Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 13.8.2008, 12:32   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Gėrmime nė Korēė (Kamenicė, Liqenas etj.)


Citim:
Kamenica, Pompei shqiptar
14/08/2008  Rruga drejt turizmit kulturor

Rruga nga Tepelena pėr nė Sarandė, pėr tė cilėn ka pak kohė qė po punohet, ėshtė njė arsye mė shumė pėr tė drejtuar sytė nga fshati Kamenicė.

I ndodhur nė rrethin e Delvinės, rrėzė shpatit jugperėndimor tė Malit tė Gjerė, pėr fshatin mesjetar tė Kamenicės ka shumė pak studime vitet e fundit, por asfare tė thelluar.

Studimet e deritanishme, tė mbėshtetura nė vėzhgimet sipėrfaqėsore tė rrėnojave tė shumta tė banesave dhe kishave, u pėrkasin viteve shtatėdhjetė dhe janė kryer nga E. Riza dhe A. Meksi. Nė studimin e tyre ata janė mbėshtetur nė arkitekturėn e banesave dhe tė kishave pa pasur mundėsi pėr tė vjelė material tjetėr arkeologjik.

“Kjo qendėr me vlera tė shumta arkeologjike pėr fshatin e periudhės shek. XIII deri nė XVII, por pak e studiuar dhe e survejuar, mė ngjalli interesin pėr ta vizituar dhe pėr tė bėrė provėzėn time tė parė nė fushėn e tė shkruarit, prandaj edhe e zgjodha si temė nė pėrfundim tė studimeve 3-vjeēare dhe pėr tė synuar qė nė tė ardhmen tė jem pjesė e ekipit qė do tė merret me kėtė fshat tė rėndėsishėm”, - shprehet njė studente e re, e cila si objekt studimi pėr mbrojtjen e diplomės sė saj ka zgjedhur Kamenicėn.

Fshati Kamenicė, i ndėrtuar nė njė zonė tė pasur, ku ndėrthuret fusha me zonėn kodrinore, por paksa larg rrugėve kryesore tė komunikimit, megjithėse me tipare tė qarta urbanistike dhe njė numėr tė madh banesash, nuk mundi tė shndėrrohej nė njė qendėr qytetare, siē ndodhi me Delvinėn dhe Gjirokastrėn.

Duket se arsyeja kryesore ka qenė largėsia nga rruga qė lidhte Janinėn, Gjirokastrėn me limanin e Sarandės, rrugė qė favorizoi fshatin e Delvinės tė shndėrrohej nė njė qytet gjatė periudhės otomane.

Megjithatė, Kamenica deri nė braktisjen e saj ka konkurruar nė kėtė zonė, dhe kjo mė sė miri duket nga tė dhėnat e regjistrave kadastral tė vitet 1431-1432, ku janė regjistruar 267 familje dhe nė vitin 1583 janė 606 familje.


Nė kėrkim tė njė date

Problem mė i vėshtirė pėr t’u zgjidhur nė mungesė tė tė dhėnave ėshtė ai i datimit tė ndėrtimeve tė Kamenicės dhe ai i kohės rreth sė cilės u braktis fshati. “Mendimin pėr njė braktisje kolektive tė fshatit e sugjeron gjendja e rrėnimeve, e cila ėshtė pothuajse e tė njėjtit nivel nė tė gjithė ndėrtimet e tij”, - shprehet Skėnder Muēaj, specialist nė Institutin e Arkeologjisė, Tiranė, duke folur pėr njė lloj historiku tė Kamenicės.

“Rrėnojat e fshatit tė Kamenicės pas largimit tė banorėve nuk ėshtė ripopulluar mė, por pranė saj ėshtė ndėrtuar fshati Palavli”, - shpjegon ai.

Ēfarė ka kaq tė veēantė dhe interesante, qė ia vlen tė ruhet, tė studiohet dhe tė investohet mė tej nė kėtė fshat?

Njė pjesė tė rėndėsishme tė tij e zėnė kishat, ku tregohet mėnyra e ndėrtimit tė tyre, rėndėsinė qė kanė pasur, funksionin e tyre dhe numrin qė ato zėnė si dhe disa kisha jashtė vendbanimit. Pa harruar qeramikėn e gjendur kėtu, tipat, prejardhjen dhe kohėn e prodhimit.


Pozita gjeografike

Fshati mesjetar i Kamenicės ndodhet nė rrethin e Delvinės, rrėzė shpatit jugperėndimor tė Malit tė Gjerė.

Ato shtrihen mbi dy kodra tė ulėta, me pjerrėsi tė butė tė bashkuara me njė qafė prej lindjes nė drejtim tė perėndimit Fshati nė tė kaluarėn zinte dy lartėsitė e kodrave, qafėn qė i bashkon ato si dhe shpatin e tyre jugor.

Terreni rreth tyre paraqitet mjaft i favorshėm pėr zhvillimin ekonomik: poshtė, nga jugperėndimi shtrihet njė fushė e gjerė me toka pjellore, nė veri gjenden kullota tė mira pėr bagėti, ndėrsa klima e butė favorizon rritjen e ullirit.

Nga ana tjetėr, para Kamenicės kalonte rruga qė ndėrlidhte Finiqin dhe Delvinėn me luginėn e Kardhiqit dhe mė tej me atė tė Drinos. Rruga qė tė ēonte nė fshat kalonte duke ndjekur qafėn ndėrmjet dy kodrave nė jug tė tij. Ajo pėrfundon nė qendėr tė fshatit, i cili ėshtė sheshi mė i gjerė, nė masėn e dendur tė ndėrtimeve. Kėsaj qendre i pėrket dhe toponimi: Qafa e Pazarit. Nė pjesėn jugore shpati zbret nė njė shesh tė gjerė qė pėrfundon nė njė kanion tė thellė dhe vazhdon tė ngrihet nė krahun tjetėr tė kanionit drejt majės sė lartė tė Ljulies.

Nė faqen e pjerrėt pranė kanionit tarracat kanė dhėnė mundėsi pėr ndėrtime tė disa banesave dhe kishave si nė vendin e quajtur Fiqtė e Lapes dhe te kisha e Jominait. Nė anėn lindore kodra e Kamenicės zbret duke krijuar mundėsinė pėr t’u lidhur me njėra-tjetrėn luginėn e pėrroit Vrisit (Qafėdardhė), pėrroit Gjovarakės.

Mė pas kodra lartėsohet drejt kreshtės sė Malit tė Gjerė, kurse lugina e pėrroit tė Vrisit shkon drejt fshatit Varfit. Kodra e Kamenicės nė anėn veriore ka njė pjerrėsi shumė tė theksuar drejt pėrroit tė Gjovarakės, qė e bėnė tė pamundur ngjitjen drejt fshatit. Nė krahun tjetėr tė pėrroit terreni ka dhėnė mundėsi pėr ndėrtimin e fshatit tė ri tė Kopaēės.

Nė perėndim, ashtu si dhe nė jug, kodra zbret drejt njė sheshi qė mė pas ngrihet nė njė kodėr tė ulėt, ku ėshtė ndėrtuar fshati i Palavlisė, i cili ėshtė ndėrtuar pas braktisjes sė fshatit Kamenicė.

Nga kodra e Kamenicės syri tė kapė njė hapėsirė tė gjerė tė fushės sė Vurgut drejt liqenit tė Butrintit, detit Jon dhe ishullit tė Korfuzit, kurse mė tej drejt perėndimit dhe veriut vargjet kodrinore mbyllin shikimin. Edhe qafa e Skėrficės, qė e lidh pellgun e Delvinės me luginėn e Drinosit, humbet nga vėshtrimi.

Nė jug rruga nė rrėzė tė kodrave tė ēon drejt manastirit tė Mesopotamit dhe Delvinės. Pėrrenjtė e shumtė qė zbresin nga Mali i Gjerė, furnizojnė lumin e Kalasės, ku duket se kanė qenė ndėrtuar dhe mullinjtė e fshatit Kamenicė.

“Kushtet klimatike dhe relievi bėjnė tė mundur qė kjo krahinė tė ketė lulėzuar nė kulturat e saj kryesore: drithėrat, pemėt frutore dhe bagėtitė e imėta (dhentė dhe dhitė). Kėto burime natyrore dhe afėrsia me detin kanė bėrė tė mundur qė tė lulėzojė gjatė periudhės antike qyteti i Foinikes”, - shpjegon arkeologu Muēaj, duke vėrejtur se gjatė periudhės prehistorike tregues janė varrezat tumulare tė Bajkajt.

Ndėrsa pėr periudhėn mesjetare “manastiri i Mesopotamit, kisha e Shėn Janit dhe Nivicės janė dėshmi tė njė zhvillimi tė pandėrprerė dhe nė nivele tė larta prosperiteti”.


Nė lupėn e munguar tė historisė


Burimet historike tė autorėve qė e pėrmendin dhe qė na japin informacione rreth kėtij fshati, janė relativisht tė pakta. Nė regjistrin e vitit 1431-1432 fshati Kamenicė, i pėrfshirė nė vilajetin e Vajonetės, kishte gjithsej 267 familje, duke pasur si pronė tė fshatit 400 rrėnjė ullinj. Tė ardhurat nga ky fshat ishin 19 740 akēe. Kėto tė dhėna e bėnin Kamenicėn njė nga qendrat e banuara mė tė mėdha tė kėsaj zone.

Mjafton tė pėrmendim se Gjirokastra, kryeqendra e sanxhakut tė Shqipėrisė, kishte 163 familje dhe tė ardhurat pa taksat e vilajetit dhe tregut ishin 16 938 akēe. Nė regjistrin e vitit 1583 fshati kishte 606 familje dhe katėr lagje. Kėto janė dy tė dhėnat mė tė sakta qė disponohen deri mė sot pėr Kamenicėn.

Ēelebiu, i cili kaloi nė mesin e shekullit XVII, nga Delvina nė Kalasė, pėrbri Kamenicės nuk e pėrmend kėtė tė fundit. Aravantionoi nė listėn e hollėsishme tė fshatrave tė Epirit, qė i pėrket gjendjes sė fillimit tė shekullit XIX nuk e pėrmend po gjithashtu Kamenicėn si fshat, por nė njė pasazh ai flet pėr vendin e quajtur Kamenicė.

Pukėvili pėrshkruan rrėnojat e Palavlisė, pėr tė cilat shpreh mendimin se duhen indetifikuar me Helaon e Ptolemeut. Nga pėrshkrimi i tij mund tė mendohet se Pukėvili pėr mbeturinat ″antike″ tė Palavlisė tė ketė pasur parasysh pikėrisht rrėnojat e Kamenicės.

Ugolini dhe Hamondi gjithashtu e pėrmendin Kamenicėn pa prurė ndonjė tė re. Sė fundi Dh. Budina mendon se ndoshta rrėnojat e Kamenicės duhen identifikuar me ato tė qytetit tė vjetėr Baiake, tė pėrmendura nga Stefan Bizantini.

“Duke gjykuar nga gjendja dhe karakteri i ndėrtimeve qė trashėgojmė nė Kamenicė, pėrjashtohet mundėsia e identifikimit tė tyre me qendrat e pėrmendura nga Pukėvili dhe Budina, sidoqoftė fjalėn e saktė e japin gėrmimet arkeologjike. Sė fundi mendimin mė tė plotė e kanė shprehur E. Riza dhe A. Meksi, duke e pėrcaktuar atė si njė fshat tė ndėrtuar nė shek. XIV”, - nėnvizon Muēaj, duke shtuar se ndryshimet rrėnjėsore qė ndodhėn nė Perandorinė Bizantine pas kryqėzatės sė katėrt (1204), u pasqyruan edhe nė territoret shqiptare dhe sidomos nė territorin e Kamenicės.

Sipas Traktatit tė ndarjes sė tokave, i nėnshkruar nga Venediku dhe fuqitė e tjera pjesėmarrėse nė kryqėzatė, nė prag tė sulmit pėrfundimtar mbi Kostandinopojėn, nė 1205, parashikohej, qė provincat bregdetare nga Durrėsi nė Prevezė apo ndryshe nga Glyky-a nė Dyrrhachium tė kalonin nėn sundimin e Venedikut, ku pėrfshiheshin “provinca e Durrėsit dhe Arbėrisė me kartularatėt e Glavinicės, Vagenetias, provincėn e Janinės, provincėn e Drinopojės...”.

Theksohej veēanėrisht provinca Vagenecie, e cila do tė ishte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e varur prej Venedikut. Podesta venedikase nė Kostandinopojė dekretoi nė vitin 1205 se provinca bregdetare me emrin provincia Vagenecie duhej tė ishte nėn urdhrat e drejtpėrdrejta tė Venecias, por venedikasit nuk ishin tė interesuar pėr tė marrė edhe prapatokėn Epirote dhe pėr kėtė ata caktuan Mihail Komnen Dukas (Michael Comnanus Dux) pėr tė qeverisur si vasal tė tyre nga kufijtė e provincės (venedikase) sė Dyrrachiumit deri ne Naupakt.

Mihail Komnen Duka, vasali i Venedikut pėrfitoi duke zgjeruar kufijtė e Despotatit tė Epirit ose ndryshe i Artės. Gjatė jetėgjatėsisė mė shumė se dy shekullore, ky despotat e ndryshoi disa herė shtrirjen e tij, megjithatė bėrthama e qėndrueshme territoriale mbeti tema e dikurshme bizantine e Nikopojės. Nė tė pėrfshiheshin qytete e kėshtjella tė rėndėsishme, ku pėrveē Artės, kryeqendėr e tij, pėrmenden Janina, Ajdonati (Paramithia), Himara, Berati, Kanina dhe pėr njė kohė tė shkurtėr edhe Durrėsi (1213-1253)...


Ndėrtimet

E pasur me plot ndėrtime karakteristike, studimi sistematik qė pritet t’u bėhet rrėnimeve tė kėsaj qendre tė banuar nė tė ardhmen, pa dyshim do t’i japė njė pėrgjigje mė tė bazuar e mė tė saktė shumė ēėshtjeve e sidomos vendosjes nė kohė tė kėtyre ndėrtimeve.

“Ndėrtimet rrethojnė Qafėn e Pazarit, duke u shtrirė kryesisht nga kodra e madhe nė perėndim tė saj dhe mė pak nė kodrėn e vogėl nė lindje”, - vijėzon arkeologu Muēaj.

Ndėrtimet kanė njė dendėsi tė madhe, por kjo ėshtė veēanėrisht e theksuar nė zonėn rreth qendrės sė fshatit. Ato janė tė orientuara, pėrgjithėsisht nga jugu dhe mė pak nga juglindja e jugperėndimi, duke ndjekur pjerrėsinė e terrenit. Tė vendosura buzė rrugėve, kurse nė mjaft raste nė zonat periferike jugore dhe perėndimore ndėrtimet rrethohen me mure qė krijojnė oborre tė vegjėl dhe duke u lidhur me njėri-tjetrin ose me banesat ata krijojnė njė lloj fortifikimi.

Nė anėn veriore, ku terreni bie nė mėnyrė tė thiktė pėr shkak tė vegjetacionit tepėr tė dendur ėshtė tepėr e vėshtirė pėr tė pėrcaktuar nėse rrugėt pėrfundojnė deri nė fund apo ndėrpriten nga shtėpitė, ashtu siē e vėrejmė nė fshatin e vjetėr tė Qeparoit, ku rrugėt nga ana e greminės nuk kanė dalje.

Nė brendėsi tė fshatit mungojnė kopshtet, kurse hapėsirat e lira vėrehen vetėm nė pjesėn e qafės, ku duket se kanė qenė vendosur dyqanet, e shprehur kjo dhe nga toponimia Qafa e Pazarit.

“Nė sheshin poshtė kodrės ruhen vetėm rrėnojat e njė kishe, kurse disa mure tė dėmtuar gjatė punimeve tė njė pusi nafte. Nė anėn lindore, te Gryka e Mirės, nė njė shesh tė pėrshtatshėm pėr ndėrtime ruhen gjurmėt e dy banesave, njėra nga tė cilat njihet nga banorėt si kisha Nominajt. Kurse nė fshatin e sotėm tė Palavlisė, ku mund tė ketė pasur ndonjė lagje tė paktėn nė shek. XVI, deri tani nuk janė kryer kėrkime”, - vijon Muēaj, duke arritur nė pėrfundimin se fshati Kamenicė nė pikėpamje tė urbanistikės ėshtė me tipare tė qarta tė njė qyteti mesjetaro-bizantin.

“Nė gjendjen e sotme fshati i rrėnuar i Kamenicės ruan deri diku mirė njė numėr tė madhe ndėrtimesh, ku pjesėn dėrrmuese e zėnė banesat, krahas tyre ruhen dhe disa kisha. Numri mė i madhe i tyre ndodhet nė pjesėn jugperėndimore tė kodrės sė madhe. Muratura e ndėrtimeve pėr shkak tė punimit tė mirė dhe lidhėsit tė fortė, ruhet shpesh, thuajse deri nė lartėsinė origjinale, ndėrsa nga elementet e drurit kanė mbetur vetėm gjurmė.”

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=53301
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.8.2008, 08:38   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Prespė e Madhe: Zbulohet vendbanim parahistorik


Citim:
Ėshtė njė vendbanim prehistorik i zbuluar nė zonėn e Prespės sė Madhe pranė fshatit Goricė. Zona e marrė nė survejim nga njė ekip arkeologėsh francezė tė Universitetit tė Parisit nė bashkėpunim me arkeologė tė prehistorisė, me nė krye arkeologun Petrika Lera, “fsheh” nė vetvete njė vendbanim prehistorik me sipėrfaqe prej 8 hektarėsh i pėrmasave tė rėndėsisė sė vendbanimeve mė tė mėdha, ndoshta nė tė gjithė Mesdheun.

“Rezultatet e survejimit shumė shpejt do tė bėhen tė ditura. Ekipi aktualisht ėshtė nė terren“, shprehet drejtoresha e IA-sė, arkeologia Shpresa Gjongecaj, e cila ka qenė e pranishme gjatė survejimit nė kėtė vendbanim dhe ka prekur me dorė objektet e gjetura.

Kėshtu janė gjetur objekte tė ndryshme tė periudhės sė neolitit tė mesėm dhe tė vonė, si: vegla pune, objekte qeramike, tė cilėt gjatė restaurimit kanė mundur tė krijojnė edhe enė tė plota.

“Sasia e materialeve tė gjetur ėshtė shumė e bollshme dhe tė krijon idenė pėr njė jetė intensive nė kėtė zonė qysh nė periudhėn historike tė neolitit”, pohon Gjingecaj, ndėrsa nuk do tė flasė mė tepėr pėr kėtė zbulim interesant. Gjetjet janė tepėr me vlerė edhe pėr faktin se periudha e neolitit nuk ėshtė kaq intensive nė gjetje.

Ndėrkohė qė arkeologėt duke u nisur nga kjo pasuri kanė bėrė prerje pėr tė parė deri ku shkon kjo periudhė, qė nis me neolitin e mesėm e shkon deri nė periudhėn e bronzit.

Interesante nė objektet e gjetura ėshtė guri i punuar, qė dėshmon se nė kėtė zonė mund tė ketė pasur njė atelie ose punishte tė punimit tė gurit. Sipas specialistėve, duket se kemi tė bėjmė me njė periudhė tė hershme ku nuk ka dalė metali dhe ēdo gjė ishte e lidhur me gurin.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=53461
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.9.2008, 11:19   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Korēė: Zbulime tė neolitit nė Liqenas


Citim:
Arkeologėt e ekipit shqiptaro- francez, tė cilėt kryen gėrmime arkeologjike nė zonėn e Korēės, kanė zbuluar dy punishte prehistorike pėr prodhimin artizanal tė veglave tė punės prej guri, nė komunėn e Liqenasit.

Nė kėrkimet e sivjetshme, ekspedita qė drejtohet nga prof. Petrika Lera pėr palėn shqiptare dhe prof. Zhil Tyshe (Gilles Tuchais) pėr palėn franceze, ka bėrė zbulime tė rėndėsishme qė pasurojnė hartėn arkeologjike tė rajonit tė Korēės.

Vėmendja e tyre u pėrqėndrua nė njėrin nga vendbanimet mė tė mėdha prehistorike neolitike me njė sipėrfaqe prej 8 hektarėsh, pranė liqenit tė Prespės, ku ekipi i arkeologėve qėndroi pėr njė vit rresht nė terren pėr studime, kėrkime dhe sondazhe.

Sipas arkeologut Lera ky vendbanim qė shtrihet nė bregun e liqenit tė Prespės sė Madhe, njihet si "vendbanimi i Kallamasit" ose me toponimin "Ostrovo".

"Nė pėrvojėn 30-vjeēare tė gėrmimeve nė terren nė pellgun e Korēės, zbulimet e fundit mund tė konsiderohen nga mė interesantet. Kjo hapėsirė e gjerė e rendit vendbanimin prehistorik neolitik tė Kallamasit ndėr vendbanimet mė tė mėdha tė zbuluara nė gjithė hapėsirėn e Mesdheut", tha Lera.

Arkeologėt thonė se gėrmimet kanė nxjerrė nė dritė njė material tė bollshėm qeramike, enė me pėrmasa tė ndryshme dhe tė zbukuruara nė mėnyra tė ndryshme, qė flasin pėr botėn dhe kulturėn e popullsisė e cila jetonte nė kėtė pellg, pėr zhvillimet e natyrės kulturore dhe artizanatit, krahas faktit se aty kishte njė jetė intensive.

Pėrveē enėve tė shumta, nė punishte dhe nė zonėn ku janė kryer gėrmimet ėshtė zbuluar njė sasi e madhe materiali arkeologjik, kryesisht punime prej guri, kocke, stralli, briri. Megjithatė, pjesa mė e rėndėsishme e kėtij materiali janė veglat e punės prej guri, pasi shfaqen pėr tė parėn herė nė kėto vendbanime tė shumta tė pellgut tė Korēės.

Faza e dytė e punės sė ekspeditės do tė jetė programi arkeologjik i kėrkimeve pėrmes projeksionit, ose vrojtimi nė terren, ku ekipi ėshtė angazhuar qė gjatė vitit tė kaluar, kryesisht nė pjesėn veriore tė fushės sė Korēės. Kjo synon qė tė studiohet evolucioni qė ka pasur liqeni i vjetėr i Maliqit me zgjerimet dhe tkurrjet e veta, si dhe reagimet e popullsive qė jetonin rreth tij. Ky evolucion po ndiqet qė nga mijėvjeēari i dytė p.e.s., deri nė periudhėn romake.

Pėr dhjetė vjet rresht ekipi arkeologjik shqiptaro-francez ka kryer gėrmime tė shumta nė pellgun e Korēės, si mė i pasuri me vendbanime tė hershme, pasi pėrmban nė hartėn arkeologjike 100 tė tilla.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=43780
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.12.2008, 09:24   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Korēė: Ndėrtimet dėmtojnė vendin arkeologjik


Citim:
Krateri i njė vendbanimi neolitik nė fshatin Vashtmi tė Korēės ėshtė dėmtuar nga ndėrtimet e reja. Pjesa e vendbanimit ėshtė rrethuar me mure, ndėrsa nė territorin nė nėntokėn e tė cilit arkeologėt pretendojnė se ka objekte me vlera arkeologjike janė hedhur shtresa me zhavorr dhe ēakėll.

Ky pretendim vjen nga ana e muzeut arkeologjik tė Korēės ku sipas pėrgjegjėsit Florenc Cenolli, nė kėtė territor ndodhet nė njė shtrirje tė gjerė njė vendbanim i neolitit tė hershėm. Rrethimi i zonės ku shtrihet vendbanimi dhe hedhja e inerteve mbi tė ka bėrė qė Drejtoria e Muzeut Arkeologjik tė Korēės tė kėrkojė pezullimin e punimeve.

Pėrgjegjėsi Florenc Cenolli deklaron se nė njė sipėrfaqe me shtrirje tė madhe nė zonėn ku janė kryer punime private ekziston njė vendbanim nė tė cilin janė kryer edhe kėrkime arkeologjike, ndėrkohė qė zona ėshtė monument kulture.

"Nė kėtė pjesė, ku janė kryer punime, rezulton se ndodhet vendbanimi i neolitit tė hershėm dhe nga gėrmimet qė janė kryer me ekspedita tė mėparshme nėntokė janė identifikuar shenjat e jetesės sė hershme dhe njė sėrė objektesh, tė cilat mbahen tė dokumentuara nė muze. Nga hedhja e shtresave me zhavorr dhe ēakėll pėr llogari tė vetė pronarit tė truallit, ėshtė mbuluar krejtėsisht zona ku ndodhet kjo pjesė e vendbanimit, nė njė kohė qė ne kemi planifikuar tė kryejmė edhe njė ekspeditė me njė etapė tė dytė kėrkimore me gėrmime. Pasi punimet kanė avancuar, i janė dėrguar Komunės sė Libonikut shkresat zyrtare pėr tė ndaluar punimet nė kėtė vend, si pasojė e shkatėrrimit tė vlerave arkeologjike tė sitit tė Vashtmit", thotė Florenc Cenolli.

Pronari i truallit, Luanar Belishta, thotė se nuk ka qenė nė dijeni tė faktit se nė truallin e tij, ku janė kryer ndėrtime, ka ekzistuar mė parė njė vendbanim qė u pėrket monumenteve tė kulturės dhe ka vlera arkeologjike. Ai pretendon se pas ankesės nga ana e institucionit tė muzeut dhe sigurimit tė dokumentacionit nė fakt ka mundur tė saktėsojė edhe nėpėrmjet topografėve se vendbanimi ndodhet i pozicionuar mė larg se trualli i tij edhe pse ky i fundit ėshtė betonuar dhe shtruar me ēakėll.

"Pasi mė ėshtė kėrkuar tė ndėrpres punimet nė njė kohė qė disponoj dokumentacionin e plotė mbi pronėsinė, kam kėrkuar edhe anėn dokumentare pėr tė saktėsuar me piketime se ku ndodhet vendbanimi qė pretendohet nga muzeu. Mė ka rezultuar se nė truallin tim nuk kalon vendbanimi, pasi nga matjet dhe planimetria ai ėshtė nė distancė nga vendi ku unė po kryej punime. Kam kontaktuar edhe me Drejtorinė e Monumenteve tė Kulturės dhe nga ana e muzeut kėtu nuk kanė ardhur me njė hartė specifike. Vetėm mė ėshtė kėrkuar tė ndėrpres punimet, pasi mendohet se kėtu ndodhet njė vend qė i pėrket arkeologjisė. Kam ndėrprerė pėrkohėsisht punimet, por kėto do t‘i vazhdoj, pasi mendoj se ndėrhyrja nga ana e muzeut ėshtė e gabuar", shprehet Luanar Belishta.

Nė kėtė zonė ku ndodhet i pozicionuar vendbanimi i hershėm mijėravjeēar, sipas Cenollit janė kryer gėrmimet e para nė vitin 1974, ndėrkohė qė sipas tij aty mund tė ketė edhe objekte tė tjera me interes arkeologjik dhe pėr kėtė arsye vitin e ardhshėm do tė zhvillohet njė ekspeditė kėrkimore nė njė etapė tė dytė.

Sipas tij, nga survejimi dhe gėrmimet janė gjetur objekte qeramike qė datojnė nga neoliti i hershėm. Kėto objekte janė tė ruajtura nė muze dhe kanė mbishkrimin e vendbanimit nga ku janė gjetur.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=55192
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.8.2009, 00:38   5
Citim:
Pėrmbyten varret monumentale tė Kamenicės

KORĒE- Mėngjesin e ditės sė martė varret monumentale tė tumės sė Kamenicės janė gjetur tė pėrmbytura nga uji dhe balta, duke rrezikuar kėshtu seriozisht strukturat monumentale tė varrit qendror (ose varrit tė parė apo fillestar tė tumės), por nė tė njėjtėn kohė po kaq tė rrezikuar mbeten edhe strukturat e varreve tė tjerė rreth varrit tė parė.

Nisur nga situata e krijuar, uji dhe balta mund tė sjellin shkatėrrimin e tė gjitha vlerave qė mbart tuma e Kamenicės, e kthyer tashmė nė njė muze arkeologjik natyror e vizitueshme nga vendasit dhe tė huajt. Alarmi mbi kėtė situatė tė krijuar ėshtė dhėnė nga vetė pėrgjegjėsi i kėtij muzeu, arkeologu, prof.as.dr Skėnder Aliu


Shkaku i pėrmbytjes

Sipas prof. as. dr. Skėnder Aliut, pėrmbytja e varreve monumental ėshtė shkaktuar nga banorė tė fshatit Kamenicė, tė cilėt ujitin tė mbjellat e tyre qė gjenden rreth e pėrqark kėtij muzeu.

Gjatė natės ata kishin marrė ujė nga njė kanal kryesor qė njihet si “kanali i Gjanēit”, ku njė pjesė e ujėrave tė tij ishte derdhur nė brendėsi tė tumės aty ku ndodhet varri qendror dhe strukturat monumentale tė tij.

Por sipas Aliut, nė kėtė pėrmbytje nuk ėshtė vetėm faji i fermerėve, por edhe i firmės qė realizoi sistemim -asfaltimin e rrugės qė tė ēon te kjo tumė, pasi nuk u mendua pėr krijimin e pusetave nga do tė merrnin ujin fshatarėt qė kėta tė fundit tė mos kėrkonin rrugė tė tjera pėr tė siguruar ujin pėr vaditje. Megjithatė nė kėtė rast mund tė thuhet se fermerėt janė treguar tė papėrgjegjshėm.

“Gjithsesi tashmė kėrkohet marrja e masave tė menjėhershme, me qėllim qė tė dilet nga kjo situatė, pasi pėrmbytja e tumės mund tė ndodhė sėrish dhe atėherė do tė kishim njė shkatėrrim tė vlerave qė ruan ky muze”.

Uji dhe balta, shpjegoi Aliu bėn qė bazamenti ku gjendet varri qendror dhe strukturat e tjera tė zbutet dhe gurėt tė lėvizin nga pozicionet e tyre, kur kėtė gurė janė ruajtur ashtu siē kanė qenė vendosur qė nė shek XII p.e.s.


Pėrmbytja

Sipas prof. as. dr. Skėnder Aliut, pėrmbytja e varreve monumental ėshtė shkaktuar nga banorė tė fshatit Kamenicė, tė cilėt ujitin tė mbjellat e tyre qė gjenden rreth e pėrqark kėtij muzeu. Gjatė natės ata kishin marrė ujė nga njė kanal kryesor qė njihet si “kanali i Gjanēit”, ku njė pjesė e ujėrave tė tij ishte derdhur nė brendėsi tė tumės


Shkaqet

Sipas Aliut, nė kėtė pėrmbytje nuk ėshtė vetėm faji i fermerėve, por edhe i firmės qė realizoi sistemim -asfaltimin e rrugės qė tė ēon te kjo tumė, pasi nuk u mendua pėr krijimin e pusetave nga do tė merrnin ujin fshatarėt qė kėta tė fundit tė mos kėrkonin rrugė tė tjera pėr tė siguruar vaditjen.


Vlerat historike tė tumės sė Kamenicės

Tuma e Kamenicės ėshtė njė nga tumat mė tė mėdha tė njohura deri mė tani, nė tė cilėn u evidentuan 400 varre, mbetje skeletorė tė 430 individėve dhė mė shumė se 3500 objekte. Varret mė tė hershėm tė saj i pėrkasin periudhės sė bronzit tė vonė rreth shek XII p.e.s.

Kjo tumė ka pushuar sė funksionuari rreth mesit tė shek VI p.es, pra ka njė histori gati 700- vjeēare. Nė kėtė tumė gjenden tė konservuara si, Unaza e varrit qendror tė tumės, grupi i parė dhe i dytė i varreve me strukturė monumentale si dhe pjesa tjetėr qė ėshtė lėnė e pa gėrmuar, ku mendohet se nė atė pjesė tė tumės ekzistojnė edhe 400 varre tė tjerė.

Duke qenė njė muze tepėr i veēantė, ai ka qenė gjatė gjithė kohės i frekuentuar nga vizitorė vendas dhe nga turistė tė huaj, pasi pėrveē vlerave arkeologjike aty gjen njė mjedis mjaft tė kėndshėm, ēlodhės dhe tė gjelbėruar.

Pėr plotėsimin e tė gjitha kushteve ėshtė investuar nė mėnyrė tė vazhdueshme, ndėrsa sė fundi pėr ndėrtimin e rrugės u investuan 15 milionė lekė. Megjithatė, duket se pėrmbytja e muzeut nga fshatarėt e Kamenicės mbetet njė akt i papėrgjegjshėm, pasi duhet tė jenė vetė fshatarėt ata qė duhet tė kontrollojnė ujitjen dhe tė disiplinojnė kėto ujėra.

Aktualisht pritet tė merren masa pėr parandalimin e situatave tė tilla.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=61322
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2009, 01:12   6
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Zbulohet vendbanimi prehistorik nė Goricė

Zbulohet nė Korēė vendbanimi mė i madh i periudhes sė neolitit nė Ballkan. Ai zė njė sipėrfaqe prej rreth nėntė hektarėsh dhe shtrihet nė zonėn e Goricės. Sipas arkeologėve kėto enė e vegla pune janė pėrdorur shtatė mijė vjet p.e.s.

Nga numri i madh i mjeteve tė zbuluara, mendohet se zona ka qenė shumė e populluar nė periudhėn e neolitit tė mesėm dhe tė vonė.

Vėmendja e ekspeditės shqiptaro-franceze tashmė ėshtė pėrqendruar nė zbulimin e shkaqeve se pse ka pėrfunduar jeta nė kėtė vendbanim, pas periudhes sė neolititit tė vonė.

Rajoni juglindor numėron rreth 80 vendbanime tė hershme.

http://www.vizionplus.tv/news_vizion_single.aspx?28746
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.8.2009, 19:36   7
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Zbulohet vendbanimi mė i madh i neolitit ballkanik

Korēė- Ekspedita gjeologjike shqiptaro-franceze ka zbuluar nė fshatin Goricė nė zonėn e Prespės vendbanimin mė tė madh tė neolitit, krahasuar kjo me vendbanimet e identifikuara dhe tė zbuluara deri tani nė rrafshin mesdhetar dhe nė atė ballkanik.

Gjetjet arkeologjike tė sapozbuluara tregojnė jo vetėm pėr njė vendbanim tė madh, por edhe pėr njė vazhdimėsi jete qė nga neoliti i mesėm e deri te neoliti i vonė, ku pas kėsaj periudhe duket se jeta ėshtė ndėrprerė. Megjithatė, fal hapėsirės ku shtrihet ky vendbanim dhe intensitetit tė jetės qė ka pasur ai, gjetjet arkeologjike kanė qenė tė shumta, tė cilat kanė ndihmuar arkeologėt nė datimin e kėtij vendbanimi.

Sipas arkeologėve tė kėsaj ekspedite, materialet e gjetura janė mjete pune dhe mjete tė pėrdorimit, pėrfshi kėtu edhe prodhimet prej qeramike. Lidhur me kėto gjetje arkeologėt do tė ndalen dhe nė analizėn e mėnyrės sė prodhimit dhe mjeshtėrisė sė tyre.

Megjithatė, nga pėrfundimet e nxjerra rezulton se ky vendbanim ka ekzistuar 7 mijė vjet pėrp.e.s.

Tė njėjtėt burime bėnė tė ditur se vendbanimi eneolitik i zbuluar nė kėtė vend, shtrihet nė njė sipėrfaqe prej 9 hektarėsh, ēka do tė thotė se tashmė ky vendbanim do tė kthehet nė njė vend studimi jo vetėm pėr arkeologėt, por edhe studiuesit, historianėt etj, tė cilėt do tė mund tė hedhin dritė mbi kulturėn materiale dhe shpirtėrore tė banorėve tė kėtij vendbanimi.

Gėrmimet dhe studimet e mėtejshme nuk pėrjashtojnė as analizat tipologjike tė gjetjeve arkeologjike. Njė vendbanim kaq i madh, i pazbuluar deri mė sot nė rrafshin ballkanik do tė tėrheqė vėmendjen e arkeologėve edhe pėr sa u pėrket analizave krahasuese, nė lidhje me marrėdhėniet qė kanė pasur kėta banorė me tė tjerėt.

Gjithsesi shpjegimi se pėr ēfarė arsyesh ėshtė ndėrprerė jeta nė periudhėn e neolitit tė vonė do tė jetė njė tjetėr objekt studimi, i cili ėshtė i lidhur ngushtėsisht dhe me faktet historike dhe lidhjes me popujt e tjerė.

Nė zonėn juglindore tė vendit deri tani numėrohen rreth 90 vendbanime, por pas kėtij zbulimi nė krye tė vendbanimeve tė zbuluara do tė qėndrojė vendbanimi neolitik i zonės sė Prespės.

Nė kėtė zonė gjatė viteve tė fundit, arkeologėt kanė mundur tė zbulojnė nė mėnyrė tė vazhdueshme gjetje arkeologjikė tė prehistorisė, qė me sa duket gjurmėt e deritanishme, i ēuan nė vendbanimin mė tė madh neolitik tė Ballkanit.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=61404
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.7.2011, 20:01   8
Citim:
Zbulohet njė varrezė antike nė Liqenas

Njė ekspeditė e pėrbashkėt arkeologjike shqiptaro-greke nė ishullin e Maligradit nė zonėn e Liqenasit, ka nxjerrė nė dritė zbulime tė reja qė pasurojnė me vlerat e tyre pasurinė arkeologjike tė kėsaj treve.

Nga gėrmimet e ditėve tė fundit qė kanė kryer arkeologėt shqiptarė dhe ata grekė nė ishullin e Maligradit, i cili ėshtė i vendosur nė liqenin e Prespės sė madhe, ėshtė zbuluar njė varrezė me dhjetė varre prehistorike qė datojnė nga periudha e bronzit deri nė atė bizantine.

Drejtuesi grek i kėsaj ekspedite, Stavros Ikonomidis, u shpreh se varreza e zbuluar gjatė kėsaj ekspedite ka dhjetė varre tė ndara nė katėr seksione. Sipas tij, ēdo varr ėshtė i ndarė nga tjetri me anė tė njė muri, ndėrsa e gjithė varreza ėshtė e rrethuar me njė mur karakteristik qė i pėrket periudhės romake.

Nga verifikimet e deritanishme tė arkeologėve del se ka njė vijimėsi jetese nė kėtė varrezė prehistorike, qė shkon nga periudha e bronzit deri nė atė bizantine tė mesjetės. Mbetjet skeletore qė janė gjetur gjatė gėrmimeve nė kėtė varrezė do tė analizohen mė tej nga antropologėt, pėr tė saktėsuar moshėn e njerėzve tė varrosur nė to, si dhe shkaqet e vdekjes.

Arkeologėt, duke u nisur nga verifikimet paraprake thanė se mosha e kėtyre njerėzve tė varrosur nė kėtė lloj varreze kolektive mund tė jetė afėrsisht 30 vjeē. Skeletet e zbuluara janė pa stoli dhe tė varrosur sipas riteve tė shekullit tė 5-tė para erės sonė.

Arkeologėt qė kanė arritur nė kėto zbulime, thanė se varreza pėrmban diēka unike. Ata shtojnė se edhe pse kanė tre vjet qė kryejnė ekspedita nė ishullin e Maligradit, kjo ėshtė hera e parė qė kanė arritur tė zbulojnė diēka me kaq vlerė. Nisur nga zbulimi i fundit, ekspedita parashikohet tė zgjasė edhe dy vjet tė tjera.

http://www.gazeta-shqip.com/kulture/...ff8ca8d4f.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.8.2011, 17:38   9
Citim:
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.8.2012, 22:01   10
Citim:
Nė Prespė tė Madhe zbulohet shpellė me piktura prehistorike

Emri:  pcwz1yby.jpg
Shikimet: 704
Madhėsia:  13,2 KBKorēė, 27 korrik - Zbulohet njė shpellė me piktura shkėmbore prehistorike nė zonėn e Prespės sė Madhe, nė Korēė.

Mėsohet se nė shpellė janė zbuluar 27 piktura murale me figura njerėzore, qė sipas specialistėve datojnė nė periudhėn e Neolitit, transmeton BW.

Ndėrkohė specialistėt ndodhen nė vendin e ngjarjes dhe pritet tė japin detaje tė tjera rreth kėtij zbulimi tė rėndėsishėm.

http://koha.net/?page=1,14,109077
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.9.2012, 22:01   11
Citim:
Korēė, zbulohet njė vendbanim romak

KORCE - Ekspedita shqiptaro-franceze zbuloi njė vendbanim romak nė fshatin Pocestė tė Korēės. Mėsohet se arkeologėt kanė zbuluar gjurmė qeramike dhe peshore tezgjahu.

Gjithashtu janė zbuluar enė qeramike vendase dhe tė importuara nga Roma.

Momentalisht nuk ka shumė tė dhėna rreth kėtij zbulimi tė rėndėsishėm, por pritet qė ekspertėt tė japin detaje rreth vendbanimit tė lashtė.

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...ak-101708.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.9.2012, 03:01   12
allianz
 
Citim:
tė importuara nga Roma
Ishin me barkod romak?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.9.2012, 09:51   13
kalimtar/e
 
"Made in China, assemblage in SPQR, exported in Illyria". E kishin tė gdhendur.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.5.2013, 23:40   14
Citim:
Zbulohen materiale tė neolitit tė hershėm nė Vashtmi tė Korcės

KORCE- Zbulohen materiale tė neolitit tė hershėm nė Vashtmi tė Korcės. Ka qenė ekspedita shqiptare-amerikane ajo e cila gjatė fushatės sė tretė tė gėrmimeve nė kėtė zonė ka zbuluar nga kėrkimet vegla prej kocke, guri, stralli dhe gjurmė tė shtrojeve tė kasolleve qė asaj kohe pėrdoreshin pėr banesa tė cilat datojnė 8.500 vjet p.e.s.

Arkeologėt kanė gjetur gjithashtu gjatė gėrmimeve edhe mbetje tė enėve nė qeramikė , dhe objekte tė tjera tė cilat japin detaje mbi jetėn e banorėve nė kėtė periudhė. Drejtuesit e ekspeditės kanė vlerėsuar si mjaft tė rėndėsishme zbulimet, pasi sipas tyre Vashtėmia konsiderohet si vendbanimi mė i hershėm nė Shqipėri.

Kemi gjetur vegla prej guri, stralli apo mbetje qeramike dhe objekte tė tjera. Janė tė njė rėndėsie tė vecantė pasi Vashtėmia ėshtė vendbanimi mė i hershėm nė Shqipėri.

Siti arkeologjik nė Vashtėmi tė Korēės zė njė sipėrfaqe prej afro pesė dynymėsh dhe vitet e fundit ekspedita shqiptaro-amerikane ka mundur tė zbulojė aty nė mėnyrė tė vazhdueshme gjetje arkeologjike tė epokės sė gurit ,qė mbartin rėndėsi tė vecantė.

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...es-131331.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:30.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.