Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.8.2009, 15:41   1

Shkrim i cituar Nė emėr tė shqipes


Citim:
Nė emėr tė shqipes
Edlira Gjoni

Jasu. Po siste? Kala? – i drejtohet njė adoleshent tjetrit bregut tė Himarės.

Ca po i flas ai atje, ė? - shoqėruesi im i pandarė i kėsaj vere, nipi 7-vjeēar i lindur nė Toskani, ėshtė kureshtar kėmbėngulės dhe mundohet tė pyesė vetėm nė shqip,sipas porosisė sė gjithkujt nė tė dy fiset, nga frika se mos e lė mėnjanė gjuhėn e vendit ku duhet tė kishte lindur. Akoma ka shumė punė pėr tė bėrė qė tė mos ngatėrrojė pėrshtatjet e gjinive dhe tė vetave, por pėrpiqet goxha fort.

Unė nuk pėrgjigjem. Jam shumė e zėnė me nervat qė po mė nxjerrin tym nga koka prej inatit pėrse nė zonėn e bregut njerėzit bėjnė akoma “llėkė – llėkė –llėkė –llėk” nė greqisht.

“Mi dici perche parlano cosi”? – kėmbėngul kėtė radhė me inat kurioziteti i tim nipi. Vetėm kėshtu e di qė e tėrheq vėmendjen. “ Nė shqip tė kemi thėnė. Kur tė kthehesh nė Firence, qaje me lot atė italishten tėnde”.

E kupton qė nuk e kam me shumė shaka. Vėshtirė ta besojė dhe pret nėn sy qė unė t’i hap krahėt si zakonisht duke i buzėqeshur, por nuk e bėj, sepse jam nxehur vėrtet keq nga masiviteti i greqishtes kėtė verė.

Jo se vitet e kaluara ka qenė mė mirė, por tė paktėn atėherė nuk ka pasur shumė vizitorė qė t’i shqetėsojė me greqishten e tyre tė blerė. Kurse kėtė vit, rruga e asfaltuar tė ēon nė ēdo fshat e cep tė jugut, duke lejuar njė fluks masiv njerėzish tė zbresin nė jug e tė “shqiptarizojnė” gjallėrueshėm tė gjithė zonėn.

Nė apartamentin qė kemi marrė, televizori nuk merr asnjė kanal shqiptar. Asnjė! Mė vjen tė shpėrthej. Prisja vėrtet tė shihja mė shumė Shqipėri kėtė verė.

Por nuk mbaron me kėtu. Pavarėsisht rrugės sė shtruar, lidhjeve mė tė shpeshta me Tiranėn, prurjet e bareve e pubeve tė reja nė zonė, mbipopullimin me pushues tė ardhur tashme edhe nga Elbasani, Berati, Tepelena, Fieri, madje edhe Durrėsi apo Shkodra, fshatrat dhe qytezat e bregut vazhdojnė tė jenė tė mbytura nga greqishtja artificiale e banorėve qė jetojnė apo punojnė nė vendin fqinj.

“Afto to thesi ine piazmenos” – na drejtohet gjithė prepotencė nė greqisht njė burrė fytyrėngrysur, duke pretenduar se shezlloni qė kishim zėnė, ishte i tij.

“Po mirė. Nuk kishte derė kėtu edhe ne hymė pa trokitur” – i kthehem shqip, duke parė vargun e gjatė tė ēadrave nė plazhin publik. Sigurisht asnjėra prej tyre nuk ka pronar.

“Ine dhikomu” – kėmbėngul ai nė greqisht.

“Po greqisht pėrse po flet? Apo tė duket se ushtron presion mė tė ngrėnshėm?! Si e ke mbiemrin ti?

“Kapedani”

“Po ik o Kapedan me gjithė greqishten tėnde. Po tė kishe kėmbėngulur nė shqip do ta kisha liruar me tė parėn. Ti edhe Kapedan, edhe mė shtiresh nė gjuhė tė huaj...!”

“Po mua mė quajnė Spiro. Jam minoritar”.

“Amam o minoritar Kapedani, me gjithė ata minoritarėt Dede, Leka, Gjoni, Hila e tė gjithė me radhė. Minoritarė qė keni zbritur nga Mirdita 400 vjet mė parė, e sot mė dilni grekė pėr 300 euro pension nė muaj. Turp pėr pėruljen tuaj”.

Kapedani as qė preket hiē nga fjalėt e mia. Shikon gjithė superioritet dhe pret qė jo vetėm t’i lirojmė ēadrėn, por edhe t’i kėrkojmė tė falur. Sigurisht qė problemi im nuk ka asnjė lidhje me ēadrėn.

Ai debaton pėr tė. Unė e kam hallin tek gjuha.

Nė kahun tjetėr, im nip nuk ėshtė fare i kėnaqur pėrse unė nuk po i shpjegoj ē’gjuhė ėshtė kjo dhe pėrse flitet kaq shumė nė kėtė anė tė Jonit.

“Nė Grek kanė lindur kėta?”

“Jo, nuk kanė lindur nė Grek. Kanė lindur nė Shqip, dhe ashtu janė, por pretendojnė tjetėrqysh”.

Nė ēast vjen njė shoqe e imja e fėmijėrisė me njė fėmijė nė krah, njė pėr dore e njė nė karrocė.

“Hey, you look quite angry today. What’s wrong”?

Ajo ka 10 vjet qė jeton nė Angli. Ėshtė hera e parė qė kthehet me pushime. Si puna e saj, kam takuar me dhjetėra kėtė verė. Ato vetė flasin anglisht tė huazuar. Fėmijėt kanė njė anglishte tė pėrkryer. Por, mes tyre, nuk flasin shqip.

“Pėrshėndetje. Sot mė flitet vetėm shqip. Nikolas, eja tregoji kėtij xhaxhit se ti e mund nė shqip, edhe pse tė kanė vėnė atė emėr nė Londėr e edhe pse je vetėm 6 vjeē”.

Nuk kam sukses. Nikolas nuk mė pėrgjigjet nė shqip. Rri mėnjanė turivarur, dhe ēuditet pse sot kam zgjedhur ta lodh.

“I’d rather play with your nephey. Can he speak english today”?

Po, sigurisht. Ai do tė luajė me tim nip, e jo tė zihet pėr punė shqipesh. Madje, madje, po mė kėrkon edhe qė moshatari i tij i lindur nė Itali nė flasė anglisht brenda natės. E po e bėri kėtė, pranon tė luajė vetėm me tė, jo me gocėn qė rri tė ēadra ngjitur, e qė si shumica dėrrmuese nė kėtė breg, flasin me llėkė-llėken e tyre tė bezdisur.

Sot nuk kam aspak dėshirė tė toleroj. Jo vetėm gjuhėt, po as gabimet e mia tek iu pėrgjigjem pushuesve tė vegjėl nė gjuhėt qė mbartin.

Shqip, sepse ėshtė e vetmja qė na bashkon sot. Ose qė na ndan e na irriton, siē po ndodh tani.

Pseudo-minoritarėt ndėrrojnė sjellje para anglishtes. Prandaj unė vazhdoj mė shumė se sa duhet nė shqip. Nė ē’gjuhė do zihen pėr ēadrėn kėta fėmijė pas 20 vjetėsh? Sot nuk flasin shqip sepse prindėrit mendojnė se nuk duhet. Nesėr, kur tė kenė mundėsinė tė zgjedhin vetė, do jetė shumė vonė tė ndėshkojnė zgjedhjet e bėra nė emėr tė tyre.

Prandaj po kėmbėngul kaq shumė pėr shqipen. Qė tė paktėn mes tyre, fėmijėt tė dinė si tė merren vesh, qoftė edhe pėr njė ēadėr plazhi.

http://www.gazetatiranaobserver.com/...orum&Itemid=72
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2009, 19:32   2
kalimtar/e
 
Akoma nuk e kam marė veten nga pushimet e kėsaj vere. Isha dy net nė Himarė dhe gati sa nuk u zura me tė gjithė rrugės. Ai qytet ėshtė mbushur me prostituta, pėr njė pension tė qelbur e shesin veten pa pasur kurrfarė turpi. Nė sy u sheh njė krenari idiote ndėrkohė qė flasin me ne "shqipfolėsit".

Paradoksi erdhi mė pas, pjesėn tjetėr tė pushimeve e kalova nė Lindor (IRJM), ndryshimi i paimagjinueshėm, gjuha, zakonet, traditat te ruajtura me fanatizėm. Tė ndarė nga trungu ynė dhe prapė kaq nacionalistė, jo si bythėlėpirėsat e Greqisė. U kėnaqa duke folur me njė taksist nga Struga, i shkėlqenin sytė kur tregonte nga dritarja shtėpitė e shqiptarėve: "Ja edhe kjo, edhe kjo ėshtė shpi shiptare, krejt janė shqiptarė."

U ngazėlleva kur mora vesh se sllavo-bullgarėt po ua shisnin tokat shqiptarėve dhe largoheshin pėr nė lindje, fara jonė veē shtohesh aty.

E vetmja gjė qė s'mė pėlqen ėshtė se shqiptarėt aty, personinifikohen me islamin. Ani tė paktėn nuk i ka lėnė tė pėrzihen me bullgarėt, koha do kalojė dhe do e zbulojnė tė vėrtetėn.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2009, 21:16   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
E vetmja gjė qė s'mė pėlqen ėshtė se shqiptarėt aty, personinifikohen me islamin.
Kėtė gjendje nė Strugė e konsideroj tė pėrkohshme. Nė fakt, pėrpara (kur isha i vogėl), me aq sa mbaj mend, ka qenė njė gjendje e ngjashme nė Dardani. Sot ėshtė krejt ndryshe. Madje e gjen ateistin mu tek ai qė e pandeh si talebanin mė tė madh.

T'i kthehemi temės me njė ide qė kisha dasht me debatue. Nė vitin tjetėr ėshtė mėse i nevojshėm njė ekskurzion masiv me shqiptarė nga zonat e Veriorit dhe Lindorit, shoqėruar me koncerte me kėngėtarė shqiptarė, qoftė edhe me tenda. Le tė dėgjohet shqipja nė tė folur e nė kėngė. Le tė jetė shqip nė ēdo centimetėr tė rrugėve tė Himarės. Ne nuk jemi nė luftė me himariotėt por me personalitetin grek brenda tyre, tė cilin duhet t'a poshtėrojmė pikėrisht me praninė masive tė gjuhė shqipe atje, duke mos e kuptu greqishten edhe ata qė e njohin mirė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2009, 23:08   4
Citim:
Thėnė nga Shqipe

Nė vitin tjetėr ėshtė mėse i nevojshėm njė ekskurzion masiv me shqiptarė nga zonat e veriut dhe lindjes
Citim:
"Invazion" drejt Sarandės

Shkup-Plazhi i bukur, uji i pastėr, ambient tejet i pėlqyer, mikėpritje bujare, mirėsjellje, konsideratė, qetėsi, siguri maksimale dhe ēdo gjė e kushtuar dhe pėrkushtuar turizmit, janė ato postulate, qė tėrheqin turistėt nė Sarandė.

Saranda, ishte dikur njė perlė turistike e shndėrruar nė ėndėrr tė shumė shqiptarėve, mbase edhe tė tjerėve. Kjo perlė turistike, aq e dėgjuar, as qė mund tė pėrshkruhet me fjalė.

Treqind kilometra rrugėtim, ia vlen pėr tė vizituar Sarandėn, pėr tė pėrjetuar ato bukuri pėrrallore, ato plazhe tė virgjėra, atė bujari, mikėpritje tė papėrshkruar sarandase.

Sarandiotėt, kishin vėnė nė shėrbim tė turizmit ēdo gjė qė kishin mundur. E kishin shndėrruar qytetin nė njė kantier ndėrtimi, kryesisht tė hoteleve dhe kapaciteteve tjera hotelierike. Kjo ndodhė pėr shkak se turizmi ėshtė dega e vetme fitimprurėse, pos emigracionit dhe ngapak peshkimit.

Ėshtė pėr tu habitur, se nė parkingjet e shumta mirė tė organizuara dhe tė rregulluara, nė rastet mė tė shpeshta vėreheshin vetura (pos ato sarandase) me targa nga Shkupi, Velesi, Shtipi, Prilepi, Manstiri, Tetova, Gostivari etj, por nuk ishin tė pakta as veturat me targa tė Ohrit.

Bashkėbiseduesit, Jorgo Duka, Minella Prifti dhe Spiro Gjiēali, sarandiot, treguan se dita ditės shtohet numri i mysafirėve nga Maqedonia, si maqedonasve ashtu edhe shqiptarėve.

“Lirisht mund tė themi se maqedonasit ditėve tė fundit kanė bėrė njė invasion turistik, nė kuptimin pozitiv tė fjalės, duke ardhur kolona tė tėra automobile, pėr tė pushuar nė Sarandė, mbase edhe nė lokalitetet turistike rreth Sarandės”, pohuan bashkėbiseduesit.

Kur kėsaj ti shtohet fakti se vetėm rreth 25 km, larga Sarandės, gjindet Butrinti, njė lokalitet antic, qendėr e njohur botėrisht si lokalitet arkeologjik me njė thesar tė paimagjinuar arkeoligjik e historik, atėhere ėshtė shumė e qartė pse Saranda ėshtė aq e vizituar.

Dihet mirfilli, se nė Butrint, mbahet edhe festivali i teatrove profesioniste, dhe ate pikėrisht nė ambijentet e teatrit antic tė Butrintit, teatėr qė ka funksionuar qė nė shekullinn e III para epokės, qė mė vonė ėshtė pėrshtatur nė stilin romak me njė skenė romake.

Rrugės drejt Butrintit, ėshtė Ksamili, gjiu i detit Jon, me plazhe tė bukura, perla, plazhe dhe vise tė virgjėra, tė pashkelura, qė zgjon kurreshtjen e secilit mysafir, qė tė kalojė pak minuta nė kėtė lokalitet, jo fort larg Sarandės.

Bashkia e Sarandės si dhe Drejtoria e turizmit, rinisė dhe sporteve, ėshtė pėrkujdesur maksimalisht edhe pėr jetėn kulturore sportive dhe pėrmbajtje tjera.

Nė shumė hotele, terasa tė lokaleve nė qytet, deri nė orėt e vona tė natės, dėgjohet muzikė e llojllojshme, qė dėshmon pėr njė jetė tė begatė argėtuese. Maqedonasit qė takuam rrugėve tė qytetit, nė shetitore ose nėpėr lokalitete tjera, shprehen tepėr tė kėnaqur dhe theksojnė se edhe viteve tjera do tė vijnė nė Sarandė, tani kur rrugėt drejt Egjeut janė “kufizuar” ndėrsa nė Turqi ėshtė tepėr larg.(INA)

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...onomia&nr=1695
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:55.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.