Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.8.2009, 21:46   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Suka e Cermjanit pjesė e kulturės sė periudhės iliro-romake


Citim:
Suka e Cermjanit pjesė e kulturės sė periudhės iliro-romake
Skėnder R. Hoxha

Kultura shpirtėrore e Dushkajės (3)

Nė qendėr tė Dushkajės, nė mes tė territoreve tė katundeve Gėrgoc, Radoniq, Zhdrellė, Rashkoc, Cėrmjan e Rakovinė, gjendet njė kodėr e lartė e quajtur Suka e Cėrmjanit, e cila paraqet njė fragment tė vargut malor serpentin (Suka e Koznikut, e Cėrmjanit, e Babajlloēit dhe Suka e Hereēit), qė rajonit tė Dushkajės, tė thuash, i vė pėrmes edhe njė kufi natyral horizontal nė drejtimin lindje – perėndim.

Suka e Cėrmjanit gjendet nė pjesėn qendrore tė Rrafshit tė Dukagjinit, pėrafėrsisht, ėshtė nė mes tė Dushkajės, e cila kėrkon njė studim tė thukėt e tė gjithanshėm nga fusha tė ndryshme diturake, ngase pėrreth majės sė saj gjenden fragmente gėrmadhash tė mureve tė njė kalaje tė dikurshme, mbase tė kohės ilire? Pra, ėshtė fjala pėr njė lokalitet tė lashtė tė tipit tė fortifikuar, tė zhdukur.

Lashtėsinė e kėtij vendbanimi “e argumentojnė edhe gjurmimet arkeologjike tė bėra nga Enti Arkeologjik i Kosovės, nė pranverėn e vitit 1982, nė Sukė tė Cėrmjanit, ku ėshtė konstatuar vendbanimi i kohės iliro-romake.” (Shih, “80 - vjet pune tė shkollės fillore tė Cėrmjanit”, Cėrmjan, 1995, f. 8).

(Tekstin e plotė mund ta lexoni nė numrin e ditės sė enjte tė gazetės "Bota sot").


http://www.botasot.info/home.php?category=50&id=28020
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.8.2009, 16:58   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Katunde tė Dushkajės nė defterė mesjetarė dhe harta tė vjetra
Skender R.Hoxha

Kultura shpirtėrore e Dushkajės (5)

Nė qendėr tė Dushkajės, nė mes tė territoreve tė katundeve Gėrgoc, Radoniq, Zhdrellė, Rashkoc, Cėrmjan e Rakovinė, gjendet njė kodėr e lartė e quajtur Suka e Cėrmjanit, e cila paraqet njė fragment tė vargut serpentin (Suka e Koznikut, e Cėrmjanit, e Babajlloēit dhe Suka e Hereēit), qė rajonit tė Dushkajės, tė thuash, i vė pėrmes njė kufi natyral horizontal nė drejtimin lindje – perėndim.

Suka e Cėrmjanit, pėrafėrsisht, ėshtė nė mes tė Dushkajės, e cila kėrkon studim tė thukėt e tė gjithanshėm nga fusha tė ndryshme diturake, ngase pėrreth majės sė saj gjenden fragmente gėrmadhash tė mureve tė njė kalaje tė dikurshme, mbase tė kohės ilire?

Pėr ekzistimin e kėtij lokaliteti tė lashtė dėshmon edhe njė legjendė qė ruhet nė traditėn popullore tė atjeshme, si dhe disa mikrotoponime qė gjallojnė nė kėtė oronim kompleks tė tipit tė fortifikuar, ndonjė prej tė cilave do t’i zėmė ngoje mė vonė.

Sipas pohimeve tė pleqve (informatorėve), respektivisht nga tė dhėnat nė terren, njė numėr i madh i katundeve tė Dushkajės janė shumė tė vjetra. Kėtė e tumirin edhe defterėt mesjetarė tė administratės sllave e osmane, e sidomos: “Decanske hrisovulje” tė vitit 1330 dhe “Defteri i Regjistrimit tė Sanxhakut tė Shkodrės” tė vitit 1485, si dhe disa harta tė vjetra.

Nė defterin e parė gjeta tė shėnuara katundet: Jabllanicė, Ratishė, Rakoc, Rashkoc, Zhdrellė, Meqe, Sapot, Cėrmjan, Rakovinė, Kralan, Bec dhe Radoniq 4), ndėrsa nė tė dytin: Palabardhin, Janoshin, Vraniqin, Kralanin, Cėrmjanin, Becin, Rashkocin, Radoniqin, Rakocin dhe Rakovinėn 5), ku pėr disa prej tyre nuk jemi krejt tė sigurt se me vėrtetėsi janė trajta tė mėhershme tė katundeve tė sotme.


Dushkaja nė hartat e vjetra gjeografike

Nė njė shkrim ku bėhet fjalė pėr Dushkajėn dhe lashtėsinė e saj, thuhet:

“Sipas hartave tė vjetra nga libri “Kosova nė hartat e vjetra gjeografike”, gjurmimeve arkeologjike, defterėve turkė dhe dokumenteve tė tjera tė periudhės osmane, supozohet se rajoni i Dushkajės i takon njė lashtėsie tė largėt. Kėtė e argumentojnė mė sė miri shėnimet nga hartat e vjetra mbi Dardaninė – Kosovėn. Nė hartėn “Gastaldi, Carta dei Paesi Danubjani”, e vitit 1517, nė tė cilėn ėshtė pėrfshirė edhe rajoni i Dushkajės sė sotme, tėrė kėtij rajoni i ėshtė dhėnė karakter malor, qė paraqitet me maja tė rrumbullakta dhe drunj gjetherėnės. Nė mesin e shumė vendbanimeve tė tjera tė asaj kohe shėnohet edhe vendbanimi Bardagi (Bardani), ku sot ėshtė fshati Bardhaniq i kėtij rajoni."

Nė harta dhe shėnime tė mėvonshme, shėnohen edhe vendbanime dhe toponime tė tjera. Kėshtu nė hartėn “Generįl Karte Von Zeneral Evropa” (Vien, 1900 dhe 1904), territori i Kosovės ėshtė pėrfshirė nė katėr pjesė, ku njėra prej tyre ėshtė Prizreni (pjesa JP), ku shėnohen kėto vendbanime dhe toponime tė Dushkajės: Cerneljan (Cėrmjani i sotėm), Jabllanica, Janosh, Luka Maze, Luka Vegle (si duket ėshtė fjala pėr toponimet: Suka e Madhe dhe Suka e Vogėl, kodrina nė afėrsi tė fshatit Cėrmjan), Meqe, ... Rashkovce (Rashkoc).

Nė hartėn “General Karte Von Bosnien der Hercegovina, von Serbien und Montenegro ? M ? 12 Prishtina” (pjesa lindore) shėnohen kėto vendbanime: Herec (Hereq), Janos (si duket fshati Janosh).

Nė hartėn “Ubersichts – Balat... L, 12 – Scutari”, pėrmendet toponimi Luka Sermijanit (Suka e Cėrmjanit).

Nė hartėn “Kieperet, General Karte von den Europaischen Turkei”..., viti 1853, pėrmendet vendbanimi Kraljana (fshati Kralan i kėtij rajoni).

Lashtėsinė e kėtyre vendbanimeve e argumentojnė edhe gjurmimet arkeologjike tė bėra nga Enti Arkeologjik i Kosovės, nė pranverėn e vitit 1982, nė Sukė tė Cėrmjanit, ku ėshtė konstatuar vendbanimi i kohės iliro?romake.” (shih, 80 ? vjet pune tė shkollės fillore tė Cėrmjanit, Cėrmjan 1995, f. 8).

Nė kėtė trevė, me shqiptarėt autoktonė, kanė jetuar njė kohė edhe serbė e malazezė kolonistė, romė endacakė (gjithandej kėta tė fundit i quajnė gabelė e maxhupė), si dhe, sipas gjurmėve nė toponimi, kam gjetur se nė njė anė tė Dushkajės, pėr njė kohė, tė kenė jetuar edhe pak ēerkezė etj., por ka edhe shumė vendbanime qė nė vazhdimėsi kanė qenė tė banuara etnikisht vetėm nga pjesėtarėt e kombit shqiptar. Edhe kjo ka lėnė gjurmė nė mikrotoponiminė e varreve tė kėsaj krahine.


Disa karakteristika pėrkitazi me varret e Dushkajės

Toponimia e varreve nė Dushkajė paraqet njė kaptinė tė veēantė. Kur nė njė katund jetojnė shqiptarėt e konfesioneve mysliman dhe katolik, varret i kanė tė ndara.

Mirėpo, gjetėm se pjesėtarėt e konfesionit katolik tė nga dy, tri, apo mė shumė katundeve kufomat t’i varrosin nė njė parė varre (nė njė lokalitet), si p.sh. nė Vorret e Llugaxhisė (deri vonė), nė ato tė Becit, nė Bardhaniq etj.

Myslimanėt, varret e pjesėtarėve tė besimit katolik, ndonjėherė, i kishin pagėzuar Vorret e Katalikve, ndėrsa katolikėt, ato tė shqiptarėve tė besimit islam – Vorret e Mislimanve.

Mbase, tė jenė emėrtime pėrbuzėse mbi bazė fetare na duken toponimet Varret e Kaurrive (nė Bardhaniq), qė janė varre tė katolikėve shqiptarė, si dhe Vorret e turqve (Meqe), qė sigurisht do tė kennė qenė tė varrosur pjesėtarė tė shqiptarėve myslimanė.

Kėto emėrtime do tė kenė qenė shumė tė hershme, na duket reflekse tė njė fanatizmi, kur toleranca ndėrfetare ka qenė nė njė shkallė tė ulėt.

Si pasojė e zakoneve tė vjetra, prapanike, gjetėm tė jenė krijuar mikrotop. Vorret e Dy Parė Krushqve (Gėrgoc) dhe Vorret e Zhdrell’s (Zhdrellė), pėr tė cilat mendohet se nė to janė varrosur nga dy palė krushq (dasmorė) tė cilėt janė takuar nė rrugė, dhe sipas legjendės, kur asnjėra palė nuk ia ka lėshuar rrugėn tjetrės, kanė luftuar deri sa kanė mbetur tė gjithė tė vdekur, e nė fund edhe nuset!

http://www.botasot.info/home.php?category=50&id=28297
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.8.2009, 02:52   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Varret e Dushkajės dhe legjendat e ruajtura nė traditė
Skender R.Hoxha

Kultura shpirtėrore e Dushkajės (6)

Fjala shka ėshtė drejtpėrsėdrejti zhvillim i fjalės skla lat. sclavus, nėpėr fazat shkla e pastaj, varėsisht nga zhvillimi i grupit shkja, shqa, shka.”7) Ndėrkaq, Vorret e Kqija (Bėrdesanė, Doblibare); Vorret n’Mal t’Ahmatit (Jabllanicė); N’Lluga t’Vorreve (Bec); Vorret e Panjofne e Vorret e Zabelit (Rakoc); Vorret e Dedakve Nėrmje Prrojeve (Ratishi i Poshtėm); Vorret e Hasallakit (Maznik), etj., janė varre gati tėrėsisht tė zhdukura.

Informatorėt nuk dinė se kush ėshtė varrosur nė to e as tė cilės kohė janė, por disa mendojnė se se mund tė jenė varre tė pasojave tė farė luftash apo tė sėmundjeve masive?.

Mikrotoponiminė e varreve tė tė gjitha vendbanimeve tė Dushkajės, me ndonjė legjendė a shpjegim qė ruhet nė traditė, po e paraqesim nė vazhdim.


1. Nė Bbardhaniq

- Vorret e Kastratve (jl.), /Informatorėt thonė se kėto varre janė shumė tė moēme dhe se tash askush nuk varroset nė to. Po ashtu nuk dinė se kush kanė qenė ata qė janė varrosur aty. Por, sipas vetė emėrtimit tė tyre, kuptohet se nė kėto varre janė varrosur shqiptarė tė fisit Kastrat, ndaj edhe iu ka mbetur emri./

- Vorret e Kaurrive (v.), /Kėshtu i quajnė varret nė tė cilat varrosen katolikėt e Velikobares. Fjala kaurr-i, me tė cilėn i kanė quajtur pjesėtarėt e konfesionit katolik, ėshtė pėrdorur si fjalė pėrbuzėse. Kjo fjalė tash nuk dėgjohet tė pėrdoret nėpėr Dushkajė./

- Vorret e Zllatic’s (jl.), /Janė varrezat e Bardhaniqit, ku i varrosin pjesėtarėt e konfesionit mysliman. Quhen kėshtu sipas toponimit Zllaticė./


2. Ne Bec:

- N’Lluga t’Vorreve (j.), /Janė varre tė vjetra pėr tė cilat informatorėt nuk dinė se kush ėshtė varrosur ne to. Vendi ku gjenden kėto varre ishte llugė, ndaj iu mbeti ky emėr./,

- Vorret e Dinapoj’s (vl.), /Janė varre tė reja nė tė cilat varrosen pjesėtarėt e konfesionit katolik./,

- Vorret e Maxhupve Te Lisat e Avdylit (j.), /Iu mbeti ky emėr ngase nė to varrosen maxhupėt (jevgjit) dhe se gjenden nė lėndinėn e quajtur Lisat e Avdylit./,

- Vorret e Ulic’s (v.), /Informatori thotė se ka shumė kohė qė askush nuk varroset nė kėto varre. Ai nuk di se tė kujt janė. Gjenden nė Ulicė tė Becit, ndaj edhe quhen kėshtu./,

- Lluga e Vorreve n’Bec t’Epėr (p.), /Thuhet se janė varre tė moēme. Nė to varrosen banorėt e Becit, Janoshit dhe Sapotit, pjesėtarė tė konfesionit katolik./,

-Vorret Te Tyrbja (nė qendėr tė kėtij vendbanimi), /Nė kėto varre i varrosin vetėm pjesėtarėt e konfesionit mysliman. Gjenden nė oborr tė Tyrbes sė Becit (mikrotop. qė e morėm si pikė orientuese), ndaj iu mbeti ky emėr./.

- Vorri Kaēanikit (vl.), /Inf. thotė se njė kaēanikas kishte qenė mzsafir te Beqir Zeka i Neticit. Ai ishte sėmur dhe e kishte lėnė me gojė se, po qe se vdes gjatė rrugės, ta varrosin mu aty ku vdes. Ai vdes nė mes tė territorit tė Neticit dhe tė Becit. Po aty ku vdes, e varrosin, ndaj edhe ky varr quhet kėshtu./,

- Vorri Mirė Te Lisat e Avdylit (j.), /Inf. nuk dinė se kush ėshtė varrosur nė kėtė varr. Ata thonė se ėshtė parė dritė duke dalė nga ky varr, e sipas kėsaj e quajnė – i mirė. Gjendet nė lėndinėn e quajtur Lisat e Avdylit, ndaj i mbeti ky emėr./,


3. Nė Bėrdasanė

- Vorret e Bėrdesan’s (j.), /Janė nė lagjen Rezinė. Nė kėto varre varrosen pjesėtarėt e kombėsisė shqiptare tė konfesionit katolik, tė katundit Bėrdesanė. (shih: tė shėnuara edhe nė toponimet e lagjes Rezinė)./,

- Vorret e Kqia (l.), /Quhen kėshtu kėto varre sepse janė tė dėmtuara nga koha. Janė tė moēme dhe informatorėt nuk dinė se kush ėshtė varrosur nė to, dhe as tė cilės kohė janė ?/.

- Vorri Pjetėr Qelit (v.), /E kishin pasė varrosur njėfarė Pjetėr Qelin, e sipas tij mbeti emri i kėtij mikrotoponimi./.

Varret nė Rezinė:

- Vorret e Bajram Fan’s (l.), /Janė varre tė vjetra dhe informtaorėt nuk dinė se kush ėshtė varrosur nė to. Thuhet se aty kishte pasė jetuar njėfarė Bajram Fana, e mbase sipas rrethanės se kėto varre ishin nė tokė tė tij (apo afėr saj), iu mbeti ky emėr. Ka edhe mendime se kėto varre janė quajtur Vorret e Turqve dhe se tė kenė qenė formuar nga pasojat e ndonjė lufte apo sėmundjeje masive ?.,

- Vorret e Kodėrnezh’s (l.), /Quhen kėshtu sepse janė nė Kodėrnezhė. Sipas njė emėrtimi fetar, kėto varre i quajnė Vorret e Shėn Pjetrit./.


4. Nė Cėrmjan

- Vorret e Kidajve (l.), /Nė kėto varre varrosen pjesėtarėt e familjes Kidaj, ndaj i quajnė kėshtu./,

- Vorret e Mahall’s Fush’s (l.), /Ngase janė tė kėsaj lagjeje. Nė kėto varre varrosen edhe Lumajt e Pozhart./,

- Vorret e Plavaj (vl.), /Sipas familjes Plava qė varrosen nė kėto varre./,

- Vorret e Xhamisė (nė qendėr), /Varre nė oborr tė Xhamisė, ku varrosen pjesėtarėt e Mahallės Hoxhaj dhe tė Hasiqve./.


5. Nė Dashinoc

- Vorret e Qarrit (jl.), /Janė kėto varret e kėtij katundi ku varrosen shqiptarėt e besimit islam. Quhen Vorret e Qarrit ngase, nė atė lėndinė, pėrreth ka qarra (lisa tė kėtij lloj druri.),

- Vorret e Shkive (vp.), /Kėshtu quhen do varre nė Dashinoc nė tė cilat varrosen malazeztė kolonistė. Ndaj, po tumirim mednimin se: Vorret e Shkive do tė thotė vorret e sllavėve. Ndėrkaq, fjala s h k a lat. s c l a v u s, nėpėr fazat s h k l a, e pastaj varėsisht nga zhvillimi i grupit SHKJA, SHQA, SHKA.11) Pra, mendojmė se trajta e fundit s h k a tek shqipfolėsit nuk ka hyrė nė pėrdorim pėr ndonjė qėllim pejorativ a pėrbuzės, por ėshtė rezultat i zhvillimit tė gjatė historik tė kėsaj fjale./.

http://www.botasot.info/home.php?category=50&id=28366
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:07.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.