Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.8.2009, 21:37   1

Shkrim i cituar Tiranė: Projekt pėr pasqyrim nė rrjet tė gėrmimeve arkeologjike


Citim:
Fati i trashėgimisė shqiptare, tani online

“E ardhmja e trashėgimisė shqiptare” njihet si projekti i cili ka marrė pėrsipėr tė monitorojė sitet arkeologjike tė mbledhura deri mė tani. Ėshtė nisma e disa arkeologėve shqiptarė nė bashkėpunim me tė huajt, e cila synon shumė nė vetvete. Pėr kėtė flet njė prej bashkėpunėtorėve tė kėtij projekti, Ardit Miti, i cili tregon se si ka ecur atashimi i saj online.

Qėllimi kryesor i grupit tė punės ishte krijimi i njė database pėr arkivimin dhe sistemimin e materialeve tė publikuara gjatė viteve, pėr tė gjitha qendrat arkeologjike dhe monumentet e kulturės nė Shqipėri. Ndėrkohė qė pritet qė projekti tė licencohet nga MTKRS-ja, arkeologu Miti tregon pėr interesimin qė ka pasur qė nė vitin 2005, kur ka pasur fillimet e krijimit e deri tani.


Projekti “E ardhmja e trashėgimisė shqiptare” lindi duke u nxitur nga disa faktorė. Ju, si bashkėpunėtor i kėtij projekti, a mund tė na i diktoni disa prej tyte?

Po, nė websitin “E ardhmja e trashėgimisė shqiptare” do tė mund tė gjeni njė informacion tė pėrgjithshėm arkeologjik pėr tė gjithė territorin e Shqipėrisė. Ky informacion ėshtė i grumbulluar dhe i paraqitur nė formėn e njė database. Projekti "E ardhmja e trashėgimisė shqiptare" synon krijimin e njė baze tė dhėnash, nė formėn e njė arkivi tė dixhitalizuar, me qėllim inventarizimin dhe dokumentimin e trashėgimisė materiale kulturoro-arkeologjike shqiptare.

Detyra jonė parėsore ėshtė rivlerėsimi nė terren i tė gjitha qendrave dhe monumenteve tė arkeologjisė e tė kulturės nė rang kombėtar. Ky rivlerėsim bazohet nė tė gjitha zonat, qendrat, monumentet dhe gjetjet arkeologjike, tė njohura mė parė dhe tė shpallura nėn mbrojtjen ligjore.

Si njė nga opsionet e kėtij websiti zė vend edhe fjalori qė shpjegon termat arkeologjike tė gjendura nė database dhe nė dokumentet e tjera tė kėsaj faqe. Kjo faqe do tė pasurojė me tė dhėnat e fundit tė nxjerra nga ekspeditat informative tė kryera nga ky projekt.

Legjislacioni shqiptar dhe ai ndėrkombėtar pėr kėtė fushė hedhin dritė mbi bazėn legjislative mbi tė cilėn ėshtė mbėshtetur ky projekt. Projekti FoAP funksionon si i tillė midis shumė projekteve tė tjera tė krijuara nga Qendra Ndėrkombėtare pėr Arkeologjinė Shqiptare, financuar nga Packard Humanities Institute.

Qėllimet kryesore tė kėtij projekti janė: krijimi i njė database, arkivi elektronik tė qendrave dhe monumenteve arkeologjike nė Shqipėri, rivlerėsimi nė terren i gjendjes fizike tė tyre dhe shkėmbimi i njohurive dhe eksperiencave midis institucioneve pėrgjegjėse pėr mbrojtjen dhe promovimin e trashėgimisė arkeologjike shqiptare.

Projekti "E ardhmja e trashėgimisė shqiptare" - The Future of Albania’s Past, u krijua me mbėshtetjen e fortė shkencore tė prof. Richard Hodges.


Cilėt janė bashkėpunėtorėt e kėtij projekti?

Krijuesit dhe bashkėdrejtuesit e projektit janė Eglantina Serjani, Ermelinda Hoxhaj bashkė me mua, pas njė eksperience nė Universitetin e Sienės nė Itali, i cili konsiderohet si njė prej qendrave mė tė rėndėsishme shkencore nė aplikimin e metodave tė reja tė teknologjisė kompjuterike nė arkeologji. Aty ne morėm iniciativėn pėr nxitjen dhe zhvillimin e mėtejshėm tė kėtyre metodologjive tė reja edhe nė arkeologjinė shqiptare.


Sa site janė tė regjistruara nė kėtė database? Si i keni siguruar ato?

Deri tani janė regjistruar rreth 1200 qendra arkeologjike dhe monumente kulture, tė cilat janė pėrdorur botimet shkencore tė publikuara deri mė sot, ku pėrfshihen: Buletini i Universitetit Shtetėror tė Tiranės, Studime Historike, Buletini Arkeologjik, Iliria, Monumentet etj.

Ky material mė pas u seleksionua dhe pėrpunua, pėr t’u hedhur nė bazėn e tė dhėnave, sipas kritereve te skedės pėrkatėse elektronike. Gjatė kėsaj faze u pėrpilua edhe lista e qendrave dhe monumenteve arkeologjike, nė tė cilėn informacioni bazė mungon (bibliografi, interpretim, skica dhe imazhe).

Rivlerėsimi, identifikimi, regjistrimi dhe pasurimi me informacion i qendrave dhe monumenteve, tė cilat janė pjesė e kėsaj liste, ėshtė njė ndėr prioritetet e projektit nėpėrmjet ekspeditave pėrnjohėse dhe vėzhgimeve arkeologjike.


Ēfarė qėllimi fshihet pas kėsaj iniciative?

Qėllimi kryesor i grupit tė punės ishte krijimi i njė database pėr arkivimin dhe sistemimin e materialeve tė publikuara gjatė viteve, pėr tė gjitha qendrat arkeologjike dhe monumentet e kulturės nė Shqipėri. Zhvillimet e reja social-politike dhe ekonomike tė viteve tė fundit kanė krijuar kushte tė reja, me tė cilat ėshtė pėrballur dhe ende vazhdon tė pėrballet arkeologjia shqiptare.

Migrimet e popullsisė rurale drejt zonave urbane ose brenda tė njėjtit territor urban apo rural, janė shoqėruar me ndėrtime tė reja, tė cilat kanė prekur, dėmtuar dhe shkatėrruar vlerat e trashėgimisė materiale kulturoro-arkeologjike tė vendit tonė. nevoja pėr njė infrastrukturė tė re (ndėrtimi i rrugėve, qendrave turistike, ringritja e rrjetit tė shėrbimeve tregtare dhe tė telekomunikacionit etj.) e vendos arkeologjinė shqiptare pėrballė sfidave tė reja tė kohės, qė edhe pse ndihmojnė nė ngritjen e standardeve ekonomike, nė tė njėjtėn kohė vėnė nė rrezik vlerat kulturore e historike tė ruajtura e tė trashėguara nė shekuj.

Njė pjesė e mirė e qendrave dhe monumenteve arkeologjike jo vetėm janė zhdukur fizikisht, por kanė humbur edhe nė memorien e trashėgimisė arkeologjike tė vendit tonė. Nė kėto kushte u pa si tepėr i domosdoshėm krijimi i njė arkivi kompjuterik (database), i cili do tė jetė mėnyra mė e shpejtė qė do tė dokumentojė dhe inventarizojė qendrat dhe monumentet arkeologjike qė janė nė rrezik.

Nė tė njėjtėn kohė ėshtė krijuar harta e dixhitalizuar dhe e gjeoreferencuar pėr tė gjitha qendrat dhe monumentet arkeologjike tė regjistruara nė bazėn e tė dhėnave (database). Nė kėtė mėnyrė realizohet lidhja virtuale e qendrave dhe monumenteve arkeologjike.

Pėr tė qenė sa mė transparent dhe pėr ta prezantuar nė njė shkallė mė tė gjerė punėn e projektit FoAP, informacioni i bazės sė tė dhėnave (database) dhe harta e digjitalizuar do tė publikohen online nė kėtė website. Njėkohėsisht, shfletimi i gjerė i kėtij informacioni do tė ndihmojė nė njohje, ndėrgjegjėsim dhe edukim tė publikut tė vendit tonė dhe atij ndėrkombėtar.


Kemi evidentuar se nė websit pėr njė sit arkeologjik nuk ka shumė informacion. Cila ėshtė arsyeja kryesore?

Po, ėshtė e vėrtetė. Ne kemi hedhur pak informacion pėr site tė ndryshme arkeologjike pėr shkak tė piratizmit. Edhe nė hartė dhe websit kemi hedhur pak tė dhėna si dhe njė vendndodhje jo tė saktė tė sitit ku ekziston duke pėrjashtuar sitet e mėdha si Apolonia, e cila ėshtė e mbrojtur. Por, po diskutohet pėr ato site qė nuk janė tė mbrojtura me ligj dhe vetė drejtoritė rajonale nuk kanė mundėsi fizike.


Cili ėshtė raporti mė i vjetėr qė ruani nė kėtė projekt arkivimi online?

Historia e arkeologjisė shqiptare fillon me evidentimin e monumenteve sipėrfaqėsore arkeologjike dhe dokumentimit nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX nga udhėtarėt Martin Lik dhe Fransua Pukvil ku njėri ishte konsulli i Britanisė sė Madhe pranė oborrit tė Ali Pashės dhe tjetri i Francės. Mė vonė kėrkimet i pasojnė Leon Hezei dhe Dome tė dėrguar nga Napoloni Bonaparti III pėr tė mbledhur letrat romake, pasi arkeologjia, siē dihet, ėshtė pėrdorur nga politika.

Kėto objekte qė ata kanė mbledhur nė gjysmėn e dytė tė shek XIX sot ndodhen nė Luvėr tė ekspozuara. Mė pas ata u pasuan nga historiani Pol Trege dhe konsulli austro-hungarez nė Shkodėr, Teodor Ipen. Edhe Eqrem Bej Vlora bėri njė koleksion dhe disa shkrime nė vitet ‘20, por nuk kanė dhėnė pėrshkrime tė sakta etj.


Kujt i shėrben mė shumė ky projekt?

Informacioni qė pėrmban baza e tė dhėnave, ėshtė nė shėrbim tė universiteteve, duke shėrbyer nė kėtė mėnyrė si njė mjet informues dhe edukues pėr studentėt e historisė, arkeologjisė dhe shkencave sociale.

Ndihmon Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr krijimin e hartave, guidave turistike dhe promovimit tė qendrave arkeologjike dhe monumenteve tė kulturės, me anė tė informacionit tė gatshėm, hartės digjitale dhe publikimit “online”.

Do tė ofrojė pėr Ministrinė e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit shpėrndarjen gjeografike tė qendrave, monumenteve dhe zonave arkeologjike nė raport me territorin, me anė tė koordinatave tė sakta, ēka do tė bėjė tė mundur shmangien e rreziqeve qė vijnė nga ndėrtimet e kryera nga ky institucion.

Harta e plotė e qendrave arkeologjike dhe monumenteve tė kulturės, e shoqėruar nga informacioni i saktė dhe i detajuar, do tė shėrbejė brenda kėtij institucioni, kryesisht Institutit tė Monumenteve tė Kulturės dhe drejtorive rajonale, si pikėnisje nė njohjen e tyre dhe mė tej nė studimin dhe analizimin e problemeve nė fushėn e restaurimit dhe mbrojtjes sė tyre etj.


Sa e kanė pranuar arkeologėt kėtė websit?

Ishte shumė e vėshtirė qė kėtė projekt ta pranonin arkeologėt. Kemi konstatuar se mė shumė tė interesuar kanė qenė firmat e huaja dhėna kanė kontaktuar pėr informacion. Janė ato persona qė kanė ardhur pėr tė ngritur ndėrtime tė ndryshme, ndėrsa shqiptarė janė shumė tė paktė. Mė shumė kanė qenė njerėz tė dhėnė pas arkeologjisė sidomos nga Kosova, tė cilėt mė shumė edhe na inkurajojnė pėr tė vazhduar mė tej.

Kjo ishte faza e mbledhjes sė informacioneve nė terren dhe arkivimi i tyre online...

Po, tani dua tė kalojmė nė njė fazė tė dytė pėr njė marrėveshje legale pėr tė dhėnė informacion, pasi ligji nė Ministrinė e Kulturės ėshtė ende nė pėrpunim pėr tė marrė licencimin e mė pas tė operojmė nė treg.

Deri tani kemi qenė nė faza tė mbledhjes sė informacionit

http://standard-al.com/tekst.php?idt=20664
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:58.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.