Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.12.2015, 22:59   21
Citim:
Shqiptarėt ortodoksė tė Maqedonisė regjistrohen si komunitet i veēantė fetar

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	20151223173249282620-3.jpg
Shikimet:	112
Madhėsia:	93,8 KB
NNJ:	7588Kjo ėshtė njė arritje historike pėr shqiptarėt ortodoksė tė Maqedonisė, thotė kreu i Bashkėsisė sė re tė Shqiptarėve Ortodoksė, Branisllav Sinadinovski.

“Kjo bashkėsi ėshtė e barabartė me tė gjitha kishat dhe grupet religjioze qė ekzistojnė nė Maqedoni. Kjo pėr ne shqiptarėt ortodoksė paraqet njė vepėr historike, sepse tregon qė tė gjithė ata qė na mohuan ne ju treguam se ekzistojmė. Babai im ka bėrė njė studim qė tregon se nė Rekėn e epėrme jetojnė 60-70 mijė shqiptarė ortodoksė. Ata u asimiluan e u mohuan nga tė gjithė, po nuk hoqėn dorė nga pėrkatėsia e tyre fetare dhe etnike”– deklaroi profesori, Branisllav Sinadinoski.

Shqiptarėt ortodoksė duhet pėrkrahur nga popullata myslimane dhe bashkėjetesa mes besimeve tė ndryshme fetare duhet tė bėhet sipas shembullit tė Shqipėrisė, thanė tė pranishmit nė manifestimin e sotėm kushtuar shqiptarėve ortodoksė tė Maqedonisė.

“Unė them qė duhet edhe ne shqiptarėt myslimanė ta pėrkrahim kėtė iniciativė, tė jetė te shqiptarėt njė shembull sikurse te shqiptarėt nė Shqipėri qė bashkėpunojnė dhe tė gjitha fetė i llogarisin tė barabarta. U bėj thirrje edhe hoxhallarėve dhe shqiptarėve myslimanė qė t’i afrojnė vėllezėrit tanė shqiptarė ortodoksė, sepse gjaku ėshtė gjak, feja ėshtė fe, dhe duhet edhe ata tė kenė tė drejtat e veta, t’i kthehen kombit”– tha mjeku, Adil Mustafa.

“Sot promovohet edhe Bashkėsia Ortodokse e Shqiptarėve nė Maqedoni pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre. Nė kėtė drejtim kjo ide ka filluar qė herėt, qė me krijimin e Shoqatės Kulturore ‘Josif Bageri’, njė nga rilindasit tanė mė tė mėdhenj. Pas krijimit tė kėsaj shoqate ėshtė punuar nė lidhje me botimin e disa librave, qė kanė tė bėjnė me shqiptarė ortodoksė dhe sot qė promovohet njė libėr mjaft i rėndėsishme i prof. Branisllavit, i cili flet pėr njė periudhė tė gjerė, qė nga periudha e luftės e deri mė sot, pėr problemin e shqiptarėve ortodoksė”– theksoi analisti dhe publicisti, Petrit Menaj.

Sot u promovua edhe libri i Branisllav Sinadinoskit, “Nga shėnimet e babait tim”, i pėrkthyer nė shqip, qė sjell shumė tė dhėna nga hulumtimet shumėvjeēare qė Sinadinovksi ka bėrė nė krahinėn e Rekės dhe shifra konkrete pėr ekzistencėn e shqiptarėve ortodoksė nė Maqedoni.

http://www.tetovasot.com/2015/12/shq...vecante-fetar/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.1.2016, 22:57   22
Citim:
Fundi i njė asimilimi, sfidat e shqiptarėve ortodoksė nė Maqedoni

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	reka.jpg
Shikimet:	112
Madhėsia:	226,0 KB
NNJ:	7587Kohė mė parė Bashkėsia Ortodokse e Shqiptarėve tė Maqedonisė (BOSHM) u pranua si komunitet fetarė mė vete. Me kėtė iu dha fund pėrpjekjeve shekullore pėr sllavizimin e shqiptarėve tė krishterė tė krahinės sė Rekės sė Epėrme.

Pėr t’u njohur mė afėr me kėtė ngjarje tė madhe, Portalb bisedoi me Prof. Dr. Branisllav Sinadinovskin – shqiptarin e Rekės, i cili, bashkė me kushėririn e tij Branko Manajllovskin dhe me disa rekalinjė tė tjerė, mbartėn mbi supet e tyre gjithė peshėn e pranimit tė BOSHM si etnitet tė mėvetėsishėm religjioz.

Prof. Sinadinovski pėr Portalb tha: “Pranimi i Bashkėsisė Ortodokse e Shqiptarėve tė Maqedonisė paraqet fitore tė madhe pėr tė gjithė kombin shqiptar, veēmas pėr shqiptarėt e Maqedonisė. Pesha e kėsaj fitoreje do tė ndihet sidomos nė kohėrat qė vijnė dhe do tė jenė gjeneratat e reja ato qė do ta ēmojnė mundin dhe djersėn tonė”.

Sinadinovksi mė tej thotė: “Legalizimi i Bashkėsisė Ortodokse tė Shqiptarėve tė Maqedonisė dhe e drejta e tyre ligjore pėr t’ju lutur Zotit nė kishat dhe nė gjuhėn e tyre amtare nuk e pengon askėnd. Ajo ėshtė njė e drejtė elementare qė do tė duhej ta gėzonim gjithnjė, sepse numri i shqiptarėve ortodoks nė Maqedoni ėshtė i lartė dhe sipas llogaritjes sonė arrin deri nė 100 mijė frymė”.

Pėr tė njėtėn ēėshtje biseduam edhe me profesorin universitar Xhelil Rufatin, tė lindur dhe tė rritur nė fshatin Zhuzhnjė tė Rekės, me ērast na tha: “Pa dyshim se lajmi pėr zyrtarizimin e BOSHM ėshtė fitore e tė vėrtetės mbi gėnjeshtrėn. Me kėtė i jepet fund tjetėrsimit tė popullatės ortodokse tė Rekės dhe pėrvetėsimit tė kishės ortodokse shqiptare, fillimisht nga ana e serbėve e mė pas edhe nga ana e maqedonasve. Kjo gjithsesi ėshtė nė tė mirė tė demokratizimit tė mirėfilltė tė shoqėrisė sė vendit tonė”.

Lidhur me asimilimin e popullatės shqiptare tė Rekės flet me kompetencė edhe shqiptaro-amerikani Branko Manajllovski, i cili ėshtė i pari qė e bėri publike kėtė gjė. Nė librin e kushėririt tė tij Prof. dr. Branisllav Sinadinovskit “Shqiptarėt ortodoksė nė Republikėn e Maqedonisė”, ai thotė: “Vitet e para tė fillores i kam kryer nė Beliēicė, duke qėndruar nė familjen e dajės Pavle Gojēinovskit – Lluces. Tė daja Lluce nuk ankohesha kur mėsuesi Mitko mė rrihte pėr shkak se nuk mundja aq shpejt ta mėsoj maqedonishten. Mėsuesi i rrihte edhe tė gjithė nxėnėsit tjerė, sepse edhe ata, njėsoj si unė, ishin Shqiptarė qė nuk dinin gjuhė tjetėr pėrveē gjuhės amtare shqipe”.

I ngjashėm ėshtė edhe rrėfimi i Urosh Xhukovskit, i lindur nė fshatin Bibaj dhe i shpėrngulur mė pas nė Draēevė tė Shkupit: “Mbėshtetur nė kujtesėn e fėmijėrisė sė hershme, si dhe nė rrėfimet e nėnės sime Sllavkės, unė kam nisur tė flas shumė herėt ashtu si mė kanė mėsuar prindėrit e mi, gjuha amtare e tė cilėve ishte gjuha shqipe… Mė vonė, kur u rritėm dhe nisėm tė martohemi, pėr shkak tė nuseve dhe dhėndorrėve, gjuha jonė shqipe u shua nė komunikimet tona tė ndėrsjella. Pėrse ndodhi kjo gjė? Tė jem i sinqertė, kjo ndodhi sepse pjesa mė e madhe jona qė erdhėm nga Reka e Epėrme, me pėrjashtim tė njė pakice, turpėroheshim nga gjuha jonė amtare, nga prejardhja jonė, tė cilėn prindėrit tanė, por edhe mė tė rinjtė, e fshihnim me shkathtėsi prej fqinjėve tanė dhe miqve tė rinj maqedonas. Shtrohet pyetja: pėrse turpėroheshim shkaku i gjuhės sonė? Ndoshta pėr shkak se te maqedonasit ekzistonin paragjykime dhe mosdurim ndaj Shqiptarėve (Shiptarite), por ,ndoshta edhe pėr shkak tė faktit se Maqedonasit i identifikonin Shqiptarėt me muslimanėt, kėshtu qė nuk mund ta kuptonin se kishte edhe njerėz tė tjerė qė nuk ishin Shqiptarė muslimanė, po ortodoksė. Shtypje dhe dyshime tė tilla pėrjetova edhe personalisht gjatė shkollimit nė fillore, kur njėri prej mėsuesve mė pyeste pėrherė: “Po ju si flisni nė shtėpi?”

Ndryshe, shpėrthimi i tė vėrtetės sė hidhur tė krahinės sė Rekės ėshtė pritur me entuziazėm prej tė gjithė shqiptarėve, pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre ideologjike, relegjioze e krahinore.

http://portalb.mk/229985-fundi-i-nje...e-ne-maqedoni/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:23.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.