Kthehu   Kreu > D1 > Ligji i Maleve I
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 22.8.2007, 22:35   1

Punim Dodona


Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	69726149.jpg
Shikimet:	157
Madhėsia:	88,6 KB
NNJ:	7366

Mali Tomor
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.10.2009, 03:01   2
Zymtterr
anėtar/e
 
Zymtterr
 
Anėtarėsuar: 6.2008
Citim:
Homer mentions the Pelasgians between allied with the Troyans, (Iliad, II, 840-843) and narrates that Achille prayed “PELASGIAN ZEUS OF DODONA” (the Iliad, XVI, 223). Homer also mentions them also like “PEOPLE of Crete”, (Odyssey, XIX, 177).
The Eforo historian reports of a book of Esiodo that attests the tradition of people of the Pelasgians in Arcadia and develops the theory that was people of warriors from a “native land” that annexed and had colonized all the regions of the Greece in which the ancient authors they make signal they, from Dodona to Clay to the fine Triade in Italy, where their very recognizable takeovers are anchor in the time of the Elleni and in are tightened relation with the “Tyrrhenian ones”.
The characteristic structure of the masonry of the citadel of Atene has made that all the constructions in squared blocks and without the use of malta have not had the name, of “pelasgian masonry” exactly as sometimes they are said “walls gigant(ciclopiche in italian language)”, that is constructed from the Pelasgians, those who taught to the Greeks the methods of the constructions, the way to write and the culture.
http://www.thelosttruth.altervista.o...n_english.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.6.2015, 14:07   3
Citim:
Dodona Pellazgjike nė malin e Tomorrit
Besim Dervishi

Pėr Malin e Tomorit nė Shqipėri ėshtė folur shpesh si vendi ku kishte selinė Dodona Pellazgjike. Ky mendim ėshtė kundėrshtuar nga shumė studiues tė huaj, por dhe tė vendit, tė cilėt janė tė mendimit se Dodonėn e zbuloi greku i pasur nga Arta, Konstantin Karapano nė vitin 1887 dhe ajo ndodhet pranė fshatit Dramės nė Janinė, afėr malit tė Oliēkės. Ai siē dihet aty nxorri nė dritė njė amfiteatėr si dhe disa ndėrtesa. Me ndihmėn e disa akademikėve francezė tė kohės, ai arriti qė tė botojė dhe njė libėr me gravura tė gjetura sipas tij nė Orakullin e Dodonės. Por pas zbulimit tė rrėnojave tė Janinės pati njė pėrqindje tė konsiderueshme shkencėtarėsh tė cilėt ju kundėrvunė tezės sė tij, disa ishin dhe grekė si Emmanuelis Rikakis e tė tjerė.

Sa pėr Rilindėsit tanė ata ishin gati tė gjithė nė njė mendje se Dodona Pellazgjike ekzistonte qė para kohėrave Homerike dhe se ajo ndodhej nė Malin e Tomorit. Zona rreth Malit tė Tomorit ėshtė quajtur nga arkeologėt, si njė zonė jo e rėndėsishme arkeologjike. Disa arkeolog tė dėgjuar pas viteve 1970 kanė qenė nė kėto anė duke bėrė klasifikimin dhe datimin e shumė rrėnojave, por ata kanė mjaftuar vetėm me kėqyrjen e tyre me sy tė lirė dhe pa ndėrmarrė gėrmime sistematike. Ata janė shtruar " kėmbėkryq" nė kėtė zonė duke pirė raki ose duke ngritur dhe dolli nėpėr shtėpitė e banorėve tė zonės dhe vetėm me arkeologji nuk janė marrė.


Tė dhėnat e hershme

Nė kėtė zonė, sipas pėrshkrimeve tė Polibyt si dhe Titus Livy ndodhen disa qytete ilire, si Antipatrea i cili mendohet se ėshtė Berati i sotėm, Codrioni afėr Sulovės, Chrisondio (Dio ose qyteti i zotit) nė faqe tė malit tė Tomorit mbi qytetin Antipatrea dhe nė luginėn e lumit Apssus (Osumi), Ilion ose Ilium (qyteti i Diellit) edhe ky mbi qytetin Antipatrea (Berati) nė luginėn e lumit Apssus (Osumi) dhe nė faqen e Malit tė Tomorit, Bantia, Orgessus, Cerax apo Corragum, Bargullum (Bargullasi i sotėm) e tė tjera. Shumė nga kėto qytete nuk janė identifikuar nga arkeologjia jonė.

Nga tė gjithė kėta tėrheqin vėmendjen dy prej tyre, Ilion apo Ilium, i cili quhet “qyteti i Diellit" kur dihet se "Tempulli i Dodonės" ėshtė ngritur pėr shkak tė adhurimit tė kultit tė Diellit dhe se nuk ėshtė rastėsi qė para disa muajsh nė fshatin Selan tė Skraparit, afėr Tomorit u zbulua njė artefakte spektakolare me simbolet e "Diellit" dhe "Lisit". Qyteti tjetėr qė tėrheq vėmendje ėshtė qyteti i Zotit apo Zeusit, Chrisondio (Dio= Zot= Zeus) askush nuk e di vendndodhjen e tij nė kėtė zonė. Zbulimi i tė dy qyteteve do tė ndihmonte nė gjetjen e tempullit mitik tė Dodonės Pellazgjike. Njė qytet tjetėr i cili ka qenė nė kėtė zonė, pikėrisht afėr lumit "Apssus" ėshtė qyteti i Pelliumi ose Pellasi.

Sipas autorit William Woodbridge nė librin e tij "Ancient atlas: to accompany the Universal geography", afer lumit Apssus ndodhej dhe qyteti Pellas. Dihet se nje qytet me kete emer ka qene dhe ne Maqedoni. Por nuk pėrjashtohet qė ka qenė dhe afėr malit tė Tomorrit. Sipas shumė autorėve tė lashtėsisė, pėrfshi kėtu dhe Eustathin (shih librin VII, 16, 17) si dhe Hesiodin (shih librin VII, 18), te cilėt thonė se "Orakulli i Dodones ishte afėr qytetit Hella ose Pella dhe afėr tij ishte qyteti Dodona...". (Shih Perikli Ikonomi, faqja 13).

Ka supozime tė shumta se kėto qytete mundet tė jenė mbi qytetin aktual tė Beratit ose mė saktė nė fshatin Peshtan (Fushė - Peshtan ose lagjen Gradishtė) si dhe mbi fshatin Tomorr (Shih librin Zeus: A study in ancient religjion, vēllimi III, tė autorit britanik Arthur Bernard Cook , fq. 1117, Londėr 1940). Por kohėt e fundit kanė dalė nė dritė disa fakte qė na ofrojnė shumė tek e vėrteta. Disa banorė tė zonės, nė mėnyrė tė rastėsishme, kanė gjetur gjatė punimit tė tokės, mbetje varresh tė vjetra tė cilat sipas studiuesve janė pjesė skulpturė tė cilat pėrdoreshin pėr zbukurimin e tyre.


Zbulimet e herėpashershme

Pėveē tyre raportohet shpesh se nė kėtė zonė gjenden herė pas here maja shigjetash hekuri por dhe bronzi, ne majėn e te cilave kanė tė stampuar shenja dhe gėrma tė ēuditshme si germa "F" apo numrin "8" i cili mendohet se ėshtė numėri qė identifikohet me infinitin. Prova mė e rėndėsishme qė ėshtė gjetur nga njė banor nė lagjen Gradishtė tė fshatit Fushė- Peshtan (i cili ishte duke punuar tokėn e tij), ėshtė njė sklupturė njeriu. Skluptura ėshtė e pėrmasave 30 X 40 (30 cm e lartė dhe 40 cm e gjerė), tė dy duart janė tė bashkuara dhe vihet re se mungon njė pjesė e krahut tė majtė. Si veshje ėshtė pėrdorur njė mantel me krahė tė shkurtėr. Por ajo qė e vėshtirėson identifikimin ėshtė se skulpturės i mungon koka. Ndosha ajo ėshtė aty rrotull ose ndoshta ėshtė thyer nga pushtues tė ndryshem tė cilėt kanė shkelur nė kėto anė. Sipas studiuesit Gjergj Zogaj “ky bust duhet tė ketė qenė bėrė pėr njė njeri tė njohur i cili ka vdekur, ėshtė veshje tipike ilire pavarėsisht se ėshtė pa kokė, kjo veshje ndryshe quhet ‘Tunik’”. Ndėrkohė qė ka dhe mendime tė tjera si ajo e studiuesit Frederik Stamati i cili thotė se “kjo ėshtė njė stelė varri. Veshja nuk ėshtė tunike. Mė bėn pėrshtypje qė ėshtė me mėngė tė shkurtra. Tunika ishte si puna e ēarēafit, pra mbėshtjellje me ēarēaf, pa mėngė. Por ajo qė vihet re ėshtė materiali me tė cilin ėshtė bėrė ky bust. Ai ėshtė gdhendur nė gurė dhe me sy tė lirė dallohet dhe nga njė banor i zakonshėm qė kemi tė bėjmė me gurin e zonės sė Tomorrit. Ėshtė gur i zi apo ngjyrė hiri e errėt, edhe sot nė kėtė zonė nxiret nga toka ky lloj guri si nė fshatrat e Beratit” (Karkanjoz, Drenovė, Rabiak e tė tjerė). I tė njėjtit mendim ėshtė dhe studiuesi Luam Shmilli i cili thotė se: Ky ėshtė guri tipik i zonės sė "Nahijes se Tomorrit". Nga kqyrja e bustit mendohet se ai duhet tė jetė njė "Personalitet". Ndonėse ka mendime tė tjera se mundet qė imazhi i tij tė jetė ai i njė perėndie dhe duhet tė ketė qenė vendosur afėr ndonjė Orakulli ose Faltoreje Pagane. Megjithatė janė specialistėt qė do pėrcaktohen pėr vjetėrsinė e tij si dhe tė dhėnat e tjera.


Kėrkimet e mėvonshme

Tėrheq vėmendjen se pikėrisht nė kėtė vend, sipas Perikli Ikonomit nė vitin 1921 ėshtė gjetur njė statujė e njė ushtari Ilire i cili mbante njė shigjetė nė dorė. Kjo statujė ka qenė pandehur nė fillim si ikonė kishtare dhe ėshtė mbajtur nė kishėn e fshatit Vėrtop, e cila gjendet afėr Beratit. Ky bust ėshtė mbajtur kėtu pėr njė fare kohe kurse mė vonė ėshtė dėrguar nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė. Po sipas Ikonomit nė Fushė- Peshtan nė vitet '30 ėshtė gjetur njė pllakė varri nga banorėt qė punonin tokė dhe ėshtė mbuluar pėrsėri me dhe. Ai tregon se edhe nė fshatin Peshtan ėshtė gjendur njė pllakė ieroglifike d.m.th me figura kafshėsh tė ndryshme tė cilėt populli i quante "Malukate" (P. Ikonomi, "Historia e Tomorrit”, Vlorė 1936, fq.22 dhe 23).

Kėto tė dhėna tejet informuese, plotėsohet me tregimet e banorėve tė zonės se nė vitet '80 nė kėtė fshat janė gjetur nė mėnyrė tė rastėsishme koka statujash me degė ulliri nė kokė por janė dėmtuar. Si dhe ėshtė gjetur njė pllakė guri me imazhin e njė njeriu por qė nė kokė kishte tė dukshme brirėt e dashit. Nga pėrshkrimi duhet tė kemi tė bėjmė me imazhin e Jupiterit.

Pėrvec gjetjes sė kėtij busti nga banorėt e zonės raportohet se nga njė firmė ndėrtimi" (e cila po punon pėr ndėrtimin e njė hidrocentrali afėr fshatit Drenovė tė Beratit) tek vendi i quajtur "Stallat" afėr lumit tė "Lybeshės", gjatė punės me mjete tė rėnda kanė dalė nė dritė rrėnojat gjigande ndoshta tė njė ure, por ato mė vonė janė mbuluar me shpejtėsi nga administratorėt e kėsaj firme. Ka supozime tė forta tė cilat na i sjell dhe Perikli Ikonomi se ky lumė dikur ėshtė quajtur Lumi i Dodonės. Zbulimi i kėtij busti por edhe i relikeve tė tjera ėshtė "shuplaka" e dytė e radhės (pas asaj tė zbulimit tė artifaktit tė Selanit me simbolet Dodonase tė Diellit dhe Lisit) qė i jepet "Akademikėve tė Mejhanėve" tė Tiranės tė cilėt e identifikojnė zonėn e Tomorrit si njė zonė jo tė rėndėsishme arkeologjike.

Ne i bėjmė edhe njėherė thirrje akademikėve tė ndershėm tė Shqipėrisė dhe Kosovės (nėse ka mbetur tė tillė) si dhe Instituteve Arkeologjike dhe Albanologjike tė tė dy vendeve respektive qė tė nisin sa mė shpejtė hulumtimet dhe studimet nė kėtė zonė pėr nxjerrjen nė dritė tė sė vėrtetės sė madhe: Tė vėrtetėn e Dodonės Pellazgjike nė malin e Tomorrit.

http://telegraf.al/suplement/trevat-...lin-e-tomorrit
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:46.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.