Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.8.2009, 19:29   1

Shkrim i cituar Tiranė: Bashkimi kombėtar si karamele politike dhe gogoli i nacionalizmit


Gjatė takimit tė sotėm me pėrfaqėsuesit e LDK, Eqerem Kryeziu, Lutfi Haziri dhe Ramė Manaj, kryeministri i shtetit Perėndimor, Sali Berisha, mes tė tjerash theksoi rėndėsinė qė dy qeveritė tė zhdukin ēdo lloj ndryshimi midis dy vendeve. Ai shtoi se "ne jemi njė komb dhe duhet tė ndihemi tė tillė."

"Dy qeveritė duhet tė shėrbejnė si dy mundėsi dhe jo si pengesa pėr qytetarėt" vijoi kryeminstri duke shtuar se "duhet tė merren veprime konkrete nė njėsimin e sistemit tė doganave, financave, arsimit etj." duke pėrmbyllur se "kombi duhet tė ndihet njė, duke respektuar pavarėsinė e Kosovės".

Mė tej biseda u pėrqėndrua nė bashkėpunimin midis dy forcave politike, PD-sė dhe LDK-sė, ku kryeministri kėrkoi mirėkuptim pėr vendosmėrinė e tij pėr tė mbetur i hapur pėr bashkėpunim me tė gjitha forcat politike tė shtetit tė Veriut, pasi ky ėshtė qėndrimi qė pėrshtatet me interesin kombėtar.

http://www.keshilliministrave.al/?fq...news&lid=11685
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.8.2009, 17:40   2
allianz
 
Nisja po duket e mirė, me toponimet, njėsimin dhe infrastrukturėn. Tė shohim sa do realizohen.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.8.2009, 19:30   3
15 gusht, intervistė pėr Klan-K.






Citim:
“Raporti im me faktorin politik nė Kosovė, ėshtė i shkėlqyer. Unė kam marrėdhėniet mė tė mira, mė vėllazėrore, si me koalicionin qeveritar, ashtu edhe me opozitėn dhe jam i bindur se ky rregull funksionon dhe duhet tė funksionojė, edhe pėr autoritetet apo spektrin politik tė Kosovės. Nė tė gjithė qėndrimet tona, unė gjykoj se ne nuk duhet tė bėjmė dallime, pėr sa i pėrket pėrkatėsive partiake.

Nė kėtė kontekst, unė kam inauguruar tunelin Durrės-Kukės, me kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi dhe gėzimi ynė atė ditė ka qenė i papėrshkruar nė atė moment, gjė e cila pėrbėnte njė simbolikė jashtėzakonisht tė rėndėsishme pėr kombin.

Marrėdhėniet e mia me zotin Thaēi janė tė shkėlqyera dhe ajo qė unė dua tė shpreh kėtu, nė projektin e interesit kombėtar, sepse interesi kombėtar ėshtė i pari dhe interesi kombėtar i yni pas realizimeve tė gjėrave mė tė mėdha siē ėshtė pavarėsia e Kosovės, Shqipėria nė NATO, ka projektin e vet pėr t’u realizuar.

Ky projekt konsiston nė bashkimin e kombit shqiptar, nė zhdukjen e pasojave tė padrejtėsisė ndėr mė tė mėdhatė qė Evropa ka njohur ndonjėherė, ndarjes sė tij
.

Nė kėtė kontekst, se sapo e them kėtė fjalė ndodh qė dhe njerėz qė rrinė afėr meje, thonė se ēfarė ka ndėrmend ky. Po, kam ndėrmend qė shqiptarėt nė Shqipėri, Kosovė dhe kudo qė ndodhen nė trojet e tyre, tė ndjehen njėlloj. Dhe kam bindjen qė z.Thaēi ka tė njėjtin pėrcaktim, sepse ky ėshtė njė detyrim madhor.

Ne do tė punojmė, sapo qė qeveria e re tė krijohet, me vendosmėri tė madhe, qė tė zhdukim tė gjitha dallimet qė mundojnė qytetarėt shqiptarė tė Kosovės, kur vijnė nė Shqipėri.

Ne nuk mund tė injorojmė se njė shekull ndarje nuk ka pasur pasojat e veta. Nė kėtė kontekst, me z. Thaēi ne kemi njė projekt tė mrekullueshėm. Le tė mė thotė dikush, pse duhet tė jenė pikat kufitare mes Shqipėrisė dhe Kosovės. Pse po tė kalosh nga Strasburgu nė Keln, nuk sheh asnjė polic, doganier, asgjė, madje unė shpesh flija nė Keln kur nuk gjeja vend nė Strasburg. Pse ti mund tė ecėsh, udhėtosh me makinė nga Brukseli nė Strasburg dhe tė kalosh nė 3 apo 4 shtete, pa tė ndaluar askush. Kurse kėtu, duhet tė ndalim nė dy pika kufitare, Morinė dhe Qafėn e Prushit.

Kėto duhet t’i zgjidhim me shpejtėsi. I pėrmenda kėto, sepse kam marrė me dhjetėra mesazhe nga qytetarėt kosovarė, pėr mundimin qė gjenin nė pikėn kufitare tė Morinės, pėr tė ardhur nė Shqipėri dhe radhėt e gjata qė krijoheshin.

Unė do t’i kėrkoj edhe Malit tė Zi tė njėjtėn gjė. Pika e Muriqanit, ėshtė dhjetėfishuar nga prurjet. Ne krijuam njė doganė tė pėrbashkėt, tė shohim si ta lehtėsojmė atė, sepse dhe aty krijohen vėshtirėsi, sidomos nė sezon vere. Me zotin Thaēi, nė kėtė projekt duhet tė njėsojmė tė gjitha praktikat.

Nuk mundet nė asnjė rrethanė, qė Shqipėria dhe Kosova tė konsiderojnė njėra-tjetrėn si shtete tė huaja, absolutisht jo. Natyrisht kjo nuk do tė thotė dhe nuk ka tė bėjė aspak, me sovranitetin e secilit vend. Por ama, nė themel tė idesė sė bashkimit kombėtar qėndron ideali evropian dhe ne duhet tė punojmė shumė.

Unė pres me padurim qė sapo tė krijohet qeveria e re, tė nisim me z. Thaēi, njėsimin e njė mori praktikave, e njė mori barrierave qė i pengojnė shqiptarėt tė ndihen njė, nė tė gjithė hapėsirėn ku ata jetojnė. Dy administrata shtetėrore, kjo ishte pėrzgjedhja e tyre, por kėto dy administrata zgjedhore, duhet tė shndėrrohen nė dy mundėsi mė tė mėdha, jo nė dy pengesa. Mundėsi mė tė mėdha, qoftė pėr qytetarėt shqiptarė nė Kosovė dhe Shqipėri, qoftė pėr kontributin e Shqipėrisė nė rajon dhe nė botė.

Unė mendoj, se me Thaēin dhe Sejdiu, do tė kemi njė axhendė shumė tė ngjeshur. Unė kam bindjen mė tė plotė se miqtė e shqiptarėve nė faktorin ndėrkombėtar, mirėpresin, ndihmojnė dhe inkurajojnė nė kėtė qėndrim i cili frymėzohet edhe njė herė nga ideali i shqiptarėve.

Kam bindjen se ata tė cilėt qėndrimin e tyre e kanė bazuar nė fobinė ndaj shqiptarėve, gradualisht do tė kuptojnė se shqiptarėt janė njė faktor i madh, i rėndėsishėm paqeje, stabiliteti, miqėsie dhe bashkėpunimi nė rajon dhe se fobia ndaj tyre, ėshtė njė histori e shkuar, nė interesin e tyre mė tė mirė. Ne po pėrpiqemi shumė, tė vendosim ato norma dhe standarde qė vendet e zhvilluara tė Bashkimit Evropian, i kanė vendosur me njėra-tjetrėn, dekada pėrpara”.

http://www.botasot.info/home.php?gju...ry=43&id=28015
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.8.2009, 22:14   4
15 janar, nė Klan.



  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2009, 03:08   5
Citim:
Serbia proteston ndaj deklaratės sė Berishės

Ministria e Jashtme e Serbisė ka kumtuar sot se i ka dėrguar notė proteste tė ngarkuarit me punė tė Ambasadės sė Shqipėrisė nė Beograd, me rastin e njė deklarate tė kryeministrit Sali Berisha.

“Ministria e Punėve tė Jashtme shumė ashpėr dėnon deklaratėn provokuese tė kryemistrit shqiptar, e cila ashpėr e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial tė Republikės sė Serbisė”, thuhet, pos tjerash, nė kumtesė.

Ministria e Jashtme e Serbisė thotė se tė ngarkuarit me punė tė Ambasadės sė Shqipėrisė nė Beograd i ėshtė bėrė e ditur se deklaratat e tilla i dėmtojnė raportet e fqinjėsisė sė mirė dhe bashkėpunimin rajonal.

Raportohet se kjo notė proteste ka tė bėjė me deklaratėn e kryeministrit Sali Berisha, se projekti i unitetit kombėtar tė shqiptarėve duhet tė jetė ide udhėheqėse pėr tė gjithė politikanėt si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė. (REL)

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../13529/C4/C13/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2009, 03:09   6
Citim:
Thaēi: Po krijojmė Lėvizjen shqiptare nė Maqedoni

Kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi deklaroi tė martėn se pret qė brenda disa ditėve kjo parti tė bėhet lėvizje kombėtare e shqiptarėve tė Maqedonisė.

"Sot tė gjitha strukturat qė u krijuan prej strukturės sonė qė e quajtėn veten me njė emėr tė njė partie politike, gati se janė deklaruar publikisht nė media se largohen prej atje pėr shkak tė zhgėnjimit politik duke filluar prej Strugės, Gostivarit, Vrapēishtit, Bogovinės, Negotinės, Tetovės, Bėrvenicės, Hasanbegut, Ēairit etj”, ka theksuar kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi, duke shtuar se me kėtė nuk krijojnė kėnaqėsi qė tė tjerėt shkatėrrohen, por krijohet kėnaqėsi pėr shkak se politika e PDSH-sė e drejtė dhe objektive dita-ditės i zmadhon radhėt e saj.

”Kjo mė shtyn qė t’ju apeloj tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit Qendror qė tė kemi maturi nė qasje dhe jo vetėm ata, por neve na duhen edhe njerėz tė tjerė, tė cilėt na duhen tė inkuadrohen nė partinė tonė sepse siē e kemi thėnė se kjo ėshtė partia momentalisht e vetme qė mundohet me mish e me shpirt t’i mbrojė interesat e shqiptarėve dhe ka edhe platformėn e qartė dhe kombėtare”, deklaroi lideri i PDSH-sė.

Kreu i kėsaj partie tha se pret qė brenda disa ditėve kjo parti tė bėhet lėvizje kombėtare e shqiptarėve tė Maqedonisė. Thaēi theksoi se i ka lutur qė kėtė klimė kuvendarėt t`a transmetojnė edhe te tė tjerėt.

”Nuk ka as ēallėm, as sedėr, por duhet tė gjithė t’i pėrqafojmė qė tė kthehen nė radhėt tona”, ka deklaruar Thaēi.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=3614
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2009, 20:08   7
Pėrgjigjja formale nga MJ:

Citim:
Tirana i pėrgjigjet Beogradit: Bashkimi i shqiptarėve nė kuadėr tė integrimit

MJ e Shqipėrisė reagoi ndaj akuzave tė Beogradit pėr provokime nga kryeministri Berisha, qė sipas tyre, cenojnė integritetin territorial tė saj. Burime nė MPJ, konfirmuan se palės serbe iu kthye menjėherė pėrgjigjja dhe iu bė e qartė se nuk bėhet fjalė pėr kurrfarė provokimi ndaj Serbisė.

Deklarata vė nė dukje se bashkėpunimi mes Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Kosovės, bazohet nė respektin e ndėrsjellė, i cili vjen natyrshėm dhe ka pėr yll polar, integrimin evropian.

"Kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, janė tė vendosur qė tė ecin pėrpara me liberalizimin e lėvizjes sė lirė tė njerėzve dhe mallrave dhe uljen e barrierave", thuhet nė notėn pasuese tė MPJ shqiptare.

"Politika e jashtme e Republikės sė Shqipėrisė, ndjek nė politikėn e saj tė jashtme, nė mėnyrė konsekuente objektivat e pėrbashkėta pėr integrimin euroatlantik tė vendit dhe Republikės sė Kosovės", thuhet mė tej nė reagimin zyrtar tė MPJ, i cili iu ka mbėrritur autoriteteve nė Beograd.

"Republika e Shqipėrisė, beson dhe mbėshtetet fort nė idenė se bashkėpunimi dhe integrimi rajonal, ėshtė parakusht pėr integrimin evropian tė vendeve tė Ballkanit", ėshtė njė tjetėr pikė e notės zyrtare.

"Republika e Shqipėrisė, ėshtė e hapur pėr ēdo nismė qė synon integrimin rajonal dhe nė kėtė kuptim, ajo ka aplikuar heqje tė njėanshme tė regjimit tė vizave pėr qytetarėt e Republikės sė Serbisė, pėrgjatė sezonit turistik", - thuhet nė pikėn tjetėr tė notės zyrtare tė qeverisė shqiptare.

Ndėrsa evidentohet edhe fakti se nė kėtė kuadėr, me Malin e Zi po aplikohet njė pikė e vetme kufitare, duke besuar se lėvizja e lirė e njerėzve, mallrave dhe ideve, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ecur drejt integrimit evropian tė qytetarėve tė rajonit.

Nė fund tė notės zyrtare tė MPJ, nuk harrohet tė ftohet edhe Republika e Serbisė, si vend fqinjė, qė tė bashkėpunohet nė drejtimin e liberalizimit tė lėvizjes.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=38985
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2009, 20:09   8
Mali i Zi "interpreton":

Citim:
Podgoricė: Deklarata e Berishės ėshtė keqinterpretuar

Drejtori politik nė Ministrinė e Jashtme tė Malit tė Zi, Vesko Garēeviē ka thėnė se mediat duhet tė pėrmbahen nga siē ka thėnė intepretimi i gabuar i deklaratės sė kryeministrit Sali Berisha mbi nevojėn e bashkimit tė shqiptarėve, qė jetojnė nė territore tė ndryshme.

Garēeviē ka thėnė se Berisha nuk ka aluduar nė Malin e Zi, por se thelbi i deklaratės sė tij ka qenė nė raportet mes Shqipėrisė dhe Kosovės.

Sipas tij, e ardhmja e pėrbashkėt e Malit tė Zi dhe e Shqipėrisė “obligohet nga kufijtė qė pa dyshim janė tė pėrcaktuar dhe tė pandryshueshėm, e tė cilėt duhet tė hapen plotėsisht".

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=38970
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2009, 21:00   9
Citim:
BDK kundėrshton Jeremiēin nė mbrojtje tė Berishės

Partia Bashkimi Demokratik Kombėtar me seli nė Shkup, kundėrshton ashpėr reagimin e ministrit tė Jashtėm serb Vuk Jeremiē, i cili deklaratėn e kryeministrit shqiptar Sali Berisha rreth projektit pėr unitetit kombėtar tė shqiptarėve, e vlerėsoi si cenim tė sovranitetin dhe integritetin territorial tė Serbisė.

“Ne si parti shqiptare jo vetėm qė e pėrshėndesim njė qėndrim tė tillė tė kryeministrit shqiptar Berisha, por e inkuarajojmė atė qė tė vazhdojė nė realizimin e proektit tė bashkimit, sepse ai pėr herė tė parė u paraqit nė rolin qė i takon si kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve nė trojet etnike”, thuhet nė reagimin e BDK-sė.

Ndėrsa sa i pėrket kundėrshtimit tė kėtij proekti nga ana e ministrit tė Jashtėm serb, BDK-ja vlerėson se kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos vazhdim i politikės qė ka pėr qėllim destabilizimin e Ballkanit Perėndimor, sepse Kosova asnjėherė nuk ka qenė tokė serbe, por nė mėnyrė tė dhunshme dhe tė padrejtė ajo dhe trojet e tjera etnike shqiptare u shkėputėn nga trungu amė.

“Por kur Jeremiē nxjerr lot krokodilli pėr Kosovėn, ai nė fakt e vajton Luginėn e Preshevės, sepse e din fare mirė se edhe kjo pjesė ėshtė nė fakt tokė shqiptare dhe me siguri do tė vijė dita kur duhet hequr dorė nga ky territor i grabitur. Ndėrsa Jeremiē kur flet pėr kinse prishjen e raporteve ndėrshtetėrore, ėshtė mėse e qartė se raportet shqiptaro-serbe janė tė prishura pėr mė shumė se 100 vite, qė kur filluan spastrimet e trojeve etnike me anė tė masakrave tė shumta qė i aplikuan serbėt qė nga vititi 1878, nė shumė troje shqiptare e qė po vazhdojnė sod e kėsaj dite nė Kosovėn Lindore. Prandaj qė tė pėrmirėsohen raportet shqiptaro-serbe, Serbia nė radhė tė parė duhet t'u kėrkojė falje publike shqiptarėve pėr gjithė gjenocidin e shkaktuar deri mė sot, por edhe tė heqė dorė nga sundimi i trojeve shqiptare. Gjermania dhe populli gjerman nuk ngurroi qė tė kėrkojė falje ndaj hebrenjve, tė cilėt kishin pėsuar nga nazizmi, prandaj ėshtė koha qė edhe Sėrbia tė mėsojė pak mė shumė nga bota demokratike perėndimore”, thuhet nė fund tė reagimit.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=28052

Citim:
Bashkimi i kombit, PBK pro Berishės

Partia “Balli Kombėtar” ka vlerėsuar pėrmes njė deklarate pėr shtyp, intervistėn e Kryeministrit Sali Berisha mbi idenė e bashkimit tė kombit shqiptar.

“Kjo intervistė ėshtė nė pėrputhje tė plotė me interesat kombėtare tė kombit tė tij, nė respekt tė lirive dhe tė drejtave tė njohura prej konventash ndėrkombėtare, tė mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, sikurse e drejta e vetėvendosjes sė popujve dhe kjo e drejtė e ligjshme qėndron nė bazė tė Kartės sė Atlantikut dhe tė Asamblesė sė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara”, - ka deklaruar zėdhėnėsja e kėsaj partie, Xhumelina Dervishi.

Po ashtu, Partia Balli Kombėtar hedh poshtė notėn e protestės tė bėrė nga autoritetet serbe ndaj kėsaj deklarate.

"Ne i bėjmė thirrje Serbisė, vijon deklarata e Dervishit, tė heqė dorė nga presionet, intrigat, shantazhet, kėrcėnimet se fati i shqiptarėve nė Kosovė nuk ėshtė mė nė dorėn e saj."

http://www.gazetametropol.com/print.php?idt=61405
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.8.2009, 16:51   10
Citim:
Bashkimi i shqiptarėve, Mediat serbe sulm Berishės

E pėrditshmja serbe “Politika” deklarimet e fundit tė Kryeministrit shqiptar Sali Berisha pėr njė unitet dhe lėvizje tė lirė tė shqiptarėve nė rajon i kanė vlerėsuar si tejet tė rrezikshme, duke i ndėrlidhur ato me veprimet e PDSH-sė sė Menduh Thaēit nė Maqedoni.

Gazeta beogradase “Politika” shkruan se jo rastėsisht shumė aktivitete tė partive politike nė Maqedoni koinēidojnė me retorikėn e Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili siē shkruan gazeta ėshtė bashkėthemelues i PDSH-sė me Arbėr Xhaferin dhe Menduh Thaēin nė Maqedoni.

“Lideri aktual i PDSH-sė, Menduh Thaēi javėn e kaluar i tėrhoqi deputetėt nga Parlamenti dhe kėrkoi mundėsinė e vetos nga Tirana zyrtare pėr Maqedoninė pėr nė NATO. Tė gjitha kėto lėvizje tė Thaēit pasuan pasi qė qeveria e Kryeministrit Gruevski hodhi poshtė propozimin pėr nėnshkrimin e njė marrėveshje tė re midis shqiptarėve dhe maqedonasve nė Maqedoni”, - shkruan gazeta “Politika” duke drejtuar kritika ndaj faktorit politik shqiptar dhe heshtjen e Shkupit zyrtar.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=20743
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.10.2009, 23:17   11
Reagon Rusia:

Citim:
Lavrov urges EU, NATO to react on Albania statement

Moscow - Russian Foreign Minister Sergei Lavrov has expressed extreme concern about the Albanian prime minister's recent statement to the effect that the time has come for the unification of all territories, where Albanians live, and about his call on the European Union and NATO to react appropriately to it.

"We are strongly alarmed by the Albanian prime minister's statement. We are convinced that this statement must receive a due reaction, first of all on the part of the European Union and NATO," Lavrov said at a news conference on Monday after talks with his Serbian counterpart Vuk Jeremic.

"We have yet to hear this reaction," Lavrov said.

"I do hope all the necessary work is being done on this issue with the Albanian leadership pending public statements from the European capitals," he said

http://www.kyivpost.com/world/50125
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2009, 21:03   12
Citim:
Krasniqi: Besoj tek bashkimi i kombit shqiptar

Kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, Jakup Krasniqi ka deklaruar se beson nė perspektivėn e bashkimit tė shqiptarėve.

Mendimin e tij Krasniqi e ka shprehur nė njė intervistė gazetėn “Epoka e Re”, ku ka theksuar se i gjithė kombi duhet tė vihet nė lėvizje pėr tė arritur kėtė objektiv.

“Duhet tė mobilizohemi si komb nė politikė pėr njė shpėrthim tė ri e tė pėrkushtuar, me pėrgjegjėsi tė shumėfishuar, pėr ta lidhur me tė gjitha fijet kombin nė tėrėsi”, ka pohuar Krasniqi. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...9f1a36080&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.12.2009, 08:29   13
Citim:
Murati:Ēėshtja shqiptare e pazgjidhur

Ēėshtja shqiptare ėshtė ende e pazgjidhur edhe pas pavarėsisė sė Kosovės. Kėtė e ka theksuar drejtori i Akademisė Diplomatike nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Shaban Murati, duke shtuar se ēėshtja shqiptare ėshtė me e gjerė se sa ēėshtja e Kosovės, e duke theksuar se pėrbėrėsi kryesor ėshtė ēėshtja shqiptare e Maqedonisė.

Lidhur me procesin gjyqėsor nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, diplomati Murati ka nėnvizuar se ky ėshtė njė proces normal qė nuk ka efekte vendimtare.

Shaban Murati ėshtė njė nga diplomatėt me mė karrierė dhe i njohur nė publicistikė me analizat e tij diplomatike ndėrkombėtare. Ai ka kryer shėrbimin e ambasadorit edhe nė Maqedoni dhe sė fundi nė Suedi. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...5ef60c766&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.3.2011, 18:45   14
Citim:
Presidenti Pacolli: E ardhmja jonė ėshtė bashkimi kombėtar

E ardhmja jonė ėshtė bashkimi kombėtar dhe kjo do tė realizohet falė sė kaluarės pėr tė parė tė ardhmen e ndritur. Kėshtu deklaroi presidenti i Kosovės Behxhet Pacolli ndėrsa mbajti nje fjalim pėrpara deputetėve tė Kuvendit.

“Duhet tė ecim pėrpara pėr te krijuar tė ardhmen tonė, e cila do tė jetė njė e ardhme e ndritshme”.

“Nuk po propozoj disa tabu, ne kufirin e kemi rėnuar mė parė. Nė saje tė sė kaluares, ne duhet tė ndėrtojmė tė ardhmen. Bashkimi, do te jetė ashtu siē tha BE, jo me dhunė. Integrimi, tė behet nėpermjet takimeve te larta, dmth ligjeve dhe mė pas me biznese. Dhe takimet mund tė behen edhe me Malin e Zi dhe Maqedoni, jo thjesht formale, pra takimi sipas modelit tė BE-sė”.

Pacolli mė tej vuri nė dukje dhe iniciativat e reja tė cilat duhet tė merren mes palėve, kjo pėr tė gjetur njė ekuilibėr dhe per njė zhvillim ekonomik mė fitimprurės.

“Duhet unifikimi i legjislacionit, komunikacionit, dhe dokumentacionit gjyqėsor dhe tė bizneseve. Lėvizje e lirė edhe tė ideve, diturisė dhe kapitalit. Standartizimi i dijes, teksteve tė reja shkollore dhe gjuha akademike.

Duhet tė filojme punėn me energji pozitive. Askush nuk e fsheh idenė e njė bashkimi, por duhet te ndjekim aspiratat tona brėnda bashkesisė Europiane”.

Ndėrkaq, presidenti i Kosovės nė fund tė fjalimit tė tij, deklaroi se vendet tona jane me vonesė pėr tu fokusur nė keto cėshtje, ndaj dhe puna duhet te nise tani, me energji pozitive, e pėr kėtė, duhet vullnet.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=110345

Citim:
President Pacolli takon drejtuesit e PDIU-sė

Presidenti i Kosovės, Bexhet Pacolli, gjatė vizitės zyrtare qė po zhvillon nė Tiranė, ka takuar sot kryetarin e Partisė Drejtėsi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpėtim Idrizi, njofton shėrbimi pėr informim i kėsaj partie.

Gjatė bisedimit, ku merrnin pjesė edhe Presidenti i Nderit, i PDIU-sė, z. Tahir Muhedini dhe kryetari i degės sė PDIU-sė Tiranė, Abas Hado, bashkėbiseduesit folėn mbi rėndėsinė e njė bashkimi ekonomik mes Shqipėrisė dhe Kosovės, duke njėsuar tregun e dy vendeve dhe duke hequr tė gjitha barrierat ekonomike. Sipas njoftimit, Idrizi pėrshėndeti fjalimin e Presidentit tė Kosovės nė Kuvend, qė ishte nė pėrputhje tė plotė me Komunuellthin Ekonomik Mbarėshqiptar, tė propozuar nga PDIU.

“Ne mendojmė se krijimi i njė tregu tė pėrbashkėt, ėshtė njė pėrqasje realiste e ēėshtjes tonė kombėtare”, ka thėnė Idrizi. “Ne pėrshėndesim thirrjen e Presidentit Pacolli drejtuar dy qeverive, tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, pėr krijimin e kushteve tė nevojshme ligjore qė tė hiqen tė gjitha barrierat ekonomike mes dy vendeve”.

Idrizi shtoi se ēėshtja kombėtare, ėshtė njė ēėshtje qė pėrqas tė gjithė shqiptarėt pavarėsisht bindjeve politike dhe u zotua se do tė pėrkrahė dhe do tė iniciojė nismat e nevojshme qė do tė mundėsojnė realizimin e Komunuellthit Ekonomik Shqiptar.

Nga ana e tij, presidenti kosovar theksoi se njėsimi i tregut, jo vetėm mes Shqipėrisė dhe Kosovės, por edhe mes shqiptarėve nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe Preshevė ėshtė njė nevojė e ditėve tė sotme, si edhe i uroi sukses Partisė Drejtėsi, Integrim dhe Unitet nė betejat e saj tė ardhshme.

“Sot pata njė takim me mikun tim Shpėtim Idrizi, me tė cilin biseduam rreth nevojės sė zhvillimit tė njė tregu tė pėrbashkėt mes Shqipėrisė dhe Kosovės dhe nė tė ardhmen, zgjerimin e kėtij tregu edhe me shqiptarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Preshevės” – tha Presidenti Pacolli, duke vlerėsuar punėn e zhvilluar deri mė tani nga PDIU.

Gjithashtu, z. Idrizi e njohur bashkėbiseduesin me arritjet e PDIU-sė, nė ēėshtjet kombėtare, mbi ēėshtjen ēame, si njė problem qė duhet zgjidhur dhe mbi nevojėn e njė politike kombėtare pėr diasporėn.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,50058
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2011, 07:58   15
Citim:
Pacolli pėr bashkim kombėtar

Presidenti i Kosovės, Behgjet Pacolli, tha se gjatė vizitave tė tij nė Shqipėri dhe Maqedoni, ka kėrkuar qė tė ketė njė bashkim kombėtar duke filluar nga ai ekonomik. “T’ia fillojmė nga bashkimi ekonomik, ne duhet t’ia fillojmė punės tani, jemi me vonesė, askush nuk do t’na falė. Pse territoret tona duhet tė jenė tė ndara. Pse ne duhet tė kemi barriera me bashkėpunu mes veti, pse duhet tė kemi diferenca. Duhet tė krijojmė kushte tė barabarta”, tha ai.

Pėrveē bashkimit ekonomik, duhet tė kemi edhe ligje tė njėjta e tekste shkollore, tha presidenti Pacolli, kur dihet se synimi i Kosovės, Shqipėrisė dhe Maqedonisė, ėshtė i njėjtė pėr nė Bashkimin Evropian. Pacolli tha se idetė e tij pėr kėtė bashkim duhet tė pėrkrahen edhe nga tė tjerėt. Ai iu bėri thirrje politikės dhe shoqėrisė civile, qė tė mbėshtesin idenė e tij tė bashkimit kombėtar.

“Do t’u rekomandojė tė gjithė spektrit politik, qeverisė, shoqėrisė civile, njerėzve intelektualė, qė tė mbėshtesin idenė e bashkimit kombėtar, duke ia filluar prej veprimeve ekonomike.”

Nė konferencėn pėr shtyp, pyetjes rreth mosfunksionimit tė pikave kufitare 1 dhe 31 nė veri tė vendit, presidenti Pacolli iu pėrgjigj duke thėnė se barrierat duhet tė hiqen pėr tė mos penguar lėvizjen e lirė.

Presidenti Pacolli tha se gjatė vizitave tė tij nė Shqipėri dhe Maqedoni, ka folur shumė edhe pėr imazhin e dėmtuar tė Kosovės, nga Dik Marti. Ai tha se ka promovuar ide pėrmes tė cilave do tė pėrmirėsohej imazhi i Kosovės.

* * * * * *

Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli foli sot nė njė konferencė pėr media lidhur me vizitat zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė dhe Republikėn e Maqedonisė, si dhe pėr njė varg ēėshtjesh tė tjetra.

KONFERENCĖ PĖR MEDIA E PRESIDENTIT BEHGJET PACOLLI

"Nuk isha kėtu nė 12 vjetorin e datės kur filluan bombardimet e NATO-s kundėr caqeve serbe, prandaj nuk mund t’ia filloj kėsaj bashkėbisede me ju nėse kėtė nuk e pėrmendi. NATO nė krye me SHBA-nė dhe shtetet perėndimore, gjegjėsisht bashkėsinė evropiane, shpėtuan popullin shqiptar tė Kosovės nga zhdukja. Mirėnjohja jonė pėr NATO-n ėshtė, ka qenė dhe do tė jetė gjithmonė, pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkėsinė Evropiane, ata kanė qenė, janė dhe do tė mbeten miq tė Kosovės dhe tė popullit tė Kosovės.

Ēdo kush qė donė ta refuzoj kėtė, qė fillon t’i urrej kėta, qė donė ta ulė vlerėn ndaj tyre, nuk e ka mirė, prandaj disa tendenca refuzuese tė tyre nuk kanė vend nė shoqėrinė kosovare. Populli i Kosovės i do Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA), e do NATO-n, i do shtetet e civilizuara, e do Bashkimin Evropian (BE), sepse janė ato vende qė e lidhin ideologjikisht synimin tonė. Ne synojmė tė jemi njė vend demokratik dhe aty ėshtė adresa jonė e qėlluar, prandaj ne me miqtė tanė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkėsinė Evropiane, me NATO-n, do tė rrugėtojmė pėrpara dhe do t’i krijojmė vetes njė perspektivė tė drejtė ekonomike, demokratike dhe nė tė gjitha aspektet qė shkojnė drejtpėrsėdrejti nė pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve tė Kosovės, pėr ēka shoqėria kosovare ka nevojė tani.

Unė isha nė Shqipėri, unė isha nė Maqedoni. Ishin dy vizitat e mia nė funksion tė presidentit tė Kosovės, ishin vizita sigurisht emocionuese, por edhe njėkohėsisht ishin vizita qė dėshmuan shtetėsinė e Kosovės dhe institucioneve tė Kosovės.

Nė Shqipėri u takova me tė gjithė krerėt e shtetit, u takova me Presidentin, Shkėlqesinė e tij, Bamir Topi, u takova me kryetaren e parlamentit znj. Jozefina Topalli, u takova me kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha, u takova edhe me kryebashkiakun e Tiranės, Edi Rama, qė njėherit ėshtė edhe kryesuesi i bllokut opozitar, u takova edhe me krerėt e partive tjera parlamentare. Ēdo kund ku unė isha unė e kisha njė ide, analiza, procesi i analizės i kombit shqiptar ka qenė, ėshtė e kaluar. Tani duhet t’i kthehemi sintezės, duhet t’i kthehemi bashkimit kombėtar. Cili ėshtė ai bashkim kombėtar. Ju e dini mirė se mbas viteve 47, atėherė kur u formua e ashtuquajtura Bashkėsia Evropiane sė pari ishin tri shtete, pesė e sot janė njėzet e shtatė shtete. Askush nuk besonte se njėherė do tė bėhej njė fuqi e pėrbashkėt edhe politike. Duhet t’ia fillojmė prej kėsaj ideje. Ka pasur tė drejtė Arbėr Xhaferi, i cili i quante territoret tė banuara me shqiptarė si “komenvellt shqiptar”. Jam shumė i bindur se e ka pasur me tė drejtė dhe ne e mbėshtesim nė kėtė thėnie, kėtė ide dhe duhet ta jetėsojmė kėtė ide. Bashkimi kombėtar, t’ia fillojmė prej bashkimit ekonomik, ne duhet t’ia fillojmė punės tani, jemi nė vonesė dhe askush nuk do tė na e falė.

Pse ne duhet tė kemi barriera nė bashkėpunim mes veti, pse duhet tė kemi diferenca, pse duhet tė kemi kushte, pse tė kushtėzohemi nė punėn tonė nė Shqipėri, gjegjėsisht shqiptarėt nga Shqipėria tė kushtėzohen kėtu nė Kosovė. Duhet tė krijojmė kushte tė barabarta, duhet tė krijojmė hapėsirė tė barabartė, lėvizje tė lirė tė mallrave po pse jo edhe tė ideve, pse ne tė mos kemi tekste tė njėjta shkollore, pse ligjvėnėsit tanė tė bėjnė ligje tė ndryshme nė Shqipėri dhe tė ndryshme kėtu nė Kosovė kur ne e flasim tė njėjtėn gjuhė, jemi tė njėjtė, ia dimė hallet njėri-tjetrit dhe mėnyra e mendimit ėshtė e njėjtė, synimet tona janė tė njėjta, mirėqenia ēdo kund evidentohet, synimi ynė drejt shtėpisė sė madhe euroatlantike ėshtė i qartė si pėr shqiptarėt nė Shqipėri ashtu edhe pėr ne, por edhe pėr bashkėkombėsit tanė nė Maqedoni, nė Serbinė Jugore dhe ata nė Mal tė Zi.

Prandaj, ēdo gjė qė unė dua tė shtyj, unė jam president i Kosovės, unė mund tė konsultohem, tė propozoj, tė promovoj ide, mirėpo janė tė tjerėt tė cilėt duhet tė mbėshtesin kėtė ide. Do tė ishte e drejtė, do t’u rekomandoj tė gjithė spektrit politik, qeverisė, shoqėrisė civile, njerėzve intelektualė qė tė mbėshtesin idenė e bashkimit kombėtar, duke ia filluar prej veprimeve ekonomike. Kėto janė edhe kushtet tė cilat i ka paravėnė Bashkėsia Evropiane, kėto janė kėrkesat e Bashkėsisė Evropiane qė kėrkojnė nga ne. Edhe sot gjatė njė bisede tė gjatė qė kisha me ministrin e punėve tė Jashtme tė Austrisė, folėm se njė veprim duhet tė shihet kėtu nė vend, ēdo e mirė dhe ēdo e keqe e ka burimin e vet nė Kosovė, jo diku tjetėr. Informatat e kėqija, po e quaj ashtu, qė merren nga Kosova, ato vetėm shkojnė, ripaketohen, u jepet njė formė dhe kthehen nė Kosovė, do tė thotė ēdo gjė e ka burimin e vet, por edhe puna e mirė e ka burimin e vet dhe askund tjetėr, kėtu nė Kosovė, nė Shqipėri dhe nė trojet tona.

Prandaj, unė kudo qė isha kėrkova fillimin e punės, sigurisht edhe eksponimi im para ligjvėnėsve tė Shqipėrisė ishte shumė emocional, sa e hetova, ai u pėlqye nga tė dyja palėt edhe nga pozita edhe nga opozita dhe ishte njė rast i rrallė kur tė dy palėt edhe opozita dhe pozita ishin ulur sė bashku dhe kjo mė gėzoi shumė. Do tė dėshiroja qė kėso situatash tė pėrsėriten gjithnjė nė Parlamentin e Shqipėrisė se ato sigurisht do tė shėrbejnė si shembull shumė i mirė edhe pėr parlamentet e rajonit, e sidomos parlamentet e shqiptarėve aty ku jetojnė shqiptarėt.

Pos kėsaj unė kisha njė takim edhe me Universitetin Evropian tė Tiranės, unė aty pash se mes profesorėve tė kėtij universiteti ishin edhe akademikė tė lartė, ishin ish gjykatės tė Shqipėrisė, ishin ish ambasadorė, ishte ish ambasadori nė Angli, ishte ish ambasadori nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kėshtu qė ishte njė staf jashtėzakonisht i lartė, po edhe pak a shumė i famshėm akademik. Kisha njė bashkėbisedim me studentėt atje dhe normalisht mua m’u dha njė mirėnjohje nga ky universitet, gjė qė e respektoj jashtėzakonisht.

Unė gjatė vizitės time nė Shqipėri, i bėra njė vizitė edhe Mbretit tė parė tė shqiptarėve, vizitova edhe Baba Reshat Bardhin, ishte njė koincidencė, ishte dita e bektashinjve, ishte Festa e Sulltan Nevruzit, festa mė e madhe e Bashkėsisė sė Bektashinjve, tė cilėt janė pjesė e konfesionit, pjesė e kulturės sė shqiptarėve dhe e pashė shumė tė drejtė qė t’i vizitojė ata.

Gjatė vizitės time nė Tiranė, unė vizitova edhe Bashkinė e Tiranės, ku Edi Rama e komplementova pėr punėn e mirė qė ka bėrė dhe ėshtė duke bėrė nė qytetin e Tiranės dhe sinqerisht do tė doja shumė qė edhe pėr tė tjerėt tė shėrbejė Tirana si shembull i mirė, si duhet tė zhvillohet njė punė urbanistike e njė kryeqyteti shqiptar.

Unė u ktheva nė Kosovė dhe para dy ditėsh fillova vizitėn time nė Maqedoni, ku isha i pritur prej Presidentit Ivanov me tė gjitha atributet qė pritet njė burrė shteti dhe protokolli ėshtė implementuar pikė pėr pikė, qė nga kufiri edhe deri tė pėrcjellja nė kufi.

Unė pata rastin tė bisedoj me z. Ivanov, gjatė takimeve qė patėm tri herė me radhė, po ashtu, pėr krijimin e njė hapėsire shumė tė gjerė, tė favorshme pėr bizneset e rajonit, duke pasur parasysh se ne kemi njė proporcion jashtėzakonisht tė dėmshėm pėr Kosovėn, nė dėm tė Kosovės, nė favor tė Maqedonisė, tė shkėmbimit tė mallrave njė me njėzet. Maqedonia eksporton nė Kosovė, gjegjėsisht Kosova importon nga Maqedonia mbi 460 milion euro, kurse eksporton vetėm rreth 24 – 26 milionė. Tėrė kohėn ishte preokupimi im, ishte nė qendėr tė vėmendjes si tė krijohen kushte mė tė favorshme edhe pėr produktet e Kosovės atje duke pasur parasysh se kishte pasur probleme edhe nė akceptimin e certifikatave tė origjinės sė mallit, po ashtu edhe nė akceptimin e dokumentacionit i cili i pėrcjell mallrat kosovare.

Unė insistova gjithsesi qė tė hapen pika tė reja doganore, pėr arsye se tė vish prej njė pjese verilindore tė Maqedonisė, tė vish, pėr shembull, nė Anamoravė, duhet tė kalosh 3-4 orė rrugė dhe ėshtė mėnyra mė praktike qė tė hapet njė pikė kufitare diku atje nė Karadak dhe t’i mundėsohet edhe asaj ane tė lėviz lirshėm nė Kosovė, gjegjėsisht prej Kosove nė Maqedoni. Kjo pikė doganore ėshtė formalizuar dhe do tė bėhet shumė shpejt. Kėrkova po ashtu shpejtimin e tė gjitha veprimeve nė mėnyrė qė tė fillojė dhe tė rindėrtohet rruga Tetovė-Sharr, e cila do tė mundėsonte po ashtu lėvizjen e asaj ane gjegjėsisht lėvizjen nga Kosova nė atė anė.

Unė u takova edhe me kryetarin e Parlamentit, e pashė se ekziston njė atmosferė shumė e favorshme e bashkėpunimit parlamentar me Parlamentin e Kosovės. Ata nė Shkup kanė formuar njė komision tė posaēėm qė do t’i mbante marrėdhėniet e mira parlamentare me Parlamentin e Kosovės.

Dhe, krejt nė fund, unė pata takime edhe me qarqet qeveritare, isha me dy zėvendėskryeministra dhe me tre ministra. Ne patėm nė Shkup dje edhe njė forum tė biznesit qė unė e kėrkoja atė dhe pjesėmarrja ishte e madhe, ishin shumė biznesmenė tė Kosovės qė kishin ardhur enkas pėr kėtė forum, po ashtu edhe tė Maqedonisė. Interesi ishte jashtėzakonisht i madh. Unė porosita edhe bashkėfolėsit qė tė nėnvizojnė rėndėsinė e CEFT-ės pėr ne dhe gjithmonė tė kemi ndėrmend liberalizimin e lėvizjes dhe mallrave, por pse jo edhe ideve. Unė jam mbėshtetės, ithtar shumė i madh i unifikimit tė logjistikave dhe dokumentacionit ēdo kund ku jetojnė shqiptarėt.

Unė pata takime tė veēanta edhe me krerėt e partive tė koalicionit gjegjėsisht opozitare tė spektrit politik shqiptar, ku biseduam dhe theksuam se ēdo parti ka manifestin e vet dhe duhet atė ta promovojė, ėshtė detyrė demokratike, por nė pyetjet kryesore kur ėshtė nė pyetje mirėqenia gjegjėsisht prosperiteti i pjesėtarėve tė kombit shqiptar, i porosita tė gjithė qė tė jenė unikė. Unė besoj se uniteti ėshtė i kuptueshėm edhe nė Maqedoni dhe ata do tė jenė nė tė ardhmen shumė mė unikė.

Unė nė Shkup vizitova edhe njė spital i cili duam a nuk duam mbi 60 pėr qind i kishte pacientėt nga Kosova, tė cilėt paguajnė shuma shumė tė mėdha pėr shėrim, por ai spital sigurisht ishte edhe njė shembull shumė i mirė si duhet tė trajtohen pacientėt dhe do tė doja shumė qė diēka e tillė tė lindė edhe nė Kosovė. Unė me bashkėpronarėt qė ishin nga Republika e Turqisė bisedova dhe javėn qė vjen ata do tė vijnė kėtu dhe me mua do tė bisedojnė dhe jam i bindur qė Kosova do tė ketė mundėsi t’u ofrojė mundėsi logjistike qė ata tė fillojnė njė spital tė tillė edhe nė Kosovė.

Unė dje pasdite udhėtova nė Tetovė, u takova me Kryebashkiakun e Tetovės unė vizitova edhe njė ndėrmarrje ekonomike “Renova” qė ėshtė pėr t’u lavdėruar. Unė u takova edhe me kryekrerėt e kompanisė “Ekolog”. I njoh se janė jashtėzakonisht tė suksesshėm dhe shumė familje edhe nga Kosova kanė mirėqenien e tyre ose marrin pagat prej kėsaj firme qė ėshtė jashtėzakonisht dinamike.

U takova edhe me krerėt e Bashkėsisė Islame po edhe me krerėt e Bektashinjve, ata kishin njė problem mes veti pėr ndarjen e disa objekteve atje dhe disi e mora pėrsipėr edhe njė ndėrmjetėsim qė unė sigurisht do tė ndėrmjetėsoj nė tė ardhmen, nuk duhet tė ketė konflikt nė mes tyre.

Unė ēdo kund kam folur pėr imazhin e Kosovės, i dėmtuar shumė prej tė ashtuquajturit Raport i Dik Martit, raport ky qė ėshtė i rrejshėm, raport ky qė kush i ka besuar nuk ka tė drejtė t’i besojė dhe kam promovuar idenė qė nė mėnyrė tė menēur, nė mėnyrė tė urtė t’i kundėrvihemi ēdo efekti tė kėtij raporti", tha presidenti Pacolli.

http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=111104
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.3.2011, 00:01   16
Citim:
Zgjedhja e Pacollit pėr president shpallet jokushtetuese

PRISHTINĖ - Gjykata Kushtetuese e Kosovės ka ardhė nė pėrfundim se Kuvendi ka shkelur Nenin 86 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės me rastin e zgjedhje sė Presidentit tė vendit, thuhet nė njoftimin qė ky institucion i ka dėrguar sot zyrtarisht administratės sė Kuvendit.

“Pėrmes kėsaj shkrese ju informojmė qė mė 28 mars 2011, Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Kosovės ka shqyrtuar dhe votuar lidhur me rastin KO29/11”Sabri Hamitit dhe deputetė tė tjerė”, Vlerėsimi i kushtetutshmėrisė tė Vendimit tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės Nr. 04.-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit tė Republikės sė Kosovės, tė 22 shkurtit 2011”, thuhet nė shkresėn e Gjykatė Kushtetuese.

Mė tutje bėhet e ditur se Gjykata Kushtetuese, njėzėri vendosi qė tė shpallė Kėrkesėn tė pranueshme dhe me shumicė votash, dhe me dy gjyqtarė mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės Nr. 04.-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit tė Republikės sė Kosovės, tė 22 shkurtit 2011, ėshtė jo kushtetues pasi qė ėshtė nė kundėrshtim me kėrkesat e nenit 86 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe parimet demokratike tė mishėruara aty.

http://www.kosova-sot.info/politike/...-jokushtetuese
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.3.2011, 12:24   17
Citim:
Presidenti nuk ėshtė kėtu

Prishtinė, 30 mars- Behgjet Pacolli pritet qė ta lirojė rezidencėn sot, nė mesditė, shkruan “Koha Ditore”. Nė atė kohė, edhe zyrtarisht, do t’i kumtohet aktgjykimi i “gardianit” tė Kushtetutės, se zgjedhja e tij nė krye tė shtetit nuk ėshtė bėrė nė harmoni me aktin mė tė lartė juridik tė vendit.

Nė tė njėjtin moment, diku nė Hungari, kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, do t’i marrė pėrgjegjėsitė e ushtruesit tė detyrės sė presidentit. Do tė jetė kjo hera e dytė qė Krasniqi e merr kėtė mandat brenda shtatė muajve.

Nė mungesė tė tij do tė jetė nėnkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ai qė mund t’ia kėrkojė Pacollit “ēelėsin e trezorit” tė shtetit. Ish-kryetari i Aleancės Kosova e Re, edhe ashtu ka shprehur gatishmėri qė ta respektojė ēdo vendim tė Gjykatės Kushtetuese.

Burime tė gazetės kanė bėrė tė ditur se Pacolli ka dashur tė largohet nga zyra presidenciale, qysh tė hėnėn nė mbrėmje, mirėpo me “insistimin” e disa diplomatėve ndėrkombėtarė ėshtė tėrhequr nga njė veprim i tillė. “Miqtė ndėrkombėtarė”, sipas njė zyrtari tė lartė brenda koalicionit qeverisės, jo vetėm se i kanė rekomanduar qė ta presė aktgjykimin e Gjykatės Kushtetuese, por edhe i kanė thėnė qė tė mos tėrhiqet nga gara pėr president.

Pacolli ka heshtur para publikut deri nė mbrėmjen e sė martės, kur edhe ėshtė paraqitur nė televizionin publik tė Kosovės. Aty ka konfirmuar se “pėr tė vendimi i Gjykatės Kushtetuese ėshtė i shenjtė”.

“Siē kam deklaruar edhe mė pėrpara do ta respektoj totalisht vendimin e Gjykatės Kushtetuese. Vendimin nuk e kam marrė, por pritet ta shohim nesėr, dhe unė do tė veproj ashtu siē shkruhet nė vendim. Pėr kėtė jam i pėrkushtuar”, ka thėnė ai pėr RTK-nė.

Pacolli ka filluar tė reflektojė nė respektim tė Kushtetueses, edhe pa e marrė aktgjykimin. Ai ėshtė paraqitur nė rezidencė, por nuk ka zhvilluar asnjė aktivitet prej presidenti. I ka anuluar edhe takimet qė i ka pasur nė agjendė. Kishte planifikuar tė takohej me njė grup intelektualėsh dhe pasanikėsh tė Gjakovės. Por, nė fakt, ai ėshtė takuar me kryeministrin, Hashim Thaēi, pėr t’i shqyrtuar hapat e mėtejmė tė veprimit.

Njė njohės i ēėshtjeve juridike dhe kushtetuese ka thėnė se kahja e zhvillimeve tė ardhshme, nė masė tė madhe do tė varet nga formulimi i aktgjykimit tė Kushtetueses.

Sipas tij, Gjykata i ka dy mundėsi: tė japė ndonjė rekomandim pėr Kuvendin se ēka duhet bėrė tutje, por edhe tė mos e bėjė kėtė gjė, dhe vetėm ta konstatojė shkeljen qė ėshtė bėrė me rastin e zgjedhjes sė presidentit.

“Rasti i parė do tė ishte mė i favorshėm pėr Kuvendin, pėr shkak se do tė dihej se ēka duhet bėrė, kurse rasti i dytė mund tė linte prapė hapėsira pėr interpretime tė ndryshme, sesi duhet proceduar ēėshtja e zgjedhjes sė presidentit”, ėshtė shprehur ky jurist.

Pėr bindjen e tij, nė rast se Gjykata nuk jep rekomandime, Kuvendi nuk ka nevojė qė ta thėrrasė ndonjė seancė tė re pėr rivotim tė presidentit.

“Nė njė situatė tė tillė, kryeministri Thaēi, pas konsultave me partnerėt e koalicionit, do tė duhej t’i bėnte kėrkesė u.d tė presidentit, pėr thirrjen e njė seance, me tė vetmen pikė tė rendit tė ditės: zgjedhjen e presidentit”, ka thėnė ai.

Por, burime tė gazetės brenda Presidencės sė Kosovės, duke iu referuar argumenteve tė paraqitura nga trupi gjykues i Kushtetueses, njė ditė mė herėt, kanė treguar se Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjė sugjerim pėr Kuvendin e Kosovės sesi duhet tė veprohet tutje. Gjithashtu nuk ėshtė dhėnė ndonjė afat kohor se brenda sa kohe duhet tė zgjidhet presidenti. Tė njėjtat burime kanė treguar se nė arsyetimin e Gjykatės nuk ėshtė pėrmendur fare termi “kuorum”. Por ėshtė lėnė tė kuptohet se nė procesin e votimit pėr zgjidhjen e presidentit tė Kosovės medoemos duhet tė jenė tė pranishėm nė sallė 2/3 e deputetėve e qė nė rastin e zgjedhjes sė Pacollit president nuk ka pasur kuorum tė mjaftueshėm.

Shefi i Grupit parlamentar i Koalicionit Kosova e Re, Ibrahim Makolli, ka parapėlqyer tė rezervohet nė dhėnien e shpjegimeve sesi do tė rrjedhin gjėrat gjatė ditėve nė vijim, ndonėse nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė Pacolli tė rikandidohet sėrish pėr president shteti.

Ai ka rikujtuar se mes KKR-sė dhe PDK-sė ekziston njė marrėveshje, pėrmes sė cilės Pacollit i garantohet posti i presidentit.

“Prandaj ne presim nga kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, qė ta pėrmbushė marrėveshjen”, ka shtuar Makolli (mė gjerėsisht sot nė “Kohėn Ditore”).

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,22,53911
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.3.2011, 22:42   18
puntori
anėtar/e
 
puntori
 
Anėtarėsuar: 4.2009
Personalisht isha kundėr Pacollit, lidhjet e tij me Rusinė janė tė qarta, gjithsesi do isha paragjykues po tė thoja se ėsht agjent rus, ndoshta ėsht ndosht nuk ėsht, por tė paktėn Pacolli osht i ngopėm me pare dhe tė gjitha pasuritė i ka tė deklaruara...dhe un nuk e kuptova dot rolin e ambasodorit Dell nė kėt mes, nga njėra anė thojn se ai pėrkrahu Pacollin, nga ana tjetėr ai vet tha se ''Pacolli duhet t'i sqarojė popullit lidhjet me Rusinė'' por, duke u nisur nga fakti qė makinacionet nė Veri qė janė tė dirigjuara nga Eulex-i dhe Be-ja , ėsht mėse e qartė qė ndėrkombtarėve nuk i pėlqyen udhetimet dhe vizitat e Pacollit nėpėr pjesė tė tjera tė Shqipėrisė...dhe synimet politiko-ekonomike tė Pacollit. U bo 20 vjet qė politikanėt tanė bėjnė luft brrylash e gjueti shtrigash alla-enveriste kundėr njėri tjetrit, kjo tė paktėn ėsht e qart pėr mua... ndėrkoh edhe ndėrkombtarėt pasurohen nė kurrizin tonė...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.3.2011, 22:53   19
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Duke mos qenė i sigurtė ēa tė them nė lidhje me Pacollin, po i tregoj dy anė tė medales.

E para qė shumė njerėz e akuzojnė pėr lidhje me Rusinė, e tėrthorazi dhe me Serbinė.

Nga ana tjetėr kam vėrejtur njė trysni nga qarqet perėndimore qė Pacolli tė mos zgjidhet president. Edhe qė Pacolli shumė herėt, posa ka filluar aktivitetin politik ka qenė deklaruar, qė Veriori nuk duhet tė mjaftohet me aleancėn qė ka me perėndimin por duhet tė bėjė aleatė nė tė katėr anėt e botės pa dallim.

Nė rastin e dytė, po e morėm pėr tė vėrtetė, i bie qė Pacolli do qė tė heqė zgjedhėn perėndimore, dhe t'a avancojė Veriorin politikisht, qė tė mos jetė i varur politkisht nga Perėndimi.

Kjo nga njėra anė nuk ėshtė keq, sepse ne janė duke na shantazhuar, "mos bėni zhurmė se ikim e kthehet Serbia", ose "ne iu ēliruam dhe tash bėjmė ēfarė duam". Por nga ana tjetėr Rusia ka njė politikė tė qartė anti-shqiptare sot e gjithė ditėn. Ndonėse synimet e tij janė pėr lidhje me "tė katėr anėt e globit" jo thjesht me Rusinė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.3.2011, 23:40   20
kalimtar/e
 
Citim:
Thėnė nga Kandhaon

Kjo nga njėra anė nuk ėshtė keq, sepse ne janė duke na shantazhuar, "mos bėni zhurmė se ikim e kthehet Serbia", ose "ne iu ēliruam dhe tash bėjmė ēfarė duam". Por nga ana tjetėr Rusia ka njė politikė tė qartė anti-shqiptare sot e gjithė ditėn. Ndonėse synimet e tij janė pėr lidhje me "tė katėr anėt e globit" jo thjesht me Rusinė.
Edhe ktej poshtė kush kupton njė fije politikė, zgjedhjen e Pacollit e shikon si zhvillim nė dobi tė Veriorit. Mu mė shqetėso i gjo, a ka pas zgjedhje mė tė mirė se Pacolli? A mund tė ishte njė tjetėr qė tė ndiqte njė politikė tė hapjes "nė katėr anėt e globit", por pa lidhje tė deklaruara me sllavėt?!
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:43.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.