Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.8.2009, 13:47   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Gėrmime nė Prizren (Therandė etj.)


Citim:
Territori i komunės sė Therandės dhe i mbarė rajonit tė Prizrenit ėshtė njė lokalitet i gjerė arkeologjik.

Si lokalitete tė njohura arkeologjike nė komunėn e Therandės janė Hisari nė hyrje tė Therandės me shumė shtresa arkeologjike dhe Hisari nė fshatrat Nishor e Kasterrc, kurse nė rajonin Prizrenit si lokalitete tė njohur arkeologjike me njė vlerė tė njė rėndėsie veēantė pėr trashėgiminė e kulturės sonė materiale janė Kalaja nė fshatin Korishė, Vlashja, Vėrmica, Romaja etj.

Njė hapėsirė e gjerė e territorit nė mes fshatrave Korishė tė Pruzrenit dhe tė fshatrave Grejkoc, Gjinoc, Sallagrazdė e Sopijė tė Therandės konsiderohet tė kenė qenė vendbanime tė lashta tė periudhės ilire-dardane, se nė kėtė zonė arkeologjike janė gjetur pitosa dhe materiale tė tjera me vlerė, si vegla tė vjetra pune, heshta, qeramikė etj.

Sipas menaxherit pėr trashėgimi kulturore nė Drejtorinė e Kulturės, Demir Zekollit, kėto ditė nė fshatin Mushtisht nė njė hapėsirė prej rreth 30 hektarėve janė gjetur fragmente tė qeramikės tė periudhės ilire-dardane.

Nė bazė tė dhėnave mund tė supozohet se nė kėtė lokalitet ka ekzistuar njė vendbanim i madh dhe banorėt e lashtė ilir kanė qenė prodhues tė mirė tė rrushit dhe verės.

Edhe vetė emri i fshatit Mushtisht konsiderohet se ėshtė toponim i vjetėr qe nga periudha ilire-dardane se rrjedh nga fjala (mushtė- mushta ) lėngu rrushit qė prodhohet vera.

Edhe nė fshatin Bllacė tha Zekolli, nė periferi tė arealit arkeologjik “Bregishte” ėshtė gjetur njė pitos pak ėshtė i dėmtuar, por i cili edhe tash qėndron nė tokė dhe pritet ardhja e arkeologėve tė cilėt nė kuadėr tė programit tė arkeologjisė shpėtuese do tė nxjerrin kėtė artefakt, ngase ai dallohet (veēohet) pėr shumė ēka nga pitosat e shumtė tė gjetur nė trevėn e komunės sė Therandės.

Nė zyrėn e menaxherit komunal tė trashėgimisė kulturore nė Therandė qėndrojnė shumė eksponate tė gjetura arkeologjike, dhe ėshtė e udhės qė nė mėnyrė qė ato tė ruhen dhe tė sistemohen tė gjendet ndonjė vend i pėrshtatshėm, se janė gjėsende me vlerė tė madhe arkeologjike.

Lokalitet e lashta arkeologjike dhe gjėsendet e gjetura me vlerė tė veēantė tė trashėgimisė sė kulturės sonė materiale dėshmojnė autoktonin e popullit tonė nė kėto treva.

http://www.kosova-sot.info/?p=44722
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2010, 19:47   2

Shkrim i cituar Therandė: Verifikohen gjetjet arkeologjike nė Shirokė


Citim:
Theranda verifikon gjetjet arkeologjike nė zonėn industriale nė Shirokė

Therandė, 6 shkurt - Para fillimit tė ndėrtimeve nė Shirokė, tė pėrcaktuar nga komuna e Therandės si tokė pėr zonė industriale do tė ketė njė lloj verifikimi rreth vlerave arkeologjike, pasi ky lokalitet ndodhet afėr Hisarit, zonė kjo nė tė cilėn janė zbuluar gjetje arkeologjike, konfirmuan pėr KosovaLive zyrtarėt pėrkatės.

Kuvendi komunal i Therandės, nė periferi tė qytezės nė Shirokė ka hartuar njė projekt pėr shtrirjen e zonės industriale nė sipėrfaqe prej 146 hektarėsh, ndėrsa kjo zonė ndodhet nė afėrsi tė lokacionit tė Hisarit, nė tė cilin kohė mė parė janė kryer gjurmime arkeologjike.

Demir Zekolli, menaxher komunal pėr trashėgimi kulturore nė Therandė, konfirmoi pėr KosovaLive se para fillimit tė ndėrtimeve nė lokacionin periferik, Shirokė, tė pėrcaktuar nga komuna si tokė ndėrtimore pėr zonė industriale do tė ketė njė lloj verifikimi rreth vlerave arkeologjike qė mund tė pėrmbajė kjo zonė.

“Gjatė hulumtimeve tė para nėse ka indikacione se mund tė ketė gjetje arkeologjike nė kėtė zonė, atėherė Instituti Arkeologjik i Kosovės do tė bėjė hapjen e sondave kontrolluese, ndėrsa nėse rezultojnė gjetje arkeologjike atėherė do tė vendoset por gjurmime tė mirėfillta arkeologjike nė kėtė pjesė me qėllim tė nxjerrjes sė tyre”, tha ai.

Zekolli thotė se paraprakisht do tė bėhet pastrimi fizik i terrenit pėr tė larguar shkurret dhe materialet tjera inerte, punė kjo qė parashihet tė bėhet nė gjysmėn e parė tė kėtij viti.

“Vetėm pasi tė kryhet njė lloj ‘testi’ i pėrmbajtjes arkeologjike do tė jepet leja pėrkatėse ndėrtimore pėr zonėn industriale nė Therandė”, tha ai.

Nė anėn tjetėr, Dr. Enver Rexhaj, drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės, gjatė njė takimi me zyrtarėt e Therandės, pėrfshirė edhe kreun komunal Blerim Kuēi, sqaroi se kėtė vit parashihet qė tė kryhen gėrmime arkeologjike edhe nė 4 lokalitetet tė tjera tė Therandės.

“Punimet nė terren do tė fillojnė kah fundi i shkurtit nė Tumėn e fshatit Gjinoc, ndėrsa do tė vazhdojnė deri nė mesin e muajit prill” tha ai.

Kryetari i Kuvendit Komunal (KK) tė Therandės, Blerim Kuēi ndėrkaq tha se pėrkundėr qė komunal i ka dhėnė njė prioritet trashėgimisė kulturore pėr fat tė keq, gjatė kėtij viti vijat buxhetore pėr t’i dhėnė pėrkrahje kėsaj ēėshtje, por do tė punohet nė drejtim tė gjetjes eventuale tė mundėsive nė kėtė drejtim.

Ndryshe territori i Therandės vlerėsohet si zonė e pasur arkeologjike, ndėrsa pas lufte janė kryer disa gjurmime nė zonėn e Hisarit, afėr qytezės./

http://www.koha.net/index.php?cid=1,8,10885
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2010, 16:53   3
Citim:
Gjermanėt hulumtojnė gjurmėt e periudhės iliro-romake nė Suharekė

Suharekė, 20 mars – Institutit Arkeologjik i Gjermanisė, nė bashkėpunim me Institutin Arkeologjik tė Kosovės, tė premten kanė bėrė matjet gjeofizike nė lokalitetin arkeologjik iliro-dardan nė Reshtan tė Suharekės, ndėrsa tė dielėn do tė bėjnė incizimin e njėjtė mes Mushtishtit dhe Sopisė, ku supozohet se ka ekzistuar njė lokalitet i periudhės romake.

Milot Berisha, arkeolog nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės, ka bėrė me dije pėr “Kohėn Ditore”, se nė bazė tė njė memorandumi mes Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Instituti Arkeologjik i Gjermanisė, ėshtė duke bėrė incizimet gjeofizike me teknologjinė e fundit tė kėtij lloji nė 25 lokalitet nė mbarė Kosovėn, nė mesin e tyre edhe kėto dy lokalitete nė Komunėn e Suharekės.

Arkeologu Berisha, ka bėrė tė ditur se nė Reshtan, ėshtė njė lokalitet arkeologjik shumė shtresor, qė pas analizimit tė kėtyre tė dhėnave nga incizimet, do tė bėhet e ditur mė saktėsisht se ēfarė pėrmban.

Ndėrsa, i ka bėrė tė ditur se tė dielėn do tė bėhen incizime tė njėjta edhe afėr Mushtishtit, ku nė bazė tė dhėnave qė kanė, mes Populani, Mushtisht dhe Sopisė, mendohet se ka ekzistuar njė lokalitet i madh nė periudhėn romake.

Demir Zekolli, menaxher i Trashėgimisė Kulturore nė Suharekė ka bėrė tė ditur se para 20 vitesh nė kėtė zonė nė vendin e quajtur Plavanica ėshtė gjetur njė Pitos, apo qyp, qė mendohet se i pėrket asaj periudhe.

Ndėrkaq, Zekolli ka bėrė me dije se nė Reshtan, gjatė viteve tė 60-ta janė bėrė hulumtime, por rezultat e hulumtimet dhe tė gjitha dokumentacionet e shėnimet qė janė bėrė nė kėtė lokalitet, ai ka thėnė se sistemi i kaluar i ka marr me vete nė Beograd dhe nuk gjenden nė dorė tė autoriteteve vendore.

Ndėrsa, nė kėtė aksion, arkeologėt nuk kanė mundur tė bėjnė incizimet nė Shirok tė Suharekės, nė vendin ku Komuna e Suharekės ka vendos tė bėhet Zona Industriale, shkaku i mbetjeve tė mėdha inerte qė ende nuk i ka larguar pushteti lokal.

Berisha ka thėnė se me instrumentin qė janė duke bėrė incizime nuk mund tė punohet aty ku ka mbetje inerte me pėrmbajtje metalike ngase nuk mund tė korret rezultat.

Pas vendimit tė KK-sė sė Suharekės pėr vendosjen e Zonės Industriale nė vendin ku supozohet se ka vlera arkeologjike, arkeologėt e kishin reaguar duke ngrit shqetėsime se mund tė shkatėrrohen kėto vlera nėse vendoset tė punohet mbi atė lokalitet.

Ndėrsa arkeologu Berisha ka thėnė se nė muajin korrik dhe nė vjeshtė, prapė do tu vijnė nė ndihmė Institutit Arkeologjik i Gjermanisė, pėrmes kėtyre incizimeve, dhe se deri nė atė kohė duhet qė Komuna e Suharekės tė largon mbeturinat inerte qė paraqesin pengės pėr kėto incizime.

Komuna e Suharekės ka shumė lokalitete arkeologjike tė regjistruara, tė dėshmuara apo supozuara. Kultura materiale arkeologjike e Hisarit, Reshtanit, Studenēanit, Kastėrci, Peēanit, Bllacės, Dubiēakut, Shirokės etj. tregon vazhdimėsinė e jetės prej Paleolitit deri nė ditėt e sotme.

Nė fshatin Shirokė, nė jug tė Suharekės, sipas ekspertėve gjendėt Nekropoli Tumular dhe nė tė djathtė tė rrugės Therandė-Prizren gjendeshin dy tuma, ndėrsa nė anėn e majtė tė rrugės dy grupe prej tri tumash.

Nė afėrsi tė nekropolit tė Shirokės gjendet vendbanimi ilir i quajtur Hisari i Therandės dhe tumat e Dubiēakut. Mėsohet se Nekropoli i Shirokės daton nė shek. VIII-VII p.e.s. Nė kėtė vendbanim ilir mendohet se janė zhdukur afro 22 tuma ilire gjatė hapjes sė djerrinave pėr zhvillimin e wvreshtarisė nga sistemi i kaluar.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,15204
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.9.2010, 23:17   4

Gėrmime nė Prizren


Citim:
Autorruga zbulon gjurmė tė lashtėsisė afėr Prizrenit

Prizren, 3 shtator – Ministri i Kulturės, i Rinisė dhe i Sportit, Lutfi Haziri, ėshtė zotuar pėr mbrojtje institucionale tė monumentit tė parė qė ėshtė zbuluar javė mė parė pėrgjatė trasesė sė autorrugės Vėrmicė - Merdar, nė afėrsi tė fshatit Poslishtė tė Prizrenit.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	prizren-germime-arkeologjik.jpg
Shikimet:	358
Madhėsia:	94,7 KB
NNJ:	2726

Gjatė vizitės nė kėtė lokalitet, ku ekspertėt e Institutit Arkeologjik pas njė ekspedite me karakter shpėtimi kanė zbuluar njė termė qė besohet se i takon periudhės romake, Haziri ka premtuar rritje tė angazhimeve pėr ruajtjen e thesarit arkeologjik.

"Nė kėtė fazė tė punimeve kemi bėrė gjetjen e parė, qė do tė hyjė nėn mbrojtjen e shtetit si angazhim yni dhe po ashtu do tė ndėrtohen ekspedita qė do tė zhvillojnė punime nė tė ardhmen sipas njė plani tė ri dinamik me qėllim tė evidentimit dhe mbrojtjes sė thesarit tonė arkeologjik", ka thėnė ministri Haziri, tė enjten.

Me kėtė rast ai ėshtė shprehur mirėnjohės pėr kujdesin e treguar nga kompania e kontraktuar pėr ndėrtimin e autorrugės, “Bechtel&Enka", qė ka lajmėruar organet gjegjėse dhe ka mundėsuar pėrfshirjen e tyre nė hulumtimin e kėtij lokaliteti arkeologjik. Zyrtari i lartė qeveritar ka bėrė thirrje qė ky shembull tė ndiqet nga tė gjithė ata qė ndėrmarrin aktivitete ndėrtuese nė territorin e Republikės sė Kosovės.

Nė anėn tjetėr pėrfaqėsuesi i Institutit Arkeologjik tė Kosovės njėherėsh udhėheqėsi i ekspeditės sė shpėtimit, Shafi Gashi ka theksuar se nė trasenė e autorrugės Vėrmicė - Merdar janė zhvilluar punime tė karakterit tė shpėtimit, me ē'rast ėshtė zbuluar njė monument i periudhės romake, gjegjėsisht njė kompleks i cili ka qenė nė shėrbim tė rrugės Lezhė-Nish.

"Bėhet fjalė pėr njė termė tė periudhės romake dhe ambientet pėrcjellėse tė saj, qė datojnė nė fazėn e shekullit I dhe II. Shpresojmė qė me hulumtimet nė vijim tė zbulohet i plotė stacioni rrugor, qė ekziston nė burimet e shkruara, por qė nuk ėshtė piketuar", ka thėnė arkeologu Gashi.

Nė tė njėjtėn kohė ai ka kėrkuar pėrkujdesje mė tė theksuar nga institucionet shtetėrore nė mėnyrė qė ky monument tė ngrihet nė njė atraksion kulturor, i cili do tė mund t'i tėrhiqte vizitorėt pėr shkak se ndodhet nė afėrsi tė autorrugės.

Ai ka bėrė tė ditur se ky lokalitet arkeologjik ėshtė pika e parė qė ėshtė prekur nga ndėrtimi i autorrugės, ndėrkohė qė nė vijim tė trasesė janė evidentuar edhe pika tjera me vlera tė veēanta.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,33170
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.9.2010, 04:46   5
dhemetra
anėtar/e
 
dhemetra
 
Anėtarėsuar: 7.2007
BS! Autorruga ndėrtohet mbi ni pjesė t'madhe t'lokalitetit, s'ka kurrfarė mbrojtje t'shtetit.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.10.2010, 09:59   6
Citim:
Vendbanimet e lashta dėshmojnė autoktoninė tonė ilire-dardane

Nė rajonin e Prizrenit ekzistojnė shumė lokalitete qė konsiderohen vendbanime tė lashta ilire, Hisari nė Therandė, Hisari nė Nishor e Kasterc, Korisha, Vlashnja, Romaja, Pirana, Vėrmica etj. Bazuar nė hulumtimet, sontazhet arkeologjike dhe lėndės sė bollshme, tė pasur dhe tė larmishme arkeologjike, ėshtė konstatuar se kėto lokalitete janė bazat e qytetėrimit tė periudhės sė eneolitit.

Gjatė gėrmimeve arkeologjike tė muajit korrik 2004 nė Hisar tė Therandės janė gjetur shumė eksponate edhe tė fazės sė hershme tė hekurit, qė pėrfshin periudhėn e shekullit (11-9) tė para erės sonė.

Pėrveē periudhės sė eneolitit dhe tė tri fazave kohore tė hekurit qė janė tė rezonuara bindshėm, nė kėto lokalitete arkeologjike ėshtė hasur edhe nė elemente tė periudhės sė bronzit tė hershėm. Arkeologu i njohur nga Tirana, prof. dr. Adem Bunguri, i cili me ekipin e tij ka marrė pjesė nė hulumtimet arkeologjike nė Kalanė e Korishės dhe nė Hisar tė Therandės, jep kėto dhėna:

”Lashtėsia historike qė nga faza e parė e periudhės sė hekurit nė aspektin shkencor ėshtė shumė e rėndėsishme pėr popullatėn autoktone tė kėtyre trojeve tė lashta, nga vetė fakti se nė periudhėn e hekurit finalizohen apo kristalizohen proceset e formimit atnogjenetik tė popullatės ilire nė pėrgjithėsi e asaj dardane nė veēanti. Kalaja e Korishės dhe Hisari i Therandės janė vendbanime tė lashta parahistorike, lėnda e arkeologjike e zbuluar nga fragmentet e enėve janė karakteristike pėr epokėn e bronzit tė Ballkanit qendror, Adriatikut lindor dhe territorit tė Shqipėrisė. Tė dhėnat tregojnė se mund tė vihen analogji tė qarta kulturore kronologjike me grupe tė njohura kulturore tė kėtij rajoni.”

Nė komunėn e Therandės ndodhet njė lokalitet i lashtė arkeologjik nė Kasterc e Nishor dhe ekipi i hulumtimeve tė Muzeut tė Kosovės i udhėhequr nga arkeologu Fatmir Peja sivjet ka punuar katėr javė, dhe gjatė njė pune tejet tė suksesshme hulumtuese e shkencore ka arritur tė zbulojė muret e njė kalaje tė lashtė tė shek. IV-VI p.e.s. Arkeologu Fatmir Peja, tha:

“Nė kėtė lokalitet arkeologjik hulumtimet e para Muzeu i Kosovės i ka bėrė nė vitin 1986, por ato kanė qenė hulumtime sondazhi dhe atėbotė kemi konstatuar se nė bazė tė lėndės sė gjetur arkeologjike bėhet fjalė pėr njė vendbanim tė lashtė. Me pėrkrahjen financiare tė Ministrisė sė Kulturės dhe komunės sė Therandės hulumtimet i kemi filluar me gėrmimin e 200 metrave katrorė dhe gjatė punės hulumtuese kemi hasur nė lėndė tė njė vlere tė veēantė arkeologjike, vegla pune prej hekuri, ashti, qeramikė, orendi pėr stoli, vathė, unaze, byzylyk , monedha etj. Po ashtu, kemi gjetur murin kryesor rrethues tė kalasė i gjerė dy metrave dhe murin mbrojtės i gjerė 1.30 metra nė distancė, rreth 30 metra larg murit rrethues. Kalaja ėshtė vendbanim i lashtė arkeologjik i shekullit IV-VI p.e.s.”

Pronari i arės ku janė zbuluar muret e kalasė sė lashtė, Nuhi Bytyēi, thotė se zbulimet e rastit tė materialit arkeologjik i ka gjetur babai tij. Ndėrkaq, arkeologu Sedat Baraliu tha se hulumtimet arkeologjike dėshmuan se nė Kalanė e Kastercit ka gjurmė edhe tė parahistorisė, rreth 4000 - 6000 vjet p.e.s., qė dėshmohet se ky territor ka qenė i banuar nė vazhdimėsi edhe nė antikitet dhe nė periudhat e mėvonshme historike.

http://www.kosova-sot.info/kulture/v...e-iliredardane
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.5.2011, 00:15   7
Citim:
Tregues tė civilizimit tė hershėm nė Kosovė

Prishtinė, 29 maj - Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Memli Krasniqi ka parė sot nga afėr gėrmimet arkeologjike qė po bėhen nė fshatin Reshtan tė Therandės. Ministri ėshtė informuar mė nė detaje se ēka ėshtė gjetur dhe cilės periudhė i takojnė kėto gjetje arkeologjike.

Ai ka pėrgėzuar punėn qė ėshtė bėrė nė kėtė vendgėrmim, duke thėnė se vendbanimi i kohės sė lashtė, i gjetur nė fshatin Reshtan, pėrbėn njė fakt interesant pėr Kosovėn.

“Ėshtė njė vendbanim jashtėzakonisht interesant dhe nga ajo qė u informova kėtu kanė rezultuar me gjetje tė veēanta, qė dėshmojnė edhe njė herė historinė jashtėzakonisht tė pasur dhe civilizimin e hershėm qė ka ekzistuar dhe ka jetuar, e qė ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė Kosovė dhe nė gjithė kėtė rajon”, tha ministri Krasniqi, duke shprehur mbėshtetjen e tij tė plotė pėr gėrmimet arkeologjike kudo qė bėhen nė vendin tonė.

Nė Reshtan ka dy muaj qė janė duke u bėrė gėrmime arkeologjike. Ato pritet tė pėrfundojnė shumė shpejtė dhe karakteri i kėtyre gėrmimeve ka qenė shpėtimi, pasi mu nė atė vend ndėrtohet rruga e re Therandė – Studenēan.

Gėrmimet arkeologjike kanė rezultuar me gjetje tė elementeve tė ndryshme qė i pėrkasin kohės sė Neolitit, diku 3 500 deri nė 4 000 vjet para erės sonė.
Janė gjetur elemente tė ndryshme si material kockor, vegla tė ndryshme, horizonte banimi, etj.

Shafi Gashi, nga Instituti i Arkeologjisė sė Kosovės, tha se elementet e gjetura tregojnė pėr formėn e jetesės sė atėhershme dhe tė disa zakoneve, ku shumė prej tyre edhe sot aplikohen nė ca zona tė Kosovės.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,60688
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.10.2011, 21:26   8
Citim:
Gėrmime arkeologjike nė Therandė

Falė bashkėpunimit dhe bashkėfinancimit mes Ministrisė sė Kulturės, respektivisht Muzeut tė Kosovės dhe Kuvendit Komunal tė Therandės, ky ėshtė viti i dytė qė kryhen gėrmime arkeologjike nė Kalanė e fshatit Kastėrc, fshat ky 12 km nė jug-perėndim tė Therandės.

Gėrmimet janė kryer nėn frontin e Fatmir Pejės, shef i sektorit tė arkeologjisė nė Muzeun e Kosovės, si dhe arkeologėt Arben Hajdari dhe Sedat Baraliu nga Universiteti i Prishtinės.

Tė filluara qysh nė vitin e kaluar, gėrmimet kanė dhėnė rezultate tė lakmueshme dhe kanė nxjerrė nė pah fakte tė cilat dėshmojnė pėr njė kala tė rėndėsishme tė ndėrtuar nga perandori Justinian, e dalė si produkt i kėtyre gėrmimeve dhe e fshehur me shekuj nėn gėrmadhat e fshatit Kastėrc.

“Gėrmimet dhe ekspedita kanė dhėnė rezultate interesante pėr trashėgiminė tonė kulturore. Bėhet fjalė pėr njė kala tė rėndėsishme e cila bėn pjesė nė grupin e kalave tė pėrmendura nga Prokopi i Cezares, tė rindėrtuara nė Dardani nga perandori Justinian.

Deri mė tani janė zbuluar dy linja tė mureve rrethuese, struktura tė brendshme arkitektonike qė duken si tė njė kishe, mund tė jetė trikonkė, e cila ėshtė gėrmuar pjesėrisht pėr arsye tė mungesės sė kohės dhe mjeteve financiare, por qė presim nė tė ardhmen ta gjurmojmė edhe mė shumė” thotė Fatmir Peja, duke shtuar se brenda dhe pėrreth kėsaj hapėsireje tė kishės janė zbuluar edhe disa varreza me konstruksion primar por pa material pėrcjellės.

“Bazuar nė rezultatet preliminare strukturat arkitektonike tė zbuluara i takojnė shekujve IV-VI p.e.s.” vazhdon Peja. Nė anėn tjetėr, Arben Hajdari, arkeolog pjesėmarrės nė kėto gėrmime thotė se nė rrėmime e sipėr, pos mureve dhe strukturave arkitektonike, ėshtė gjetur edhe njė sasi e konsideruar e materialit tė lėvizshėm arkeologjik si qeramikė, vegla pune, stoli, vathė, fragmente tė enėve prej qelqi e monedha tė periudhave tė ndryshme prej bronzi, ari e argjendi.

“Tė gjitha dėshmojnė pėr njė banueshmėri njerėzore nė kėtė kala qė nga parahistoria e deri nė shekullin XII p.e.s. Bazuar nė rezultatet tona, Kalaja e Kastėrcit, pas asaj tė Harilaqit, paraqet kalanė mė tė rėndėsishme tė zbuluar deri mė tani nė tėrė territorin e Kosovės, mbase edhe nė regjion” pohon Hajdari.

Sipas tij, restaurimi i kėsaj zone ka njė rėndėsi tė madhe, dhe do tė thellohej edhe mė shumė nėse ndihma do tė ishte edhe mė e madhe, jo se ka munguar deri mė tani. “Falėnderojmė Kuvendin Komunal tė Therandės i cili pėrkundėr faktit qė ka njė buxhet modest ka gjetur forma pėr tė pėrkrahur financiarisht gėrmimet, dhe sė bashku me KK tė Fushė Kosovės janė shembujt mė tė mirė se si duhet trajtuar trashėgimia kulturore. Shpresojmė qė tė kemi mbėshtetje financiare edhe mė tutje nga Ministria e Kulturės, sepse zbulimi, konservimi dhe restaurimi i kalasė do tė pasuronte trashėgiminė tonė kulturore edhe mė tutje” pohon Hajdari.

Ndėrsa Sedat Baraliu, gjithashtu arkeolog nė kėto gėrmime, tregon se tanimė punimet janė duke u kryer nė fshatin Llashticė tė Gjilanit, ndėrsa mė pas ato do tė kryhen edhe nė lokacione tjera.

“Falė mbėshtetjes qė kemi, punime deri tash kemi pasur nė Suharekė, nė qytetin antik tė Ulpianės, nė Vushtrri e nė shumė vende tjera. Ministria tek tani ka premtuar se edhe viti tjetėr do tė jetė vit i gėrmimeve tė tilla” pohon Baraliu.

Gėrmimet kėtė vit kryesisht kanė qenė tė pėrqendruara nė pėrcjelljen e mureve tė strukturave arkitektonike dhe ėshtė e nevojshme qė nė vitet nė vazhdim tė trajtohet aspekti stratigrafik vertikal me qėllim tė pėrcaktimit tė saktė tė kronologjisė sė vendbanimit, thonė nė fund treshja qė ka nisur njė eksplorim tė tillė fitimprurės pėr trashėgiminė kulturore.

http://www.zeri.info/artikulli/4/22/...e-ne-therande/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 09:45.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.