Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.7.2009, 15:32   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar 1923-26: Koncesionet ekonomike tė shtetit shqiptar


Citim:
Koncesionet e qeverisė mbretėrore tė Zogut dhe rėndėsia e tyre pėr ekonominė kombėtare
Kastriot Dervishi

Akti i parė i Kuvendit Kushtetues nė raport me marrėdhėniet britaniko-shqiptare nė shkurt 1925, ishte edhe ratifikimi i marrėveshjes me degėn e shoqėrisė angleze "Anglo-Persian Oil CO", "D'Arcy Exploration Company Limited", pėrfaqėsuar nga Edward Hardwis, marrėveshje qė kishte mbetur pa ratifikuar qysh nga viti 1923.

Shoqėrisė iu dha e drejta pėr kėrkim nafte nė njė sipėrfaqe prej 200 mijė hektarėsh, me tė drejtė shfrytėzimi nė 50 mijė hektarė ("Indipendenca shqiptare" 19 shkurt 1925).

Kėrkimi do tė bėhej jo mė shumė se nė 4 zona pėr naftė, bitum, gaz, argjil bituminoz. Shpimet ishin tė autorizuara deri nė 7 metra dhe gjithnjė me lejen e pronarėve ku do tė bėhej kėrkimi. Koncesioni pėrfundonte mė 31 dhjetor 1985, dhe shoqėria kishte njė kapital tė autorizuar jo mė pak se 500 mijė stėrlina (po aty).

Paraprakisht, Britania e Madhe dhe Italia mė 20 mars 1925 arritėn dy marrėveshje kompromisi nė lidhje me ndarjen vajgurore nė Shqipėri. E para kishte tė bėnte me procedurėn e pėrcaktimit tė sipėrfaqeve dhe e dyta me principet e pėrgjithshme midis qeverisė italiane dhe kompanisė Anglo Persiane.


Marrėveshjet me SVEA-n

SVEA, alias "Societa per lo Sviluppo Economico dell'Albania" (Shoqėria pėr Zhvillimin Ekonomik tė Shqipėrisė).

Me Triumfin e Legalitetit, koncesionet do tė fitonin njė terren tė ri nisur nga qėndrueshmėria politike dhe nevoja qė kishte vendi pėr investime. Shqipėria ndjente tė domosdoshme krijimin e njė banke kombėtare. Pėr kėtė qėllim, deri para krijimit tė saj ishin tė mundshme disa projekte.

I pari ishte projekti "Calme", i cili nė shtator 1922 i kishte parashtruar Komitetit financiar tė Lidhjes sė Kombeve raportin e vėzhgimit tė tij me titull "Gjendja ekonomike e financiare e Shqipėrisė". Sipas tij, banka do tė ndėrtohej si institut me privilegjet e emetimit tė monedhės e tė kreditit, me njė kapital prej 10-15 milionė frangash ari. Kushti i vėnė nga pala shqiptare ishte se gjysmėn e aksioneve duhej ta plotėsonin tė huaj nga shtete qė nuk kishin synime ekonomike dhe politike mbi Shqipėrinė.

I dyti ishte projekti i holandezit Hunger, i vitit 1923. Sipas kėtij projekti, banka do tė jepej nė koncesion pėr 15 vjet dhe do tė kishte njė kapital prej 15 milion frangash ari. Banka do tė kishte karaktere tė pėrgjithshme: bankė emisioni e krediti, bankė investimesh, arkė e pėrgjithshme, etj. Kapitali do tė ishte ndėrkombėtar.

I treti ishte projekti i Komisionit Ekonomik e Financiar i Komitetit tė Lidhjes sė Kombeve, nėn titullin "Projekti i statutit tė Bankės sė Shqipėrisė". I paraqitur mė 21 gusht 1923, ai merrte si shembull bankėn e Marokut tė vitit 1906.

I katėrti ishte projekti i N/komitetit Financiar tė Lidhjes sė Kombeve, i paraqitur mė 3 shtator 1923, sipas sė cilit banka jepej me koncesion pėr 25 vjet.

Projekte tė tjera tė njė karakteri privat, ishin ato tė grupeve angleze, italiane, belge, franceze, amerikane, zvicerane, suedeze, greke, jugosllave, etj.

Njė gatishmėri e tillė pėr projektet financiare ndėrkombėtare, tregonte se Shqipėria ngjallte vėrtet interes pėr investitorėt e huaj. Nė vitin 1925, situata kėrkonte vėrtet zgjidhje ekonomike pėr mbijetesėn e shtetit tė ri shqiptar. Pikėrisht pėr kėtė arsye, mė 15 mars 1925, ministri i Financave dhe zėvendės ministėr i Punėve tė Jashtme, Myfit Libohova, nėnshkroi njė marrėveshje tė rėndėsishme nė Tiranė me pėrfaqėsuesin e grupit financiar tė Romės (pėrfaqėsues i qeverisė italiane), Mario Alberti. Mė 23 qershor 1925 marrėveshja u miratua nga kryetari i komisioneve parlamentare Hiqmet Delvina dhe dy ditė mė pas iu kalua Dhomės sė Deputetėve pėr miratim ("Bisedimet e Dhomės sė Deputetėve 1925" faqe102 - 110).

Marrėveshja e parė pėrbėhej nga 30 pika dhe kishte tė bėnte me themelimin e Bankės Kombėtare. Brenda 90 ditėve grupi italian do tė krijonte njė kapital nominal prej 12.5 milion frangash ari, i ndarė nė 495 aksione porositėse (azioni ordinarie). Shtetasit shqiptarė do tė kishin tė drejtė pjesėmarrėse deri nė 49% tė kapitalit aksionar. Drejtoria qendrore e bankės ishte nė Tiranė.

Nė pikėn 17 tė marrėveshjes thuhej: "Banka asht e detyrueme me pėrbam mbrenda nji mueji, qė prej fillesės s'aktivitetit tė saj, Shoqnin pėr Zhvillimin Ekonomik tė Shqypnisė, n'Itali e nė Shqypni ose gjetkė, me nji kapital prej 15 milion lireta italiane, i ndarė nė 150 mijė aksione ordinare prej lireta italiane secila, ose vleftėn e saj. Numri 10 mijė i kėtyne aksioneve kanė pėr tė qenė tė dorėzueme falas qeverisė shqiptare" (po aty faqe 106).

Nė pikėn 19 thuhej se SVEA do t'i gjente qeverisė shqiptare njė hua tė pėrbėrė nga 50 milion franga ari, nga tė cilat 7.5 milion qysh nė vitin e parė, po kaq nė vitin e dytė, 10 milion nė tė tretin, 12.5 milion nė tė katėrtin dhe po kaq nė tė pestin. Huaja ishte pėr 40 vjet dhe interesi i saj ishte jo mė shumė se 7.5 %. Nė pikėn 22 pėrcaktohej edhe qėllimi i pėrdorimit tė huasė qė ishte:
a-Pėr ndėrtim rrugėsh (14 milion franga ari)

b-Pėr tharje kėnetash (9 milion)

c-Pėr zhvillimin e Bujqėsisė (5 milion)

d-Pėr ndėrtime urash (6.6 milion)


Nė pikėn 21, shoqėrisė i jepej e drejta tė formonte kompani tė nevojshme, qė merrnin mbi vete ndėrtimin e veprave qė parashikohen nė pikat e mėsipėrme.

Nė pikėn 25, si garanci shteti shqiptar kishte parashikuar tė ardhurat doganore, monopolet e kripės, cigareve, shkepseve.

Nė pikėn 27 pėrcaktoheshin si "preferenca" tė SVEA ndėrtimi i kėtyre veprave:
a-Hekurudhat e tramvajtė (1.3 milion).

b-Ndėrtimet e porteve, rrugėve dhe urave (7.1 milionė).

c-Bonifikime e tharje kėnetash.
Gjithashtu u harxhuan 5 milion franga ari pėr ndėtesat publike dhe 2 milion pėr punime tė ndryshme (K. Dako "Shėnime historike", faqe 136 - 137).


Pėrveē kėsaj, marrėveshjes iu shtuan edhe 12 nene shtesė tė karakterit teknik nga Komisioni i Financave.

Ndėrkohė qė mė 16 mars 1925 ishte nėnshkruar akordi i parė ekzekutiv (pjesa A), ku kishin nėnshkruar pėrveē Myfit Libohovės edhe ministrat Kostaq Kotta e Petro Poga. Ndėrsa pjesa B, kishte tė bėnte me pagesat e kamatave tė huave ("BDHD 1925", faqe 129 - 131).

Nė vijim tė kėsaj marrėveshjeje, mė 20 maj 1925 nė Romė u nėnshkrua marrėveshja pėr punėt botore nė Shqipėri, ku u pėrcaktua mė hollėsisht pėrdorimi i huasė. Edhe kjo marrėveshje u nėshkrua pėr palėn shqiptare nga Myfit Libohova dhe ministri shqiptar nė Romė, Ekrem bej Libohova dhe pėr palėn italiane nga ministri fuqiplotė i nderit dhe pėrfaqėsues i grupit financiar italian, Mario Alberti.

Kritik i marrėveshjes u bė menjėherė deputeti Rauf Fico. Ai polemizoi drejtpėrdrejt me Myfit Libohovėn.

Po mė 23 qershor u hartua edhe ligji pėr rregullimin e monedhės, duke i dhėnė Bankės Kombėtare tė drejtėn pėr prerjen e monedhave.

Pak ditė mė vonė mė 8 korrik 1925, Dhoma e Deputetėve miratoi koncesionin tė nėnshkruar mė 12 mars 1925 midis ministrit tė Punėve Botore e Bujqėsisė Kostaq Kotta dhe pėrfaqėsuesit pėr hekurudhat tė Mbretėrisė Italiane Ugo Piolti, qė kishte tė bėnte me koncesionin e vajgurit dhe tė hekurudhave me shtetin italian ("BDHD 1925", faqe 250). Nė kėtė koncesion parashikohej periudha e kėrkimit dhe e shfrytėzimit, i cili do tė zgjaste deri mė 31 janar 1985.

Sipas marrėveshjes, sipėrfaqet e zgjedhura nuk duhej tė ishin mė shumė se 30 mijė hektarė, dhe duhej tė ishin saktėsisht tė pėrcaktuara nga koncesionari. Neni 9 i koncesionit i jepte tė drejtė shtetasve shqiptarė tė merrnin pjesė nė sipėrmarrje.

Programi i thellimit tė puseve fillonte nė vitin e parė me 1 mijė metra dhe vazhdonte mė tej duke arritur nė vitin e pestė me mbi 5 mijė metra shpim, duke parashikuar njė nxjerrje prej 150 mijė ton vajgur. Nė nenin 13 pėrcaktohej qė koncesionari tė detyrohej tė ngrinte nė Shqipėri njė rafineri nafte. Nė nenin 14 thuhej se mbas mbarimit tė koncesionit (viti 1985), tė gjitha investimet bėheshin pronė e shtetit shqiptar ("BDHD 1925", faqe 254).

Mė 10 korrik 1925, Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim koncesionin me hekurudhat e shtetit italian ("Bisedimet e Dhomės sė Deputetėve 1925", faqe 308). Koncesioni u miratua nga deputetėt. Mė 11 korrik 1925, Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim koncesionin midis qeverisė shqiptare tė pėrfaqėsuar nga Kostaq Kotta dhe Shoqėrisė Italiane tė Minierave tė Selenicės, tė pėrfaqėsuar nga drejtori i saj ing. Giovanni Nobili ("BDHD 1925" faqe 339), tė nėnshkuar mė 2 maj 1925.

Sipas artikullit tė parė, qeveria shqiptare i jepte tė drejtė koncesioni, transportimi, pėrdorimi, punimi dhe tregtimi palės italiane pėr vajgur, hidrokarbure tė forta, tė lėngėta e tė gazta, argjile dhe rėre bituminoze nė njė sipėrfaqe prej 2140 hektarėsh (po aty faqe 340), qė korrespondonte nė qendrat e Risilisė, Lubonjės, Penkovės, Peshkėpisė, nė tė djathtė tė Drashovicės deri nė Kishbardhė, me tė drejtė shfrytėzimi tė 800 hektarėve. Leja e kėrkimeve kishte njė afat prej 3 vjetėsh.

Shoqėrisė i jepej e drejta e importimit tė pajisjeve pa taksė doganore si dhe eksportit tė kufizuar pa tarifė doganore. Sipas artikullit 5 duhej qė pėrveē specialistėve, punėtorėt duhej tė ishin shqiptarė (po aty faqe 341). Afati i kėtij koncesioni ishte 50 vjet (dmth pėrfundonte nė vitin 1975). Nė artikullin 8 kushtėzohej qė 40 % tė kapitalit tė shoqėrisė tė rezervohej pėr shtetasit shqiptarė.

Shpronėsimi i tokave do tė bėhej prej shteti shqiptar, ndėrsa pala italiane do tė paguante njė taksė fikse pėr sipėrfaqen dhe pėr prodhimin, i cili pėr vajgurin parashikohej minimalisht 13.5 % nė natyrė ose nė tė holla dhe po kaq nė vajra. Shoqėria italiane detyrohej qė brenda njė muaji tė paraqiste njė garanci bankare nė shumėn e 150 mijė liretave. Deputetėt e pranuan pa rezerva kėtė koncesion, (po aty faqe 344).


Koncesionet e vajgurit me shoqėrinė "Standart Oil Company" korrik 1925 dhe shoqėrinė angleze "Herbert H. Rushton"

Mė 14 korrik 1925, pas njė seance tė tensionuar, (ku tėrthorazi Ceno bej Kryeziu akuzoi ministrin Myfit Libohova pėr korrupsion), Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim koncesionin e vajgurit midis qeverisė shqiptare dhe Shoqėrisė Standard Oil Company, nėnshkruar pėrkatėsisht nga ministri Kostaq Kotta dhe Eugene Sheffield ("BDHD"1925, faqe 413).

Marrėveshja parashikonte dhėnien e tė drejtės shoqėrisė tė bėntė kėrkime nė njė sipėrfaqe tė pėrbėrė prej 80 mijė hektarėsh, me tė drejtė shfrytėzimi 50 mijė hektarė, duke filluar nga data 12 maj 1925.

Marrėveshja rregullonte mirė raportin e eksport-importit, si dhe pagimet e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar. Ajo parashikonte formimin e njė kompanie amerikane tė quajtur "American-Albanian Oil Company" (AAOC), me njė afat kohor qė shkonte deri mė 31 mars 1985, si dhe me njė kapital fillestar jo mė tė vogėl se 2.5 milion dollarė.

Sikundėr dhe nė marrėveshjet e tjera, edhe kėtu kėrkohej qė shpimi brenda vitit tė parė tė ishte 1500 metra, pėr tė arritur nė 4 mijė metra nė vitin e pestė.

Po tė njejtėn ditė, parlamenti vazhdoi me shqyrtimin e koncesionit tė nėnshkruar midis qeverisė shqiptare dhe shtetasit anglez Herbert Henry Rushton (po aty faqe 422).

Koncesioni qė i njihej kompanisė nuk i kalonte tė 20 mijė hektarėt dhe jo mė shumė se nė dy zona, 20 ditė pasi kompania tjetėr angleze tė kishte zgjedhur sipėrfaqen e saj. Kėto 20 mijė hektarė zgjidheshin prej qeverisė shqiptare, ndėrsa kompania angleze kishte tė drejtė tė zgjidhte brenda kėsaj sipėrfaqeje 10 mijė hektarė.

Si dhe nė rastet e tjera, kompania do t'i paguante shtetit shqiptar 13.5 % tė prodhimit tė naftės (po aty, faqe 430).

Shoqėria angleze depozitoi njė shumė prej 40 mijė frangash ari si garanci nė Arkėn e Pėrgjithshme tė Ministrisė sė Financave tė Shqipėrisė. Marrėveshja parashikonte qė 40 % tė kapitalit tė shoqėrisė ta pėrbėnin shtetasit shqiptarė, ndėsa afati kohor pėr kėtė shoqėri ishte deri mė 31 dhjetor 1985. Edhe ky koncesion u votua unanimisht.


Koncesioni me Sindikatin Franko-Shqiptar

Mė 26 tetor 1925, Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim koncesionin e nėshshkruar midis qeverisė shqiptare dhe Sindikatit Franko-Shqiptar, i pėrfaqėsuar nga Pierre Beaudouin.

Shteti shqiptar i akordonte kėsaj shoqėrie tė drejtėn ekskluzive pėr kėrkim dhe shfrytėzim tė vajgurit (hidrokarbure tė lėngėta, solide, bitume, asfalte). Nė bazė tė marrėveshjes, koncesionari fitonte tė drejtėn tė bėnte kėrkime nė 120 mijė hektarė dhe tė shfrytėzonte 30 mijė tė tilla.

Ky koncesion pėrfundonte mė 31 dhjetor 1985. Ai parashikonte qė, brenda 5 muajsh, shtetasit shqiptar tė kishin mundėsinė e plotėsimit tė 40 % tė kapitalit tė shoqėrisė, e cila detyrohej tė bėnte shpime qė fillonin nga 750 metra nė vitin e parė dhe qė shkonin nė 2 mijė metra nė vitin e pestė ("BDHD 1925", faqe 816 - 823).

Shteti shqiptar fitonte nga 13.5 % tė prodhimit. Mė 11 nėntor 1925, Dhoma e Deputetėve e miratoi kėtė koncesion duke pėrmendur kėtu po ato tė drejta tė shtetit shqiptar pėr koncesionet e tjera.


Koncesioni i Maliqit

Tharja e kėnetave ishte njė tjetėr objektiv i shtetit shqiptar. Pėr kėtė arsye Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim mė 14 nėntor 1925 marrėveshjen e koncesionit tė qeverisė shqiptare (e pėrfaqėsuar nga ministri i Punėve Botore dhe Bujqėsisė Musa Juka), me pėrfaqėsuesit e Kėshillit Administrativ tė Shoqėrisė Anonime "Maliq" Kristaq Pilika dhe Thoma Orolloga.

Kjo marrėveshje pėrbėhej nga 20 pika ("BDHD 1915", faqe 976) dhe parashikonte njė tė drejtė shfrytėzimi 40 vjet pas tharjes. Garancia e shoqėrisė nė kėtė rast ishte 45 mijė franga ari (po aty).


Koncesioni i qymyrgurit tė Memaliaj

Mė 2 nėntor 1925 Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim projekt-kontratėn midis qeverisė shqiptare dhe shoqėrisė italiane "Sindicato Italiano Giaciamenti Minerari Albanesi" (SIGMA) mbi shfrytėzimin e qymyrgurit tė Memaliajt, marrėveshje e cila u pranua nė parim ("BDHD 1925", faqe 877).

Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, shoqėria nė fjalė mori nė koncesion qymyrgurin e Memaliajt pėr 50 vjet.


Koncesioni i dekovilit Vlorė-Selenicė

Mė 21 nėntor 1925, Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim koncesionin e dekovilit Vlorė-Selenicė ("BDHD 1925", faqe 1022).

Pėr tė mos lejuar zėnien e vendeve tė punės nga tė huajt, Dhoma e Deputėtėve miratoi mė 31 tetor 1925, ligjin mbi ndalimin e hyrjes nė Shqipėri tė punėtorėve tė huaj ("BDHD 1925 faqe 853).


Koncesionet e vitit 1926

Mė 13 mars 1926, Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim marrėveshjen midis shtetit shqiptar (me pėrfaqėsues Ministrinė e Punėve Botore dhe Bujqėsisė) dhe Hekurudhave tė Shtetit Italian (pėrfaqėsuar nga Ugo Piolti), pėr kėrkime vajguri, gazi, bitume, asfaltike. Kėrkimet pėrqendroheshin nė tre fusha:
-Nė zonėn Rrasė-Kajan-Kozarė, nė sipėrfaqen 5100 ha.

-Nė zonėn Murriz-Cakran-Buman-Biēak, me sipėrfaqe 18.800 ha.

-Nė zonėn Karbunarė-Vjosė, nė sipėrfaqen 2020 ha.
Sipėrfaqja e pėrgjithshme e kėrkimit ishte 47.23 ha dhe ajo e shfrytėzimit 17.213 ha. ("Bisedimet e Dhomės sė Deputetėve 1926", faqe 65). Kushtet janė po ato qė kemi pėrmendur mė sipėr.

Disa ditė mė vonė Dhoma e miratoi kėtė koncesion (po aty, faqe 242).

Njė marrėveshje tjetėr koncesioni u arrit midis shtetit shqiptar (pėrfaqėsuar nga Ministria e Punėve Botore dhe Bujqėsisė) dhe Bankės Serbo-Shqiptare me qendėr nė Cetinė, e pėrfaqėsuar kjo nga Nikolla N. Zuber, banues nė Beograd.

Ky koncesion kishte tė bėnte me bakrin e zonės sė Pukės nė njė sipėrfaqe kėrkimi prej 5840 ha (po aty faqe 231). Megjithatė, ky koncesion nuk u arrit tė realizohet. Kjo pėr shkakun se Qeveria Shqiptare e quajti tė rrėzuar koncesionarin dhe 50 mijė frangat e garancisė sė tij i sekuestroi dhe i kaloi nė buxhetin e viteve 1927-1928 ("Telegraf", 5 qershor 1927).


Gazeta "Atdheu", 3 tetor 2004, nr.39
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:45.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.