Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 25.7.2009, 14:02   1
allianz
 

Pyetje «Marrėveshja Pashiē-Zogu» (Verli-Hysi)


Si ėshtė puna me kėtė:

Citim:
Marrėveshja Pashiē-Ahmet Zogu e gushtit 1924
Shyqyri Hysi

Gjatė rrjedhave tė historisė sė njerėzimit dhe historisė sonė kombėtare njihen disa marrėveshje tė fshehta, tė cilat pėr publikun e gjerė janė marrė vesh pas shumė kohėsh. Njė prej marrėveshjeve tė fshehta me pasoja tė rėnda kombėtare pėr shqiptarėt ėshtė marrėveshja Pashiē-Ahmet Zog e lidhur nė gusht tė vitit 1924.

Njoftimet publike pėr kėtė marrėveshje pa dhėnė detajat e saj, fillimisht u botuan nė faqet e shtypit tė diasporės shqiptare nė Gazetėn "Dielli".

Mė e shpejtė pėr tė siguruar tekstin e kėsaj marrėveshje u tregua pala italiane, e cila brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr siguroi tekstin nė dy kopje. Kopjen e parė e siguroi atasheu ushtarak italian nė Beograd, nė nėntor tė vitit 1925 dhe tė dytėn e pėrcolli pėr nė Romė mė 9 janar 1926, i ngarkuari me punė nė Tiranė Tomas Asereto.1

Historiografia shqiptare megjithėse ka patur dieni kėtė marrėveshje, nuk e ka publikuar pėr ta bėrė prezente. Pas viteve nėntėdhjetė, marrėveshja ėshtė botuar e plotė nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi.

Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), nė mars tė vitit 2007, prezantoi faktin nė punimin "Kosova, sfida shqiptare nė historinė e njė shekulli" (faqe 126-140 me titull "Rreth njė marrėveshje tė A.Zogut tė vitit 1924").

Po tė njėjtėn fakt nė muajin shkurt, tė po atij viti, pedagogu i universitetit tė Gjirokastrės, Shyqyri Hysi, e botoi nė monografinė "Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar" (faqe 74-78, me titull "Marrėveshja Pashiē-Ahmet Zogu e gushtit 1924").

Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli ėshtė nė gjuhėn italiane, ndėrsa dokumenti i bėrė prezent nga Sh. Hysi, ėshtė nė gjuhėn shqipe.2 E pėrmendim kėtė fakt pėr tė theksuar prezencėn e dokumentit nė dy forma.

Pala greke qė ishte nė sinkron me Beogradin pėr ēėshtjen e Shqipėrisė, pasi u njoh me marrėveshjen, nxitoi dhe mori premtimet pėrkatėse prej Zogut. Pėr dijeninė e palės geke me kėtė marrveshje, na njofton M. Frashėri(Ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė) nė vitin 1925, me anė tė njė telegrami tė dėrguar nga Athina nė Tiranė, nė tė cilin theksonte: "Kollokotroni ...mė bėri fjalė pėr do premtime qė paska bėrė z. Ahmet Zogu kur ishte nė Beograd".3

I pari shqiptar qė u njoh me kėtė dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili mė 1928 ishte ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė Beograd. Rauf Ficua gjatė bisedės me ish-Ministrin e Punėve tė Jashtme Jugosllave, Ninēiē, do tė dėgjonte pėr herė tė parė se "Zogu ishte kthyer nė Shqipėri nė bashkėpunim dhe me ndihmėn e Qeverisė sė Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinė e Beogradit njė akord tė vėrtetė politik, duke premtuar nė shkėmbimin e Shėn Naumit". 4

Pas afro dhjetė vjetėsh nė vitin 1937 kur Ficua ishte ministėr fuqiplotė nė Athinė, gjatė debatit me palėn greke, pėr hapjen e shkollave private greke nė Himarė dhe shkollave publike nė gjuhėn shqipe nė Ēamėri, i pėrmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palės greke kishte njė marrėveshje si ajo me jugosllavėt. Megjithatė deri mė sot njė marrėveshje e tillė nuk ėshtė publikuar, duke mbetur nė potencė ēėshtje pėr zbardhje.

Studiuesi i parė qė e ka trajtuar kėtė marrėveshje nė mėnyrė tė plotė ishte italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrėveshjes Pashiē-Ahmet Zogu, qė ai ka analizuar, gjendet nė AQSH nė gjuhėn italiane dhe konsiderohet njė tekst i plotė sikurse edhe ai nė gjuhėn shqipe, qė gjendet nė arkivin e MPJ.

Pas tij edhe Avramovski pėrmend kėtė marrėveshje, por thekson se nuk ka asnjė dokument tė shkruar, ēka nuk ėshtė e vėrtetė. Mesa duket atėhere ai nuk e kishte mundėsinė pėr ta njohur kėtė dokument tepėr sekret.

Marrėveshja theksonte:
"1. Shipėria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohi dinastinė Caragiorgvitch.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.

4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anullohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.

5. Shqipėria do tė mbajė njė gjindarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e ēfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit tė vendosur prej tij.

6. Nė kėtė gjindarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficera rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Wrangel qė nashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė gjandarmėri me mjete financiare dhe armė.

7. Nė gjandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerat jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranoi nė interes tė dy vendeve.

8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavis do tė stabilizohet njė bashkim doganal nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėtmjet kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.

9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllav do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manasitr e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit qė mbeten nė zotrimin e Jugosllavisė.5

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe tė bashkohet gjerarkisė Ortodokse tė Belgradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.6

12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsishtė kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranoi nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.

13. Pėr ēdo konēesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.

14. Nėqoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr ti pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė,7 ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t?i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund ti deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.

16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy anėve".8
Vlen tė pėrmendim se kjo marrveshje ėshtė kontestuar prej disa studiuesve.

Pas vitit 1990 nė disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrėveshje ėshtė hedhur pėr konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave pėr ta vėnė Zongun nė pozita
.


Gjithėsesi mbetet njė dokument arkivor qė kėrkon njė angazhim tė veēantė, sikurse ėshtė fakt qė disa pika tė saj Zogu i zbatoi me pėrpikmėri. Duke e dėrguar pėr herė tė parė nė faqet e shtypit shqiptar kėtė marrėveshje, tė padekonspiruar pėr publikun e gjerė mė parė, nuk synohet as denigrimi as rivlerėsimi i figurės sė Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisė, politikanėve dhe publikut tė gjerė shqiptar. Le tė shpresojmė se dokumenta tė tilla origjinale, tė pabotuara mė parė, do t'u shėrbejnė sadopak studjuesve tė kėsaj periudhe.

25 shtator 2007
http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=8153&l=a

Po i njėjti, pas njė viti, pasi nuk ia vari njeri nė 2007.

Citim:
“Njė marrėveshje antikombėtare qė duhet hedhur pėr debat”
Shyqyri Hysi

Gjatė rrjedhave tė historisė sė njerėzimit dhe historisė sonė kombėtare njihen disa marrėveshje tė fshehta, tė cilat pėr publikun e gjerė janė marrė vesh pas shumė kohėsh. Njė prej marrėveshjeve tė fshehta me pasoja tė rėnda kombėtare pėr shqiptarėt ėshtė marrėveshja Pashiē-Ahmet Zog e lidhur nė gusht tė vitit 1924. Njoftimet publike pėr kėtė marrėveshje pa dhėnė detajet e saj, fillimisht u botuan nė faqet e shtypit tė diasporės shqiptare nė gazetėn “Dielli”.

Nė dy pikat e para tė saj, kjo marrėveshje thotė qė “Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohi dinastinė Karagjiorgjeviē…” .Pika 3, thotė qė qeveria Jugosllave, do tė njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.

Ndėrsa pika 14, thotė tekstualisht: “Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek…”.

Vlen tė pėrmendim sė kjo marrėveshje ėshtė kontestuar prej disa studiuesve. Pas vitit 1990 nė disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrėveshje ėshtė hedhur pėr konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave pėr ta vėnė Zogun nė pozita. Gjithsesi mbetet njė dokument arkivor qė kėrkon njė angazhim tė veēantė, sikurse ėshtė fakt qė disa pika tė saj Zogu i zbatoi me pėrpikmėri.

http://www.shekulli.com.al/news/46/A...008-09-06.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2009, 16:03   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Nė faqen e gazetės "Ndryshe" mungojnė 8 shėnimet/referencat qė ka nxjerrė autori nė shkrim. Ndėrsa shkrimi mė sipėr ka njė shkrim pasues nga njė komunist anunaki nė tė njėjtėn gazetė, por qė ka dhe kėto sqarime shtesė (para se tė fillojė me teoritė e ufove):

Citim:
Piksėpari na bie nė sy se dr. Hysi, rreth ēeshtjes nė fjalė, ka harruar "diēka tė vogėl", si pėrshembull se po kjo temė ishte trajtuar gjerė e gjatė nė librin e autorit Ilir Ushtelenca, ("Diplomacia e Mbretit Zogu I", bot. 1995, f 123-127; f 355, ku jepet edhe njė bibliografi, telegramet sekrete tė zbulimit italian, njė "Parathėnie" tė z. Nderim Abaz Kupi, njė Deklaratė tė z. Mustafa Asim Kruja etj.)

Kjo "Marveshje Sekrete", realisht ishte pėshpėritur dhe kishte nxjerrė krye aty-kėtu jo vetėm nėpėr shtypin e huaj e vėndas tė kohės, por edhe nėpėr diplomatė tė huaj aso kohe edhe mė vonė.

Kėtė ēeshtje, nė mėnyrė serioze e ka ngritur pėr herė tė parė historiografia italiane, me anėn e autorit P. Pastoreli ("Italia e Albania, 1924-1927", Firenze, 1967, f 221-222), dhe siē vėrtetohet katėrcipėrisht nga "Arkivi Qėndror i Shtetit/AQSH" i R.P.Sh, Dosja 105, f 4-5), pėr tė ka pasur dijeni tė plotė edhe historiografia enverhoxhiste.

Ne konstatojmė se, ribotimi i tekstit italisht nga dr. prof. Marenglen Verli, krahasuar me tekstin e origjinalit italisht tė Pastorelit dhe riprodhimi i tekstit shqip tė Shyqyri Hysės, krahasuar me botimin shqip tė Ilir Ushtelencės, kanė disa ndryshime termash e formulimesh, tė cilat nė konteksin e interpretimeve rigoroze diplomatike mund tė na ēojnė edhe nė deformime mjaft serioze tė interpretimit e tė kuptimit.

Dr. Ilir Ushtelenca, faktin e "heshtjes dhe shurdhmemecit" tė E. Hoxhės personalisht, tė historiografisė sė tij, pastaj edhe tė historiografisė jugosllave tė kohės sė Titos, duke i pėrmbledhur nė tėrėsi, i ka pėrdorur si njė lloj argumenti tė pėrfunduar se, e gjith kjo na paska qenė thjesht njė lloj fallsifikimi, bllofi e shantazhi banal i diplomacisė serbe tė Pashiēit.

Ndėrkaq dr. Sh. Hysi, me njė llogjikė mė tė drejtė, ka kėrkuar qė kjo ēeshtje tė mbetet e hapur dhe t'i lihet edhe analizave mė kompetente e kėrkimeve tė reja serioze arkivore.

http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=8901&l=a
Paraprakisht tek tema «Revolucioni i qershorit» Konica e sqaron se gazeta "Dielli" e atyre viteve ishte pre e propagandės politike tė "opozitės demokratike" (shpifjeve bolshevike), pra ishte e kompromentuar si zėdhėnėse politike, qė do tė thotė baltė mbi shtetin dhe Zogun, si kėto qė dėgjojmė sot nga Edisudi (Balkanweb/GazetaShqiptare/News24).

Por, t'i marrim pikat me radhė sepse vetė shkrimi ėshtė tendencioz pavarėsisht se autori bėn sikur flet pėr objektivitet.

1. Ēėshtja ka shumė tė panjohura nė "dokumente sekrete", "marrėveshje tė pashkruara", "mungesė origjinalesh".

2. Ka dhe disa tė njohura si: komunistėt Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi, shpifjet politike tė "Diellit", dokumente nė italisht (!), heshtje gjashtėdhjetėvjeēare nga vetė palėt e implikuara nė "marrėveshje", botim nė fletoret komuniste "Ndryshe" dhe "Shekulli"...

3. Ekzistenca e "marrėveshjes" mohohet nga Foreign Office dhe studiues tė ndryshėm, duke u konsideruar si shpifje pėr sulm politik. Me deduksion tė thjeshtė, fakti qė ėshtė botuar nė "Diellin" e kohės sė Nolit jep njė tregues se kush mund ta ketė bėrė shpifjen.

4. Tėrė pikat e "marrėveshjes" Verli-Hysi duken ashtu siē do t'i kishte shkruar njė kundėrshtar politik i Zogut pėr tė goditur Zogun si figurė politike. Po tė tėra pa pėrjashtim.

5. Ka tendenciozitet terminologjik tė autorit kur e pėrdor fjalėn "marrėveshje" nė raste tė ndryshme, sidomos nė rastin e Ficos, sikur merret e mirėqenė se u provua qė po flitet pėr kėtė ekuacionin me shumė tė panjohura qė ka nxjerrė autori. Fico ishte nacionalist i kulluar dhe nqs do i kishte rėnė nė dorė diēka e tillė do kishte pėrfunduar puna nė ēast, sepse ishte njeri qė jepte dorėheqje pėr parime. Konkretisht:
Citim:
Pala greke qė ishte nė sinkron me Beogradin pėr ēėshtjen e Shqipėrisė, pasi u njoh me marrėveshjen, nxitoi dhe mori premtimet pėrkatėse prej Zogut. Pėr dijeninė e palės geke me kėtė marrveshje, na njofton M. Frashėri (Ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė) nė vitin 1925, me anė tė njė telegrami tė dėrguar nga Athina nė Tiranė, nė tė cilin theksonte: "Kollokotroni ...mė bėri fjalė pėr do premtime qė paska bėrė z. Ahmet Zogu kur ishte nė Beograd".3
Pėrveē qė ėshtė jashtė konteksti, kėtu asgjė nuk lė tė kuptohet qė "premtimet e Zogut" qė thotė Kolokotroni, kanė tė bėjnė me ndonjė "marrėveshje" konkrete e aq mė pak me "marrėveshjen" Verli-Hysi.

Citim:
I pari shqiptar qė u njoh me kėtė dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili mė 1928 ishte ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė Beograd. Rauf Ficua gjatė bisedės me ish-Ministrin e Punėve tė Jashtme Jugosllave, Ninēiē, do tė dėgjonte pėr herė tė parė se "Zogu ishte kthyer nė Shqipėri nė bashkėpunim dhe me ndihmėn e Qeverisė sė Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinė e Beogradit njė akord tė vėrtetė politik, duke premtuar nė shkėmbimin e Shėn Naumit". 4
Kėtu sėrish teksti nuk lė tė kuptohet kurrkund se ka tė bėjė me "marrėveshjn" Verli-Hysi, por me aq sa dihet ka tė bėjė me marrėveshjen politike pėr shkėmbimin e 0.5km tė manastirit tė Shėn Naumit me 13km tokė (1 fshat dhe tokat e 3 fshatrave tė tjera qė ishin nė anėn jugosllave). Kjo ėshtė e sqaruar tėrėsisht nė temėn «Shėn Naumi» dhe nuk lė asnjė shteg rrotullimi. Hysi ose ėshtė naiv, ose luan naivin, sepse pėr ēėshtjen e Shėn Naumit ėshtė derdhur bojė mes dy shteteve nė korrespondencė zyrtare dhe ishte tėrėsisht vendim politik e i bėrė nė dritė tė diellit. Pra ėshtė e qartė pėr ēfarė flet Ninēiēi.

Tendencioziteti i Hysit merr pėr kot dhe mė poshtė, ku duke marrė si fakt insinuatėn lart, qė sapo e shpiku, pohon:

Citim:
Pas afro dhjetė vjetėsh nė vitin 1937 kur Ficua ishte ministėr fuqiplotė nė Athinė, gjatė debatit me palėn greke, pėr hapjen e shkollave private greke nė Himarė dhe shkollave publike nė gjuhėn shqipe nė Ēamėri, i pėrmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palės greke kishte njė marrėveshje si ajo me jugosllavėt. Megjithatė deri mė sot njė marrėveshje e tillė nuk ėshtė publikuar, duke mbetur nė potencė ēėshtje pėr zbardhje.
Pas 10 vjetėsh(!) paska njė "marrėveshje" me grekėt, si "ajo" me jugosllavėt. Po ē'marrėveshje? Pėr shkollat private dhe shkollat publike? Sepse pėr atė flet konteksti. Hysi ėshtė sėrish jashtė konteksti me njė induksion tė tmerrshėm. Tėrė ky sforcim pėr tė gjurmuar fjalėn "marrėveshje" para-mbrapa nė kohė e lart-poshtė nė hapėsirė, nuk arrin tė na tregojė asgjė pėr "marrėveshjen" Verli-Hysi, veē dėshirės sė Hysit qė gjėrat tė jenė njėfarėsoj.
6. "Marrėveshja" Verli-Hysi ėshtė nėnshkruar sipas tyre me Pashiēin nė gusht 1924, ndėrsa Pashiēi e ka lėnė postin nė korrik 1924... Nė ēfarė cilėsie e ka nėnshkruar ky marrėveshjen?

7. Nė "marrėveshjen" Verli-Hysi tė gushtit 1924 flitet pėr "Jugosllavi", ndėrkohė qė kėtė emėrtim shteti e ka marrė nė 1929. Asokohe quhej thjesht MSKS...

8. "Marrėveshja" Verli-Hysi nuk ėshtė zbatuar.

Ajo qė nuk kuptoj unė ėshtė fakti se duket qė Hysi e ka tė qartė qė s'ka pasur "marrėveshje", sepse merr masa mbrojtjeje nė retorikėn e vet, po pse pikėrisht detyrohet tė shtojė dhe se "nuk e bėn pėr tė denigruar figurėn e Zogut", kur nė fund veē ajo mbetet, duke parė dhe se nga mbijnė "zbulimet". Mė kujton ato broshurat kristiane ku falsifikimi niste qė nga pjesa ku shkruesi bėnte bé shprehimisht se "po thoshte tė vėrtetėn".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2009, 16:50   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Pėr ta pasur mė tė qartė se kush ėshtė Fico dhe sa jashtė realiteti janė nėnkuptimet se Ficos i kanė folur pėr "marrėveshje" dhe s'paska marrė vesh gjė.

Citim:
Rauf Ficoja: Diplomati shqiptar qė bėri Adolf Hitlerin ta nderonte
Prof.dr. Uran Asllani

Adolf Hitler shprehet: “Sot kam takuar dy diplomatė, njėri ishte njė diplomat i madh i njė shteti tė vogėl dhe tjetri njė diplomat i vogėl i njė shteti tė madh". I pari ishte Rauf Fico dhe, i dyti, ambasadori japonez.

Nė vitin 1938, ku dhe ėshtė shėnuar takimi me Hitlerin, Rauf Fico dekretohet ministėr fuqiplotė nė Berlin, duke plotėsuar vendin e titullarit tė asaj legate tė hapur qysh nė vitin 1936 e tė mbetur deri atėherėe vetėm me sekretarin Thoma Luarasi. Aty ai qėndroi deri nė pushtimin e vendit. Duke qenė ministėr fuqiplotė nė Berlin, ai ishte akredituar edhe nė Pragė dhe po ashtu edhe nė Budapest.

Prezantimi shumė dinjitoz i kėtij diplomati tė shkėlqyer e detyruan kancelarin gjerman Adolf Hitlerin tė shprehet me superlativa pėr tė. Pas kėsaj, Faik Konica do tė thoshte se Rauf Ficoja ishte shqiptar edhe atėherė kur nuk kishte Shqipėri. Ky diplomat i madh shqiptar, historia e tė cilit do tė shkruhej mė pas, ishte fėmija e ēiftit Tahmaz dhe Hava nė Jemeni tė Turqisė, qė pas lindjes sė djalit vijnė nė Shqipėri.

***

Rauf Ficoja ishte njė personalitet i rėndėsishėm shtetėror, diplomatik dhe shoqėror shqiptar. Nė radhėn e diplomatėve tė shquar shqiptarė si Faik Konica, Mehmed Konica, Iljaz Vrioni, Fuad Asllani, Lec Kurti, Xhaferr Vila e tė tjerė, Rauf Ficoja ishte diplomati mė i shkėlqyer.

Ai ka lindur mė 13 mars 1881, nė Sana tė Jemenit, por ėshtė regjistruar nė Gjirokastėr, mbasi i ati, kadiu Tahmaz Remzi Fico dhe e shoqja Hava, u transferuan menjėherė pas lindjes sė djalit nga Jemeni pėr nė Shqipėri, konkretisht nė Shkodėr, si kryekadi i vilajetit.

Arsimin e filloi nė shkollėn ryzhdie tė Shkodrės, mė pas ai u dėrgua pėr studimet e mesme nė Stamboll, fillimisht nė Idadien Mylqije dhe mė tej nė Shkollėn e Lartė Administrative "Mylqie", tė cilėn e mbaroi nė korrik tė vitit 1903, me vlerėsimin "Shkėlqyshėm".

Nė tetor tė atij viti, Rauf Fico emėrohet si nėpunės stazhier pranė administratės sė vilajetit tė Janinės dhe mbas pėrfundimit tė stazhit ai dekretohet me ofiqin e kajmakanit (nėnprefekt). Nė prill tė vitit 1906 ai emėrohet kajmakan nė Konicė. Rauf Ficoja ende nė moshė tė re ishte njė atdhetar i shquar.

Ai dhe pse ishte funksionar i lartė osman, duke qenė nė qytetin e Konicės, nyje ndėrmjetėse nė rrugėn Manastir pėr nė Gjirokastėr e deri nė Janinė, ishte nė lidhje tė ngushtė me atdhetarėt shqiptarė Bajo Topulli, Memduh Zavalani, Qamil Panaritin, Sali Butkėn e tė tjerė, me tė cilėt kryente veprimtari atdhetare. Nė nėntor tė vitit 1908, Rauf Ficoja sė bashku me Bajo Topullin pėrfaqėsuan Gjirokastrėn nė Kongresin e Manastirit.

Xhonturqit pėr kėtė veprim atdhetar i mbajtėn qėndrim zyrtar. Qeveria xhonturke, pėr ndėshkim, e transferoi nga trojet shqiptare si kajmakan nė qytetin e Gjymyshhaxhiqoj tė vilajetit Sivash, e prej aty nė Kangall tė Anadollit.

Nė kėtė periudhė ai njeh dhe krijoi miqėsira me gazetarėt anglezė filoshqiptarė Henry Brailsford, Henry Nevinson, me Lordin Noel Buxton, diplomatėt Edward Boyle, Charles Roden Buxton, lord Dickinson dhe veēanėrisht me deputetin dhe kolonelin Aubrey Herbert, Merry Edith Durhamin. Ai i mbėshteti dhe i ndihmoi ata nė veprimtarinė e tyre, por edhe ata e mbėshtetėn atė si diplomat, madje, ata mbėshtetėn edhe miq tė tij, diplomatė tė rinj e tė vjetėr shqiptarė.

Aty nga fillimi i majit tė vitit 1909, Rauf Ficoja dėrgohet kajmakan nė atdhe, nė Himarė, ndėrsa pesė muaj mė vonė ai ishte nėnprefekti i Margelliēit (Margaritit) nė Ēamėri. Aty nė Margelliē, nė verėn e vitit 1910, Rauf Ficoja me rastin e njė feste osmane ka mbajtur njė fjalim nė gjuhėn shqipe.

Ky gjest atdhetar e konfliktoi pėrsėri me qeverinė osmane, e cila nė shtator tė atij viti e transferoi nga trojet amtare pėrsėri kajmakan, nė Kizillhamam, 70 km mė tutje Ankarasė dhe e mbajnė aty gati njė vit.

Nė korrik tė vitit 1911, pėrsėri R.Ficoja kthehet kajmakan nė trojet tona, pikėrisht nė Kėrēovė. Asokohe kishin filluar kryengritjet shqiptare nė Kosovė e Maqedoni dhe pėrsėri Rauf Ficoja si atdhetar merr pjesė aktive nė shumė nga kėto veprimtari. Ai mban lidhje me atdhetarėt e Dibrės, Tetovės dhe tė Shkupit.

Qeveria osmane nė prill tė vitit 1912 e largoi nga trevat kryengritėse edhe dėrgon si mytesarif (prefekt) nė qytetin Kaiseri tė Anadollit tė largėt, por aty qėndroi pak muaj. Sapo Shqipėria mė 28 nėntor u shpall e pavarur dhe Ismail Qemali krijoi Qeverinė e Pėrkohshme, Rauf Ficoja ishte njė nga funksionarėt e parė tė saj. Ai u emėrua si kėshilltar nė Ministrinė e Brendshme, ndėrsa nė nėntor tė vitit 1913 e deri nga fundi i janarit tė vitit 1914 shėrbeu si prefekt i Beratit.

Me ardhjen e princ Wiedit dhe krijimit tė Qeverisė sė Turhan Pashė Pėrmetit, Rauf Ficoja ishte emėruar shef i kabinetit tė kryeministrit. Rauf Ficoja sė bashku me Abdyl Ypīn u pėrpoqėn pėr njė normalizim tė marrėdhėnieve qeveri dhe kryengritės tė Haxhi Qamilit, por pa sukses. Ata u zunė rob dhe u rrahėn egėrsisht nga bashibozukėt turkoshake.

Me pushtimin ushtarak austro-hungarez, nė shkurt tė vitit 1916, Rauf Ficoja u dekretua nėnprefekt i Tiranės dhe si i tillė ai shėrbeu deri nė Kongresin e Lushnjės. Duke qenė me atė funksion, R.Ficoja qysh nė vitin 1917 urdhėroi qė e gjithė veprimtaria zyrtare shkresore dhe verbale tė kryhesh, domosdoshmėrisht, nė gjuhėn shqipe, duke i paraprirė vendimeve tė "Qarkut Literar" tė Shkodrės dhe urdhėrit tė Feldmareshallit Ignaz Trollmann, qė u realizuan vetėm nė vitin 1918.

Si njė nėpunės i ndėrgjegjes, i ndershėm dhe i aftė, ai dekorohet nga Perandoria Austro-hungareze, me urdhėrin e Franz Josefit tė kl I.

Duke qėnė nėnprefekt i Tiranės, Rauf Ficoja dhe gjashtė atdhetarė tė tjerė, shokė tė tij, si Abdyl Ypi, Sotir Peci, Ismail Ndroqi, Mytehesim Kėlliēi, Myslim Beshiri dhe Sinan Hoxha, nė 7 dhjetor 1918 pėrpiluan njė thirrje apo program politik, e firmosur nga vetė R.Ficoja, me synim mbajtjen e njė mbledhjeje apo kongresi, ku tė diskutohej e tė vendosej pėr veprimet qė duheshin marrė pėr bashkimin e kombit dhe pėr luftėn kundra propagandave tė huaja, me qėllim pėrēarjen e popullit. Kjo mbledhje u mbajt mė 19 dhjetor edhe ishte prekursorja e Kongresit tė Durrėsit. Aty morėn pjesė delegatė nga Tirana, Elbasani, Peqini, Kavaja, Durrėsi, Kruja e Dibra, dhe u morėn vendime tė rėndėsishme pėr atė periudhė historike...

Rauf Ficoja ishte jo vetėm njė administrator i shkėlqyer, njė politikan i mirorientuar, njė shqiptar atdhetar, njė nėpunės i pakorruptueshėm, por ai ishte edhe njė njeri me zemėr tė madhe. Nėn nismėn dhe kėmbėnguljen e tij nė Tiranė, nė vitin 1917 u hap streha vorfnore e parė pėr fėmijėt jetimė qė kishin mbetur rrugėve.

Mbas Kongresit tė Lushnjės, mė 30 janar 1920, ai u emėrua sekretar shteti i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme me titullar Ahmet Zogun dhe si i tillė qėndroi deri nė fund tė vitit 1922, kur jep dorėheqjen pėr tė bėrė kandidaturėn si deputet.

Nė kėtė kohė, pėr shkak tė veprimtarisė shoqėrore dhe personalitetit tė tij, me propozim tė Ministrisė sė P.Jashtme Franceze, mė 1922, Rauf Ficos i akordohet dekorata “Palma e Artė Akademike”, ndėrsa Akademia Ndėrkombėtare e Letėrsisė dhe Shkencės sė Napolit, mė 16 korrik 1925, mbasi i ka dhėnė gradėn shkencore tė Doktorit tė Nderit, e zgjedh edhe anėtar korrespondent tė asaj akademie.

Po e asaj periudhe ėshtė edhe dekorimi italian me “Kryqin e Nderit pėr merita nė letėrsi e shkencė”, i akorduar nga Akademia Mbretėrore Italiane. Nga dhjetori i vitit 1923 e deri nė janar tė vitit 1926, ai ishte zgjedhur deputet i Durrėsit nė Asamblenė Kushtetuese.

Rauf Ficoja ishte deputeti i Parlamentit Shqiptar qė nė vitin 1924, kur vdiq presidenti amerikan Wodrow Villson kėrkoi tė mbahej 5 minuta zi.

Nė shėrbimin diplomatik shqiptar, Rauf Ficoja u fut nė shkurt tė vitit 1926, kur u dekretua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė pėr Turqinė dhe Bullgarinė, me rezidencė nė Ankara. Nė Sofje, ai paraqiti letrat kredenciale nė 27 gusht 1926. Me atė funksion qėndroi deri nė 18 prill tė vitit 1928.

Pikėrisht nė kėtė kohė, Rauf Ficoja dekretohet ministėr fuqiplotė nė Beograd, ku shėrbeu deri nė fillim tė vitit 1929. Rauf Ficoja ishte dekoruar nga mbreti bullgar me "Urdhėrin e Borisit“ dhe nga Franca nė vitin 1926, me medaljen e "Oficerit tė Legjionit tė Nderit“.

Rauf Ficoja ishte njė poliglot, ai zotėronte shumė mirė turqishten e osmanishten, frėngjishten dhe gjermanishten, persishten dhe arabishten, greqishten dhe italishten.

Mė 14 janar 1929, Rauf Ficoja u dekretua ministėr i Punėve tė Jashtme dhe si i tillė shėrbeu deri nė 6 mars 1930. Pikėrisht nė kėtė kohė njė incident diplomatik e detyroi atė tė kėrkonte tė jepte dorėheqjen.

Nė njė intervistė tė dhėnė gazetės “Shqipėria e Re” e Konstancės, nė shprehjen e tij, rrethi italofil i oborrit dhe diplomatėt italianė, e trajtuan sikur ministri kishte fyer italianėt dhe Italinė. Fakt ky qė nuk ishte i saktė.

Kjo dorėheqje pati njė jehonė kundėrshtimi shumė tė fortė. Gazeta hungareze “Pester Lloyd” nė datėn 18 mars shkruante: “Rauf Fico, njeriu mė i kulturuar i atij vendi, kur u desh tė krijohej administrata e shtetit shqiptar, rreth tij u grumbulluan njerėzit mė tė aftė qė organizuan Shqipėrinė e sotme. Ministėr Rauf Fico ėshtė njeri me kulturė tė shquar tė pėrmsave evropiane, ai zotėon gjashtė gjuhė tė huaja. Ai ėshtė njė diplomat nga mė tė zotėt”.

Ndėrsa, “The Near East and India“, nė 4 dhjetor 1930 shkruante: “Me personin e zotit Fico, kabineti ministror humbi anėtarin mė pėrparimtar dhe mė energjik”.

Dorėheqja nuk u pranua nga mbreti, pėrkundrazi ai e dekretoi me dy funksione: atė tė ministrit tė Punėve tė Jashtme dhe atė tė ministrit tė Brendshėm, ku shėrbeu deri nė 20 prill tė vitit 1931. Ndonėse kishte njė arsimim osman, Rauf Ficoja ishte njė simpatizant i kulturės dhe arsimimit evropian e anglosakson.

Duke qenė ministėr u bė nisiatori i dekorimit tė kryeinfermieres amerikane Margaret Grey, mėsueseve Margarette Moseley Williams dhe Grace MacLam, shkrimtarėve Rose Wilder Lane dhe Ana Mile Upjohn, Lady Carnarvon, M.Edith Durhamit, Miss Pennington me dekoratėn “Oficere e Urdhėrit tė Skėnderbeut”.

Diplomatėt e huaj kishin njė vlerėsim shumė tė lartė pėr Rauf Ficon. Ministri fuqiplotė anglez, Sir Robert Hodgson, kishte relatuar nė Forin Ofis se, “Rauf Fico ėshtė njė nga personalitetet mė tėrheqės tė jetės publike shqiptare dhe njė burrė me njė ndershmėri dhe atdhetarizėm tė padiskutueshme. Me bindje republikane, ai ishte i bindur se monarkia i duhet Shqipėrisė dhe i qėndroi besnik mbretit Zog”.

Me po tė njėjtat mbresa pėr Rauf Ficon kishin ikur nga Shqipėria edhe dy ministrat fuqiplotė amerikanė, Herman Bernstein e Hught Grant, madje, ky i fundit ishte shprehur diplomatit shqiptar Fuad Asllanit se, Rauf Ficoja ishte njė nga diplomatėt e shkėlqyer jo vetėm ballkanikė, por edhe evropianė.

Mė 27 janar tė vitit 1932, Rauf Ficoja ishte dekoruar nga mbreti Zog me dekoratėn e "Urdhėrit tė Komandarit tė Skėnderbeut“.

Nė njė nga ardhjet zyrtare tė tija nė Tiranė, nė mars tė vitit 1933, nga Beogradi, Rauf Ficoja porosit me njė dashamirėsi atėrore, por edhe profesionale diplomatin e ri, dr.Fuad Asllanin, tė sapo dekretuar ministėr fuqiplotė, mėnyrė tė veēantė rekomandoi Sir Edward Boylen e lord Dikinsonin. Sugjerimet e kėshillat e Rauf Ficos, diplomatit tė ri i rezultuan atij shumė pėrcaktuese nė shumė drejtime gjatė gjithė veprimtarisė diplomatike tė tij nė Londėr, nė vitet 1933-1935.

Diplomati Fuad Asllani shumė vite mė vonė pėr personalitetin dhe vlerėn e Rauf Ficos tha: “Nga personalitetet e jetės publike tė viteve 1920-1940 qė unė kam njohur, kam bindjen e plotė se mė atdhetarėt ishin Rauf Ficoja, Bahri Omari e Kolė Tromara”.

R.Ficoja vdiq nė Tiranė mė 23 janar 1944, pak muaj mbasi ishte kthyer nga internimi nė Itali. Varrimi i tij ishte nga mė madhėshtorėt qė kanė ndodhur nė Shqipėri, si pėr nga numri shumė i madh i pjesėmarrėsve, por edhe nga pjesėmarrja e tė gjitha shtresave tė popullsisė shqiptare brenda e jashtė kufirit tė vitit 1913.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=20091
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.11.2012, 20:57   4
allianz
 
Paska dalė prapė nė sipėrfaqe kjo "marrėveshja". Kėsaj radhe e paska "zbuluar" gazeta "Tema" (http://www.gazetatema.net/web/2012/0...-zogu-pashic/), madje paska gjetur "tekstin e plotė"... qė qarkullon prej kohėsh nė shtyp e nė internet. Deja vu apo Groundhog day?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.11.2012, 23:13   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Deja vu apo Groundhog day?
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:15.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.