Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.8.2009, 13:03   1

Shkrim i cituar Skrapar: 23 km rrugė pėrgjatė grykave tė Osumit


Rruga e grykave tė Skraparit do tė lidhet me Tri Urat nė Pėrmet. Thuajse e gjithė gjatėsia prej 23 kilometrash pėrshkohet anash saj nga grykat e Osumit. Me pėrfundimin e kėsaj rruge pritet t'i hapet drita e gjlebėr zhvillimit tė turizmit tė kėsaj zone, ndėr mė tė varfrat nė vend.

Kryetari i qarkut tė Beratit, Pelivan Shatri, pohon se ndėrtimi i kėsaj rruge do tė kryejė dy funksione. Sė pari, atė tė lidhjes tė qarkut tė Beratit me Pėrmetin, e cila do tė ndikojė pėr zhvillimin e tregtisė ndėrmjet dy zonave, teksa dihet se rrethi i Skraparit ėshtė zonė malore dhe njihet pėr mbarėshtimin e blegtorisė dhe prodhimin e rakisė, por fermerėt nuk kanė se ku t'i tregtojnė nga izolimi i deritashėm pėr shkak tė mungesės sė infrastrukturės. Sė dyti zhvillimin e turizmit.

Shtrati i Osumit karakterizohet nga zona tepėr tė veēanta dhe uji i kulluar. Disa pjesė me rėrė do tė shfrytėzohen edhe pėr tė bėrė plazh si nga banorėt e Skraparit dhe Beratit, por dhe nga turistėt e huaj, tė cilėt gjatė viteve tė fundit kanė shfaqur interes pėr t'u njohur me grykat e Osumit.

Kėtė vit, pasi Berati ėshtė futur nė UNESCO ka pasur shumė turistė, tė cilėt pasi kanė vizituar qytetin muze i janė drejtuar edhe grykave. Mė sė shumti kanė qenė gjermanėt tė interesuar pėr tė parė kėtė zonė. Ata janė shprehur tė mahnitur nga bukuritė natyrore tė zonės sė Skraparit, por fatkeqėsisht me njė infrastrukturė tė rrėnuar.

Specialistėt e qarkut u shprehėn se mjaft banorė tė kėsaj zone, qė janė larguar prej vitesh nga izolimi e mungesa e rrugėve mund tė rikthehen pėrsėri.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=31357
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:23.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.