Kthehu   Kreu > D2 > D2L
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 28.7.2009, 17:22   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Ndalesat martesore mes tė afėrmve


Ndalesat martesore mes tė afėrmve nė kanunet shqiptare janė tri lloje: ndalimi i martesės brenda fisit, brenda gjinisė dhe mes familjeve qė kanė lidhje rituale (kumbarķ e vllaznim).

Siē dihet fisi ėshtė grupi i njerėzve qė kanė prejardhje tė pėrbashkėt nga ana e babait, nga njė stėrgjysh i pėrbashkėt, nė kohė tė hershme. Mė saktė nė fis bėjnė pjesė meshkujt sipėr-pėrmendur qė trashėgohen vazhdimisht dhe motrat e bijat e tyre. Fisi nuk pėrzihet nė martesė, edhepse burri e gruaja gjithnjė janė tė fiseve tė ndryshme. Fisi trashėgohet ashtu siē ėshtė, nga babai tek fėmijėt. Kanuni e ndalon martesėn mes njė djali e njė vajze qė i takojnė tė njėjtit fis. Kjo ndalesė shkon aq larg, pra ėshtė e pakufishme. Kanuni thotė: "Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur tė ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe nė katerqind breza me kenė". Pra nuk thotė se deri nė brezin e 400-tė ndalohet e pastaj lejohet, por kėtė numėr e pėrdor mė shumė si numėr simbolik, duke thėnė se edhe po tė kalojnė kaq breza pėrsėri martesa nuk lejohet, e kjo dmth kurrė. Nga ana shėndetėsore, martesa mes dy personave tė njė fisi por qė kanė kaluar disa breza, t'a zėmė shtatė brezė, nuk paraqet ndonjė rrezik, por arsyeja e njė ndalimi kaq ekstrem gjendet tjetėrkund.

Shtrirja e gjerė teritoriale e fiseve tė lashta ilire, na shtyn tė mendojmė se ndalime tė tilla nuk ka pasur nė shoqėrinė ilire. Njė dardan qė ka jetuar nė qendėr tė Dardanisė, nė cilėndo anė qė tė ketė kėrkuar nuse tė njė fisi tjetėr, ėshtė dashur tė udhėtojė sė paku 5 ditė mė kėmbė. Kėshtuqė pėr arsye praktike martesat kėsodore duhet tė kenė qenė tė rralla. Shumica janė martuar aty pranė nė fshatrat e afėrme por duke kėrkuar dikė jashtė shtatė brezave. Kjo gjė ėshtė e qartė kur sot me gjithė komunikacionin e zhvilluar martesat nėpėr fshatra bėhen kryesisht me atyre qė kanė njė, mė sė shumti tre fshatra ndėrmjet e nuk mungojnė edhe martesa mes fshatrave fqinje.

Qė nga koha e mesjetės para pushtimit turk ka filluar shtresimi i tretė i fiseve shqiptare, siē thotė Milan Shuflaj, tė cilėt nė kėtė kohė kishin nevojė pėr konsolidim dhe forcim tė kohezionit. Nė kėtė kohė shumica e fiseve posa kishin filluar tė krijoheshin dhe nga paraardhėsi i pėrbashkėt, kishin kaluar pak breza. Duke krijuar ligjin sipas nevojave tė kohės, u bė ky lloj hyjnizimi i fisit, pėr tė siguruar tė gjithė se janė vėllezėr, dhe nė kėtė rast ndalimi i martesės ishte treguesi mė i fortė i kėsaj vėllazėrie, ndėrsa thyerja e kėtij ligji ishte incest njėsoj sikur tė merrej motra pėr grua. Nė kėtė kohė kur shqiptarėve u mungonte shteti dhe nuk mund tė krijonin shtet tė mirėfilltė pėr shkak tė rrethanave tragjike, shoqėria nė tė cilėn duhej tė mbėshteteshin ishte ajo fisnore. Por kėto nuk ishin fise zezakėsh qė kėrcejnė rreth zjarrit me bythė zbuluar, as fise indianėsh me pupla nė kokė, por ishin shoqėri qė me organizimin e tyre tė lartė mund tė krahasohen me shtete tė vėrteta. Nė tė vėrtetė pėrballja e shqiptarėve jo me fise barbarėsh, por me perandori tė zhvilluara (Roma, Bizanti, Turqia, etj), shtroi nevojėn qė edhe kėta tė jenė tė organizuar sikurse armiku, nė mos mė mirė. Pėr njė organizim kaq tė fortė nevojitej kohezion brenda fisit, qė tė gjithė tė ishin tė lidhur mes vete, dhe tė mbaheshin si vėllezėr. Dhe kėtė kohezion pėrveē faktorėve tjerė e ndihmon jashtė mase edhe egzogamia ekstreme siē ėshtė nė Kanun. Nga ana tjetėr martesa jashtė fisit ndikoi nė krijimin apo mbajtjen gjallė tė lidhjeve mė tė gjera brenda fiseve tė ndryshme kėshtuqė shqiptarėt ishin njė popull apo njė komb edhepse nuk kishin shtetin e tyre, e as nuk kishin arsimim tė organizuar, sepse martesat jashtė fisit, krijonin njė rrjet tė gjerė tė njerėzve me lidhje gjaku.

Pra, martesa jashtė fisi nė formėn ekstreme siē e shtron kanuni, ishte nevojė e kohės nė tė kaluarėn. Ajo ishte njė ndalesė pjesėrisht pėr arsye kultike, njė hyjnizim i fisit pėr nevoja praktike tė asaj kohe dhe pjesėrisht pėr shkak tė afėrsisė sė gjakut.

Ndalesa e martesės brenda gjinisė, ėshtė mė domethėnėsja duke qenė se kjo ndalon martesat mes personave qė me tė vėrtetė i pėrkasin njė gjaku. Kanunet shqiptare e ndalojnė martesėn brenda gjinisė deri nė shtatė brezė. Kanuni thotė: "Me ndodh ēika mbesė mbas mbese, Kanuja s'ta jep deri nė shtatė gjini. Ke detyrė me ja lyp gjininė mbas gjinije. U banė shtatė s'e ke mį gjak". Duhet tė kalojnė shtatė brezė qė nga paraardhėsi i pėrbashkėt i djalit dhe vajzės qoftė ky ndonjė stėrgjysh apo stėrgjyshe. Tė rinjtė qė i pėrkasin brezit tė shtatė praktikisht kanė tė drejtė tė martohen. Kjo ndalesė duhet tė jetė shumė e vjetėr. Nuk i pėrket as kohės sė metalit madje as kohės sė gurit. Kjo duhet tė jetė njė nga faktorėt qė krijoi njeriun, sikurse mosndalesa ėshtė njė nga faktorėt qė nga njerėzit krijon pėrbindėsha ose majmunė. Martesa jashtė gjinisė, sė pari mban larg lindjet e fėmijėve me sėmundje gjenetike; sa mė tė afėrt qė janė burri e gruaja, mundėsia pėr tė lindur fėmijė me sėmundje gjenetike ėshtė aq mė e lartė. Nga ana tjetėr martesa mes tė afėrmėve nuk e zhvillon sistemin imunitar ngaqė tė afėrmit kanė imunitetin e njėjtė, ndėrsa martesa mes njė djali e njė vajze tė largėt sjell deri tek pėrzierja e dy sistemeve tė ndryshme imunitare duke e rritur aftėsinė e organizmit pėr luftimin e sėmundjeve. Sė fundi martesa jashtė fisit ka zhvilluar racėn tonė nė tė gjitha pikėpamjet si nė forcė, bukuri, inteligjencė, shėndet etj. Dėmet qė sjell martesa mes tė afėrmve janė tė panumėrta, saqė nuk ėshtė as e nevojshme t'i numėrojmė kėtu. Me siguri njerėzit para se tė bėheshin tamam njerėz e kanė vėrejtur se martesa mes tė largtėve ka sjellur nė jetė fėmijė mė tė shėndoshė, andaj kanė marrė mėsim nga kjo pėrvojė.

Njė nėn-lloj tjetėr i ndalesės sė martesės brenda gjinisė ėshtė edhe ndalimi i martesė mes fėmijėve qė i pėrkasin njė nėne por etėrve tė ndryshėm, si edhe pasardhėsve tė kėtyre fėmijėve deri nė pambarim. Kanuni thotė: "Sejcili vlla pėr nanė tokė e truell i ka nė fis tė babės sė vet. <Fmija shkon mbas babės>.
Martesė nuk mund tė bahet nė mes tyne brez mbas brezi."
Edhe kėtu vėrehet njė hyjnizim, nė kėtė rast i lidhjes sė gjakut nga e ėma.

Lloji tretė i kėtyre ndalesave ėshtė ai mes familjeve me lidhje rituale, kumbaria dhe vėllaznimi.

Kumbaria nė ēdo pikėpamje ėshtė zėvendėsim ritual i miqėsisė, krijohet njė lidhje artificiale vėlla-motėr mes kumbarės dhe ndrikullės, dhe njė lidhje artificiale dajė-nip mes kumbarės dhe famullit. Familjet me lidhje kumbarie kanė detyrė tė respektojnė njėra tjetrėn, kumbara duhet t'a shikojė ndrikullėn si motėr, dhe kanuni i jep tė drejtė vizite ndrikullės pėr tek kumbara njėsoj sikurse nė gjini. Ėshtė me interes tė veēantė se nė rastin e kumbarisė sė flokėve, kumbara ėshtė ai qė famullit ja pren flokėt sė pari herė, nė modelin luftarak. Domethėnia e kėsaj ėshtė se kumbara i hap rrugėn famullit, pėr tek fama luftarake. Kumbaria duhet tė ketė mbetur si zakon nga kohėrat e lashta pėr arsye tė ndryshme, por gjithnjė si njė zėvendėsim i dajės apo i lidhjes dajė-nip. Sė pari nė kohėra shumė tė lashta femrat e grabitura nga ndonjė fis armiqėsor, do tė kenė pasur tė vėshtirė mbajtjen e lidhjeve me gjininė, dhe fėmijėve i ėshtė dashur njė dajė 'ritual'. Pastaj familjet me pak fėmijė, rrjedhimisht kanė pasur pak miq, prandaj pėr t'u matur me famijet e mėdha, kanė krijuar lidhje 'rituale' duke zgjeruar rrjetin e lidhjeve familjare nė krahinėn ku kanė banuar. Njėherėsh kumbaria u ka shėrbyer fiseve dhe familjeve tė ardhura qė tė afrohen me shoqėrinė e vendasve dhe tė pranohen mė lehtė nga ata. Duke qenė se ishte zėvendėsim i lidhjes dajė-nip nė ēdo pikėpamje, atėherė edhe ndalimi i martesės mes dy familjeve shkonte deri nė 7 brezė sikurse tek lidhja gjinore. Kanuni pėrveē qė e ndalon martesėn nė kėtė rast deri nė shtatė brezė, edhe e jep si tė kėshillueshme qė tė ruhet mė tej. "Me ndodh djali a ēika tė shpive tė lidhuna me kumbari ndėr veti, martesa s'mund tė bahet pa kalue pesė brezė. <Mujte me gjet nuse gjeti, kumbarinė mos e prish as nė pesė brez. Ndera ta lyp me e ruejt pėr jetė>."

Lidhja tjetėr rituale, vllaznimi, i pėrket njė natyre tjetėr. Nė kėtė rast dy djem bėhen vėllezėr, ose dy vajza bėhen motra duke pirė ca pika gjaku tė njėra-tjetrės. Tek rasti i vėllaznimit mes dy djemve krijohet njė lidhje e ngjashme me lidhjen mes pjesėtarėve tė njė fisi. Edhe ndalesa ėshtė njėsoj sikur tek martesa brenda fisit. "Martesa nė shpitė me vllaznim gishtash nuk mund tė bahet pėr deri sa tė mbahet mend ai vllaznim brez mbas brezi." Tek rasti i vėllaznimit mes vajzave, ndalesa pėrfshin me sa duket vetėm brezin e parė, fėmijėt e 'motrave', ose ndodh qė pėr shkak tė praktikės sė rralluar ėshtė harruar pjesėrisht edhe zakoni siē ka qenė nė origjinal. Edhe vėllamia ėshtė njė zėvendėsim i vėllaut apo motėr, me njė vėlla ritual a motėr rituale. Edhe ky duhet t'i ketė patur arsyet praktike pėr t'u lindur mes shqiptarėve.

Pėrderisa lidhja e kumbarisė ėshtė zėvendėsim i lidhjes gjinore, vėllamia ėshtė njė lidhje fisnore, njė fis ritual. Prandaj edhe ndalimet e martesės janė tė ngjashme. Edhepse vėllamia e kumbaria nuk janė lidhje gjaku tė mirėfillta, ato janė respektuar gjatė gjithė historisė shqiptare sepse praqesin nė vetvete vlera dhe arritje kulturore tė kombit tonė. Ndalesa martesore nė kėtė rast ka qenė njė respekt pėr kėto lidhje rituale.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.