Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 4.8.2009, 11:00   1

Shkrim i cituar Lindor: Ku janė shqiptarėt e krishterė?


Citim:
Ku janė shqiptarėt ortodoksė tė Maqedonisė?
Nga prof.dr. Uran Asllani

Deri nė shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare, trevat tė banuara me shqiptarė ishin brenda juridiksionit tė katėr vilajeteve. Ato ishin: Vilajeti i Kosovės me katėr sanxhakė (prefektura), Prishtina; Jenipazari, Shkupi dhe Peja, qė banoheshin dhe banohen nga shqiptarė tė besimit mysliman dhe katolik; Vilajeti i Manastirit me katėr sanxhakė: Manastirin, Dibrėn, Korēėn dhe Kolonjėn, qė banohej dhe banohet nga shqiptarė tė besimit mysliman e ortodoks; Vilajeti i Shkodrės me dy sanxhakė, atė Shkodrės dhe atė tė Durrėsit, qė banohej dhe banohet nga shqiptarė tė besimit mysliman, katolikė dhe pakicė ortodokse dhe sė fundi Vilajeti i Janinės, me pesė sanxhakė: Janina; Gjirokastėr; Berati, Leskoviku; Preveza, qė banohej nga myslimanė dhe ortodoksė shqiptarė.

Lidhur me objektin e shkrimit do tė pėrqendrohemi nė pėrbėrjen demografike tė Vilajetit tė Manastirit. Nė kėtė vilajet bėnin pjesė dy sanxhakėt, ai i Korēės dhe ai i Kolonjės, pėrbėrjen demografike tė popullsinė tė kėtyre prefekturave, ne shqiptarėt e Shqipėrisė i njohim mirė, ajo ėshtė myslimane dhe ortodokse.

Pėrbėrja e popullsisė shqiptare tė dy sanxhakėve tė tjerė ėshtė ende e panjohur dhe veēanėrisht nė atė sanxhak qė gjendet nė kufirin administrativ-shtetėror, nė sanxhakun (prefekturėn) e Dibrės.

Asokohe sanxhaku i Dibrės pėrfshinte pesė kaza, tė cilat ishin: Dibra e epėrme; Dibra e poshtme; Reka; Elbasani dhe Mati. Dihet se nė Elbasan ka myslimanė dhe ortodoksė dhe se nė Mat ka vetėm myslimanė, por deri tani nuk kemi ditur se edhe nė sanxhakun e Dibrės paska pasur, pėrveē myslimanėve dhe ortodoksė shqiptarė.

Kėtė fakt, personalisht, e kam marrė vesh nga hulumtimet qė kam kryer nė shtypin e hershėm tė Rilindjes Kombėtare, me rastin e kėrkimeve pėr jetėn dhe veprimtarinė e Kristo Luarasit nė Bullgari e Rumani.

Nė sanxhakun e Dibrės, pėrveē Elbasanit dhe Matit janė tė pėrfshira edhe kazatė e Dibrės sė Sipėrme, Dibrės sė Poshtme si edhe kazaja e Rekės.

Sipas kėsaj ndarje administrative fshatrat shqipfolėse tė Rekės,pėrfshiheshin nė kazanė e Rekės. Ėshtė interesant fakti qė ky sanxhak nuk asnjė nahije (qyteza) nė ndryshim me sanxhakėt e tjerė tek tė cilėt numri i tyre arrin deri nė 19, siē ėshtė rasti i sanxhakut tė Shkodrės.

Siē duket atėherė, sikurse edhe sot aktualisht nė ish-sanxhakun e Dibrės, nė pjesėn lindore brenda kufirit maqedonas, nuk ka ndonjė qendėr tė madhe banimi, por vetėm fshatra. Pothuaj qė tė gjithė kėto fshatra janė tė vendosura nė shpatet e malit Korab dhe tė maleve lidhur me tė,si malet e Kabashit (2395 m), e Bradasit (2168m), tė Lerit (2197m), Ostricės (1717m) dhe tė malit Kus-Babait ( 2200m).

Nga kėto shpate malesh tė larta rrjedhin pėrrenj e lumenj tė vegjėl, qė janė tė gjitha degė tė Lumit tė Mavrovkės, si lumenjtė e Bukovinit, Radikės dhe ai qė kalon pranė fshatit Nanushaj. Njė pjesė tjetėr janė degė tė vetė Lumit Vardar siē janė lumenjtė: e Ellovjakės, tė Rabēishkės dhe ai i Masdaēės.

Tė gjithė fshatrat shqipfolėse tė besimit ortodoks kanė qenė tė vendosur brenda kėsaj zone pothuaj qė tė gjithė pranė lumenjve dhe pėrrenjve e deri buzė Liqenit tė Mavrovės. Shqiptarėt ortodoksė tė Rekės i kanė dhėnė Rilindjes Kombėtare figura tė rėndėsishme, tė cilėt kanė lėnė gjurmė me veprimtarinė e tyre.

Mė aktivi me njė biografi interesante ka qenė: Josif Jovan Bagėri, qė kishte lindur nė Nistrovė tė Rekės, nė vitin 1870, nė njė familje e shquar pėr atdhedashurinė e saj. Gjyshi Nikolla dhe babai i Josifit, Jovani kishin marrė pjesė aktive me armė nė dorė nė betejat e Lidhjes sė Prizrenit.

Kushtet e vėshtira ekonomike dhe varfėria e familjes, e detyruan familjen Bagėri qė nė vitin 1885, tė zhvendosej nė Sofie. Atje Josifi i vogėl filloi jetėn e punės, si kėpucar dhe vetarėsimimin e tij, me ndihmėn e atdhetarėve tė shkolluar si Dhimitėr Mole, Adham Shkaba, Pandeli Cilit etj.

Nė vitin 1894, fill mbas Spiro Gajos edhe Josif Bagėri shkoi nė Stamboll tė takohej me vėllezerit Frashėri. Ai solli prej andej shumė libra, broshura e gazeta nė gjuhėn shqipe, tė cilat i shpėrndan falas.

Pikėrisht nė kėto vite zė fill veprimtaria atdhetare e Josif Bagerit. Gazeta e Josif Bagėrit qysh nė fillimin e saj paraqiti synimin pėr tė ngjallur dashurinė pėr atdhe e pėr popullin e vuajtur.

Gazeta ndahej falas nė tė gjithė kolonitė shqiptare nė Bullgari e Rumani, madje deri nė Egjipt. Ajo shpesh ishte ndaluar dhe konfiskuar nga qeveritarėt osmanė, tė cilėt e konsideronin atė si “shumė tė rrezikshme”, megjithatė ajo vazhdoi tė botohej deri nė tetor tė vitit 1911.

Atdhetari i dytė, i shquar, qė njihet me nofkėn “Rekasi”, ka qenė Llazar A. Siljani. Ai kishte lindur nė Dibėr tė madhe, mė 1878, nė njė familje me prejardhje nga Krakornica. Kryesia e shoqėrisė nė vitin 1902 e ngarkoi Ll.Siljanin tė pėrkthente nga shqipja nė gjuhėn bullgare veprėn madhore te Sami H.Frashėrit, “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet” tė cilėn ai e pėrfundoi dhe e botoi shumė shpejt.

Llazar Siljani deri nė fund tė jetės sė tij, ashtu si edhe prof. Perikli Cili, punoi dhe pėrgatiti pa pėrtuar studime pėr historinė e popullit tė tij.

Si kėta atdhetarė, por jo kaq tė shquar, gjatė Rilindjes Kombėtare, nė fshatrat e Rekės sė Epėrme, ka pasur me dhjetėra. Ata pėr qindra vite gjatė pushtimit osman dhe me qindra vite presion shpirtėror me dhunė nga Patrikana greke e Stambollit, mbeten shqiptarė tė vėrtetė. Po sot, nė ditėt tona ēka ndodhur dhe po ndodh me kėta shqiptarė ? Ku janė ata ?

Me sa njohim historinė politike tė viteve tė fundit tė shqiptarėve tė Maqedonisė, nuk kemi dėgjuar ose parė nė veprimtarėt shqiptarė emrin e ndonjė shqiptari ortodoks.


Ku janė vallė ata? Pse kanė harruar qė janė shqiptarė?

Ndėr kėtė pėrshtypje tė keqe, u habita kur u ndesha me punimet etnografike, folklorike tė studiuesve shqiptare tė ish-Jugosllavisė: Anton Berishės; Isak Kasumit, Shefqet Pllanės, Fadil Sulejmanit, Shpesa Tudės dhe nė dekadėn e fundit Edipe Selimi-Osmanit.

Ata qysh nė vitet e dhunės sllave, nė 1955 e mė pas nė vitet 1976, 1978, 1982, 1988 e deri nė 1997 tregojnė pėr ekzistencėn e zakoneve, traditės, folklorit shqiptar nė tė gjithė fshatrat e Rekės sė Epėrme. Kėto tradita e zakone janė tė njėllojta jo me ato sllavomaqedone, por me ato shqiptare qė aktualisht ndeshen nė fshatrat shqiptare duke filluar nga Kosova myslimane e katolike, nėpėr tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, si nė fshatrat katolike, po ashtu edhe nė ato ortodokse, madje nė shumė raste dhe nė ato myslimane.

Edipe Selimi –Osmani tregon se: “nata e Buzmit” qė kremtohet nėpėr tėrė trevat aktuale shqiptare, nė Rekėn e Epėrme, si njė rit ritual popullor, kryhet nė 6 janar dhe quhet “benik”. Sipas kėtij riti njė dru ahu i prerė posaēėrisht nė pyll digjet ceremonialisht duke i vėnė sipėr oxhakut njė plor, pėr tė “mėnjanuar” dėmtimin e farės sė grurit nga ngricat.

Kėto fshatra si edhe ato tė Shqipėrisė, myslimane apo tė krishtere festojnė Shėn Dhimitrin, nė 24-26 tetor, madje ky i shenjtė na ishte shenjtori mbrojtės i fshatrave Nistrovė dhe Voklovia, ndėrsa Shėn Eremia, si edhe nė Shqipėri, festohej nė 14 maj, duke bekuar farėt bishtajore dhe duke bėrė zhurmė tė madhe pėr tė trembeshin dhe larguar urithet dhe gjarpėrinjtė.

Nė kėto fshatra, sipas E. Selimi-Osmanit, ashtu si edhe nė fshatrat e Shqipėrisė veriore dhe jugore, nė 4 dhjetor, festohet Shėn Barbara, ndėrsa mė 9 dhjetor, nė Kiēnicė kremtohet Shėn Gjergji i dimrit dhe mė 23 prill Shėn Gjergji i zakontė.

Ajo autore nėnvizon faktin se nė fshatin Bibaj kremtohet dita e Shėn Marisė sė dimrit, ndėrsa nė fshatin Sencė, mė 21 shtator festohet Shėn Maria e vogėl, tė njėllojta me kremtimet qė bėhen nė Shqipėri nė ditėn e “paraqitjen e Virgjėreshės.

Tė tilla festa zakonore apo fetare qė kremtohen nė Rekėn e Epėrme ka dhe shumė tė tjera , si p.sh. Shėn Mėhillin e tė tjerė, qė kremtohen njėlloj, duke filluar nga Kalabria, Shqipėria dhe Kosova, ne viset ku banojnė shqiptarė.

Siē shihet kjo krahinė i ka ruajtur me fanatizėm tė gjitha ritet , traditėn, folklorin e zakonet shqiptare. Ndaj ėshtė e pa shpjegueshme fakti qė nga kėta shqiptarė nuk shohim nė radhėt e partive politike shqiptare nė Maqedoni.

E kanė “ harruar” vallė qė janė shqiptarė? Ndofta edhe nga neglizhenca e tė dy palėve ose dhe mė keq nga indiferentizmi reciprok. Natyrisht kjo dukuri ėshtė pėr tė ardhur shumė keq.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...rticle&id=8270
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2009, 23:44   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Qendrat kryesore tė shqiptarėve ortodoksė tė Rekės janė Lazaropolje, Galiēnik, Selcė, Rosoki, Osoj, Gari, Sushica dhe Tresonēi.

Ėshtė interesant tė cekim dy fakte rreth kėtij grupi shqiptarėsh.

Propaganda sllave ka shpikur etnonimin "Mijaci" pėr tė emėrtuar kėtė grup, duke i konsideruar sllavė. Fakti tjetėr ėshtė qė kėta tė ashtuquajtur Mijaci dhe Torbeshėt tradicionalisht mbahen si i njėjti grup, qė nuk i ndan asgjė pėrveē fesė, tė parė ortodoksė tė dytėt muslimanė.

Kėshtu edhe Torbeshėt, nuk kanė pse tė konsiderohen tė huaj.

Gjithashtu edhe Goranėt quhen Torbeshė nga ana e popullėsisė sė Tetovės, nėse kjo ėshtė e sigurtė, atėherė kemi tė bėjmė me asimilim qė ka mundur tė fillojė nė kohėrat e mesjetės sė vonshme dhe vazhdon ende nė ditėt e sotme.

Torbeshėt quhen kėshtu sepse siē thuhet nė popull "e kanė shitur fenė pėr njė torbė (ēantė)".

Valle e Galiēnikut, "Festa e Dasmės"

Dėgjo: Teskoto.zip

Emri:  galicnik1_small.jpg
Shikimet: 5257
Madhėsia:  16,0 KB

Emri:  galicnik13_small.jpg
Shikimet: 5158
Madhėsia:  17,2 KB

Emri:  teshkoto.jpg
Shikimet: 3152
Madhėsia:  25,6 KB

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	dasma nė Galiēnik.JPG
Shikimet:	2923
Madhėsia:	48,8 KB
NNJ:	2060

Pėr afro dyzet vite, me ndėrprerje tė vogla, nė Ditėn e Pjetrit mė 12 korrik, ėshtė mbajtur njė manifestim turistik tėrheqės i quajtur "Dasma e Galiēnikut".

Dasma e Galiēnikut qė nė origjinė ėshtė manifestim i pėrvitshėm, qė ka kontribuar nė mbajtjen gjallė tė zakoneve dhe ritualeve tė dasmės nė kėtė krahinė, si edhe kėngėt e vallet. Bėhet muzikė me "zurlla" dhe "tapane", nga bukė-pjekėsit e kėtyre fshatrave qė punojnė nėpėr qytete dhe kthehen nė fshatra pėr kėtė festė.

Ende sot mbahet mend njė varg nga njė kėngė e vjetėr: "Kudo qė tė jesh, pėr Ditėn e Pjetrit kthehu nė shtėpi".

Nė kėtė festė mbahen shumė zakone tė lashta si, muzika me tapanė, "Vallja e vjehrrės", nusja shkon nė burimin e fshatit qė tė marrė ujė, valėvitet flamuri i dasmės, nderohen tė vdekurit (tė parėt e familjes), rruhet dhėndrri, gatuhet bukė rituale etj.

http://www.gostivar.com/galicnik/svadba/

Shqiptarėt nė oborrin e manastirit:

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Shėn Jovan Bigorski.jpg
Shikimet:	3025
Madhėsia:	135,9 KB
NNJ:	2141
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2009, 09:52   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Zbulimi i tė “shkretėve”
Dr. Avzi Mustafa
(Profesor nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės dhe Shkupit)


Aty kah fundi i vitit 1996 ekipi hulumtues shkencor i Bibliotekės Popullore e Universitare "Shėn Kliment Ohridski" nga Shkupi dhe Instituti i Kulturės sė Lashtė Sllave, nėn udhėheqjen e dr. Mihajllo Georgievskit, bėri kėrkime nė rrethin e Prilepit, Gjevgjelisė, Gostivarit dhe nė Strugė. Me kėtė rast midis 13 dorėshkrimeve u zbulua edhe njė shėnim nė dorėshkrim nė gjuhėn shqipe me shkronja cirilike.

Dorėshkrimet e zbuluara tash janė katėr ungjij nga shekulli XV (zbuluar nė rrethin e Prilepit me shkrim kaligrafik dhe gjuhė kishtare sllave). Midis dokumenteve nė fjalė tre janė nga shekulli XVIII: njė doracak nevojash tė pėrditshme (pėr nevoja tė shėrbimeve kishtare), njė minej (mujor) pėr muajin qershor dhe njė kujtimor pėr tė vdekurit – qė tė gjitha kishtare sllave me shenja gjuhėsore maqedonase.

Megjithatė pjesa mė e madhe e dokumenteve janė nga shekulli 19. Kėto janė: njė mujor (minej) pėr shtatorin (fragmente), njė libėr lutjesh (jo i plotė), njė libėr-listė pėr festat mujore, njė tabelė pashkėsh, njė pėrkujtimor (libėr dhuratash ku pėrmenden emrat e dhėnėsve tė kontributeve tė ndryshme) nga Struga nga viti 1894, njė krijim muzikor me nota nga Dimitar Gradoborski dhe njė fletė me njė shėnim nė gjuhėn shqipe, gjė qė ėshtė edhe objekt i interesimit tonė.

Dokumenti ėshtė njė dorėshkrim i gjetur nė fshatin Niēipur tė Rekės sė Epėrme qė ėshtė i vitit 1868. Dorėshkrimi ėshtė shkruar nga Joan (Gjon) Serafimi nė tė folmen shqipe tė Rekės.


Kush ėshtė Reka e Epėrme?

Ajo ėshtė krahinė e Dibrės e cila ėshtė ndarė nė Dibrėn e Poshtme dhe nė Dibrėn e Epėrme. Nė Dibrėn e Epėrme bėnin pjese njė numėr i madh katundesh, ku sipas njė vjershe tė shkruar nga rilindėsi i shquar i kėsaj ane, Josif Bageri, pėrveē vuajtjeve ekonomike e sociale, na e jep edhe numrin e katundeve tė Rekės se Epėrme.

Vjersha e mban titullin “Reka e Dibrės dhe rronjėsit e saj”. Ai shkruan kėshtu:
“Tetėmbėdhjetė copė

Katunde ka nė Reke,

Po gjindja e kėsaj-

Jan gjyku pėr me hjek”
Nga kjo strofė e kėtij poeti e patrioti tė shquar kuptojmė se njerėzit e Rekės sė Epėrme janė gjykuar qė tė jenė njerėz tė vuajtur e tė persekutuar, sepse kjo krahinė shqiptare ka marrė pjesė pa ndėrprerė nė luftėrat kundėr pushtueseve e grabitqarėve tė ndryshėm pėr ta mbrojtur vatrėn e nderin e shqiptarisė.

Ky popull i viseve malore tė kėsaj krahine gjatė gjithė historisė ka dėshmuar trimėri e krenari. Ata i ruajtėn tė gjitha ato virtyte, apo siē quanin ata vetė “pengjet e stėrgjyshėrve” dhe kurrė nuk i harruan dhe kurrė nuk u pėrulėn para pushtuesve. Dhe, kjo krenari atyre ne njė periudhė u dha edhe njė autonomi tė veēantė

Pushtuesit e grabitqarėt e ndryshėm kėtė trevė e kanė pasur cak tė grabitjeve, sulmeve e plaēkitjeve, madje ata pa mbrojtje tė askujt disa herė e shkretuan. Prandaj kėta banore edhe sot e kėsaj dite thirren “tė shkretė”. Kėshtu quhen edhe nga tė tjerėt “shkreti”.

Nė bazė tė njė dokumenti tė vitit 1468 mėsojmė se 13 fshatra tė kėsaj treve janė boshatisur duke kaptuar male pėr t’u vendosur nė rrethinėn e Shkupit e Velesit. Kėto ngulime tė kėsaj treve paraqesin njė kurorė katundesh duke filluar prej Koritės, Gurgurnicės, Sallarevės, Gerēecit, Nerezit, Sveta Petkės, Ēiflikut, Patishe Rekės e deri nė Jabollēishtė tė Velesit tė sotėm.

Kėto katunde sot janė dėshmi e gjallė qė nė vete i ruan po ato karakteristika etnogjuhėsore, edhe pse tė myslimanizuar, si tė banorėve qė mbetėn nė Rekėn e Epėrme.

Por, banoret qe nuk u shpėrngulėn nga vatrat stėrgjyshore tė kėsaj krahine me njė fanatizėm tė paparė i ruajtėn shenjat dalluese tė kombit. Ata te vetmen gjė si me te shtrenjtėn dhe shenja qė i bashkonte ishte gjuha shqipe. Ata e quanin gjuhen shqipe “tapia e vendit”.

Ata e ruajtėn gjuhėn jo vetėm nė shtėpitė e tyre, por edhe nė ritet dhe besimet fetare. Mesha jepej nė gjuhėn shqipe, madje edhe pas shumė tentimeve pėr asimilimin e tyre nga Perandoria dhe egzarhitė fetare tė ndryshme.


Ēka pėrmban dokumenti?

Kėtė e shohim edhe nga njė fletė, pėrkatėsisht nga njė shėnim i shkurtėr, qė i takon gjysmės sė dytė tė shekullit XIX, i cili pėr nga pėrmbajtja paraqet njė tekst biblik (me shkronja cirilike dhe me shlift tė sllavishtes kishtare qė shpjegohet me shkrimin e shpejtė). Aty thuhet:

(foto)

Nė leximin tonė qė arritėm ta bėjmė, mė mirė tė themi atė qė arritėm ta deshifrojmė, po e japim me alfabetin e shqipes, kurse fjalėt e padėshiruara do t'i japim nė kllapa dhe ashtu si i lexuam ne dhe me pika nė kllapa do tė jenė fjalėt qė nuk arritėm t'i lexojmė fare:
Makandej Isusi udiftoj vetėvehten masandej Apostollat (modet) (toverijade) edhe e diftoj kėshtu ishin bashkė Simon Pjetri edhe Thomai (kithohi vinokė) edhe Nathanaeli si ishte pėrkanos Galilesė.

edhe (.....) (.....) edhe (.....) (.....), ishin pėrkanos Galilesė edhe (.....)

(.....)(.....) pulvet (.....)
Siē shihet, mjaft fjalė na mbetėn pa u deshifruar nga ky tekst i shkurtėr, i cili na vjen nga shekulli i kaluar nga fshati Niēpur i Rekės sė Epėrme. Si do qė tė jetė, shpresoj se dokumenti i zbuluar do ta nxisė kėrshėrinė e lexuesit, nė radhė tė parė pėr rėndėsinė gjuhėsore, por edhe si njė dėshmi e gjallė se nė kėto anė gjuha shqipe do tė jetė shkruar dhe do tė jetė pėrdorur edhe pėr nevoja religjioze dhe kishtare.

Qė teksti tė paraqitet me tėrė "materialin" e vet para lexuesve, po e japim edhe faksimilen, i cili do t'u shėrbejė lexuesve dhe studiuesve qė jo vetėm ta deshifrojnė, por edhe tė bėjnė kėrkime gjuhėsore nė disiplina tė ndryshme.

Nėn tekst nė gjuhėn shqipe ėshtė edhe njė shėnim nga i njėjti shkrues, por nė gjuhėn popullore maqedonase. Ja ēka thuhet nė kėtė tekst:
Sveto Evanzejie od Mateja, piшeno od Mene Joвана Сeрафимов, ему пишено в лето 1868 naмесец декември на 27 дена, два дена пред рождество било субота новие година.

От Јоана благовестение светово еван(гелие) во светују велику недела пасхи на литургија. В началебе слова и слова бе к Богу и Бог бе слово лист 1.
Ky autor duket se e ka folur rrjedhshėm edhe maqedonishten, gjuhė e cila do tė jetė folur nė disa nga fshatrat e Rekės ku kanė jetuar dy etni tė ndryshme me fe tė njėjtė ortodokse.

Gjykuar sipas fjalėve tė deshifruara, mund tė konstatojmė se e folmja e Rekės e cila, midis tjerash, i pėrfshin edhe disa fshatra tė Karshiakės sė Shkupit, ėshtė njė e folme mjaft e konservuar dhe ajo ka pėsuar fare pak ndryshime pėr njė shekull e tri dekada. Megjithatė ky konstatim nuk mund tė jetė i prerė nga se rreth dokumentit duhet ta thonė fjalėn e vet gjuhėtarėt albanologė.

Pėr mua me rėndėsi mė tė madhe ėshtė se ky dokument paraqet njė gjurmė se nė viset e ndryshme tė Maqedonisė Perėndimore mund tė ketė edhe dokumente tė tjera, tė cilat fshihen nėpėr kisha, xhami, biblioteka tė ndryshme private e gjetiu.

Mbetet qė gjuhėtarėt tanė, por edhe Instituti i Trashėgimisė Shpirtėrore e Kulturore nė Shkup, si i vetmi institucion shkencor, tė kėrkojė mundėsinė pėr tė vepruar brenda sistemit arsimor tė Republikės dhe tė marrė masa e tė gjejė mėnyrė pėr ndėrmarrjen e hapave pėr kėrkime tė dokumenteve tė reja, nė mėnyrė qė kėshtu tė shpėtohen nga dhėmbi i kohės, por edhe nga situata reale nė tė cilėn procesi i asimilimit tė popullsisė ortodokse ėshtė nė pėrfundim e sipėr.

Me njė qasje shkencore e pa ngarkesa politike mendoj se do tė kryhej me sukses ky mision i rėndėsishėm, i cili i pret gjuhėtarėt dhe dijetarėt shqiptarė.

http://www.standard-al.com/tekst.php?idt=23255
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.3.2010, 11:00   4
Citim:
Sllavizimi i shqiptarėve katolikė nė Maqedoni

Pėr dekada me radhė ėshtė zhdukur nė qetėsi prania e shqiptarėve katolikė nė Maqedoni, edhe pse njė komunitet prestigjioz dhe me vlera tė larta kombėtare.

Pėr vite me radhė nė qetėsi u bė sllavizimi i shqiptarėve katolikė nė Shkup. Nė Argjipeshkvinė e dikurshme tė Shkupit e Ohrit, e mė vonė tė Shkupit e Prizrenit (deri mė 1989), dikur meshuan dhe nė krye tė grigjės katolike ishin Andrea Bogdani, Pjetėr Bogdani, Gjon Nikollė Kazazi dhe Lazėr Mjeda, ndėrkaq si motėr nderi nė Letnicė (tė Karadakut) shėrbeu edhe Nėna Terezė. At Gaspėr Gjini ishte shqiptari i fundit nė Kishėn Katolike tė Shkupit.

“Pas zhbėrjes mė 1991 tė Argjipeshkvisė sė Shkupit e Prizrenit nga Vatikani, “me bekimin e Vatikanit” vjen njė prifti i rremė katolik maqedon, Pero Stojanov, qė hoqi meshėn shqipe dhe i pėrdhosi ritet katolike tė meshimit me ritet sllavo-ortodoks. Ndėrkohė, fati i shqiptarisė katolike nė Shkup, pas asaj nė gjithė Montenegro di Scupia (Karadaku i Shkupit), siē e gjejmė nė enciklopedinė mbi krishterimin shqiptar nė kėto vise, mori fund, disa shekuj pas thirrjes ‘Salva nos, perimus’ (shpėtona o zot, se po zhdukemi!) tė Pjetėr Bogdanit drejtuar Romės sė asokohshme”, thekson analisti Nijazi Muhamedi.

Sipas tij, Vatikani, me lobimin e masonėve maqedon, po bėn pėrpjekje qė qendrėn e metropolit katolik nga Shkupi (si qendėr e dikurshme dhe aktuale e katolicizmit shqiptar) ta zhvendosė diku nė Strumicė.

“Dhe, kjo po ndodh pak para shėnimit tė 100-vjetorit tė Nėnė Terezės, shenjtores botėrore qė e dha krishterimi shqiptar”, pohon Muhamedi, njė njohės i evoluimit dhe i zhdukjes sė shqiptarisė katolike.


Gjendja e Kishės Katolike

Deri nė vitin 1999 Vatikani e njihte Ipeshkvinė Shkup-Prizren, e cila funksionoi qė nga koha e ish-Jugosllavisė. Nė maj tė vitit 2000 u bė ndarja e kishės dhe u themelua Ipeshkvia e Shkupit. Nė Maqedoni, sipas statistikave aktuale, janė tė regjistruar vetėm rreth 4 mijė besimtarė katolikė, me dy famulli katolike: nė Shkup dhe Manastir. Janė tė njohur edhe katolikėt e ritit bizantin, qė pėrbėjnė njė pakicė tė pėrhapur nė pesė famulli: Bogdanci, Gjevgjeli, Radovė dhe Strumicė. Tė dy ritet pėrbėjnė 1,2 pėrqind tė numrit tė pėrgjithshėm tė popullatės.

Sė fundmi janė shfaqur disa iniciativa, nė krye me ipeshkvin Kiro Stojanov, edhe pėr zhdukjen e kishėn katolike nė Shkup. Kjo ngase pikėrisht nga kjo kishė po bėhen plane qė selia e kishės katolike nė Maqedoni tė vendoset nė Strumicė. Kjo ide buron nga tendencat historike, dhe bazuar nė tė dhėnat se nė periudhėn e mesjetės kishte funksionuar Ipeshkvia e Strumicės, sė bashku me ato tė Manastirit, Ohrit, Lipjanit dhe Prizrenit.


Si jeton komuniteti i pakėt katolik?

Komuniteti katolik pėrbėhet kryesisht nga shqiptarėt. Nėnkryetari i Komisionit pėr Marrėdhėnie Ndėrfetare, Anton Sereēi, me keqardhje konstaton se numri i besimtarėve katolikė nė Maqedoni ėshtė vazhdimisht nė rėnie. Ai kujton me nostalgji familjet Jaku, Gulia, Sereēi, Mirdita, Seba, Prenku e Gjini. Sipas Sereēit, komuniteti katolik shqiptar nė Maqedoni po pėrjeton periudhėn mė tė vėshtirė, ngase kanė mbetur vetėm edhe 250 familje katolike.

“Problemi mė i madh i katolikėve shqiptarė nė Shkup ka tė bėjė me mungesėn e priftėrinjve dhe me mosmbajtjen e meshės nė gjuhėn shqipe. Mesha e fundit nė gjuhėn shqipe ėshtė mbajtur para plot 20 vitesh. Prej atėherė mbetėm disi anash, pa predikues dhe pa njė bari tė vėrtetė. Na merr malli kur shkojmė nė Ferizaj, Prizren e Letnicė”, pohon Sereēi.


Kush e udhėheq Kishėn Katolike nė Shkup?

Ipeshkvi i Kishės Katolike nė Shkup ėshtė monsinjori Kiro Stojanov, njė maqedon ky nga Komuna e Bosilovės. Ai ėshtė edhe administrator apostolik dhe eksark i Kishės maqedonaso-greke.

Stojanov ėshtė peshkopi i parė katolik maqedon pas 104 vjetėsh. Ai u shugurua si njė prift nė vitin 1986, kurse mes viteve 1999-2005 ishte ndihmės dhe titullar peshkopi nė Dioqezėn e Shkupit, e cila atėherė udhėhiqej nga imzot Joachim Herbut.

Ipeshkvia e Shkupit njihet si seli kryeipeshkvore e Pjetėr Bogdanit (1677-1689), Gjon Nikollė Kazazit (1743-1752), Ndre Logorecit (1888-1892), Lazėr Mjedės (1909-1921), por edhe si vendlindje e nobelistes shqiptare Nėnės Terezė (1910-1997).

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../26813/C5/C18/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.7.2010, 20:49   5
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Nga njė enciklopedi jugosllave e 1969:

Citim:
MIJACI, grup etnik nė pėrbėrje tė kombit makedon. Jetojnė nė pjesėn e mesme tė pellgut tė Radikės (Maqedonia perėndimore). Iu takojnė 23 katunde, nga tė cilat mė tė mėdha e mė tė njohura, Lazaropolja, Galiēniku, Rostusha, dhe Zhernonica (Zhirovnica). Si furrtarė, zejtarė dhe muratorė, duke u marrė edhe me tjera profesione, shumė Mijakė janė larguar nga vendlindja.

Ndahen nė Mijakė ortodoksė, dhe Mijakė muslimanė, tė njohur edhe me emrat Kurkė dhe Torbeshė. Nė tė kaluarėn janė marrė kryesisht me blegtori. Sot janė tė njohura prodhimet e tyre tė tekstilit.

Emėrtimi Mijak vje nga pėremri "mije" (nė shqip: mua)...
Mė tej ėshtė propagandė sllave ndaj nuk po e vazhdoj. Kjo ka rėndėsi meqė rėndom pėr Torbeshėt thuhet se kinse janė sllavė, deri edhe ata vetė janė ankuar se liderėt shqiptarė duan tė bėjnė shqiptarizimin e tyre, ndėrsa kėta janė shqiptarė tė sllavizuar.

Kėta pra kanė dialektin e tyre tė veēantė, qė nuk e flasin tė tjerėt.

Nė dialektin e tyre "mua" thuhet "mije", ndryshe nga gjuhė tjera sllave qė thuhet vetėm "mi".

Prandaj nga kėtu u ka mbetur emri "mijakė", ngjashėm sikur cincarėve u ka mbetur ky emėr nga ajo se si i thonė numrit 'pesė', "cinci".

Flamuri i Mijakėve (ndoshta nevojitet verifikim)

Flamuri nė qendėr ka kryqin, ku rrethit ėshtė shkruar nė shkrim sllav e gjuhė greke, IS HR NIKA, qė dmth Jezus Krishti Fitimtar.

Rreth kryqit janė 24 rreze, dhe katėr simbole / figura kultike: Kulshedra, Luani, Shqiponja dykrenshe, dhe Gjysmėhėna me yll.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	flamur.JPG
Shikimet:	2154
Madhėsia:	31,1 KB
NNJ:	2676
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.8.2010, 15:08   6
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Zė i ndėrgjegjėsimit Josif Bageri


Citim:
Emri:  Josif Bageri.JPG
Shikimet: 2819
Madhėsia:  11,3 KB
Rilindasi Josif Bageri
nga Reka e Maqedonisė

Fėtyr, o fėtyr, hie Gjeniu!
Ti s’kie mish, as kie gjak…
As qė je mvesh nė korp njeriu,
Pėr me hap gojėn e me m’fol pak.

Nuk tė kjemi ma, ah! Nuk gjallon,
Oh! Keq tė ndrypi mordje e zezė.
Po Shqypėnia kurri s’tė harron.
Se me t’vertet Ti e ki ndezė…

Kush mund me msheh shėrbiminTėnd?
Librat me vjersha. Ty predykojn:
Ton Shqypėnia me kta u trond!...
Dhe Ty gjithnjė kėnk dot kėndojn…

Ka me u hup, doba tradhtor
Po emni yt, kurri s’harrohet.
Vjershat ē’ke shkru, Ti, o vjershtor.
Dhe trat’ori sot pendohet…

Josif Bageri

1.

Ishte pikėrisht ditė e diel kur dola me mikun te varrezat. Dėshironte tė mė befasonte me njė fenomen tė rrallė tė njerėzve tė asimiluar. Pėr atė qė ma tha, kisha dijeni. Nuk kisha pasur rast tė dėgjoja vetėm kujėn. Gratė nė tė zeza ishin shkepur nėpėr varreza. Ma ēonin mallin e gjirokastriteve nė romanet e Kadaresė. Kishin zbritur nga ana e epėrme e Grykės. Te varri i mė tė dashurit secila ia kishte plasur kujės. Ne lėviznim tė heshtur dhe dėgjonim vajin karakteristik, pakėz tė turpshėm. Dhuna maqedone vetėm atė nuk kishte mundur t’ua fshijė nga kujtesa. Qanin shqip dhe ishte bezdisėse si i artikulonin fjalėt e njė gjuhe, qė e mbanin gjallė vetėm mes varrezave ndoshta. Gjuha e dhunės nuk u shkonte pėr kuje. Pėrballė Mali i Thatė e ndonjė zog, qė kėrkonte ēerdhen diku pranė ndonjė reje. Ditė e diel kishte qėlluar. Thekshėm vajtonin gratė nė tė zeza.


2.

Te njė mik imi nė Tiranė kisha dėgjuar shpesh njė kėngė pėrmetare. Quhet Dita e diel kur vjen. Njė femėr e kėndon, e pėrcjell nga kori i burrave. Bart mė vete tragjikėn shqiptare tė kurbetit. Mund tė fillonte te Lėndina e Lotve ose diku nė Fushėn e Mėllenjave. Kurbeti mbeti plagė e rėndė e qenies sonė. I zėnė nė mes tė kėsaj drame vetvetiu kisha filluar ta shkruaja poezinė “Vajtojcat e Rekės” (17.2.1993). Pas Malit tė Thatė me atė zogun nė qiell, e sosnim ditėn e diel, me muzgun e sė cilės ngjiteshin dhiareve gratė nė tė zeza.


3.

Gjendesha nė Iliridėn e Josif Bagerit. Poezinė pėr vajin e rekaseve mund t’ia dedikoja vetėm atij. Kisha edhe arsye. Nacionalizmi maqedon, siē kishte vepruar me asimilimin e shqiptarėve ortodoksė, bėnte ēmos qė edhe kėtė figurė tė shquar tė kulturės sonė ta shpallte tė vetin. Ndjeja neveri. Poezia ime i rrinte ndesh kėsaj egėrsie sllave. Nė tė vėrtetė, unė kurrė nuk jam deklaruar pėr shqiptar tė sert as rrahagjoks. Patriotizmi ėshtė diē boshe kur nuk di tė veprosh me tė. Si pjesėtar i njė populli qė i pėrkas kryeja detyrėn time, mbroja kulturėn e historinė e tij, njė fragment nga mozaiku kombėtar, qė i kanosej rrėnimi i identitetit tek e nėpėrkėmbnin me dhunė. Vetėm vaji atyre iu kujtonte se kush janė.


4.

Nė Takimet letrare “Naim Frashėri” nė Tetovė (tetor 2000), mbi tavolinėn time miku nga Sofja, Thoma Kacori, ma la njė poezi tė Josif Bagerit. Pėr mua ishte njė sihariq. Tek e lexoja Bagerin e shihja nė njė dritė tjetėr. Poezia ishte botuar te “Shqypeja e Shypėnis”, nė numrin 4, korrik 1908. Me gjasė ishte shkruar fill pas vdekjes sė Naimit. Titullohet “Para fėtyrės Naim Frashėrit”. E, si e sheh personalitetin e Naimit ky rekas? Para sė gjithash, kemi njė lirikė emocionuese pėr ikjen e poetit, ngritjen e tij nė gjeni kombi:

“Fėtyr, o fėtyr, hie gjeniu”
(vargu i parė).

Cilėsi tjetėr ėshtė se jo vetėm me kėtė poezi, Bageri rrėnon thashethemet e shkencėtarisė maqedone pėr origjinėn e tij e tė gjithė Rekės. Kryesore kjo poezia ėshtė njė thirravaje, forcon mendimin se ēdo gjė e humbur nuk humbet pėrgjithmonė. Gjaku nuk bėhet ujė, siē thotė populli. Edhe njė ofshamė dėshmon diēka tragjike. Bageri ėshtė njėri nga zėrat e ndėrgjegjėsimit tė Rilindjes sonė kombėtare. Rol tė rėndėsishėm luajti posaēėrisht nė hapėsirėn bullgare, ku jetonin njė numėr shqiptarėsh.


5.

Poezia “Para fėtyrės Naim Frashėrit” ėshtė strofike dhe ka 16 vargje, njė rimim tė krijuar dhe nga foljet, e thėnė pėrmes njė patosi. Ka njė mesazh pėr gjeneratat qė vijnė, pėr mbėshtetjen e meritave tė Naimit. Dhe, nga vargu i parė e konsideron pėr gjeni kombi, para madhėshtisė sė tė cilit pėrulen edhe tradhtarėt:

“dhe trat’ori sot pendohet” (16)

I bindur se personaliteti i Naimit thoshte shumė pėr kulturėn e popullit: “Por Shqypėnia kur s’tė harron” (7). Thirravaji i tij ėshtė njė pėrjetėsim i gjeniut: “Dhe ty gjithnjė kėnk dot kėndoja” (12). Me iluminizmin e tij ky rekas i pamposhtur mbet besnik i ēėshtjes shqiptare deri nė frymėn e fundit.


6.

Vaji i rekaseve mbi varre shpalos edhe anėn tjetėr tragjike tė historisė sonė: ēkombėtarizimin. Zonat e humbura Kadareja i shėnoi nė njė poezi pėrmes njė guri e bari tė rritur rreth tij, ku nuk shkel kėmba e njeriut tonė: pra njė zonė qė vdes (“Vendet e shkombėtarizuara”). Kjo flet mė shumė se ca libra nga shkenctaria. Lasgushi do i jepte vend meritor nė kodin e tij estetik. Ky problem u bė tmerrues, ndoshta pse gjendeshim nė zgripc tė zhdukjes si komb e si gjuhė dhe se kjo fatkeqėsi u pėrsėrit shpesh. Tkurrja e Atdheut u bė mė e theksuar, sidomos kur e hodhėn nė rolet nė kongrese e konferenca ndėrkombėtare dhe ku pak kush na mbrojė. Nga kjo barbari e fqinjėve arriti tė shpėtojė diēka piklluese, e veēantė: vaji shqip. E pse ndodhte kjo vetėm nė varreza? Ēfarė tmerri u ngujua nė kujtesėn e tyre? Nuk guxonin njė fjalė ta thonin diku tjetėr! Shqetėsimi hyri dhe nė tekstin e poezisė sime, e cila befas u krijua njė tė diel derisa pėrcillja ardhjevajtjen e rekaseve nė varreza.


7.

Portreti i Naimit nga Bageri ėshtė ai qė do e hasim te pjesa dėrrmuese e poetėve dhe naimologėve: atdhetar i pashoq, kryepar i njė idealizimi tė vendit dhe heroizmave tė Skėnderbeut, tė vėna nė funksion tė vetėdijėsimit tė shqiptarisė. Ēabej e konsideronte Naimin, para sė gjithash, edukator (1945). Bageri e sheh edhe si flakandezės:

“Se me t’vertet Ti e ki ndezė” (8)

Qiriri i Naimit nuk u shua kurrė. Kaloi dorė mė dorė, duke kėrkuar njėri-tjetrin dhe duke u ngjitur Majės sė shenjtė qė i thonė shtet. Tė besohet nė atė qė thotė populli: gjaku nuk bėhet ujė. Dritė e tij verbon ēmendurinė e gėlltitėsve tė hapėsirės sonė…

http://fryma.blogspot.com/2010/08/ze...if-bageri.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.8.2010, 17:28   7
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Zakone lokale tė shqiptarėve tė Rekės - R. Elsie "Mitologjia e shqiptarėve"

Citim:
1. Nė fshatin Belēicė tė Rekės sė Epėrme (Republika e Maqedonisė), nė ditėn e Shėn Barbarės mė 4 dhjetor bėhej ceremonia rituale e bekimit tė bukės me kryq dhe pastaj buka u ndahej njerėzve tė shtėpisė.

2. Nė fshatin Bibaj tė Rekės sė Epėrme (Republika e Maqedonisė), mė 4 dhjetor kremtohej nga shqiptarėt ortodoksė Shėn Mėria e Dimrit.

3. Ndjellja e Shiut. Rite e besime popullore. Nė fshatrat e Rekės sė Epėrme (Republika e Maqedonisė), njė vajzė tetė deri trembėdhjetė vjeēe, shpesh jetime, zgjidhej dhe mbėshtillej nga vajzat e tjera me gjethe, degė tė holla pemėsh dhe bimė tė gjelbra. Nė shumė raste mbulohej aq shumė me gjelbėrim sa qė nuk njihej mė. Pastaj, vajza e mbėshtjellė gjithė gjethe dilte e kalonte nėpėr rrugė e shoqėruar me muzikė, trokiste nėpėr dyer dhe spėrkatej me ujė nga gratė shtėpiake tė fshatit. Herė pas here ajo ndalej dhe shkundte ujin, tamam si qenushėt e lagur, dhe kjo bėhej pėr mbarėsi, qė nė stinėn e ardhshme tė kishte rreshje tė mjaftueshme. Pas kėsaj ceremonie, gjethet dhe degėt e pemėve hidheshin nė ujin e lumit apo tė pėrroit tė fshatit. Ceremoni tė ndjelljes sė shiut ende bėhen nė kėto treva. Nė fshatin Bogdi, pėr kėtė qėllim bėhet edhe ceremonia e Todores (shih). Nė disa fshatra, si blatim pėr tė patur shi pėrdoreshin gjarpėrinj (shih) tė ngordhur. Gjarpri kapej, mbytej dhe pastaj hidhej nė pėrrua ose varej nė" degėt e arrės.

4. Ndėr gratė ortodokse tė Rekės sė Epėrme (Maqedoni) ishte mėkat qė tė premten tė bėhej punė krahu.

5. Todorja. Zakon dhe rit popullor. Ortodoksėt dhe myslimanėt nė fsha-trat e shumtė shqiptarė tė Rekės sė Epėrme (Republika e Maqedonisė) mbanin njė ceremoni tė quajtur Todorja, qė pa dyshim vjen nga fjala Theodora, nė njė tė enjte (shih) nė fund tė shkurtit. Tė rinjtė e fshatit, me kėngė, marrin rrugėn pėr tė vajtur nė shtėpinė e njė plake, duke patur me vete sovajka nga avlėmendet dhe rroba tė vjetra. Atje, nė dėborė, ata ndezin njė zjarr ritual dhe ngrenė njė Todore (njė lloj dordoleci), i quaj-tur edhe dozhdole, me shkopinj e me sovajka prej druri. Todorja pastaj vishet me rroba grash dhe, shoqėruar me kėngė, kalon nėpėr rrugėt e fshatit. Pas kėsaj, kthehet aty nga u nis, vishet me "rroba tė mira" dhe pastaj kalon edhe njė herė nėpėr rrugėt e fshatit, kėsaj radhe i shoqėruar me kėngė dashurie. Pėr kalimin e tretė nėpėr rrugėt e fshatit, todorja vishet me rroba burrash. Kur kjo ceremoni triherėshe pėrfundon, todorja zbėrthehet dhe pjesėmarrėsit marrin me vete sovajkat dhe shkopinjtė e i kthejnė nė shtėpi. Ceremonia e todores mendohej se sillte mbarėsi nė lidhje me ndjelljen e shiut (shih).

6. Ortodoksėt e Rekės sė Epėrme (Republika e Maqedonisė), sidomos ata tė fshatit Niēpur, e kremtojnė Shėn Thanasin mė 31 janar si-pas kalendarit lindor ose julian.

7. Lojrat dhe argėtimet janė gjithashtu nė qendėr tė kėsaj feste ndėr ortodoksėt e Rekės sė Epėrme (Republika e Maqedonisė), tė cilėt e kremtojnė Shėn Vasilin, ose Vasilicėn, mė 14 janar, sipas kalendarit lindor.

8. Festa e Zonjės Nunciatė kremtohet mė 25 mars sipas kalendarit perėndimor dhe mė 7 prill sipas kalendarit lindor tė pėrdorur nė Kosovė e nė Maqedoni.
Ndėr ortodoksėt shqiptarė tė Rekės sė Epėrme (Republika e Maqedo-nisė) kjo e kremte quhet me emrin sllav Bllagovesti dhe mbahet si nga ortodoksėt ashtu edhe nga myslimanėt. Shtėpijaket dalin nė tė lindur tė diellit dhe mbushin ujė nė burimin e fshatit, e pastaj hedhin nė ujė sheqer, monedha sermi dhe borzilok. Nė fillim, enėt i shpien nė kishė e, mė pas, nė shtėpi, ku 'uji qė fle' pihet nga tė' gjithė pjesėtarėt e familjes. Pasdreke, nė njė lėndinė aty afėr mblidhen pėr tė festuar. Vashat beqare, tė veshura me kostumet popullore mė tė bukura dhe duke kėnduar, vėnė unaza nė barin e lėndinės dhe kafshojnė barin aty ku i kanė vėnė unazat. Barin e kėputur me dhėmbė e hedhin nė enėt me ujė tė bekuar dhe uji pastaj u jepet pėr tė pirė bagėtisė pėr t'u shtuar sa mė mirė. Sikundėr gjatė Krishtlindjeve (shih), pemėt frutore vishen me kashtė nė kėtė kohė tė vitit dhe, si pėr kėrcėnim, pranė u vihet njė sopatė, nė mėnyrė qė tė japin prodhimtari tė mirė mė pas.

9. Nė Rekėn e Epėrme (Republika e Maqedonisė), e gjithė periudha e kreshmėve nga 16 deri mė 22 shkurt quhej java e bardhė, ~ rum. saptamana alba, si dhe java e vorreve. Gjatė kėsaj jave, ortodoksėt e atjeshėm nderonin tė vdekurit dhe nuk hanin mish.

10. E kremtja i bie mė 1 maj me kalendarin perėndimor dhe mė 14 maj me kalendarin lindor, njė javė pas Ditės sė Shėn Gjergjit.
Nė Rekėn e Epėrme (Republika e Maqedonisė), Dita e Shėn Eremisė ishte koha pėr mbjelljen e bishtajoreve. Farėt mė parė njomeshin me ujė tė bekuar, bekoheshin nga njė prift dhe pastaj mbilleshin pas perėndimit tė diellit. Nė mbrėmje, fėmijėt varnin zile nė qafė, dilnin nė kopsht dhe i vinin rrotull shtėpisė, duke u rėnė enėve metalike, me qėllim qė tė dėbonin urithėt dhe gjarpėrinjtė nga kopshti. Pėr tė mbrojtur shtėpinė nga gjarpėrinjtė, natėn ndizeshin edhe zjarre rituale.

11. Nė Rekėn e Epėrme (Republika e Maqedonisė) gjar-pėrinjtė e ngordhur pėrdoreshin edhe pėr ndjelljen e shiut (shih).

12. Ortodoksėt e Kiēnicės nė Rekėn e Epėrme (Republika e Maqedonisė) kremtojnė gjithashtu Shėn Gjergjin e Dimrit, mė 9 dhjetor.

13. Po nė Rekėn e Epėrme, nė fshatin Sencė, festohet Shėn Mėria e Vogė'l, ~ rum. Sfdnta Maria Mikė, vllahēe Stimarie N'ica, e cila pėrkujton lind-jen e Shėn Mėrisė dhe bie mė 21 shtator sipas kalendarit lindor, kurse sot mė fort mė 8 shtator sipas kalendarit gregorian perėndimor.

14. Rekėn e Epėrme (Republika e Maqedonisė), gjatė djegjes sė buzmit (shih), mbi vatrėn vihej njė plor. Me kėtė besohej se fara e grurit tė mbjellė nė vjeshtė do tė mbrohej nga ngricat e dimrit. Fuqia simbolike e plorit shihet edhe kur dragoi (shih) i gojėdhanės e pėrdor pėr tė mundur kuēedrėn (shih).

15. E Premtja e Zezė, apo E Premtja e Madhe, dmth. e premtja para Pashkėve. Nė Rekėn e Epėrme (Republika e Maqedonisė), shtėpiaket ortodokse marrin ushqime e lule me vete nė kishė pasdreke dhe i vėnė mbi pitafin, arkivoli me mbulesė i varrimit tė Krishtit, me ikonėn e shpėtimtarit tė vdekur qė pret ringjalljen. Pastaj ai kalohet pėrreth ndėrtesės sė kishės me njė ceremoni festive.

16. Pėr Shėnkoll 6 dhjetor, Nė Rekėn e Epėrme (Republika e Maqedonisė) bėheshin ceremoni tė bekimit tė bukės me kryq dhe pastaj ajo u jepej tė gjithė tė pranishmėve nė shtėpi pėr t'u ngrėnė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.7.2011, 20:52   8
Citim:
Dėshmitė e Rekės shqiptare sipas regjistrimeve nėpėr shekuj
Nebi DERVISHI

Nė kėtė punim studimor autori flet pėr karakterin historik dhe etnolinguistik tė njė krahine tė veēantė tė Rekės sė Epėrme, qė shtrihet nė trevat Lindore shqiptare, nė mes dy qyteteve Dibėr dhe Gostivarit, tė cilėn studiuesit serbė, bullgarė dhe kohėve tė fundit sllavomaqedonėt tė proveniencės pansllaviste pretendojnė ta paraqesin si zonė me tipare tė popullsisė sllave tė shqiptarizuar, porse faktet dėshmojnė tė kundėrtėn, sepse fjala ėshtė pėr njė krahinė me tipare shqiptare qė kanė shkuar drejt asimilimit pėrfundimtar sllavomaqedonas.

Reka e Epėrme e Gostivarit (maq. Gorna Reka) paraqet njė krahinės me tipare tė veēanta etnolinguistike dhe etnografike tė trevave lindore shqiptare (Maqedonisė veri –perėndim). Gjeografia e ka vendosur atė nė njė rajon tė malėsisė tė Gostivarit, nė masivit e Korabit, pranė tre kufirit, Kosovė, Shqipėri e Maqedoni, tė pėrshkruar me shumė rrjedha ujore qė derdhen te Radika (emri i lashtė Ardica) prej nga e ka marrė kjo zonė dhe emrin Reka (sll. Reka „lumė“), kurse historia ka vendosur aty bashkėsi tė shumta etnike shqiptare, arumune (vlehe), sllave, turke, rome, etj., qė i japin kėtij visi njė kolorit tė veēantė dhe me shumė interes gjuhėsor, pėr etnolinguistikėn dhe sociolinguistikėn.

Me studimin e problematikave tė fushave pėrkatėse tė Rekės sė Epėrme janė marrė shumė autor, si: A. M. Selishēev, Dushan Nedelkoviē, Jovan Cvijiq, B. Vidovski, Ariton Popovski, Galaba Palikrusha, Toma Smiljeviē, Mirjana Mirēevska, etj. Ndėrkaq nga autor shqiptar e kanė trajtuar: Dr. Qemal Murati, Sefedin Aruni, Zena Halimi, Edibe Osmani, Enis Jakupi, Ismet Krosi, Abaz Islami, Dr. Nexhat Abazi, Zjenulla Qyra, Dr. Lutfi Turkeshi, Xhevdet Ademi dhe ndonjė tjetėr.

Ndėr shekuj shqiptarėt ortodoks ishin tė pranishėm, nė krahasim me shqiptarėt e konfesioneve tė tjera, afėrsisht njė lloj nė tėrė Shqipėrinė e Mesme. Sa ishin tė pranishėm nė Tiranė, Pogradec, Korēė. Librazhdė, Elbasan e Durrės, aq ishin , ndoshta edhe mė shumė nė Ohėr, Manastir, Krushevė, Tetovė, Prespė, Dibėr, Strugė e Gostivar, etj.

Por, pas Luftrave ballkanike dhe krijimit tė shtetit shqiptar, nė trevat lindore shqiptare situata ndryshoi rrėnjėsisht. Kėshtu ndėrsa brėnda shtetit shqiptar struktura fetare nuk pėsoi ndryshime, nė Mbretėrinė S.K.S. (Jugosllave) pas Luftės sė Parė Botėrore dhe nė Banovinėn e Vardarit e mė pas e emėruar R. E Maqedonisė (FYROM – IRJM-sė) numri i shqiptarėve ortodoksė u zvoglua nė mėnyrė tė skajshme.

Meqė i takonin fesė serbo-malazeze-bullgare-sllavo-maqedonase, ndaj tyre, si edhe ndaj shqiptarėve ortodoksė nė Greqi, filloi asimilimi nė forma tė ndryshme; pjesa mė e madhe u asimilua nė tėrėsi nė sllavo-maqedonas. Ngelėn tė paprekur, nė kėtė pikėpamje, vetėm ortodoksėt e fshatrave malore e qė ndodheshin larg komunikacionit, si ata tė krahinės sė Rekės sė Epėrme tė Dibrės, tė fshatrave Duf e Jellovicė tė Gostivarit, tė fshatit Lubanisht afėr Shėn Naumit nė Ohėri, e ndonjė tjetėr si edhe njė pjesė e vogėl e ortodokėsve shqiptarė nė qytete.

Kėta, si edhe vėllezėrit e tyre muslimane e katolike, ruajtėn tė pastėr gjuhėn shqipe, traditat, doket e zakonet veshjet, kėngėt, etj, duke pasur edhe mė tutje tė pėrbashkėta me maqedonasit vetėm fenė ortodokse. Por, megjithatė, edhe kėta edhe pse ndjehen a e dinė veten qė janė shqiptarė, pėr arsye tė ndryshme, pranojnė para pushtetit se janė sllavo-maqeonas.

Njėqind vjetėt e fundit, nga Luftrat Ballkanike propagandat e huaja bullgare, serbe, greke e sllavomaqedone e ka bėrė tė vetėn. Duke qenė dikur njė popullsi nė numėr relativisht mjaft e madhe dhe e pranishme si nė qytete, ashtu edhe nė fshatra tė Maqedonisė Perėndimore ( trevat Lindore etnike shqiptare) popullsia shqiptare ortodokse ėshtė ruajtur e paprekur nė aspektin kombėtar (tė gjuhės, tė traditave, tė dokeve e tė zakoneve, tė veshjes, etj.).

Vetėm nė fshatrat e Rekės sė Epėrme dhe nė ndonjė fshat tė rajoneve tė tjera, por shumė pak nė qytete. Por nėse kjo politikė vijon edhe mė tutje, edhe pse shqiptarėt janė nė pėrgjithėsi mjaft tė qėndrueshėm kundrejt asimilimit, numri i tyre do tė pakėsohet edhe mė.

Ėshtė detyrė kombėtare dhe historike, sidomos e intelegjencisė shqiptare (Ortodokse) nė Maqedoni, tė ngrejė zėrin sa nuk ende vonė dhe pa u trembur pėr privilegjet e pozitėn, tė pohojnė kombėsinė e saj shqiptare.

Ortodokėsve shqiptarė u duhet thėnė e vėrteta, t’u duhet se deri tani kanė qenė tė mashtruar, sepse kombin e bėjnė gjaku i njejtė, gjuha, traditat, zakonet, folklori, kostumografia, etj, e jo besimi apo religjioni fetar. Tė gjitha kėto ata i kanė shqiptare. Shqiptarėt qėmoti e kanė kuptuar se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria, siē thotė Pashko Vasa.

Prandaj, edhe zėnkat, ndarjet dhe urrejtjet pėr shkaqe fetare, tashmė, gjithkund do t’i takojnė sė kaluarės. Kėshtu, shqiptarėt muslimanė dhe katolikė nė Maqedoni e gjeti me kėnaqėsi do tė pranonin njė hap tė tillė tė bashkėkombėsve tė tyre ortodoks.

Penestėt nė antikitet janė fis ilir, banorė tė krahinės sė Penestisė, nė Luginėn e sipėrme tė Drinit tė Zi e rreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė mė 170-169 p.e.s. dhe luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė luftėn e tretė maqedone – romake. Treva e penestisė pėrfshihej nė mbretėrinė ilire. Nė vitin 169 p.e.s. Perseu pėr tu lidhur me mbretėrinė ilire, hyni nė tokat e Penestisė, pushtoi qytetet e tyre dhe dėboi kėndej garnizonet romake. Nė trojet e Penestisė kishte 14 qytete e kėshtjella, prej tė cilave njihen me emrin Uskana qė ishte edhe kryeqendra e krahinės Oeneu dhe Draudaku.

Pas vitit 168 p.e.s. emri i Penestisė e i qyteteve tė tyre nuk pėrmendet mė. Pra, „Penestėt ishin njė nga fiset e mėdha ilire qė shfaqen nė arenėn historike shumė vonė. Nė burimet letrare ato pėrmenden aty nga gjysma e parė e shek. II p.e.s., nė ngjarjet qė lidhen me luftėn e fundit tė shtetit Ilir dhe Maqedonisė kundėr R. Romake. Njohtimet pėr kėto ngjarje i kemi kryesisht nga Tit Livė, i cili mbėshtetet te Polibi dhe nė ndonjė rast tek analistėt romake…“.

Burimet antike dhe ato modern pėrmendim fisin ilir tė “penestėve”, si banorė mė tė hershėm tė trevės dibrane dhe trojet e tyre “Penestinė”. Sipas kėtyre burimeve Penestia shtrihej nė Luginėn e sipėrme dhe tė mesme tė luginės sė Drilonit antik (Drinit i Zi). Burimi mė i vjetėr pėr penestėt dhe Penestinėt janė njohtimet e cunguara tė Polibit.

Njohtimet mė me interes pėr penestėt dhe Penestinėt janė ato qė kemi nga historiani romake Tit Livi. Njoftimet e tyre kanė tė bėjnė me Luftėn e tretė Maqedone – Romake (170 – 169 p.e.s.), ku treva e Penestisė u kthye nė shesh hutimesh, qė kanė tė bėjnė me veprimet e mbretit tė Maqedonisė, Perseut, kundėr garnizonit romake nė Penesti.

Rreth problemit se cilėt qenė trojet e penestėve, janė shprehur mendime tė ndryshme, por shumica e studiuesve modern pajtohen me mendimin se trojet e fisit ilir tė penestėve shtriheshin nė Luginėn e Drinit tė Zi dhe rreth saj, ose mė saktė nė trevėn dibrane. Nė veri penestėt ishin nė fqinjėsi me dardanėt, nė perėndim me pirustėt, nė lindje me grupin ilir tė paionėve dhe nė jug me dasaretėt.

Rreth pėrcaktimit tė atdheut tė penestėve, studiuesit, janė mbėshtetur kryesisht tek rruga qė ndoqėn pėrfaqėsuesit e mbretit maqedon, Perseut, pėr nė Labeati tek mbreti Gent, ose tek fqinjėsia e maqedonėve me labeatėt.
Pėr lokalizmin e trojeve tė penestėve (Penestisė) nė luginėn e Drinit tė Zi, respektivisht nė trevėn e sotme dibrane u shprehėn:VV.M. Leak – cili vendos penestėt dhe Penestinėn nė fushėn e Drinit tė Zi, d.m.th. nė luginėn e mesme tė tij, sipas tij, vetėm me pushtimin e kėsaj fushe vendosen kontakte midis mbretėrisė sė Perseut dhe Gentit. Me kėtė mendim bashkohen edhe G. Zippel, J. Kromayer, G. De Sanctis, E. Pais, D. Mustili, F. Miltmer, P. Melom, P. Lisiēar dhe F. Vvalbank, etj. Kėtė lokalizim e pranuan edhe autorėt e Historisė sė Popullit shqiptar studjues shqiptar si S. Islami, H. Sadiku, K. Frashėri, A. Bunguri, J. Koca, etj.

Me pikėpamjen tjetėr, e cila vendos atdheun e penestėve nė jug tė malit Sharr u bashkuan F. Geyer, N. Vuliē, N. Hammond, F. Papazoglu, T. Tomovski dhe nė fund studiuesi shqiptar Zef Mirdita, i cili duke marė pėr bazė delegacionin maqedon e vendas qytetin Uskana nė Kėrēovė, Drandakun nė Gostivar dhe Oenenė nė Tetovė.

Sigurisht qė tė dy palėt, pėr lokalizmin e qyteteve peneste, janė mbėshtetur duke arsyetuar mbi mundėsinė se nga ka kaluar degata e mbretit maqedon. Tė dhėnat arkeologjike nė favor tė njėrės apo tjetrės tezė mungojnė. Kuptohet se fjalėn e fundit do ta thonė kėrkimet arkelogjike, kur do tė bėhen si nė njėrėn apo nė tjetrėn trevė tė supozuar si troje tė penestėve.
Pra, banorėt e parė tė Penestisė antike kanė qenė fisi i madh ilir i penestėve, tė cilėt nė kėto hapsira kanė ngritur vendbanimet e tyre si Uskana, Draodakumi, Oenemi, etj.

Pas Luftės sė tretė mqaedone-romake (171-168 p.e.s_ edhe zona e Penestisė bie nėn sundimin romak. Nė fund tė shek. IV e.s. edhe rajoni i Penestisė hyri nė kuadėr tė provincės sė Epirit tė Ri me kryeqendėr Durrahun. Gjatė kėsaj periudhe pėrhapet gjerėsisht krishterizmi nė mesin edhe tė banorėve tė kėtij rajoni.

Sllavėt u dyndėn nė kėtė rajon nė shek. VI dhe gjatė shek. VII Pushtimet sllave, edhe pse u shoqėruan me thurjen e territoreve periferike tė Ilirisė dhe me kolonizimin e tyre, nuk arritėn tė asimilojnė popullsinė e tyre autoktone iliro- shqiptare dhe tė ndryshonin fizionominė etnike tė territoreve tė saj,duke pėrfshirė kėtu edhe rajonin e Rekės (luginėn e Radikės Ardika antike) dhe rrjedhėn e mesme tė lumit Drini i Zi. Shqiptrėt i rezistuan ndikimeve asimiluese tė pushtimit sllav,sepse nė kohėn e dyndjes dhe invazionit tė tyre,ato ishin formuar tanimė si njėsi e veēantė etnike ,si njė popull me territoret e tij kompakte ,me njė kulturė tė veēantė(kultura e Komanit)nė mesjetėn e hershme, dhe tė shoqėruar me tė gjitha veēoritė e tjera.

Popullsia shqiptare edhe e kėtyre trevave Lindore e mbajti identitetin e vet kombėtar ndaj pushtuesve tė ndryshėm ,atyre bullgarė nė shek. IX-fill. i shek XI,bizantinė sh.XI-XIII dhe atyre serbė nė vitet-1282-1355. Pas shkatėrrimit tė Perandorisė sė Dushanit ,i tėrė rajoni i Dibrės sė poshtme ku hynte edhe rajoni i Rekės, ra nėn sundimin e Principatės sė Balshajve. Rajonin e Dibrės ku hynte edhe malėsia e Rekės, me kėtė principatė e afronte pėrbėrja e njėjtė etnike shqiptare e popullsisė sė tij.

Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XIV, nė krye tė zotėrimeve tė Kastriotėve duhet tė ketė dalė Gjon Kastrioti. Nė kėtė periudhė zotrimet e tij duhet tė jenė zgjeruar, sidomos nė drejtim tė trevave lindore, nė rajonet e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės, sepse, sipas M. Barletit dhe Gjon Muzakės, Gjon Kastrioti qe martuar nė atė kohė me Vojsavėn (Jellėn, sipas njė dokumenti raguzian tė vitit 1439), vajzė e njė dere fisnike tė rėndėsishme pranė Shkupit.

Nė shek. XIII, njė pjesėtar i familjes Gropa, i quajtur Pal Gropa, shfaqet si kryezot i Ohrit e i Dibrės. Mė 1378, gjejmė si kryezot tė kėtyre vende njė Andrea Gropa, qė duket tė jetė i biri i tė parit. Pas Luftės tė Kosovės (1389), principata e Gropajve mori fund. Nė kohėn e Skėnderbeut ata u bashkuan me tė dhe pas vdekjes sė tij u vendosėn nė Itali, ku gjenden me tė dhe pas vdekjes sė tij u vendosėn nė Itali, ku gjenden edhe sot e gjithė ditėn, duke ruajtur gjithnjė traditėn, gjuhėn dhe zakonet shqiptare.

Pinjolli i kėsaj familje ėshtė Zaharia Gropa, njė nga fytyrat mė simpatike ndėr oficerėt e Skenderbeut, i cili ka qenė burrė trim, ushtar i vendosur dhe njėkohėsisht, diplomat si Uran Konti dhe Tanush Topia, pėr tė cilin diplomat si Uran Konti dhe Tanush Topia, pėr tė cilin kanė bindje se edhe ishte nga rajoni i Rekės

Nė shek. e XIII, nė Krahinėn e Pollogut pėrmenden si administrues persona nga familjet feudale tė Sinadinėve. Siē na njoftojnė burimet bizantine, anėtarė tė kėsaj shtėpie feudale shqiptare tė Pollogut kishin lidhje familjare me derėn perandorake bizantine. Kalojan Sinadini ishte martuar me vajzėn e Konstantin Paleologut, tė vėllait tė Mihailit VIII Paleolog, pernador i Bizantit.

Kjo martesė ndihmoi Kalojan Sinadinin qė tė fitonte tituj e pozita tė larta shtetėrore. Me kėtė rast u emėrua edhe si sevastokrator ose zyrtar i lartė e mėkėmbės perandorak, si dhe komandant ushtarak. Duke shfrytėzuar luftėrat e brendshme nė Perandorinė Bizantine, pėr frontin perandorak, Kalojan Sinadini, gjatė viteve 1268-1269 dhe 1275, u shkėput nga qeveria qendrore dhe u shpall i pavarur. Me kėtė rast e ktheu Pollogun nė Principatė.

Po nė kėtė kohė, nė pjesėn veriore tė Pollogut (ose nė Pollogun e Epėrme dhe nė Rekė) me qendėr Gradaciomin (Gradeci i sotėm) u ngrit dhe u forcua familja feudale shqiptare e Tribaldėve ose Tribalėve. Kėsaj dere princėrore shqiptare i takonte edhe Vojsava, e ėma e Skenderbeut.

Nė Luftėn e madhe shqiptaro –turke nė shek. XV, nėn udhėheqjen e heroit kombėtar, Gjergj Kastriot – Skėnderbeu, popullsia e kėsaj ane (treve) pėr njė ēerek shekulli mori pjesė aktive nė kėto luftėra. Dhe jo rastėsisht, nga 24 beteja qė bėri heroi i ynė kombėtar, Skėnderbeu pėr njė ēerek shekulli, shumica e tyre u zhvilluan nė trevat lindore shqiptare si : dy nė Pollog, njė nė Rekė (1466), njė nė Shkup (1462), etj.

Nė mes tė vitit 1467, kur Skėnderbeu gjendej nė Itali, nėnpunėsit osman kryen regjistrimin e popullsisė e tė tokave nė njė rajon tė kufizuar tė viseve tė sheklura prej tyre pėr tė vendosur nė to sistemin feudal ushtarak tė timarėve. Ky regjistrim dėshmon mirė pėr pjesmarrjen masive tė shqiptarėve nė luftė. Sipas tij, dhjetėra fshatra ishin shkatėrruar dhe braktisur nga popullsia, kurse shumica e fshatrave tė tjera kishin mbetur me pak banorė dhe kishin nga njė familje deri nė dhjetė. Kjo pamje e shkretuar e vendit ishte shkaktuar nga rrėnimet e luftės dhe masakrat e pushtuesve.

Pėr kėtė arsye, banorėt e kėsaj treve u quajtėn pėrveē Rekali edhe Shkreti (Shkret, kat., A. UR – e le tė shkretė dikė, pa njeri, , qė njihen edhe sot e gjithė ditėn me kėtė emėr. Sipas njė njoftimi qė rrjedh nga Kisha orhtodokse sllavomaqedone, sinodi i saj qė mban mbledhje nė pėrfundim tė fushatės zgjedhore tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2002, nė mes tjerash ėshtė diskutuar edhe rreth statusit tė “maqedonėve orthodox” tė cilėt flasin gjuhėn shqipe, si dhe rreth mundėsisė qė ato t’i bashkangjiten Arqipeshkvisė sė Ohrit, tė cilėn e proklamuan murgjet qė mbėshtesnin Zoran Vranishovskin qė mbėshtetet pa rezervė nga Patriakana ortodokse serbe.

Kjo popullsi, qė akoma vazhdon tė quhet “shkreti”, tė cilėt banojnė nė rajonin nė mes Gostivarit dhe Dibrės, gjegjėsisht nė njė pjesė tė trevave lindore shqiptare, pėrfshin fshatrat: Trnicė, Sence, Volkovi, Nistrovė, Ribnicė (Lumnica), Grekaj, Bibaj, Krekornicė, Bogdevo, e Brodeci (Vau), ku banojnė edhe pjestarėt e tjerė tė bashkėsisė shqiptare tė besimit islam. Sipas resgjistrimeve dhe dokumentareve etografike nė kėtė rajon dhe nė Gostivar, Tetovė e Shkup ka mė shumė se njė mijė frymė “shreti”.

Pėr, kėto, ėshtė e interesuar edhe epariha Dibėr – Kėrēovė e Kishės Ortodokse sllavomaqedonase, e cila ka angazhuar disa murgje, nga manastiret e atjeshme qė tė mėsojnė gjuhėn shqipe, me qėllim qė tė kenė komunikim mė tė afėrt me tėrė qytetartė.

Nga ana tjetėr, nė regjistrimin e vitit 1994, rreth 900 persona janė deklaruar shqiptarė me besim fetar ortodoks, gjegjėsisht pakė mė shumė se numri aktual qė mbėshtesin Arqipeshkvinė autonome tė Ohrit.

Ėshtė pėrpjekja e radhės qė kėto shqiptarė ortodoks nė vend qė tė jenė nė arealin e Kishės ortodokse shqiptare, sėrish hegjemonia serbe pėrpiqet qė me satelitėt (renegatėt) e vet t’i gllabėroi edhe kėto pakė shqiptarė tė quajtur “shreti” qė akoma nuk janė asimiluar tėrėsisht

Ajo lidhet edhe me largimin e popullsisė shqiptare, tė paaftė pėr luftė, nė vende tė sigurta e tė paarritshme pėr armiqtė, ndėrkohė qė tė tjerėt gjendeshin nė radhėt e njėsive dhe uria detyroi tė emigronin nga Shqipėria nė vende tė tjera, kryesisht nė Itali e brigjet veriore tė Detit tė Zi (rajoni i Odesės) me dhjetra mijėra shqiptarė.

Regjistrimi i vitit 1467 tregon se osmanėt kishin arritur pėrkohėsisht tė shtinin nė tė njė numėr kėshtjellash tė Skėnderbeut, qė kontrollonin rrugėt e komunikimit tė Krujės me viset qė shtriheshin nė lindje tė saj, si Stelushi, Guri i Bardhė, Koxhaxhiku, Rahovnikut (Dibrėn), etj. Gjithashtu ai dėshmon se nė atė kohė, ndėrmjet shqiptarėve dhe osmanėve ishin zhvilluar luftime tė ashpra nė tri rajone kryesore: nė atė tė Krujės, tė Koxhaxhikut (lugina e Drinit tė Zi dhe nė Juglindje tė Dibrės) dhe Rekės ( nė verilindje tė Dibrės).

Nė kėtė rajon shumė fshatra ishin braktisur tėrėsisht nga banorėt pėr shkak tė luftimeve tė ashpra qė ishin zhvilluar pranė tyre. Ndėrkohė osmanėt u pėrpoqėn tė vinin nėn kontrollin e plotė tė tyre edhe rajone tė tjera, prandaj vijuan regjistrimin kadastral tė tyre nė rajonet e Tetovės e tė Kėrēovės.

Studimet e deritanishme tė kryera nė historiografinė e vendeve tė ndryshme kanė treguar qė ndėrmerreshin nga sunduesit osmanė pėr tė zbutur sistemin e timarsit, janė burime historike tė njė rėndėsie tė dorės sė parė. Ato, duke qenė burime vendase dhe tė brendshme sjellin tė dhėna shumė me interes pėr problemet mė tė rėndėsishme tė historisė sė shekujve tė parė tė pushtimit osman.

Nėpėrgjithėsi, si studiuesit e huaj, ashtu edhe ato shqiptarė, e kanė pėrqendruar deri mė sot vėmendjen nė studimin e tė dhėnave tė karakterit shoqėror – ekonomik qė sjellin kėto burime.

Njė vėmendje mė e paktė i ėshtė kushtuar deri tani studimit tė tė dhėnave tė karakterit etnik qė mund tė nxirren nga kėto burime.

Regjistrimet osmane tė shek. XV-XVI duke qenė tė hartuara pėr qėllime krejt tė tjera nuk japin tė dhėna tė drejtpėrdrejta pėr anėn etnike tė nxirren konkluzione pėr kėtė ēėshtje. Siē ėshtė e njohur, pėr efekt tė pagimit dhe tė mbledhjes sė detyrimeve feudale nga fshatarėsia, eminėt e kadastrės osmane ishin shumė tė interesuar tė regjistronin nė defterė tė hollėsishėm (mufassal), emėr pėr emėr, ēdo fshat e ēdo kryefamiljar, i cili nė fakt pėrfaqėsonte njė vatėr (hane), d.m.th. njė unitet tatimore, ēdo beqar dhe ēdo grua tė ve. Si rrjedhim kėta defterė, tė cilėsuar nė literaturė, si defterė tė tipit emėror, na japin tė gjithė toponiminė dhe antroponime e pėrdorur nė krahinat e regjistruara gjatė periudhave pėrkatėse.

Tė dhėnat toponamastike dhe antroponomike qė sjellin kėta defterė tregojnė qartė se shqiptarėt gjatė shek. XV – XVI banonin nė krahinėn e Dibrės, tė Strugės, Ohrit, Kėrēovės, tė Shkupit, tė Tetovės, tė Gostivarit, etj.
Siē ėshtė vėnė nė dukje me kohė nė literaturėn historiografike, kjo rrugė studimi ėshtė mjaftė e vėshtirė dhe nuk tė ēon gjithmonė nė konkluzione se ēfarė fshihet nga ana etnike, nė njė moment tė dhėnė, prapa njė toponimi ose autotoponimi. Megjithėkėtė mendojmė se ajo duhet pėrdorur, duke u pėrpjekur pėr tė eliminuar anėt e dobėta tė saj dhe duke e krahasuar me tė dhėnat e burimeve tė tjera historike.

Kusht themelor pėr shfrytėzimin e vlerėsimin e tė dhėnave tė onomastikės mendojmė se ėshtė tė vėshtruarit e saj gjithmonė Brenda kuadrit tė rrethanave historike, nė tė cilat ėshtė krijuar. Tė nisur nga kjo mund tė themi se toponimia sllave gjė gjendet gjerėsisht nė krahinat e sanxhakėve tė Ohrit, Kankadelenės, etj, e nė kėtė kuadėr edhe tė Nahisė sė Rekės, pasqyron kontakte historike tė kryera me kohė para shek.XV.

Ajo nuk na jep mundėsi tė gjykojmė mbi problemin se ēfarė popullsie kishin nė shek. XV vendbanime me njė toponimi tė tillė. Ėshtė tepėr tė themi se studimi i kėtyre toponimeve pėrbėn njė problem tė veēantė.

Ndryshe paraqitet puna me toponimet shqipe. Ato mund tė pėrdoren me njėfarė sigurie si argument pėr tė dėshmuar se vendbanime tė tilla ishin troje tė banuara nga shqiptarėt, sepse ato nė vetvete dėshmojnė qė aty popullsia e vjetėr vendase kishte mundur tė qėndronte dhe t’i bėnte ballė asimilimit nga ana e elementeve sllav gjatė periudhės para shek. XV.

Krahina e Rekės sė Epėrme, shtrihet nė trevat Lindore shqiptare, midis Gostivarit e Dibrės sė Madhe e mė thellė dhe pėrbėnė njė tėrėsi me Krahinėn si motėr tė Lumės, tė cilat mali Korab i ndanė , dhe se historikisht kanė paraqitur njė tėrėsi.

Teritori i Rekės sė Epėrme pėrfshin rrjedhėn e epėrm tė Lumit Radikė, ku janė tė vendosur 16 fshatra: Beliēicė, Bibaj, Bogdi, Grekaj, Kiēinicė, Krahornicė, Nishtrove, Niēpuri, Nivishtė, Rimnicė, Sencė, Tanushaj, Van, Valkovia, Vėrbeni, Zhuzhnja, Dufi, Sezimiri, Bradeci, ReēI, Spiroglica, etj. Prgjat rrjedhės sė epėrme tė lumit Radik dhe nė shpatiet e maleve shtrihen sė paku 16 fshatra tė banuara me popullsi shqipėfolėse. Kjo krahinė e vogėl nga veriu kufizohet me malin Vraca dhe Republikėn e Kosovės, nga lindja me malet Bistrica e Kozhuf dhe Liqenin e Mavrovės, nga jugu mbaron me fshatin Sencė, i cili shtrihet nė anėn e majtė tė lumit Radikė dhe nga perėndimi ka karshillėk malin e Korabit dhe krahinėn simotėr tė Lumės.

Pėr pėrcaktimin e karakterit etnik tė popullsisė nuk mund tė ndiqet nė mėnyrė apsolute as kriteri se ēdo banor me emėr sllav ėshtė sllavė dhe jo shqiptarė dhe anasjelltas. Megjithė kėtė, ky kriter tė ēon nė rezultate mė tė sakta se kriteri toponimik, sepse antroponomia lidhet dhe pasqyron mė mirė kushtet reale historike, ndryshimet shoqėrore dhe deri nė njė farė shkalle edhe ndryshimet etnike tė ndodhura nė periudhėn sė cilės i pėrket.

Pėr studimin e gjendjes etnike nėpėrmjet antroponimisė paraqet disa vėshtirėsi. Sė pari, ėshtė vėshtirė qė grumbullimin e madh tė emrave tė banorėve tė regjistruar nė regjistrimet e viteve 1536-1539 dhe 1583 pėr Sanxhakun e Ohrit, ku ka gravituar edhe Nahia e Rekės, ta ndajmė saktėsisht dhe nė mėnyrė tė prerė nė dy pjesė, nė atė tė, pėrdorur nga popullsia shqiptare dhe nė atė tė pėrdorur nga popullsia slave.

Kjo ėshtė e pamundur, pėr arsye se njė sasi jo e vogėl banorėsh, mbanin emra tė sferės ortodokse tė cilėt ishin tė pėrbashkėt pėr tė dy popullsitė shqiptare e slave, si p.sh. Nikolla, Andrea, Gjorgji, Dhimitėr, Petėr, Mihail, etj., sė dyti, ėshtė vėshtirė tė ndiqet ngushtėsisht kriteri se njė banor me emėr sllav ėshtė sllav dhe jo shqiptar ose e kundėrta. Zakonisht nė historiografi ky kriter ėshtė ndjekur nė mėnyrė absolute duke vėnė shenjėn e barazimit midis antroponimisė dhe etnicitetit.

Pėr studimin e kėtij problem lidhur me krahinėn e Rekės sė Epėrme, njė rrugė e tillė ėshtė e gabuar pasi kėshtu ēėshtja gjykohet duke u nisur nga rrethanat e sotme dhe jo nga kushtet konkrete historike, nga rrethanat politiko-shoqėrore dhe kulturore – fetare tė periudhės sė marrė nė shqyrtim.

Gjatė shek. XIII kufijtė e mbretėrisė serbe nė tokat shqiptare erdhėn duke u zgjeruar, derisa nėn Stefan Dushanin (1333-1355) pėrfshinė bashkė me pjesėn mė tė madhe tė Gadishullit Ballkanik edhe pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare, e nė kėtė kuadėr edhe rajonin e Rekės.

Nė kėtė periudhė bie edhe themelimi i patrikanės autonome serbe (Patrikana e Pejės) me qendėr nė Pejė. Pas shkatėrrimit tė kėtij shteti nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV mundėn tė krijohen principatat feudale shqiptare tė pavarura, nė krahinat etnike shqiptare, si ajo e Balshajve, Spanėve, Dushmanėve, Gropajve, Kastriotėve, tė sundimtarėve tė Pollogut, etj.

Nė vitin 1467, gjatė okupimit tė pėrkohshėm tė zotėrimeve tė Skenderbeut, si dhe mė vonė, pas thyerjes sė qėndresės shqiptare, nė tokat e pushtuara rishtas u krijua njė njėsi e re administrative e qė pėrfshinte nahitė e Dibrės sė Poshtme, Golobėrdės, Ēermenikės, Matit, Urakės, Dhimitėr Gjonimės, Krujės, Bendės, Kurbinit, Tamadhesė dhe Rekės, tė cilat sė bashku formonin tri kaza tė veēanta dhe atė: Kazaja e Matit, Krujės dhe Dibrės, nė kuadėr tė sė cilės ishte edhe Nahija e Rekės. Kėto tri kaza, siē duket, aty nga fundi i shek. XV ishin pėrfshirė nė Sanzhakun e Ohrit.

Sipas defterit tė Xhizjes tė vitit 1490 nė Sanzhakun e Ohrit bėnin pjesė vilajetet: e Ohrit, Debricės, Mokrės, Dibrės, sė Sipėrme, Dibrės sė Poshtme, Ēermenikės, Golobėrdės, Kurjės, Tamdhasė, zotėrimet e Kali-ilisė (ish Karl – Topia) dhe Vilajeti i Rekės. Nė vitet 1529-1536 Sanxhaku i Ohrit pėrfshinte kazatė: e Ohrit, Krujės, Matit dhe Dibrės, ku hynte edhe Reka.

Nė vitin 1583 Sanxhaku i Ohrit ka pasur tė njėjtėn shtrirje dhe pėrfshinte Kazatė e Ohrit, Krujės, Matit, Dibrės, Ishmit, Starovės dhe Dibrės, ku pėrfshihej edhe Nahija e rekės.

Sipas regjistrimit tė vitit 1467 *Defteri esami vilajeti ve Defteri No-508 tė pėrkthyer dhe redaktuara nga profesor Selami Pulaha, Zotėrimet (Pronat) e Kastriotėve shtriheshin nė Dibėr tė Epėrm, Dibėr tė Poshtėm, Golobėrdė dhe Rekė e cila numėronte gjithsej 1570 shtėpi tė Krishtera, ndėrsa vetėm nė Nahinė e Rekės 231 shtėpi.

Numri mesatar i shtėpive pėr njė vendbanim nuk paraqitet i njėjti nė tė gjitha trojet shqiptare. Numrin mė tė ulėt tė banorėve e kishin vendbanimet qė ishin nė zotėrimet e Kastriotėve, si p.sh. nė Nahinė e Krujės, ajo ishte 2.1 shtėpi nė Bendė e Kurbin 5.1 shtėpi, nė Nahinė e Rekės 4.9 shtėpi, etj., ndėrsa dendėsia e shtėpive ishte tepėr e vogėl, 6.9 shtėpi pėr Km².

Ky shpopullim kishte ardhur kryesisht si pasojė e veprimit tė faktorit politik, nė radhė tė parė nga rrėnimet, nga shkatėrrimet e qendrave tė banuara, nga vdekjet gjatė luftėrave pėr tė mbrojtur lirinė dhe trojet e veta, nga migrimi pėr nė Itali e vise tė tjera, sidomos nga trevat bregdetare dhe mė pak nga ato tė brendshme malore. Kjo ėshtė gjithashtu njė fakt qė dėshmon pėr qėndresėn e madhe tė popullit shqiptar kundėr pushtuesve osmanė.

Nė kėtė drejtim mė shprehės ėshtė rasti me zorimet e Kastriotėve (Skėnderbeut) nga Reka nė Lindje deri nė Krujė nė perėndim. Kėtė ishin shpopulluar thuajse tėrėsisht pėr shkak tė sakrificave tė pashembullt nė luftė dhe tė masakrave qė kreu sulltan Mehmeti II nė vitet 1466 e 1467.

Krahina e Rekės sė Epėrme ndėr shekuj ka qenė rajon lufte. Burrat e kėsaj ane ēdo herė kanė kundėrshtuar pushtuesin e huaj, duke filluar qė nė antikitet, kundėr romakėve, e mė pas kundėr Bizantinėve, bullgarėve, serbėve si dhe para dhe gjatė peridhės sė luftrave tė Skenderbeut nė shek. XV.

Me rastet kur ushtrit e Skenderbeut kanė ndjekur lėvizjet e taborreve osmane nėpėr Krahinėn e Rekės nė Luginėn e Radikės, me qindra rekali, i janė bashkuar ushtrisė sė tij. Dhe njė ndėr to ka qenė edhe njė ndėr komandantėt mė besnik Vrana Konti, varri i tė vilit gjendet nė kėtė krahinė, nė afėrsi tė fshatit Lumnicė ose Rimnicė, tė vendi i quajtur „TE VORRET KOONDTES“.

Pėr kėtė brez pas brezi nė popull janė pėrcjellur shumė gojdhėna. Njėra prej tyre ėshtė e plakut Ilmi Osmani, i cili nė mes tjerash tregon se: „... Para shumė vitesh, 1443, nė kohėn e Skenderbeut, ka jetuar njė burrė shumė i alrtė, 2 metra, i cili po ashtu ka qenė luftėtar i madh dhe burrė i fort... „ burrė me halle“.

Mirėpo, pas njė kohe dhe luftės sė humbur, ai ėshtė kthyer nė katund (Fshat( i sėmurė dhe i mbėrzitur, duke ardhur kam Skerteci (emėr i bjeshkės sė fshatit Tanushė) ka marrė dy rrasa tė mėdha, nėn sqetulla dhe kur paska mbėrri nė vendlindje ka thėnė: se kėta do t’ia bėjnė gur vorri...“.

Pėr trimėrinė e burrave tė Rekės, dėshmojnė edhe kronistėt osman, tė asaj kohe, nė kronikėn e Urunxhi-it Tevariti-i all osman shkruan: „Ai popull ėshtė popull cubash“. Gjithashtu, nė kronikėn e Gizes-s thuhet: "Ai popull ėshtė popull cubash“, nuk janė besnik ndaj sunduesve tė tyre, flasin njė gjuhė tė veēantė dhe haraēin nuk e paguajnė“.

Pas vdekjes sė Skėnderbeut, kryengritjet antiosmane do tė vazhdojnė edhe nė vitet dhe shekujt nė vijim, duke mos u pajtuar me administratėn dhe tatimet shumė tė rėnda qė rėndonin mbi supet e tyre.

Studiuesit dhe historiani i shquar Selami Pulahu duke shfrytėzuar defterėt e spahinjve tė Rumelisė, qė ruhen nė Top–kapu muzesinin arsivi, defterin, nr. 734, nė mes tjerash na jep tė dhėnat pėr numrin e vendbanimeve nė zotėrimet e Kastriotėve. Nė vitin 1467, Nahija e Rekės ka numėruar 47 vendbanime me 231 shtėpi, ndėrsa nė fund tė shek XVI, ose me regjistrimin e vitit 1583, Nahija e Rekės ka pasur 43 vendbanime me 1223 shtėpi.

Pėr tė pasur njė pasqyrė mė tė plotė pėr Rekėn e Epėrme, kemi shfrytėzuar disa herė pėr kėtė punim defterėt e hollėsishėm tė shek. XV- XVI, tė pėrkthyer e tė botuar nga Arkivi i Maqedonisė, tė pėrkthyesve nga Dr. Aleksandėr Stojanovski dhe Metodija Sekulovski, edhe pse nuk pėrjashtohet mundėsia e subjektivizmit tė pėrthyesve dhe redaksive tė tyre. Tė dhėnat janė pėr fshatrat: Beliēica, Bogdevo, Volkovi, Vėrbenė, Girqan, Kiēinicė, Krakornice, Nishtrovė, Niēipur, Rimnicė ( Lumincė siē e quajn anasit) Sencė dhe Zhuzhle ose Zhuzhnjė.

BELIĒICĖ, nė regjistrimin e vitit 1467, ėshtė i shėnuar me emrin Bliēicė, ėshtė fshat i krishterė, i pa banuar (hali). Shtrihet nė verilindje tė Dibrės dhe hynte nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1519, numėron 18 familje; nė vitin 1536-1539 janė tė regjistruara 18 familje e 2 beqarė, ndėrsa nė regjistrimin e vitit 1583, fshati po ashtu hyn nė Nahinė e Rekės sė Epėrme ( e Madhe), qė bėnte pjesė nė sanxhakun e Ohrit, numėronte; 30 familje tė krishtera me 56 persona e 20 beqarė, i paguante spahiut 2 000 akēe nė vit dhe, punonin 4 mullinj gati tėrė vitit. Emrat e banorėve tė fshatit janė; Boshko Gjon, Stojko Leka, Bogdan Pejo, Petko Gjon, Gjin Gjon, Vele Gjin, Gjin Pero, Stojko gjin, Bran Nikolla, Petro Gjin, Pero Leka, Leka Pero, Nikolla Stojko, Leka jane etj.

BOGDEVĖ, Ėshtė fshat i krishterė dhe shtrihej nė verilindje tė Dibrės, nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, Bogdeva ėshtė “has” i Karagjoz beut dhe hyn nė pėrbėrje tė Vilajetit tė Rekės; nė regjistrin e vitit 1467 ėshtė shėnuar me emrin BOGDV, i paguante timarliut 143 akēe, numėronte 3 familje: Stojko Tome, Nikolla Sklav dhe Petko Tome. Nė regjistrimin e vitit 1519, fshati ėshtė regjistruar me emrin BOGDEVĖ, me 16 familje tė krishtera, qė nuk ndryshon as nė regjistrimin e vitit 1536-1539; ndėrkaq nė regjistrimin e vitit 1583, fshati shtrihet nė Rekėn e Madhe ose tė Epėrme, hyn nė Nahinė e Rekės dhe bėnte pjesė nė Sanxhakun e Ohrit. Fshati numėronte; 10 familje tė krishtera, 28 persona e 18 beqarė dhe, timarliut i paguante 955 akēe nė vit. Disa nga banorėt kanė qenė; Nikolla Meto (Mijo), Bogdan Marko, Gjin Pejo, Nikolla Pejo, Pejo Bogri, Pop Pejo, Petri Jove etj.

VOLLKOV- Nė vitin 1467, fshati ka qenė derven e i krishterė; shtrihej nė verilindje tė Dibrės, i takon Nahisė sė Rekės. Nė defterin themeltar tė kėtij viti, ėshtė shėnuar nė kuadėr tė Vilajetit tė Rekės, ėshtė “has” i “zaimit”. Pra, Zaimet e Rekės sė Karagjoz Beut dhe numėron; 6 familje tė krishtera. Kultivon grurė, elb, dhekėr e bletė dhe i paguan timarit 77 akēe nė vit. Emrat e kryefamiljarėve: Progon Tome, Kole Tome, Andrea Tome, Hozhava Tome etj. Nė regjistrimin e vitit 1519, ka tė regjistruar 13 familje tė krishtera. Fshati Vollkovi nė vitet 1519-1583 ishte derven, shtrihej nė Rekėn e Epėrme ose tė Madhe, pranė fhstrave Trnicė e Debovė(fshat i zhdukur).

Edhe nė regjistrimin e vitit 1583, fshati Vollkovi, ėshtė fshat derven, hynė nė Nahinė e Rekės, qė bėnte pjesė nė Sanxhakun e Ohrit, numėronte: 40 familje tė krishtera, me 40 ēifte e 5 beqarė dhe i paguante timarit 2514 akēe nė vit.
Disa emra emra tė kryefamiljarėve: Pejo Gjon, Dimitri Gjursan, Stojan Pejo, Kojo Pejo, Dimtri Stojan etj.

Vollkovia ėshtė fshat i vjetėr derven. Spahiut tė tyre i paguanin pėr ēdo person gjatė vitit nga 10 akēe nė vit ispenxhe. Nė regjistrimin e vjetėr ėshtė shėnuar se e rregullojnė dhe e mirėmbajnė Urėn e radiks dhe rrugėn qė niste nga Kankandeleni (Tetova). Nė bazė tė njė dokumenti tė mė hershėm, nė regjistrimin e fshatrave tatimet e jashtėzakonshme (“avarizi Divanie ve teqalife-Ofrie”), pra taksat e jashtėzakonshme.

GIRQANI ose GREKAJ - Ėshtė fshat i krishterė. Shtrihet nė verilindje tė Dibrės dhe bėnte pjesė nė Nahinė e Rekės, nė kuadėr tė Sanxhakut tė Ohrit. Nė regjistrimin e viteve 1536-1539, fshati ka tė evidentuar 11 familje e 1 beqar. Nė vitin 1583, fshati numėronte 20 familje, 28 persona e 8 beqarė; i paguante timarit ose spahiut 1070 akēe nė vit dhe ka pasur 2 mullinjė qė kanė punuar tėrė vitin. Emrat e disa kryefamiljarėve; Lazar Gjin, Petri Bogdan, Jovan Gjin, Keko Gjin, Keko Todor, Gjin Petko, Dede Bodin, Zaharia Gjin etj.

VĖRBEN-Shtrihet nė verilindje tė Dibrės dhe bėn pjesė nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, fshati ka tė evidentuar 9 familje tė krishtera, me 722 akēe tė ardhura dhe ishte “has” i Karagjoz Beut. Ėshtė shėnuar me emrin VIRBNI. Emrat e kryefamiljarėve; Gjergj Luēe, Vasko Luēe, Margin Popi, Pale Skure, Kole Kozmaj, Mile Gjirak, Tanush Gjirak etj.

Nė regjistrimin e vitit 1536/39, fshati numėronte 93 familje tė krishtera, 5 beqarė e 1 vejushė si dhe, 1 familje myslimane.

Nė defterin osman pėr Sanxhakun e Ohrit tė vitit 1583, nė mes tjerash thuhet se; fshati ėshtė i evidentuar me emrin VIRBEN me 50 familje tė krishtera dhe 20 familje myslimane, prej tė cilave 13 tė islamizuara dhe se, fshati shtrihej nė verilindje tė Dibrės, nė mes fshtrave Shtirovicė dhe Sencė. Me kėtė regjistrim fshati ka numėruar 165 persona, 3 ēifte, 120 familje tė krishtera, 37 beqarė dhe 5 bashtina si dhe ėshtė fshat derven.

Fshati hynė nė pėrbėrje tė Nahisė sė Rekės dhe timarliut i paguajnė 17.000 akēe nė vit si dhe, nė fshat punojnė tėrė vitin 4 mullinj dhe po ashtu janė tė regjistruar se ka bletė.

Emrat e disa banorėve; Mustafa Pejo, Nikolla Bogdan, Pal Llazari, Mezak Llazari, Gjin Bogdani, Pal Kole (Ēole), Laē Pejo, Pal Marko, Marko Gjin, Mir Pal, Pal Todor, Jovan Gjon, Pejo Nika, Pejo Lato, Koja Pal, Kojo Gjergj, Pal Gjergj, Gjon Gjurro, Marko Gjin, Gjergj Pejo, Jovan Gjon, Gjergj Joko ( Boko), Gjon Petko, Petar Tanushi, Pero Marko, Gjin Shimjat etj. ( Turski dokumenti za Ohridskiot Sanxhak, T. VIII/I, f. 632-633).

KIĒINICĖ- Ėshtė derven dhe kryesisht i krishterė. Shtrihet nė verilindje tė Dibrės, nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, ka qenė i shkretuar e i pa banuar, ndėrkaq nė vitin 1519, fshati ėshtė merza dhe pėrsėri janė vendosur 8 familje tė krishtera. Pra, fshati shtrihej nė Rekėn e Epėrme ( e Madhe). Nė regjistrimin e vitit 1583, fshati Kishnicė, ėshtė derven dhe kanė ruajtur e mirėmbajtur rrugėn Kallkandelen-Dibėr dhe i takon Nahisė sė Rekės qė hynte nė Sanxhakun e Ohrit dhe ka tė evidentuar 12 persona, 6 familje tė krishtera, 6 beqarė si dhe i kanė paguar spahiut 360 akēe tė ardhura nė vit.

Emrat e disa kryefamiljarėve: Mehmet Pervane, Dervish Pervane, Petri Gjin, Gjin Gjorēe, Stojan Ēernak, Pejo Pali etj.

KRAKORNICĖ- Fshat i krishterė dhe shtrihet nė verilindje tė Dibrės, nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, fshati ka qenė “has” i Karagjoz Beut, bėnte pjesė nė Vilajetin e Rekės, ka numėruar 3 familje tė krishtera dhe i ka paguar timarit 143 akēe nė vit. Sipas kėtij regjistrimi banorėt kanė qenė: Gjon Duēe ose Doēe, Gjon Kirkit ose Kirgit dhe Miho Meksha.

Nė vitin 1519, fshati ka numėruar 12 familje ēifte tė krishtera dhe 1 beqar. Nė regjistrimin e vitit 1583, fshati Kakornicė ėshtė nė kuadėr tė Nahisė sė Rekės, qė shtrihej nė verilindje tė Dibrės nė kuadėr tė Sanxhakut tė Ohrit. Fshati ka numėruar 33 persona, 1 familje jobesimtare, 20 familje tė krishtera e 1 beqar, ka punuar 1 mulli dhe timarit i kanė paguar pėr ēdo vit 1113 akēe. Disa nga banorėt: Mahmut Abdulla, Pal Petko, Lin Janica, Laē Tode, Petri Stojan, Leko Miho, Gjon Miho, Lado Pejēin etj. (Turski dokumenti, T. VIII/I, f. 625).

NISHTROVĖ- Ėshtė fshat i krishterė dhe shtrihet nė verilindje tė Dibrės nė Nahinė e Rekės. Nė Vitin 1467, Nistrova ėshtė “has” i karagjoz Beut, hynė nė kuadėr tė Vilajetit tė Rekės, i paguan timarit 901 akēe nė vit, ka pasur 2 mullinj dhe ka numėruar 11 familje tė krishtera. Banorėt e fshatit sipas kėtij regjistrimi kanė qenė: Kol Bardhi, Gjon Pashajėt, Gjore Ivret, Stepan Kovaē etj.

Nė regjistrimin e vitit 1519, fshati ėshtė evidentuar me emrin NSTROVĖ dhe ka numėruar 36 familje tė krishtera.

Nė vitin 1583, fshati Nishtrovė, hynė nė pėrbėrje tė Nahisė sė Rekės, nė kuadėr tė Sanxhakut tė Ohrit. Numėron; 83 persona, 70 familje tė krishtera e 13 beqarė, i kanė paguar timarit 3665 akēe nė vit si dhe, ka pasur 3 mullinj qė kanė punuar tėrė vitin.

Disa nga kryefamiljarėt kanė qenė: Miho Dade, Gjoni i biri i Mihos, Petri Boshko, Kolo Pavlo, Gjin Krojēe, Pavle Deno, Gjin Stamati, Petro Stamati, Gjin dane (Dabe), pop Nikolla, Pop Jovani, Gjin Jovko, Gjin Nikkola, Koēo Drenko, Todor petri, Nikolla Bogdani, Velēko Gjin, Hran Gjin, Mile geno, Leko Gjorgji, Gjin Petri, Jefēe Nikolla etj.

NIĒPUR- Ėshtė fshat i krishterė dhe shtrihet nė verilindje tė Dibrės dhe hynė nė kuadėr tė Nahisė sė Rekės. Nė vitin 1467, ėshtė “has” i Karagjoz Beut dhe ka qenė nė kuadėr tė Vilajetit tė Rekės. Timarliut i kanė paguar 797 akēe nė vit, ka pasur 2 mullinj dhe ka numėruar 9 familje. Sipas kėtij regjistrimi banorė tė fshatit kanė qenė: gjon Tome, Pop Nikolla, Mino Shahis, Gjon Shirke (Sherke), Kolė Tome, Ceko i biri i Gjergjit, Petko-ja biri i Mihos etj.
Nė regjistrimin e vitit 1536/39, fshati ka numėruar 16 familje e 2 beqarė. Nė vitin 1583, fshati Niēpur ėshtė nė kuadėr tė Nahisė sė rekės nė Sanxhakun e Ohrit, ka numėruar 28 persona, 20 familje e 8 beqarė, ka pasur 2 tjerrėtore leshi, 1 mulli si dhe pėr ēdo vit kanė paguar timarliut 1000 akēe. Banorė tė fshatit kanė qenė: Gjon Dano, Gjorēe Dano, Gjuro Gjon, Kole Gjurro, Stojko Kosta, Mitre Brajan etj. (Turski dokumenti za Ohridskiot sanxhak)

RIMNICĖ- Ėshtė fshat i krishterė nė Nahinė e Rekės dhe shtrihet nė verilindje tė Dibrės. Nė shek. XV-XVI, kanė qenė dy fshatra fqinje, Rimnica e Madhe (Byjuk Ribnica) dhe Ribnica e Vogėl (Kuēuk Ribnica).

Nė vitin 1467, Rimnica e madhe numėronte 10 familje, nė vitin 1536/39, fshati ka tė evidentuar 34 familje tė krishtera e 3 beqarė, ndėrsa nė regjistrimin e vitit 1583, Ribnica e Madhe nuk ėshtė e evidentuar. Si duket qė ato vite u bashkua me Rimnicėn e Vogėl.

RIBNICA E VOGĖL (Kuēuk Ribnica), ėshtė fshat i zhdukur dhe shtrihej nė verilindje tė Dibrės nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, ėshtė i evidentuar me emrin Ribiēicė dhe ka numėruar 4 familje, me kryefamiljarėt: Bojko Tanusheviē, Miho Tanusheviē, Pop Novak etj.

Nė regjistrimin e viteve 1536/39, ėshtė shėnuar me emrin Ribiēica e Vogėl dhe ka pasur 42 familje, 4 beqarė si dhe 1 familje muslimane.

Ndėrkaq nė regjistrimin e vitit 1583, fshati nuk ėshtė i evidentuar ose sė paku mund tė jetė i evidentuar me emėr tjetėr.

SENCĖ-Ėshtė kryesisht fshat i krishterė dhe shtrihet nė verilindje tė Dibrės nė Nahin e Rekės. Nė vitin 1467, nė regjistėr ėshtė shėnuar me emrin SENĒI. Ka qenė “has” i Karagjoz Beut, ka numėruar 4 familje, ka pasur 1 mulli dhe i ka paguar spahiut 570 akēe dhe plus 30 akēe taksėn e mulliut. Sipas kėtij regjistrimi banorė tė shfatit kanė qenė: Andrea Ēajlani, Pejo Tome, Dabiē Loz, Petko Dimtri etj.

Nė vitin 1519, fshati ka tė evidentuar 42 familje tė krishtera e 1 musliman. Regjistrimi i vitit 1583, pėr fshatin Sencė ėshtė i plotė. Fshati ėshtė nė kuadėr tė Nahisė sė Rekės nė Sanxhakun e Ohrit; i paguajnė spahiut 2230 akēe nė vit, ka 2 mullinj (30 akēe tatim) dhe numėron; 42 persona, 3 benakė, 30 familje tė pafe 9jo besimtarė), 8 beqarė dhe 1 bashtinė. Banorėt e fshatit kanė qenė; Hasan Kolēko (Benak), Ibrahim Jovan (Benak), Petri Pavle, Nikolla Petri, Gjin Janko (Panko), Gjin Dimitri, Nikolla Gjin, Siho Gjon, Pejo Jofko, Nikolla Stojko, Jovan Nikolla, Kalan Boshko, Bogdan Todor etj. si dhe Bashtina e Iskenderit nė duart e Nikolla Gjoni-it.

ZHUZHLE-Ėshtė fshat i krishterė nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, fshati ėshtė “has” i Karagjoz Beut, nė pėrbėrje tė Vilajetit tė Rekės. Nė kėtė regjistrim ka 5 familje dhe spahiut i ka paguar 467 akēe si dhe ka 2 mullinj. Banorė tė fshatit janė; Gjon Kirkoviē, Gjon Vlash, Kirk Bardh, Leka Dabdas e Pop Meksha.

Nė vitin 1519, fshati ka numėruar 14 familje tė krishtera dhe shtrihej nė Rekėn e Madhe (Epėrme) pranė fshatit Nishtrovė.

Nė regjistrimin e vitit 1583, fshati Zhuzhle, hynė nė pėrbėrje tė Nahisė sė rekės nė sanxhakun e Ohrit, i pagoi timarliut 1000 akēe dhe numėron 28 persona, 1 ēift, 20 familje tė krishtera, 7 beqarė dhe ka pasur 1 mulli. Banorėt e fshatit sipas kėtij regjistrimi kanė qenė; Ali Stojan, Ivan Barde (Bazde), Janēe Gjon, Nikolla Gjon, Kojo Jan, Konstantin Janak, Petro Nikolla, Hasan Meritor, Marko Ēoēo, Kojo Boshko, Jovan Boshko, Gjon Kojo, Gjin Kojo, Stepan kojo, Jovan Pejo etj.

Sipas burimeve tė shkuara, popullsia e Rekės sė Epėrme deri nė vitet ‚60 tė shek. XIX, e tėra fliste shqip dhe ishte shqiptare. Rrugėpėrshkruesi dhe etnologu bullgar, Vasil K’noēov, nė vitin 1899, thekson se: „Duke rrugėtuar drejt verilindjes nė trevėn e epėrme tė rajonit tė Rekės, e njohur me emrin Reka e Madhe, popullsia ėshtė vetėm shqiptare (Arrnaute). Aty ka 23 fshatra shqiptare, prej tė cilėve veėm njėri fshat, Dufi, i takon administrativisht Kazasė sė Tetovės. Mq ahumq aė gjysma e banorėve aty janė shqiptarė tė krishterė ortodoks (3221 persona) dhe 3738 shqiptarė muslimanė, pra gjithsej 6959 shqiptar.

Arnautėt (Shqiptarėt) thekson V. Kėnēovi nė Rekėn e Madhe janė banorė tė vjetėr nė kėtė rajon. Por, shton edhe atė se nė mesin e tyre ka edhe bullgarė, tė cilėt janė asimiluar nė shqiptarė. Rekalinjtė e ruajtėn pėr njė kohė tė gjatė fenė e tyre, sepse mundėn qė tė fshihen nė ato rajon. Konverimi i tyre nė fenė islame do tė pėrforcohet aty nfa fundi i shek. XVIII, e cila do tė vazhdoi edhe nė gjysmėn e parė tė shek. XIX.

Koncertimi i fundit i mė shumė familjeve u bė rreth vitit 1855, nė fshatin Shtirovicė, ku 30 familjet e fundit pranuan fenė islame. Si nga veriu, ashtu edhe nga jugu „rakalinjtė“ takohen me fshatrat bullgar dhe popullsia i flet tė dy gjuhėt. Banorėt e Beliēicės dhe Kiēinjcės flasin mirė bullgarishten, por gjuhėn amtare e kanė gjuhėn shqipe.

Dy gjuhėsore ėshtė edhe fshati Duf. Popullsia shqiptare e krishterė po shpėrngulet nga Reka e Madhe. Veēanėrisht ėshtė rritur kėto 40 vjetėt e fundit, duke u vendosur fillimisht nė Tetovė e Stamboll, kurse viteve tė fundit shkojnė mė shumė familje nė Bullgari, nė qytetete: Samakovė, Dupnishko, e Qystandil. Nė gjysmėn e shek. XIX fshati Verbėn thotė Kėnēovi kishte 100 familje tė krishtera shqiptare, kurse tani nė fund tė shekullit ka vetėm 40 familje“. nė mes tė tjerave shton se statistikat osmane pėr Kazanė e Rekės shėnojnė se kjo kaza numėron 10. 681 meshkuj dhe dyfishi i saj ėshtė 21.362 frymė“ .

Nė fund tė shek. XIX kjo krahinė nė pikėpamje gjuhėsore u shpėrbė. Pėr me sllavizuar atė ndikoi administrata osmane, e cila aty lėshoi qė tė hapen shkolla vetėm nė gjuhė serbe, me mėsues e psalmė tė ardhur e tė paguar nga Beogradi, dhe nė kėtė mėnyrė u arrit qė njė pjesė e popullsisė tė nxjerrė nga pėrdorimi gjuhėn e nėnės, shqipen.

Me mision tė veēantė nė trevėn e Rekės ka qenė edhe gjeografi Jovan Cvijiq, i cili thekson se „Tėrė banorėt e Rekės sė Epėrme kanė qenė tė krishterė, gjegjėsisht ortodoks, nė tė shumtėn e rasteve sllavė dhe diēka vllahe ose arumanė:, por i zihet fryma tė thotė se kanė jetuar edhe shqiptarėt.

Atdhetari e diplomati shqiptar Mit’hat Frashėri, nė librin „Shqiptarėt e sllavėt“ faqe 82-84 nė mes tjerash do tė shkruaj „.... Pikėrisht kjo paqe e kjo siguri kanė bėrė tė mundur qė sllavėt tė zgjerohen nė dėm tė elementit shqiptar, tė ndihmuar nga institucionet e tyre tė kishave dhe manastireve, tė ndihmuar nga priftėrinjtė e mė pas nga mėsuesit e shkollave. Organizimi fetar i sllavėve i ngjashėm me atė qė kanė pasur grekėt deri nė fund tė shek.XIX, u ka dhėnė atyre shumė shpesh pėrparėsi kundėr shqiptarėve.

Shqiptarėt ortodoks tė detyruar tė frekuentojnė kishat e po ashtu edhe shkollat sllave, serbe ose bullgare, shumė shpesh janė njėsuar si tė tillė dhe numri i tyre ka shėrbyer pėr tė rritur atė tė skllavėve.

Siē e kemi cilėsuar edhe mė lartė, ky proces i kundėrt me atė qė dijetarėt sllavė kanė dashur ta quajnė „Shqiptarizimi i serbėve“. Kjo shpjegon pse udhėtarėt dhe etnografėt kanė parė nė veri dhe nė lindje tė Shqipėrisė veē muslimanė e e katolikė, meqenėse ortodoksėt i kanė ngatėrruar me sllavėt. Vetė sllavėt pranojnė tė kenė bėrė njė propagandė ngulmuese pėrmes shkollave dhe kishave tė tyre, me tendencė pėr tė dhėnė njė iluzion tė gabuar tė gjendjes etnografike, nė mos , pėr tė ndryshuar asaj karakterin.

Ja ēfarė lexohet pėr Dibrėn, nė gazetėn e Sofjes „Jehona“ e Bullgarisė, : „Megjithėse qendėr e vetme bullgare e dijes nė rajon ėshtė manastiri i Zhan Bigorit , ka arritur jo vetėm tė mbajė gjuhėn dhe shėrbimin religjioz bullgar nė fshatrat e pastra bullgare ,duke iu dėrguar kėtyre mėsues shkollash, famullitarė, psaltė dhe ikonografė, por ka arritur edhe tė ushtrojė njė influencė mbi popullsinė e pastėr shqiptare tė kėsaj krahine, aq sa shqiptarėt ortodoks tė krahinės sė Gorna Rekės (Reka e Epėrme) e bėjnė shėrbesėn fetare, si nė tė kaluarėn ashtu edhe sot, nė gjuhėn sllavo-bullgare, e madje qė prej 40 ose 50 vitesh ata edhe ndėrmjet tyre flasin bullgarisht „Pohimi i publicistit bullgar, Jordan Ivanov, thotė Mit’hat F. , i cili pranon se „ nė Gostivar popullsia kristiane shqiptare ėshtė bullgarizuar nė kontakt me bullgarėt“ , pėr ne ėshtė , gjithashtu, mjaft kuptimplote.

Shtoni shembujt, shumoni rastet e do ta kuptoni si kanė vepruar sllavėt , qofshin ato tė Ohrit, Manastirit, Prishtinės apo Pejės, tė cilėt janė prirur tė shohin sllavė , kudo qė gjendej njė ortodoks shqiptar. Por ky ėshtė njė iluzion i rremė e i paqėndrueshėm, sikur ai i grekėve tė cilėve u dukej „helen“ ēdo shqiptar, bullgar, rumun apo serb, mjaft tė ishin tė besimit ortodoks.

Gazeta „Jehona“ e Bullgarisė , qė dilte nė Sofje , nė njė nga numrat e parė tė publikuar nė vitin 1913, nė njė studim kushtuar Dibrės, por edhe shqiptarėve tė krishterė qė kanė filluar tė quhen bullgarė,Autori bullgar Jordan Ivanov thotė se : „Nė Gostivar popullsia shqiptare e krishterė qė jeton pranė minoritetit bullgar, ėshtė bullgarizuar“. Ky ėshtė njė pohim qė duhet zbuluar e duhet mbajtur mend, sepse aty mund tė gjejmė kyēin e mė shumė se njė enigme.

Nė kėtė influencė , tė krishterėt e Tetovės dhe tė Pejės janė konsideruar shpesh si sllavė , ku me fjalėn influencė kuptojmė kishėn, klerin dhe shkollat. E pėrsėrisim, -shton Mit’hat Frashėri , se statistikat serbe ose bullgare nuk shėnojnė shqiptarė tė tjerė , pėrveē atyre qė praktikojnė fenė muslimane dhe katolike.Pjesa qė mbetet , domethėnė ortodoksėt, janė tė konsideruar si serb ose bullgarė“. Nė fund M.Frashėri thekson: „...Nuk po pėrmendim kėtu 25 fshatrat e Rekės nė Dibėr, ku popullsia ,ndonėse ortodokse ,flet vetėm shqip dhe e konsideron veten si tė kėtillė“.

Kėtu po riprodhojmė si dokument, njė nga telegramet e shumta qė kanė dėrguar shqiptarėt e kėtyre krahinave, nė kohėn e luftėrave ballkanike, nė adresė tė Shkėqelsisė sė Tij, Sėr Eduard Grej, sekretar Shteti i Forin Ofisit tė Anglisė dhe kryetar i Konferencės sė Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Londėr: „Ne, tė nėnshkruarit ,shqiptarė me origjinė nga Dibra qė banojmė nė Rumani, tė deleguar prej bashkatdhetarėve tanė nė mbledhjen e sotme tė 12 Janar 1913,protestojmė energjikisht kundėr presionit tė ushtruar mbi bashkatdhetarėt tanė, tė cilėt ju kanė shprehur telegrafisht se janė tė kėnaqur nga administrata sėrbe dhe se refuzojnė tė bėjnė pjesė nė shtetin shqiptarė .

Tė njohurit e gjuhės sėrbe ne lokalitetet e pėrmendura katėrcipėrisht tė njohura si shqiptare, nuk provojnė aspak origjinėn serbe. Kjo gjuhė ėshtė mėsuar prej punėtorėve shqiptarė qė shkonin nė Serbi pėr ti ushtruar zanatet e tyre. Kritikojmė si tė padenja proced

http://lajmpress.com/opinion/9827.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.7.2011, 15:14   9
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Josif Bageri – humbės apo i fituar?
Branko Manolovski

Ju, studiues tė nderuar tė kėtij simpoziumi, kushtuar Jetės dhe Veprės se Josif Bagerit, mbase mund tė shfaqni habinė pėrse pikėrisht unė jam i detyruar tė paraqes me shkrim kumtesėm nė gjuhėn maqedonase, edhe pse jam bashkėvendės i Josif Bagerit dhe i pėrkas tė njėjtit komunitet etnik. Ndodh kjo sepse unė di tė flas nė gjuhėn shqipe, dialektin qė ma kanė mėsuar prindėrit e mi shqiptarė, Nėna Zafirkė dhe Babai Manojl, por, fatkeqėsisht, nuk di tė shkruaj e as tė lexoj nė gjuhėn shqipe. Ndaj, me kėtė rast dėshiroj tė them disa gjėra mė pėrmbajtjėsore, qė mund t’i them vetėm duke i shkruar dhe paraqitur nė gjuhėn maqedonase apo angleze. Ju lutem, me mirėkuptoni qė kumtesėn time nė gjuhėn shqipe do ta lexoj dikush tjetėr.

Tani mbase ėshtė vendi tė shtrojmė pyetjen, nė dukje paksa vulgare: Mos ndoshta Josif Bageri ishte humbės nė angazhimin e tij pėr arsimimin dhe ēlirimin e popullit tonė?!

Nė makroplan, nėse mund tė shprehem kėshtu, mendoj se Josifi doli goxha i fituar, pasi ai tani po i rikthehet Shkupit si Pėrmendore, aty ku nė vitin 1908 pati mbajtur fjalim para rreth 3.500 shqiptarėve, duke ua kushtuar edhe njė poezi. Kurse fitoret e popullit tė tij, pėr tė cilin u angazhua me tėrė qenien mendore dhe fizike, gjithashtu janė tė mėdha, nga se edhe Kosova u ēlirua nga pushtimi serb, kurse populli shqiptar nė Maqedoni po pėrparon drejtė barazisė nacionale me popullin maqedonas.

Ju studiues tė nderuar sigurisht do tė jepni pėrgjigje tė shumta nė kėtė pyetje, por nuk ma merr mendja se do tė jepni pėrgjigjen qė dėshiroj tė jap unė, e cila mund tė keqkuptohet si pėrgjigje subjektive. Qė tani mė duhet tė shfaq mendimin, se nė mikroplan, fatkeqėsisht, Josifi doli i humbur, sepse kėsaj hapėsire i janė tjetėrsuar pothuajse tė gjithė pjesėtarėt e komunitetit tė tij mė tė ngushtė - shqiptarėt e besimit ortodoks. Ata tashmė, pothuajse tėrėsisht, po prezantohen si maqedonas, por nuk e di nėse po prezantohen si maqedonas sllavė, apo maqedonas me prejardhje nga maqedonasit antikė ilirė, meqė edhe ky ridefinim etnik tashmė ėshtė njė proces tepėr i debatueshėm dhe me pėrplasje brenda popullit maqedonas.

Josif Bageri ishte njė shqiptar i devotshėm, i lindur nė vitin 1870 nė Fshatin Nistrovė tė Rekės se Epėrme. Nė atė kohė Reka e Epėrme banohej pothuajse tėrėsisht me shqiptarė, qė u pėrkisnin dy besimeve fetare: ortodokse dhe myslimane. Nuk i di statistikat e kohės, por e kam me tė dėgjuar nga pleqtė tanė se nė Rekė tė Epėrme jetonin mė shumė shqiptarė me besim fetar ortodoks se sa me besim mysliman. Shqiptarė ortodoks nuk kishte vetėm nė Rekėn e Epėrme, por pothuajse nė gjithė hapėsirėn e tanishėm tė Republikės sė Maqedonisė...

Atėherė Krahina jonė ishte e pushtuar nga Perandoria turke. Varfėria e rėndė e detyroi Josifin tė emigrojė nė moshėn 17-vjeēare, siē e ka detyruar edhe stėrgjyshin tim, Manojl Tanashin dhe shumė bashkėvendės tė tjerė. Ai emigroi si analfabet, sepse nė atė kohė, jo qė nuk kishim shkollė shqipe, por nuk kishim as edhe alfabet.

Nuk e di mendimin e studiuesve, por mua me ka habitur fakti se pėrse shumė popuj nėn Perandorinė Otomane kishin autonomi fetare, kulturore e arsimore, pos popullit shqiptar?

Nė Sofje Josifi bie nė kontakt me emigrantė tė tjerė shqiptarė, nga tė cilėt mėsoi shkrim e lexim nė gjuhėn shqipe. Qysh atėherė ai u angazhua me pėrkushtim pėr arsim e ēlirim tė popullit tonė.

Mė mirė se sa unė, biografinė e tij duhet ta dini ju studiues tė nderuar, kurse unė kėtu po paraqes kėto pak tė dhėna, sepse do t’mė duhen pėr tė argumentuar mendimin tim, pėrse Josif Bageri rezulton humbės nė mikroplan.

Pasi popujt e Gadishullit tė Ballkanit, ku tė bashkė-organizuar, ku veē e veē, pėrfundimisht u ēliruan nga pushtimi shumėshekullor turk, hapėsirat tona nė vitin 1913 menjėherė u pushtuan nga Mbretėria Serbe. Josifi u kthye nga emigracioni dhe vendosi tė japė kontributin e tij, me mendim se nuk do tė pėrndiqej si pėrpara. Ai shpalli kandidimin pėr parlamentar nė Krahinė tė Dibrės. Por pushtuesit serb qė ishin mė brutal se sa pushtuesit turq, e pėrndoqėn. Qė atėherė Josifi u arratis nė Shqipėri, pėr t’u angazhuar nė Qeverinė e Ismail Qemalit dhe nuk ka tė dhėna tė jetė kthyer mė nė vendlindje.

Nė qershor tė vitit 1915, pas konsultimeve qė pati me Fan Nolin, Faik Konicėn e personalitete tė tjerė, se ēfarė qėndrimi duhet tė mbanin ndaj Princ Vidit, Josifi udhėtoi nga Durrėsi nė Prishtinė pėr tė akorduar qėndrimet edhe me Hasan Prishtinėn. Nė rrethana ende tė panjohura, nė moshėn 45-vjeēare, ai vdes nė Prishtinė dhe, fatkeqėsisht, as varrin ende nuk ia dimė, pėr ta rivarrosur pranė prindėrve tė tij, nė Nistrovė, siē na e ka lėnė amanet...

Pėr tė shpjeguar se ēfarė ndodhi nė Krahinėn tonė pas vitit 1913, mė lejoni tė jap ca informata telegrafike pėr paraardhėsit e mi, qė janė pėrafėrsisht tė ngjashme me secilėn familje ortodokse shqiptare tė Krahinės sonė, pra edhe me pasardhėsit e Josif Bagerit.

Katragjyshi im, Manojli, i cili jetoi nė vitin 1830 - 1903, ishte i emigruar nė Stamboll, siē ishte i emigruar edhe vėllai i Josifit, Mihali dhe shumė shqiptarė tjerė tė kėtyre anėve. Manojli dhe vėllai i tij, Lazari, nė vitin 1882 ia dolėn tė ndėrtonin atje njė hotel, tė cilin e emėrtuan “Arnaut an”, njė emėrtim qė tregon pėr karakterin e tyre patriotik. Atėherė ata e kishin mbiemrin Tanashi. Edhe djali i Manojlit, Dhimitri qė jetoi gjatė viteve 1865-1932, e kishte mbiemrin Tanashi. Pas pushtimit serb, Familjes sonė iu imponua mbiemri Tanasheviē, kurse familjes se katėr vėllezėrve tė Josif Bagerit, - Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, - qė jetonin po nė kėto hapėsira, iu imponua mbiemri Jovanoviē, meqė Babai i Josifit dhe i vėllezėrve tė tij quhej Jovan, i biri i Nikollės. Mbiemrin Tanasheviē u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjėsisht Babai im, Manojli, i cili lindi nė vitin 1903 dhe rrojti deri nė vitin 1983.

Mbretėria serbe, nga viti 1913 deri nė vitin 1941 ushtroi politikė tepėr barbare ndaj popullsisė shqiptare, tė besim fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullit maqedon. Por ama pėrqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatės shqiptare me besim ortodoks, duke e shpėrdoruar pėr kėtė politikė asimiluese edhe kishėn nacionaliste serbe.

Pas formimit tė Republikės se Maqedonisė nė vitin 1944 Familjes sonė iu ndryshua mbiemri nga Tanasheviē nė Manojlovski, kurse Familjes Bageri nga Jovanoviē nė Jovanovski...

Nė vitin 1941 nė Fshatin Kiēinicė tė Rekės se Epėrme kam lindur unė. Babai e kishte emrin Manojl, kurse Nėna Zafirkė. Nė familjen tonė dhe nė familjet e tė gjithė kushėrinjve, fqinjėve dhe nė gjithė Rekėn e Epėrme flitej vetėm gjuha shqipe.

E kam tė freskėt njė kujtesė tė hidhur nga viti 1948, kur isha 7-vjeēar. Me dhimbje e mbaj mend, sepse ishte fillesa e goditjes se rėndė tė identitetin tim shqiptar. Nė atė vit motra ime, Jelica, qė ishte mė e madhe se unė 5 vite, me shoqėroi pėr nė shkollėn fillore nė Fshatin Belqicė, meqė Babain e kisha tė emigruar nė Stamboll. Kur hymė nė klasė asnjėri nga fėmijėt e fshatit tim dhe tė fshatrave fqinjė nuk dinim pothuajse asnjė fjalė nė gjuhėn serbishte ose maqedonishte. Mėsuesi me rrahu me vizore vetėm pėr faktin se nuk dita si i thonė kushėririt nė gjuhė maqedonishte...

Njerėz tė mirė, shpresoj tė mė mirėkuptoni, nuk dėshiroj tė rrėfej se sa rėndė e kam pėrjetuar atė tė rrahur nga mėsuesi im i parė vetėm pėr “fajin” se nuk dija si i thonė kushėririt nė gjuhėn maqedonishte.

Siē e thash, nė vitet e para tė Republikės tė sapoformuar tė Maqedonisė, e tėrė popullsia shqiptare e Rekės se Epėrme, ortodokse dhe myslimane, gjuhė komunikimi nė shtėpi e ka pasur vetėm gjuhėn shqipe. Nėna ime nuk dinte asnjė llaf nė gjuhėn maqedonishte ose nė ndonjė gjuhė tjetėr. Por ama tani, me fėmijėt dhe nipėrit e mi nė Amerikė komunikoj kryesisht nė gjuhė angleze, me nipat e mbesat e mia kėtu, tė lindur pas viteve tė 60-ta, mė duhet tė flas pothuajse vetėm nė gjuhėn maqedonishte. Dhe kėta tani po shfaqin habinė e tyre, se pėrse unė nuk e kam harruar shqipen e prindėrve tė mi?

Pėr tė sqaruar dukurinė e asimilimit tonė, meqė jam goxha i moshuar, po sjell tre emra konkret tė personaliteteve tanė. Fillimisht do tė pėrmend emrin e njė personaliteti, prindėrit e tė cilit kanė qenė shqiptarė. Ai ėshtė djali i Hallės sime, Velikės, Video Smilevski – Bato, i shpallur Heroi i Popullit nė Republikėn e Maqedonisė. Videon edhe mund ta quajnė maqedonas, meqė sa ishte gjallė nuk ėshtė deklaruar ndonjėherė publikisht se prindėrit e tij ishin shqiptarė. Por ama Hallės sime, Velikės dhe Burrit tė saj Uroshit, prindėr tė Videos, me ē’tė drejtė mund t’u tjetėrsohet identiteti i tyre shqiptar?! Sa herė qė Video Smilevski vinte te dajallarėt nė Kiēinicė, e vinte shpesh, flisnim vetėm shqip, nė gjuhėn tonė amtare. Ndonjė bisedė tė asaj kohe e kam mbajt mend edhe unė, por nuk ėshtė vendi kėtu qė t’i rikujtoj...

Personaliteti tjetėr ėshtė ish Kryetari i Akademisė se Shkencave tė Maqedonisė, Mateja Matevski. Babai i tij ka qenė mik me Babain tim nė Stamboll. Kur ai u kthye nga Stambolli gjuhė amtare e kishte shqipen. Akademiku i shquari Matevski vazhdon tė heshtė se prindėrit e tij ishin shqiptarė. Do tė bėnte gjynah nėse do tė thoshte se ata ishin tjetėr soj...

Kisha njė shok timin tė ngushtė nė shkollėn 8-vjeēare nė Gostivar. Me te flija nė tė njėjtėn dhomė nė konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani ėshtė anėtar i Akademisė se Shkencave tė RM-sė. I njihja prindėrit e tij – qė tė dy shqiptarė. Dhe vetėm para 6 vitesh mėsova se ky shoku im ėshtė stėrnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisė ishte djal i Manojlit, e ai ishte vėllai i Josifit. Nuk e dija pėrpara dhe nuk ia fal pse nuk mė ka treguar, nga se unė kisha dėgjuar shumė pėr Josifin nga Babai im, i cili me pat mėsuar ca vjersha tė tij...

Di edhe shumė emra tė tjerė, - e si mos t’i di emrat e vėllait tim dhe kushėrinjve tė parė, qė janė personalitete nė Shkup, por nuk po i pėrmend, sepse do u marr kohė.

Me ketė rast u kėrkoj falje qė pėrmenda emrat e kėtyre personaliteteve, sepse kėta kanė bėrė karrierė tė shquar kėtu dhe mbase nuk dėshirojnė tė bėhet publike se prindėrit i kishin shqiptarė. Por ama, nuk kam mirėkuptim pėr asnjėrin, sepse edhe nė kėto rrethana tė reja lirie pėrmbahen pėr tė shfaqur pėrkatėsinė ose prejardhjen e tyre shqiptare. Nuk e di nėse njeriu ka tė drejtė tė ndėrrojė identitetin e vet etnik, por kurrsesi nuk ka tė drejtė t’ua falsifikojė prindėrve, sidomos kur ata janė nė Botėn tjetėr tė amshimit dhe nuk mund tė kundėrshtojnė mė nė kėtė botė...

Unė pėr veten time qe disa vite po i bėjė shėrbim kullės se paraardhėsve, tė ndėrtuar para 105 vitesh, pėr tė cilėn jam krenar se ėshtė kulla ndėr mė tė mėdhatė nė rajon. Kulla jonė dhe kullat e kushėrinjve nė Kiēinicė janė tė traditės arkitektonike shqiptare. Organet pėrkatėse shtetėrore i kanė shpallur si objekte monumentale, por nuk po pėrkujdesėn t’i mirėmbajnė. Arsyet konkrete mund t’i dinė ata, ama unė kam dyshimin se janė penduar qė i kanė shpallur monumente kulturore, sepse kam thėnė se ato i pėrkasin traditės shqiptare dhe kushdo qė do tė provojė ta falsifikojė “identitetin” e kullės sime, do ta padis...

Me falni qė po e zgjas, por pėr veten time jam duke e bėrė njė si katarsis (“pastrim shpirtėror”), duke rifreskuar gjuhėn qė ma ka mėsuar Nėna ime, ndjesė pastė, sepse kur do tė vdes, dėshiroj qė shpirtrat tanė tė komunikojnė si dikur qė komunikonim si Nėnė e djalė – nė gjuhėn tonė amtare shqipe...

Si mendoni, nuk bėmė gjynah tė madh ne bashkėvendėsit dhe bashkėkombėsit e Josif Bagerit, tė besimit fetar ortodoks, por edhe shumė bashkėvendės e bashkėkombės myslimanė, qė shndėrruam gjatė gjashtė dekadave tė fundit gjuhėn tonė amtare shqipe nė gjuhė serbishte, maqedonishte dhe turqishte?! Dhe meqė ky tjetėrsim etnik ka pėrmasa tė mėdha, a nuk mund tė vlerėsohet si njė humbje edhe e Josif Bagerit, i cili pati hapur shkollėn e parė laike nė gjuhėn shqipe nė vitin 1908 nė Nistrovė tė Rekės se Epėrme, pėr tė cilėn vetėm pak veta dinė? Dhe bashkė me gjuhėn ne ndėrruam edhe identitetin etnik, nga shqiptarė nė serbė, maqedonas dhe turq. Ky asimilim, i pėrballuar gjatė 520 viteve tė sundimit otoman e turk, ndodhi vetėm nga viti 1913 e ketej, kur na pushtoi e sundoi Serbia dhe vazhdoi gjatė sundimit komunist nga viti 1945 e kėtej...

E meqė pėrmenda atė shkollė tė parė shqipe nė Maqedoni, mė habit fakti se pėrse tani organet shtetėrore nuk pranojnė qė shkollėn fillore nė Nistrovė ta emėrtojnė me emrin e Josif Bagerit, siē po kėrkojnė banorėt e Fshatit dhe mėsuesit e kėsaj shkolle?!

Ju lutem, me duroni edhe ca, sepse po ndjehem i detyruar t’ua rrėfej ca pėrjetime tė hidhura gjatė viteve tė fundit.

Pasi mbarova studimet nė Zagreb, nė vitin 1967, emigrova nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nuk do t’ua them arsyet pėr kėtė emigrim, sepse nuk dua t’u marr kohėn e ēmuar pėr tė paraqitur Ju kumtesat Tuaja.

Qė kur kam dalur nė pension, nuk mund tė pėrmbahem pa ardhur vit pėr viti nė vendlindjen time, nė kullėn tonė nė Kiēinicė, ku po qėndroj rreth 5 deri nė 7 muaj nė vit. Shpesh po mė duket vetja si UFO, kur kushėrinjve tė mi po ju them se jam shqiptar! Po mė duket vetja UFO edhe kur ndonjė bashkėkombėsi shqiptar, me besim mysliman, po u prezantohem me emrin Branko dhe po flas me ta shqip. Ata po shfaqin habi se si ėshtė e mundur nė Maqedoni tė kesh emrin Branko, tė thuash se je ortodoks, tė flasish shqip dhe njėkohėsisht tė thuash se je shqiptar. Fatkeqėsisht kjo po mė ngjan sot e kėtu, edhe pse pretendojmė tė jetojmė nė shoqėri tė lirė, demokratike dhe multietnike...

Rrėfeva disa fragmente jetėsore tė Familjes sime pėr tė shpjeguar jetėn e tė gjitha familjeve tė shqiptarėve ortodoksė nė kėto hapėsira, sepse ngjashmėria ėshtė tepėr identike, sa i pėrket tjetėrsimit etnik. Uroj Zoti tė na i falė gjynahet, sidomos kur themi se prindėrit i kishim serbė, maqedonas, turqė. Mbase ėshtė koha, nė kuadėr tė debateve tė mėdha pėr ridefinimin etnik tė maqedonasve, tė rilindin edhe shqiptarėt ortodoksė nė Republikėn e Maqedonisė. Kėtė ua kemi pėr borxh shpirtrave tė prindėrve tanė, ia kemi pėr borxh shpirtit tė Josif Bagerit, i cili sakrifikoi aq shumė pėr tė ardhmen tonė...

E kuptoj, e teprova paksa, prandaj simpoziumit po i dėshiroj punė tė mbarė!

Uroj qė Shoqata Josif Bageri tė realizoj planet e saj pėr tė ndėrtuar Shtėpinė “Josif Bageri” dhe Campingun “Krist Josif Bageri” nė Nistrovė. Unė nga ana ime do tė ndihmoj financiarisht dhe do tė angazhohem tė bind miq, qė tė ndihmojnė pėr t’u realizuar kėto dhe tė tjera plane tė Shoqatės, sepse jam i bindur se kėshtu do tė afirmojnė personalitetet e shquara, Josif Bagerin dhe Djalin e tij, Kristin, do tė pėrafrojnė njerėzit e etnive dhe feve tė ndryshme nė kėtė hapėsirė tonėn tė pėrbashkėt.

Falėnderoj pushtetin e Republikės se Maqedonisė qė po i ndėrton Pėrmendore Josif Bagerit nė Shkup.

- I pėrjetshėm qoftė kujtimi dhe respekti pėr Kristin dhe Josif Bagerin!

http://ina-online.net/opinione/6171.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.7.2011, 13:22   10
Citim:
Shqiptarėt ortodoksė tė asimiluar dhe tė harruar nė Maqedoni

Shqiptarėt ortodoks nė Maqedoni janė njė komunitet qė nuk njihet zyrtarisht edhe pse ata janė realitet dhe realiteti rreth tyre ėshtė njė ēėshtje e heshtur.

Janė nė numėr tė vogėl apo simbolik ata qė deklarohen se janė shqiptarė, mirėpo me fe ortodokse. Branko Manolovski ėshtė shqiptari ortodoks, njė patriot dhe atdhetar qė pėr agjencinė e lajmeve INA rrėfen historinė dhe tė vėrtetėn e sotme pėr ortodoksėt, rrėnjėt dhe shuarja e tyre.

Fshatrat e Rekės sė Gostivarit janė zonat e populluara dikur me shumicė popullėsi shqiptare me fe ortodokse, por edhe vendbanime nė pjesėn juglindore tė Maqedonisė.

Manolovski bėn tė ditur se pas pushimit serb nga viti 1913 filloi edhe asimilimi dhe presioni ndaj shqiptarėve ortodoks tė kėtyre trevave pėr tė ndryshuar mbiemrat e tyre.

”Familjes sonė iu imponua mbiemri Tanasheviē, kurse familjes se katėr vėllezėrve tė Josif Bagerit, - Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, - qė jetonin po nė kėto hapėsira, iu imponua mbiemri Jovanoviē, meqė Babai i Josifit dhe i vėllezėrve tė tij quhej Jovan, i biri i Nikollės. Mbiemrin Tanasheviē u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjėsisht Babai im, Manojli, i cili lindi nė vitin 1903 dhe rrojti deri nė vitin 1983”, thekson pėr agjencinė INA, Manolovski.

Sipas tij, janė akademikė, personalitete tė mirėnjohura tė fushave tė ndryshme tė politikės, letėrsisė, artit dhe fushave tė tjera qė janė shqiptarė ortodoks, mirėpo ata deklarohen publikisht se janė maqedonas.

Ish Kryetari i Akademisė se Shkencave tė Maqedonisė, Mateja Matevski ėshtė shqiptarė.

”Akademiku i shquari Matevski vazhdon tė heshtė se prindėrit e tij ishin shqiptarė. Do tė bėnte gjynah nėse do tė thoshte se ata ishin tjetėr soj. Kisha njė shok timin tė ngushtė nė shkollėn 8-vjeēare nė Gostivar. Me te flija nė tė njėjtėn dhomė nė konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani ėshtė anėtar i Akademisė se Shkencave tė RM-sė. I njihja prindėrit e tij – qė tė dy shqiptarė. Dhe vetėm para 6 vitesh mėsova se ky shoku im ėshtė stėrnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisė ishte djal i Manojlit, e ai ishte vėllai i Josifit”, nėnvizon Manolovski.

Historianėt dhe gjeografėt shqiptarė nė Maqedoni nuk meren akoma me studimin e detajuar tė origjinės dhe shpėrndarjes sė shqiptarėve ortodoks. Rėnia e martesave midis familjeve ortodokse shqiptare, migrimi i brendshėm dhe zonat e izoluara kanė bėrė shumė familje tė shpėrngulen nė qendra tė mėdha dhe tė asimilohen brez pas brezi. Njė pjesė e kėtyre familjeve kanė qenė tė detyruar qė tė ndryshojnė identitetin e tyre kombėtar nga presionet e regjimeve nė tė kaluarėn.

Njė nga emrat e dalluar gjatė historisė nga shqiptarėt ortodoks ėshtė Josif Bageri, i lindur nė Nistrovė tė Rekės, nė vitin 1870, nė njė familje e shquar pėr atdhedashurinė e saj, por i njohur si njė nga atdhetarėt dhe intelektualėt e dalluar shqiptarė tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Pėr herė tė parė nė Shkup sė shpejti pritet tė ngritet busti i tij nė pjesėn qendrore tė kryeqendrės. (N.P/INA)

http://ina-online.net/maqedoni/6415.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.12.2011, 21:37   11
Citim:
Tė ngritet zėri pėr shqiptarėt ortodoks, si popull i ndaluar nė Maqedoni

Emri:  Veshje_tradicionale_Novosej_138071499.jpg
Shikimet: 2258
Madhėsia:  21,7 KBNgritja e zėrit dhe tė sė vėrtetės historike tė shqiptarėve ortodoks nė Maqedoni, ėshtė njė nga konkluzat e Simpoziumit shkencor “Shqiptarėt ortodoks dhe katolikė nė Maqedoni” qė u mbajt nė Ēikago tė SHBAve nėn organizimin e Komunitetit Shqiptaro – Amerikan dhe nė bashkėpunim me asociacionet e tjera.

“Shqyrtimi dhe shtruarja e ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni nė tė gjitha rrafshet, pa kufizuar dhe pa pėrjashtuar asnjė komb nga tė drejtat qė i takojnė, ėshtė fryt i udhės sė demokracisė dhe tė marrėdhėnieve nė kėtė shkallė qė objektivisht i kemi sot. Shtruarja e ēėshtjes ortodokse shqiptare nė Maqedoni si temė e simpoziumit nė Ēikago ka pėr qėllime hapjen dhe jopolitizimin e marrėdhėnieve tė shtyrė nga politika ditore mbi shqiptarėt”, kanė qenė thekset kryesore tė simpoziumit tė mbajtur.

Kryetari i KSHA-sė, Xhevat Sherifi me rastin e hapjes sė simpoziumit deklaroi se ėshtė i nevojshėm ndriēimi objektiv i nėpėrkėmbjes gati njė shekull tė ortodoksėve shqiptarė nė Maqedoni. “Gjithė kjo golgotė ka ndodhur pėrmes strategjive dhe skenarėve tė mekanizmave shtetėrore dhe kishės ortodokse serbo- maqedonase, me qėllim tė asimilimit tė kėtij kolektiviteti me gjak shqiptar”, theksoi Sherifi, duke shtuar se ėshtė bėrė njė gjenocid i paparė ndaj kėsaj popullsie nė Evropė.

“Nėna ime nuk dinte maqedonisht”, theksoi nė fjalėn e tij Branko Manojlovski, shqiptar ortodoks nga Reka e Epėrme e Gostivarit, i cili ishte i pranishėm nė sallėn e simpoziumit dhe qė u pėrlot nė pėrshkrimin e jetės sė kėsaj popullsie tė lėnė dhe tė distancuar nė harresė.

Ai ka thėnė se sot ndjehet i vetėm nė kėtė betejė tė tij dhe vetėm njė xixė nė rrugėtimin pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn. “Por mos harroni se ndonjėherė njė xixė mund tė kallė tėrė malin. Unė jam sot i vetėm, por me mua do tė niset i tėrė kombi shqiptar nė trojet e veta, pa marrė parasysh besimet tona fetare, sepse jemi njė komb, njė gjuhė, njė flamur!”, theksoi Manojlovski. Sipas tij, ortodoksėt e Rekės sė Epėrme tė kėsaj krahine shqiptare nuk janė maqedonas, bullgar, serb dhe grekė, por ato i takojnė trungut tė gjakut shqiptar.

Profesor Ilaz Kadriu ofroi njė pėrshkrim tė asimilimit tė kėsaj popullate nga rrėnjėt e lashtėsisė shqiptare. Ai ka sjellė si fakt zbulimin e njė dorėshkrimi nė shqip tė vitit 1868, tė shkruar nė alfabetin cirilik por njė dorėshkrim shqiptar ortodoks dhe me njė dialekt tė sė folmes sė Rekės sė Epėrme.

“Pushteti i kohės ka shfrytėzuar tė gjitha mekanizmat e vet pėr tė pezulluar nėnsqetull ortodoksėt shqiptarė, duke iu afruar shkollim falas,vende tė punės dhe funksione tė larta nė hierarkinė e shtetit maqedonas”, theksoi Kadriu.

Nė simpozium i pėrmendėn edhe personalitete qė i`u nėnshtruan apo pranuan asimilimin si Video Smilevski-Bato i lindur nė Nikitorovė tė Rekės sė Epėrme i njohur ndėr figurat e para shtetėrore dhe partiake nė ish Jugosllavi dhe nė Maqedoni,djalė i hallės sė Branko Monojlovskit.

Mateja Matevski me prejardhje shqiptare qė familja e tij nuk dinte asnjė fjalė maqedonishte ka qenė madje edhe kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė.

Gligor Jovanoski nga Nistrova e Rekės sė Epėrme,stėrnip biologjik i Josif Bagerit, doktor i shkencave tė kimisė nė Universitetin e Zagrebit si dhe emra tė tjerė.

“Ky simpozium duhet ti dėrgojė mesazh tė qartė shqiptarėve ortodoks qė e ndjejnė akoma origjinėn e tyre dhe gjakun e tyre, qė ti rikthehen tė vėrtetės, sepse e dijmė se ajo ndodhi nė rrethana tė rėnda, tė papranueshme, por tė detyrueshme tė asaj periudhe, duke ndėrlidhur shumė faktorė. Ata tė mendojnė nė kthimin nė trungun e tyre dhe pranė gjakut tė tyre aty ku e kanė vendin”, theksoi Kadriu, duke shtuar se ky mesazh i drejtohet edhe dy shteteve si Shqipėrisė dhe Kosovės, tė cilat duhet tė merren me punime dhe hulumtime shkencore pėr trevat shqiptare tė Maqedonisė, pėr tė ndriēuar historinė e vėrtetė.

Prof. Rasim Bebo theksoi se maqedonasit kanė pėrvetėsuar edhe emrin maqedonas, pasi qė ata nuk kanė tė pėrbashkėt me kėtė popullsi dhe qė erdhėn nga Karpatet. Ky emėr maqedonas dikur kishte tė pėrbashkėt me shqiptarėt.

Krejt kėta skenarė sipas Bebos,kanė tė bėjnė me njė traditė sllave e njohur se kur bisedojnė me kushėrinjtė e vetė tė gjakut serb apo rus, ata bėhen sllav, kurse me bisedat me Perėndimin anglezė, amerikanė etj ata kthehen dhe bėhen maqedonas!

Prof. Skėnder Karaēica nė kumtesėn e tij asimilimi dhe pėrkatėsia kombėtare e shqiptarėve ortodoksė nė Maqedoni, e nisi me njė tė dhėnė nga udhėpėrshkruesi anglez H.N.Brailsfort,nė librin e tij me titull “Maqedonia,racat e saj dhe ardhmėria e tyre” tė botuar nė Londėr(1906), i cili ka vėrejtur se: “Nga racat qė jetojnė sot nė Maqedoni, vetėm shqiptarėt mund tė thuhet se janė autoktonė”.

Sipas tij, shqiptarėt janė popull autokton, qė jeton me shekuj nė trojet e veta dhe qė ka vazhdimėsi historike qė nga antikiteti. “Shqiptarėt ortodoksė ishin tė pranishėm njėlloj nė krahasim me shqiptarėt e besimeve tė tjera, afėrsisht njėlloj nė gjithė Shqipėrinė e Mesme sa ishin tė pranishėm nė Durrės, Tiranė, Elbasan, Librazhdė, Pogradec, aq ishin edhe nė Strugė, Prespė, Dibėr, Gostivar, Krushevė, Manastir kėto janė venerimet shkencore tė kohės. Pas luftėrave ballkanike nė Maqedoninė e sotme situata pati ndryshuar shumė nė katrahurėn e pėrgjakur tė kombit tonė, pasi u zvogėlua numri i ortodoksėve, duke pėrjetuar dramėn e asimilimit nė forma dhe skenare tė dorės sė fortė shtet – kishė maqedonaso- serbe. Nė kėtė rrugė tė asimilimit mbetėn tė paprekur pėr njė kohė shqiptarėt ortodoksė tė Rekės sė Epėrme tė Dibrės me fshatrat Duf dhe Jellovicė tė Gostivarit, pastaj tė fshtatraved Labinishtė afėr Shėn Naumit (Ohėr) e ndonjė tjetėr dhe pjesa tjetėr nėpėr qytete”, theksoi Karaēica.

Mė tutje, ai pėrmendi intelektualin e Rekės sė Epėrme Josif Bageri,i cili duke qėndruar i fortė nė tabanin kombėtar shqiptar, i ra grusht propagondės antishqiptare pati thėnė mė zė tė lartė: Gjithė sa jemi shqyptra/,Kemi njė gjak dhe njė farė.../Nona qė na rriti n,gji,/Tė gjithė ne na ka fėmi. Pėr tė vazhduar protestėn intelektuale shqiptare:O,sa keq tash na turpnuet,/Se gjuhėn e vet mohuet!/Dhe serbishten zut tė msoni:/,,Vake take,,tė na thoni. Kumtesa e Karaēicės zuri nė gojė disa segmente historike tė Republikės sė Krushevės(1903),nė organet e sė cilės shqiptarėt dhe vllehėt kanė qenė tė pėrfaqėsues nė mėnyrė plotėisht tė barabartė me maqedonasit.

Nė punimet e simpoziumit folėn Ilir Ademi pėr spektrin e jetės ortodokse nė Ēamėri,prof.dr.Lirim Neziri pėr disa kahe tė trajtimit doviologjik dhe gjuhėsor nė ruajtjen e identitetit kombėtar tė shqiptarėve nė Amerikė nė kėto 25 vjetėt e fundit,ndėrsa Vait Kurtishi i bėri njė vėshtrim asimilimit tė shqiptarėve ortodoksė nė kohėn e pushtetit komunist(1945-1999).Me kėtė rast u lexuan letrat pėrshėndetse tė Departamentit tė Historisė tė USH tė Tetovės tė nėnshkruar nga Prof.dr.Vebi Xhemaili,letra e Prof.dr.Lutfi Istrefi dhe urimi i ish konzulit nė Ēikago Muhamet Rakipi.Ndėrkaq Prof.dr.Astrit Mehmeti(Universiteti Devraj)uroj nismėn dhe punėn e simpoziumit ndėrsa Mahmut Skenderi shtroj nevojėn qė pėr temat e nxehta kombėtare shqiptare nė Maqedoni si kjo e shqiptarėve tė asimiluar ortodoksė nė Maqedoni pėrmes njė memorandumi tė njoftohen pėrfaqėsuesit nė Kongres dhe Senatin amerikan nė Shtėpinė e Bardhė nė Ushington. (INA)

http://ina-online.net/ekskluzive/12216.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2011, 21:37   12
Citim:
Ja shqiptarėt ortodoksė qė llogariten si figura maqedonase

Emri:  111_shqiptaret_435900281.jpg
Shikimet: 2014
Madhėsia:  12,0 KBNgritja e zėrit dhe tė sė vėrtetės historike tė shqiptarėve ortodoks nė Maqedoni, ėshtė njė nga konkluzat e Simpoziumit shkencor “Shqiptarėt ortodoksė dhe katolikė nė Maqedoni” qė u mbajt nė Ēikago tė SHBA-ve nė organizim tė Komunitetit Shqiptaro – Amerikan dhe nė bashkėpunim me asociacionet e tjera.

Kryetari i KSHA-sė, Xhevat Sherifi me rastin e hapjes sė simpoziumit deklaroi se ėshtė i nevojshėm ndriēimi objektiv i nėpėrkėmbjes gati njė shekull tė ortodoksėve shqiptarė nė Maqedoni. “Gjithė kjo golgotė ka ndodhur pėrmes strategjive dhe skenarėve tė mekanizmave shtetėrore dhe kishės ortodokse serbo- maqedonase, me qėllim tė asimilimit tė kėtij kolektiviteti me gjak shqiptar”, theksoi Sherifi, duke shtuar se ėshtė bėrė njė gjenocid i paparė ndaj kėsaj popullsie nė Evropė.

“Nėna ime nuk dinte maqedonisht”, theksoi nė fjalėn e tij Branko Manojlovski, shqiptar ortodoks nga Reka e Epėrme e Gostivarit, i cili ishte i pranishėm nė sallėn e simpoziumit dhe qė u pėrlot nė pėrshkrimin e jetės sė kėsaj popullsie tė lėnė dhe tė distancuar nė harresė.

Ai ka thėnė se sot ndjehet i vetėm nė kėtė betejė tė tij dhe vetėm njė xixė nė rrugėtimin pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn. “Por mos harroni se ndonjėherė njė xixė mund tė kallė tėrė malin. Unė jam sot i vetėm, por me mua do tė niset i tėrė kombi shqiptar nė trojet e veta, pa marrė parasysh besimet tona fetare, sepse jemi njė komb, njė gjuhė, njė flamur!”, theksoi Manojlovski. Sipas tij, ortodoksėt e Rekės sė Epėrme tė kėsaj krahine shqiptare nuk janė maqedonas, bullgar, serb dhe grekė, por ato i takojnė trungut tė gjakut shqiptar.

Profesor Ilaz Kadriu ofroi njė pėrshkrim tė asimilimit tė kėsaj popullate nga rrėnjėt e lashtėsisė shqiptare. Ai ka sjellė si fakt zbulimin e njė dorėshkrimi nė shqip tė vitit 1868, tė shkruar nė alfabetin cirilik por njė dorėshkrim shqiptar ortodoks dhe me njė dialekt tė sė folmes sė Rekės sė Epėrme.

“Nė simpozium i pėrmendėn edhe personalitete qė i`u nėnshtruan apo pranuan asimilimin si Video Smilevski-Bato i lindur nė Nikitorovė tė Rekės sė Epėrme i njohur ndėr figurat e para shtetėrore dhe partiake nė ish Jugosllavi dhe nė Maqedoni, djalė i hallės sė Branko Monojlovskit.

Mateja Matevski me prejardhje shqiptare qė familja e tij nuk dinte asnjė fjalė maqedonishte ka qenė madje edhe kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė.

Gligor Jovanoski nga Nistrova e Rekės sė Epėrme, stėrnip biologjik i Josif Bagerit, doktor i shkencave tė kimisė nė Universitetin e Zagrebit si dhe emra tė tjerė.

“Ky simpozium duhet ti dėrgojė mesazh tė qartė shqiptarėve ortodoks qė e ndjejnė akoma origjinėn e tyre dhe gjakun e tyre, qė ti rikthehen tė vėrtetės, sepse e dimė se ajo ndodhi nė rrethana tė rėnda, tė papranueshme, por tė detyrueshme tė asaj periudhe, duke ndėrlidhur shumė faktorė. Ata tė mendojnė nė kthimin nė trungun e tyre dhe pranė gjakut tė tyre aty ku e kanė vendin”, theksoi Kadriu, duke shtuar se ky mesazh i drejtohet edhe dy shteteve si Shqipėrisė dhe Kosovės, tė cilat duhet tė merren me punime dhe hulumtime shkencore pėr trevat shqiptare tė Maqedonisė, pėr tė ndriēuar historinė e vėrtetė.

Prof. Rasim Bebo theksoi se maqedonasit kanė pėrvetėsuar edhe emrin maqedonas, pasi qė ata nuk kanė tė pėrbashkėt me kėtė popullsi dhe qė erdhėn nga Karpatet. Ky emėr maqedonas dikur kishte tė pėrbashkėt me shqiptarėt.

Prof. Skėnder Karaēica nė kumtesėn e tij asimilimi dhe pėrkatėsia kombėtare e shqiptarėve ortodoksė nė Maqedoni, e nisi me njė tė dhėnė nga udhėpėrshkruesi anglez H.N.Brailsfort,nė librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmėria e tyre” tė botuar nė Londėr(1906), i cili ka vėrejtur se: “Nga racat qė jetojnė sot nė Maqedoni, vetėm shqiptarėt mund tė thuhet se janė autoktonė. Shqiptarėt ortodoksė ishin tė pranishėm njėlloj nė krahasim me shqiptarėt e besimeve tė tjera, afėrsisht njėlloj nė gjithė Shqipėrinė e Mesme sa ishin tė pranishėm nė Durrės, Tiranė, Elbasan, Librazhdė, Pogradec, aq ishin edhe nė Strugė, Prespė, Dibėr, Gostivar, Krushevė, Manastir kėto janė venerimet shkencore tė kohės. Nė kėtė rrugė tė asimilimit mbetėn tė paprekur pėr njė kohė shqiptarėt ortodoksė tė Rekės sė Epėrme tė Dibrės me fshatrat Duf dhe Jellovicė tė Gostivarit, pastaj tė fshtatraved Labinishtė afėr Shėn Naumit (Ohėr) e ndonjė tjetėr dhe pjesa tjetėr nėpėr qytete”, theksoi Karaēica.

Mė tutje, ai pėrmendi intelektualin e Rekės sė Epėrme Josif Bageri,i cili duke qėndruar i fortė nė tabanin kombėtar shqiptar, i ra grusht propagondės antishqiptare pati thėnė mė zė tė lartė: Gjithė sa jemi shqyptar, Kemi njė gjak dhe njė farė...Nona qė na rriti n’gji,Tė gjithė ne na ka fėmi. Pėr tė vazhduar protestėn intelektuale shqiptare: O sa keq tash na turpnuet, Se gjuhėn e vet mohuet! Dhe serbishten zut tė msoni: “Vake take” tė na thoni. Kumtesa e Karaēicės zuri nė gojė disa segmente historike tė Republikės sė Krushevės,nė organet e sė cilės shqiptarėt dhe vllehėt kanė qenė tė pėrfaqėsues nė mėnyrė plotėsisht tė barabartė me maqedonasit. (s.m.)

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/11994.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.6.2012, 18:12   13
Citim:
Emrat e fshatrave shqiptarė ortodoksė nė Maqedoni
Arben Llalla

Prej disa vitesh u mora me studimet rreth gjetjes sė fshatrave nė Greqi qė dikur kanė qenė tė banuar nga shqiptarėt ortodoks dhe mysliman. Me kalimin e viteve dhe shtypjes shtetėrore shumė prej kėtyre banorėve i braktisėn kėto fshatra dhe disa tė tjerė u asimiluan duke u deklaruar grek. Sot nė tė vėrtetė kėta njerėz janė qytetar tė denjė tė shtet grek, por nė venat e tyre kalon ADN e gjakut shqiptar qė ndoshta njė ditė do tė ndėrgjegjėsohet dhe do rikthehet origjinės sė saj tė vėrtetė.

Kaq vite janė bėrė qė jetoj nė Maqedoni dhe shumė pak lexova pėr kėrkimet e studiuesve dhe historianėve shqiptar tė Maqedonisė qė tė merren me shqiptarėt ortodoks tė cilėt prej vitesh janė detyruar tė braktisin identitetin shqiptar nga presionet ose privilegjeve qė u janė ofruar nga shteti sllavo-maqedonas.

Gjatė kėrkimeve pėr tė gjetur tė dhėna pėr disa fshatra nė Greqi qė janė banuar me shqiptar, ndesha edhe tė dhėna serioze nga burime bullgare, serbe, greke dhe franceze ku jepeshin emrat e fshatrave qė janė banuar nė fillim tė shek.XX, nga shqiptar mysliman dhe ortodoks. Prandaj sot ne do tė sjellim tė dhėnat tė pėrgjithshme pėr disa fshatra nė Maqedoninė e sotme qė kanė qenė banuar nga shqiptar ortodoks.

Studiuesit e huaj kanė qenė tė njėanshėm nė pėrgjithėsi gjatė regjistrimit tė popullsisė nė fillim nė viteve 1900, ku kanė bėrė pėrpjekje qė banorėt shqiptar ti paraqisnin nė bazė tė fesė dhe jo kombėsisė. Shumė herė ata i identifikonin shqiptarėt mysliman si turq dhe shqiptarėt ortodoks si grek, vlleh, bullgar apo sllavo-maqedonas. Megjithatė sot ne do sjellim fakte tė pamohueshme nga regjistrat e studiuesve bullgarė qė kanė bėrė regjistrimin nė fillim tė shek.XX, nė Maqedoninė Gjeografike.

Shqiptarėt ortodoks tė Rekės

Shpeshherė kemi lexuar rreth shqiptarėve ortodoksė tė Rekės nė Maqedoni tė cilėt janė asimiluar dal ngadalė me dhunė dhe presione tė tjera nga mė tė ndryshmet.

Historikisht me pėrmasa tė gjera si intelektual nga Reka njihet vetėm i madhi Josif Bageri

i cili ka lindur nė fshatin Nistrovė nė vitin 1870, fshat ky qė i takonte nė atė periudhė Sanxhakut tė Dibrės.

Ka rreth dy vite qė njė tjetėr shqiptar ortodoks po bėnė pėrpjekje pėr ndėrgjegjėsimin e mijėra shqiptarėve ortodoks qė deklarohen sllavo-maqedonas. Ky ėshtė Branko Manojlovski i cili ka lindur mė 1941, nė fshatin Kiēinicė tė Rekės nga prindėrit Zasfira dhe Manojl.

Nė vitin 1913 e deri mė 1969, Branko Manojlovski e ka patur mbiemrinTanasheviē, mė tej pushteti sllavo-maqedonas ja ndryshuan nga Tanasheviē nė Manojlovski. Ndėrsa stėrgjyshi i Brankos, Manojli dhe vėllai i tij Lazari e ka patur mbiemrin deri mė 1913, Tanashi.

Studiuesi dhe shkrimtari dr.Baki Ymeri nė njė shkrim tė tij sjellė fakte pėr Matej Danili(1909-1993) i cili ishte nga fshati Shtirovica e Rekės.

Nė vitin 1912, familja Danili emigroi nė Bukuresht tė Rumanisė. Derisa sa vdiq Matej Danili krenohej pėr origjinė e tij shqiptare ortodokse nga Reka dhe nėpėr festat ai vishej me veshjen tradicionale shqiptare tė vendlindje sė tij, Shtirovicės..

Njė tjetėr figurė Akademikė shqiptarė ortodoks ėshtė edhe ish-Kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Maqedonisė, Mate Matevski, pėr tė cilin tė gjithė historianėt dhe studiuesit shqiptar nė Maqedoni e pėrfolin nėpėr kafene se ėshtė shqiptar ortodoks, por askush nuk ėshtė marr seriozisht me studime shkencore pėr tia pėrplasur nė fytyrė kėtij Akademiku qė heshtė pėr tė vėrtetėn e familjes sė tij qė ėshtė me gjak e gjuhė shqiptar.

Mendoj qė ka ardhur koha qė tė merremi mė seriozisht me studimet nė drejtim tė shqiptarėve ortodoks dhe katolik me qėllim qė gjuha shqipe e tyre atėrore mos tė jetė njė Atdhe i humbur.

Emrat e fshatra tė Rekės me numrin e banorėve nė fillim tė viteve 1900

Siē do vėrehet shqiptarėt ortodoks kanė jetuar vetėm me shqiptar mysliman nė tė njėjtin fshat dhe nuk janė pėrzier me popullsitė e tjera joshqiptare ortodokse si: vllehėt, bullgarėt, grekėt etj., siē ka ndodhur me shqiptarėt nė Greqi dhe nė Shqipėrinė e sotme.

Nė bazė tė regjistrimi qė ėshtė kryer nga pėrfaqėsues tė shtetit bullgar nė fillim tė viteve 1900, kemi 2861 shqiptar ortodoks dhe 2262 shqiptar tė fesė myslimane nė fshatrat e Rekės. Interesant ėshtė fakti se nė Rekė kemi tre fshatra qė banoheshin nga shqiptarėt ortodoks si nė Z'LVAJSKO, KIČENICA, BELIČICA. Dhe tre fshatra tė banuar vetėm nga shqiptar mysliman si: ŠTIROVICI, 400 shqiptar mysliman, STROJČE, 300 shqiptar mysliman dhe TANUŠANE me 350 shqiptar mysliman. Pėr Shtirovicėn kemi dėshmi nga Matej Danili(1909-1993) i cili kishte lindur nė kėtė fshat dhe i pėrkiste fesė ortodokse shqiptare, por sipas tė dhėnave bullgare janė shėnuar vetėm shqiptarėt mysliman.

Pėrveē Rekės shqiptarė ortodoks tė deklaruar kemi njė fshat nė Manastir, NIŽO POLE (DŽINDŽO POLE), i banuar nga 250 shqiptar ortodoks, 1.590 vlleh ortodoks dhe 190 bullgarė ortodoks.

Nė rrethinė e Kavadarc kemi dy fshatra qė janė deklaruar disa banorė me kombėsi shqiptare si: KONOPIŠTA, 18 shqiptar ortodoks, 710 bullgar ortodoks dhe 14 rom, MREŽIČKO, 6 shqiptar ortodoks, 425 bullgar ortodoks.

E rėndėsishme ėshtė se nė ato vite kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombėtare, tė huajt na kanė sjellė tė dhėna pėr popullsinė shqiptare ortodokse dhe myslimane edhe pse kėto tė dhėna mund tė jenė tė cunguara duke tkurur sa mė shumė realitetin e popullsisė shqiptare nė Maqedoninė Gjeografike.

Mė poshtė po sjellim emrat e fshatrave qė kanė banuar shqiptarėt ortodoks tė Rekės ashtu siē janė shkruar nga autorėt bullgarė, serb dhe grek duke ruajtur origjinalitetin e tyre.

1-. V'RBEN, ka patur 300 shqiptar ortodoks dhe 360 shqiptar mysliman
2-. V'LKOVIJA, 150 shqiptar ortodoks dhe 150 shqiptar mysliman
3-. GREKANE, 25 shqiptar ortodoks dhe 14 shqiptar mysliman
4-. Z'LVAJSKO, 35 shqiptar ortodoks
5-. ŽUŽNE, 150 shqiptar ortodoks dhe 160 shqiptar mysliman
6-. KIČENICA, 120 shqiptar ortodoks
7-. BELIČICA, 450 shqiptar ortodoks
8-. BIBANE, 32 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman
9-. BOGDEVO, 180 shqiptar ortodoks dhe 108 shqiptar mysliman
10-. BRODEC, 360 shqiptar ortodoks dhe 150 shqiptar mysliman
11-. NIVIŠTA, 170 shqiptar ortodoks dhe 180 shqiptar mysliman
12-. NISTROVO, 150 shqiptar ortodoks dhe 230 shqiptar mysliman
13-. NIČPUR, 250 shqiptar ortodoks dhe 220 shqiptar mysliman
14-. D'BOVO, 24 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman
15-. REČ, 150 shqiptar ortodoks dhe 140 shqiptar mysliman
16-. RIBNICA, 120 shqiptar ortodoks dhe 200 shqiptar mysliman
17-. SENCE, 195 shqiptar ortodoks dhe 120 shqiptar mysliman

http://noa.al/news/artikull.php?id=193361
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.12.2012, 17:30   14
rrėqebull
anėtar/e
 
rrėqebull
 
Anėtarėsuar: 2.2012
Citim:
Thėnė nga Kandhaon

Nga njė enciklopedi jugosllave e 1969:
Citim:
MIJACI, grup etnik nė pėrbėrje tė kombit makedon. Jetojnė nė pjesėn e mesme tė pellgut tė Radikės (Maqedonia perėndimore). Iu takojnė 23 katunde, nga tė cilat mė tė mėdha e mė tė njohura, Lazaropolja, Galiēniku, Rostusha, dhe Zhernonica (Zhirovnica). Si furrtarė, zejtarė dhe muratorė, duke u marrė edhe me tjera profesione, shumė Mijakė janė larguar nga vendlindja.

Ndahen nė Mijakė ortodoksė, dhe Mijakė muslimanė, tė njohur edhe me emrat Kurkė dhe Torbeshė. Nė tė kaluarėn janė marrė kryesisht me blegtori. Sot janė tė njohura prodhimet e tyre tė tekstilit.

Emėrtimi Mijak vje nga pėremri "mije" (nė shqip: mua)...


Mė tej ėshtė propagandė sllave ndaj nuk po e vazhdoj. Kjo ka rėndėsi meqė rėndom pėr Torbeshėt thuhet se kinse janė sllavė, deri edhe ata vetė janė ankuar se liderėt shqiptarė duan tė bėjnė shqiptarizimin e tyre, ndėrsa kėta janė shqiptarė tė sllavizuar.

Propagėnjeshtrėn e kanė filluar qė kur kanė shkruajtur "grup etnik nė pėrbėrje tė kombit makedon". Edhe pse duhet parė se cila fjalė nė orgijinal ėshtė pėrkthyer me shqipen komb.

Gjithėsesi Mijakėt janė shqiptarė.

Tek faqja e muzeumit britanik ka njė grumbullim me rreth 30 pjesė nga veshje e Miajkve, dhe nė secilėn prej tyre, tek vėrejtjet e kujdestarit(Curator's comments) ėshtė shkruajtur midis tė tjerash:
Citim:
The Mijaks are a matriarchal society of Albanian descent.
Religion: Macedonian Orthodox
Thėnia e sipėrme ėshtė e mbėshtetur tek njė dokument i 1892-shit.

Tek kjo vjegėza mund ti shikoni tė gjitha http://www.britishmuseum.org/system_...hText=mij aks

Veshjet e Mijakve, janė veshje shqiptare si cibune, tirqe, xhoke, etj, si dhe pjesė tė ēmuara qė tregojnė pakundėrshtueshėm pėrkatėsinė e tyre kombėtare




  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.5.2013, 22:41   15
Citim:
Etnogjeneza e torbeshėve
Dr. Nebi Dervishi

(...)

Midis tė tjerash ekzistojnė shumė ēėshtje tė pazgjidhura, p.sh. etnogjenezės sė etnosit ose komunitetit “ torbesh”. Deri mė tani janė parashtruar disa teza nga disa autorė tė ndryshėm, pėr tė zbėrthyer nė mėnyrė etimologjike emrin e etnosit “torbesh”.

Si referencė na shėrbejnė disa autorė:

1. Bratolub Klaiē nė librin Reēnik stranih rijeēi/ shėnon: “ torbeshi – torbesha”. Po i njėjti autor thekson : “ baba , turq. Baba – shtyllė/ shtyllė trarė”.

2. Milan Vujaklija, ndėr tė tjera thotė: TORBA/ persisht e turqisht/ torba ose tobra = thes i vogėl, i cili mbahej mbi shpinė ose mbi supe, ose torbė gjuetie, ushtarake, fėmije, etj. Po i njėjti autor nė fq..96, shėrbehet me fjalėn babė ( turq = baba (ati), ndėrsa persisht baba = babė, gjysh, atė, babu/ hinduisht – baraz titull indian, sundimtar princ.

3. Nė fjalorin e bashkautorėve HAKI YMERI – ZIHNI OSMANI, theksohet: TORBA, =torbė, strajcė, calikė, ndėrsa ne fq...8 pėr BABUN. mb, gjejmė shėnimet :

a) njeri me fytyrė te rrudhur (te regjur , te vyshkur)

b) historikisht Bogomil. Pėr BABA = nėne e prind, plakė , vjehėrr ( nenė e gruas ), keq, frikacak;

c) nė fjalorin MAQEDONISHT-SHQIP shėnohet: TORBA = strajcė, torbė, ēantė; TORBAR (em.), fig.1, ai qe shet nėpėr tezga, tezgar; 2. ( zool.), strajcor (marsupial); TORBE= torbė , strajcė, e vogėl, ēante e vogėl; TORBESH = (em.) 1. njeri i pasjellshėm, shop, pomak; 2.musliman qe flet maqedonisht dhe maqedonas qė janė tė besimit musliman .

Problemi i etnogjenezės sė shqiptarėve nė Maqedoni, po edhe i ”Etnosit,, Torbesh, gjithsesi, nė qoftė se nuk hulumtohet dhe afirmohet me pėrsosjen e arritjeve shkencore bashkėkohore botėrore, nuk mund te shpjegohet , as edhe te arsyetohet kohekzistenca dhe bashkėjetesa e tyre ndėr shekuj me sllavo-maqedonasit. Prandaj (pėr kėtė arsye) ēėshtja se shqiptarėt dhe njėherazi torbeshėt janė pellazgo-ilirė , apo tė ardhur nga diku , ėshtė i pavlefshėm, aktualizimi ky apo ai mendim i politikės ditore. Tek e fundit, se a janė shqiptarėt pasardhės tė drejtpėrdrejt tė ilirėve, thrakasve apo ėshtė ēėshtje e shkencės dhe kėrkohet shkencėrisht edhe tė arsyetohet si edhe tė behet objekt dhe pronėsi e ndonjė individi te caktuar, i cili shkencėn dhe faktografinė historike i vė nė shėrbim te opsioneve tė shkurtpamėsisė (miopisė), sikurse bėnė para disa vitesh z. Nijazi Limanovski, me shokė dhe sot, z. Fiat Canovski, janė jo objektivė, tendencioze dhe nėnkuptohet, jo shkencore. Por pėr kėtė problem tė etnogjenezes sė shqiptarėve nė pėrgjithėsi, pra edhe tė atyre nė Maqedoni, disiplina albanologjike, qė frymon nė Ballkan dhe botė tashmė janė shprehur.

Pas rėnies sė Perandorisė Romake (476 e.s) tė Perėndimit, trojet e ilirėve mbetėn ne kufijtė e Perandorisė Romake te Lindjes, Bizantit. Ne shek. V-VI es. nė trevat ilire, ashtu si ne gjithė Ballkanin, u dyndėn gotėt, hunėt, antėt, avarėt e mė nė fund sllavėt, qė shkaktuan kudo ku kaluan shkatėrrime dhe pasiguri. Dyndjet e popujve “barbarė” e nė veēanti ato sllave u shoqėrua me njė dukuri te re, atė tė kolonizimit. Nė kėtė mėnyrė, nė shek. VII mjaft treva tė Ballkanit si: Panonia, Dakia, Thrakia, Maqedonia, Peloponezi, pėsuan ndryshime etnike. Edhe trevat e gjėra tė Ilirisė pėsuan rrudhje tė mėdha. Nė pjesėn qendrore tė Ilirisė, nė provincat e Prevalit (Malit tė Zi tė sotėm), Dardanisė, Epirit tė ri dhe Epirit tė vjetėr grupet e vogla sllave u larguan ose u asimiluan. Burimet historike dėshmojnė se nė Preval, nė Dardani, nė Maqedoninė perėndimore, nė Epirin e ri (Arbėri) dhe Epirin e vjetėr qysh nga antikiteti i vonshėm ne mesjetėn e hershme, fundi i shekullit IV e fillim i i shekullit te V-Vl, banonte njė popullsi e madhe autoktone, tė cilėt ishin pasardhės tė ilirėve. Po kėshtu edhe pėr Provincėn e Maqedonisė Antike burimet historike deshmojnė pėr njė popullsi autoktone (edhe maqedonasit antikė ishin fis ilir). Gjatė antiktetit fiset ilire kishin pėrvetėsuar nė masė religjionin e krishterė, para se apostujt e krishterimit sllav do pėrhapnin krishterimin e tyre nder fiset sllave ne shek.IX.

Perandoria e parė Bullgare arriti kulmin nė kohėn e sundimit tė Simeonit (893-927), djalit tė dytė tė Borizit. Perandoria Bizantine vazhdonte akoma tė lėkundė jashtė mase sundimtarėt bullgarė. Mbreti Krum vdiq, nė pėrpjekje tė pushtimit tė Konstantinopojės, kurse objektivi kryesor i Simeonit u bė pushtimi i kryeqytetit duke pretenduar pėr supremaci nė perandorinė e pėrbotshme tė krishterimit. Nė vitin 925, pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme pėr okupimin e qytetit, ai e shpalli veten perandor tė romakėve dhe bullgarėve, me pas ngriti qendrėn ekleziastike bullgare tė Presllavit , nga rangu arqipeshkopat nė Patrikan , me qėllim qė kjo e fundit t’ia ndajė titullin e njėjtė qė mbante edhe primati i kishės sė Konstandinopojės.

Pushtimet bullgare i shteruan resurset e vendit. Veē kėsaj, sundimtarėt bullgarė u ballafaquan edhe me probleme tė brendshme. Disa fisnikė iu kundėrvunė autoritetit qendror, i cili u pasua nga njė periudhė konfliktesh fetare. Problemi i herezisė ka qenė pėrherė njė pikė delikate si pėr kishėn lindore, ashtu edhe pėr atė perėndimore. Herezia e Bogomilit, qė kishte zanafillėn nė Bullgari, do te bėhej shumė e rėndėsishme. Bogomilėt ishin dualistėt..ata besonin se shpirti i njeriut pėrfaqėson parimin e sė mirės, ndėrsa trupi dhe materia pėrbėjnė tė keqen. Duke mos respektuar as ritet, as shėrbesat fetare , ata ndėrmorėn sulme tė fuqishme mbi kishėn zyrtare. Bogomilėt nuk pranuan simbole tė tilla fetare si ndaj autoriteteve fetare, ashtu edhe ndaj autoriteteve politike.

Jeta nė Evropėn feudale nė fund tė mesjetės sė hershme (shek. IX-XI), ishte kaq shumė e gėrshetuar me religjionin e krishterė, sa qė tė gjitha pėrpjekjet kundėr rendit feudal kishin petkun e fesė. Shtypja klasore, varfėria dhe mjerimi pėrbėnin bazėn themelore, nė tė cilėn prej Azisė sė Vogėl e deri nė Francėn Jugore,u zhvilluan njė sėrė lėvizjesh heretike (bogomilėt, katarėt, albizhanėt, pataranėt nė Bosnjė e Itali etj).

Njerėzve nė mesjetėn e hershme (sh.V-XI), tė mėsuar nga kisha qė arsyen e tė gjitha fenomeneve ta kėrkojnė tek feja u shtrohej ēėshtja e origjinės dhe burimeve sė tė keqes, tė padrejtėsive dhe vuajtjeve, pėr tė cilat kanė ditur, duke u nisur drejtpėrsėdrejti nga pėrjetimet e veta, qė dominojnė nė botė. Kisha propagandonte se shkaku i sė keqes ėshtė nė natyrėn e gabuar tė njeriut, sė cilės i ka dhuruar zoti vullnetin e lirė, ndėrkaq Heretikėt (ata nuk besonin nė predikimet kishtare) shpjegonin se origjina e sė keqes gjendet nė botėn materiale, tė cilėn nuk e ka krijuar zoti. Kjo doktrinė mbi dy burimet (dualizėm) e botės materiale dhe zotit ėshtė e gėrshetuar me njė sėrė lėvizjesh popullore.

Nė territorin e Maqedonisė gjeografike dhe nė Bullgari, qysh ne shekullin X ka ekzistuar njė lėvizje heretike dualiste, qė quhej lėvizja bogomile.

Bogomilėt, nė pėrputhje me doktrinėn e tyre themelore, hodhėn poshtė tė tėrė sistemin shoqėror feudal. Nė bazė tė njė dokumenti bashkėkohor, mėsojmė se ata predikonin mosnėnshtrimin ndaj fisnikėve, se i sulmonin “bolarėt dhe tė pasurit “ dhe se i kėshillonin “tė gjithė robėrit mos u nėnshtrohen nė punė tė gjithė zotėrve tė tyre”. Nė bazė tė doktrinės sė tyre dualiste, bogomilėt, nuk i pranonin shumicėn e mėsimeve dhe institucionet kishtare: dėnonin Dhiatėn e Vjetėr, sepse nė tė permendet krijimi i botės, tempujt, ikonat, kryqi dhe misteret e botės etj. Lėvizja Bogomile u pėrhap edhe nė Bizant, nė Serbi, ku e ē`rrėnjosi Stefan Nemanja etj. Bogomilėt ndikuan fuqishėm nė Bosnjė ku u zhvillua kisha dualiste patarene e Dravidėve, e cila ishte kundėr tė dy kishave: Lindjes, kishės bizantine, qė quhej Ortodokse (gr. mendim i drejtė) dhe perėndimit me qendėr nė Romė (Vatikan) qė u quajt kishė Katolike(gr.katolikos-e pėrgjithshme, botėrore).

Ne shtyp publikohet njė letėr e hapur e z.Demish Demishkoski, tė botuar nė tė pėrditshmen “Utrinski Vesnik”, i cili ndėr tė tjera shkruan: ”…Pasi i takojmė njė grupi njerėzish, gjegjėsisht torbeshėve muslimanė, ndėrsa unė jam deklaruar se jam shqiptar, ndoshta jam unė i ēoroditur…le ta ēmojnė lexuesit. Si pjesėtarė tė besimit myslimanė, nuk guxojmė tė forcojmė kombėtaren. Besimi ėshtė mbi kombėtaren. Nuk nervozohem se si do t`mė thėrrasin, sepse prej kohėsh e kam mėsuar kush dhe cili jam. Thjesht e di se gati tė gjithė nė Gadishullin Ballkanik, Apenin dhe Azi tė Vogėl, jemi njė popull pellazg. Me kalimin e shekujve lindėn nė kėto hapėsira besimet, popujt dhe gjuhėt e tyre. Mos harrojmė se me gjuhėn e pellazgėve janė tė shkruara edhe “Iliada” e “Odisea” e Homerit…

Shtrohet pyetja:kush jemi ne torbeshėt?”

Me paraqitjen e krishterimit, shumė mė herėt se Kirili e Metodi, nė kėto hapėsira, njė pjesė ė popullsisė tashmė e kishin pranuar kėtė besim, por me disa ndryshime nga ajo e mėvonshmja. Nė tė palejuarėn (haram) hynin: mishi i derrit, Lihvata, nderimet e totemeve etj. Me pėrqafimin e krishterimit nėngjegjėsisht me futjen dhe nė pėrdorim tė gjuhės sė vendit, gjuhės sė pellazgėve nė shėrbimet kishtare, erdhi deri te disa ndryshime ne besimin. Atėherė tek besimtarėt e vjetėr tė krishterė iu bashkėngjit kreri i besimtarėve tė rinj me emrin Bogomil dhe me kėtė emėr edhe sot na thėrrasin “bogomilė”. Dallimi nė mes ė krishterėve tė vjetėr dhe tė rinj, ėshtė se tek tė vjetrit kleri nuk paguhej, por mė tė menēurin e kanė thirrur “BABA” ose “BABUSH”. Nė udhėheqjen e Bogomilit, besimi i vjetėr i krishterė u zgjerua shumė, e cila pėrfshiu gjysmėn e Italisė, njė pjesė mė tė madhe tė Evropės, ndėrsa ne Lindje deri ne Detin Kaspik.

Kjo i detyrohet shpjegimit se besimi ishte i thjeshtė dhe social. Pėr tė ruajtur krishterimin ashtu siē ishte vendosur nė Koncilėt nė Konstantinopojė nė vitet 328 dhe 348, gjegjėsisht pėr tu mbrojtur ne shekullin X, sundimtarėt e Lindjes i ndoqėn bogomilėt nė vendet mė pak tė banuara dhe atė nė Golo Bėrdė, nė Rekėn e Epėrme, nė malin Pind, Rodope dhe Rilė, ndėrsa disa tė tjerė ne Sanxhak e Bosnjė. Tė larguarit kishin pasur tė drejtė me vete tė marrin vetėm vegla e ushqime tė cilat mund tė futeshin nė njė torbė dhe pėr kėtė arsye ne na quajnė torbesh.

Edhe pas shpėrnguljeve tė Bogomilėve, pasojnė kryqėzimet me forcė nė veēanti nga serbėt ne shek.XIII. Me ardhjen e turqve, thėnė ndryshe nė fund tė shekullit XIV, tė gjitha besimet u vendosėn nėn mbrojtje. Bogomilėt, gjegjėsisht torbeshėt, nė njė anė fituan lirinė dhe nga ana tjetėr, sipas doktrinės sė tyre fetare, pritej besimi i fundit qė ishte feja islame dhe me vullnet e pranuan islamin…”

Studiuesja Galaba Palikrusheva ”Islamizacija na torbeshite i torbeshkata subgrupa” duke u bazuar ne punimin e M.Pavlloviēit, na jep njė rezyme, ku ndėr tė tjera emrin torbesh e shpjegon si mbeturinė tė njė emri fisi shumė tė vjetėr (lashtė) serb, e cila nė vete pėrmban rrėnjėt TARB, qė na paraqitet edhe ne gjuhėn frėnge, duke paragjykuar dhe pretenduar se Torbeshėt janė paraardhės tė njė fisi tė vjetėr sllav, tė cilėt ne Ballkan paskan ardhur shumė mė herėt nga sllavėt e tjerė, tė cilėt kanė depėrtuar mė nė jug dhe tė njėjtėt mė vonė dalėngadalė janė tė tėrhequr nga veriu.

Studiuesi i njohur bullgar Dimitar Angelov, ”Bogomilstvoto v Belgaria”, studiues, specialist i historisė sė lėvizjes bogomile, duke u bazuar te studiuesi D.Obolenski, , pėrfundon se; “Pėr tė treguar ithtarėt e bogomilizmit nė Maqedoni, ishin pėrhapur emrat: Torbesh, Babuni ose Babush dhe Kadugeri, tė cilėt do tė paraqiten nė kohėrat mė tė vona dhe tė cilat dėshmojnė popullaritetin e madh tė herezisė nė to”. Nė njė vend tjetėr, nė po kėtė studim, autori (D.Angelov) tregon se paralelisht me emrin bogomil ne Azi tė Vogėl ne shek.XI, rrugėn e hap edhe njė emėrtim tjetėr lokal, qė u quajtėn heretikėt e atjeshėm me emrin “FUNDAGIAGITI”, qė d.m.th. torbė-mbajtės, e cila nuk ėshtė e shpikur nga vet heretikėt, por nga kundėrshtarėt e tyre . Prej saj autori shpjegon se mund tė paramendohet se nė lidhje ose korrelacion me emrin e fundagiagėt e Azisė sė Vogėl, nisi qė tė pėrdoret edhe ekuivalenti i saj sllav: TORBONOSONCI (torbėmbajtės) ose torbesh dhe se emri Torbesh si emėrtim pėr bogomilėt nisi qė tė pėrdoret edhe nė Maqedoni. Nė lidhje me tė, ishte edhe emri i fshatit Torbaēi nė rajonin e Dibrės, nė trevėn e Golo Bėrdos.

Etnologu bullgar P.Cilev, nė kohėn e njė udhėtimi etnografik nė rajonin e Dibrės, nė verėn e vitit 1916, qė e bėri autori, arrin tė ndėrtojė lidhje me njė “torbesh”tė kėsaj treve. Po kėtu kishte dėgjuar dhe evidentuar kėtė: ”Shqiptaret orthodoks mė treguan se emri torbesh rrjedh nga fjala torbė giza (torbė gjize) ose urda=gjizė. Thėnie e pėrafėrt ėshtė pėrhapur edhe nė mesin e tė krishterėve orthodoks: ”TĖ SHNDERROHESH OSE TĖ KONVERTOHESH NĖ TURKUN PER MISH E JO PĖR GJIZE’’…

Studiuesi serb Jovan Haxhi Vasileviēi, e kishte shkruar gojėdhėnėn e cila ka qenė e pėrhapur nė mesin e tė krishterėve vendas se torbeshėt janė “Poturqile(turqizuar), sipas disa, pėr njė torbė me gjizė, ndėrkaq sipas disa tė tjerėve pėr njė torbė miell dhe pėr kėtė e morėn emrin e tyre. Por, mė pas pėr t`u sqaruar u thirrėn nga administratorėt e sundimtarit turk, tė cilėt i komentuan studiuesit serb se emri “torbesh” rrjedh nga fjala persishte TORBEKESH, e cila d.m.th torbar, torbarim (Hausieren) dhe prej saj emri torbesh pėr ”poturqenite” nė rajonet e pėrmendura. Nė rajonet e pėrmendura Dibėr, Prizren, Shkup, e Tikvesh rrjedh prej veprimtarisė sė tyre me torba, duke shitur nėpėr rrugė hallvė, bozė, salep etj .Nga kjo ky emėrtim u pėrvetėsua edhe nga te tjerėt.”

Nė shek. X kemi njė lėvizje-emigrim popullate tjetėr ne Rekėn e Vogel e rrafshnaltėn e Bistrės, paraqitet fisi mijak. Pėr lėvizjen e mijakėve fliste Buzharovski, i cili thotė se mijakėt kanė ardhur nga rrethi i lumit Galik dhe janė vendosur nė rrethin e Selanikut. Pėr kohėn se kur kanė ardhur mijakėt, R.Buzharovski thotė se bėnė hapjen e varreve mė tė vjetra tė Galeshnikut (pas njė eksplorimi arkeologjik). Eshtrat i dėrgon nė ekspertizė analize ne Fakultetin e Mjekėsisė ne Shkup ku u konstatua se varrezat janė afro 1000-vjeēare. Kjo e vėrteton tezėn se mijakėt ishin blegtorė tė mirė, tė ardhur nga rajoni i Selanikut nė kohėn e Samuelit dhe pasi ne malin Bistėr kishte kullosa tė bollshme ngelėn aty dhe u asimiluan. Me problemin e torbeshėve ėshtė marrė dhe studiuesi dhe historiani Dr.Aleksander Stojanoski, “po prashanjeto za potekloto na imeto torbesh, i cili ndėr tė tjera thotė: ”Nė mesin e shumė ēėshtjeve te pazgjidhura, qė lidhen me islamizimin e njė pjese te banorėve sllavo-maqedonas, nė veēanti tė asaj qė banojnė nė pjesėn e Maqedonisė veri-perėndimore, inkorporohet edhe ēėshtja e prejardhjes sė emrit torbesh, me tė cilėn ka qenė e njohur kjo popullatė. Deri tani janė bėrė pėrpjekje tė ndryshme qė tė ndriēohet ky problem …por, ėshtė mjaft kompleks dhe i vėshtirė.”

Duke konsultuar literaturė nga autorė tė ndryshėm dalim nė pėrfundimin se gjatė shekujve X-XIII, nė viset malore tė Dibrės gėrshetohen mes veti shumė popuj. Tė parėt dhe mė tė shumtit janė Arbrit, popull autokton qė flisnin gjuhėn shqipe, mė vonė mijakėt qė po ashtu flisnin gjuhėn shqipe, vllahe, sllave dhe greke. Dyndja mė e madhe e fiseve dhe popujve tė ndryshėm erdhi nga Rodopet e Bullgarisė si vllehė tė cilėt pėrveē vllahishtes flisnin edhe sllavo-bullgarishten. Nė kėtė konglomerat gjuhėsh e popujsh, perzierje etnike pėrfunduan nė konflikte gjuhėsh. Nė rajonin e Golo Bėrdės gjuha shqipe rezistoi, por u zhduk gjuha vllehe e cila me pėrjashtimet e disa fjalėve (Pjetėr Guri i shqipes) nuk la asnjė gjurmė tjetėr. Nė kėtė krahinė qėndroi gjuha sllavo-bullgare. Sot nė disa fshatra te Golo Bėrdės pėrdoren paralelist tė dyja gjuhė: shqipja si autoktone dhe sllavo-bullgarishtja si e imponuar. Fshatarėt thonė se jemi dy gjuhė-folės por gjuha e tė parėve tanė ėshtė arbėrishtja, kurse sllavo-bullgarishten na e kanė imponuar. Pėrzierja mė e madhe nė mes dy gjuhėve bėhet ne Rekėn e poshtme, Zhupėn e poshtme dhe Buzadri. Nė kėto vende paraqiten Arbrit si shtresė e parė dhe nė numėr mė tė shumtė nė gjuhėn shqipe pastaj vllehėt me gjuhėn vllehe dhe sllave, ndėrsa turqit qė ta ruajnė pėrkatėsinė etnike (sepse ishin tė pakėt nė numėr) u tėrhoqėn nė Zhupėn e sipėrme dhe flisnin vetėm turqisht. Kjo pėrzierje e kaq etnive me gjuhė tė larmishme vazhdoi pėr disa shekuj me radhė nė periudhėn bizantine, por me ardhjen e mijakėve rreth shek.X-XI nė kėto rajone paraqitet edhe gjuha greke.

Pėr zbėrthimin e kėsaj nyjeje tė ngatėrruar dhe tepėr komplekse kontribuoi shteti bullgar dhe administrata qe mbahej nė gjuhėn sllavo-bullgare ne intervalin kohor prej rreth 150 vjetėsh nga knjazėt, krajlat dhe carėt bullgarė. Nė kėtė mėnyrė duke u pėrdorur format e ndryshme tė presionit tė trysnisė nė pėrdorimin e njė gjuhe administrative nė pushet, nė administratė dhe nė kishė, nė Rekėn e poshtme dhe nė disa fshatra tė Buzadrinit, dominoi gjuha sllavo-bullgare, ndėrsa gjuhėt e tjera morėn status tė papėrdorshėm. Gjuha shqipe mbeti si gjuhė kombėtare nė shumė fshatra tė Rekės sė sipėrme, nė fshatrat e Buzedrinasit si nė Labėnishtė dhe Oktis dhe nė disa fshatra tė Rekės sė poshtme. Gjuha turke mbeti si gjuhė nacionale nė fshatrat e Zhupės sė sipėrme.

Nga evokimi i njerėzve, personave tė moshuar, tė kujtimeve tė tyre dėshmohet se nė kohėn e mbretėrise SKS (Jugosllave-nga 1929), gjuhė e komunikimit ka qenė vetėm gjuha shqipe, pas vendosjes se administratės italiane nė vitet 1941 nė fshatrat Labėnishtė, Podgorcė e Borovec u hapėn shkollat e para nė gjuhėn shqipe me mėsues tė ardhur nga Shqipėria. Pas Luftės Sė Dytė Botėrore sistemi komunist duke pėrdorur masa te ndryshme, torturat, burgosjet, shantazhet, hapi shkolla vetėm nė gjuhėn sllavo-maqedonase duke i mbyllur shkollat shqipe. Presioni ndaj gjuhės shqipe vazhdoi gjatė gjithė kohės sė monizmit si edhe ndaj gjuhės turke gjė qė ndikoi nė cenimin e tė drejtave tė tyre pėr tė mėsuar nė gjuhėn amtare dhe kjo shkaktoi largimin e tyre nga bankat shkollore. Por nėse i kthehemi vitit 1945 nė disa fshatra qė ishin tėrėsisht shqipfolės dhe shqiptare, mėsonin nė gjuhėn shqipe e cila ra viktimė e regjimit pėr ti dhėnė prioritet asaj maqedonase. Shumica e shqiptarėve orthodoksė tė kėtyre fshatrave u asimiluan ne maqedonas. Ata qė thonė se torbėshėt janė maqedonas tė islamizuar (Nijazi Limanoski) nė vitet 70-80 tė shek. XX dhe tė tjerė qė thonė “Nashiot Soj (z.Fiat Canovski) nga viti 2006, pseudotezėn e tyre e mbėshtesin kryekėput nė faktorin gjuhė qė e pėrdor ky kolektivitet. Gjuha sė bashku me kulturėn, historinė, traditėn, zakonet pėrcakton identitetin e njė etniciteti. Presioni dhe masat e ndryshme diskriminuese nė vazhdimėsi pėr njė kohė tė gjatė qė u pėrdorėn ndaj torbeshėve i detyruan ata ta pranojnė gjuhėn sllavo-maqedone duke u shėrbyer me faktorin fetar.

Pėr t’iu kundėrvėnė rrezikut ekspansionist tė sllavo-maqedonasve fillimisht torbeshėt pėrkrahėn heretizmin si portė e mbyllur pėr besimin orthodoks dhe mė vonė duke pėrkrahur besimin islam si pėrfitim kolektiv. Lidhur me problemin e torbeshėve dhe goranėve kontribut tė shquar kanė dhėnė dhe dy hisorianet eminent, prof. dr. Reshat Nexhipi nga Manastiri dhe prof. dr. Skėnder Rizaj nga Prishtina, qė vite me radhė merren me kėtė problem kompleks. Nė njė intervistė qė i ka dhėnė gazetės “Flaka” tė Shkupit nė vitin 1998, prof.dr.Skėnder Rizaj ndėr tė tjera shpreh dhe kėtė mendim: “se tobeshėt dhe goranėt janė shqiptarė, pėr ēka flasin vetė doket e tyre, zakonet, traditat dhe tiparet antropologjike qė dominojjnė te ky kolektivitet. Gjuha sllave e tyre thotė prof. Riza nuk personifikon pėrkatėsinė etnike. Kėta nė tė vėrtetė janė patarenėt (bogomilėt) ose muhamedanėt e fshehtė ilirė apo shqiptare (arbėrorė)”. Edhe prof. Nexhipi nė punimin e tij ”veprimtarėt e bashkėjetesės nė maqedoni nėpėr shekuj”, mbėshtet tezėn se torbeshėt janė pasardhės tė maqedonasve tė lashtė ndėr fiset mė tė mėdha ilire.

Dhe jo rastėsisht punimin kushtuar Etnogjenezės sė Torbeshėve do ta pėrmbyll me njėfar Nijazi Limani, Limenoski e Limanov, i cili ėshtė “autor” i njė fejtoni, “ISLAMIZMI NĖ MAQEDONI”, i betuar nė gazetėn “Veēer” tė Shkupit. Ky punim ka shkaktuar nė tryezė tė shkencės historike njė problem mjaft seriozė, komleks dhe tepėr tė ndėrlikuar. Ai nė kėtė fejton pamfletist thurė e trillon historia fantastike sipas hamendjes, ringjall valėn e pseudoshkencės sė deplasuar, e cila qė moti e ka humbur tregun e shitjes dhe shėrben vetėm pėr atje nė… pėr tė fshirė prapanicėn. Autori ėshtė pėrpjekur aq sa ka mundur tė pėrdor literaturėn tendencioze tė periudhės sė borgjezisė serbomadhe, bile tė botuar nė kohėn kur Maqedonia ishte nė kuadėrin e tė ashtuquajtur “Juzhna Stara Serbia”, por pėr shkak tė cilėsisė sė punimit ė tij gezatersk me pretendime “pa tjetėr shkencore, sepse me atė u avancua me titullin doktor i shkencave etnografike qė ia ndanė MANU nė vitet ‘80”, pėr ēudi nuk e citon literaturėn ose biblografinė e pėrdorur nė tėrėsi. Nė vazhdimin e pestė tė feltonit “Islamizmi nė Maqedoni”, tė dt. 30. 09.1980, Nijazi Limanoski shkruan: “Islamizmi, e mė vonė shqiptarizimi, vazhdon edhe me depėrtimin e shqiptarėve nė gjysmėn e parė tė shek. XVIII. Sipas filozofisė tė kėtij autori barrėn kryesore tė procesit tė islamizimit tė popullsisė maqedonase e paskan bartun shqiptarėt. Ky ėshtė njė absurd historik i tipit tė vet dhe dukuri e ēuditshme, e panjohur nė rrjedhat historike tė njerėzimit. Sikur shqiptarėt tė kishin qenė myslimanė edhe para turqve, sigurisht se “ndoshta” do tė ishte e vėrtetė kjo qė thotė oponenti. Atij aspak nuk i ka shkuar ndėrmend se tė njėjtin fat e kanė ndarė tė dy popujt gjatė historisė sė koekzistencės sė tyre nė kėtė truall tė Ballkanit. Kėto dy popuj kurrė nuk kanė qenė mė tė lidhur midis tyre gjatė gjithė historisė se sa zgjat sundimi osman. Pėr kėtė flasin argumentet historike dhe jo pallavrat e politikės ditore, do tė shprehet Prof Dr. Asllan Selmani “Popullsia e Maqedonisė”.

Nga faktet e mėsipėrme konkludojme se janė tė kota pėrpjkjet e autorėve tė ndryshėm antishqiptar pėr tė himnizuar apo degraduar origjinėn dhe historinė e kėsaj popullate sepse ata kanė qenė, janė dhe mbeten me prejardhje shqiptare.

(autori ėshtė profesor nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės)

http://www.lajmpress.com/lajme/kulture/20680.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2013, 23:18   16
Citim:
“Shqiptarėt ortodoks nė Maqedoni po u kthehen rrėnjėve”

Prishtinė, 14 qershor 2013 - Kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės Jakup Krasniqi, priti sot misionarin e ringjalljes kombėtare ndėr shqiptarėt ortodoks nė Maqedoni, Branko Manojlovski , tė cilin e ka pėrgėzuar pėr punėn e madhe dhe tė mundimshme qė ėshtė duke e bėrė pėr vetėdijesimin kombėtar tė njė numri tė madh tė shqiptarėve ortodoks nė Maqedoni, tė cilėt, siē thuhet nė njė njoftim, nė kohėn e socializmit jugosllavė, kanė pėsuar goditje tė rėnda tė asimilimit kombėtar.

Misionari Branko Manojlovski, me origjinė nga Reka e Epėrme ( qė pėrfshinė 18 fshatra nė rrethinat e Dibrės), i cili tash e 40 vjet jeton dhe punon nė SHBA, por njė pjesė tė mirė tė kohės e kalon nė vendlindjen e tij, ka rrėfyer fakte pikėlluese pėr fatin e rreth 300 mijė shqiptarėve ortodoks nė Maqedoni,, ringjalljes kombėtarėve tė tė cilėve ua ka kushtuar jetėn e tij prej misionari.

Ai ėshtė shprehur optimist pėr suksesin e misionit tė tij tė vėshtirė:

"Shqiptarėt ortodoks nė Maqedoni po u kthehen rrėnjėve. Dua qė fėmijėt tanė dhe fėmijėt e fėmijėve tanė ta dinė se vijnė nga etėr e gjyshėr shqiptarė, e ta kuptojnė se gjaku ujė nuk bėhet", ėshtė shprehur veprimtari nga Reka e Epėrme, duke pėrkujtuar rilindėsin e madh shqiptar tė asaj treve, Josif Bageri.

Ai ėshtė shprehur shumė i kėnaqur qė ndodhet nė Kosovėn e lirė, duke i uruar popullit shqiptar tė Kosovės suksese edhe mė tė mėdha nė tė ardhmen , e duke qenė i bindur se shteti i pavarur i Kosovės duhet tė bėjė mė shumė pėr bashkėkombėsit tanė kudo qė janė." Tė punojmė shumė dhe drejtė pėr ardhmėrinė e ndritur tė kombit tonė", ka uruar Manojlovski.

Kryeparlamentari Krasniqi ka spikatur vėshtirėsitė qė kanė pasur rilindėsit dhe ēlirimtarėt e popullit shqiptarė nė faza tė ndryshme tė qenies sė tyre kombėtare, duke theksuar se sakrificat ia kanė vlejtur. "Sot e kemi edhe Kosovėn e pavarur, pėr pėrparimin dhe ngritjen e sė cilės duhet tė punojmė me pėrkushtim, siē do tė kujdesemi edhe pėr pėrparimin dhe emancipimin e ēdo pjese tė trungut kombėtar, tė mėrgatės e tė diasporės shqiptare", ka theksuar Krasniqi.

http://www.kosova.com/artikulli/94638
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.6.2013, 16:48   17
Citim:
“Si na kthyen ne maqedonas”

Kane mbi gjysme shekulli qe i cilėsojnė maqedonas, por ne venat e tyre rrjedh gjak shqiptari. Kjo ėshtė historia e 300 mije ortodokseve ne Maqedoni qe po i bashkohen ringjalljes kombėtare, se bashku me pjesėn tjetėr te shqiptareve. Branko Manolovski njė shqiptar nga Reka e Eperme e Maqedonisė, ėshtė angazhuar pėr te qene njė nga misionaret e “Ringjalljes Kombėtare”.

Ne nje interviste, misionari rrėfen se ky komunitet ka qene nen presionet e ndryshme shtetėrore i detyruar te mohoje identitetin kombėtar. Deklarimi i origjinės se vėrtete ka qene i vėshtire edhe per figura si Mateu Matevski ish-kryetar i akademisė se shkencave ne Maqedoni, i cili vetėm para pak vitesh pranoi se ishte shqiptar.

Per anėtarin e kėshillit te federatės “Vatra” Ibrahim Kolari ky proces do te kerkoje kohe. Misionaret e ringjalljes kombėtare ishim ne nje vizite ne kishėn e Shen Mersise ne Elbasan, pėr te kėrcuar pėrpjekjet e tyre pėr identitet kombėtar te shqiptareve.



http://vizionplus.al/si-na-kthyen-ne-maqedonas/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.6.2013, 17:33   18
Citim:
Branko Thanasi ose kur historia bėhet njeri
Xhemail Ahmeti

«Asimilimi ta ngrin zemrėn» – tha shqip shqiptari ortodoks Branko Manojlovski. Gjuha e tij dallon nga ajo e shqiptarėve tjerė tė Maqedonisė. Ėshtė mė e pastėr. Mė e ēlirėt nga sllavizmat dhe turqizmat qė ende kreolojnė thellė tė folmen e shqiptarėve tė Maqedonisė. Ai ėshtė nė moshė. Rrėfimi nis nė lashtėsi, atje edhe ku fillon drama e popullatės sė kėsaj ane.

Pasardhėsi i Thanasėve tė Rekės sė Epėrme ėshtė voxvivendi i mė shumė se «25 brezave», jo vetėm atyre ortodokse, por i tė gjithave. Intervista e Kushtrim B. Sadikut shpėrtheu nga shtresat subkutane tė kujtesės ballkanike njė megakauzė, e cila nuk ėshtė vetėm pjesė e historisė sė dėrmuar dhe ashkėluar shqiptare, por rėndėsirė pėr historiografinė nė disa dimensione: ajo demonstron peshėn shkencore tė «oral history»-sė, respektivisht atė tė dėshmitarėve tė gjallė tė kohės dhe proceseve; shpalon polindividualen kulturore tė «homo balcanicus«-it; ajo rinėnvizon gjuhėn si mediuminfeniksor nė ruajtjen e kontinuitetit tė identiteteve dhe tė kujtesės duke pėrmbysurtezėn rreth fuqisė sė ideologjive [religjioneve, doktrinave e mendėsive] nė tjetėrsimin afatgjatė e total tė identiteteve historike.

Pėr ēfarė asimilimi zemėrguri flet Branko Thanasi?

RELEVANCA HISTORIOGRAFIKE

ROMA -Deri para dyzimittė perandorisė romake nė lindore dhe perėndimore (395)rajoni i Maqedonisė sė sotme nuk ėshtė objekt pėrshkrimesh, madje as indeksuese. Kjo vlenpėr kronikat dhe «historitė» antike dhe disa nga ato romake e mė vonė edhe bizantine, tė cilat flasin pėr fise ilire-greko-barbare. Ato romake disa herė potencojnė se enklavat e kėtij rajoni, gjatė viteve 313 -314, menjėherė pas pagėzimit tė Konstatinit tė Madh si dhe shpalljes sė shtetit tė tij tė krishterė nė masė ēpaganizohen dhe euforishėm pranojnė religjionin e krishterė perėndimorė - mė vonė katolik [Brox: 1998].

Pėrmendjet kryesisht gjeografike e kulturore (mbi traditat, sjelljet, ritet, gjuhėn) intensifikohenkah fundi i shekullit 4, atėherė kur Hunėt dhe Gotėt pėrlajnė ato vise [Errington: 1986 dhe Turatsoglu: 1997] pa mbetur fare aty.

BIZANTI -Nė «historitė» e tre kronistėve tė parė bizantinė Eustathios nga Epiphaneia,Euagrios Scholastikos (536 -600 - Historia e Kishės) dhe Hesychios nga Mileti (600 >) ndryshon kjo gjendje. Nė mėnyrė herė pas here tė detajuar raportohet mbi rezistencėn e armenėve(pėrmbi Turqinė e sotme) dhe ilirėve nė Maqedoninė jugore,perėndimore e veriorekundėr diktatit bizantin. Valėt e asimilimit me dhunė mbi banorėt e viseve tė Maqedonisė sė sotme, qoftė nė periudhėn bizantine – sidomos gjatė sundimit tė Justinianit – e qoftė atė protobullgare e bullgaromadhe i pėrshkruajnė edhe historianė tjerė tė rėndėsishėm tė kohės duke filluar nga Prokopios – i Caesarea-s,Agathias-i (500 -700) e deri te Niketas Stethatos dhe Johannes Zonaras (800 – 1200).

I fundit, Zonaras,ėshtė interesant se shkruan pikėrisht pėr zonėn qė Kushtrim B. Sadiku nė intervistėn e tij me Thanasine quante «trekėndshin ndėrmjet Kėrēovės, Dibrės dhe Ohrit/Strugės»: Zonėn ku Basileios I. pėr tė shfarosur «sektin e palianėve» (degė e krishterė brenda Bizantit me qendėr nė Armeni, e cila refuzonte kultet, ikonat, hierarkinė dhe ceremonitė kishtare, por preferonte modelin e komunės burimore tė krishterė sipas Palit) dhe pėr tė vėnė nė fuqi bazilikat [Ligjet e mbretit – 60 libra] e tij bėn gjenocid dhe zhduk mijėra njerėz. Zonaras natyrisht se ka shkruar nė favor tė Basileios kur ngulėkėmbė duke festuar asgjėsimin e «palianėve», sepse pjesa dėrmuese e studiuesve tė kohės sonė si R. M. Bartikian (1961), Nina G. Garsoļan (1967) Seta B. Dadoyan (1997) dokumentojnė se bazilikat asnjėherė nuk u pranuan nga vija e vendbanimevepostilire (sot: Resnja, Ohri, Struga, Kėrēova, Gostivari, Tetova dhe pjesa perėndimore e rrethit tė Shkupit).

OSMANĖT -Nė pėrputhje kontinuitative me kėtė linjė argumentesh janė edhe kronikat osmane tė shekullit XVI dhe XVII, tė cilat pėr lexuesin e sotėm u risollėn nė faksimile nga studiuesit Nicolle David (1995 dhe 2000), tė John Haldon –it [2002], Faroqi, Suraiya (1999), Edgar Hösch (2011), Alexander Demandt (2008) e shumė tė tjerė.

Deri nė shekullin XVI tė gjitha burimet osmane flasin pėr «derrat» e njėjtė qė i rezistojnė asimilimit islam nė kėto anė. Nė listėn e fiseve disa herė tė pėrmendura janė: Leket, Stepet, Gjonet, Derrallėt, Bagerėt ose Bagėrdanjėt,Tanasėt ose Thanasėt (kjo sepse ne ciriliken e vjetėr nuk ekziston “th”), Monojlitė, Skurėt, Ēupet, Gurbėt, Skondėt, Gėrgurėt, Bashėt ose Beshėt, Garcet, Matrancėt (nga matranci) ose Matrangėt, Pinjollėt, Likruēet, Muhaxherėt e Moravės, Gjinėt etj.

Kėto emra mbajnė sot «fiset» e Rekės, Kėrēovės, Pollogut [Tetovė, Dobėrdoll, Zhelinė], Shkupit e kėshtu me radhė. Rezistenca e kėtyre viseve – sipas burimeve – zbehet pas lejimit nga osmanėt tė kishės sllavo –greke qė tė instalohet kėtyre anėve. Kah fundi i shekullit XVI dhe fillimi i atij XVII tashmė «arnautėt» vihen para dy alternativave: ose me kishė ose me xhami ose asgjėsim! Kėtu nis ngritja e dy identiteteve tė Brankos nė «kaur» dhe «turq», sepse do pranojnė si mė pak tė keqe ortodoksinė sllavo-greke e do si mė pak tė keqe islamin osman. Ky asimilim vazhdon deri nė vitin 1912 – 1913.

(JUGO)SLLAVĖT -Pas dekretit tė AVNOJ-it pėr krijimin edhe tė njė «identiteti» sllav nė Ballkan [Maqedonia], qysh nė vitet e 50 ish-Jugosllavia jo vetėm ortodoksėt shqiptarė tė Rekės por edhe ata myslimanė tė Kėrēovės e Mavrovės i regjistron si maqedonas, duke ia shtuar ēdo emri «ovskin» [Shqiptarėt e Kėrēovės qė ende kanė «ovskin« dhe tė ashtuquajturit torbeshė].

SOT -Nė dy zonat mė tė asimiluara ku jetojnė sot «kaurėt» dhe «turqit» shqiptarė tė Maqedonisė, nė Gostivar dhe Rekė, nuk ka ndonjė dallim tė madh pėrveē kėtij: Tek «kaurėt» e gjeneratave tė vjetra [nė 17 fshatrat Rekės] ka ende qė flasin shqip, ndėrsa tek edhe tė vjetrit «turq» flitet turqishtja dhe maqedonishtja e shumė mė keq ose fare gjuha shqipe. Megjithatė ky nuk ėshtė problemi: Edhe pse ortodoksėt shqiptarė dhe torbeshėt nė saj tė oportunizmit dhe servilitetit kanė pėrqafuar mendėsinė jugosllave dhe i kanė do pak figura kyēe nė politikė, nuk krahasohen dot me ato «shqiptare», tė cilat kanė qenė shumė mė aktive dhe masive nė mbėshtetjen e sistemit dhe komunizmit maqedonas. Pėrderisa ortodoksėt shqiptarė dhe torbeshėt kthehen, ata myslimanė ikin dhe pretendojnė homogjenizimin e popullatės sė kėsaj ane me opsionin turko-islam para atij shqiptar. Paradoks por fakt.

18 SHEKUJ NĖ NJĖ NJERI?

Pėr kėtė histori asimilimi, pėr kėta «turq» e «kaurė» flet Branko i Thanasėve alias Manojlovski. Njė histori shtypjeje e kanosjeje permanente pėr asgjėsim. Ortodoksi shqiptar i Rekės Branko me prononcimin e tij bėhet mediumi qė lidhė e shpjegon 18 shekuj tė ekzistencės sė gjuhės dhe kulturės shqipe, por edhe tė asimilimit qė si duket nuk ka ndodhur pikėrisht ashtu siē na manipulojnė historiografitė zyrtare shqiptare e ballkanike.

Sidoqėtėjetė si nėpėr histori kėshtu edhe sot oportunizmi, serviliteti dhe ngarendja «vullnetare e euforike» pas «zotėve tė huaj» ka luajtur poashtu njė rol eminent nė polihybridizimin e qenies sė plisave.

http://www.zeri.info/artikulli/8306/...ia-behet-njeri
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.7.2013, 21:11   19
Citim:
Shqiptarėt e Rekės, nė konferencė shkencore

“Reka e Epėrme dhe shqiptarėt e Rekės” do tė jenė nė fokus tė njė konference shkencore qė do tė mbahet pas disa javėsh nė Gostivar, e cila vjen dhe nė kuadėr tė 100-vjetorit tė luftėrave ballkanike. Sipas organizatorėve tė kėsaj konference shkencore, Reka e Epėrme, Maqedoni, pėrbėn njė fenomen qė meriton trajtim shumėdimensional si njė zonė e populluar me shqiptarė autoktonė, qė ndėr shekuj janė pėrballur me sfida tė shumta, nga ato tė natyrės religjioze, politike, kulturore, arsimore, ekonomike e tė tjera. Nė dekadėn e dytė tė shekullit XXI bėhen plot 100 vjet nga luftėrat ballkanike, njė jubile ky i shėnuar nė vende tė ndryshme, qė meriton tė fokusohet edhe nga profilet shkencore shqiptare dhe tė tjera, gjithnjė me qėllim qė tė nxirret nė dritė e vėrteta lidhur me kėtė rajon/zonė. Nė kėtė drejtim, tė mbėshtetur edhe nga shoqėria civile dhe qytetarėt nė pėrgjithėsi organizatorėt bėjmė publike thirrjen pėr kumtesa shkencore qė lidhen me temėn nga kėto sfera histori, gjuhėsi, folklor, etnografi, etj.

http://www.sot.com.al/kultura/shqipt...3%AB-shkencore
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2013, 13:15   20
Citim:
Nė Kavadar dhe Manastir jetojnė mijėra banorė me prejardhje shqiptare

Shpeshherė kemi lexuar rreth shqiptarėve ortodoksė tė Rekės nė Maqedoni tė cilėt janė asimiluar dal ngadalė si pasojė e presioneve tė ndryshmet. Por pėr veē fshatrave tė Rekės shqiptarėt ortodoks kanė banuar nė fillim tė shek.XX nė zonėn e Kavadarcės nė dy fshatra, KONOPIŠTA dhe MREŽIČKO. Nė kėto dy fshatra disa banorė janė deklaruar tė fesė ortodokse me kombėsi shqiptare nė fillim tė shek.XX, por ne, do flasim edhe pėr dy fshatra tė tjerė qė ndodhen afėr qytetit tė Manastirit qė dikur kanė banuar shqiptar ortodoks, ndėrsa sot banorėt janė deklaruar maqedonas dhe vlleh. Bėhet fjalė pėr fshatrat MAGAREVO dhe NIZHOPOLE. Por si u asimiluan shqiptarėt ortodoks tė kėtyre dy fshatrave?

Magarevo dhe Nizhopoli janė dy fshatra qė ndodhen nė Republikėn e Maqedonisė afėr qytetit tė Manastirit, nė kufi me Greqinė dhe Shqipėrinė. Kėto dy fshatra janė ato raste ku shqiptarėt e krishterė u asimiluan ndėr vite pėr shumė arsye.

Nė shekujt e mėparshėm shqiptarėt nė mungesa tė shkollave shqipe mėsonin nė shkollat turke, greke, bullgare, serbe dhe vllehe. Kjo bėri nė ato vite qė studiuesit e huaj ti identifikonin si popullsi jo-shqiptare. Si pasoj pėr fat tė keq kemi mungesa informacioni pėr numrin e vėrtetė tė shqiptarėve nė Ballkan gjatė shek.XIX dhe fillim tė shek.XX, sidomos pėr shqiptarėt e krishterė.

Nga shek. XVIII nė Magarevo banonin rreth 5-6 familje sllave, por nga fundi i viteve 1770 nė fshat u vendosėn shumė familje vllehe shqip-folėse nga Linotopi si dhe shqiptar ortodoks nga Kolonja dhe Bithkuqi i Korēės. Thuhet se nė kėtė fshat nė fillim tė shek.XIX ka patur rreth 13 mullinj dhe Megarovo ose Magarevo njihej si pronė nėn sundimin e Seit Rustem Beut, Kajmakam i Manastirit. Nga disa tė dhėna na informojnė se nė kėtė fshat nga viti 1845 erdhėn edhe disa familje tė tjera shqiptare nga Bithkuqi tė ftuar nga familjet vendase tashmė tė Magarevės. Nė pėrgjithėsi banorėt e kėtij fshati merreshin me bagėti dhe numri i banorėve i kalonte 3.000 njerėz. Nė lulėzimin e tij fshati ka patur disa shkolla ku mėsohej nė gjuhėn greke dhe vllehe. (Asimilimi i shqiptarėve nė kohėn e perandorisė osmane bėhej me anė tė shkollave ku pjesa e shqiptarėve mysliman mėsonin nė shkollat turke ndėrsa shqiptarėt ortodoks nėpėr shkollat greke, bullgare, serbe dhe vllehe).

Nė librin Etnografia e Vilajeteve tė Adrianopojės Manastirit dhe Selanikut tė botuar nė Stamboll mė 1878, nė pasqyrėn e statistikave shkruhet se nė fshatrat Magarovo, Tėrnovo dhe Nizhepole jetonin 3.000 vlleh dhe 500 shqiptar.

Historiani grek Apostol Vakalopulos (1909-2000) shkruan nė librin Historia e Maqedonisė 1354-1833, se nė fund tė shek.XVIII nė Megarovo erdhėn disa familje shqiptare nga Kolonja dhe Bithkuqi. Ka edhe shumė burime tė tjera greke qė shkruajnė se nė kėtė fshat kanė jetuar shqiptar ortodoks, por pėr mė gjerė i mbeten tė ardhmes pėr tė shkruar.

Sot Magarevo ėshtė njė fshat i vogėl dhe nė regjistrimin e vitit 2002 u deklaruan 64 maqedonas dhe 24 vlleh.

Fshati Nizhepole ėshtė tjetėr fshat nė Maqedoni afėr qytetit tė Manastirit qė pothuajse ka tė njėjtėn histori si Magarevo. Ish-ministri i arsimit tė Bullgarisė Vasili Kėnēov shkruan mė 1900 se nė Nizhopole banojnė 250 shqiptar tė krishterė, 190 bullgarė dhe 2.030 vlleh.

Nė pėrfundim duhet thėnė se e rėndėsishme ėshtė se kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombėtare, tė huajt na kanė sjellė tė dhėna pėr popullsinė shqiptare ortodokse dhe myslimane edhe pse kėto tė dhėna mund tė jenė tė cunguara duke tkurrur sa mė shumė realitetin e popullsisė shqiptare nė Maqedoni.

http://almakos.com/lajme/maqedoni/30...shqiptare.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:03.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.