Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.8.2009, 19:57   1

Shkrim i cituar Gjinokastėr: "Avioni spiun" rihap debatet


Citim:
Gjirokastėr, "avioni spiun" rihap debatet
Engjėll Serjani

Prania e atij qė njihet si aeroplani spiun, nė mjediset e kalasė sė Gjirokastrės, ka kthyer edhe njė herė debatin e vjetėr rreth historisė sė tij dhe faktit nėse ai duhet tė qėndrojė apo jo nė atė vend qė mbetet pika mė e vizituar nga turistėt dhe vizitorėt vendas nė qytetin e Gjirokastrės.

Pak kohė mė parė, ėshtė realizuar projekti i vendosjes sė tabelave informuese nė mjediset e brendshme tė kalasė sė Gjirokastrės, tabela sinjalizuese dhe informuese qė ndihmojnė dhe lehtėsojnė pėr orientimin e vizitorėve nė kėtė monument qė ėshtė mė i madhi dhe mė dominuesi nė ansamblin muzeal tė Gjirokastrės.

Nė njė prej tabelave tė kėsaj sinjalistike moderne tė projektit tė financuar dhe realizuar nga Fondacioni pėr Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrės Historike (G.C.D.O), ėshtė vendosur njė fjali, pėrmbajtja e sė cilės vė nė dyshim faktin historik tė kėtij mjeti fluturues.

Deri para vendosjes sė kėtyre tabelave turistėt dhe vizitorėt qė pėrballeshin me kėtė objekt nga ciceronėt e muzeut mėsonin se bėhej fjalė pėr njė "aeroplan spiun", armė trofe tė kapur nga forcat ajrore tė ushtrisė shqiptare gjatė Luftės sė Ftohtė.

Mirėpo tabela e re e vendosur sė fundmi nė afėrsi tė kėtij objekti muzeal e shpreh hapur dyshimin ndaj versionit dhe motivimit tė mėparshėm, pasi qysh nė rreshtin e parė tė informacionit tė titullit tė saj shkruan: "Njė avion spiun amerikan?", duke hedhur hapur hijen e dyshimit mbi njė fakt qė deri pak kohė mė parė ėshtė konsideruar dhe servirur si njė e vėrtetė e padiskutuar.

Lidhur me kėtė fakt, Raimond Kola, drejtori i Zyrės pėr Administrimin dhe Koordinimin e qytetit muze tė Gjirokastrės, thotė:
"Problemi i pėrcaktimit tė origjinalitetit dhe historisė sė kėtij objekti ėshtė mė pak shqetėsues, se fakti qė ky objekt ėshtė kthyer nė njė rrezik pėr vizitorėt dhe sidomos fėmijėt pėr shkak tė degradimit fizik tė tij, nė pjesė tė ndryshme tė krahėve dhe trupit tė aeroplanit. Realizuesit e projektit tė sinjalistikės sė kalasė, me informacionin e paraqitur kanė mbajtur njė qėndrim jo fort tė pėrcaktuar pėr historinė e aeroplanit, por mesa di unė nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė, pėr sa i pėrket kėtij avioni ka dokumente dhe dėshmi tė plota qė japin sqarime e shpjegime tė sakta".
Sipas drejtores sė Muzeut tė Armėve nė Gjirokastėr, Teuta Kallajxhi, aeroplani amerikan ėshtė ekspozuar nė kėtė pjesė tė kalasė sė Gjirokastrės diku nga viti 1973 dhe shumė herė prania apo largimi i tij ka qenė objekt i debateve dhe analizave tė mbledhjeve tė strukturave tė pushtetit vendor, por deri tani gjendja e tij nuk ka ndryshuar.
"Nisur nga gjendja dhe shkalla e lartė e dėmtimit tė aeroplanit, ne si Zyrė pėr Administrimin dhe Koordinimin e qytetit muze tė Gjirokastrės nuk e kemi pėrfshirė aeroplanin, nė listėn e objekteve qė duhet tė vizitohen nė kala. Pėr sa i pėrket autenticitetit dhe origjinalitetit tė tij, kjo ėshtė punė qė u pėrket historianėve dhe muzeologėve" thotė drejtori i kėsaj zyre, Raimond Kola.
Pika ku qėndron aktualisht aeroplani ėshtė shumė pranė mureve tė kalasė sė Gjirokastrės nga ku shpaloset njė peizazh mahnitės dhe spektakolar i tė gjithė luginės sė lumit Drino dhe maleve pėrreth. Panorama qė ofron, nxit pothuajse tė gjithė vizitorėt dhe turistėt, tė hipin nė krahėt dhe trupin e aeroplanit pėr tė pozuar para kamerave dhe aparateve fotografikė.

Nė rrjedhėn e shekujve, Kalaja e Gjirokastrės, njė nga monumentet mė tė rralla tė kėtij lloji, ka pėsuar ndryshime dhe zgjerime. Pas pushtimit osman nė fund tė shekullit XIV u bėnė pėrmirėsime tė gjera nga sulltan Bajaziti II rreth vitit 1490. Nga viti 1811, Ali Pashė Tepelena shtoi shumė elemente, duke pėrfshirė Kullėn e Sahatit nė anėn lindore. Ai pėrfundoi fortifikimin e zonės sė greminės dhe ndėrtoi ujėsjellėsin e Sopotit qė sillte ujin nė kala rreth 12 kilometra larg. Nė vitet ‘30, nė kala italianėt ndėrtuan burgun sipas kėrkesės sė mbretit Zog, i cili u mbyll nė vitet 1960. Ndėrsa regjimi komunist e shpalli monument kulture dhe burgun e kalasė e ktheu nė Muze Kombėtar tė Armėve.


Objekti

Bėhet fjalė pėr njė aeroplan amerikan tė tipit "Lockheed T-33", i cili qėndron prej afro 35 vjetėsh pranė mureve qė shohin mbi qytet, nė sheshin pėrpara galerisė dhe burgut tė kalasė. Ky objekt i vendosur aty qysh nė vitet e regjimit komunist, paraqet mbetjet e njė avioni amerikan mbi tė cilin disa vjet me parė dallohej qartė edhe njė mbishkrim "United States Air Force", dhe qė sipas njė eksperti shqiptar tė aviacionit, ai ėshtė njė "Lockheed T-33" stėrvitor dyvendėsh.

Sipas versionit zyrtar tė asaj kohe, mjeti fluturues ėshtė pjesė e Muzeut Kombėtar tė Armėve, pasi aeroplani u detyrua tė ulej nga dy aeroplanė ushtarakė shqiptarė MIG nė Aeroportin e Rinasit, mė dhjetor tė vitit 1958, qė nė atė kohė ende nuk kishte pėrfunduar sė ndėrtuari.


Zanafilla e debatit

Debati ėshtė hapur sė pari nė vitin 2000, nė kohėn kur kryetar bashkie nė Gjirokastėr ka qenė Ylli Asllani, sot kėshilltar i Kryeministrit Berisha. Ai paraqiti njė projektvendim nė kėshillin e atėhershėm bashkiak pėr ta larguar aeroplanin nga kalaja, pasi kjo relike ishte nonsens me faktin qė SHBA ishin dhe janė partnerėt dhe aleatėt mė tė afėrt tė shtetit shqiptar, por projekti nuk u miratua nga anėtarėt e kėshillit bashkiak nė atė kohė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=70451
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:31.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.