Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1944-1992: Republika III
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.8.2009, 11:05   1

Shkrim i cituar 1945: Vrasja e M.Popoviēit nga Haki Taha


Interpretim



Emri:  haki-taha.jpg
Shikimet: 1462
Madhėsia:  11,0 KB
Haki Taha
Pėr emrin e Haki Tahės mėsova pėr herė tė parė nė vitin 1943, kur e lexova vjershėn e tij "Kosovė, o shpirti i jonė", tė botuar, me sa mė kujtohet, nė "Kalendarin kombėtar", mė vonė edhe nė gazetėn "Lidhja e Prizrenit", qė e botonte Kryesia e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, me seli nė Prizren, diku nga fundi i vitit 1943 ose fillimi i vitit 1944.

Qė atėherė, e sidomos pas vrasjes sė Miladin Popoviēit, mė 13 mars 1945 nė Prishtinė, atėherė sekretar i Komitetit Krahinor tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė pėr Kosovė e Rrafshin e Dukagjinit dhe njeriu numėr njė i pushtetit politik nė Kosovė, dhe vrasjes apo vetėvrasjes sė vetė Haki Tahės dy-tri ditė mė vonė, gjithashtu nė Prishtinė, dhe shpalljes sė kėtij mėsuesi patriot shqiptar vrasės tė Miladinit - jam pėrpjekur tė di e tė mėsoj diē mė tepėr pėr kėtė figurė kombėtare dhe pishtar tė dalluar tė arsimit shqiptar.

Por, mjerisht, deri vonė emri i tij ka qenė i anatemuar e bisedat rreth tij tė ndaluara e tė padėshiruara - pėrpos me konotacion negativ.

Nuk u befasova pak as tash, kur, kėto ditė, nė listėn e arsimtarėve tė dekoruar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, dr.Sali Berisha, krahas Zekeria Rexhės, Xheladin Hanės e shumė tė tjerėve, nuk e gjeta edhe emrin e Haki Tahės! A ėshtė e mundur qė edhe atje, pėrtej kufirit qė e ndan popullin tonė, tė mos dihet se kush ka qenė Haki Taha dhe roli i tij revolucionar e kontributi i tij pėr shkollėn shqipe dhe arsimin kombėtar, sė paku kėtu, nė Kosovė?!

Por, jeta dhe veprimtaria e patriotit dhe veteranit tė arsimit, Haki Tahės, vėrtet ende ka mbetur e pandriēuar sa duhet, e sidomos ajo pjesė e lidhur me vrasjen e Miladin Popoviēit dhe vrasjes apo vetėvrasjes sė vetė Haki Tahės.

Pėr kėtė ngjarje, me sa di, ekzistojnė tri versione: ai tė cilin e lansoi pushteti sllavo-komunist dhe organet e sigurimit shtetėror jugosllav se Haki Taha ėshtė "vrasės i paskrupull" i Miladin Popoviēit; ai tė cilin e pėrkrahėn edhe disa historianė shqiptarė se Haki Taha ėshtė vetėm viktimė e lojės sė ndytė tė organeve tė OZN-ės jugosllave pėr t'i fshehur vrasėsit e vėrtetė tė Miladinit; dhe versioni i tretė qė qarkullon edhe nė opinionin e gjerė dhe ndėr njohėsit dhe tė afėrmit e Haki Tahės se kėtė atentat vėrtet e beri Haki Taha, por me vetėdije tė plotė dhe me paramendim si vepėr patriotike e gjest heroik.

Unė mendoj se prej tri versioneve, i treti ėshtė ai i vėrteti. Patriot dhe atdhetar i flaktė, me shėndet tė shkatėrruar dhe i zhgėnjyer me gjendjen dhe situatėn e krijuar pas pėrfundimit tė luftės, kur u mor vesh mashtrimi dhe shkelja e premtimeve tė dhėna gjatė luftės dhe nė Konferencėn e Bujanit, e duke e konsideruar Miladin Popoviēin kreun dhe ideologun e sllavokomunistėve nė Kosovė dhe fajtorin kryesor pėr prishjen e Marrėveshjes sė Mukjes dhe pėr tė gjitha ato qė po ndodhnin nė atė kohė nė Kosovė, Haki Taha merr vendim ta bėjė gjestin e tij tė fundit.

Sepse - gjatė kohės sa ishte Miladin Popoviēi nė pozitėn mė tė lartė politike nė Kosovė ndodhėn tė gjitha ato qė ndodhėn: masakrat pothuaj nė tė gjitha qendrat e Kosovės, luftėrat dhe masakrat nė Ferizaj, Gjilan e Drenicė, largimi i brigadave shqiptare tė Kosovės dhe i brigadave tė Shqipėrisė nga Kosova pėr tė ardhur nė vend tė tyre brigadat serbomalazeze dhe famėkeqja brigadė kriminale e Bokės qė bėri kėrdinė nėpėr Rrafshin e Dukagjinit, ploja e tė rinjve tė mobilizuar shqiptarė dhe masakrimi i tyre nė rrugė pėr nė Shkodėr, Tivar, Dubrovnik e Trogir, vendosja e pushtetit ushtarak nė Kosovė etj.

E politikisht, Kosova qė atėherė ishte tradhtuar dhe e mbetur definitivisht nė kuadėr tė Serbisė. Haki Taha me kėtė nuk mund tė pajtohej kurrsesi. Prandaj nuk i mbeti tjetėr pėrveē tė bėnte njė gjest heroik, qoftė edhe duke e sakrifikuar me vetėdije tė plotė jetėn e vet dhe tė tregonte me vepėr atė qė thoshte me gojė dhe e shkruante me penė.

Me atentatin e tij heroik e flijoi veten pėr Kosovėn martire, tė cilės i kėndoi me aq afsh e pėrkushtim kur tha: "Na ke bij e tė kemi nanė/ Kosovė, shpirt i Shqipnisė / Pa ty, vdekė ma mirė tė tanė!"

Pėr kėtė jam bindur edhe nė bazė tė ca deklaratave qė kam dėgjuar ose lexuar nė raste tė veēanta.

E para ėshtė ajo e Fadil Hoxhės, ish-shok shkolle i Haki Tahės, qė e dėgjova nė prani tė shefit tė kabinetit tė tij (Masar Murtezait), si pėrgjigje nė pyetjen time: Si ėshtė e mundur qė Vladimir Dedier, i cili, pėr ēdo gjė qė ka shkruar, ėshtė mbėshtetur nė dokumente konkrete, pėr kėtė atentat ka thėnė:
"Dosjen pėr vrasjen e Miladin Popoviēit nuk e kam parė kurrė, por, siē mė kanė thėnė, kėtė e ka vrarė Haki Taha…"?
Fadil Hoxha, me atė rast, pasi u mendua pak, tha:
"Unė mendoj, po ashtu, se Hakiu e ka vrarė Miladinin. Ai ka qenė nacionalist i madh dhe me kėtė ka dashur qė tė mbetet nė histori".
Njė deklaratė tė ngjashme tė Xhafer Vokshit e kam lexuar edhe nė revistėn "Zėri". Por, deklarata, e cila ma pėrforcon edhe mė tepėr kėtė bindje, ėshtė ajo e veteranit tė arsimit, Minush Lipovecit, ish-shok klase i Haki Tahės nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, tė cilėn ia paska thėnė kolegut tė tij, Mehmet Gjevorit, nė Prizren, disa ditė pas atentatit kundėr Miladin Popoviēit dhe vrasjes sė Haki Tahės.

Mehmet Gjevori thotė se kur erdhi nė punė, Minush Lipoveci tregoi se e kishte pasur nė konak Haki Tahėn disa ditė mė parė, kur ishte nė udhėtim e sipėr pėr nė Prishtinė. Ai tha se Hakiu ishte shumė i sėmurė, i zhgėnjyer dhe i shqetėsuar. Tha edhe se po interesohej pėr tė shkuar ndokund pėr mjekim. Megjithatė, nė ndarje, i kishte thėnė Minushit:
"Ke pėr tė dėgjuar pėr mua dhe pėr veprėn time!"
Kėtij i ishin bėrė merak kėto fjalė dhe sjellja e shqetėsimi qė e kishte kapluar Hakiun. Shpejt pas kėsaj u dėgjua pėr vrasjen e Miladin Popoviēit nė Prishtinė, e mė vonė edhe pėr vrasjen apo vetėvrasjen e Haki Tahės.

E ngjashme me deklaratėn e zoti Lipovecit ėshtė edhe deklarata e motrės sė Haki Tahės, Hyrema Tahės, bashkėshortes sė tė ndjerit Shaban Valės, tė cilin e pushkatuan partizanėt fill pas hyrjes nė Gjakovė diku nga fundi i vitit 1944 ose fillimi i vitit 1945. Zonja Hyrema ende ėshtė gjallė dhe lidhur me kėtė ajo thotė:
"Hakiu mė tha: po shkoj nė Prishtinė pėr ta kryer njė detyrė tė rėndėsishme. Ndoshta edhe nuk kthehem mė. Por, kjo s'prish punė. Ti kujdesesh pėr nėnėn…"
Ky version deri diku pėrputhet edhe me deklaratėn e Vesel Rexhepit, ish-drejtor i Shtėpisė botuese dhe shtypshkronjės "Progres" nė Prishtinė, i cili kishte qenė i pranishėm kur ėshtė kontrolluar trupi i vdekur i Haki Tahės.

Si tregon vėllai i Vesel Rexhepit, Vehbi Rexhepi, fotograf nė Prishtinė, Haki Taha, atėherė, nėn mantel, kishte veshur njė gozhup me lesh, si i sėmurė qė ishte, nėn tė njė xhemper dhe ishte mbėshtjellė me flamurin kombėtar shqiptar, tė qėndisur me njė parullė nė formė tė harkut me shkronja tė arta: "Kosovės liri - Bashkim me Shqipni!"

Lidhur me gjithė kėtė nuk po mundem pa cituar edhe njė pjesė nga libri, qė ėshtė nė procesin e botimit nė Shtėpinė botuese "Onufri" tė Elbasanit, "Lasgushi nė Pogradec" nga Meri Lalaj. Kėtė pjesė e lexova kėto ditė - tė publikuar nė tė pėrditshmen "Bujku" tė Prishtinės, dt.10 dhjetor 1994:
"Po ecnim rrugės tė dy, me Lasgushin - shkruan kėtu Meri Lalaj - dhe ai po mė tregonte se si serbėt i ndiqnin kosovarėt nė kohėn e Zogut. Kėshtu, kishin ardhur nė Shqipėri dy kosovarė: Bajram Gashi dhe Haki Taha, qė ishin mėsues - njėri nė njėrėn shkollė tė Shenavlashit, tjetri nė tjetrėn. Njė ditė nė Tiranė, - vazhdoi Lasgushi, - mė takoi Haki Taha dhe mė tregoi njė libėr, ja kaq tė trashė, sa gishti. Ishte njė pėrmbledhje me poezi pėr Kosovėn. Aty ishte edhe poezia ime "Marshi Kosovar".

- Tė lutem - mė tha Haki Taha, - tė na bėsh njė parathėnie.
- Unė nuk shkruaj nė prozė, - i thashė - po pėr Kosovėn do ta bėj.

Njėherė vajta nė Shenavlash, - vijoi Lasgushi, - dhe mė ftoi pėr drekė prifti i fshatit. Duke ecur rrugės pėrmes fshatit, takova Haki Tahėn, i cili mė tha:

- Nėna dhe unė po tė presim pėr drekė.
- Mė ka ftuar pėr drekė prifti i fshatit, - thashė unė, - por do tė vij te ti.

Nė shtėpinė e tyre ishte njė koritė e madhe me 7 a 8 kile qumėsht pėr mikun, se shqiptari kosovar e pėrmbys shtėpinė pėr mikun - vijoi Lasgushi: - Kur hyri Italia fashiste, tė dy, Haki Taha dhe Bajram Gashi dolėn malit pėr tė luftuar. Bajrami u vra duke sulmuar njė postė italiane. E kur Haki Taha doli malit partizan, Miladin Popoviēi i tha: "Kur tė ēlirohemi, nė Kosovė do tė udhėheqin shqiptarėt". Pasi u ēlirua vendi, Miladin Popoviēi u bė sekretar i parė dhe, atje nė kolltuk, nuk po mendonte mė pėr kosovarėt. Njė ditė, Haki Taha vajti nė komitet dhe i tha rojės me pushkė qė ruante te dera: "Lajmėroje Miladin Popoviēin se e kėrkoj unė". Pas pak, roja e lejoi tė hynte brenda nė komitet dhe atje, nė zyrėn e Miladinit, ai nxori koburėn dhe ia numėroi tė dhjetat mu nė ballė.

Hakiun e fshehėn kosovarėt me javė tė tėra, se e ndiqnin serbėt. Mė sė fundi, kur e rrethuan dhe donin ta kapnin, Haki Taha vrau veten, se vetėm trimat vrasin veten.

- Dėgjo kėtu, moj zonjushe, - tha me bindje Lasgushi - Jugosllavia nuk mund tė jetojė dot kurrė si shtet, sepse ėshtė ashtu, me copa, si i thonė, shtet mozaik, me kroatė, sllovenė, malazez, maqedonas… Po serbi ka qenė dhe do tė mbetet armiku i pėrjetshėm i shqiptarėve…
"
Pa marrė parasysh sa ishte i informuar pėr jetėn e Haki Tahės pas vitit 1941, ėshtė interesante si e shihte, apo mė mirė, si e ndjente poeti ynė i madh veprėn heroike tė Haki Tahės - atė ditė gushti tė vitit 1981 kur po bisedonte me Meri Lalajn.

(...)

Nuk ka rėndėsi qė Lasgush Poradeci atėherė nuk e ka ditur se Haki Taha nuk ka qenė kurrė partizan dhe se trupi i tij i vrarė ėshtė gjetur vetėm dy-tri ditė pas vrasjes sė Miladin Popoviēit. Ėshtė me rėndėsi rėndėsia qė Lasgushi i jep veprės heroike tė Haki Tahės.

Mė nė fund, njė bashkėkohanik i Haki Tahės, Salih Kolludra, nė intervistėn qė i dha Haqif Mulliqit, gazetar i javores politike shqiptare "Zėri", nr.1534. dt. 18 janar, 1995, decidivisht thotė:
"Miladin Popoviēin e ka vrarė Haki Taha. Miladini ishte elementi mė i rrezikshėm pėr shqiptarėt, ngase u shtirej si mik. Se do tė ndodhė vrasja, unė e dija qė mė parė. Kėtė ma tha Luan Gashi, i cili kishte qenė nė kontakt me Haki Tahėn. Bile, ne u bėmė gati qė, eventualisht, ta ndihmojmė Hakiun, pasi qė ta kryejė kėtė akt trimėror. Fatkeqėsisht, Hakiu mbeti nė Prishtinė dhe nuk ia doli qė tė na bashkohet nė Greqi."

Sido qė tė ketė qenė, koha ėshtė qė tė ndriēohet deri nė fund jeta, vepra dhe kontributi i Haki Tahės pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi dhe pėr arsimin shqip nė veēanti. Unė, kėtu mė poshtė, po shėnoj vetėm ato qė nė kėtė periudhė arrita tė mbledh.

HAKI TAHA (Gjakovė, 1913 - Prishtinė, 1945) rrjedh nga njė familje me tradita patriotike e Gjakovės (me prejardhje nga Bujanoci); i vėllai, Qamili, nėpunės i thjeshtė, pas vrasjes sė Hakiut u burgos e pas njė kohe, i lidhur, u dėbua nė Shqipėri, ku pėsoi keq. Vėllai mė i madh i Hakiut, Demush Taha - Gjakova, mėsues e drejtor shkolle nė Gjakovė, ishte patriot i shquar e antifashist, i cili u arrestua dhe u torturua nga fashistėt italianė pas demonstratave tė mėdha antifashiste nė mars tė vitit 1943 nė Gjakovė, e pak kohė pasi u lirua vdiq.

Hakiu shkollėn fillore e nisi nė vendlindje dhe e kreu nė Shkollėn fillore "Kosova" nė Krumė tė Hasit nė Shqipėri. Gjimnazin e ulėt e kreu nė Shkodėr e Shkollėn Normale nė Elbasan, nė vitin 1939, kur edhe u emėrua mėsues nė Shinavlash tė Shqipėrisė. Nė vitin 1941, me grupin e parė tė mėsuesve qė erdhėn nė Kosovė, erdhi nė vendlindje edhe Haki Taha, ku, bashkė me shokėt e vet, Hysni Zajmin, Fadil Hoxhėn, Xheladin Hanėn, Zeki Shehun, Muharrem Gazinė etj., gjatė verės, organizoi kurset e gjuhės pėr tė rinjtė shqiptarė tė shkolluar mė parė nėpėr shkollat nė gjuhėn serbe. Aty edhe ngjalli ndėr tė rinjtė ndjenjat patriotike dhe frymėn e atdhedashurisė.

Ndonėse antifashist pėr nga bindja, gjatė tėrė kohės sė luftės, nuk iu bashkua Lėvizjes Nacionalēlirimtare pėr arsye se ishte "nacionalist i madh", si tha nė rastin qė pėrmendėm Fadil Hoxha, dhe - pėr shkak tė mosbesimit ndaj bashkėpunimit me serbėt e malazeztė. Por, as nuk u hodh nė luftė tė drejtpėrdrejtė kundėr kėsaj Lėvizjeje. Kėshtu, gjatė tėrė kohės sė luftės mbeti vetėm mėsues, pa hyrė nė shėrbim tė askujt. Mirėpo, si mėsues ishte shumė i dashur nga nxėnėsit dhe shumė i nderuar nga populli.

Nė vitin 1942, kur Kosovėn e vizitoi kryeministri i atėhershėm i shtetit shqiptar, Mustafa Kruja, Haki Taha ishte njėri nga ata qė i ogranizoi tė rinjtė e Gjakovės qė, me flamur kombėtar, pa shenjat fashiste tė "liktorit", t'i dilnin pėrpara dhe tė kėrkonin nga ai qė nė Gjakovė tė hapej Shkolla Normale e jo ajo tregtare, si kishte vendosur qeveria e tij.

Fjalėn me kėtė kėrkesė tė tė rinjve gjakovarė, tė drejtuar kryeministrit Mustafa Kruja, qė e mbajti Vehap Shita, atėherė nxėnės i Gjimnazit tė Prishtinės, e kishte inicuar dhe mundėsuar pikėrisht Haki Taha, atėherė mėsues nė Gjakovė.

E pas kėsaj vizite tė kryeministrit Mustafa Kruja, pranė Institutit Tregtar nė Gjakovė, u hap edhe dega e Shkollės Normale me drejtor Zekeria Rexhėn, kurse dega e tregtisė pranė kėtij Instituti thuaja se u shua fare.

Mirėpo, Haki Taha, edhe atėherė shėndetlig, sė shpejti u sėmur rėndė dhe mbeti i shtrirė nė shtrat pothuaj deri nė ditėt kur mori rrugėn pėr nė Prishtinė, ku edhe e gjeti vdekja nė mars tė vitit 1945.




Shėnim: Pas botimit tė kėtij libri ku shprehej habia pėrse nuk ėshtė dekoruar edhe Haki Taha pėr veprimtarinė e tij tė njohur atdhetare e arsimore, njė vit mė vonė (mė 22.11.1995), u dekorua edhe Haki Taha.


Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.



DBVI Lėnda mė sipėr paraqitet nė pėrputhje me tė drejtat e pėrdorimit. Ripėrdorimi lejohet, por respektoni punėn e autorit dhe punėn tonė kėrkimore. Pėrmendni nyjen e faqes ku ndodhet (ose vetėm vargmal.org).
DBV nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2009, 11:44   2
Interpretim



Pse u quajt Haki Taha "shovinist shqiptar" nga Enver Hoxha
Kastriot Dervishi

Tashmė dihet nga ndokush se njeriun qė themeloi PKSH‑nė, Miladin Popoviēin, e vrau arsimtari kosovar Haki Taha nė Prishtinė nė mars tė vitit 1945. Nė historiografinė komuniste dhe veēmas nė atė PPSH‑sė, ėshtė thėnė vazhdimisht se kjo vrasje u krye nga UDB‑ja jugosllave, pa dhėnė asnjėherė shpjegime tė mėtejshme. Mirėpo nė vitet e para tė regjimit komunist nė Shqipėri, ka qenė vetė Enver Hoxha qė thotė tė kundėrtėn.

Nė librin voluminoz "PPSH dokumente kryesore" vėllimi i I‑rė, botuar nė Tiranė nė vitin 1971, nė faqen 507, botohet edhe njė deklaratė e Komitetit Central tė PKSH‑sė si pėrgjigje ndaj deklaratės sė 12 korrikut 1948 Komitetit Central tė Partisė Komuniste tė Maqedonisė, ku sulmohej PK e Bullgarisė dhe PK e Shqipėrisė.

Nga kjo deklaratė ‑ pėrgjigje, ndėr tė tjera veēojmė:
"Nė Kongresin e 5‑tė, Tito pėrmendi nė mes tė tjerash emrin e komunistit jugosllav Miladin Popoviē si njė aktivist qė ka ndihmuar Partinė tonė Komuniste.

Miladin Popoviēi, anėtar i PKJ‑sė, i kapur nga forcat fashiste italiane nė Kosovė e Metohi, u ēlirua nga kampet e pėrqendrimit nė Shqipėri prej gueriljeve shqiptare. Miladini vuri tė gjitha forcat pėr tė ndihmuar Partinė dhe popullin tonė dhe ky u rrit me luftėn e Partisė sonė dhe popullit tonė.

(...)

Miladin Popoviēi u vra tradhėtisht dhe nė mėnyrė misterioze nė Kosovė e Metohi nga dora e njė shovinisti shqiptar kosovar.

Partia jonė nuk u vu nė korrent mbi kėtė ēėshtje nga Komiteti Central i Jugosllavisė, megjithėse ajo e konsideron Miladin Popoviēin si njė pjestar heroik tė saj dhe e nderon kujtimin e djalit tė popullit tė Malit tė Zi dhe tė Partisė Komuniste Jugosllave, si njė komunist internacionalist qė shėrbeu nė radhėt e luftėtarėve mė tė shquar tė popullit shqiptar".
Po nė kėtė deklaratė, midis tė tjerash, nxirret roli i madh qė ka luajtur Miladin Popoviēi nė "shtypjen pa mėshirė" tė "fraksionit tė Vlorės".

Ndėrsa nė librin kujtimor "Kur lindi Partia", nė lidhje me vrasjen e Miladin Popoviēit, Enver Hoxha thotė:
"..Jo shumė kohė pas ēlirimit tė Kosovės (lexo pushtimit nga serbėt ‑ aut.), Miladin Popoviēin e vranė prapa krahėve njerėzit e UDB‑sė, sepse ishte shprehur pėr tė drejtėn e popullsisė shqiptare tė Kosovės pėr vetėvendosje (gėnjeshtėr e pastėr ‑ aut.).

Pėr kėtė kemi bindje tė plotė jo vetėm nga bisedat qė bėnim me Miladinin, kur ishte nė Shqipėri por edhe nė Arkivin e Komitetit Qendror tė Partisė sonė kemi dokumente qė flasin qartė pėr kėto pikėpamje tė komunistit internacionalist, Miladin Popoviē.

Pas kėsaj njerėzit e Titos trumbetuan se vrasjen gjoja e paskėsh bėrė....njė shqiptar kosovar! Dhe ku? Mu nė tavolinėn e tij tė punės, nė shtėpinė qė ruhej nga partizanė jugosllavė..."
.
Po tė krahasojmė kėto dy materiale, duhet tė shtrojmė disa pyetje. Nė rast se Haki Taha ishte njė "shovinist shqiptar", siē e quan Enver Hoxha nė vitin 1948, pse duhej tė ishte ai " i UDB‑sė".

Njė tjetėr mashtrim i madh i Enver Hoxhės ėshtė edhe cilėsimi "proshqiptar" i Miladin Popoviēit, sikur ai gjoja paska kėrkuar zbatimin e parimit tė vetėvendosjes pėr Kosovėn. Pa dashur tė merremi gjatė me njė falsifikim tė tillė do tė kujtonim dy detaje:

Sė pari Miladin Popoviēi ishte i pari qė u ngrit kundėr marrėveshjes sė Mukjes, pėr shkak se nė kėtė marrėveshje flitej pėr problemin vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės. Ai urdhėroi Enver Hoxhėn qė tė pushkatoheshin si tradhtarė, Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica. Ky i fundit nuk u ekzekutua pasi nė gazetėn "Bashkimi i Kombit", u botua nga Xhelal Staravecka, proces ‑verbali i mbledhjes sė Vithkuqit, nė tė cilin dėnoheshin me vdekje nga Miladin Popoviēi personat e sipėrpėrmendur. Por ndėrsa Gjinishin e vranė prapa krahėve, njė gjė tė tillė nuk mundėn ta bėjnė me Dishnicėn pasi do tė demaskoheshin keqas.

Sė dyti duhet thėnė se Haki Taha e vrau Miladin Popoviēin nė njė lokal nė Prishtinė nė momentin kur ky i fundit i pat thėnė se Kosova ishte e Jugosllavisė dhe vetėvendosje nuk kishte pėr tė pasur. Pak kohė pas vrasjes sė Miladinit, Haki Taha u vra, ndėrsa shoqėruesi i tij Qazim Vula, pasi vuajti nė burgjet e Jugosllavisė, u arratis nė Shqipėri ku vuajti burgjet e tmerrshme tė komunizmit kėtu.

Nė faktnė deklarimet e mėsipėrme tė Enver Hoxhės, ka njė diēka tė sinqertė nga ana e komunistėve tė Shqipėrisė. Ata kanė qenė gjithnjė antinacionalistė tė tėrbuar dhe nė kėtė linjė nacionalizmi quhej rėndom si "shovinizėm" pavarėsisht se nuk ka ekzistuar kurrė ndonjėherė njė shovinizėm shqiptar. Por nuk ėshtė rastėsi qė "shovinistė" shpallen Gjergj Fishta, Haki Taha etj.

Nga ana tjetėr duam tė kujtojmė se njeriu qė kontribuoi mė shumė se kushdo nė ngritjes e Enver Hoxhės nė pushtet, Miladin Popoviē, mban akoma "Urdhėrin e Flamurit" dhe medaljen e "Kujtimit", nė bazė tė vendimit nr 117, datė 5 shtator 1945 tė Kryesisė sė Kėshillit Antifashist Nacional Ēlirimtar (shih "Gazeta Zyrtare" nr 46, 20 shtator 1945, faqe 5).

Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.



DBVI Lėnda mė sipėr paraqitet nė pėrputhje me tė drejtat e pėrdorimit. Ripėrdorimi lejohet, por respektoni punėn e autorit dhe punėn tonė kėrkimore. Pėrmendni nyjen e faqes ku ndodhet (ose vetėm vargmal.org).
DBV nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.8.2009, 15:14   3
Dokument



Njė kujtim pėr Haki Tahėn
Prenk Gruda ( 1912-1999)

Populli ynė ka nxjerrė gjithmonė nga gjiri i vet njerėz tė sakrificave e nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare e pėr qėndresė burrnore, tue pėrballua me vetmohim vėshtirėsitė ashtu siē asht tue i pėrballue me vetmohim e tue qėndrue granit-heroizmi populli i Kosovės. I frymėzuem natyrisht prej bijėve e bijave tė tij si Haki Taha, duke ecur nė gjurmėt e Azem e Shote Galicės, tė Gjon Serreqit e Marie Shllakut e me qindra tė tjerė heronj e dėshmorė qė luftuan pėr Kosovėn, pėr Shqipėrinė Etnike. Ata u desh tė pėrballonin nė kėtė luftė jo vetėm pushtuesit sllavė, por edhe komunistėt shqiptarė tė ēoroditun me kryetarin e tyre tė degjeneruar, sllavo-komunistin, shkatrruesin e Kombit, Enver Hoxha.

Pėr kryetrimin Haki Taha mund tė flasish e shkruash njė libėr tė tėrė, por unė po marr pėrsipėr veē njė kujtim tė shkurtėr nga njohja e miqėsia nė rininė time shkollore e mė pas.

Ishte prej Gjakove qė ka qenė gjithmonė njė ēerdhe e shqiptarizmit. Hakiun e njoha pėr herė tė parė nė konviktin "Malet Tona" nė Shkodėr, mandej na ra pėr disa vjet me kalue sė bashku nė Normale tė Elbasanit e Shkollė Teknike nė Tiranė, gjatė pushimeve shkollore.

Hakiu ishte i gjatė e i hollė me njė trup tė hijshėm burrnor. Ishte i dashtun e shumė i njerėzishėm, por i padurueshėm me ata qė anonin nga e majta duke mendue se kėshtu i shėrbenin Kosovės e Shqipėrise Etnike. Bile njė herė u ngatrrue keq me Asim Vokshin e gjithnjė i kritikonte Emin Durakun e Xheladin Hanėn tue iu thanė se rusėt kanė ndryshue kryeqytetin e taktikėn, por kanė gjithmonė tė njėjtėn strategji pansllave, pėrpimjen e shqiptarėve pėr dalje nė ujrat e ngrohta tė Mesdheut etj.

Fjalėt e Hakiut ishin bindėse, sepse ai thoshte tė vėrtetėn pa zbukurime si dhe pa frikė. Fjala e tij zinte vend dhe sytė e tij ishin imponues besimi. S'kishte shumė shokė, mbasi ai gjithnjė lexonte vepra frėngjisht dhe nuk e kisha parė tė lexonte shpesh libra tė mėsimeve shkollore, e megjithatė ai ishte pėrherė ndėr tė parėt e klasės sė tij, gja qė e provon se ishte shumė i squet.

Ka qenė shkrimtar i mprehtė e prozator e poet. Pėrshėndetja e Kosovės nga Qafa e Prushit 1938, nė "Hylli i Dritės" ėshtė shumė mallėngjyese, njė hymn i djelmėnisė shqiptare pėr Nanėn Kosovė. Ma vonė shumė shkrime tė tjera tė botueme apo dorėshkrime provojnė aftėsitė e Hakiut si shkrimtar.

Ai ndiqte gjurmėt e Apostujve tė Rilindjes. Fishta e Naimi ishin pėr tė Ungjilli e Kurani. Admironte Mjedėn e Asdrenin, Prenushin e Ēajupin. Interesant ishte pėr mue kur vinte padėr Anton Harapi e fratel Gjoni me u takue me Haki Tahėn nė Normalen e Elbasanit e nė Shkollen Teknike nė Tiranė.

Mė 28 shkurt 1937, Hakiu formoi njė celulė tė fshehtė, nė formė organizate, vetė i pestė: Haki Taha kryetar, Minush Lipovski, Zeki Shehi (tė tre gjakovarė), Murat Llabunishti nga Struga e Prenk Gruda prej Malėsisė sė Madhe tė Shkodrės. Ne ishim tė gjithė tė betuem pėr ēdo gja me e mbajt sekretin, me qenė tė gatshėm po tė jetė nevoja, me e dhanė jetėn pėr kauzėn e shejtė tė Kosovės.

Duhej me u ruejt mos me ra nė sy tė Qeverisė sė asaj kohe, e cila nuk lejonte manifestime pėr ēėshtje tė Kosovės as tė vendeve tė tjera etnike nė robni nė Jugosllavi e as pėr Ēamėrinė nėn robėrinė greke. Qėllimi kryesor ishte me mbledhun lajme pėr gjendjen e terrorit nė Kosovė, pėr krimet serbo-malazeze e maqedone mbi shqiptarėt e pambrojtun. Mu nė anėn veriperėndimore nė Fushė-Mbret nė Elbasan, ishin instalue nja 30 familje kosovare dhe me ta ishim pėr ēdo javė, disa prej tyne pranuen me shkue nė Kosovė mėfshehtas me marrė hetime mbi ēdo gja qė banin sllavėt nė damin e shqiptarėve.

Haki Taha kishte takime me disa personalitete nė Tiranė dhe me fretėn nė Shkodėr. Ishte shumė aktiv dhe pėr ēėshtje shqiptare nuk lodhej kurrė tue folė e punue. Thonte, duhet edhe ne shqiptarėt tė bashkohemi si bota e qytetnueme nė Shqipni Etnike. Ai nuk ishte agresor e as urrejtės pėr hakmarrje, por vetėm pėr liri e bashkim tė trojeve, sepse thonte s'ka Shqipni tė madhe e as tė vogel veē asaj ku ende janė shumica shqiptarė e shungullon amėl gjuha shqipe...

Nė Shqipni e nė Kosovė Haki Taha pothuejse asht harrue nga terrori e nga propoganda komuniste e Enver Hoxhės me shokė, qė janė pėrpjekė me vu nė dukje Miladin Popoviēin, mėsuesin e tyre si gjoja shqiptarofil ndėrsa Haki Tahėn si fashist e udbash. Kurse nė mėrgim asht folė e shkrue shumė pak pėr Haki Tahėn nga disa grupe e njerėz partinash, tue dashtė me paraqitė se Hakiu ka qenė me ta e asht i tyne...

Mirėpo Haki Taha nuk ka pas grup e as parti, vetėm ka qenė shqiptar e pėr Shqipni Etnike.

Haki Taha i qėndron besnik betimit dhe mė 14 mars 1945, i hyn nė zyrė nė Prishtinė Miladin Popoviēit tue i thanė se "mjaft ma i ke mashtrue e tradhėtue shqiptarėt" dhe e vret.

Hakiu nuk ja duel me u arratis prej Prishtine, prandaj vret veten. Minush Lipovski e Zeki Shehi kanė vdek ndėr tortura nė Goli-Otok, ndėrsa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnisė e ka arrestue nė Elbasan e dorėzue UDB-sė jugosllave nė Shkup ku e kanė mbyt me tortura, ndėrsa Prenk Gruda (shėn. autori i shkrimit) ka mbet dėshmitar i shokėve tė tij dhe i shumė ēėshtjeve tragjike shqiptare.


Asht folė se masakrimi i 5-6 mijė shqiptarėve nė Tivar u ba atė ditė qė Haki Taha vret Miladinin, gjoja pėr hakmarrje. Prishtinėn e hymnizoi gjaku i Haki Tahės - Hero dhe Tivari u la me gjakun e mijra shqiptarėve tė pafajshėm - dėshmorė tė Kombit Shqiptar.


Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.



DBV0908x Lėnda e paraqitur mė sipėr LEJOHET tė pėrdoret pėr arsye jotregtare me kusht qė tė pėrmendet nyja e faqes ku ndodhet (ose vetėm vargmal.org). Lėnda NUK LEJOHET tė pėrdoret pėr arsye tregtare pa leje paraprake me shkrim nga Mbarėvajtja.
DBV nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.5.2011, 13:34   4
Dokument



Haki Taha dhe Bajram Gashi, mėsues nė Shėnavlash tė Durrėsit
Kadri Tarelli

Nė pėrpjekjet e mundimshme pėr hartimin e historikut tė shkollės 9-vjeēare tė Shėnavlashit, zoti bajram Gashi, ish drejtor i kėsaj shkolle, po pėrpiqet tė gjejė sa tė mundet mė shumė dokumente arkivore dhe shkrime tė ndryshme, fotografi dhe kujtime nga mėsuesit dhe ish nxėnėsit. Vetėm ai qė e ka provuar e di se sa telashe dalin gjatė rrugės: Mundim, harxhim kohe dhe shpenzim parash, pasi do tė bredhėsh jo vetėm nė Durrės dhe rrethinat, por edhe nėpėr qytete tė tjerė. Shumėkush si mėsues mund tė pyesė: Po tė tjerėt nė vitet e shkuar asgjė nuk paskan bėrė ? Kush e njeh sado pak jetėn e shkollave e di mirė se janė shumė tė pakta ata drejtorė dhe mėsues qė kanė bėrė punė tė mirė, serioze dhe me cilėsi. Nė rastin konkret Bajrami ka nė dorė vetėm njė fletorkė katėrlekshe, edhe kjo jo e mbushur plot, pra njė punė e bėrė sa pėr tė kaluar radhėn, apo pėr t’u justifikuar ndaj atyre qė e kėrkonin. As qė bėhet fjalė pėr fotografi dhe dokumente tė shkruar gjatė viteve, meqenėse shkolla ėshtė hapur nė vitin 1916 gjatė pushtimit austriak tė vendit, pra avash – avash po mbushen rreth 100 vjet. Dokumente s’ka, sepse dikush duhet tė shfletojė nė biblioteka dhe arkiva. Megjithatė fat i mirė qė nuk janė grumbulluar, sepse do tė kishin humbur si shumė tė tjera gjatė kohės, duke u hedhur sa andej - kėtej e duke kaluar dorė nė dorė.

Bajrami kishte zbuluar se nė vitin e fundit tė mbretėrisė sė Zogut dhe gjatė dy viteve tė parė tė pushtimit, nė shkollėn e Shėnavlashit kishin qenė si mėsues Haki Taha dhe Bajram Gashi (Salihi). Ēudi ! Sepse nė atė fletorkė nuk ishte shkruar asgjė pėr kėta dy mėsues nga Kosova, aq mė tepėr qė, koha kur ėshtė bėrė ky gjoja studim, ishin vitet 1960, pra ishin gjallė nxėnėsit, por edhe kujtimet pėr ta. Bile ca mė keq akoma, nuk ishte shkruar as emri i mėsuese Nafie Mema, e fejuara e poetit aq tė njohur Lasgush Poradecit.

Nė librin “Ditar dhe korrespodenca intime”, volume 3, mėsojmė se nė Shėnavlash, Lasgushi paska ardhur shumė herė, jo vetėm pėr tė fejuarėn, por edhe sepse ka patur shumė miqėsi me mėsues Bajramin dhe Hakiun. Tani kur po njihet jeta dhe veprimtaria e tyre bindemi se, nuk mund tė pėrmendej e jo mė tė shkruhej emri i nacionalistėve, tė cilėt kurė nuk u pajtuan me komunizmin, bile e luftuan atė, duke kryer akte heroizmi.

“Rastėsia mbreti i jetės” Siē thuhet nė njė fjalė tė menēur, na ēoi nė fshatin Qerret tė Durrėsit, pėr tė takuar e biseduar me mėsuesin veteran Z. Ali Meta (Berisha), me tė cilin njiheshim prej kohėsh, pasi kishim punuar shumė vite sė bashku. Mėsues Aliu, rreth tė tetėdhjetave, i gjatė dhe elegant, pa shenja tė kėrrusjes nga mosha, na priti nė oborr dhe na njohu menjėherė nga zėri, pasi shikimi i ishte venitur pak.

Njeri me shumė kulturė e humor tė hollė, por edhe me njė kujtesė tė habitshme. Ngjarjet i tregonte sikur tė kishin ndodhur dje, me aq hollėsi sikur shfletonte faqet e njė libri. Ndjehej i lumturuar pasi e ēuam nė kujtimet e atyre viteve kur ishte fėmijė e nxėnės shkolle. Ne nuk e dinim, por mėsues Aliu paskėsh qenė nxėnės nė shkollėn e Shėnavlashit nė vitet e pragluftės tė pushtimit tė Shqipėrisė. Rastėsi, por mė shumė fat pėr ne, pasi kishim gjetur njeriun mė tė pėrshtatshėm pėr ta pyetur:
-“Isha nė klasėn e katėrt tė shkollės fillore, kur nga fshati Rreth pranė Shijakut, erdha nė Shėnavlash”. -Kujton baca Aliu. -Atėherė, fshati Qerret ku u vendos familja ime nuk kishte shkollė. I mbaj mend mirė tė dy mėsuesit, si Bajramin ashtu edhe Hakiun. Tė dy burra tė gjatė dhe shumė tė bukur. Haiku ishte shumė elegant. Mė donte shumė, isha nė klasėn e tij. U ngazėllye kur morri vesh se isha njė fėmijė i trungut tė familjes sė Sadik Ram Gjurgjevikut, luftėtarit me emėr shumė tė njohur pėr lirinė e Kosovė. Erdhi njė natė pėr darkė nė shtėpinė time. Me babėn, duke biseduar ndenjėn deri nė tė gdhirė tė mėngjesit.

Nė prill tė vitit 1941 kur u bė njė lloj bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn, ndėr ata qindra mėsues qė shkuan nė Kosovė pėr tė ndihmuar nė hapjen e shkollave shqipe, ishin edhe Hakiu me Bajramin. Bajrami u vra si luftėtar me armė nė dorė nė pėrpjekje kundėr partizanėve serbo-malazesė, qė ripushtuan Kosovėn, ndėrsa Hakiu vrau veten pasi bėri atentatin duke vrarė Miladin Popoviēin, bash nė zyrėn e tij nė Prishtinė. Ishte njė vepėr e madhe kjo, por para viteve nėntėdhjetė nuk mund tė flitej, pasi Miladini mbahej si mik i madh partisė dhe i shqiptarėve”.
Kėto tė dhėna mjaftuan pėr tė kėrkuar mė tej dhe u gjet libri “Njė shtyllė e Kosovės quhet Preshevė” shkruar nga Prof. Ibrahim Kėlmendi, ku lexojmė:
“Njė ndėr ēetat e Pejės ishte ajo e Ram Alisė me 15 pjesėtarė, e cila netėt e ftohta tė dimrit i kalonte nė dy stanet e Vojdullit. …kur predhat e mortajave filluen me ra mbi kulme dėrrasash guri, u plagos nė kėmbė arsimtari Bajram Gashi… Tre shqiptarėt hapėn dyert dhe sulmuen. Nė flakėn e parė u vra Bajrami...”. Faqe 160.
Mė tej nė faqen 171 shkruhet:
“… pikėrisht mė 13 Mars tė vjetit 1945, trimi guximtar, poeti dhe patrioti i flakėt Haki Taha i Gjakovės nė mėnyrėn ma tė guximshme … e vrau Miladin Popoviēin, njanin ndėr komunistat ma tė njoftun tė Jugosllavisė. Njė sekretare e Miladinit e cila ndodhi prezent, ngjarjen e pėrshkruan kėshtu:
“Para dite, aty nga ora 11, hyni nji burrė i gjatė.... Vetėm mbaj mend fjalėt kur tha: -Jo! Zot i Kosovės nuk je, as nuk munesh me qenė kurrė! Zot i Kosovės ėshtė kjo….nxuer revolen dhe ia zhgrehi Miladinit nė krye… Mbi tavolinėn e pėrgjakun e hodhi njė flamur tė Shqipnisė dhe duel….. Siē u pa mė vonė, ai vrau veten….”
Z. Tahir Berisha nė librin e tij “Emra qė nuk harrohen - arsimtarėt veteran” 1941 - 1951). Vėllimi i I-rė. Prishtinė 1994, faqe 153, shkruan se Haki Taha ka qenė edhe poet dhe ka botuar plot vjersha, mes tė tjerave
“Kosovė, o shpirti i jonė”.
…….“Na ke bij e tė kemi nanė
Kosovė, shpirt i Shqipnisė
Pa ty, vdek ma mirė tė tanė”…..

“Po mjerisht, deri vonė emir i tij ka qenė i anatemuar dhe bisedat rreth tij tė ndaluara e tė padėshiruara, pėrpos me konetacion negativ”.
Kėto i pohon edhe me fjalėt e shkrimtares sė mirėnjohur Meri Lalaj, marrė nga libri “Lasgushi nė Pogradec”:
“Po ecnim rrugės tė dy me Lasgushin dhe ai po mė tregonte se si serbėt i ndiqnin kosovarėt nė kohėn e Zogut, mes tyre edhe Bajramin dhe Hakiun qė ishin mėsues nė Shėnavlash. … “Njė ditė nė Tiranė mė takoi Haki Taha dhe mė tregoi njė libėr tė trashė sa gishti….. Hakiu mė kėrkoi t’i bėj parathėnien…..”
Njė jetė boll e trazuar, pėr dy heronjtė tanė, por e mbushur me trimėri dhe atdhedashuri. Puna dhe vepra e tyre i bėjnė nder Kosovės dhe Shqipėrisė. Njė emėr dhe nder tė veēantė edhe fshatit e shkollės sė Shėnavlashit, ku ata jetuan e punuan nė rininė e tyre.

Sot Kosova ėshtė e lirė, por profetike fjalėt e Bajram Gashit (Salihi) para se tė vritej, tė sjella tė gjalla sot nga kujtesa e bashkėluftėtarit, plakut Isuf Hajdari (Bekaj) nga fshati Dubravė (Iastog), Kosovė. (intervista e bėrė mė datėn 27. 09. 2010).

-Mixh! - Ia ktheu Bajrami. - Kur t’i bajnė djemtė e Kosovės 30 vjet shkollė, atėherė do tė ēlirohet Kosova….. T’i ēoni fėmijėt nė shkolla, mbasi shkolla asht pshtimi jonė”


Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.



DBV1105x Lėnda e paraqitur mė sipėr LEJOHET tė pėrdoret pėr arsye jotregtare me kusht qė tė pėrmendet nyja e faqes ku ndodhet (ose vetėm vargmal.org). Lėnda NUK LEJOHET tė pėrdoret pėr arsye tregtare pa leje paraprake me shkrim nga Mbarėvajtja.
DBV nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.5.2011, 21:01   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Ėshtė interesante se si janė tė shpėrndara copat e historisė nga tė katėr anėt dhe janė lėnė qėllimisht tė pambledhura pėr kaq kohė pėr t'i ēuar nė harresė. Shqipėria ka njė histori tė fortė, tė patreguar, paralele tė asaj qė na shitet pėr vite e shekuj si histori dhe po aq tė fortė e refraktare edhe kundėr "ēmitizuesve".
mesdimr ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.7.2013, 09:34   6
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Pėrmendur dhe nga Tahir Zaimi, LIIP:

Citim:
AKTI GUXIMTAR I HAKI TAHĖS

Nė javėn e parė tė Frorit 1945, bahet nji mbledhje nė Bashkin e Gjakovės nė tė cilėn asistojnė Parija e vendit, kryetar'i kėshillit tė rrethit dhe Miladin Popoviēi.

Nji qytetar i cili ishte prezent nė kėt mbledhje i ban kėt pyetje Miladin Popoviēit.

— Si u-ba keshtu z. Miladin qė s'e mbajtėt fjalėn dhe nuk i zbatuet premtimet qė na bajshit, kur ndodhej kėsajde okupatori, tue thanė se Kosova do tė jetė e bashkueme me Shqipnin, ase do tė ketė republiken e vet me tė tana liritė dhe tė drejtat qi ka nji popull'i lirė?
— E tash, - vijon qytetari i genjyem dhe i dishpruem, - as flamurin t'onė nuk po e lejoni tė ngrihet!...

Vrae e pezmatue keq nga kjo pyetje e guximėshme, ia kėthen me njiherė Miladini:

— Or ti shok !, a hala me kėso andrrash po e rrėni vet-voten?
— Edhe nji herė tjetėr — shtoj aj — nuk mė pėlqen t'a ndėgjoj kėt far kuvendi!..., dhe ngrihet e del nga mbledhje pa u-pėrshndet fare me bashkėfjaluesat shqiptarė dh'e thrret shoferin e tij q'e priste te porta, tė cilit i nep urdhėn qė t'i ngrahė automobilit me tė shpejtė nė drejtim tė Prishtinės, ku e pritshin, shum punė tė tjera ma tė ngutėshme.

Nji djaloshi idealist q'e kishte ndėgjue kėt bisedė tė vrazhdė filloj t'i nxėhet gjaku e t'i prishen shum keq nervat dhe duel me kėrkue nji kubure pėr t'ia dėnue jeten kėtij malezezi tė pabesė, i cili bashkė me shokun etij Dushan Mugoshėn kishin mbėrrijtė m'e mashtrue rinin e Shqipnis dhe nji pjesė t'asaj tė Kosovės.

Ma vonė u muerr vesht se djaloshi qi kėrkonte armė kishte qenė idealisti Gjakovar HAKI TAHA i cili, i armatosun me nji revole Nagante tė re pa humbė kohė niset pėr Prishtinė dhe vete mu nė zyrė tė Miladin Popoviēit, tė cilin e qėllon mu nė kokė tue i thanė qė ky asht denimi i trathtis qė tė nep Rinija e mashtrueme e Kosovės!

Mandej pėr mos me u-ra nė dorė gjaksorve partizan q'e kishin rrethue e doshin m'e zanė gjallė nė nji plėmė kashtėt, vret veten dhe i nep fund jetės s'tij djaloshare pėr idealin e Kosovės arbnore.

Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.
mesdimr ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 12:53.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.