblesė Kushtetuese. Mė 14 prill 1945 dėnohet me pushkatim.



Pedagogė tė vdekur nė burg

Musine Kokalari
Lindur nė Gjirokastėr mė 1917. Kryen studimet e larta pėr gjuhė letėrsi nė Romė. Arrestohet nė nėntor 1944, por lirohet. Mė 1945 arrestohet si kryetare e grupit Social Demokrat, Dėnohet 20 vjet dhe vdes nė internim

Gjergj Kokoshi
Lindur nė Shkodėr mė 1904. Laureuar nė letėrsi nė Universitetin e Parisit. Dėnohet me 30 vjet burgim dhe vdes nė burgun e Burrelit mė 1960.

Xhevat Korēa
Lindur nė Korēė 1892. Kryen dy fakultete, atė tė jurisprudencės dhe pedagogjisė. Arrestohet nė vitin 1945 si armik i popullit dhe dėnohet me burg tė pėrjetshėm. Si shenjė proteste pėr keqtrajtimin nė burgun e Burrelit shpall grevėn e urisė derisa i dha fund jetės mbas 12 vitesh burg.

Mirash Ivanaj
Lindur nė Shkodėr 1886. Mbaruar nė Itali pėr shkenca politike-ekonomike. Ministėr i Arsimit. Me pushtimin e Italisė mė 1939 emigron. Arrestohet 1947 dhe dėnohet 7 vjet burg. Njė javė para se tė lirohej vdes nė infermierinė e burgut tė Tiranės.

Shasivar Islami
Lindur nė Libohovė mė 1913. Kreu pedagogjiken dhe tė lartėn nė Itali. Arrestohet nė vitin 1945 si pjesėmarrės nė organizatėn e “Bashkimit Demokrat”. Dėnohet me 15 vjet burg, vdes si pasojė e vuajtjeve.

Hiqmet Rroshi
Lindur nė Libohovė mė 1890. Mbaroi studimet pedagogjike nė Stamboll. Arrestohet nė janar 1945 dhe lirohet pėr mungesė fajėsie. Arrestohet pėrsėri nė vitin 1948 dhe mbas 5 muajsh nė hetuesi ndėrroi jetė.

Sulejman Lleshi
Lindur nė Tiranė 1914. Kryen studimet e larta pėr letėrsi nė Itali. Pjesėmarrės nė mbledhjen e Mukjes. Arrestohet nė vitin 1946. E dėrgojnė nė Pejė ku burgoset nga UDB Jugosllave. Nė qershor 1946 futen Ēetnikėt nė burgun e Pejės dhe masakrojnė, duke e therur me thikė sė bashku me patriotin dhe nacionalistin, Klement Curri (nip i Bajram Currit).



Pedagogė tė burgosur

Mihal Zallari
Foto Bala
Musa Dizdari
Mustafa Grablleshi
Xhavit Mėhilli
Sami Repishti
Tahir Hoxha
Arshi Pipa
Kasem Malaj
Beqir Haēi
Riza Shtylla
Hasan Rami
Petro Marko
Pjetėr Arbnori
Fiqiri Llagami
Reshat Asllani
Gjergj Komnino
Shaqir Trimi
Halit Selfo
Akile Tasi
Pjetėr Gjini
Agim Musta
Hekuran Zhiti
Visar Zhiti
Uran Kalakula
Mustafa Cara
Beqir Ajazi
Llazar Papapostoli
Osman Bishqemi
Tanush Kaso
Astrit Delvina
Xhemal Alimehmeti
Koēo Llukani
Xhemal Belegu
Abdurahman Kreshpa
Osman Visha
Argjend Goci
Haxhi Goci
Beqir Xhepa
Xhevat Bujari
Martin Camaj
Mitrush Kuteli
Maksen Bundo
Pirro Kuqi
Luan Myftiu
Gaqo Peēi
Sali Doko
Baftjar Ndreu
Xheladin Ndreu
Selman Ndreu
Lazem Ndreu
Rexhep Ndreu
Irfan Ndreu
Rizahi Ndreu
Halit Ndreu
Sherif Merdani
Leonard Prifti
Veniamin Dashi

http://www.panorama.com.al/index.php/index.php?id=1881
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:52.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.