Kthehu   Kreu > D1 > 1200 p.e.s. - 28 p.e.s.: Shtetet Ilire
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.8.2009, 11:33   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shkrim i cituar Politika e Dardanisė


Citim:
Dr. Edi Shukriu

Aspekte tė historisė politike tė Mbretėrisė sė Dardanisė

(Mbretėria Dardane nė relacion me Maqedoninė dhe Romėn)

Burimet e shkruara antike gjatė periudhės helenistike flasin pak pėr dardanėt e Ballkanit madje ato janė, kryesisht, tė dhėna indirekte. Luftimet e vazhdueshme, qė i zhvilluan dardanėt me maqedonėt bėnė qė shkrimtarėt antikė t'i paraqesin kėta si "Dardani, gens semper infestissima Macedoniae". Ėshtė e vėrtetė se dardanėt dhe Mbretėria e Dardanisė ishin njė forcė qė vazhdimisht iu kundėrvunė politikės pushtuese tė Maqedonisė. Megjithatė, historia politike e Mbretėrisė sė Dardanisė, si dhe historia dardane nė pėrgjithėsi, ėshtė njė histori komplekse dhe e patrajntuar nė shkallė tė duhur nga historiografia.

Njė prej aspekteve tė rėndėsishme pėr studime dardane ėshtė historia politike e Mbretėrisė Dardane. pėr fillet e saj nuk ka dėshmi tė shkruara. Kėto dėshmi ndeshen tek pas vitit 344-343 p.e.s. kur Dardania hyri nė sferėn e interesit tė Maqedonisė dhe tė interesimit tė shkrimtarėve antikė pėr tė. Pėr t'i zgjeruar dhe pėrforcuar kufijt veriorė tė Maqedonisė, Filipi II ndėrmori fushatė luftarake kundėr mbretėrisė sė Dardanisė mė 344-343 p.e.s. Humbja e pjesėve jugore tė mbretėrisė nuk e dobėsoi kėtė, pėrkundrazi, Mbretėria Dardane u konsolidua mė tej dhe, pas vdekjes sė Filipit II (336 pes), u fuqizua aq sa qė paraqiste rrezik tė vazhdueshėm pėr shtetin e Maqedonisė. Kėshtu para se tė nisej qė ta pushtojė ekumenėn, Aleksandri i Madh u detyrua t'i pėrforcojė kufijt veriorė tė Maqedonisė, duke luftuar nė Peoni, nė Dardani, me autariatėt e me ilirėt tjerė.

Pėr periodėn prej viteve 343-280 p.e.s., gati gjysmė shekulli pas tė dhėnės sė parė tė shkruar, tek autorėt antikė nuk ndeshen fare tė dhėna pėr dardanėt. kėtė periodė, kur shteti i Maqedonisė zhvilloi pushtimet kah Lindja, dhe mė pas, ku u zhvilluan ndėrluftimet e diadohėve pėr pushtet, dardanėt e shfrytėzuan pėr konsolidimin e brendshėm dhe forcimin e zgjerimin e Mbretėrisė dardane nė territorin tribal. Kėshtu, nga shek. III p.e.s., dardanėt dolėn nė skenėn politike ballkanike si faktor i rėndėsishėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare tė kėsaj pjese tė botės antike.

Nė fillim tė shekullit III p.e.s., Mbretėria e Dardanisė ishte aq e fuqishme sa qė mbreti dardan i ofroi mbretit tė Maqedonisė njė ndihmė prej 20.000 ushtarėsh nė luftė kundėr invazionit gal, qė nisi nė vitin 279 p.e.s. Siē pohon shkrimtari antik Diodori, galėt u nisėn me 150.000 kėmbėsorė dhe 10.000 kalorės. Mbreti maqedon, Ptoleme Kerauni, e refuzoi kėtė ndihmė me mendjemadhėsi. Pas refuzimit tė ndihmės dardane, mbreti dardan iu drejtua delegacionit, tė dėrguar pėr ofrimin e ndihmės ushtarake, me kėto fjalė: "Mbretėria e famshme e Maqedonisė do tė shkatėrrohet sė shpejti pėr shkak tė mbuhatjes sė kėtij djaloshi tė papjekur". Kjo ndodhi sė shpejti. Galėt, duke shkuar nė Delf e tutje, dhe duke kaluar edhe nėpėr Dardani, shkatėrruan ēdo gjė para vetes. Pas disfatės gale, nė kthim e sipėr, sipas burimeve, u asgjėsuan tė gjithė galėt, qė kaluan nėpėr Dardani, nė shenjė hakmarrjeje pėr tmerret e pėrjetuara.

Gjatė sundimit tė mbretit Longar, nė vitin 219 p.e.s., dardanėt i dėbuan maqedonėt nga Peonia, e ēliruan Bylazorėn, qytet i rėndėsishėm gjeo-strategjik, dhe zotuan njė pjesė tė madhe tė peonisė. Mbi forcėn e Mbretėrisė dardane nė kėtė kohė dėshmon glorifikimi i fitores sė Filip V mbi dardanėt, kur ky e pushtoi qytetin dardan Sintia, nė jugperėndim tė Dardanisė. Kėshtu nė mbishkrimin e vendosur nė Akropolin e Lindosit shkruan: "Mbreti i maqedonėve Filipi (djalė) i mbretit Demetriut nga fitorja mbi Dardanėt (dhe medėt) Atenės sė Lindit".

Nė vitin 209 p.e.s. Filipi V e pushtoi sėrish qytetin Bylazora. dardanėt, nė aleancė me Aeropin, sovran i njė rajoni ilir nė juglindje, po atė vit e vėrshuan Maqedoninė.

Shpėrputhja e interesave dhe luftimet me maqedonėt kishin si rrjedhim lidhjen e aleancės sė dardanėve me romakėt, sfera e interesit e tė cilėve ishte zgjeruar kohė mė parė nė Ballkan. Aleanca antimaqedone pėrbėhej nga romakėt, ilirėt, dardanėt dhe atamanėt. Nė emėr tė dardanėve marrėveshjen pėr aleancė e bėri Batoja, biri i mbretit Longar. Nė kėtė mėnyrė dardanėt u bėnė pjesėmarrės tė koalicionit antimaqedon dhe morėn pjesė nė Luftėn e dytė romako-maqedone. Sipas marrėveshjes, dardanėt, sė bashku me ushtrinė e shtetit ilir e sulmuan Maqedoninė nga veriu, romakėt nga lindja, pėrmes Via Egnatia, ndėrsa etolėt nga jugu.

Nėn presionin dardan Filipi V, u detyrua qė nga Pellagonia t'i dislokojė forcat ushtarake, tė udhėhequra nga biri i tij Perseu, dhe kėshtu ua hapi dardanėve rrugėn kah jugu.

Nė verėn e vitit 197 p.e.s. (pas betejės sė Kinoskefalės), dardanėt dominuan territoret veriore tė Maqedonisė, pėrderisa Filipi V nuk i mundi te Stobi, me njė forcė ushtarake prej 6.000 kėmbėsorėsh e 500 kalorės. Pėrkundėr fitores, gjithnjė i rrezikuar nga forca dardane, Filipi e dėrgoi njė delegacion te bastarnėt pėr t'u marrė vesh mė nė fund qė sė bashku t'a shkatėrrojnė popullin dardan. Plani ishte qė pas shfarosjes sė dardanėve, nė Dardani tė vendosen bastarnėt dhe Maqedonia tė lirohej pėrgjithėmonė nga rreziku dardan. Hezitimi i bastarnėve dhe vdekjae Filipt bėnė qė ky plan tė dėshtojė. Megjithė kėtė, bastarnėt, rreth 30.000 sosh, me gra e fėmijė, pas njė kohe, u nisėn drejt Dardanisė.

Tė shqetėsuar pėr shkak tė planeve shfarosėse tė Maqedonisė, qė vazhduan edhe pas vdekjes sė Filipit V dhe tė rrezikuar nga sulmet e bastarnėve, njė delegacion dardan nė vitin 177 p.e.s. shkoi nė Romė. Para Senatit romak delegacioni e akuzoi mbretin e Maqedonisė, Perseun, pėr planet shfarosėse tė Maqedonisė. Delegacionin dardan nė Senat e pėrkrahu edhe delegacioni i Thesalisė. Komisioni i Senatit verifikoi se nė Dardani bėhej luftė dhe e akuzoi Perseun pėr kėtė, por nuk ndėrmori asnjė hap qė ta pengojė. Tė vetėdijshėm pėr rrezikun, nė vitin 176 p.e.s. dardanėt i tubuan forcat vetiake nė "njė qytet" dhe, duke pėrdorur mjeshtri ushtarake, i dėbuan bastarnėt nga Dardania.

Nė vitin 168 p.e.s. Maqedonia ra pėrfundimisht nėn protektoratin romak, pėr rėnien e sė cilės kontriboi dukshėm edhe Mbretėria e Dardanisė. Gjatė tėrė historisė sė ekzistimit tė shtetit tė Maqedonisė, mbretėria dardane i bėri presion, i paralizoi forcat ushtarake maqedone, i detyroi tė heqin dorė nga operacionet ushtarake nė Greqinė e Mesme e nė Peloponez dhe ndikoi fuqishėm nė dobėsimin dhe rėnien e shtetit tė fuqishėm tė Maqedonisė.

Bellum Dardanica

Aleanca dardano-romake funksionoi deri nė kohėn kur romakėt krijuan provincėn romake tė Maqedonisė dhe fituan siguri nė trojet jugore tė Ballkanit. Romakėt, fqinjėt e ri jugorė, nuk iu pėrmbajtėn marrėveshjeve tė mėparme. Pas fitores, romakėt nuk u dhanė dardanėve pjesėt jugore tė mbretėrisė, pėrkatėsisht territoret nė Peoni, tė cilat dardanėt i konsideronin tė vetat dhe pėr tė cilat luftuan kohė tė gjatė me Maqedoninė. Pėrderisa romakėt i dhanė mbretit ilir, Pleuratit nė pronėsi Lychnidin (Ohrin) e Parthosin, mbretit dardan Batos e dardanėve ua dhanė vetėm tė drejtėn pėr tė bėrė tregti me kripė (salis commercium). kjo e drejtė u dha nė vitin 168 p.e.s. nga Emil Pauli, duke ua lejuar dardanėve tregtinė me kripė, i urdhėroi meridės III maqedone qė ta sjellin kripėn nė Stobi dhe e caktoi ēmimin e saj. Ky ishte shkak qė Mbretėria Dardane doli nga koalicioni dhe nisi politikė tė pavarur.

Revolta e dardanėve u shėndrrua nė konflikt tė pėrhershėm me romakėt. Edhe aleatėt tjerė romakė ishin tė pakėnaqur me politikėn dhe sjelljen e romakėve nė Ballkan. Kėshtu, nė Dardani arriti njė delegacion i etolėve, pėr tė kėrkuar ndihmė pėr luftė kundėr romakėve. Nė ndėrkohė, mbreti dardan Monuni, lidhi aleancė me Shtetin Ilir. Kjo aleancė u pėrforcua me lidhjen martesore tė vajzės sė mbretit dardan, Etutės me mbretin ilir Gencin.

Nė rrethanat e reja politike, kur mori hov shpėrputhja e interesave me romakėt, dardanėt nisėn t'i pėrkrahin edhe maqedonėt. kėta, madje, i ofruan strehim edhe maqedonit Androniks, pasi qė ky u ngrit nė Maqedoni kundėr dominimit romak.

Pėrderisa Mbretėria Dardane pėrgatitej kundėr armikut tė ri dhe bėnte aleanca me fqinjėt, skordiskėt tė cilėt jetonin tej Danubit, shfrytėzuan rastin tė plaēkitnin njė pjesė tė banorėve tė Dardanisė. Mė 10/9 p.e.s., romakėt pėr interesat e tyre i thyen forcat skordiske.

Nė luftimet kundėr romakėve dardanėt u bashkuan me ilirėt tjerė, ndonėse bashkėveprimi kryesor i dardanėve nė kėtė kohė ishte me medėt, fqinjėt lindorė dhe miqtė e vjetėr tė dardanėve. Aleanca dardane me medėt mbėshtetej nė askionet e pėrbashkėta kundėr provincės romake tė Maqedonisė dhe tė ndalimit tė depėrtimit tė legjioneve nga jugu kah veriu. Kėto aksione u akorduan me ngjarjet nė Pont. Kėshtu, dardanėt, sė bashku me medėt e skordiskėt, tė nxitur nga mbreti i Pontit Mitridati, nė vitin 48 p.e.s. depėrtuan nė brendi tė Greqisė deri nė Delf. Nga provinca romake e Greqisė kėta i dėboi konsulli romak Lucie Kornel Scipioni. Nė tė vėrtetė, Scipioni bėri marrėveshje me dardanėt e medėt, sepse kėta siē thonė burimet, e blenė me "njė sasi ari tė grabitur nė faltoret".

Fuqia e mbretėrisė dardane, ishte aq e madhe edhe gjatė shekullit I p.e.s. sa qė ajo nuk u mposh as pas luftimeve qė i ndėrmorėn kundėr tyre konsujt romakė siē ishte Vulsoni (97 pes), Sula (gjatė verės 85 pes), e legati i tij Hartenzi, dhe A. Klaudi (77/76 pes). Mu pėr kėtė, nė pranverė tė vitit 75 p.e.s. forca tėmėdha romake u nisėn nga Dyrrahu qė ta thyejnė rezistencėn dardane. Luftimet e tmershme, tė njohura nė historinė antike si Bellum dardanica, i udhėhoqi Gaj Scribon Kurioni. Ky u nis kundėr dardanėve me pesė legjione romake, me po atė numėr prej 30.000 ushtarėsh, i cili dy vjet mė pas u nis nė luftė kundėr forcave tė mėdha tė Mitridatit, pėr ta mposhtur shtetin e fuqishėm tė Pontit nė Lindjen e Afėrme.

Operacioni i vitit 75 pes, kundėr Mbretėrisė dardane ishte aq i rrezikshėm, sa qė njė legjion romak refuzoi tė nisej nga Dyrrahu pėr nė dardani. Frika e ushtarėve romakė qė tė nisen nė Dardani e dėshmon forcėn ushtarake tė Mbretėrisė Dardane nė kėtė kohė. Megjithėkėtė, gjatė luftėrave tė tmerrshme me katėr legjionet romake, dardanėt pėsuan disfatė. Pas fitores mbi dardanėt, Kurionit iu hap rruga pėr pushtimet kah veriu dhe kėshtu u bė prijėsi i parė romak, i cili depėrtoi deri nė Danub. Suksesi ishte aq i madh sa qė nė vitin 72. pes Kurioni e festoi triumfin pėr fitoret e suksesshme.

Edhepse dardanėt pėsuan dnėshkimin mė tė egėr pas Bellum Dardanica, Mbretėria Dardane nuk u mposht tėrėsisht. Katėr shekuj mė vonė egėrsia ēnjerėzore e Kurionit ndaj dardanėve u krahasua me egėrsinė e perandorit romak Valentinianit ndaj ushtarėve tė tij romakė, ndėrsa pėr rezistencėn dhe revoltn dardane ndaj pushtuesve romakė u shkrua: "Egėrsia dardane, ngjashėm em hidrėn lerneaste, u ringjallė shumė herė".

Pas disfatės sė vitit 75 pes, dardanėt kishin njė pozitė gjysmė tė varur juridike romake (foedus iniquum), me tė cilėn formalisht u garantohej liria popujve tė mundur. pėrkundėr kėsaj pozite, mė se njė shekull Mbretėria Dardane iu kundėrvu sundimit romak. Kėtė rezistencė dardane mė sė miri e dėshmon fakti i shkatėrrimit tė ushtrisė sė prokonsullit Gai Antonie Hibrida, qė kishte hyrė nė Dardani pėr ta plaēkitur. Hibrida, koleg i Ciceronit nė konsullat, ishte nė krye tė legjioneve romake nė Ballkan. Fitorja dardane pati jehonė tė madhe edhe nė Senatin roma dhe Hibrida u dėnua, sepse "e pėrdhosi nderin e armės romake dhe ia la armikut plaēkėn dhe shenjat luftarake (fasces)"

Pos luftimeve tė drejtpėrdrejta kundėr romakėve, dardanėt pėrdorėn edhe metoda tjera pėr arrtijen e sukseseve, duke pėrfshirė kėtu edhe pėrvetėsimin e armikut me tė holla e plaēka. Kėshtu, njė prej dėshmive tė tilla ėshtė akuza e Ciceronit nė Senatin romak ndaj prokonsullit Kalpurn Pizonit, i cili u akuzua se "ua shiti thesalėve dhe dardanėve paqen pėr tė holla tė shumta, ua la Maqedoninė ta shkatėrrojnė e ta plaēkisin".

Deri nė gjysmėn e dytė tė shek. I pes, Mbretėria e Dardanisė vazhdoi t'i rezistojė romakėve. Pėrkundėr kėsaj, njė pjesė e ushtarėve dardanė u inkuadrua edhe nė luftėn qytetare romake. Kėshtu nė vitin 48 pes, kalorėsit dardanė morėn pjesė nė luftimet e triumvirėve, nė anėn e Pompeut kundėr Cezarit.

Nė vitin 38pes, duke e parė rrezikun e pėrhershėm nga dardanėt, triumviri Mark Antoni e dėrgoi ushtrinė qė tė luftojė pėrsėri nė dardani. Magjithėkėtė, tek pas luftės sė Mezisė, nė vitin 28 pes, romakėt nisėn ta lidhin fatin e Dardanisė me rajonet mė veriore, pėrkatėsisht me provincėn e ardhshme tė Mezisė sė epėrme (Moesia Superior), duke tentuar kėshtu, shkėputjen e lidhjeve tė hershme tė Dardanisė me rajonet jugore tė Ballkanit.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:38.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.