Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 22.12.2009, 22:22   61
Citim:
Serbė tė Kosovės pėr vizitė zyrtare nė Tiranė

Ilir Meta, Zv-Kryeministėr dhe Ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė
Delegacioni i serbėve tė Kosovės po takohet me zyrtarėt mė tė lartė tė vėndit
Njė delegacion i lartė i komunitetit serb tė Kosovės ka nisur tė martėn njė vizitė zyrtarė dy ditorė nė Tiranė mė ftesė tė qeverisė sė Shqipėrisė.

Zv.kryeministri Meta e quajti vizitėn historikė, ndėrsa Slobodan Petrovic, anėtar i kryėsisė sė Kuvėndit tė Kosovės deklaroi se delegacioni serb priste sukses nga vizita nė Shqipėri.

Ėshtė hėra ė parė qė 4 zyrtarė tė lartė sėrbė tė Kosovės vijnė pėr vizitė zyrtarė nė Shqipėri.

Mes tyrė anėtari i Kryesisė sė Kuvendit Slobodan Petrovic, 2 ministra si dhe kryetari i sapozgjedhur i komunės sė Graēanicės.

Qeveria e Shqipėrisė, siē deklaroi zv.kryeministri Meta, e konsideron komunitetin serb nė Kosovė njė vlerė tė rėndėsishme pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon.

Sipas zotit Meta, marrėdhėniet e shkėlqyera Shqipėri-Kosovė duhet tė ecin edhe nė drejtim tė mbėshtetjes pėr integrimin e serbėve nė Kosovė.

Nė emėr tė delegacionit, z. Petrovic, deklaroi se nga vizita dy ditore nė Tiranė, pret njė sukses.

Arsyet e vizitės shihen nė Tiranė mė sė shumti si politikė, ndonesė ministrat serbė do tė bisedojnė me homologėt e tyre edhe pėr ēėshtje teknikė.

Politikanėt serbė tė Kosovės do tė priten nga Presidenti, Kryeministri dhe kryetarja e parlamentit tė Shqipėrisė.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...s-tirana.shtml
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.12.2009, 22:22   62
Citim:
Dinosha: “Edhe Malit tė Zi i intereson njė rrugė kombi”

Flet pėr “Albania” ministri i pakicave kombėtare tė Malit tė Zi, Ferhat Dinosha

Pas rrugės sė kombit qė na lidh me Kosovėn edhe shqiptarėt e Malit tė Zi kėrkojnė mė shumė vėmendje nga Tirana zyrtare, edhe pse prej pak ditėsh ata mund tė lėvizin tė lirė nė Europė.

Nė njė intervistė dhėnė pak ditė mė parė pėr gazetėn “Albania”, Ministri i Pakicave nė Republikėn e Malit tė Zi, shqiptari Ferhat Dinosha, ėshtė i mendimit se ndihma mė sė pari duhet tė orientohet nė pėrmirėsimin e infrastrukturės rrugore qė lidh Shqipėrinė me viset shqiptare jashtė kufijve tė saj.

Nė kėtė pjesė ai fut pa dyshim viset shqiptare nė Malin e Zi, qė sipas Dinoshės, kanė shumė nevojė pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen e qeverisė sė Tiranės. Ai vė theksin sidomos nė marrėdhėniet e bashkėpunimit tė ndėrsjelltė tregtaro-ekonomik qė duhet tė jenė mė tė forta dhe tė stabilizuara mes dy vendeve. Pėr kėtė Dinosha ka pėrmendur sektorin e turizmit i cili ėshtė njė tjetėr pikė ku duhet tė shtrihet bashkėpunimi, sidomos nė zonėn e Ulqinit por edhe nė zona tė tjera.


Zoti ministėr, ju thoni qė Tirana zyrtare ka qenė fare pak prezente nė raportet diplomatike me Malin e Zi dhe me faktorin shqiptar kėtu. A mund tė na e shpjegoni mė mirė kėtė?

Pas pavarėsisė sė Kosovės, kauza tjetėr e Tiranės zyrtare mendoj se duhet tė jetė mbrojtja e interesave tė shqiptarėve tė Malit tė Zi. Unė si ministėr i Pakicave Kombėtare dhe njėkohėsisht edhe kreu i Unionit Demokratik tė Malit tė Zi, kėrkoj qė politikėbėrėsit e shtetit amė tė drejtojnė sytė nga pakicat jashtė kufirit.

Shqiptarėt kanė pasur kauza mė tė rėndėsishme se ēėshtjen e shqiptarėve nė Mal tė Zi, por kur tani qė dhe ēėshtja e Kosovės ka marrė rrugėn e mbarė, mendoj se shteti ynė amė, Shqipėria ka detyrė tė sillet ashti siē sillen shtetet demokratike ndaj pakicave tė veta jashtė kufijve tė tyre administrativė.

Rėnia e regjimit komunist edhe kėtu nė Mal tė Zi risolli nė skenė njė tjetėr problem, atė tė pronėsisė ku Shqiptarėt rrezikojnė tė humbin tė drejta e tyre. Kjo sipėrfaqe sot ende figuron si e shtetit, por nesėr mund tė privatizohet dhe nuk kemi shqiptar tė cilėt do tė kishin dokumente qė mbulojnė pronėsinė.

Kėshtu qė vėshtirė se do t’ia dalim qė kjo pjesė e cila dihet se ka qenė shqiptare do tė vazhdojė tė jetė terren shqiptar, por jo edhe pronė private e shqiptarėve. Por pėrveē neglizhencės sė nga hershme, pėrplasja e fortė politike e momentit nė Tiranė, reflekton negativisht dhe nė situatėn e shqiptarėve tė Malit tė Zi.


Tani dy vjet pas pavarėsisė sė Malit tė Zi, si ėshtė pozita e shqiptarėve kėtu, duke u bazuar me standardet e tė drejtave tė tyre?

Shqiptarėt janė njė faktor i pakapėrcyeshėm dhe definitivisht pėrbėjnė njė shtyllė relevante tė tė gjitha fazave kyēe tė shtetit tė ri tė Malit tė Zi.

Pavarėsia ishte njė zhvillim i rėndėsishėm, qė pėrbėn stadin e parė vital edhe pėr shqiptarėt, pasi ėshtė hequr varėsia nga Beogradi, i cili ishte pengesa e madhe e plotėsimit tė tė drejtave tona. Tani duhet njė qasje tjetėr dhe ne po punojmė nė njė kuadėr tė ndryshėm.

Mali i Zi ėshtė vendi i parė ballkanik qė ka njė ministri pėr pakicat kombėtare, dikaster qė ka rėndėsi pėr tė institucionalizuar kėrkesat e minoriteteve. Megjithatė mund tė themi se ende nuk ia kemi dalė pėr tė implementuar tė gjitha standardet.

Mė e rėndėsishmi nga kėto standarde ėshtė pėrfaqėsimi proporcional i minoriteteve nė institucionet dhe administratėn e Republikės sė Malit tė Zi. Shqiptarėt pėrbėjnė 7% tė popullsisė sė kėtushme, ndėrsa nė institucionet republikane apo edhe organet e tjera tė shtetit ėshtė pėrfaqėsuar vetėm 2% e tyre.

Ne kemi njė ligj zgjedhor qė pėrcakton se Shqiptarėt duhet tė kenė 5 deputetė nė Parlamentin malazez, por ne kemi pasur njė problem se njė pjesė e votave tė shqiptarėve shkojnė pėr partitė nė pushtet nė Mal tė Zi, ndaj dhe kemi kėrkuar qė 5 parlamentarėt t‘u pėrkasin subjekteve politike shqiptare nė Mal tė Zi.

Shpresojmė se do ta kalojmė sa mė shpejt kėtė problem. Por ne mund tė themi hapur qė nė forcimin e pozitės sonė presim njė ndihmė tė madhe edhe nga Tirana zyrtare, e cila realisht nuk ka qenė shumė prezente pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi.


Para pak kohėsh nė Podgoricė ishte pėr vizitė edhe zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm, Ilir Meta. Cilat kanė qenė bisedimet qė keni zhvilluar me tė?

Ne kemi kontakte tė vazhdueshme me autoritetet mė tė larta tė Shqipėrisė dhe kėto kontakte ne do t‘i forcojmė edhe mė shumė. Por mendoj se Tirana duhet tė bėjė mė shumė pėr shqiptarėt e Malit tė Zi.

Kur them ndihmė, unė nuk nėnkuptoj pėr njė mbėshtetje direkte financiare, pasi ne nuk duhet t‘i hymė nė hak buxhetit tė Shqipėrisė. Por ne mendojmė se ka rrugė pėr njė bashkėpunim mė intensiv nė kėtė aspekt.

Njė moment i rėndėsishėm ėshtė lidhja e terrenit shqiptar me projektet e reja infrastrukturore, qė janė bėrė dhe do tė pėrgatiten nga Shqipėria. Nisja e njė rruge tė re qė lidh Plavėn me Podgoricėn, duke kaluar nėpėr Shqipėri, nga Vermoshi, do ta kthejė kėtė projekt infrastrukturor nė njė rrugė ndėrshtetėrore, qė do tė jetė njė plus i madh jo vetėm pėr banorėt e Plavės, por edhe pėr lidhjen me Kosovėn.

Njė projekt tjetėr do tė ishte rruga qė lidh Shėngjinin me Velipojėn dhe mė pas me Ulqinin, duke e forcuar mė shumė aksin turistik tė trevave shqiptare. Deri tani kemi njė numėr tė konsiderueshėm turistėsh nga Shqipėria, qė preferojnė zonat turistike joshqiptare nė Mal tė Zi.

Ėshtė njė zgjedhje preferenciale e tyre, pasi ndoshta kapacitetet e Bidvas janė mė tė mėdha se Ulqini. Por ne mendojmė se zhvillimi i zonės sė Ulqinit, duke sjellė kėtu investime tė mėdha me kapitale tė huaja, do ta kthejė kėtė zonė me njė potencial ekonomik, ku mund tė punėsohen edhe njė numėr i konsiderueshėm i qytetarėve tė Shkodrės, pasi Ulqini nuk ka njė potencial tė madh pėr punėsim, kėshtu pėrfitimet janė tė dyanshme.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=23001
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.12.2009, 22:28   63
Citim:
Tirana ndihmon Graēanicėn me 400 mijė euro

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka njoftuar se shteti shqiptar ka ndarė njė ndihmė prej 400 mijė eurosh pėr tė ndihmuar komunėn e Graēanicės. Ai po ashtu njoftoi se sė shpejti vendin e tij do ta vizitojė presidenti i Serbisė, Boris Tadiē.

Njė delegacion i serbėve tė Kosovės, i udhėhequr nga anėtari i kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Sllobodan Petroviē, po qėndron pėr vizitė nė Shqipėri.

Nė ditėn e dytė tė vizitės, delegacioni serb ėshtė pritur nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr media mė Petroviēin, njoftoi se shteti shqiptar do tė ndihmojė komunėn e Graēanicės me 400 mijė euro, ndėrsa shprehu dėshirėn e binjakėzimit tė komunave serbe me komunat apo bashkitė e Shqipėrisė.

“Do tė ishte e dobishme edhe binjakėzimi i komunave, me kryesisht me popullatė serbe, me komunat dhe bashkitė e vendit tonė”, tha Berisha dhe shtoi se e ka mbėshtetur publikisht dhe privatisht krijimin e komunave tė reja tė Kosovės.

Ai pohoi e nė ēdo samit takohet me presidentin e Serbisė, Boris Tadiē, kurse njoftoi se i ka bėrė ftesė Tadiēit ta vizitojė Tiranėn dhe janė duke punuar pėr realizimin vizitės sė tij.

Sllobodan Petroviē shprehu vlerėsim pėr gjestin, siē tha ai simbolik tė ndihmės qė ka ofruar Shqipėria pėr Graēanicėn dhe pohoi se kjo nuk ėshtė njė ndihmė vetėm pėr komunitetin serb, por ėshtė njė ndihmė edhe pėr institucionet e Kosovės.

Gjatė kėsaj konference, Petroviē e ftoi kryeministrin Berisha qė tė realizojė njė vizitė sa mė parė nė Kosovė.

Delegacioni serb, po qėndron nė vizitė zyrtare nė Shqipėri qė nga e marta, ndėrsa do tė takohet me zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind...o/21521/C4/C15

Citim:
Berisha: Tadiē ėshtė i mirėpritur nė Shqipėri

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, priti sot nė njė takim tė veēantė pėrfaqėsues politikė tė komunitetit serb nė Kosovė, tė kryesuar nga anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, njėherėsh, kryetar i Partisė Liberale Serbė nė Kosovė, Sllobodan Petroviē.

Duke e cilėsuar historike vizitėn nė Shqipėri tė pėrfaqėsuesve politikė tė komunitetit serb nė Kosovė, Kryeministri Berisha shprehu vendosmėrinė e tij pėr tė dhėnė tė gjithė kontributin e mundshėm nė interesin mė tė mirė tė bashkėjetesės sė qytetarėve tė Kosovės, pa dallim nga origjina e tyre etnike. Gjithashtu, Berisha bėri tė ditur se qeveria shqiptare do tė kontribuojė me njė fond modest prej 400.000 euro pėr Komunėn e Graēanicės.

I pyetur pėr perspektivėn e marrėdhėnieve ndėrmjet Shqipėrisė dhe Serbisė, Berisha u shpreh se takimet e tij me presidentin e Serbisė, Boris Tadiē, janė shumė tė shpeshta gjatė aktiviteteve ndėrkombėtare dhe ajo ē’ka vlerėsohet shumė ėshtė vullneti i pėrbashkėt pėr tė zhvilluar marrėdhėniet mes dy vendeve, pėr tė hapur njė kapitull tė ri nė kėto marrėdhėnie.

“Presidenti Tadiē ėshtė i mirėpritur nė Shqipėri dhe dua t’ju them se ne po punojmė pėr vizitėn e tij tė ardhshme. Presidenti Tadiē e ka mirėpritur shumė ftesėn pėr tė vizituar Shqipėrinė”, ka thėnė Berisha.

Nga ana e tij, Petroviē vlerėsoi kėtė ndihmė simbolike tė Shqipėrisė dhe njėherit vlerėsoi vizitėn e fundit tė kryeministrit Berisha, si dhe vizitėn e zv/kryeministrit dhe ministrit tė Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, nė Kosovė, tė cilėt nė kėto vizita kanė krijuar edhe njė lloj besimi brenda komunitetit serb.

“Dėshiroj tė besoj se shtetet nė rajon do tė marrin shembullin e qeverisė sė Shqipėrisė dhe jam i sigurt se edhe miqtė tanė nga Brukseli dhe nga Uashingtoni do ta vlerėsojnė shumė pozitivisht kėtė projekt tė pėrbashkėt tonin”, tha. Petroviē. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=6788
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.12.2009, 22:42   64
Citim:
Bashkimi Evropian shpėrblen Serbinė

Bashkimi Evropian i ka dhėnė Serbisė njė mbėshtetje financiare pėr buxhet. Delegacioni i Bashkimit Evropan nė Serbi njoftoi se Brukseli “ka vendosur fillimisht pėr mbėshtetjen e buxhetit tė Serbisė nė vlerė pėr 50 milionė euro”.

Poashtu ėshtė thėnė se nė vitin 2010, Serbia mund ta marrė edhe pjesėn e dytė nė vlerė prej 50 milionė eurosh dhe kredinė shtesė prej 200 milionėsh pėr buxhet, njofton RFE.

Kjo kredi po bėhet nė kohėn kur Serbia dje zyrtarisht e dorėzoi kėrkesėn pėr pranin nė BE, veprim i cili nga presidenca suedeze ėshtė vlerėsuar si fillim i ri historik pėr kėtė vend ballkanin. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...8250131e9&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2009, 22:25   65
Citim:
Berisha: Shqipėria ndihmė serbėve tė Kosovės

Qeveria Shiptare do tė kontribuojė me njė fond prej 400 mijė eurosh pėr Komunėn e Graēanicės nė Kosovė, e banuar kryesisht nga serbėt.

Kėtė deklaratė Kryeministri Sali Berisha e bėri nė njė konferencė pėr shtyp sė bashku me Kryetarin e Partisė Liberale Serbe nė Kosove Sllobodan Petrovic.

Sipas Kryeministrit kjo vizitė ėshtė historike pasi kjo forcė politike ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr paqen dhe stabilitetin nė Kosovė dhe rajon.

Berisha “Shpreha dėshirėn e qeverisė shqiptare pėr tė kontribuar me njė fond modest prej 400 mijė euro pėr Komunėn e GraēanicėsNe ramė dakord qė kryetari dhe kėshilli i komunės, bashkėrisht, tė pėrzgjedhin projektet mė me interes pėr komunitetin qė ai drejton dhe qeveris dhe tė dėrgojė pas Vitit tė Ri ekspertėt e qeverisė qė sė bashku tė pėrcaktojmė tė gjithė praktikėn e lėvrimit tė kėtij kontributi modest. Kėta zotėrinj janė burra tė cilėt me vendosmėri punojnė pėr njė kapitull tė ri nė marrėdhėniet midis kombit shqiptar dhe kombit serb. Zhvillimi i zgjedhjeve tė fundit lokale, tė parat pas pavarėsisė sė Kosovės, pjesėmarrja e Partisė Liberale Serbe ėshtė dėshmi e njė vullneti thellėsisht pozitiv tė kėsaj partie dhe udhėheqjes sė saj pėr njė kontribut thelbėsor nė paqen, stabilitetin dhe perspektivėn evropiane tė Kosovės.”

Nė fjalėn e tij Pertrovic ka vlerėsuar vizitėn e Kryeministrit Sali Berisha dhe tė Zv/Kryeministrit Ilir Meta nė Kosovė pėr besimin qė ato kanė pėrēuar tek serbėt.

Sipas Kryetarit tė Partisė Liberale Serbe tė Kosovės, Shqipėria ėshtė njė shembull pėr tu ndjekur dhe nga vendet e tjera tė rajonit.

Petrovic “Ne e vlerėsojmė vizitėn e fundit nė Kosovė tė Kryeministrit Berisha, si dhe vizitėn e zv/kryeministrit dhe ministrit tė Punėve tė Jashtme z. Ilir Meta, tė cilėt nė rastin e kėsaj vizite kanė krijuar edhe njė lloj besimi brenda komunitetit serb, posaēėrisht edhe nė atė kohė ka ardhur edhe ideja nga Kryeministri Berisha dhe zv/kryeministri Meta, qė qeveria e Republikės sė Shqipėrisė tė jetė njė nga vendet qė do tė ndihmojė komunat e reja tė krijuara nė Kosovė. Unė jam i sigurt se nė kėtė drejtim ne dėrgojmė njė mesazh tė qartė, i cili do tė jetė nė interes tė qytetarėve tė Kosovės, qytetarėve tė Shqipėrisė dhe nė rajon. Dėshiroj tė besoj se shtetet nė rajon do tė marrin shembullin e qeverisė sė Shqipėrisė dhe jam i sigurt se miqtė tanė nga Brukseli dhe nga Uashingtoni do ta vlerėsojnė shumė pozitivisht kėtė projekt tė pėrbashkėt tonin.”

Kreu i qeverisė ka theksuar se ėshtė duke punuar pėr tė thelluar marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Serbisė si dhe pėr njė vizitė tė Presidentit tė Serbisė Boris Tadic nė Tiranė.

Berisha “Unė nė ēdo Samit takohem me Presidentin Boris Tadiē dhe ajo ē’ka vlerėsohet shumė ėshtė vullneti i pėrbashkėt pėr tė zhvilluar marrėdhėniet mes dy vendeve tona pėr tė hapur njė kapitull tė ri nė kėto marrėdhėnie. Presidenti Tadiē ėshtė i mirėpritur nė Shqipėri dhe dua t’ju them se ne po punojmė pėr vizitėn e tij tė ardhshme. Presidenti Tadiē e ka mirėpritur shumė ftesėn pėr tė vizituar Shqipėrinė.”

Kjo ėshtė hera e parė qė njė pėrfaqėsi e serbėve tė Kosovės vizitojnė Tiranėn, duke shėnuar kėshtu njė hap tė ri nė marrėdhėniet mes dy vendeve.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=8615
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2009, 22:31   66
Citim:
Hakersat godasin faqen zyrtare tė Kėshillit tė Ministrave

TIRANĖ – Killerat e botės virtuale godasin faqen zyrtare tė internetit tė qeverisė shqiptare. Gjatė mbrėmjes sė djeshme faqja e Kėshillit tė Ministrave nuk ka funksionuar pėr rreth njė orė pėr shkak se ishte sulmuar nga hakersat.

Rreth orės 20:00 ajo nuk ishte nė gjendje qė tė ofronte shėrbimet e informacionit pėr axhendėn e kryeministrit tė qeverisė. Nė mesazhin qė shfaqej nė faqen e parė shkruhej njė pyetje qė i drejtohej Kėshillit tė Ministrave tė Shqipėrisė.

“Pse nuk e bėni Shqipnin, Shqipėria e Madhe? Kėshtu e hanė Kėshilli i Ministrave kur nuk i respekton ligjet e hakerave tė internetit”.

Kjo ishte pėrmbajtja e mesazhit qė i ėshtė drejtuar dje qeverisė shqiptare nga piratėt e internetit. Ky mesazh pėrkoi me vizitėn nė Tiranė tė delegacionit tė komunitetit serb nė Kosovė.

Gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp qė kreu i qeverisė shqiptare dha me disa nga anėtarėt e delegacionit tė partive politike serbe nė Kosovė, Berisha u shpreh se e ka ftuar presidentin serb Boris Tadiē pėr njė vizitė nė Shqipėri pasi tani marrėdhėniet mes dy vendeve kanė hyrė nė njė kapitull tė ri.

Gjithashtu Berisha tha se presidenti serb Tadiē e ka mirėpritur ftesėn pėr tė vizituar Shqipėrinė.

Kjo nuk ėshtė hera e parė qė faqja zyrtare e Kėshillit tė Ministrave apo ministrive dhe institucioneve tė tjera tė shtetit shqiptar sulmohet nga piratėt e internetit. Rreth orės 21:10 faqja e internetit tė Kryeministrisė e riparoi defektin dhe filloi funksionimin e saj normal.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=23028
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.12.2009, 22:48   67
Citim:
40 mln euro pėr strukturat paralele nė Kosovė

Qeveria e Serbisė planifikon tė vazhdojė financimin e tė ashtuquajturave struktura paralele serbe nė Kosovė, edhe pėr vitin 2010.

Parlamenti i Serbisė, mė 21 dhjetor, miratoi Ligjin pėr buxhetin e 2010-ės, ku nga ky buxhet pėr Ministrinė Serbe pėr Kosovėn janė ndarė diku 42 milionė euro, prej tė cilave njė pjesė e madhe do t’u dedikohet projekteve tė ndryshme nė Kosovė.

Kėtė e konfirmoi pėr Radion Evropa e Lirė, sekretari shtetėror nė tė ashtuquajturėn Ministri pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviē, i cili theksoi se, pėrveē kėtyre mjeteve, do tė kėtė investime shtesė pėr Kosovėn, ngase, siē tha ai, secila ministri nė Qeverinė e Serbisė ka buxhet tė veēantė pėr Kosovėn.

Sidoqoftė, Ivanoviē ka thėnė se kėto mjete do t’i dedikohen komunave tė banuara me serbė, por jo edhe atyre qė janė krijuar me procesin e decentralizimit nė Kosovė – sipas pakos sė Ahtisaarit, tė cilin Serbia nuk e njeh.

Nga ana tjetėr, investimet e Serbisė nė Kosovė janė tė mirėseardhura edhe nga Qeveria e Kosovės. Mirėpo, nė realizimin e kėtyre investimeve duket se ekziston njė kusht, nė respektimin e tė cilit kėmbėngulin pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės.

Ministri i Administrimit tė Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka thėnė pėr REL se tė gjitha investimet, tė cilat Qeveria serbe planifikon t’i bėjė nė Kosovė nė tė ardhmen, duhet tė kalojnė pėrmes sistemit bankar tė shtetit tė Kosovės – gjė qė po ashtu kundėrshtohet nga Beogradi. /REL/Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=6819
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.12.2009, 22:49   68
Citim:
Sejdiu: "Tadiē nuk do tė ftohet nė njė takim tė presidentėve"

Presidenti i Serbisė, Boris Tadiē nuk do tė ftohet nė njė takim joformal tė presidentėve tė rajonit qė do tė organizojė presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu nė janar tė vitit tė ardhshėm. Lajmin e ka konfirmuar vetė presidenti Sejdiu nė konferencėn e fundvitit me gazetarė.

Ai tha se homologėt e tij nga Shqipėria, Maqedonia dhe Mali i Zi do tė jenė pjesėmarrės nė takimin qė pritet tė mbahet nė Prizren, pėr tė diskutuar thellimin e bashkėpunimit rajonal.

Presidenti kosovar tha se nuk mund ta ftonte presidentin e Serbisė, Tadiē pėrderisa ai vazhdon tė punojė kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

"S'do ta ftoj pėr tė bėrė lojė. Njė njeri qė me gjithė energjinė e vet shprehet kundėr pavarėsisė sė Kosovės, bėn fushatė me hovin mė tė madh nė tė gjitha kancelaritė botėrore pėr tė penguar njohjet e mėtejshme. Unė mendoj se qėndrimi ynė themelor ėshtė qė nesėr figurativisht tė kemi raporte tė mira me Republikėn e Serbisė. Ne edhe sot jemi tė gatshėm, por jo pėr lojė, absolutisht”, tha Sejdiu.

Por, sipas presidentit Sejdiu, do tė vijė koha kur Tadiē do tė ftohet, “mbase edhe do tė ftohemi’, tha ai.

“Ne jemi absolutisht gjithmonė tė gatshėm qė tė investojmė pėr raporte tė mira ndėrshtetėrore, por jo kurrė asnjėherė, asnjėherė, asnjėherė e theksoj fuqishėm tė bisedohet pėr tema ēfarė ata tani t’i vejnė pėr ri-negocim apo ēėshtje tė reja tė statusit tė Kosovės”, tha presidenti Sejdiu.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=7254
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.12.2009, 18:47   69
Citim:
Meta: Marrėdhėniet tona tė mira me Serbinė, ndihmojnė Kosovėn

Ministri i Jashtėm siguron se Shqipėria do tė bashkėpunojė me tė gjitha vendet e rajonit

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtėm, Ilir Meta i cilėson si debate tė panevojshme folklorike, komentet qė shkaktoi vizita e pėrfaqėsuesve tė komunitetit serb tė Kosovės dhe ftesėn pėr presidentin serb Tadiē pėr tė vizituar Tiranėn.

Njė nga pėrfaqėsuesit politik tė shqiptarėve nė Malin e Zi, lideri i UDSH, Ferhat Dinosha ėshtė shprehur me nota kritike pėr qasjen mė tė fundit tė Shqipėrisė ndaj minoritetit serb nė Kosovė dhe Beograd nė pėrgjithėsi.

“Pėrpjekja pėr tė keqkuptuar njė politikė kaq largpamėse dhe kurajoze, ėshtė thjesht njė ftesė pėr tė hyrė nė njė debat folklorik, dhe ju e dini qė nuk mė pėlqejnė folklorizmat, as mė tepėr nė politikė. Ndaj jemi tė vendosur pėr tė ecur pėrpara nė rrugėn e integrimeve, jemi tė vendosur tė vazhdojmė politikėn tonė pėr mbėshtetjen e mėtejshme dhe tė plotė tė pavarėsisė sė Kosovės, sikurse ka ndodhur deri tani dhe ndodh vazhdimisht”, sqaroi Meta, ku shtoi se nė tė gjithė takimet me krerėt mė tė lartė tė shtetit dhe tė qeverisė, ēėshtja e Kosovės, dhe njohja e saj e mėtejshme, ėshtė prioritet kryesor dhe i padiskutueshėm.

Njėkohėsisht, qeveria shqiptare ėshtė e vendosur tė ec drejt politikės sė bashkėpunimit me tė gjitha vendet e rajonit, sepse sipas ministrit tė Jashtėm, kėtė politikė e kėrkon vetė domosdoshmėria pėr shpejtimin e procesit tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE dhe tė vendeve tė tjera tė rajonit.

“Kėto janė procese tė ndėrvarura, dhe kush nuk dėshiron tė kuptojė ndėrvarėsinė e kėtyre proceseve thjesht kėrkon tė na ftojė tė hyjmė nė debate folklorike”, vijoi Meta.


Pakicat shqiptare

Qeveria shqiptare ka treguar dhe do tė vazhdojė tė tregojė njė vėmendje dhe mbėshtetje tė veēantė pėr pakicat shqiptare nė rajon. Kėshtu ėshtė shprehur ndėr tė tjera, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtėm, Ilir Meta nė lidhje me kritikat pėr qasjen mė tė fundit tė Shqipėrisė ndaj minoritetit serb nė Kosovė dhe Beogradit nė pėrgjithėsi.

“Komuniteti shqiptar nė Mal tė Zi deri nė Plavė e Guci, madje edhe nė Ukrainė do tė vazhdojė tė kenė mbėshtetjen e Shqipėrisė. Ashtu sikurse ne u kemi kėrkuar edhe tė realizojnė njė bashkėpunim mė tė mirė brenda vetes sė tyre nė mėnyrė qė tė paraqesin nė mėnyrė sa mė tė besueshme kėrkesat e tyre pėr njė integrim edhe mė tė denjė tė tyre sipas standardeve evropiane”, ėshtė shprehur ai.

Meta e vlerėsoi tė rėndėsishme kėtė fakt sidomos pėr realizimin e njė Kosove europiane, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.

“Mbėshtetja qė Shqipėria dhe Qeveria e saj kanė dhėnė pėr kėtė komunitet dhe pėr Komunėn e Graēanicės, ėshtė nė mbėshtetje tė forcimit tė institucioneve tė Kosovės, ėshtė mbėshtetje pėr realizimin e atyre standardeve qė afrojnė Kosovėn me Bashkimin Evropian, dhe kjo ėshtė nė interes tė tė gjithė Kosovės”, shtoi Meta.

Pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve mes Tiranės dhe Beogradit do t’i shėrbente edhe njė marrėveshje pėr njohjen e ndėrsjellė tė diplomave. Nga kjo do tė pėrfitonin kryesisht shqiptarėt e Preshevės qė studiojnė nė Shqipėri dhe duan tė integrohen nė Serbi.

“Pa asnjė diskutim qė ne jemi nė njė marrėdhėnie shumė konstruktive me tė gjithė pėrfaqėsuesit e pakicave shqiptare, kudo qė ata janė, nė Mal tė Zi, apo nė Preshevė, dhe kudo tjetėr. Por nuk besoj se ajo ēka Qeveria shqiptare ka bėrė, dhe e theksoj se ėshtė tepėr kuptimplotė, ėshtė vlerėsuar e ėshtė pėrshėndetur nga i gjithė opinioni qė kupton se koha e paragjykimeve dhe e konflikteve ka kaluar nė Ballkan. Kjo ėshtė arsyeja pėrse Ballkani ėshtė pas pjesės tjetėr tė kontinentit. Ju e dini shumė mirė qė politika e Kosovės ėshtė pėr tė mbėshtetur dhe pėr tė mirėpritur komunitetin serb pėr t’u integruar nė institucionet e Kosovės, dhe pėr tė marrė pjesė nė mėnyrė aktive nė gjithė jetėn institucionale, ekonomike dhe shoqėrore. Nuk besoj se kjo ka nevojė pėr ndonjė shpjegim, pėrkundrazi, ka nevojė pėr njė afirmim mė tė qartė, gjė qė ėshtė bėrė dhe do tė vijojė edhe nė tė ardhmen”, vijoi Meta, ku shtoi se ėshtė interesi i tė gjithė popujve tė Ballkanit, dhe padyshim i tė gjithė shqiptarėve, qė kudo qė janė, tė mbėshtesin dhe tė jenė protagonistė tė proceseve integruese, atje ku janė vetė pakicė dhe atje ku kanė pakica tė tjera.

“Ne nuk mund tė synojmė standarde tė dyfishta, pra tė kėrkojmė diēka tjetėr pėr pakicat shqiptare dhe tė mos tregojmė vullnetin pėr tė mbėshtetur pakicat e tjera, qoftė edhe brenda nė Shqipėri”, pėrfundoi ai.


Meta: Kemi boshllėqe diplomatike me Serbinė

Ministri i Jashtėm, Ilir Meta deklaroi nėpėrmjet njė konference pėr shtyp se krahasuar me vendet tjera tė rajonit, Shqipėria ka boshllėqe diplomatike me Serbinė, hapėsira tė cilat sipas tij ka ardhur koha t’i plotėsojmė. Nė lidhje me deklaratat se pėrqasja e Tiranės ndaj Beogradit do tė zbehė politikėn pėr njohjen e shtetit tė Kosovės, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtėm u shpreh se nė rast se intensiteti i vizitave diplomatike, ekonomike apo i shkėmbimit tregtar janė shumė tė larta, natyrisht qė nė raportet e Shqipėrisė me Serbinė ka njė boshllėk.

“Njė boshllėk qė nuk ėshtė i dobishėm pėr tė dyja vendet dhe pėr vetė atė aspiratė qė ne kemi pėr tė mos lejuar zbrazėti tė tilla, pasi ėshtė njė domosdoshmėri e integrimit evropian qė tė zhvillohen marrėdhėniet mė tė mira tė mundshme me ēdo vend tė rajonit. Pėr mė tepėr qė tė gjithė janė tė ndėrgjegjshėm se marrėdhėniet e mira do tė kishin njė impakt shumė pozitiv nė pėrgjithėsi pėr klimėn e paqes, tė prosperitetit dhe tė bashkėjetesės nė rajonin tonė”, sqaroi ai.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=20349

Citim:
Stankovic: Ata qė mendojnė se Tirana nuk ka rol nė Kosovė, janė joseriozė

Gjatė njė interviste pėr gazetėn Kosovare Express Kryetari i sapo zgjedhur i Komunės sė Graēanicės, Bojan Stojanoviē ka komentuar vizitėn nė Tiranė. Ai ėshtė shprehur se vizita ka qenė shumė zyrtare dhe takimet kanė qenė impresiounuese.

Duke vlerėsuar Shqipėrinė zyrtari serbe ėshtė shprehur se “ata njerėz qė mendojnė se Shqipėria nuk ka asnjė rol nė kėtė vend, nuk janė seriozė. Nuk e kemi zgjedhur rastėsisht Shqipėrinė. Shqipėria ka mjaft ndikim te shqiptarėt

e Kosovės, sepse bėhet fjalė pėr njė popull, i cili jeton i ndarė nė dy vende. Mirėpo, kjo ka ndodhur me shekuj me parė, sepse ka edhe popuj tė tjerė nė Ballkan, tė cilėt jetojnė tė ndarė nėpėr regjione”.

Nė lidhje me pyetjen se a shėrbejnė kėto vizita si urė ndėrmjetėsimi pėr marrėdhėnie tė mira mes dy popujve, Stajanoviē shprehet se “ne duhet tė shikojmė ardhmėrinė dhe tė vazhdojmė pėrpara. Kjo pėrfaqėson ardhmėrinė e tėrė rajonit. Nuk ėshtė arsyeja tė ndalemi vetėm te konfliktet, por edhe tė ndėrtohet prosperiteti pėr tė gjithė. Me kėtė vizitė kemi dashur tė tregojmė se dora jonė ėshtė e shtrirė pėr tė gjithė qė sė bashku tė ndėrtojmė edhe tė sotmen, edhe tė nesėrmen”.

Pyetjes si janė marrėdhėniet Beograd-Tiranė, ai deklaron se “ashtu siē ka Tirana ndikimin mė tė madh ndaj shqiptarėve tė Kosovės, ashtu ka ndikim edhe Beogradi te serbėt e Kosovės. Thjesht, njerėzit duhet tė kuptojnė se ėshtė gjė serioze kjo. Shpresojmė se kjo vizitė do tė ketė rezultat dhe shpresojmė dhe do tė jemi shumė tė lumtur qė tė ketė vizitė nė mes tė presidentit Tadiē dhe Topi. Po ashtu, ėshtė mirė qė eventualisht presidentėt e dy vendeve tė vizitojnė Graēanicėn pėr tė mundur edhe aty tė flasim rreth problemeve tė serbėve tė Kosovės. Pėr kėtė kemi folur edhe nė Tiranė qė tė inkurajojnė Qeverinė e Prishtinės qė tė bėjė dialog me serbėt e kėtij vendi”.

Ai thekson se nuk ka pasur asnjė pėrgjigje negative apo krit8ike nga Beogradi.

“Absolutisht qė ekziston kjo. Ata janė tė gatshėm qė tė ndihmojnė nė ēdo kuptim. Nė bisedime, bashkėpunim dhe bile edhe ndihmė financiare qė tė jetė e drejtuar ndaj serbėve tė Graēanicės. Presim qė edhe Beogradi sė shpejti tė bėjė hapat e duhur qė t’iu ndihmojė serbėve tė Kosovės pėr njė jetė mė tė mirė. Ne jemi tė pėrgatitur pėr njė lloj tė tillė tė bisedimeve qė ka tė bėjė me ēėshtje teknike, siē ėshtė ndėrtimi i shkollave, terreneve sportive, ndėrtimin e objekteve kulturore. Mund tė ndihmojnė tani kur politika mė lehtė e bėn punėn e vet. Shpresoj se edhe nga kjo anė tė vijnė ndihma nga ana e mjeteve financiare, kėshtu qė po presim se kush do tė tregojė vullnet tė mirė”, tha ai.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=20351
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.12.2009, 11:57   70
Citim:
Beogradi kėrcėnon fqinjėt qė vendosin marrėdhėnie me Kosovėn

Beograd, 30 dhjetor - Shefi i diplomacisė serbe Vuk Jeremiē, duke folur pėr marrėdhėniet nė rajon, ka vlerėsuar se disa fqinjė tė Serbisė nuk kanė pasur "qėndrim miqėsor", pėrkatėsisht kanė pasur qėndrim nė kundėrshtim me interesat e saj.

Jeremiē ka kėrcėnuar vendet fqinje se nuk do tė kalojnė pa pasoja nėse ndonjė shtet i rajonit ka ndėrmend tė vendosė marrėdhėnie diplomatike me Kosovėn.

Ai tha se Serbia do tė reagojė ndaj ēdo hapi qė rrezikon interesat e saj shtetėrore.

"Nuk do tė luftojmė apo tė aplikojmė sanksione ekonomike, por Serbia nuk do tė tolerojė pafundėsisht serinė e hapava qė dėmtojnė interesat tona nacionale. Njė numėr i fqinjėve veproi nė mėnyrėn e cila nuk ėshtė e dobishme pėr marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė, ndėrsa Serbia ndaj tė gjitha kėtyreve ėshtė pėrgjegjur me vendosmėri, por edhe me maturi", ka thėnė Jeremiē.

http://www.kosova.com/artikulli/58609
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.12.2009, 16:25   71
Citim:
Jeremic: Serbia is leader in the region

After 2009 there is no doubt that Serbia is the regional leader and represents its strategic focal point, stated Serbian Foreign Minister Vuk Jeremic.

He told the NIN weekly that it is best proved by the fact that none of the problems in the region can be resolved without Serbia. Our country has a leading status not only because of the visit by the Russian President and US Vice President, but also due to the fact that the biggest summit of leaders from the central and southeastern Europe in the last decade was held in Novi Sad.

Besides, it has become obvious that the engagement of Serbia is needed to resolve any of the problems in the region, underlined Jeremic. He added that it refers to the situation in Bosnia-Herzegovina and the future status of Kosmet.

http://glassrbije.org/E/index.php?option=com_content&task=view&id=9544&Itemid=26
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.1.2010, 16:30   72
Citim:
Greek PM to pay a visit to Belgrade on Monday

Belgrade. Greek Prime Minister George Papandreou will pay a visit to Belgrade on Monday, Serbian Tanjug agency informed. Papandreou will attend conference of foreign ministers, organized by the Serbian foreign ministry.

Prime Minster’s agenda envisages a meeting with Serbian President Boris Tadic and Prime Minister Mirko Cvetkovic.

Greece is among the countries, which together with Spain supports the European integration of Serbia and do not recognize Kosovo’s independence, the news agency reports.

http://www.focus-fen.net/index.php?id=n205271
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.1.2010, 00:54   73
Citim:
Serbia is divided into seven regions as of Jan.1

Belgrade. As of 1 January 2010 Serbia is officially divided into seven statistical regions, Belgrade-based Vecernje Novosti daily writes. Serbia’s new map was approved by the European Statistical Office Eurostat. Prime Minister Mirko Cvetkovic gave the green light to it too.

At a meeting last week the government decided that Serbia will be divided into the following statistical units: Belgrade, Eastern, Western, Central, Southern regions and the regions Vojvodina and Kosovo and Metohija, the newspaper writes.

http://www.focus-fen.net/index.php?id=n205299
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.1.2010, 12:29   74
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Thėnė nga Ilir Meta

“Pėrpjekja pėr tė keqkuptuar njė politikė kaq largpamėse dhe kurajoze, ėshtė thjesht njė ftesė pėr tė hyrė nė njė debat folklorik, dhe ju e dini qė nuk mė pėlqejnė folklorizmat,
Post-folklorizmi largpamės e kurajoz ka prirje tė ngjallė pre-folklorizėm po aq largpamės e kurajoz...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.1.2010, 16:34   75
Citim:
Eurostat pėrgėnjeshtron mediet serbe

Zyra e Statistikave tė Bashkimit Evropian, e njohur si Eurostat, nuk pranon se ka miratuar hartėn e re rajonale tė Serbisė sė bashku me Kosovėn.

Sipas gazetės serbe, Vecernji Novosti, ky institucion e ka miratuar hartėn e re rajonale tė Serbisė, nė tė cilėn pėrfshihet edhe Kosova si rajoni i shtatė i saj.

Nė fakt, zyrtarė tė kėtij institucioni me seli nė Luksemburg, tė kontaktuar tė hėnėn nga Expressi, kanė deklaruar se ata nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė.

Kėtė e konfirmon Louise Corselli-Nordblad nga Zyra pėr Media nė Eurostat, sipas sė cilės, ata ende nuk kanė marrė propozimin zyrtar tė Serbisė.

Sipas saj, tė gjitha vendeve kandidate dhe ato qė janė potencialisht kandidate pėr Bashkimin Evropian, u kėrkohet qė tė propozojnė nė Eurostat, ndarjen rajonale tė territorit tė tyre.

“Kjo ėshtė njė nėndarje e territorit tė tyre nė rajonet statistikore, me qėllim tė harmonizimit tė statistikave me rajonet e tjera tė Evropės”, thotė Corselli-Nordblad pėr Express.

“Por Eurostat nuk ka marrė akoma propozimin zyrtar tė Serbisė pėr rajonet statistikore”, shpjegon zyrtarja e kėtij institucioni tė BE-sė, duke demantuar pohimet e mediumit serb.

E pyetur se si veprohet nė rastin e Kosovės, pa dhėnė shumė detaje, Corselli-Nordblad tregon se, “ēdo pyetje lidhur me Kosovėn do tė trajtohet nga organet pėrkatėse”.

Ndėrkohė, sipas gazetės beogradase, me hartėn e re, Serbia ndahet nė shtatė rajone, ndėr tė cilat edhe Kosova, e cila ka shkruar se dritėn e gjelbėr pėr kėtė akt e ka dhėnė edhe kryeministri serb, Mirko Cvetkoviē, gjatė javės sė kaluar.

Sipas kėsaj tė pėrditshmeje, bazuar nė kėtė vendim tė qeverisė sė Serbisė, e qė ėshtė pranuar edhe nga Eurostati, Serbia pėrbėhet nga regjioni i Beogradit Lindor, Perėndimor, Qendror dhe Jugor, si dhe ai i Vojvodinės dhe Kosovės.

Pavarėsisht kėsaj, nė tė gjitha tė dhėnat e deritashme qė ka publikuar Eurostati, e qė ndodhen nė faqen e tyre tė internetit, Kosova ėshtė e ndarė teritorialisht nga Serbia.

Nė tė gjitha pjesėt ku bėhet fjalė pėr Kosovėn, pas emrit, nė kllapa, ėshtė e vendosur edhe fjalia- Nėn Rezolutėn 1244.

Me disa ndryshime tė kėtij institucioni qė kanė ndodhur mė vonė, viti i fillimit tė punės sė Eurostatit nis mė 1953.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../22077/C4/C15/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.1.2010, 16:39   76
Citim:
Tadiē: "E palejueshme qė marrėdhėniet tona me Shqipėrinė janė lėnė pasdore"

Beograd, 6 janar 2010 - Presidenti i Serbisė Boris Tadiē ka deklaruar se vendi i tij synon marrėdhėniet sa mė tė mira tė mundshme me tė gjithė fqinjėt, sepse kjo ėshtė parakusht pėr integrimet evropiane. Ai ka theksuar se asnjė shtet nuk guxon tė mbetet jashtė vemendjes sė politikės sė jashtme tė Serbisė, duke shtuar se kjo posaēėrisht ka tė bėjė me Shqipėrinė.

"Mendoj se ėshtė e palejueshme qė marrėdhėniet tona me Shqipėrinė tė lihen pasdore, siē ka qenė nė dekadat e fundit. Serbia ka interes pėr bashkėpunim me Shqipėrinė", ka thėnė Tadiē nė njė konferencė me ambasadorėt e Serbisė nė Beograd.

Pėr marrėdhėniet e Malin e Zi, Tadiē ka thėnė se ato janė tė mira, ndonėse Podgorica e ka njohur pavarėsinė e Kosovės.

Ndėrsa pėr marrėdhėniet me Maqedoninė, ai ka thėnė se Beogradi synon qė me Shkupin tė zgjidhė jo vetėm raportet qė kanė tė bėjnė nė domenin e shteteve, por edhe pėr ēėshtjen e pozitės sė kishave.

http://www.kosova.com/artikulli/58722
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.1.2010, 13:57   77
Citim:
Spanja mbėshtet bisedimet Beograd-Prishtinė

Spanja dėshiron qė mes Serbisė dhe Kosovės tė arrihet njė zgjidhje kompromisi. Ambasadori spanjoll nė Beograd, Inigo Palacio de Espana, ka thėnė se shumė partnerė tė Spanjės – e cila ėshtė kryesuese e radhės e BE-sė – dėshirojnė tė vijė deri tė dialogu qė do tė ēonte drejt njė zgjidhjeje tė pėrbashkėt, tė zbatueshme, dhe tė qėndrueshme.

Nė njė intervistė pėr gazetėn Blic, Espana ka thėnė se Serbia mund ta fitojė statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim nė BE edhe pa “zgjidhjen definitive tė ēėshtjes sė Kosovės”, sidomos pasi qė Spanja nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės.

Megjithatė, ambasadori Espana i ka dhėnė mbėshtetje idesė sė Beogradit pėr tė nisur njė dialog me Prishtinėn pas pėrfundimit tė procesit pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė.

“Ministri Jeremic ka prezantuar njė ide shumė tė rėndėsishme nė Konferencėn e ambasadorėve, dhe ka thėnė se pas vendimit tė gjykatės (GJND-sė), nėpėrmjet dialogut do tė mund tė gjendej njė zgjidhje kompromisi, e qėndrueshme, qė do tė mund tė ēonte drejt zhvillimi tė mėtejmė tė marrėdhėnieve”, ka thėnė Espana.

Do tė ishte paradoks, qė Serbia – e cila sipas de Espanės – “angazhohet pėr gjetjen e zgjidhjes me anė tė dialogut, tė dėnohet dhe tė frenohet nė rrugėn e saj drejt integrimeve evropiane”.

I pyetur ndėrkaq se si duket agjenda e Ballkanit gjatė Presidencės spanjolle me BE-nė, ambasadori de Espana ka thėnė se, gjėrat pritet tė definohen nė konferencėn e ministrave qė ėshtė planifikuar tė mbahet nė muajin maj nė Sarajevė, ku sipas tij, do tė dihet mė saktė se ēfarė kanė bėrė shtetet kandidate deri mė tash, dhe nė kėtė mėnyrė mund tė pėrcaktohet harta e rrugės.

Sidoqoftė, ai ka thėnė se takimi ėshtė caktuar nė Sarajevė, pėr shkak se, sipas tij, Bosnja ėshtė shtet kyē pėr stabilitetin nė Ballkan.

Sa i pėrket agjendės greke qė Ballkani tė pėrfshihet nė BE nė vitin 2014, de Espana ka thėnė se – tė gjithė pajtohen qė kjo ėshtė njė agjendė ambicioze, mirėpo pėrkundėr kėsaj, ai ka thėnė se ka njė qėllim moral, qė nė detyron tė mendojmė paraprakisht. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=6932
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.1.2010, 22:13   78
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Kėshilli Ministrave sulmohet tri herė nė njė muaj

Kohėt e fundit qeveria shqiptare ėshtė shndėrruar nė objekt sulmesh. Nė hakun kohor prej mė pak se njė muaji faqja yyrtare nė internet e Kėshillit tė Ministrave, www.km.gov.al, ėshtė sulmuar tri herė nga piratėt e internetit.

Pėrmes ndėrhyrjeve tė kėtyre ekspertėve tė informatikės ėshtė ndėrhyrė nė kėtė faqe dhe janė eliminuar tė gjitha tė dhėnat qė ishin publikuar nga stafi i Kryeministrisė. Drekėn e ditės sė djeshme ndodhi sulmi i tretė. Rreth orės 15:00 faqja ishte goditur nga tė ashtujuarturit “crashers” (persona qė pėrmes ndėrhyrjeve tė paligjshme e tė paautorizuara vetėm dėmtojnė informacionin e publikuar).

Nė faqe nuk gjendej asnjė informacion. Pas rreth njė orė e gjysmė duket se punonjėsit e Kryeministrisė arritėn tė rregullojnė deri diku faqen. Pas kėsaj ndėrhyrjeje u vu re se mungonin informacionet e ditėve tė fundit, takimet qė kryeministri Sali Berisha kishte zhvilluar nė zonat e pėrmbyutura gjatė kėtyre ditėve.

Pas kėsaj ndėrhyrjeje lajmet qė figuronin nė faqe ishin ato tė datės 7 janar, mbledhja e fundit tė qeverisė, ajo e Komitetit tė Planifikimit Strategjik dhe Komutetit Ndėrministror tė Integrimit. Goditja e parė qė iu bė faqes zyrtare nė internet tė Kėshillit tė Ministrave brenda kėsaj periudhe kohore, kishte njė mesazh tė qartė, qė i drejtohej direkt qeverisė shqiptare.

Nė mesazhin qė ishte publikaur nė faqe, pasi ishin fshirė gjithēka tjetėr qė lidhej me informacionin, kėrkohej qė qeveria tė angazhohej seriozisht e tė punonte pėr krijimin e sė ashtuquajturės “Shqipėri e Madhe”. Pas rreth njė ore u realizua qė gjendja tė rikthehej nė normalitet.

E treta goditje qė iu bė faqes nė internet tė qeverisė ishte disa ditė mė parė. Kėtė radhė crasher-at kishin zgjedhur pasditen tė bėnin goditjen e tyre tė radhės. Nė dallim me herėn e parė, ku kėrkohej puna pėr krijimin e “Shqipėrisė sė Madhe”, nė dy sulmet e fundit nuk ishte lėnė asnjė mesazh pėr qeverinė shqiptare.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=63733
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 00:24   79
Citim:
Meta: “Shqipėria do tė hapė Ambasadėn nė Bosnjė-Hercegovinė”

Shqipėria sė shpejti do tė zgjerojė prezencėn diplomatike nė Bosnjė-Hercegovinė, duke hapur Ambasadėn Shqiptare nė Sarajevė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje nga ministri i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, gjatė njė takimi me ministrin e Sllovakisė, Miroslav Lajēak.

“Duke marrė nė konsideratė se Shqipėria do tė rrisė rolin e saj nė Ballkanin Perėndimor, qeveria jonė ka vendosur qė sė shpejti tė hapė Ambasadėn Shqiptare nė Sarajevė. Ky hap ėshtė njė shenjė e pastėr e vėmendjes qė Shqipėria u kushton marrėdhėnieve me fqinjėt dhe perspektivės sė saj nė rajon. Jam i sigurt se ky informacion do ta bėjė tė lumtur zotin Lajēak duke pasur parasysh kontributin e tij tė veēantė nė sfidat qė ka pėrballuar Bosnja-Hercegovina”, - ėshtė shprehur Meta.

Ministri Meta nėnvizoi se Shqipėria ka luajtur njė rol konstruktiv dhe thelbėsor nė tė kaluarėn e Ballkanit, rol i cili ėshtė planifikuar tė zgjerohet nė tė ardhmen, si njė nevojė e anėtarėsimit tė Ballkanit Perėndimor nė BE.

“Ndaj, pėr kėtė arsye, ėshtė e rėndėsishme pėr ne dhe pėr tė gjithė rajonin qė ne tė zgjerojmė bashkėpunimin bilateral dhe multilateral me Bosnjė-Hercegovinėn. Sa mė shumė tė punojmė sė bashku nė Ballkan, aq mė shpejt i gjithė rajoni ynė do tė anėtarėsohet nė BE”, - ėshtė shprehur Meta.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=23733
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2010, 01:40   80
Citim:
Marrėdhėniet Shqipėri – Serbi

Sot, Ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė nė Beograd, Shpėtim Ēaushi, paraqiti Letrat Kredenciale para Presidentin tė Republikės sė Serbisė z.Boris Tadiē.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	28janar-beograd-tadic-caushi.jpg
Shikimet:	228
Madhėsia:	32,4 KB
NNJ:	2255

Me kėtė rast Ambasadori Ēaushi siguroi Presidentin Tadiē pėr vullnetin e mire tė Qeverisė shqiptare pėr pėrparimin dhe zhvillimin e marrėdhėnieve tė bashkėpunimit dypalėsh me Serbinė.

Ambasadori Ēaushi vuri nė dukje aspiratėn e pėrbashkėt tė tė dy vendeve pėr t`u integruar nė BE, duke theksuar dėshirėn e sinqertė tė palės shqiptare pėr tė punuar bashkėrisht nė kėtė drejtim.

Presidenti Tadiē shprehu bindjen se pala serbe ndan tė njėjtin mendim se tė dy shtetet gjenden nė njė moment kyē tė marrėdhėnieve dypalėshe, si dhe theksoi se zhvillimi i tyre do tė merrte njė impuls tė ri me nėnshkrimin e njė sėrė marrėveshjeve, tė cilat do t’i shėrbenin jo vetėm interesit reciprok tė vendeve, por edhe si shembull inkurajimi pėr mbarė rajonin, pėr stabilitetin e prosperitetin e tij.

Presidenti Tadiē theksoi interesin pėr tė forcuar marrėdhėniet me Shqipėrinė dhe bindjen se ekziston njė vullnet i pėrbashkėt dhe potenciale tė mėdha bashkėpunimi nė fusha tė ndryshme.

Presidenti Tadiē ka shtuar se BE-ja ėshtė objektivi strategjik i pėrbashkėt i tė dy vendeve dhe se bashkėpunimi nė kėtė drejtim do tė ketė rendėsi tė veēantė, pasi vizioni pėr njė tė ardhme tė rajonit nė familjen e kombeve evropiane i shėrben edhe forcimit tė marrėdhėnieve dypalėshe.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=8211
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 21:59.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.