Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.7.2009, 17:43   1

Shkrim i cituar Z2: Mbi 4 milionė shqiptarė pa shtetėsi


Mijėra shqiptarė vazhdojnė tė jenė pa shtetėsinė e IRJM-sė dhe problemi vazhdon tė fshihet, madje dhe para diplomatėve tė lartė tė BE-sė, me pretendimet se "ėshtė harmonizuar ligji pėr shtetėsi sipas standardeve evropiane", njofton agjencia e lajmeve INA.

Numri i shqiptarėve pa shtetėsi llogaritet nė mbi 50 mijė, shifėr qė pohohet dhe nga ekspertė e avokatė tė fushės, tė cilėt theksojnė se kjo ėshtė njė nga problematikat e mėdha tė shumė familjeve shqiptare nė IRJM qė janė lėnė nė harresė nga shteti.

Ndėrkohė, vetė qytetarėt qė nuk kanė shtetėsi theksojnė se janė tė zhgėnjyer nga tė gjitha institucionet pėr kėtė ēėshtje, duke pėrfshirė kėtu edhe Avokatin e Popullit.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=3496
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.8.2009, 16:43   2

Shkrim i cituar Lindor: Shqiptarėt figurojnė nė pasaporta si sllavė, Tirana hesht


Nė ditėt nė vijim pritet tė fillojė nisma pėr njė peticion mbarėshtetėror nė krejt vendbanimet shqiptare. Nė njė anketė tė mėparshme shqiptarė nga komuna tė ndryshme kanė shprehur pakėnaqėsi tė mėdha lidhur me vėnien e emėrtimit “makedonsko” tek pasaportat nė pėrcaktimin e shtetėsisė dhe kombėsisė sė qytetarėve.

Shqiptarėt e anketuar kanė shprehur revoltėn e tyre duke kėrkuar qė ky mashtrim institucional tė ndėrpritet, sepse deri mė tani nuk i ėshtė kushtuar vėmendja e duhur kėsaj politike antishqiptare tė Ministria sė Brendshme tė IRJM-sė.

Ramadan Emini nga Shkupi thekson se ka vėnė re kėtė "hollėsi" vetėm pasi ėshtė ngritur si problem nė shtyp, pasi pasaportat e reja pjesa dėrrmuese e shtetasve i ka marrė nė mirėbesim.

“Unė ndjehem i fyer dhe shumė i dėshpėruar se si po na ndodh kjo. Kėrkoj qė tė bėhet diēka pėr ta pastruar kėtė skandal, qė nuk ka ndodhur as nė kohėn e Jugosllavisė, ku nė pasaporta shkruhej shtetėsia RFSJ dhe jo termi jugosllav”, thekson Ramadan Emini.

“E shof se kanė bėrė njė strategji tė pėrgaditur mirė, ku neve si shqiptarė para tė huajve tė na paraqesin si maqedonas, ndėrsa si formalitet pėr mashtrim nė grafėn ku shkruhet nė gjuhėn shqipe shkruan ‘e Maqedonisė’”, ka theksuar Elez Mustafi nga Tetova.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=26001
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2009, 12:24   3
Citim:
I lindur dhe rritur nė Shkup, ende kėrkon shtetėsinė e Maqedonisė!

Naser Bela, 45 vjeē, gruaja dhe djali i tij tani 16 vite kėrkojnė shtetėsinė e Maqedonisė. Edhe pse i lindur nė Shkup ku edhe aktualisht jeton dhe punon, atij qė nga viti 1993 kur edhe aplikoi pėr herė tė parė, nė vazhdimėsi kėrkesat i refuzohen.

Bela thotė se nė stacionin policor nė Draēevė nė atė kohė, e kanė kushtėzuar tė bashkėpunojė me policinė, nė dėshiron tė pajiset me shtetėsi nė tė kundėrtėn gjithė jetėn do ti mohohet e drejta pėr shtetėsi.

“Unė e refuzova me njė fjalė thash jo se punoj, mė than atėherė s’do ta marrėsh asnjėherė nėnshtetėsinė, thash as nuk mė duhet ashtu nėnshtetėsi, se ajo ėshtė e imja, do tė vije dita kur do ta marr, edhe unė e di arsyen se pėr atė e refuzon, mirėpo mė ka humbur dokumentacioni i asaj nuk e kam pėr fat tė keq, mė ka humb ai vėrtetimi se shumė mirė shkruan Naser Bela tė vish nė ora 7 nė stacionin policor nė Draēevė pėr nėnshtetėsinė, mirėpo ato hynė nė punė tjera, unė si pranova tė punoj se nuk mė interesonte”, deklaroi Naser Bela – banor i Shkupit.

Bela thotė se pas kėsaj kishte aplikuar edhe disa herė, por gjithmonė ėshtė refuzuar, ndėrsa aplikimin e fundit e ka bėrė nė vitin 2005.

“Tash pėr sė fundi herė i kam dhėnė nė 2005 dhe s’ka asgjė, dhe vetėm maltretojnė, kėrkojnė dokumentacione qė njė gjė s’mund ta bėjmė. Mu mė intereson me ēfarė tė drejte nuk mė takon nėnshtetėsia? Shoqja 24 vjet ka kurorėzim me mu nė Draēevė dhe s’ka kurrfarė dokumentacioni tė Maqedonisė, i ka vdekė baba s’ka mund tė shkoj, nėna i ka vdekė nuk mund tė shkon, tash i ka vdekė vėllau para 20 ditėsh edhe nuk mund tė shkojė, dhe kėtu mė tregon dikush se ne i kemi tė gjitha drejtat! S’kemi ne shqiptarėt tė drejta, kėto janė rrena”, shtoi Bela.

Pėr rastin Bela u prononcuan edhe nė MPB.

“Personi nė fjalė paraprakisht nuk i ka plotėsuar kushtet e parapara me ligjin pėr shtetėsinė, kjo ėshtė edhe arsyeja qė nuk ka marrė shtetėsinė e Maqedonisė. Aktualisht kėrkesa e tij ėshtė nė procedurė dhe priten mendime nga organe tjera, qė mund tė marrin kohė.”

Nė zyrėn e Avokatit tė Popullit thonė se rastet e kėtilla janė tė shpeshta dhe ky institucion ndihmon palėt qė mė shpejtė tė realizojnė tė drejtėn e tyre pėr tu pajisur me shtetėsi.

“Deri sot deri tek zyra e Avokatit tė Popullit janė paraqitur 52 parashtesa qė kanė tė bėjnė me realizimin e tė drejtės pėr shtetėsi tė RM-sė. Atė qė mund ta them pėr kėto parashtesa ėshtė se pėr pjesėn mė tė tyre bėhet fjalė pėr vonesa nė procedura edhe atė mė sė shumti pėr shkak se marrja e mendimit nga drejtoria pėr siguri dhe kundėrzbulim mund tė zgjasė njė kohė tė gjatė”, theksoi Uranija Pirkovska – zėdhėnėse e Avokatit tė Popullit.

Me problemin e mospasjes sė dokumentin tė shtetėsisė pėrballen edhe familje tė tjera tė cilėt akuzojnė pėr neglizhencė institucionet shtetėrore. Tė dhėnat jozyrtare bėjnė tė ditur se probleme mė tė theksuar janė nė rajonin e Kumanovės dhe tė disa zonave tė malėsisė sė Shkupit.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/20330.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2009, 17:42   4
Citim:
Ligji cenohet, pasaportat mbeten "makedonsko"

Shkup, 11 nėntor - Pėrdorimi i emėrtesave njėnacionalėshe, jo vetėm nėpėr institucione, por edhe nė manifestime, botime e dokumente tė ndryshme..., edhe pse konstatohet si shkelje e dispozitave ligjore nga organet mė tė larta qeverisėse, nė praktikė nuk ka pėsuar asnjė lloj ndryshimi.

Rasti i ndryshimit tė paragrafit tė shtetėsisė nga "R. Maqedonisė" nė "maqedonas" qė u alarmua disa muaj mė parė nga "KOHA", ende nuk arriti tė gjejė asnjė lloj zgjidhje, megjithė premtimet se ky paragraf do tė pėsonte ndryshime.

Pasaportat e reja vazhdojnė tė lėshohen nga Ministria e Punėve tė Brendshme, tė pandryshuara. Madje edhe pritjet pėr korrektime nuk janė reale.

Nė kabinetin e zėvendėskryeministrit Abdylaqim Ademi, pohojnė se vėrejtjet i janė dėrguar MPB-sė dhe duhej tė kishte ndryshime. Ndėrsa kjo e fundit, nuk ėshtė nė dijeni. Zėdhėnėsi Ivo Kotevski thotė se nuk e ka idenė se pėr ēfarė ndryshimesh bėhet fjalė, pasi formati i dokumenteve tė reja ėshtė hartuar konfrom standardeve ndėrkombėtare dhe ėshtė i ngjashėm me modelin e shumė shteteve tė tjera.

Ndryshimet nė paragrafėt e pasaportave kanė ardhur bashkė me ndryshimet nė Ligjin pėr dokumentet e udhėtimit..., pėr tė cilin deputetėt shqiptarė nuk kanė qenė nė dijeni kur kanė votuar pėr tė njėjtėn.

Deputeti i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Rafiz Haliti, i cili muaj mė parė u angazhua nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtje, ripėrsėrit tė njėjtėn qėndrim.

"Kemi diskutuar nė grupin parlamentar dhe jemi tė mendimit se kjo ēėshtje duhet patjetėr tė gjejė zgjidhje, ligjet duhet tė respektohen edhe nga MPB-ja. Kjo ėshtė njė padrejtėsi qė i bėhet shqiptarėve", thotė Aliti.

Ndryshimi nė paragrafin e shtetėsisė, nė pasaportat e reja biometrike, rezultoi me shndėrrimin brenda natės tė shqiptarėve nė maqedonas, pasi formatimi i ri pėrjashtoi variantin e dikurshėm, "R. Makedonija", duke e zėvendėsuar me "makedonsko".

Ndonėse, nė variantin shqip luhet me finesė, nė pasaporta shėnohet "Maqedonisė", tė tjerat "maqedonas".

Njė element interesant nė rastet kur mbajtėsi i dokumentit ėshtė me kombėsi shqiptare dhe pasaporta ėshtė katėrgjuhėshe, maqedonisht, shqip, anglisht dhe frėngjisht, varianti nė shqip, nuk ka domethėnie tė njėjtė me atė nė gjuhėt e tjera. Loja e fjalėve, fillon me "drzhavjanstvo" qė nė shqip pėrkthehet "shtetėsi" dhe nė gjuhėt e tjera "nationality" dhe "nacionalite" dhe jo me "citizenship".

Ndėrsa pėr mė poshtė shėnimet kemi "makedonsko", qė nė gjuhėt e tjera pėrkthehet si - "maqedonisė" dhe "macedonian", qė pavarėsisht pėrkthimit sipas dėshirės nė shqip, kuptimi mbetet i njėjtė - maqedonas.

Sipas ekspertėve juridik, ndryshimet kanė cenuar identitetin e pjesės tjetėr shtetformuese - shqiptarėve.

Sidomos kur nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė popullsi multietnike, gjė qė ka sjellė edhe zvetėnimin e identitetit kombėtar tė njė pjese. Sipas tyre, ndryshimi i paragrafit tė shtetėsisė ėshtė njė formulim regresiv, i ngjashėm me atė tė para vitit 2001, komb-shtet, njėherazi edhe tentativa mė skandaloze nė asimilimin e identitetit kombėtar.

Problemi trashėgohet si pasojė e neglizhencės sė subjektit politik shqiptar gjatė ndryshimeve kushtetuese tė vitit 2001, kur u miratuar promovimi i identitetit qytetar pa pėrmendur etnitetet.

http://www.koha.com.mk/a01.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.11.2009, 16:02   5
Citim:
Nė BE do tė udhėtojmė si “maqedonas”

Nė pasaportat e reja biometrike nė grafėn e nacionalitetit vazhdon tė figurojė emėrtimi “maqedonas”. Radhė tė gjata tė qytetarėve pėr t`u pajisur me dokumentin e udhėtimit, mirėpo ata vazhdojnė tė shprehin habi pėr ndryshimin e bėrė tek grafa e nacionalitetit apo shtetėsisė.

Edhe pėrkundėr reagimeve tė vazhdueshme, deri tani nuk ėshtė bėrė pėrmirėsimi i nevojshėm, duke e kthyer emėrtimin e vjetėr “R.Maqedonisė”, duke mos pėrcaktuar aspektin kombėtar tė asnjė komuniteti.

Se shqiptarėt e Maqedonisė nė vendet e BE-sė do tė njihen drejtpėrdrejt maqedonas, kjo sipas analistėve shqiptarė komentohet si strategji e qartė e Qeverisė sė Nikolla Gruevskit. Skenari i parapėrgaditur ėshtė forcimi dhe arritja e misionit qė Republika e Maqedonisė tė njihet si shtet ekskluzivisht i maqedonasve, nė sytė e ndėrkombėtarėve.

Analisti dhe eksperti i ēėshtjeve ndėrkombėtare, prof.dr. Ylber Sela vlerėson se problemi buron nga kushtetuta, ku shqiptarėt nuk kanė tė pėrcaktuar se qytetarė tė cilės kategori janė.

“Andaj nga Kushtetuta vijnė kėto gjėra. Normalisht qė sapo tė dorėzosh pasaportėn nė duart e autoriteteve tė huaja, nė mėnyrė tė qartė identifikohesh si maqedonas. Dhe kjo ėshtė si pasojė e politikės aktuale qė na ka pėrfshirė neve shqiptarėve dhe nuk ngrisim zėrin”, ka theksuar ligjėruesi universitar Ylber Sela.

Ndėrkohė, analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi ka nėnvizuar se kėto emėrtime bėhen qėllimisht nga Qeveria maqedonase pėr tė forcuar pozicionet e saj me grekėt, duke i shpallur tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi si maqedonas.

”Kjo po bėhet pėr forcimin e kulturės maqedonase dhe kėtu ka gisht Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, pėr tė realizuar projektin pėr ndėrrimin e tė gjitha identiteteve. Kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr pasaportat, por edhe pėr futjen e gjuhės maqedonase prej klasės parė dhe projektet e tjera kulturore, tė trashėgimisė dhe e ēka jo tjetėr”, ka theksuar analisti Nijazi Muhamedi, duke shtuar se kėto marrėveshje dhe projekte antishqiptare dita ditės po dalin nė dritė.

Partia shqiptare nė pushtet, BDI, edhe pse premtoi se do tė ngrisė zėrin pėr kėtė ēėshtje nė Parlamentin e Maqedonisė, deri tani nuk ėshtė bėrė asnjė gjė nė kėtė drejtim, kur po afrohen ditėt qė njė pjesė e madhe e shqiptarėve t`ia mėsyejnė vendeve tė BE-sė. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...5c33b9435&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2009, 21:01   6
Citim:
Shkupi heq kombėsinė shqiptare nga pasaportat
Nė dokumentet e reja biometrike ata quhen thjesht "maqedonas"

Nuk ndalen veprimet e ēuditshme tė Shkupit zyrtar ndaj shqiptarėve tė Maqedonisė. Njė qėndrim i fundit i qeverisė sė Nikolla Gruevskit ka hequr termin "Shqiptar" nga dokumentet e udhėtimit qė shtetasit e FYROM do tė duhet tė pėrdorin pėr lėvizjen e lirė, ku tashmė mund tė udhėtojnė pa viza nė shtetet e Bashkimit Europian. Nė pasaportat e reja biometrike, nė kolonėn e kombėsisė vazhdon tė figurojė vetėm emėrtimi "Maqedonas".

Ndėrkohė qė sipas Marrėveshjes sė Ohrit, shqiptarėt janė komb shtetformues dhe njė etni e barabartė me maqedonasit. Ky vendim bie ndesh edhe me tė drejtėn ndėrkombėtare, pasi shteti ynė fqinj nuk quhet "Maqedoni" nga OKB-ja, por "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė".

Dhe ēėshtja e emrit e ka kthyer Shkupin nė njė problem permanent pėr integrimin e tij nė NATO dhe Bashkimin Europian. Nė pikat e pajisjes me pasaportat e reja biometrike ka pasur radhė tė gjata tė qytetarėve pėr t‘u pajisur me dokumentin e udhėtimit, mirėpo ata vazhdojnė tė shprehin habi pėr ndryshimin e bėrė te kolona e nacionalitetit apo shtetėsisė.

Edhe pėrkundėr reagimeve tė vazhdueshme, deri tani nuk ėshtė bėrė pėrmirėsimi i nevojshėm, duke e kthyer emėrtimin e vjetėr "Republika Maqedonisė", dhe mos pėrcaktuar aspektin kombėtar tė asnjė komuniteti.

Ndėrsa shqiptarėt e Maqedonisė nė vendet e BE-sė do tė njihen drejtpėrdrejt maqedonas, kjo sipas analistėve shqiptarė komentohet si strategji e qartė e qeverisė sė Nikolla Gruevskit.

Skenari i parapėrgatitur ėshtė forcimi dhe arritja e misionit qė Republika e Maqedonisė tė njihet si shtet ekskluzivisht i maqedonasve, nė sytė e ndėrkombėtarėve.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=76106

Citim:
Ali Aliu: Fshehja e kombėsisė sė shqiptarėve, njė mashtrim
Akademiku reagon pėr pasaportat e reja tė FYROM-it

Heqja e kombėsisė nga tė dhėnat personale tė pasaportave tė reja tė Maqedonisė konsiderohet njė mashtrim nga akademiku Ali Aliu. Ai ka reaguar ashpėr dje pas lajmit se autoritetet e Shkupit kanė vendosur qė kombėsia tė mos pėrfshihet nė tė dhėnat qė pėrmban dokumenti i ri i shtetasve tė FYROM-it.

"Nuk kam qenė ende nė rrjedhė tė kėtij fakti, pasi disponoj pasaportėn time tė vjetėr. Por sot jam informuar dhe nėse kjo ėshtė e fiksuar nė kėtė mėnyrė nė pasaportėn e shtetasve me kombėsi shqiptare tė shtetit tonė, atėherė mė duhet ta denoncoj si njė mashtrim. Ky ėshtė mashtrim dhe pėr kėsi mashtrimi unė nuk pėrtoj tė reagoj. Natyrisht qė kjo ėshtė fshehur nėn gjuhėn angleze nė pasaportė. Por gjithsesi pėr kėtė mashtrim duhet tė reagojnė tė parėt kompetentėt, ata qė janė nė institucione dhe pėrfaqėsojnė shqiptarėt nė shtetin e Maqedonisė. Unė ju kujtoj se duhet tė reagojnė ata qė e kanė obligim, tė shmangin pasaktėsitė", tha dje pėr gazetėn "Shqip", akademiku Ali Aliu.

Ndėrkohė, pėr kėtė ēėshtje ka reaguar ashpėr edhe Partia Demokratike Shqiptare, me anė tė sekretarit tė saj, Ernad Fejzullahu. Ai tha dje nė njė prononcim pėr gazetėn "Shqip" se "kjo ėshtė pasojė e etnocentrizmit tė shtetit maqedonas".

Sipas zotit Fejzullahu, nė Maqedoni ekziston njė tendencė e rrezikshme pėr tė paraqitur gjithēka "me prefiksin maqedonas".

"Ne nuk kemi vetėm problemin e pasaportave. Kemi problemin e televizionit shtetėror, qė ėshtė tėrėsisht maqedonas. Kemi problemin e fėmijėve shqiptarė, qė po duhet qė nė klasė tė parė tė mėsojnė maqedonishten me detyrim. Ne kemi problemin qė kėtu edhe ajri po ėshtė maqedonas...", thotė sekretari i partisė mė tė madhe tė shqiptarėve nė opozitė.

Pėr kėtė situatė, pėrfaqėsuesi i PDSH-sė nuk harron tė bėjė pėrgjegjėse edhe partinė shqiptare qė ėshtė pjesė e koalicionit qeverisės, Bashkimin Demokratik pėr Integrim tė Ali Ahmetit.

"Ky hegjemonizėm po zhvillohet edhe sepse lejohet nga partnerėt shqiptarė tė qeverisė sė VMRO-DPMNE-sė, megjithėse nė fakt kėtu nuk mund tė flasim pėr partneritet, pėrderisa njėra palė vepron si do, ndėrsa tjetra bindet", thotė zoti Fejzullahu.

Nė kėndvėshtrimin e tij dhe tė PDSH-sė, duke marrė parasysh edhe problemin e kontestit tė emrit, situata nė Maqedoni po rėndohet e po shkon ēdo ditė e mė afėr kolapsit.

"Pėr kėtė arsye, ne po u ofrojmė shqiptarėve njė marrėveshje politike. Po punojmė nė terren pėr tė lidhur njė marrėveshje me 15 pika, ku pėrfshihen tė gjitha problemet me tė cilat pėrballen shqiptarėt sot, duke filluar nga ndarja e buxhetit, deri tek identiteti kombėtar", thotė sekretari politik i PDSH-sė.

Pasaportat e reja biometrike do tė jenė dokumenti qė do tė lejojė qė nga dhjetori i kėtij viti shtetasit e ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė tė lėvizin pa viza nė vendet e Bashkimit Europian. Por nė kėto dokumente, ndryshe nga pasaportat ekzistuese, nuk pėrcaktohet kombėsia dhe tė gjithė konsiderohen maqedonas, term ky aspak i pėlqyeshėm pėr shqiptarėt, qė janė etni shtetformuese nė kėtė vend.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=76145
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2009, 22:10   7
Citim:
Paratė ende me kisha e ikona, pa gjuhėn shqipe

Kartmonedhat e Maqedonisė janė problem i theksuar qė ėshtė lėnė nė heshtje, pėr shkak tė pėrjashtimit tė elementeve shqiptare dhe multietnike nė tė.

Nė tė gjitha kartmonedhat e Maqedonisė duke filluar nga ato qė kanė vlerė mė tė vogėl nuk ka asnjė element shqip, nuk ka asnjė germė shqipe dhe aty nuk reflektohet asgjė pėrvec elementit maqedonas duke filluar nga disa ikona, elemente kishtare, dhe deri te elementet e antikitetit.

Eksperti i ēėshtjeve ekonomike Abdylmenaf Bexheti ėshtė i mendimit se kjo ka tė bėjė me njė aspekt mjaftė tė rėndėsishėm, mirėpo nė Maqedoni sipas tij nuk janė zgjidhur gjėra elementare qė tė arrihet deri te kjo ēėshtje.

Ai mori si shembull kartėmonedhėn zvicerane ku nė dy kėndet e saj ėshtė gjuha e pakicės ose e pėrkatėsisė mė tė paktė pra aty janė gjuhėt gjermane, frenge dhe ajo italiane.

"Megjithatė ajo ėshtė demokraci zvicerane dhe Maqedonia ėshtė shumė larg asaj demokracie duke pėrfshirė edhe kėtė aspekt", thekson pėr tė pėrditshėm shqiptare nė Maqedoni "24 orė", ligjėruesi universitar Bexheti.

Sipas tij, nė kartmonedhėn prej 500 denarėve vėrehen elemente tė antikitetit, qė paraqet njė provokim pėr grekėt. Ndėrsa tė gjitha kartėmonedhat me vlera tė tjera paraqesin anashkalim tė komunitetit shqiptar dhe atij mysliman nė pėrgjithėsi, pėr shkak tė pranisė sė theksuar tė ikonave kishtare, kishave dhe objekteve tė tjera me karakter fetar sllavo-ortodoks por edhe prania e figurave historike sllave.

Kjo ēėshtje duhet nė tė ardhmen tė shqyrtohet nė agjendėn e partive politike, sidomos nė aspektin e respektimit tė pėrdorimit tė gjuhės shqipe, si gjuhė e dytė nė Maqedoni, duke marrė si model shtetet e tjera perėndimore nga Zvicra, Belgjika e shtete tė tjera.

Sipas ekspertėve pėr ēėshtje ekonomike, njė mundėsi e mirė shihet pėrdorimi i euros si valutė unike shtetėrore nė tė ardhmen, kėshtu qė duke pėrjashtuar valutėn aktuale tė Maqedonisė. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...37b211a91&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.12.2009, 14:11   8
Citim:
Pėr policinė, Kosova akoma mbetet Serbi

Shkup, 29 nėntor - Ministria e Punėve tė Brendshme vazhdon tė mos e njohė Kosovėn si shtet tė pavarur. Kaēaniku, Ferizaji dhe qytete tjera tė Kosovės, pėr policinė vazhdojnė tė mbeten nėn Serbi. Pėrveē nė pasaporta, vendlindja e shtetasve tė Maqedonisė, por qė kanė lindur nė Kosovė, edhe nė letėrnjoftime dhe leje vozitjesh figuron si Serbi.

Pėrkundėr njohjes sė pavarėsisė njė vit mė parė dhe nėnshkrimit tė marrėdhėnieve diplomatike midis Maqedonisė dhe Kosovės, MPB nuk e ka ndėrmend tė ndryshojė regjistrin themeltar tė qytetarėve shqiptarė tė Maqedonisė.

Ankesat e radhės kanė ardhur nga njė grup qytetarėsh shqiptarė, shtetas tė Maqedonisė por tė lindur nė Kosovė.

"Pėrkundėr asaj se formularin e kėrkesės pėr letėrnjoftim dhe lejen e vozitjes e mbusha edhe nė shqip, dhe vėnien saktė tė vendlindjes - Kaēanik, Republika e Kosovės, letėrnjoftimin ma dhanė me vendlindje Serbi. Ashtu ndodhi edhe me lejen e vozitjes. U ankova, por administratori mė kumtoi se akoma nuk ėshtė ndėrruar regjistri", thotė njė shqiptar i Shkupit, i cili nė letėrnjoftim, ashtu sikurse nė pasaportė, figuron se ka lindur nė Serbi.

Raste tė kėtilla ka shumė, sidomos nė Shkup, ku numri i shqiptarėve nga Kosova por qė kanė shtetėsi maqedonase, ėshtė mė i madh nga vendbanimet tjera shqiptare.

Pėr Ministrinė e Punėve tė Brendshme, nuk ėshtė ndonjė problem i madh pse nė dokumentet e identifikimit - nė vend tė Kosovės, shėnohet vendlindja si Serbi. Madje, arsyetimi shkon deri aty sa qė, sipas zėdhėnėsit tė policisė, Ivo Kotevski, kjo ndodh vetėm te qytetarėt mė tė moshuar tė Maqedonisė qė kanė lindur nė "Serbinė e atėhershme", derisa pėr tė rinjtė, shėnohet Kosova.

"Pėr tė rriturit dhe tė moshuarit, pėrdoret emri i vendit nė tė cilin kėto persona kanė lindur, ndėrsa nė dokumentet e gjeneratave mė tė reja, pėrdoret emri Kosovė, nė pėrputhje me ndryshimet e fundit qė kanė ndodhur nė rajon", thotė zėdhėnėsi i policisė, sipas tė cilit, kjo bazohet nė regjistrat themeltar tė qytetarėve.

Ndėr tė tjerash, nė Sektorin pėr marrėdhėnie me opinionin pranė policisė kanė sqaruar se vet fakti qė Maqedonia e ka njohur Kosovėn dhe pasaportėn e saj, tregon se nuk ka kurrfarė problemi ose pengese qė edhe nė dokumentet e udhėtimit t'u qėndrojė Kosovė dhe jo Serbi, megjithėse mungon sqarimi se kur do tė ndodhin kėto ndryshime tė vendlindjes.

"Bėhet fjalė pėr ēėshtje teknike, pasi nevojitet tė ndryshohen tė dhėnat e regjistrave themeltar", thotė zėdhėnėsi Kotevski.

Ndėrkaq, qėndrimi zyrtar i Qeverisė ėshtė se ky problem do tė anashkalohet sė shpejti dhe shqiptarėve tė lindur nė Kosovė, e qė janė shtetas tė Maqedonisė, do t'u mundėsohet qė nė dokumentet e tyre tė qėndrojė emri Kosovė dhe jo Serbi.

"Nga bisedat me ministren e Punėve tė Brendshme, jemi informuar se nė certifikatė e lindjes sė kėsaj kategorie tė qytetarėve qėndron Serbi, pėr shkak se Kosova ėshtė shtet i ri. Duke u thirrur nė ato certifikata, njė pjesė e shqiptarėve vazhdojnė tė marrin dokumente nė tė cilat figuron se kanė lindur nė Serbi, por besojmė se me bashkėpunimin e mirė midis Maqedonisė dhe Kosovės, shumė shpejt do tė zgjidhet edhe kjo ēėshtje", tha Shefik Duraku, zėdhėnėsi i Qeverisė.

Ndėrkohė, edhe nė raportet ditore tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, qytetarėt e Kosovės shėnohen si banorė tė Serbisė.

Ka qenė raporti i fundit i kėsaj ministrie, e cila duke dashur tė informojė pėr njė vjedhje tė njė kishe nė lagjen Draēevė tė Shkupit, kishte informuar se "lidhur me vjedhjen e ikonave kishtare, policia ka arrestuar njė tė dyshuar me iniciale S.SH., banor i Serbisė...", por qė nė fakt bėhet fjalė pėr shtetas kosovar.

http://www.koha.com.mk/a01.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2009, 10:29   9
Citim:
Anashkalohen shqiptarėt pa nėnshtetėsi

UNHCR dhe Ministria e Punėve tė Brendshme do tė fillojnė fazėn e dytė tė Projektit pėr rregullimin e shtetėsive dhe sigurimin e dokumenteve pėr qytetarėt qė nuk posedojnė shtetėsinė apo ata qė kanė statusin e refugjatit nė Maqedoni.

Ky projekt ėshtė i mbėshtetur nga Komisioni Evropian, ndėrsa zyra e kėsaj organizate ka kėrkuar qė tė gjithė qytetarėt e kėsaj kategorie tė paraqiten pėr rregullimin e tė drejtės sė tyre tė shtetėsisė.

Mijėra shqiptarė vazhdojnė tė ngelen pa dokumentin e shtetėsisė dhe pa dokumente personale, mirėpo kjo problematikė vazhdon tė ngelet nė heshtje. Por MPB dhe ministrja Gordana Jankullovska ka vėnė nė dukje se parėsore pėr implementimin e kėtij projekti do tė jenė komunitetet pakicė si romėt, ashkalinjtė, egjiptasit.

Pėrfaqėsuesja e delegacionit tė Komisionit Evropian nė Shkup, Lukas Melka ka theksuar se tė gjithė ata qė nuk posedojnė kėtė tė drejtė duhet tė angazhohen nė realizimin e saj dhe tė paraqiten pranė institucioneve pėrgjegjėse.

“Ne po e mbėshtesim kėtė proces dhe projekt nė kuadėr tė integrimeve”, ka theksuar Melka.

Shefi i misionit tė UNHCR-sė nė Shkup, Karlos Maldondo ka theksuar se rezultatet e fazės sė parė tė kėtij projekti tė realizuar ka treguar pėr bashkėpunim tė mirė midis shoqėrisė civile, qeverisė dhe bashkėsisė ndėrkombėtare.

“Maqedonia tregoi se po dėshiron tė zgjidhė problemin me dokumente personale tė romėve dhe grupeve tė tjera tė margjinalizuara”, ka theksuar Maldondo, duke shprehur dėshirėn qė faza e dytė tė jetė edhe mė e suksesshme.

Por nė kėtė konferencė nuk ėshtė pėrmendur ēėshtja e moszgjidhjes sė problemit tė mijėra shqiptarė qė po ashtu nuk posedojnė shtetėsinė dhe vazhdojnė tė pėrballen me barrierat dhe pėrgjigjet negative tė MPB-sė.

Projekti i fazės sė dytė gjithashtu do tė jetė i pranishėm nė Shkup, Tetovė, Shtip, Manastir dhe Kumanovė.(INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...bbbf31273&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2009, 13:34   10
Citim:
Jankullovska mbron "makedonskon"

Shkup, 15 dhjetor - Rasti i ndryshimit tė paragrafit tė shtetėsisė nga "R. Maqedonisė" nė "maqedonas" nė pasaportat e reja biometrike, qė u alarmua disa muaj mė parė nga gazeta KOHA, ende nuk arrin tė gjejė asnjė lloj zgjidhje, megjithė premtimet e Bashkimit Demokratik pėr Integrim se ky paragraf do tė pėsonte ndryshime, ose do tė kthehej me tė vjetrėn.

Ndryshimet nė paragraf kanė ardhur bashkė me ndryshimet nė Ligjin pėr dokumentet e udhėtimit, pėr tė cilin deputetėt shqiptarė nuk kanė qenė nė dijeni kur kanė votuar pėr tė njėjtėn. Madje, pasaportat e reja qė vazhdojnė tė lėshohen nga Ministria e Punėve tė Brendshme (MPB), mbeten tė pandryshuara.

Sė fundmi, ankesat e kėtilla hapur i ka shprehur edhe partneri shqiptar nė koalicion - BDI. Ajo ka dalė e pakėnaqur nga pėrgjigja e ministres sė Brendshme, Gordana Jankulovska, nė pyetjen qė u dedikohet kėtyre dokumenteve me tė cilėn aplikojnė edhe qytetarėt shqiptarė.

Ēėshtja e kėtillė ėshtė shtruar nga nėnkryetari i Parlamentit, Rafiz Haliti e mė pas edhe nga deputeti tjetėr i BDI-sė, Hajrulla Misini, nė seancėn e fundit parlamentare tė pyetjeve tė deputetėve.

"Nė grafėn ku duhet tė shkruhet shtetėsia, me ligj qė ne e kemi sjellur, duhet tė figurojė e 'Republikės sė Maqedonisė', derisa ndaj qytetarėve, nė dokumentet e identifikimit ajo grafė paraqitet me 'makedonsko'"?, ka qenė pyetja e Halitit e Misinit, drejtuar ministres Jankullovska.

Ndėrkaq, nė procesin e realizimit tė projektit, "letėrnjoftimet e reja" qė inkorporon edhe dhėnien e dokumenteve tė reja personale, sipas kabinetit tė Jankullovskės, shėrbimet profesionale pranė MPB-sė kanė hasur nė dilema rreth plotėsimit tė rubrikės sė shtetėsisė.

Mėdyshjet kanė qenė nė drejtim tė asaj nėse rubrika pėrkatėse tė plotėsohet me "shtetėsi tė Republikės sė Maqedonisė" ose shtetėsia "maqedonas".

"Pėr shkak tė kėtyre dilemave, MPB pėr mendim profesional ėshtė drejtuar te Instituti i gjuhės maqedonase 'Kėrste Misirkov', me ēka pėrgjigja ka qenė se nga kėndvėshtrimi gjuhėsor, janė identike termet shtetėsi e 'Republikės sė Maqedonisė' dhe shtetėsisė 'maqedonas'", thuhet nė pėrgjigjen e kabinetit tė Jankullovskės.

Nėnkryetari i BDI-sė nuk ka dashur tė komentojė kėtė pėrgjigje tė ministres Jankullovska, derisa e ka lėnė ta bėjė kėtė nė seancėn e radhės tė pyetjeve tė deputetėve.

Prononcimi i Halitit kohė mė parė ka qenė se kanė diskutuar nė Grupin parlamentar dhe janė tė mendimit se, kjo ēėshtje duhet patjetėr tė gjejė zgjidhje dhe se ligjet duhet tė respektohen edhe nga MPB-ja.

"Kjo ėshtė njė padrejtėsi qė i bėhet shqiptarėve", ka thėnė Haliti.

Edhe nė kabinetin e zėvendėskryeministrit Abdilaqim Ademi, kanė thėnė se vėrejtjet i janė dėrguar MPB-sė dhe duhej tė kishte ndryshime.

Ndryshimi nė paragrafin e shtetėsisė, nė pasaportat e reja biometrike, rezultoi me shndėrrimin brenda natės tė shqiptarėve nė maqedonas, pasi formatimi i ri pėrjashtoi variantin e dikurshėm, "R. Makedonija", duke e zėvendėsuar me "makedonsko".

Njė element interesant nė rastet kur mbajtėsi i dokumentit ėshtė me kombėsi shqiptare dhe pasaporta ėshtė katėrgjuhėshe: maqedonisht, shqip, anglisht dhe frėngjisht, varianti nė shqip nuk ka domethėnie tė njėjtė me atė nė gjuhėt e tjera.

Madje, sipas ekspertėve juridik, ndryshimi i paragrafit tė shtetėsisė ėshtė njė formulim regresiv, i ngjashėm me atė tė para vitit 2001, komb-shtet, njėherazi edhe tentativa mė skandaloze nė asimilimin e identitetit kombėtar.


http://www.koha.com.mk/a04.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2010, 22:55   11
Citim:
Maqedoni: Ende nuk ka pasaporta biometrike nė dy gjuhė

Qytetarėt shqiptarė tė Maqedonisė edhe mė tė tej do tė jenė tė privuar nga e drejta kushtetuese pėr tė aplikuar pėr pasaporta nė dy gjuhė.

Para katėr ditėve, zėvendėsministri i Brendshėm, Xhevat Buēi tha se pikėrisht tė premten, me datė 15 janar, do t’i informonte qytetarėt se kur do tė mund tė aplikonin pėr pasaporta tė reja edhe nė gjuhėn shqipe. Por, Buēi tė premten nuk deshi tė komentojė se kur saktėsisht do tė arrijė kontingjenti me pasaportat nė dy gjuhė prej Gjermanisė, i porositur jashtė afatit tė kontraktuar.

Jozyrtarisht nga MPB-ja thonė se deri nė fund tė muajit ka gjasa qė tė arrijnė vetėm 5 mijė pasaporta, kurse kontingjenti i rregullt nuk parashikohet tė arrijė para muajit prill. Deri atėherė zgjidhje e vetėm pėr qytetarėt shqiptarė mbetet aplikimi vetėm pėr pasaporta nė gjuhėn maqedonase. /alsat-m/

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=5155
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2010, 15:55   12
Citim:
Askujt si "kėrcet" pėr pasaportat shqipe

Shkup, 27 janar - Shqiptarėt e Maqedonisė edhe dy muaj me radhė nuk do tė kenė mundėsi pėr t'u pajisur me pasaportėn biometrike nė gjuhėn amtare. Ky konkluzion mund tė fitohet duke u bazuar nė paralajmėrime e fundit tė Ministrisė sė Brendshme se pasaportat dygjuhėshe, nuk mund tė sigurohen para fundit tė muajit mars.

Nga fundi i vitit tė kaluar, pėr shkak tė interesit tė madh, u harxhuan rezervat e pasaportave dygjuhėshe dhe qė atėherė, nė sportelet e MPB-sė, lėshohen vetėm pasaporta tė tipit A ose vetėm nė gjuhėn maqedonase. Nė fillim tė vitit, zyrtarėt e lartė tė Ministrisė sė Brendshme informuan se deri nė fund tė kėtij muaji (janar), nga Gjermania do tė sillen pasaporta tė reja dygjuhėshe, mirėpo disa ditė para pėrfundimit tė janarit, afatet pėr sigurim tė dokumenteve biometrike dygjuhėshe u prolonguan pėr dy muaj tė tjerė.

Nė rrethana tė tilla, fajtori sėrish ėshtė kėrkuar tek prodhuesi, i cili nuk ėshtė nė gjendje tė ta prodhoj pasaportėn e tipit B, ndėrsa shqiptarėve qė nuk mund tė presin me muaj, sėrish u propozohet tė pajisen me dokumentin biometrik tė tipit B, ose vetėm nė gjuhėn maqedonase. Por, kjo sidoqoftė mbetet arsyetimi zyrtar.

Pėrkundėr premtimeve tė paradokohshme tė zėvendėsministrit tė MPB-sė, Xhevat Buēi se deri nė fund tė janarit do tė pajisen me pasaporta edhe nė gjuhėn shqipe, kjo nuk pritet tė ndodhė edhe dy muajve tė ardhshėm. Pėr kėtė skandal dhe mohim tė kėsaj tė drejte ligjore tė qytetarėve shqiptarė, askush nuk mėrzitet e aq mė pak tė japė pėrgjegjėsi.

"E kemi lutur prodhuesin e pasaportave tė na sigurojė pasaporta biometrike dygjuhėshe, mirėpo ai nuk ka interes pėr tė prodhuar sasi tė vogla. Prandaj mbetet qė presim deri nga fundi i marsit, kur ėshtė paraparė qė nga Gjermania tė sillen rreth tridhjetė mijė pasaporta tė tipave A dhe B", ka thėnė Ivo Kotevski, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme.

Sipas tij, kontrata qė ministria e ka nėnshkruar me firmėn gjermane, parasheh qė vendi tė furnizohet me pasaporta dy herė nė vit.

Nė rrethana kur pasaportat dygjuhėshe u harxhuan shpejt, zyrtarisht pėr shkak tė interesit tė madh e qė nė fakt, kanė qenė tė pakta me numėr, duhet kėrkuar modus tjerėt dhe zgjidhje tė problemit. Me kėtė rast, nė vend kanė mbėrritur edhe pėrfaqėsuesit e prodhuesit gjerman tė pasaportave.

Nėpėrmjet takimeve qė ato do t'i realizojnė me zyrtarėt e Ministrisė sė Brendshme, do tė kėrkohet zgjidhje pėr mungesėn e pasaportave dygjuhėshe, por edhe pėr gjendjen e pėrgjithshme me dokumentet biometrike. Nė kėto takime paralajmėrohet se do tė bėhen pėrpjekje qė tė rritet kapaciteti i pasaportave qė lėshohen pėr njė ditė, me qėllim qė tė anashkalohen radhėt e gjata dhe problemet me tė cilat qytetarėt ballafaqohen gjatė disa muajve tė fundit.

"Me pėrfaqėsuesit e prodhuesit tė dokumenteve biometrike do tė diskutohet pėr problemet e kohėve tė fundit dhe do tė bėjmė pėrpjekje pėr ta rritur kapacitetin, me qėllim qė qytetarėt tė pajisen mė shpejtė me dokumentet e udhėtimit. Megjithatė, mbetet tė realizohen takimet, pas tė cilave mund tė dalim me detaje", ka sqaruar Kotevski.

Nė kohėn kur paralajmėrohet se pasaporta dygjuhėshe nuk do tė lėshohen para fundit tė marsit, radhėt para sporteleve tė Ministrisė sė Brendshme, pėr pasaportė dhe letėrnjoftime, nuk kanė tė sosur. (I.I.)

http://www.koha.com.mk/a10.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.2.2010, 03:28   13
Citim:
100 mijė shqiptarėve u mohohet shtetėsia

Shoqata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė “Kalaja” ka ngritur zėrin e protestės duke theksuar se rreth 100 mijė shqiptarėve u mohohet dhe nuk i jepet shtetėsia e Maqedonisė.

“MPB me kėtė po bėn racizėm shtetėror duke lėnė mijėra shqiptarė nė mėnyrė kolektive pa tė drejtėn e tyre tė shtetėsisė, edhe ata qė janė tė lindur nė kėtė vend. Njė pjesė tjetėr kanė mbi dhjetė vite qė kanė krijuar familje me shtetas tė Maqedonisė dhe u mohohet e drejta e shtetėsisė, e drejta e punėsimit edhe pse i plotėsojnė tė gjitha kushtet. Sipas statistikave tė botuara nėpėr media janė rreth 100 mijė shqiptar qė pa tė drejtė MPB u mohon shtetėsinė duke i shpallur shpeshherė persona tė rrezikshėm qė rrezikojnė integritetin e Maqedonisė dhe qytetarėt e saj”, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsja e SHVL-sė sė UĒK-sė “Kalaja”, Teuta Kamberi-Llalla.

Sipas saj, shqiptarėve qė aplikojnė pėr pėrfitimin e shtetėsisė sė Maqedonisė u bėhet presion qė tė bėhen bashkėpunėtor tė Sigurimit shtetėror DBK pėr tė fituar shtetėsinė.

“Kalaja” ka theksuar se fshatrat e Karadakut tė Kumanovės vazhdojnė tė jenė pa tė drejtėn e shtetėsisė, ndėrsa sipas tyre, rreth 3.800 maqedonas tė Shqipėrisė nė mėnyrė tė lehtė kanė fituar shtetėsinė e Maqedonisė duke mos plotėsuar asnjė kusht elementar duke shkelur kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Maqedonisė.

Kjo shoqatė i ka bėrė thirrje ministres sė brendshme, Gordana Jankullovska tė pėrgjigjet nė pyetjen se: Edhe pėr sa kohė do tė vazhdojnė shqiptarėt tė konsiderohen tė huaj nė vendlindjen dhe nė familjet e tyre? Ēėshtja e mos posedimit tė shtetėsisė sė Maqedonisė vazhdon tė tangoje njė pjesė tė popullatės shqiptare nė Maqedoni. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...fb5834086&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2010, 18:39   14
Citim:
Absurde, kėrkojnė zotėrimin e maqedonishtes nga 70-vjeēarja

70-tė vjeēarja Nafie Isufi, edhe pse ka 50-tė vjet qė jeton nė fshatin Sllupēan tė Kumanovės, nuk merr dot shtetėsinė e Maqedonisė. Tre herė rresht i kanė kthyer pėrgjigje negative pasi Nafija 70-tė vjeēare nuk e njeh mirė gjuhėn maqedonase.

“Qė tre herė shkon dhe i kthejnė pėrgjigje negative pėr gjuhėn maqedonase. Ajo nuk e di mirė maqedonishten dhe as ka pėr ta mėsuar, sepse i ka plot 70-tė vjet”, thotė djali i saj Qenan Isufi.

Nafija ka lindur nė fshatin Stanēiē tė Gjilanit, Republika e Kosovės dhe ėshtė martuar nė Sllupēan nė vitin 1960. Ajo ka gjashtė fėmijė tė cilėt kanė shtetėsi tė Maqedonisė, por ajo kurrsesi tė marrė nėnshtetėsi. Qė 50-tė vjet ajo kėrkon tė bėhet shtetase e Maqedonisė, por kėrkesa e saj gjithnjė ėshtė refuzuar.

Herėn e fundit, familjarėt e saj u pėrpoqėn qė nėpėrmjet njė organizate joqeveritare qė i ndihmon personat qė nuk kanė shtetėsi tė marrin nėnshtetėsi, por sėrish kėrkesa e saj ra nė ujė, pėr shkak tė maqedonishtes.

Familjarėt planifikojnė tė kėrkojnė ndihmė edhe nga Avokati i Popullit, pasi sipas tyre ėshtė absurde qė njė 70-tė vjeēare tė nisė e tė mėsojė maqedonishten. Nga Ministria e Punėve tė Brendshme (MPB) thonė se respektojnė Ligjin, pasi siē shprehen ata, njė nga kushtet pėr tu bėrė shtetas i Maqedonisė ėshtė edhe zotėrimi i gjuhės maqedonase.

Ndėrsa nga zyra e Avokatit tė Popullit thonė se ata i shqyrtojnė lėndėt nė bazė tė ankesave tė personave, ndėrsa problemet me nėnshtetėsitė shpeshherė pėrbėjnė numrin mė tė madh tė ankesave.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/3256.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2010, 15:58   15
Citim:
Shqiptarėt vazhdojnė tė ballafaqohen me problemin e shtetėsisė

Ministria e Punėve tė Brendshme (MPB) ka shfaqur sėrish mėdyshje lidhur me aplikuesit pėr shtetėsi tė Maqedonisė, tė cilėt kryesisht janė shqiptarė qė me dekada kanė lindur dhe jetojnė nė Maqedoni, mirėpo nuk kanė arritur tė pėrfitojnė kėtė tė drejtė, pėr shkak tė ligjeve diskriminuese.

MPB nė disa media ka lansuar lajme se gjoja kosovarėt dhe shqiptarėt janė tė interesuar tejmase pėr tė arritur tek shtetėsia e Maqedonisė, me qėllim tė pėrfitimit tė pasaportės biometrike.

Por nga ana tjetėr, zyrtarėt shqiptarė pranė MPB-sė theksojnė se nuk bėhet fjalė pėr kosovarė si banorė tė rinj nė Maqedoni, por pėr njė pjesė tė madhe tė shqiptarėve me origjinė nga Kosova dhe Lugina e Preshevės, qė kanė lindur dhe jetuar me dekada tė tėra nė Maqedoni.

Zėvendėsministri i MPB-sė, Xhevat Buēi ka theksuar pėr agjencinė e lajmeve INA se ai ka angazhuar dhe po ndjek njė staf tė posaēėm, i cili po merret me problemet e shtetėsive tė kėsaj kategorie tė qytetarėve.

"Kam angazhuar punonjės, qė tė ndjekin procedurat dhe pėr kėtė ēėshtje jam i informuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt", ka theksuar zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme.

Ai ka nėnvizuar se janė hasur pengesa tė ndryshme sa i pėrket mospajisjes sė shqiptarėve me shtetėsi, por se ato sipas tij, do tė eliminohen. Nga ana tjetėr, pasaportat nė gjuhėn shqipe tanimė po vijojnė t`i shpėrndahen shqiptarėve, pas mbėrritjes sė kontingjentit tė radhės nga kompania prodhuese gjermane.

Zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Xhevat Buēi ka deklaruar se ky problem tash mė ėshtė i eliminuar.

"Nuk ka probleme nė kėtė drejtim dhe se qytetarėt po pajisen me pasaportat edhe nė gjuhėn shqipe. Deri tani nuk kemi hasur nė probleme apo mungesė, sepse ka mbėrritur kontingjent i mjaftueshėm", ka theksuar zėvendėsministri Buēi. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...3fbcabcfd&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.5.2010, 17:54   16
Citim:
Sėrish s`ka pasaporta shqip

Kanė mbėrritur sėrish ankesa pėr mungesėn e pasaportave edhe nė shqip, ndėrsa Ministria e Punėve tė Brendshme (MPB) nuk ka dhėnė sqarime konkrete se ēfarė bėhet me kėto probleme qė po ballafaqohen qytetarė shqiptarė, gjatė nxjerrjes sė dokumenteve personale.

Ankesat kanė pasuar nė SPB-nė e Tetovės, ku dhjetėra qytetarė janė informuar se nuk ka pasaporta edhe nė gjuhėn shqipe, por vetėm ato nė gjuhėn maqedonase.

”Kam shkuar pėr tė nxjerrė pasaportėn dhe pasi qė kam kryer procedurat e fotografimit dhe pagesat e tjera, mė thanė se s`ka pasaporta shqip, duke mė propozuar qė nėse dua tė marrė atė nė maqedonisht. Por refuzova kėtė. Unė kam paguar qė tė nxjerrė shpejt pasaportėn dhe e dua edhe nė gjuhėn time, ndėrsa kjo mė refuzohet”, thekson njė mėrgimtarė shqiptarė, i cili ka pėsuar fatin e tillė pranė sporteleve tė MPB-sė.

Nga Ministria e Brendshme bėjnė tė ditur se kėrkesat e shumta pėr pasaporta po krijojnė probleme dhe mungesė tė tyre, pasi qė sasitė e pasaportave vijnė sipas kontingjenteve tė pėrcaktuara nga ana e prodhuesit. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...7c63cc235&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.6.2010, 22:44   17

Shkrim i cituar Z2: Tirana tė lėshojė nėnshtetėsinė pėr tė gjithė shqiptarėt


Citim:
Nėnshtetėsi shqiptare pėr tė gjithė shqiptarėt

Shqiptarėt nė Maqedoni kėrkojnė qė Tirana zyrtare tė mundėsojė pėrfitimin e nėnshtetėsisė shqiptare nga gjithė shqiptarėt qė jetojnė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar.

Njė plan i tillė tashmė ėshtė zbatuar nga shtetet fqinje si Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe nga vendet tjera ish-jugosllave.

Mirėpo, partitė politike shqiptare nė Maqedoni ene nuk dėshirojnė tė diskutojnė mbi kėtė ēėshtje, edhe pse theksojnė se vetė shteti shqiptar duhet tė vlerėsojė nėse duhet apo jo tė krijohet kjo mundėsi nėpėrmjet rrugėve kushtetuese, ashtu qė tė gjithė shqiptarėt - kudo qė jetojnė - tė mund tė pajisen me nėnshtetėsi shqiptare, pavarėsisht asaj nėse jetojnė nė dy apo mė shumė shtete. Pajisja me nėnshtetėsi shqiptare nė kėtė rast do tė bėhej sipas modelit tė nėnshtetėsisė sė dyfishtė, e cila lejohet nga shumė shtete.

Juristė dhe avokatė shqiptarė nuk e pėrjashtojnė mundėsinė qė kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, me dekretin e presidentit Topi tė pėrmbush fjalėt e tij tė viteve tė 90’ta, kur kishte pohuar se ēdo shqiptar nė botė ėshtė shtetas i Shqipėrisė.

“Kjo duhet tė realizohet, sepse ne kemi kėtu rastin konkret tė maqedonėve, tė cilėt pavarėsisht asaj se ku jetojnė posedojnė edhe nėnshtetėsinė e Maqedonisė. Njė mundėsi e tillė po shfrytėzohet edhe nga shqiptarėt qė jetojnė nė kufi me Maqedoninė, e tė cilėt deklarohen se kanė origjinė maqedone”, thekson juristi Numan Limani.

Kohė mė parė, burime tė afėrta me Qeverinė nė Tiranė nuk e kanė pėrjashtuar mundėsinė qė Qeveria Shqiptare tė shqyrtojė planin pėr dhėnien e nėnshtetėsisė edhe pėr gjithė shqiptarėt qė jetojnė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar.

Ligji pėr dhėnien e nėnshtetėsisė ėshtė njė e drejtė qė dekretohet nga presidenti i Shqipėrisė, dhe tė drejtėn e pėrfitimit tė saj e ka secili shtetas i huaj qė ka mbushur 5 vjet tė qėndrimit tė rregullt brenda territorit tė shtetit shqiptar.

Nė asnjė nen tė ligjit, tė ndryshuar nė vitin 1998, nuk parashihet pėrfitimi pėrmes pėrkatėsisė etnike, gjė qė mundėson qė ēdo shqiptar tė ketė tė drejtėn e posedimit tė nėnshtetėsisė shqiptare. Mirėpo, nė rast tė ndryshimeve tė paralajmėruara, tė drejtėn e pajisjes me nėnshtetėsi shqiptare do ta kenė edhe mbi 5 milionė shqiptarė qė jetojnė nė rajonin e Ballkanit. (INA)

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../32646/C5/C18/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2010, 13:29   18
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
140.000 sllavo-maqedonė tė cilėt nuk ekzistojnė

Citim:
Maqedoni, tė vdekurit zgjodhėn 20 deputet
Ekspertėt shqiptarė pėr ēėshtje tė demografisė, por edhe njė pjesė e partive politike shqiptare theksojnė se ekziston numėr mė i madh i votuesve fiktiv nė Maqedoni, kryesisht tek popullata maqedonase, sesa nga shifrat e prezantuara nga Ministria e Drejtėsisė dhe ajo e MPB-sė, se nė Maqedoni deri tani janė evidentuar 140 mijė votues fiktiv.

Tėrė sekreti i pėrmbajtjes sė listės zgjedhore do tė zbardhet deri nė fund tė muajit tetor, kur do tė pastrohen tėrė votuesit e paraparė fiktiv nė Maqedoni.

Shifrat prej 200 mijė deri nė 250 mijė votues fiktiv dalin nga demografėt shqiptarė, por edhe nga disa parti shqiptare.

Anėtarė tė Komisionit Shtetėror tė Zgjedhjeve (KSHZ) bėjnė tė ditur se me njė trup tė tillė votuesish prej 200 mijė deri nė 250 mijė votuesish nė Maqedoni zgjidhen mbi 20 deputetė. Nė Maqedoni qė moti kanė qenė tė pranishme listat e tilla, me tė vdekur, e persona qė kanė braktisur vendin, por qė nuk janė shlyer nga regjistrat zyrtare.

Nė procesin e shlyerjes sė votuesve fiktiv janė tė kyēur rreth 100 tė punėsuar nga Ministria e Drejtėsisė. Eksperti pėr ēėshtjet e demografisė, prof.dr.Asllan Selmani thekson se nė Maqedoni janė 250 mijė votues fiktiv, shumica popullsi maqedonase. "Sipas rezultateve qė kemi dalin rreth 250 mijė emra votuesish tė cilėt nuk janė as tė gjallė, as nuk ekzistojnė nė territorin e Maqedonisė dhe jo 140 mijė siē thuhet. Mė e dėmtuar nga shlyerja e votuesve fiktiv do tė jetė pala maqedone. Pėr fat tė keq kėta persona kanė votuar afro njėzet vite mė radhė , kėshtu qė ėshtė bėrė njė keqpėrdorim I hatashėm ndaj votės demokratike nė Maqedoni", ka theksuar studiuesi Selmani. Sipas tij, votuesit fiktiv kanė qenė tė pranishėm nėpėr vendbanimet maqedonase nė Maqedoninė Lindore, tė Vardarit si dhe nė Maqedoninė Perėndimore. "Numri i shqiptarėve ėshtė i vogėl. Mė drastike ėshtė numri i votuesve nė Maqedoninė Perėndimore dhe kjo do tė ndikojė tek partitė maqedonase", ka theksuar eksperti Asllan Selmani.

Shqetėsimet pėr votuesit fiktiv i ka shprehur ODIHR nė zgjedhjet e fundit, ku u tėrhoq vėrejtja se si njė shtet me 2,4 milion banorė, tė ketė 1,7 milion votues. Nga misioni i OSBEsė kanė theksuar se i pėrshėndesin aktivitetet e autoriteteve tė Maqedonisė pėr pastrimin e listės zgjedhore. "Ne inkurajojmė autoritetet pėrgjegjėse pėr pėrpjekjet pėr krijimin e njė liste zgjedhore sipas standardeve ndėrkombėtare. OSBE do tė vazhdojė tė mbėshtes kėtė proces", kanė theksuar nga zyra e OSBE-sė .

Institucionet vendore kanė nisur pastrimin e listės zgjedhore dhe se me kėtė aktivitet janė shtuar zėrat pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė parakohshme nė Maqedoni.(ina)

http://www.botasot.info/def.php?category=12&id=66519
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.6.2010, 16:57   19
Citim:
Maqedoni:Shqiptarėve akoma u mohohet shtetėsia

Burime pranė MPB-sė theksojnė pėr agjencinė e lajmeve INA se deri me regjistrimin e vitit tė ardhshėm, vėshtirė ėshtė qė tė merret shtetėsia. Qindra familje shqiptare akoma vazhdojnė tė pėrballen me kėtė padrejtėsi

Ministria e Punėve tė Brendshme ka aplikuar kontrolle tė rrepta lidhur me lėshimin e shtetėsive, ndėrsa pėrkohėsisht siē bėhet e ditur ėshtė dhėnė urdhėr pėr njė bllokadė tė heshtur pėr tė mos shtuar numrin e shtetėsive, sidomos pėr komunitetet jomaqedonase.

Kjo bėhet e ditur nga burime pranė MPB-sė, tė cilėt theksojnė se deri me regjistrimin e vitit tė ardhshėm, vėshtirė ėshtė qė tė merret shtetėsia.

Qindra familje shqiptare akoma vazhdojnė tė pėrballen me kėtė padrejtėsi. Nga zyra e Avokatit tė Popullit theksojnė se problemi i shtetėsive ėshtė njė ndėr problemet kryesore dhe me pėrplot ankesa nė Kumanovė, Shkup dhe rajonin e Tetovės.

Nga ana tjetėr, zėvendėsministri i MPB-sė, Xhevat Buēi ka theksuar se po ndjekė problemin e shtetėsive, sidomos qė sipas tij, kanė peripeci shumė familje shqiptare.

“Ne jemi tė kyēur nė kėtė proces dhe jemi duke zgjidhur kėto probleme. Por, duhet tė kuptojmė se kėto janė ēėshtje qė nuk zgjidhen brenda natės, por merr njė kohė tė gjatė. Sė shpejti gjithė ata qė kanė aplikuar apo janė procedurė do tė kenė pėrgjigje”, ka theksuar zėvendėsministri, Buēi.

Ministrja e MBP-sė, Gordana Jankullovska kohė mė parė ka deklaruar se problemi qė kanė shqiptarėt e Maqedonisė me shtetėsitė nuk ėshtė mė nė rend dite, ndėrsa sipas saj me kėtė problem tani ballafaqohen kryesisht komuniteti rom. Ndryshimet e vitit 2004 nė Ligjin pėr shtetėsi, megjithatė ka lėnė pa zgjidhur kėtė problematikė pėr shumė shqiptarė nė Maqedoni.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=67468
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.8.2010, 22:17   20
Citim:
Intelektualėt, kėrkesė Topit; "shtetėsi shqiptarėve jashtė Shqipėrisė"

62 intelektual shqiptarė i kanė dorėzuar njė kėrkesė presidentit shqiptarė Bamir Topi qė tė firmos njė dekret pėr dhėnien e shtetėsisė gjithė shqiptarėve kudo qė jetojnė.

Njė kėrkesė tė kėtillė, intelektualėt e bazojnė nė disa nene tė Kushtetutės tė Republikės sė Shqipėrisė e cila ofronė mundėsinė pėr dhėnien e shtetėsisė pėr shqiptarėt qė jetojnė jashtė kufijve.

“Nė rast se presidenti Topi firmos dekretin, jemi tė bindur se kryeministri Sali Berisha menjėherė do ta realizoj, meqė qė para 20 viteve kishte premtuar se ēdo shqiptarė ėshtė shtetas i Shqipėrisė”. thuhet nė kėrkesėn e grupit tė intelektualėve drejtuar presidentit Topi.

Edhe analisti shqiptar Koēo Danaj, nė njė nga emisionet “Rruga drejtė”, duke folur pėr platformėn e tij pėr “Shqipėrinė natyrale”, ka theksuar se nga viti 2011 presidenti, Bamir Topi do tė filloj ti pajisė shqiptarėt jashtė kufijve tė Shqipėrisė me shtetėsi shqiptare.

Iniciativa e intelektualėve shqiptar ėshtė mirėpritur edhe nga Lėvizja Qytetare Zgjohu.

“Kėtė iniciativė ne e kemi pėrkrahur dhe e kemi nxitur qysh njė vit mė parė si pjesė e rrjetit tė Organizatave Shqiptare (ROSH), do tė thotė Organizata nga Ēamėria, Presheva, Mali i Zi, Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia. Kemi kėrkuar qė tė gjithė shqiptarėt jashtė kufijve politik tė Shqipėrisė tė pajisen me shtetėsi shqiptare dhe pėrkujdesja institucionale tė bėhet shumė mė e lehtė nga Tirana zyrtare. Apsolutishtė nisma ėshtė e realizueshme”, tha Artan Grubi, kryetarė i Lėvizjes Qytetare “Zgjohu”

Sipas Grubit, kjo dukuri veēmė po praktikohet nė Maqedoni, ku qeveria ka pajisur me letėrnjoftime dhe pasaporta banorėt maqedonas tė komunės Liqenasi tė Shqipėrisė.

“Kėtė praktik tani e pėrdor Maqedonia dhe pjesa e parė e qytetarėve tė cilėt janė pajisur me shtetėsi maqedonase janė maqedonasit nga komuna Liqenas nė Shqipėri tė cilėt janė pajisur me letėrnjoftime dhe pasaporta maqedonase, por e njėjta gjė po ndodh edhe me diasporėn maqedonase e cila po pajiste me pasaporta dhe ka tė drejtė madje edhe tė merė pjesė nė zgjedhje”, tha Grubi.

Nė rast se kjo ide, ky propozim i intelektualėve shqiptarė do tė merrte dritė jeshile nga kreu i shteti shqiptarė presidenti Topi dhe kryeministri Berisha, atėherė sipas analizave vetėm nė rajonin e Ballkanit, shtetėsi shqiptare do tė fitonin mbi 5 milion shqiptarė.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42121.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:06.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.