Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.8.2009, 19:33   1

Shkrim i cituar 1882: Abetarja shqipe e Kulluriotit


Citim:
Abetari 1882; Manifesti “i harruar” i arvanitasit Kullurioti
Ardit Bido

Dikur arbėrorėt e Greqisė, tė shkėputur nga trungu kombėtar gjeografikisht, bėrtisnin nėpėrmjet gojės sė Anastas Kulluriotit:
“Komunitetet shqiptare duhet tė pėrfaqėsohen nė Parlament me deputetė shqiptarė, tė cilėt duhet tė krijojnė njė parti tė tyre (shqiptare). Ėshtė e keqe qė shqiptarėt i pėrfaqėsojnė kryeqytetas, qė nuk kanė lidhje me popullsinė shqiptare. Ėshtė e nevojshme qė bashkitė tė organizohen dhe tė krijojnė shoqata kulturore (shqiptare)”.
Njė abetare-manifest, e cila botohet sot nė gazetėn “Standard”


***

Anastas Kullurioti nisi nė vitin 1881 tė shkruante njė abetare. Nė fund, shkroi hyrjen e saj, njė manifest tė vėrtetė tė mendimit shqiptar. Njė arvanitas “i harruar” i lindur nė njė nga ishujt arbėrorė pėrballė Athinės, mund tė mos kujtohej sot nėse nuk do tė bėhej fjalė pėr njė abetare, qė gazeta “Standard” ka arritur ta sigurojė dhe e paraqet sot.

Abetarja e Kulluriotit ėshtė njė libėr me 160 faqe, dygjuhėshe shqip-greqisht, me alfabet tė pėrpiluar nga vetė Kullurioti me shkronja greke. Libri titullohet “Abetarja shqip, nga gjuha shqipe e folur nė Greqi, ndihmė pėr prindėrit dhe mjet mėsimi pėr fėmijėt shqiptarė. Pėr tė gjithė shqiptarėt dhe shqiptarofilėt”.

Por, kjo punė nuk ishte kaq e thjeshtėsuar. Anastas Kullurioti na shfaqet njė elitar i mendimit, duke e pajisur abetaren me njė parathėnie tronditėse pėr jetėn social-politike tė shqiptarėve nė Greqi.

Ai bėnte thirrje pėr shkolla shqipe, parti politike shqiptare, e njė sėrė ēėshtjesh tė tjera qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt e kėsaj treve, tė cilėt ishin nėn diskriminim tė vazhdueshėm tė shtetit, edhe pse atėherė e ruanin me fanatizėm tė qenit shqiptar.

Ai bėn thirrje pėr njohjen e tė gjitha tė drejtave tė arbėrorėve, tė cilėt i quan vetėm shqiptarė tė Greqisė dhe nuk i diferencon nė asnjė ēast nga pjesa tjetėr e shqiptarėve.

Pėrveēse njė vepėr, qė tentonte tė bėnte prindėrit nė Atikė, Beoti, Eubenė Jugore, Korintin dhe ishujve pėrkrah Atikės, qė kishin shumicė shqiptare, t`u mėsonin fėmijėve shqip, kjo abetare lė njė shenjė tė theksuar tė identitetit tė shqiptarėve nė atė kohė.

Sot, 200 vjet mė vonė shumė pak e njohin manifestin e Anastas Kulluriotit e akoma mė pak, identitetin e mohuar tė shqiptarėve nė Greqi.


“Tė braktisim padijen”

Anastas Kullurioti nis parathėnien e abetares, duke pėrshėndetur tė gjithė shqiptarėt e Greqisė, pėr tė cilėt u shkrua kjo abetare, por edhe shqiptarofilėt qė mund ta lexonin atė.

Ai e nis librin e tij 160-faqėsh me njė shprehje tė Sokratit, qė thotė se njerėzimi ėshtė i aftė tė “flejė” pėr shekuj, nėse zoti nuk dėrgon disa njerėz pėr t’i rizgjuar. Kėtė shprehje ai ua drejton shqiptarėve, tė cilėt i thėrret “tė braktisin padijen, qė ėshtė e keqja mė e madhe e tė gjithėve dhe tė mėsojnė fėmijėt e tyre”.

“Tashmė, - thotė, - ne shqiptarėt kemi mbetur shumė pas dhe ėshtė nevojė e ngutshme pėr tė dokumentuar gjuhėn tonė me njė alfabet, sepse vetėm nėpėrmjet dijes mund tė zhvillohemi”.

Pasi sjell shembullin e mbretit Kadmos, qė pėrpara 3400 vjetėsh ēoi alfabetin nė Greqi, edhe Kullurioti ndėrtoi njė alfabet pėr gjuhėn shqipe, tė pėrbėrė nga 32 shkronja. Pėr ta krijuar kėtė alfabet, ai pėrdori sistemin e tė shkruarit nga e majta nė tė djathtė (pra, sistemin qė ka edhe sot shqipja) ndėrkohė, pėr tė shėnuar ato fonema tė gjuhės shqipe qė nuk mund tė pėrdoreshin nė alfabetin grek, vendosi edhe bashkėtingėllore tė dyfishta.

Pėr kėtė abetare, ai nuk pėrdori as alfabetin arab, qė deri nė atė kohė pėrdornin turqit, e as atė latin, por pėrzgjodhi alfabetin pellazg, qė pėr historianin dhe gjuhėtarin e madh tė shekullit tė 19-tė, George Finlay, ishte ajo qė i shkonte mė shumė gjuhės shqipe.

Mė pas, Kullurioti shpjegon se si lexohet dhe si shqiptohet ēdo zanore e bashkėtingėllore e alfabetit qė krijoi, nė mėnyrė qė tė mund tė shqiptohen tė gjitha fjalėt shqipe.

Mė pas, duke iu pėrgjigjur tė gjithė atyre qė do tė kritikojnė veprėn e tij, si tė tepėrt, me argumentin se nė Greqi ekziston njė abetare greqisht, ai thotė se “nė Greqi jetojnė shumė mijė shqipfolės, tė cilėt nuk mund tė shkollohen dhe tė zhvillohet shpirtėrisht ose tė tejkalojnė shtresat shoqėrore, pasi ata nuk dinė greqisht. Pėr kėtė arsye e kanė tė pamundur tė ndjekin mėsimet nė njė gjuhė tė cilėn nuk e njohin dhe si pasojė nuk shkojnė nė shkollė”.

“Abetarja shqiptare, - thotė, - ėshtė njė arritje e madhe, sepse ndihmon jo vetėm qė njerėzit tė mėsojnė njė gjuhė shumė tė lashtė, siē ėshtė gjuha shqipe, por do tė mund tė nxjerrė nga errėsira e padijes njė kombėsi, e cila ndėr shekuj jeton si e panjohur nė Greqi, pasi nuk mund tė lėrė shenjat nė histori nėpėrmjet dokumenteve tė shkruara”.

Pėr mė tepėr, abetarja e Anastas Kulluriotit plotėsohet me analizat e tij mbi gjuhėsinė dhe etnologjinė.

“Nuk duhet tė pėrēmojmė dhe tė lėmė pas dore, - thotė Kullurioti, - njė kombėsi (atė shqiptare), e cila ndihmoi nė maksimum nė pavarėsimin e Greqisė dhe e cila do tė shkollohet”.


“Duam shkolla shqipe”

“Krejt e kundėrta, - thotė ai, - shteti nuk duhet tė kundėrshtojė krijimin e shkollave shqiptare, ku do tė mund tė mėsojnė fėmijėt shqiptarė gjuhėn e tyre, diēka qė ndodh nė tė gjitha shtetet e kulturuara, qė jetojnė nė shoqėri tė pėrziera etnikisht. Dhe nėse qeveria premton se do tė lejojė hapjen e objekteve myslimane tė kultit, qė tė falen myslimanėt, atėherė duhet tė hapė shkolla shqipe pėr fėmijėt shqiptarė tė Plakės, prindėrit e tė cilėve dhanė aq shumė nė Revolucionin dhe Pavarėsinė e Greqisė”. (Plaka ėshtė lagjja mė e vjetėr e Athinės, fshat i mbetur nė mesjetė nga Athina e lashtė, nėn akropol, pėrpara se Athina tė bėhej kryeqytet dhe tė rimerrte emrin e antikitetit.)

Pas kėsaj thirrjeje tė drejtpėrdrejtė, Kullurioti u bėn thirrje grekėve qė tė mos e shohin kėtė lėvizje si tentativė pėr ndarjen e Greqisė.

“Disa mund tė deklarojnė se ne po tentojmė tė ndajmė shtetin mė dysh, - thotė autori, - krejt e kundėrta, ne mendojmė se vendosim njė etnitet shtetėror, duke kėrkuar qė tė ekzistojė barazi nė gjuhė dhe fe pėr qytetarėt e tij”.

Nė periudhėn nė fjalė, nė Greqi, shqiptarėt shiheshin si pasardhės tė pellazgėve dhe paraardhės tė grekėve tė lashtė.

“Nė fund tė fundit, gjuha shqipe, ėshtė gjuha antike pellazgjike, prej nga ka ardhur gjuha greke dhe shqiptarėt janė shtylla kurrizore e kombit prej nga erdhėn Dorėt, Eolėt dhe Ionėt, - thotė Kullurioti. - Kėto tri fise shkruanin gjuhėn e tyre pa e ndarė kurrė kombin. Pėr kėtė arsye, duhet qė edhe shqiptarėt tė shkruajnė gjuhėn e tyre dhe tė mėsojnė nga gjuha e tyre historinė e lavdishme dhe arritjet e tyre luftarake”.


“Parti pėr kombėsinė shqiptare”

Kullurioti bėn njė thirrje pėr ringritjen e identitetit tė popullsisė shqiptare, duke kėrkuar pėrfaqėsim tė veēuar nė ēdo pikėpamje.

“Komunitetet shqiptare duhet tė pėrfaqėsohen nė Parlament me deputetė shqiptarė, tė cilėt duhet tė krijojnė njė parti tė tyre (shqiptare). Ėshtė e keqe qė shqiptarėt i pėrfaqėsojnė kryeqytetas, qė nuk kanė lidhje me popullsinė shqiptare. Ėshtė e nevojshme qė bashkitė tė organizohen dhe tė krijojnė shoqata kulturore (shqiptare)”.

“Nėse shqiptarėt shkollohen nė gjuhėn e tyre dhe rriten nė nivel shoqėror, atėherė ata do ta mbėshtesin mė mirė shtetin, sepse interesat shtetėrore do tė jenė edhe interesat e tyre, sepse siguria dhe ardhmėria e njė shteti bazohet nė mbėshtetjen dashamirėse tė qytetarėve tė vetė dhe jo nė bindjen e verbėr tė tyre dhe nė nėnshtrimin e tyre ndaj shtetit. Pėr mė tepėr, qeverisja kushtetuese e Greqisė u jep tė gjithė qytetarėve liri dhe tė drejta tė barabarta, pavarėsisht prejardhjes apo fesė, pasi tė gjithė kontribuojmė nė shpenzimet shtetėrore dhe si pasojė kemi tė drejtė pėr tė gjitha pėrfitimet nga shteti. Kėshtu, nėse shteti funksionon nė mėnyrė tė drejtė pėr tė gjithė qytetarėt e vet, atėherė nuk duhet tė ketė frikė nga dyjėzime dhe mėrzitje as ndėrmjet myslimanėve dhe hebrenjve, as ndėrmjet grekėve dhe shqiptarėve. Por, nėse nuk ka barazi, atėherė mund tė ndodhin mė tė kėqijat dhe kėto duhet tė parandalojnė drejtuesit politikė, duke u kujdesur qė shteti tė funksionojė nė rregull. Padrejtėsia ėshtė ajo qė sjell probleme nė shtetin dhe jo kombėsitė qė janė nė tė apo interesat e ndryshme, pasi nė ēdo shtet ekzistojnė interesa tė kundėrta, por qė nuk pengojnė nė funksionimin normal (tė shtetit)”.

Pėr shembull, ai sjell perandorinė otomane qė “po shkatėrrohet nga keqqeverisja dhe shtypja e qytetarėve”, ndėrkohė nga ana tjetėr Shtetet e Bashkuara shkojnė drejt ardhmėrisė pėr shkak tė “lirisė absolute dhe barazisė qytetare qė kanė qytetarėt pavarėsisht nga ngjyra, prejardhja, feja apo gjinia e ēdo qytetari”.

Kullurioti vazhdon duke theksuar se dėnimi i ideve ėshtė njė politikė e vjetruar, qė kurdo qė u pėrdor, kishte rezultate shumė tė kėqija. Kėto bėheshin, sipas tij, atėherė kur njerėzimi ishte nė stad foshnjor, “ndėrsa sot, quhen jashtė normales dhe tė papranueshme. Nė tė kundėrt, ēdokush ka tė drejtėn natyrale tė ketė idetė e tij dhe t’i mėsojė ato pa ndalimin nga njė dhunė kafshėrore. Nėse njė e vėrtetė ėshtė kaq e fortė, sa tė pėrhapet, atėherė mirė do tė ishte tė pranohet dhe jo tė mbytet me anė tė dhunės, sepse e vėrteta nė fund do tė mbizotėrojė”.


Arbėrorėt sot

Pėrpara shekullit tė 20-tė, arbėrorėt e Greqisė pėrbėnin shumicėn dėrrmuese nė zonėn e Atikės, Beotisė, Korintit, Eubesė Jugore, ishujve nė krah tė Atikės dhe pjesės kufitare tė Peloponezit me kėto zona. Pukėvili, Bajroni e dhjetėra historianė, udhėtues tė tjerė, qė u gjendėn nė Greqi pėrgjatė shekullit tė 19-tė deklaronin se shqiptarėt pėrbėnin 80% tė popullsisė nė njė sipėrfaqe kompakte, por tė ndarė nga trungu kombėtar, pėrmes njė territori me shumė pak shqiptarė si Akarnania dhe Thesalia.

Nė qendėr tė Greqisė, aty ku sot ndodhet kryeqyteti grek, Athina, gjeje vetėm fshatra shqiptare, sipas kėtyre udhėtuesve, banorėt e tė cilėve nuk flisnin gjuhė tjetėr pėrveē “gljuhės arbėrishte”, dialektit mė jugor tė shqipes.

Sot, 200 vjet pas asaj periudhe e ndėrkohė qė Atika u bė epiqendra e zhvillimit shoqėror e ekonomik tė Greqisė, arvanitasit nuk pėrbėjnė mė shumicėn. Ata janė shumicė vetėm nė zonėn e Beotisė dhe nė Eubenė Jugore, ndėrkohė urbanizimi i ka lėnė pakicė nė zonat e Peloponezit ku shtriheshin fshatrat shqiptare tė qėmoēme, nė ishuj qė u dyndėn nga grekėt dhe nė Atikė, qė u bė kryeqendra e Greqisė.

Ndėr shtatė qytete shqiptare tė shekullit tė 19-tė, nė jug tė Greqisė, sot ka mbetur vetėm qyteti i Tebės (Thiva nė greqisht dhe Fiva nė dialektin arbėror) qė ka shumicė shqiptare.

Ndėrkohė qė nė fundshekullin e 19-tė, Anastas Kullurioti bėnte thirrje pėr shkolla shqipe, parti politike shqipe e njė sėrė ēėshtjesh tė tjera qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt e kėsaj treve, pėrgjatė shekullit tė 20-tė situata do tė ndryshonte shumė.

Shqiptarėt e Atikės-Beotisė dhe ishujve pėrreth, nė atė qė mund tė quajmė pa frikė Arbėria e Greqisė, pėr shkak tė numrit tė madh tė shqiptarėve tė asaj periudhe, u diskriminuan ashpėr. Shkollat shqipe nuk u lejuan, ndėrkohė qė me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, filloi qė tė lėvronte propaganda e ndarjes sė shqiptarėve (alvani) me arbėrorėt (arvanitas) nė vendin fqinj, nga emėrtimi i pėrbashkėt qė kishin tė dy popullsitė pėrbėrėse tė kombit shqiptar, nė fjalorin grek deri nė vitin 1912.

Periudha nga viti 1922 e deri nė vitin 1981 do tė ishte periudha mė e ashpėr pėr kėtė popullsi shqiptare. Me ligje tė njėpasnjėshme, pėrdorimi i njė fjale shqipe dėnohej me 15 vjet burg, ata qė vetėdeklaroheshin shqiptarė, vriteshin ose syrgjynoseshin dhe shkollat, kisha e tė gjitha institucionet shtetėrore ushtronin njė propagandė tė ashpėr antishqiptare, duke diferencuar nga njėra anė shqiptarėt e Shqipėrisė me ata tė Greqisė e duke propaganduar nga ana tjetėr se “shqiptarėt” ishin vrasėsit e “grekėve arvanitas”.

Nė librin e tij “Arvanitasit, dorėt e neohelenizmit”, Aristidh Kolia pėrshkruan se nė mėnyrė tė qėllimshme nė Atikė, Beoti (ku edhe kishte lindur) dhe ishujt arbėrorė tė Greqisė, mėsuesit dhe policėt ishin grekė, nė ndryshim nga i gjithė fshati qė ishte shqiptar.

Situata tentoi tė ndryshonte nė vitin 1981, kur u themelua Lidhja e Arbėrorėve tė Greqisė, me nė krye Jorgo Marugėn, i cili do tė vdiste nga leucemia. Me tė njėjtėn sėmundje, do tė humbiste jetėn nė moshė tė re edhe kryetari mė jetėgjatė dhe mė i suksesshėm i Lidhjes, Aristidh Kolia.

Pa ndihmėn e shtetit shqiptar dhe me pak mundėsi pėr tė vepruar nė njė shtet ku tė thuash fjalėn “minoritet” mbetet herezi, arbėrorėt po luftojnė pėr mbijetesė. Ndonėse nė mėnyrė periodike dhe tėrthorazi, ata bėhen tė pranishėm, ndoshta pėr sy tė atyre qė nuk duan tė shohin, arbėrorėt mbajnė ende, pas mė shumė se 800 vjetėve largim nga trojet e tė parėve dhe 200 vjetėve ndalim tė traditave e gjuhės sė tyre, gjithēka qė i bėn ata “shqiptarė tė Greqisė”.

Ndėrkohė qė njė sėrė minoritetesh kanė filluar tė lėvizin nė Greqi (si vllahėt, qė me kėmbėnguljen e Rumanisė, arritėn tė hapnin shkollė nė gjuhėn e tyre apo turqit, qė me mbėshtetjen e Turqisė, krijuan organizatat e tyre), arbėrorėt janė nė pritje tė shuarjes ose shpėtimit.


Kullurioti, shqiptari i harruar

Anastas Kullurioti, njė ndėr personalitetet mė tė mėdha tė Rilindjes Kombėtare nė Greqi, lindi nė ishullin Kulluri (qė nė shekullin e 20-tė u riemėrtua Salamina) pėrballė Pireut, nga njė familje arbėrore, nė vitin 1820. Pasi mori mėsimet e para nė ishullin e Kullurit, studioi mė vonė nė Athinė dhe nisi tė jetonte nė lagjen “Plaka”, lagjja mė e vjetėr, e banuar vetėm nga arbėrorė, tė cilėt flisnin vetėm shqip.

Nė kėtė situatė, kur sensi i kombit nė Greqi ishte ende i paqėndrueshėm, Kullurioti nisi tė merrej me rilindjen kombėtare tė shqiptarėve tė Greqisė, nė tė njėjtėn periudhė kur nė Shqipėri ishin vėllezėrit Frashėri e tė tjerė e nė Itali Jeronim de Rada.

Kullurioti migroi pėr nė Shtetet e Bashkuara e mė pas u rikthye nė Greqi, ku botoi pėr dy vjet, nga viti 1887-1889, gazetėn dygjuhėshe, shqip dhe greqisht tė quajtur “Zėri i Arbėrisė” (“I foni tis Alvanias”), ndėrkohė botoi dhe njė ndėr abetaret e para shqipe dhe tė vetmen nė dialektin arbėror, ku veē tė tjerave, u bėnte thirrje bashkėkombėsve tė tij nė Greqi, qė tė mbėshtesnin gjuhėn dhe traditat e kombit tė tyre, brenda shtetit grek.

Ai do tė rrėfente se me kthimin e tij nė Greqi, pas qėndrimit nė SHBA, do tė shkonte nė vendlindje, Kulluri, qė nė atė kohė banohej vetėm nga arbėrorėt, duke u pėrpjekur pėr tė shpėrndarė dijen.

Por, aty do ta priste njė surprizė negative. Sipas kujtimeve tė tij, kryetari i Bashkisė sė Kullurit, grek e jo vendali, iu kthye: “Ne po mundohemi t`i bėjmė kėta njerėz qė tė harrojnė gjuhėn dhe ti mė sjell libra?!”

Nė kėtė situatė, sė bashku me dijetarė tė tjerė arbėrorė tė Greqisė, do tė vijonte tė luftonte deri nė vitin 1915, kur pasi arriti tė shihte gjysmėn e ėndrrės sė tij tė kthehej nė realitet, pavarėsinė e Shqipėrisė, vdiq nė moshėn 95-vjeēare.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=20335
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.