Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kulturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 29.7.2009, 21:02   1

Shkrim i cituar Ulqin: Panairi vjetor i Librit


Citim:
Ulqin: Mbi 30 mijė vizitorė nė Panairin 9 tė Librit Shqip

Panairi i Librit qė po zhvillohet kėto ditė nė qytetin e Ulqinit, ėshtė cilėsuar si njė prej evenimenteve mė tė rėndėsishme kulturore, qė janė zhvilluar kėtė sezon turistik. Mė shumė se 30 mijė pjesėmarrės llogariten, tė kenė vizituar deri pasditen e sė martės, edicionin e nėntė tė Panairit tė Librit Shqip.

Ky edicion qė ėshtė hapur nė qytetin bregdetar tė Ulqinit, me njė popullsi prej 40 mijė banorėsh, shumica shqiptarė, por qė gjatė stinės sė verės ky numėr arrin deri nė tė paktėn nė 100 mijė vetė.

Mė sė shumti vizitorėt kanė shfaqur interes pėr letėrsinė artistike, enciklopedike, por edhe pėr fėmijė. Nė kėtė eveniment nuk kanė munguar dhe promovimet librave nga autorė tė njohur shqiptarė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=25666
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.7.2010, 04:37   2
Citim:
Ulqini dhe Prizreni pushtohen nga librat

Ėshtė ēelur dje nė mbrėmje nė Ulqin edicioni i dhjetė i Panairit tė Librit nga katėr ministrat e Kulturės sė katėr vendeve tė rajonit, Malit tė Zi, Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė.

Kjo ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme kulturore e vitit nė Ulqin, e cila tradicionalisht organizohet nga Komuna e Ulqinit nė bashkėpunim me Shoqatėn e Botuesve Shqiptarė nga Shqipėria.

Shkrimtari Besnik Mustafaj do tė jetė i ftuari i nderit pėr edicionin e sivjetshėm tė Panairit tė Librit.

Mbi 60 botues do tė marrin pjesė gjatė ditėve tė panairit, ose do tė dėrgojnė botimet e tyre mė tė mira tė pėrfaqėsuara nėpėrmjet agjencive tė shpėrndarjes sė librit.

Veē librave nga Shqipėria, Kosova e Maqedonia, do tė ekspozohen libra e do tė marrin pjesė botues edhe nga Mali i Zi, Bosnja e pakicat e tjera kombėtare tė kėsaj republike.

Nė kėtė edicion tė dhjetė, i cili do tė zgjasė deri mė 4 gusht, parashikohet tė ekspozohen dhe tė ofrohen pėr shitje mbi 6000 tituj librash, nga tė cilėt mbi 500 janė tituj tė rinj. Letėrsi artistike, autorė shqiptarė e tė huaj, histori, botime enciklopedike, guida turistike e harta tė ēdo lloji, letėrsi pėr fėmijė, fjalorė e metoda pėr mėsimin e shqipes dhe tė gjuhėve tė huaja, qė do tė paraqiten para lexuesve ulqinakė e pushuesve tė huaj.

Ndėrkaq sot pritet tė hapet Panairi i Librit nė Prizren, i cili synon tė jetė tradicional. Nė edicionin tij tė dytė, qė organizohet nga OJQ, “AKEA”, ėshtė paraparė qė tė marrin pjesė 20 Shtėpi Botuese nga tė gjitha trevat shqiptare.

Ky panair pėrmbyllet me 2 gusht, pėr t’i lėnė tė hapur rrugėn panaireve tė tjera qė do tė mbahen nė qytetet jugore tė Shqipėrisė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=71867
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.7.2011, 20:09   3
Citim:
Panairi 11-tė i Librit nė Ulqin, mė 23-30 korrik

Ulqin, 18 korrik – Nė Ulqin, nga 23 – 30 korrik, do tė organizohet Panairi 11-tė i Librit. Ky manifestim i promovimit tė librit mbahet , nė shėtitoren e Plazhit tė Vogėl.

Ceremonia e ēeljes sė Panairit do tė organizohet mė 25 korrik 2011, ora 20.30, nė Shėtitoren e Plazhit tė Vogėl, pranė lokalit Holegro.

Do tė jenė tė ftuar shumė shkrimtarė, poetė, akademikė e politikanė tė niveleve mė tė larta nga Mali i Zi, Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Bosnja etj. Nga fusha e kulturės i ftuar i veēantė do tė jetė Bajram Kosumi, ish – kryeministėr i Kosovės, aktualisht studiues, pėr veprėn e tė cilit do tė organizohet njė mbrėmje e veēantė.

Ministrja e Shkencės dhe Teknologjisė sė Malit tė Zi, Sonja Vllahoviē; ministrja nė detyrė e Kulturės sė Shqipėrisė, Suzana Turku; ministri i Kulturės sė Kosovės, Memli Krasniqi, do tė jenė tė pranishėm nė ceremoninė e ēeljes sė Panairit dhe programin artistik tė pėrgatitur me kėtė rast.

Rreth 50 botuesit pjesėmarrės do tė sjellin botimet e tyre nga Mali i Zi, Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Kroacia etj.

http://www.koha.net/?page=1,5,63014
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2015, 22:06   4
Citim:
Verė librash nė Ulqin

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	panairi.jpg
Shikimet:	86
Madhėsia:	35,4 KB
NNJ:	7384Nis tė dielėn nė Ulqin Panairi i 15-tė i Librit “Ulqini 2015”. Veē librave nga Shqipėria, Kosova e Maqedonia, do tė ekspozohen libra e do tė marrin pjesė botues edhe nga Mali i Zi dhe pakicat e tjera kombėtare tė kėsaj republike. I ftuar nderi i Panairit tė Librit kėtė vit, shkrimtari Fatos Kongoli

Instituti i Librit dhe i Promocionit nė bashkėpunim me Komunėn e Ulqinit organizojnė nė qytetin e Ulqinit, Mali i Zi, Panairin e 15-tė tė Librit “Ulqini 2015”, nga 26 korriku deri 4 gusht 2015. Ky aktivitet zhvillohet nėn kujdesin e kryetarit tė Komunės sė Ulqinit, z. Fatmir Gjeka. Panairi i sivjetshėm realizon vazhdimėsinė e traditės sė organizimit tė kėsaj veprimtarie qė pritet me shumė interes nga pushuesit, tė cilėt e kanė shumėfishuar numrin e banorėve tė Ulqinit gjatė kėtij sezoni. Veē librave nga Shqipėria, Kosova e Maqedonia, do tė ekspozohen libra e do tė marrin pjesė botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombėtare tė kėsaj republike.

Do tė jenė ata qė pėrfaqėsohen vazhdimisht nė veprimtari tė tilla me karakter kulturor kombėtar, qė vijnė nga e gjithė hapėsira shqiptare e rajonit tonė dhe qė janė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė botimeve shqiptare pas viteve ‘90. Gati 40 botues do tė jenė prezentė gjatė ditėve tė Panairit, ose do tė dėrgojnė botimet e tyre mė tė mira tė pėrfaqėsuara nėpėrmjet agjencive tė shpėrndarjes sė librit.

Nė Panairin e Librit nė Ulqin parashikohet tė ekspozohen dhe tė ofrohen pėr shitje mbi 3500 tituj librash. Para sė gjithash, letėrsi artistike tė autorėve shqiptarė e tė huaj por edhe histori, botime enciklopedike, guida turistike, letėrsi pėr fėmijė, fjalorė e metoda pėr mėsimin e shqipes dhe tė gjuhėve tė huaja, libra utilitarė pėr profesione tė ndryshme, albume e katalogė gjithfarėsh etj. etj. pėr lexuesit ulqinakė dhe pushuesit e huaj.

Ėshtė traditė e Panairit tė Librit nė Ulqin qė tė ketė nė ēdo edicion tė ftuar tė veēantė, personalitete nga fusha e kulturės, akademikė, administrata shtetėrore apo politika. Kėshtu nė vitet e mėparshme shiritin e inaugurimit tė kėsaj veprimtarie e kanė prerė personalitete tė tilla si Dritėro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Ali Podrimja, Jevren Brkoviē, Luan Starova, Zuvdi Hoxhiē, Sreten Asanoviė, Aleksandėr Stipēeviē, ministrat e Kulturės tė Shqipėrisė e tė Malit tė Zi, akademikė e parlamentarė tė tė dyja vendeve, si dhe ish-presidenti i Shqipėrisė Rexhep Meidani. Ndėrsa nė 5-vjetorin e kėtij Panairi, prenė shiritin e tij presidentėt e dy vendeve, Alfred Moisiu i Shqipėrisė dhe Filip Vujanoviē i Malit tė Zi.

I ftuar nderi i Panairit tė Librit kėtė vit, shkrimtari i mirėnjohur Fatos Kongoli.

Nė ceremoninė e hapjes do tė na nderojnė me praninė dhe fjalėn e tyre kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė , Ilir Meta, ministrja e Kulturės sė Shqipėrisė , Mirela Kumbaro, si edhe kryetari i Kuvendit tė Kuvendit tė Malit tė Zi, Ranko Krivokapiē, kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, Kadri Veseli, ministri i Kulturės tė Malit tė Zi – Pavle Goranoviē dhe ministri i Kulturės tė Republikės sė Kosovės, Kujtim Shala. Mbrėmja e ditės sė dytė tė Panairit do t’i kushtohet veprės sė shkrimtarėve Fatos Kongoli dhe Gjergj Gjokaj.

Botuesit pjesėmarrės

Toena – Tiranė; Instituti i Librit dhe i Promocionit – Tiranė; Helga Secret – Tiranė; Fan Noli – Tiranė; UET-Tiranė; Albas – Tiranė, Akademia e Shkencave – Tiranė; Onufri – Tiranė; Papirus – Tiranė; Uegen – Tiranė; Botart – Tiranė; Librari Elezi – Tiranė; Labova – Tiranė; Konica – Tiranė; Ada – Tiranė; Ēamėria – Tiranė; Bota Shqiptare – Tiranė; Mesazhi – Tiranė; Logos A – Shkup; Thesari – Gostivar; Inter-Rina – Shkup; Lebbejke -Tetovė; ASR – Tetovė; Nun – Shkup; Dėshmia – Shkup; Sira – Prishtinė; Gama – Prishtinė; Vatra – Shkup; Faik Konica – Prishtinė; Ibas – Prishtinė etj.

http://www.mapo.al/2015/07/vere-librash-ne-ulqin
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 07:35.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.