Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1928-1939: Mbretėria I
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 25.7.2009, 10:44   1

Shkrim i cituar 1928-39: Struktura dhe funksionimi i oborrit mbretėror (H2)


Interpretim



Gjithēka rreth ndėrtimit dhe funksionimit tė Oborrit Mbretėror nė kohėn e Mbretit Zog
Kastriot Dervishi

Duke u bazuar nė artikullin 88 tė Statutit tė Mbretėrisė Shqiptare, Oborri Mbretėror u krijua me ligj tė veēantė, i emėruar drejtpėrdrejt nga Mbreti dhe pėrbėhej nga dy degė:

1. Dega Civile
2. Dega Ushtarake


I. Dega Civile

E cila pėrbėhej nga:

a-Ministria e Oborrit qė pėrbėhej nga Ministri, Sekretari i Pėrgjithshėm, nėpunėsve tė arkivit, protokollit e daktilografisė.
Detyrat e Ministrisė sė Oborrit

1. I parashtronte Mbretit aktet, lutjet, ankimet dhe transmetonte tek autoritetet e tjera urdhrat dhe porositė e Mbretit.
2. Studionte ēėshtjet e ngarkuara nga Mbreti dhe jepte mendim konsultativ pėr to.
3. Rregullonte dhe zbatonte ceremonitė e Pallatit Mbretėror.
4. Caktonte audiencat e pritjes sipas urdhrit tė Mbretit dhe lajmėronte adjutanturėn pėr veprim.
Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Oborrit kishte pėr detyrė tė rregullonte korrespondencėn sipas shėnimeve tė Ministrit tė Oborrit, tė cilin e zėvendėsonte kur mungonte.
b-Inspektoria e Oborrit Mbretėror, e cila pėrbėhej nga kryeinspektori dhe dy inspektorė. Detyra e saj ishte kontrollimi dhe inspektimi i administratės shtetėrore e parashtetėrore.
Nė bazė tė ligjit special, kryeinspektori e inspektorėt kontrollonin:

1. Veprimet e kėshillave administrative, tė bashkive, komunave dhe ushtrimin e tė drejtave tė tyre.
2. Gjendjen e emigrantėve, instalimin, veprimet e zyrės sė tyre, ankimet pėr ndarjen e tokave shtetėrore, gjendjen shėndetėsore dhe kėrkesat pėr tė.
3. Veprimet administrative tė xhandarmėrisė e policisė, vonimet e shkaktuara nė zbatimin e urdhrave qeveritarė.
4. Spitalet, dispanseritė, komisionet e rekrutimit, gjendjet civile, veprimet e kryqit tė kuq e shoqėrive tė ndryshme.
5. Zyrat financiare, doganore e institutet e monopolit. Kontroll i plotė nė ēdo regjistėr.
6. Zyrat e Punėve Botore, tė ardhurat, shpenzimet, zbatimin e ligjeve, dėftesat e punimeve dhe ēdo gjė tė kėsaj natyre.
7. Burgjet, personelin, ankesat, vonesat gjyqėsore.
8. Arsimin, gjendjen shėndetėsore tė nxėnėsve, moralin, zhvillimin kombėtar tė arsimit, kėrkesat.
9. Zyrat e bujqėsisė, pyjeve, veterinarisė, dhomat e tregtisė, shoqėritė anonime, koncesionet, mėnyrat e plotėsimit tė kushteve etj.

Pėrveē kėtyre detyrave kontrolluese, personeli i Inspektorisė sė Oborrit Mbretėror kontrollonin sjelljet e moralin e nėpunėsve nė qendrat e qarqeve, vijimėsinė nė detyrė, zbatimin e orarit zyrtar, aftėsinė e nėpunėsve, tė gjyqtarėve, sjelljen me popullin dhe ēdo veprim tė funksionarėve nė shėrbim.

Varėsia e tyre ishte drejtpėrdrejt nga Mbreti. Ministrat dhe zyrtarėt nuk mund tė ndalonin personelin e Inspektorisė sė Oborrit tė kryenin detyrėn.
c. Shefi i Ceremonive tė Pallatit Mbretėror, i cili rregullonte ceremonitė protokollare, sipas rregullave relative.


II. Dega ushtarake

Pėrbėhej nga 4 departamente:

1.Adjutantura:
-Siguronte korrespondencėn sekrete Mbretėrore me zyrat e shtetit.
-Drejtonte korrespondencėn private tė Mbretit.
-Zbatonte audiencat, urdhrat e Mbretit e ēdo gjė tė kėsaj natyre.
2. Departamenti Ushtarak:
-Studionte aktet e projektet ushtarake dhe jepte mendim mbi to.
-Pėrgatiste projektet e urdhėruara nga Mbreti pėr organizimin e ushtrisė nė kohė paqeje dhe pėrgatitjen e saj nė kohė lufte.
-Jepte mendim mbi gjendjen ushtarake, situatėn politiko-ushtarake, mėnyrėn e mobilizimit dhe administrimit tė ushtrisė.
3. Departamenti i Xhandarmėrisė:
-Studionte aktet e urdhėruara prej Mbretit pėr xhandarmėrinė dhe shfaqte mendim pėr to.
-Studionte e pėrgatiste projektet mbi stėrvitjen dhe zhvillimin e xhandarmėrisė.
-Kontrollonte veprimet e xhandarmėrisė e ia raportonte Mbretit.
4. Inspektoria Ushtarake:

Varej drejtpėrdrejt nga Mbreti dhe pėrmbushte urdhrat Mbretėrore mbi inspektimin ushtarak dhe raportonte tek Mbreti.


***

Tė gjithė titullarėt e zyrave, emėroheshin e shkarkoheshin nga Mbreti, ndėrsa varėsit e tyre, emėroheshin nga Mbreti, me propozim tė titullarėve tė kėtyre zyrave.

Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.



DBVI Lėnda mė sipėr paraqitet nė pėrputhje me tė drejtat e pėrdorimit. Ripėrdorimi lejohet, por respektoni punėn e autorit dhe punėn tonė kėrkimore. Pėrmendni nyjen e faqes ku ndodhet (ose vetėm vargmal.org).
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.12.2012, 15:48   2
rrėqebull
anėtar/e
 
rrėqebull
 
Anėtarėsuar: 2.2012
Tiranė, 1930
Bashkėngjitje
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	TIRANE_SHQIPERI_1930.jpg
Shikimet:	125
Madhėsia:	162,1 KB
NNJ:	4106  
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:02.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.