Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Lindor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.9.2009, 00:09   1

Shkrim i cituar Z2: Lindor: Pėrjashtim i shqiptarėve nga kultura, Tirana hesht


Citim:
PDSH: Qeveria po shkatėrron kulturėn shqiptare

Tetovė - Partia Demokratike Shqiptare pėrmes njė konference pėr shtyp akuzon qeverinė aktuale e veēmas BDI-nė se nuk ndėrmerr asgjė rreth asaj se kultura shqiptare po diskriminohet nė Maqedoni.

“Ju jeni, pa dyshim, dėshmitarė mė tė mirė dhe raportues mė tė denjė pėr tėrė atė ēka po ndodhė nė sferat e ndryshme shoqėrore e nė veēanti nė sferėn e kulturės kėtu nė Maqedoni. Qė kur nė kėtė Qeveri hyri si vazal Bashkimi Demokratik pėr Integrim, Gruevski me bashkėpunėtorėt e vet asnjė ditė nuk rreshti sė nėpėrkėmburi dinjitetin shqiptar, ndėrsa na habisin minsitrat shqipfolės tė BDI-sė qė thonė se Qeveria po funksionon nė mėnyrė ideale”, theksoi Arifikmet Xhemailit – anėtarė i Kryesisė Qendrore tė PDSH.

Ai theksoi se Qeveria aktuale, gjegjėsisht, Ministria e Arsimit me vendimet e saj po dėmton rėndė dhe po shkatėrron institucionet e kulturės shqiptare nė Maqedoni.

“A ėshtė ideale tė shkatėrrohet Instituti pėr trashėgiminė kulturore e shpirtėrore tė shqiptarėve tė Maqedonisė?! Kėshtu si po funksionon sot Ministria e Kulturės, krijohet pėrshtypje objektive se nė kėtė digaster ėshtė dislokuar tėrė Qeveria e Gruevskit dhe se aty ēdo gjė funksionon me vendimet diskriminuese tė Qeverisė aktuale. Me vendim tė Qeverisė u hoq nga plani strategjik shndėrrimi nė Muze Nacional i objektit tė Alfabetit tė Gjuhės Shqipe nė Manastir. Me vendim tė Qeverisė shkurtohet nė mėnyrė absurde buxheti pėr projekte shqiptare. Me vendim tė Qeverisė Kishės Ortodokse i falet toka nė qendėr tė e Shkupit”, theksoi Xhemaili.

Sipas tij, Ministria Kulturės me vendim tė Qeverisė finanson spote televizive ku Maqedonia shpėrfytyrohet nė njė vend absolutisht maqedonas e ortodoks.

“Prej mbi 40 manifestimeve te sivjetme, vetėm 3 manifestime janė shqiptare, e qė do tė finansohen me njė buxhet total te njė nate poetike nė njė katund maqedonas. Me vendim tė Qeverisė kjo Ministri ngrit Komision pėr pėrkthimin e shkrimtarėve maqedonasė, ngrit komision me priftėrinj pėr pėrkthimin e letėrsisė ortodokse maqedonase. Do tė na mbushet sheshi i Shkupit me skulptura, pėrmendore, buste, tė huazuara nga trashėgimitė e huaja kulturore! Shqiptarėve tė vendit nuk u lejua shėnimi i njėqind vjetorit tė shkollės sė parė nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni “Josif Bageri”. Nuk u ndanė mjete finansiare pėr t’u mbajtur Seminari Ndėrkombėtar i Albanologjisė”, theksi zyrtari i lartė i PDSH-sė.

Ai theksoi se PDSH shprehet e indinjuar me faktin se pse asnjė artist shqiptar nga Kosova dhe Shqipėria nuk ėshtė ftuar nė manifestimin e fundit qė po mbahet nė Shkup me rreth 1000 artistė nga Evropa dhe Mediterani.

“A di ndokush nga strukturat vazale tė BDI-sė nė Qeverinė e Gruevskit se ku i bie Shqipėria dhe Kosova, a janė kėta dy shtete nė Evropė e Mediteran, nėse po, atėherė, a mund tė na thonė se sa shqiptarė ka nė bord, sa nė kėshillin organizativ, sa nė kėshillin sekelsionues, sa artistė shqiptarė janė tė ftuar nė manifestimin e fundit qė po mbahet nė Shkup me rreth 1000 artistė nga Evropa dhe Mediterani.

Ėshtė nė tė mirė tė mirėqenies tė tė gjithė qytetarėve tė Maqedonisė qė Qeveria aktuale tė zbresė me kėmbė nė tokė, ndėrsa BDI-ja sa mė parė ta braktisė Qeverinė - hap ky qė do tė konsiderohej si i vetmi i ndėrmarrė nė tė mirė tė shqiptarėve tė Maqedonisė”, thekso ai nė fund tė konferėncės.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=4642
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2009, 19:41   2
Citim:
Kultura shqiptare do tė arnohet edhe nė 2010

Shkup, 19 nėntor - Buxheti qė parashikohet tė jetė nė dispozicion tė disa prej institucioneve vitale tė kulturės, nuk ėshtė asgjė mė shumė sesa njė arnė me tė cilėn ndoshta edhe do tė justifikohen dėshtimet e projekteve tė tyre pėr vitin e ardhshėm.

Drejtuesit e disa prej kėtyre institucioneve pohojnė se me fondet qė janė planifikuar nga Ministria e Kulturės, nuk do tė mund tė plotėsohen as kriteret minimale dhe jo mė tė pretendohet pėr diēka serioze.

Nga Teatri i Shkupit, tė cilit planifikohet qė t'i akordohen gjashtė milionė denarė, ėshtė e paimagjinueshme qė tė ketė njė repertor dinjitoz pėr 2010. Drejtori Adem Karaga prej vitit tė kaluar artikulon ankesa permanente pėr buxhetin e cunguar, si njė pengesė kryesore pėr realizimin e shfaqjeve.

Madje, disa javė mė parė, Karaga akuzoi Ministrinė e Kulturės pėr dėshtimin e turneut nė Prishtinė tė njė prej shfaqjeve mė tė arrira tė kėtij viti "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur".

"Pėr fat tė keq, me buxhetin qė parashikohet edhe pėr kėtė vit, ėshtė e vėshtirė tė thuhet se mund tė bėhet diēka", thotė Karaga.

Gjashtė milionė denarėt qė planifikohen t'i jepen Teatrit, janė e njėjta vlerė qė pėrfitoi edhe pėr vitin 2009. Madje nga buxheti i kėtij viti, ministria tėrhoqi edhe njė milionė denarė nė kuadėr tė prolongimit tė njė projekti pėr vitin e ardhshėm.

Nė projekt-buxhetin e Ministrisė sė Kulturės, Teatri i Tetovės qė gjendet sė bashku me Bibliotekėn, parashikohet tė pėrfitojnė sė bashku vetėm pesė milionė denarė. Drejtori Artan Skėnderi thotė se kemi tė bėjmė vetėm me njė ndryshim kozmetik, krahasuar me njė vit mė parė.

Sipas tij, ky institucion i formuar rishtazi, ka njė profil tejet specifik, ndėrsa buxheti qė i jepet ėshtė tejet i vogėl pėr tė pėrmbushur jo vetėm kriteret artistike, por edhe ato teknike.

"Me kėto para mund tė realizohen dy shfaqje tė mira, ose katėr mesatare dhe kėshtu nuk i ndihmohet artit. I apeloj faktorit politik qė tė kontribuojė mė seriozisht pėr kėtė institucion, pasi arti ndėrton ura mė tė sigurta sesa politika. Procesi i formimit tė institucionit ėshtė nė rrugė e sipėr dhe mbėshtetja financiare duhet tė jetė mė e madhe", thotė Skėnderi.

Teatri i Tetovės qė gjendet nė hapėsirat e Qendrės Kulturore, ka deficite tė mėdha edhe nga aspekti i funksionimit teknik, numrit dhe gjeneratave tė aktorėve, skenės e tė tjera.

Njė shumė tejet simbolike parashikohet edhe pėr Qendrėn Konservative tė Gostivarit. Vetėm 1milion e gjysmė denarė akordohen pėr institucionin i cili ekziston simbolikisht. Vetėm me njė tė punėsuar - drejtorin, Qendra ende nuk ka zgjidhur problemin hapėsinor, ndėrsa buxheti qė derdhet me pikatore nga viti nė vit, bėjnė qė ky institucion tė funksionojė vetėm nė letėr, pa lėnė premisa pėr formėsimin e tij si njė qendėr produktive.

"Ne kemi kėrkuar mė shumė pėr kėtė vit dhe kuptohet qė shuma ėshtė e vogėl", thotė drejtori i emėruar disa muaj mė parė, Adnan Fejzullahu. Sipas tij, deri nė fund tė vitit, Qendra do tė presė shiritin e inaugurimit.

Planifikimet e kėtij viti pėr financimin e institucioneve dhe projekteve nė funksion tė kulturės shqiptare janė jashtėzakonisht deficitare. Pa asnjė lloj pėrmirėsimi nga viti i kaluar, ato vazhdojnė tė mbeten periferike nė suaza tė mbėshtetjes dhe zhvillimit tė kulturės nė vend.

http://www.koha.com.mk/a09.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2009, 15:14   3
Citim:
Muzikė serbe, me paratė e shqiptarėve!

Nga mungesa e manifestimeve sikur nė vitet e kaluara, shqiptarėt e kryeqendrės kėsaj radhe pritjen e Vitit tė Ri do ta kalojnė nė sheshin “Maqedonia” duke u argėtuar me muzikė serbo-kroate-maqedonase.

Shumė grupe tė njohura dhe kėngėtarė nė natėn e Vitit tė Ri nga trojet e ish-Jugosllavisė do tė mundohet t’i argėtojnė qytetarėt, me paratė tė cilat i ka dhuruar Qyteti i Shkupit.

Ahengu pėr kryeqytetasit do tė fillojė nga 28 dhjetori, duke i argėtuar kėngėtarė tė ndryshėm si kėngėtarėt e huaj Gjiboni, Manifiko, kurse nga estrada maqedonase do tė jenė D.N.K, Vllatko Lozanovski, Jovan Jovanov, Elena Ristevska. Dario, Area, “Leb i Sol” dhe i vetmi kėngėtar shqiptarė Adrian Gaxha.

Nė natėn e dytė do tė marrin pjesė grupet tė ndryshme si Shkrip Orkestra i Zhoambo nga Sllovenia dhe shumė mysafirė tjerė nga Serbia. Po ashtu qytetarėt e Maqedonisė do t’i argėton edhe kėngėtarja kroate Daniella Martinoviē. Njė natė para Vitit tė Ri ėshtė e parashikuar qė do tė merr pjesė Jordan Kostov, Bej D Fish dhe Xvonko Bogdan nga Serbia.

Ndėrkaq nė natėn kryesore tė Vitit tė Ri nė koncertin e madh do tė marrin pjesė shumė kėngėtarė tė lartpėrmendur si Esma Rexhepova dhe Vllado Janevski. “I ftojė tė gjithė qytetarė tė vinė dhe tė kėnaqen gjatė manifestimeve qė ka organizuar Qyteti i Shkupit me partnerin ‘One’”, tha Koce Trajanovski.

Pėrpos argėtimit nė Sheshin “Maqedonia” , qyteti organizon edhe argėtim nė Panairin e Shkupit me grupe nga Serbia, Ukraina dhe Izraelit por edhe manifestimin e “Bushava Azbuka” dhe Kiril Gjajkovski.

“Hyrja pėr argėtim nė panairin e Shkupit do tė jetė me bileta falas, tė mund t’i gjeni nė vendet e shitjes me pakicė, ndėrsa do tė distribuohen edhe pėr mes kanaleve tjera”, tha Viktor Doneski nga “One”.

Aktiviteteve tė pėrgjithshme Qytetit tė Shkupit do t’i kushtojnė rreth 100 mijė euro, Ata kanė paralajmėruar bashkėpunim aktiv me policinė me qėllim qė festat tė kalojnė qetė dhe pa incidente.


S’ka koncert nė sheshin “Skėnderbeu”

“Nė kėtė vit nuk shpresojė qė do tė organizohet ndonjė manifestim solemn si vitin e kaluar pėr arsye se njė koncert kushton shumė dhe pėr kėtė koncert nuk po mundemi tė gjejmė sponsor qė munden tė na ndihmojnė”, tha kryetar i Lėvizjes Qytetare “Zgjohu”, Artan Grupi.

Vitin e kaluar pritja e Vitit tė Ri nė sheshin “Skėnderbeu” u realizua nga Komuna e Ēairit dhe nga Lėvizja Qytetare “Zgjohu”.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2551.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.12.2009, 18:22   4
Citim:
Artistėt shqiptarė tė padėshiruar

Shoqata e artistėve shqiptar dhe lėvizja qytetare “Zgjohu” kanė reaguar pėr mos pėrfshirjen e asnjė artisti shqiptar nė manifestimet e sotme pėr liberalizimin vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė, qė do tė mbahen nė sheshin e Shkupit.

Sipas tyre, kjo paraqet diskriminim kulturor ndaj shqiptarėve dhe nxitje tė ndasive multietnike.

“Sot ėshtė liberalizimi i vizave dhe siē e shihni pas neve ka njė skenė tė madh pėr tė cilėn do tė festohet pėr liberalizmin e vizave pėr Maqedoninė dhe absurdi ėshtė qė nė kėtė koncert nuk ka fare pjesėmarrės apo artistė shqiptar. Kemi kėngtar nga Serbia, ka kėngėtar nga Anglia dhe asnjė ose njė shqiptar qė nuk e dimė nė cilėn gjuhė do tė kėndojė”, deklaroi Agim Poshka, Shoqata e artistėve shqiptar.

“Dėnojmė ashpėr diskriminimin kulturor qė iu bėhet shqiptarėve me rastin e festimit tė liberalizmit tė vizave si dhe festimit tė Vitit tė Ri. Qeveria nuk e gjeti tė arsyeshme tė ftojė artist shqiptar qė tė performojė me rastin e liberalizimit tė vizave. Diskriminimi nė kėtė rast filloi me reklamat qeveritare qė pėrjashtuan shqiptarėt nga pjesėmarrja gjoja se liberalizimi i vizave nuk vlen edhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė”, tha Teuta Zllatku, pėrfaqėsuese e “Zgjohu”.

Shoqata e artistėve shqiptar shpreh revoltėn edhe kundėr vendimit tė Radio Televizioni tė Maqedonisė pėr mos lejimin kėtė vit tė artistėve shqiptar nė festivalin Shkupi-Fest dhe Eurovizion tė performojnė kėngė nė gjuhėn shqipe. Liberalizimi i vizave pėr Maqedoninė, sonte do tė pritet me njė sėrė manifeshtimesh nė sheshin e Shkupit.

Lokalet dhe objektet kulturore do tė qėndrojnė hapur deri nė orėt e mėngjesit. Nė ahengun qendror janė tė ftuar kėngėtar tė shumtė tė vendit dhe nga Serbia dhe Britania e Madhe.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/21477.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.12.2009, 22:36   5
Citim:
Promovohen veprat vetėm pėr maqedonasit, s`ka libra shqip

Ministria e Kulturės promovoi edhe 22 vepra shkencore nga projekti pėr pėrkthimin e librave tė autorėve tė huaj dhe universiteteve prestigjioze evropiane dhe tė SHBA-ve. Nė promovimin e 22 libra tė pėrkthyer kanė marrė pjesė edhe kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrja e Kulturės, Elizabeta Kanēevska-Milevska.

Nga 22 librat, asnjė prej tyre nuk ishte pėrkthyer nė gjuhėn shqipe, edhe pse ato mbanin vulėn e autorėve dhe universiteteve tė mirėnjohura botėrore. Kryeministri ka theksuar se kėto libra janė koka e mendimit shkencor dhe se sipas tij, kėto vepra do tė jenė nė dobi tė studentėve dhe gjeneratave tė ardhshme.

Titujt e pėrkthyer janė nga fusha e artit figurativ, muzikės, artit teatral dhe filmik, arkeologji , etj. Librat e pėrkthyer janė shpėrndarė nėpėr universitetet shtetėrore tė vendit.

Deri tani nė kuadėr tė kėtij projekti janė pėrkthyer 165 libra nga gjithsej 500 libra, sa janė planifikuar nė fazėn e parė tė projektit, qė duhet tė pėrfundojė nė vitin e ardhshėm. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...01c51e181&ln=3

Citim:
Shqiptarėt tė diskriminuar edhe pėr festa

Pėr pritjen e Vitit tė Ri 2010 pėr herė tė parė me program katėrditor nė sheshin e qytetit nė Shkup do tė performojnė muzikantė nga Maqedonia dhe nga vendet fqinje, por sėrish programi i pėrgatitur nuk ka pėrfillur estradėn shqiptare nė Maqedoni, e cila mjaft konsiderohet e pasur. Pėrveē kėngėtarit shqiptar, Adrian Gaxha, nuk ėshtė siguruar pjesėmarrje e kėngėtarėve shqiptarė sidomos nga Maqedoni.

Shoqata e Artistėve Shqiptar edhe me kėtė rast ka shprehur reagimin e ashpėr, duke kėrkuar qė njėherė e pėrgjithmonė tė ndalohet diskriminimi i kėtij lloji. Pėrveē "Leb i soll", Vllado Jnevskit dhe Esma Rexhepovės, do tė marrin pjesė edhe Xhiboni, "Pėrlavo kazalishte" dhe "Manjifiko". Ahengu fillon sot nga ora 17 e deri nė orėn 23, me ē`rast qytetarėt do t'i zbavisin "Leb i soll", Area, Dario, Elena Ristevska, Jovan Jovanov, Adrian Gaxha, Vllatko Llozanovski dhe D.N.K.

Mė datėn 29 nė sheshin e qytetit do tė performojnė kėngėtarja kroate Daniella Martinoviē, "Bitėllsi real Tribjut" nga Serbia, Mitan Proxhekt dhe Andrijana Janevska, "Infjus dhe Shkrip Orkestra" dhe Zhoambo nga Sllovenia. Mė datėn 30 do tė performojnė grupet "Foltin", "Superhiks", "BEj Dė Fish", si dhe Xvonko Bogdan nga Serbia, Jordan Kostov dhe "Retro Kabare".Mė datėn 31, pėr tė vegjlit zbavitja fillon nė sheshin e qytetit, nga ora 11 e 30 minuta, me program tė pasur.

Ėshtė paraparė shfaqje teatrale pėr fėmijė, performim i koirt tė fėmijėve dhe mbėrritja e Baba Gjyqit. Ahengu pėr tė mėdhenjtė fillon nga ora 20, me performancėn e Esma Rexhepovės, mė pas edhe tė Vllado Janevskit, Xhibonit dhe "Pėrlavo kazalishte" nga Kroacia dhe "Manjifiko" nga Sllovenia.

Organizatorė tė programit tė Vitit tė Ri janė Qyteti i Shkupit dhe operatori telekomunikues "ONE". Kėshilltarėt shqiptarė tė BDI-sė qė janė partner tė koalicionit me VMRO-DPMNE-nė nė Qytetin e Shkupit, kanė vazhduar tė heshtin pėrballė kėtij diskriminimi tė rėndė tė estradės shqiptare, por edhe injorimit tė qytetarėve shqiptarė. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...476924f21&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.1.2010, 21:32   6
Citim:
Fshihen artefaktet shqiptare

Ditė mė parė Muzeu i Shkupit festoi gjashtėdhjetė vjetorin e themelimit, ku brenda gjithė kėtyre viteve nuk ka qenė i punėsuar asnjė shqiptarė, gjithashtu as shkencėtarėve shqiptarė nuk iu ėshtė lejuar qė ta hulumtojnė bibliotekėn e begatshme tė kėtij muzeu.

“Evidenca ėshtė dhe shihet shumė qartė qė deri mė tani asnjė shqiptarė nuk ėshtė punėsuar nė kėtė muze, pėr kėtė BDI-ja propozon historianin Skender Asani, tė punėsohet si kryetar i kėshillit drejtues, por kemi problem rreth konstituimit tė kėshillit pasi qė kundėrshton drejtori i muzeut, dhe pėr kėtė ēėshtje do tė bisedojmė me kreun e Qytetit tė Shkupit”, tha Qemajl Musli, kėshilltar nė Qytetin e Shkupit.

Ndryshe, Asani thotė se nė Muzeun e Shkupit ruhen artefaktet qė nuk shohin dritėn e interpretimit dhe botimit tė tyre.

“Deri mė tani janė bėrė me dhjetėra gėrmime nė Skupin antik dhe Kalanė e Shkupit, ku tė gjitha ato artefakte shqiptare ruhen nė bodrumet e Muzeut dhe nuk shohin dritėn e interpretimit dhe botimit tė tyre. Intervenim politik nė kėtė ēėshtje ėshtė shumi i mirėpritur”, tha Asani.

Ai gjithashtu shtoi se nėpėrmjet kėtij Muzeut do tė shpalosen nė mėnyrė shkencore njė pjesė e mirė e shqiptarėve tė Shkupit pasi qė deri mė 1963 ishte kryeqendra mė e madhe me shqiptarė nė botė, si dhe involvimi i elementit sqiptarė ka njė domethėnie shumė tė madhe nė vlerat kombėtare dhe ato multietnike.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2799.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.1.2010, 00:12   7
Citim:
Literatura botėrore vetėm nė maqedonisht

Qeveria nėpėrmjet ministrisė sė arsimit ka shpallur tenderi pėr pėrkthim dhe botim tė 500 titujve tė rinj prej tė cilėve mėsohet nė universitetet mė me renome nė SHBA, ndėrsa nga sfera e drejtėsisė nė Gjermani dhe Francė.

Titujt e zgjedhur janė literaturė referente e cila ėshtė rekomanduar nė Harvard, Jelj, Oksford, Kembrixh etj. Todorov theksoi se posaēėrisht kanė kujdes nė cilėsinė e pėrkthimit tė librave dhe se pėr kėtė qėllim tenderi ėshtė paraparė redaksi e detyrueshme profesionale nga profesorė sipas sferės adekuate qė pėrkthimi tė jetė i kuptueshėm pėr studentėt dhe shfrytėzuesit.

Librat nė etapa do tė botohen kėtė vit, numri mė i madh nė vitin 2011, ndėrsa i gjithė projekti do tė pėrfundojė 2012.

Kryeministri Nikolla Gruevski paralajmėroi se krahas 500 botimeve, pėr tė cilat tani ėshtė shpallė tenderi, do tė ketė edhe 50 tituj shtesė nga sfera e informatikės dhe se tė gjithė 1.050 librat profesionalė do tė distribuohen deri te bibliotekat universitare deri nė vitin 2012.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2880.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2010, 11:42   8
Citim:
Gjithė mjetet pėr kulturė sllave

Kultura shqiptare vazhdon tė mbetet njė nga sferat mė diskriminuese. Edhe sivjet, shqiptarėve nuk iu nda as njė pėr qind nga buxheti i Ministrisė sė kulturės. Edhe ato pak projekte qė kishin konkurruar nė Ministrinė e Kulturės, nuk u miratuan nga kjo e fundit. Asnjėri projekt kapital nuk ka kaluar pėr kulturėn shqiptare.

Sipas ekspertėve i gjithė ky diskriminim bėhet, sepse shqiptarėt kur hynė nė Qeveri nuk hynė me njė strategji pėr kulturėn shqiptare, por i nėnshtrohen zbatimit tė projekteve tė Qeverisė, tė cilat ka vite qė kanė pėr qėllim shkatėrrimin e kulturės shqiptare dhe ndėrtimin e kulturės maqedonase, ekzistenca e sė cilės viteve tė fundit ėshtė vėnė nė pikėpyetje.

Profesor Reshat Ahmeti, thotė se shqiptarėt trajtohen nė ministrinė e kulturės, si macja nėn sofėr.

“Meqė partitė politike shqiptare nuk kanė strategji pėr kulturėn kur hynė nė qeveri, atyre vetėm u japin diēka, sa pėr tė thėnė, njėjtė si maces nėn sofėr qė i jepet njė kafshatė bukė”, thotė ai.

Shqiptarėt janė tė diskriminuar nė tė gjitha sferat e kulturės. Edhe nė artin figurativ, ku situata duket pak mė e mirė, pasi nė konkurs mund tė lexosh ndonjė emėr shqiptari, sėrish diskriminim ėshtė maksimum, pasi aty nuk ka asnjė projekt kapital. Muzika, botimet, teatri etj tė gjitha janė tė margjinalizuara.

Artisti Blerim Grubi thotė se kemi njė kulturė tė arnuar. “Nuk duhet tė vazhdojė mė kėshtu. Pėr ēdo vit situate nė vend qė tė pėrmirėsohet keqėsohet mė tepėr”, thotė ai.

Ndėrsa Lėvizja “Zgjohu!” do ti ftojė tė gjitha institucionet kulturore tė udhėhequra nga shqiptarėt nė njė konferencė pėr tė diskutuar diskriminim kulturor tė prirė nga Ministra e Kulturės si dhe ndarjen skandaloze tė mjeteve pėr kulturėn shqiptare nė vend.

“Qėllimi jonė ėshtė qė me fakte dhe tė dhėna statistikore tė demaskojmė politikat pėrjashtuese ndaj kulturės shqiptare dhe nė kėtė mėnyrė tė ndikojmė nė arritjen e barabarėsisė dhe marrjen e hises qė na takon”, tha kryetari i Lėvizjes Qytetare “Zgjohu”, Artan Grubi.

Pas kėsaj ata planifikojnė qė ti informojnė ndėrkombėtarėt me atė qė po behėt me kulturėn shqiptare. Gjendja e kulturės shqiptare ėshtė skandaloz edhe nė pushtetin lokal. Nė institucionet kulturore tė Qytetit tė Shkupit punojnė mė pak se njė pėr qind shqiptar.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/3137.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.2.2010, 05:36   9
Citim:
Maqedoni: Ministria e Kulturės mė e fortė se Parlamenti

Ministria e Kulturės e Maqedonisė duke anashkaluar nė ēdo aspekt kulturėn shqiptare vazhdon tė mos i respektojė edhe ligjet dhe vendimet qė dalin nga Parlamenti i Maqedonisė. Datat e figurave tė rėndėsishme tė personaliteteve shqiptare qė janė paraparė tė realizohen kėtė vit rrezikojnė tė kenė fatin e njėjtė me datat e historike tė vitit tė kaluar.

Rreth dhjetė data tė cilat janė nė planin e vitit 2010 sipas tė gjitha gjasave do tė mbesin vetėm nė letėr, pasi nga Ministria e Kulturės e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr ndarjen e mjeteve financiare nuk e kanė nė plan t’i realizojnė ato.

Nga rreth 10 data tė figurave historike shqiptare qė kanė kaluar nė komisionin e kulturės nė Parlamentin e Maqedonisė, nė fund tė muajit shkurt duhej tė realizohet 50 vjetori i vdekjes sė atdhetarit dhe arsimdashėsit, Sadudin Gjura.

Edhe pse nga Shoqata e Historianėve Shqiptarė tė Maqedonisė (SHHSHM) e kanė bėrė kėrkesėn nė Ministrinė e Kulturės, pėrgjigja ka qenė negative. “Kemi bėrė kėrkesė pėr shėnimin e 50 vjetorit tė vdekjes sė Sadudin Gjurės, por nga ministria e kulturės nuk janė pėrgjigjur pozitivisht. Ata si zakonisht, e hedhin pėrgjegjėsinė diku tjetėr. Por edhe nėse sigurohen tani mjetet do tė jetė vėshtirė tė realizohet ky projekt pasi nuk ka shumė kohė”, tha Skėnder Asani nga SHHSHM-ja.

Arsyetimi nga ministria e kulturės ėshtė qė mjetet duhet t’i ndajnė nga Ministria e Arsimit, kurse ata pėrgjegjėsinė e hedhin tė kultura.

Mosrealizimi i projekteve tė tilla qė janė obligim ligjor, pasi vendimet janė publikuar edhe nė gazetėn zyrtare tė Maqedonisė, ka ndodhur edhe nė vitin e kaluar. Ylber Sela nga organizata joqeveritare “Universitas” pohon se vitin 2009 nuk janė realizuar asnjė nga projektet pėr shėnimin e datave historike shqiptare.

“Vitin e kaluar edhe pse kishin kaluar datat nė parlament dhe nė gazetėn zyrtare, kur erdh momenti t’i marrim mjetet nga ministria e kulturės ata nuk i lėshuan. Arsyetoheshin se nuk i kanė paraparė kėto mjete nė buxhet, edhe pse ata ishin miratuar nė Kuvend. Edhe sivjet duket se do tė vazhdojnė nė tė njėjtėn mėnyrė”, tha Sela.

Vitin e kaluar edhe OJQ “Provizioni” kishte kėrkuar qė projektet tė realizohen, por as ata nuk kishin fituar asnjė denarė pėr realizimin e kėtyre vendimeve tė Kuvendit.

Nė mesin e datave tė theksuara me interes pėr shqiptarėt qė duhet tė miratohen sivjet janė 100 vjetori i lindjes sė Nėnės Terezė – Gonxhe Bojaxhiu, e qė duhet tė mbahet nėn patronazhin e parlamentit. Pastaj, 50 vjetori i vdekjes sė Sadudin Gjurės, 80 vjetori i lindjes sė Shaban Rasim Xheladinit, veprimtar i shquar shqiptar qė duhet tė mbahen nėn organizimin e Shoqatėn e Historianėve Shqiptarė, 80 vjetori i vdekjes sė Bajo (Bajram) Topullit qė duhet tė organizohet nga Instituti pėr Trashėgimi Kulturore dhe Shpirtėrore tė Shqiptarėve nė Maqedoni.

Po ashtu nga ky Institut duhet tė realizohet edhe 150 vjetori i lindjes sė Elez Isufit, 550 vjetorin e lindjes sė Marin Braletit, autorit tė veprės sė Skėnderbeut, 90 vjetorin e kryengritjes sė Dibrės si dhe 100 vjetorin e kongresit tė dytė tė Manastirit, i cili ėshtė mbajtur mė 2 prill 1910.

Gjithashtu nga teatri i Shkupit duhet tė shėnohet edhe 60 vjetori i themelimit tė teatrit shqiptar nė Shkup qė mbahet nė patronazhin e teatrit shqiptar. /lajmpress/

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=5531
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.3.2010, 06:20   10
Citim:
Margjinalizohet kultura shqiptare

Qyteti i Shkupit formuloi programin pėr financimin e projekteve kulturore 2010, ku u siguruan 16 milion e 421 mijė denarė, nga ministria e kulturės. Me projekte tė tyre konkurruan edhe shoqatat qytetare dhe shoqėritė kulturore artistike shqiptare tė cilat arritėn tė sigurojnė 3 milion e 450 mijė denarė nga shuma e pėrgjithshme.

Ndėrkaq, artistėt shqiptarė, shoqatat kulturore artistike do tė organizojnė njė tryezė nė tė cilėn do tė bisedohet pėr politikėn programore tė projekteve tė Ministrisė sė kulturės, ngase shuma e ndarė pėr aktivitetet kulturore tė shqiptarėve ėshtė shumė mė e vogėl sesa nevojitet.

"Pėr arsye se Ministria e Kulturės ndan mjete jo tė mjaftueshme pėr plotėsimin e nevojave qė i kanė shoqėritė kulturore artistike, si dhe shoqatat qytetare, do tė organizohet njė tryezė ku do tė diskutohet pėr politikėn programore tė Ministrisė sė Kulturės", tha Blerim Grubi, artist. Ai gjithashtu shtoi se nė kėtė program do tė flitet edhe pėr teatrin i cili merr njė shumė tė vogėl, tė pa mjaftueshme nga Ministria.

"Nė kėtė tryezė, qė parashikohet tė mbahet nė muajin prill, pėrveē temave qė u cekėn mė lartė do tė bisedohet edhe pėr hallet e teatrit shqiptar", tha Grubi.

Ėshtė e vėrtetė qė Ministria e Kulturės ndan njė shumė tė vogėl pėr aktivitetet kulturore tė shqiptarėve, por gjithashtu duhet shqyrtuar se a i formulojnė projektet nė mėnyrėn e duhur para se tė konkurrojnė.

"Tė gjithė ankohen se ministria e kulturės nuk jep aq mjete sa i kėrkon ai projekt me tė cilin kanė konkurruar, por duhet tė shqyrtohet se a ėshtė formuluar nė mėnyrėn e duhur aj projekt. Nėse projekt ėshtė i propozuar nė mėnyrė tė rregullt atėherė do tė kėrkojmė nga Ministria e Kulturės qė tė jep shpjegime se pse pėr kulturėn shqiptare ndahen aq pak mjete financiare", tha Grubi.

Kėsaj Tryeze e cila parashikohet tė mbahet nė muajin prill tė kėtij viti, do t’i bashkėngjitet edhe Lėviza Qytetare ZGJOHU!, si dhe shumė artist tė njohur shqiptarė tė Maqedonisė.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/3583.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.3.2010, 15:00   11
Citim:
"Sulmi" arkeologjik anashkalon vendbanimet shqiptare

Shkup, 11 mars - Ekspeditat arkeologjike do tė jenė nė ofensivė edhe kėtė vit. Duke filluar prej javės sė ardhshme, projektet kapitale tė gėrmimeve, por edhe ato mė tė vogla do tė rinisin me tė gjithė luksin dhe komoditetin financiar, por pa prekur thuajse asnjė nga lokalitetet potenciale nėpėr vendbanimet shqiptare.

Nga Isar Marvinci, Heraklea, Stobi, Kalaja e Shkupit e deri nė kullat perandorake nė Strumicė, Negotinė, manastiri nė Kėrēovė e tė tjera, Qeveria ka ndarė njė buxhet ekstravagant, prej mė shumė se 20 milionė denarė, ose 350 mijė euro pėr ēdonjėrin prej lokaliteteve mė tė mėdha, duke e shndėrruar kulturėn nė njė prej lukseve nga tė cilat nuk do tė hiqet dorė edhe kėtė vit.

Zona e Pollogut, qytetet me rrethinat si Tetova, Gostivari, Kėrēova, Dibra apo Struga, mbeten tė anashkaluara nga "sulmi" arkeologjik, por edhe ku kursehet.

Pėr gėrmimet nė kėto zona, fatura e shpenzimeve nuk i kalon 1.5 milionė denarėt. Ekspeditat mund tė enden nė disa pika, si nė Kalanė e Tetovės "Baltepe", Gradec apo edhe nė Strugė, ku pėr kėtė tė fundit, mezi ėshtė siguruar njė fond minimal pėr bazilikėn e fshatit Ladorisht.

Nė Entin Nacional tė Konservimit janė tė rezervuar, por pohojnė se mundohen tė krijojnė balancėn e prioriteteve qė vazhdimisht prishet.

"Ėshtė shumė mirė kur gėrmohet, pa marrė parasysh se ku, por kjo ėshtė situatė e ndėrlikuar, pasi nga autoritetet e trashėgimisė nuk respektohen parimi i kulturave tė ndryshme. Gabimi qėndron aty, pasi asnjėherė nuk duhet qė tė fokusohet vetėm nė njė periudhė dhe nuk duhet tė ketė supremacion ndaj gėrmimeve, vendeve dhe periudhave", thotė Behixhudin Shehapi, drejtor i Entit Nacional tė Konservimit.

Sipas tij, trajtimi i zhdrejtė i fondeve, apo edhe i zonave ku gėrmohet, provokon edhe reagime dhe indinjatė nė pjesėn tjetėr. Nė Qendrėn Konservuese tė Gostivarit, projektet edhe kėtė vit nuk do tė arrijnė tė fillojnė. Punimet pėr rekonstruktimin e ambienteve do tė zgjasin, falė edhe fondit tė akorduar qė pėr drejtorin Adanan Fejzullahu, ėshtė qesharak - vetėm 1.5 milionė denarė.

Pėr shkak edhe tė statusit tė kufizuar qė lejon shtrirjen e Qendrės vetėm nė Gostivar e rrethinė, Fejzullahu thotė se nuk mund tė pritet qė ky ent tė shndėrrohet nė njė pikė qė do tė mbulonte ekspeditat nėpėr vendbanimet e tjera shqiptare.

"Nuk ėshtė e rastėsishme qė kjo zonė anashkalohet. Pėrveē Gradecit, qė njihet si lokalitet arkeologjik, Ministria e Kulturės as qė ėshtė e interesuar tė hulumtojė edhe nė zona tė tjera si Follorinė, Ēegran, Serbnovė, Malėsia e Gostivarit e tė tjera, ku ēdo ditė zbulohen artefakte tė reja, me tė cilat po abuzohet gjithnjė e mė shumė nga gjetėsit e tyre", thotė Fejzullahu.

Fryrja e arkės sė kulturės i afrohet njė miliard denarėve, ose 300 milionė mė shumė se vitin e kaluar, ndėrkohė qė dikastere tė tjera kanė pėsuar reduktime tė buxhetit. Disa prej shifrave dhe akordimeve mė ekstravagante nė buxhetin pėr kulturė janė afėr 450 milionė denarėt qė i akordohen Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Trashėgimisė, Kalasė sė Shkupit mbi 70 milionė, Universitetit "Shėn Klimenti" nė Pllaoshnik 100 milionė, 181 milionė tė tjerė pėr lokalitetet tė ndryshme arkeologjike e tė tjera.

Ndėrkohė qė shifrat pėr disa objekte tė tjera qė lidhen me trashėgiminė shqiptare, janė ekstremisht tė vogla, me ēka vihet nė pikėpyetje edhe realizimi i tyre, siē janė rasti i Shtėpisė sė Alfabetit, qė pretendohet tė kthehet nė muze vetėm me 3.5 milionė, Qendra Konservuese e Gostivarit, pėr rikonstruktimin e sė cilės jepen vetėm 1.5 milionė denarė, e tė tjera.

http://www.koha.com.mk/a06.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2010, 04:18   12
Citim:
PDSH: Shqiptarėt po diskriminohen edhe nė kulturė

Partia opozitare shqiptare nė Maqedoni, PDSH, ka radhitur kritika pėr Ministrinė e Kulturės pėr diskriminim ndaj shqiptarėve.

“Ministria e Kulturės gjatė dy viteve tė kaluara nuk ka ndėrmarr asnjė projekt nismėtar pėr avancimin dhe kultivimin e kulturės dhe trashėgimisė kulturore tė shqiptarėve dhe institucioneve kulturore shqiptare nė Maqedoni u janė ndarė buxhete vjetore qesharake dhe as qė mund tė flitet pėr themelim tė ndonjė institucioni tė ri”, ka thėnė zėdhėnėsi i PDSH-sė, Luan Tresi.

Sipas tij, ditėve tė fundit drejtues tė Ministrisė Kulturės, si kujdestarė tė kulturės dhe trashėgimisė kulturore shqiptare, tė shqetėsuar nga reagimet tė shumta pėr aparteidin kulturor ndaj shqiptarėve, dolėn me deklaratė pėr investimet e bėra, por me njė lėshim tė vogėl nga ana e tyre, duke prezantuar tė arriturat nė kulturėn shqiptare gjatė periudhės sė qeverisjes sė PDSH-sė.

“Gjatė qeverisjen sonė filluan gėrmimet arkeologjike nė Kalanė e Tetovės, duke pėrgatitur projektet dhe duke i bėrė realizimet nė terren dhe pėr kėtė ēėshtje u ndan 40 milionė denarė, u ndan 53 milionė denarė pėr Bibliotekėn e Tetovės, por pėr shkak tė pengesave tė BDI-sė ky projekt nuk u realizua, nė kuadėr tė Qendrės Nacionale Konservatore janė ndėrmarr veprimtari pėr restaurim dhe konservim tė monumenteve tė trashėgimisė kulturore tė shqiptarėve, siē janė Xhamia e Larme nė Tetovė, Xhamia e Kumanovės dhe shumė projekte tjera pėr trashėgiminė fetare dhe kulturore”, ka thėnė Tresi.

http://www.zhurnal.mk/mk/cont.asp?k=...ID=17310163133
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2010, 10:44   13
Citim:
Shtohet diskriminimi nė kulturė

Shkup, 17 qershor - Reduktimet nė buxhetin e kulturės kanė pėrgjysmuar buxhetin e kursyer tė shumė institucioneve dhe projekteve qė nuk i kalojnė as dhjetė milionė denarėt.

Lapsi i rebalancit tė radhės ka rėnė nė arkėn e disa institucioneve dhe projekteve tė cilat mbėshteten nė shtylla tė brishta financiare, duke rrezikuar aktivitetin e sivjetshėm, madje nė disa raste edhe kolapsin financiar.

Qeveria as kėtė herė nuk i ka kursyer shqiptarėt nga telashet financiare. Teatrot e Shkupit dhe Tetovės, Shtėpia e Alfabetit nė Manastir, projektet restauruese, arkeologjike e tė tjera, nga shiu kanė rėnė nė breshėr.

Me gjithė ankesat se buxheti i 2010 u ka ndarė shumė mė pak tė holla, tė cilat janė tė pamjaftueshme pėr tė zhvilluar njė aktivitet normal, reduktimi me rebalancin e radhės u minusin nga 2 milion denarė, shuma tė cilat nė disa raste janė gati sa gjysma e buxhetit tė tyre vjetor.

Muzeu i Shtėpisė sė Alfabetit, i cili ende nuk figuron i tillė nė regjistrat zyrtarė tė evidencave, i janė marrė njė milion denarė prej buxhetit relativisht tė vogėl, 3 milionė e gjysmė denarė. Por edhe kėtė herė ashtu si me rebalancet e kaluara, tė hollat, sado qofshin sėrish do tė tėrhiqen.

Para shpalljes sė tij muze, justifikimet ishin tė njė natyre tjetėr, kėtė vit, ashtu si edhe tjetrin bllokohen prej procesit tė regjistrimit tė subjektit. Drejtori Gazmend Hoxha pohon se prej gjashtė muajsh janė nė pritje dhe druan se pas kėsaj zgjatje fshihet diēka tjetėr.

"Procedurat e regjistrimit po vonohen , por nė pyetje ėshtė diēka tjetėr. Nuk ekziston vullnet pėr projektin e Muzeut. Jo vetėm qė kėtė vit kishim pak mjete, por vitin tjetėr nuk do na ndahet asgjė", thotė drejtori.

Teatri i Shkupit do tė ketė 2 milionė mė pak denarė, prej totalit gjashtė milionėsh. Me buxhetin e ndarė nė fillim tė 2010, drejtori Adem Karaga, pohonte se ishte i pamjaftueshėm pėr njė zhvillim normal tė institucionit dhe repertor nė sasi dhe cilėsi. Zgjidhja u gjet duke bėrė kompromis me numrin e premierave, tė cilat ishin tė pakta dhe jo cilėsinė, e cila sipas drejtuesve tė institucionit nuk duhet vėnė asnjėherė nė pikėpyetje.

Edhe nė Teatrin e Tetovės ku gjithnjė arkėtohet me pakicė, financat kanė qenė problematike pėr aktivitetin e kėtij institucioni relativisht tė riosh, duke vėnė nė pikėpyetje nė tė shumtėn e rasteve edhe cilėsinė e produkteve tė tij. Drejtori, Artan Skenderi, pohon se ende nuk janė njoftuar zyrtarisht me rezultatet e rebalancit tė radhės.

"Ne vazhdojmė tė realizojmė buxhetin qė na ėshtė caktuar prej tre milion denarėve, sepse kemi edhe dy shfaqje tjera", thotė drejtori. Nė Tetovė, pasojat e reduktimit ndihen nė mė shumė institucione, si tek Biblioteka, apo edhe rikonstruktimi i Qendrės sė Kulturės, i cili shkurtohet gati pėrgjysmė me katėr milionė denarė mė pak.

Njė prej institucioneve tė rralla shqiptare qė ka pėrfituar nga ky rebalanc ėshtė Qendra Konservuese e Gostivarit, tek e cila do tė arkėtohen mė shumė tė holla ndoshta pėr tė realizuar pėrfundimisht kėtė vit projektin qė po zgjat prej tre vjetėsh, ndėrtimin e objektit.

http://www.koha.com.mk/a01.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.8.2011, 19:33   14
Citim:
Thesari i kulturės shqiptare nė duart e maqedonasve

Shkup, 8 gusht - Nė Bibliotekėn Popullore Universitare “Shėn Klimenti i Ohrit”, nė tė cilėn gjenden mijėra dokumente pėr shqiptarėt punon vetėm njė shqiptare. As drejtori, as sekretarėt, as kėshilltarėt, as udhėheqėsit e 10 –tė sektorėve nuk janė shqiptarė.

Emri i vetėm i njė shqiptareje tė punėsuar nė kėtė institucion shtetėror shfaqet tek eshaloni i fundit, tek ai i shėrbimeve. Biblioteka Universitare ka 39 shėrbime, tė cilat kanė nga njė, dy, tre ose katėr pėrgjegjės. Fahrie Halimi e vetmja shqiptare qė punon nė kėtė institucion ėshtė njėra nga katėr pėrgjegjėsit e shėrbimit “Kompletimi i materialit bibliotekar, kėmbim ndėrkombėtar, blerje dhe dhurata”. Ndėrkaq, sallat e leximit tė kėsaj biblioteke janė tė mbushura me shqiptarė, shumica studentė.

Historiani, Skėnder Hasani, i cili ėshtė qė 15-tė vjet anėtarė i rregullt i kėsaj biblioteke thotė se nė kėtė bibliotekė ka gjetur dokumente dhe libra qė flasin pėr historinė e popullit shqiptarė, tė cilat nuk mund tė gjenden as nė Tiranė, e as nė Prishtinė.

“Kjo bibliotekė ėshtė ndėr nė tė pasurat nė Ballkan dhe ka dokumente pėr shqiptarėt mė shumė se bibliotekat simotra nė Tiranė dhe Prishtinė”, thotė Hasani.

Meqė nė kėtė bibliotekė nuk ka tė punėsuar shqiptarė, lexuesve shqiptarė, tė cilėt pėrbėjnė rreth 90-tė pėr qind tė anėtarėve tė kėsaj biblioteke, ndonjėherė u ndodh qė tė kenė pengesa.

“Gjatė hulumtimeve tė mia kam vėnė re se nė kėtė bibliotekė ka fonde tė ndryshme qė nuk u jepen nė pėrdorim shqiptarėve. Mė ėshtė refuzuar libri qė kam kėrkuar me arsyetimin se ai ėshtė vetėm pėr akademikėt dhe profesorėt maqedonas ”, thotė Hasani, duke shtuar se nė ato libra jepen tė dhėna fakto-grafike qė tregojnė realitetin historik tė kėtyre trevave, ndaj siē thotė ai janė tė ndaluar pėr studiuesit shqiptarė.

Hasani sqaron se librat e vjetėr gjenden nė njė depo jashtė bibliotekės dhe janė shumė tė rėndėsishme.

“Sa kam unė informacione, nė atė depo librat janė nė gjendje tė mjerueshme dhe mund edhe tė shkatėrrohen”, thotė ai, duke shtuar se ato libra duhet tė trajtohen nė mėnyrė tė veēantė, pasi vėshtirė se gjenden nė ndonjė bibliotekė tjetėr nė Ballkan.

http://www.koha.net/?page=1,5,65359
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.6.2012, 20:22   15
Citim:
Ministria e Kulturės: '0 denarė pėr 100 vjetorin e flamurit shqiptar'

Ministria e Kulturės nuk do tė japė as edhe njė denarė pėr manifestimin e 100 vjetorit tė flamurit shqiptar. Ndonėse parlamenti nė muajin mars miratoi Programin pėr shėnimin e pėrvjetorėve dhe personaliteteve tė rėndėsishme pėr vitin 2012, ku bėnte pjesė edhe shėnimi me njė akademi solemne tė 100 vjetorit tė flamurit shqiptar nga Instituti pėr trashėgimi kulturore tė shqiptarėve, Ministria e Kulturės nė vendimin e saj tė sjellė pak ditė mė parė ka refuzuar tė mbėshtesė financiarisht kėtė manifestim.

Respektivisht nė letrėn e Ministrisė sė Kulturės, drejtuar Institutit pėr trashėgimi shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve si arsyetim qėndron:

“Pėr arsye se mjetet buxhetore pėr realizimin e programit vjetor pėr zbatimin e interesit kombėtar nė kulturė pėr vitin 2012 janė shpėrndarė tani mė nė bazė tė procedurės tė parashikuar me ligj, Ju njoftojmė se nuk jemi nė gjendje ta mbėshtesim financiarisht manifestimin e pėrvjetorit tė “100 vjetorit tė flamurit shqiptar”

Ēėshtja e ndarjes sė mjeteve pėr kėtė pėrvjetor edhe mė parė pati shkaktuar pėrplasje nė opinion.

Drejtori i Institutit pėr trashėgimi kulturore Shefqet Zekolli kishte reaguar rreth informatave qė qarkullonin nė media nė atė kohė se pėr kėtė manifestimin e flamurit ishin ndarė vetėm 5000 euro. Respektivisht ai shprehej se kjo shumė ishte e papėrfillshme pasi nuk mbulonte as 10 pėr qind tė aktiviteteve qė ka parashikuar ky institucion pėr festimin e flamurit.

“Ne nuk kemi kėrkuar 5000 euro, neve askush nuk na ka ofruar 5 mijė euro dhe unė jam i bindur se nė bazė tė projekteve qė do ti prezantojmė shuma do tė jetė shumė mė e madhe. Ne deri te Kėshilli pėr festimin e 100 vjetorit kemi paraparė disa manifestime dhe tė gjitha bėjnė njė shumė mė tė madhe se 5000 mijė euro”, tha Shefqet Zekolli, Drejtor i Institutit pėr trashėgimi shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve mė (28.03.2012).

Pati reaguar edhe deputeti i BDI-sė Talat Xhaferi, se nuk ishte punė e ligjvėnėsit tė vendoste pėr konstruktin financiar tė kėtij manifestimi, por Kėshilli pėr manifestimin e 100 vjetorit.

“Informata dhe dezinformata prej ku e ka marrė drejtori ėshtė ēėshtje e pėrgjegjėsisė sė tij dhe ai duhet tė dijė nga ka dalė ajo informatė, ėshtė burim i tij apo konstatim i mediumeve”, tha Talat Xhaferi, deputet i BDI-sė mė (28.03.2012).

Por tani rezulton se instituti nuk do tė marrė asnjė denarė pėr kėtė manifestim.Pėrse nuk mbėshtetet financimi i tij qė duket qartė nė vendimin e Ministrisė Kulturės sė siguruar nga Alsat dhe kush duhet tė mbaje pėrgjegjėsi pėr mosrespektimin e vendimit tė Parlamentit pėr kėtė anashkalim qė u bėhet shėnimit tė datave tė rėndėsishme pėr popullin shqiptar, mbetet pa pėrgjigje.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/138961.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2012, 17:08   16
Citim:
Maqedoni, diskriminim me stipenditė pėr sportistė

Nga 500 stipendi pėr sportistė tė rinj deri nė 20 vjet tė ndara nga ARSM-ja kanė pėrfituar vetėm rreth 30 sportistė shqiptarė.

Ndarja e stipendive (asistencės) “Shpresa sportive” nga Agjencia e Rinisė dhe Sportit e Maqedonisė (ARSM) pėr sportistėt e moshave deri nė 20 vjet ka shfaqur reagimet e klubeve shqiptare.

Nga 500 stipendi tė ndara pėr sportet e ndryshme, rreth 30 sportistė tė rinj shqiptarė kanė pėrfituar ato. Sportistėt shqiptarė qė kanė pėrfituar kėtė stipendi mė sė shumti janė pėrfshirė nė kategorinė e sporteve dhe garave shkollore.

Vendimi pėr ndarjen e kėtyre stipendive ėshtė bėrė me firmosjen dhe propozimin e drejtorit tė kėsaj agjencie. Pėrmes kėsaj stipendie, studentėt marrin nga 4.200 denarė nė muaj, pėr 10 muajt e ardhshėm tė vitit. ARSM ka bėrė tė ditur se ka ndarė kėto stipendi nė drejtim tė zhvillimit tė sportit dhe mbėshtetjen e stimulimin e sportistėve tė rinj. Ceremonia zyrtare pėr ndarjen e kėtyre stipendive bėhet nė muajin dhjetor. Lista e fituesve tė stipendioneve ėshtė bėrė publike nė faqen zyrtare tė ARSM-sė dhe gazetėn zyrtare. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/23666.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.7.2013, 21:15   17
Citim:
Maqedoni: Anashkalohet kultura shqiptare

Artistėt shqiptarė akuzojnė institucionet pėr anashkalimin e kulturės shqiptare nė Maqedoni, pėrkatėsisht pėrfaqėsimin e tyre nėpėr institucionet kulturore, si dhe gjatė ndarjes sė projekteve tė ndryshme qė financohen nga buxheti i shtetit.

“Ne, pėrveē qė nuk arrijmė tė marrim pėrqindje, ne nuk jemi as tė pėrfaqėsuar nė institucionet kulturore, si nė Teatrin dhe Operėn e Baletit, nė Filarmoninė e Maqedonisė, nė institucionet e tjera kulturore shtetėrore absolutisht as qė bėhet fjalė pėrfshirja e artistėve shqiptarė”.

“Personalisht, kam bėrė disa herė audicione nė Teatrin e Operės dhe Baletit dhe janė thėnė fjalėt mė tė mira pėr shkallėn profesionale, por asnjėherė nuk kam marrė ftesė pėr ndonjė rol, pėr ndonjė koncert apo shfaqje qė bėhet brenda atij teatri, e ku duhet tė jenė tė pėrfshirė edhe artistėt shqiptarė”, thotė solistja Besiana Mehmeti.

Ajo shton se kulmi i pakėnaqėsisė ka arritur me rastin e ndarjes sė projekteve nė kuadėr tė “Verės sė nxehtė kulturore”, nė 29 komuna tė Maqedonisė.

“Nė momentin kur kemi tentuar tė konkurrojmė dhe tė marrim fonde nga buxheti i shtetit, ne jemi nėnēmuar, jemi diskriminuar, dhe unė kėtė do ta shpreh publikisht nė vazhdimėsi, sepse njė pjesė e madhe e artistėve shqiptarė janė tė indinjuar njėjtė si unė”.

“Nga 110 projekte, tė cilat do tė realizohen vetėm gjatė verės, 109 projekte janė maqedonase dhe vetėm njė projekt ėshtė shqiptar i komunės sė Gostivarit. Unė kam dorėzuar dy projekte, por qė tė dy janė refuzuar me arsyetimin banal se shumat paskan qenė mė tė mėdha se tė projekteve tė maqedonasve”, tregon Mehmeti.

Ndėrkohė, pėrveē anashkalimit, gjatė ndarjes sė projekteve dhe pėrfaqėsimit nėpėr institucionet kulturore, artistėt shqiptarė ankohen pėr diskriminim edhe nė paga.

Ata thonė se paguhen shumė mė pak se aktorėt maqedonas dhe fajin pėr kėtė ia hedhin procedurave tė ndryshme burokratike.

Kohė mė parė aktorėt e Teatrit Shqiptar nė Shkup kanė mbledhur nėnshkrime me kėrkesėn drejtuar tė gjitha institucioneve relevante shtetėrore pėr nivelizimin e pagave me aktorėt maqedonas.

Por, aktori Ylber Murtezi thotė se ėshtė turp pėr institucionet qė nisma tė kėtilla tė ndėrmerren nga aktorėt.

“Ne, aktorėt e Teatrit Shqiptarė kemi nėnshkruar kėtė peticion, por kėtė punė duhet tė bėjė dikush tjetėr. Njė aktor me autoritet siē ėshtė Bajrush Mjaku, ambasador i kulturės shqiptare nė trojet mbarėshqiptare, tė krahasohet me njė punėtor tė thjeshtė pėr nivelizimin e pagave, ėshtė turp pėr shoqėrinė tonė”, shprehet aktori Murtezi.

Zgjidhje do tė ketė pėr tė gjitha problemet, pėrfshirė edhe pagat e aktorėve, thonė nga Ministria e Kulturės, e cila mohon akuzat pėr diskriminim nė baza etnike, pasi, sipas ministrisė, tė gjitha konkurset janė publike dhe profesionalizmi ėshtė kriteri kryesor gjatė ndarjes sė projekteve.

Sa i pėrket pėrfaqėsimit, nga Ministria thonė se nė tė gjitha komisionet qė janė formuar nė kuadėr tė saj, ka edhe shqiptarė, ndėrsa nė shumė segmente tė tjera pėrfaqėsimi ka tejkaluar edhe 20 pėr qindėshin. Sekretari shtetėror nė Ministrinė e Kulturės, Muzafer Bislimi, ka ftuar tė gjithė artistėt, por edhe shoqatat e ndryshme qė tė konkurrojnė pėr programin e kulturės pėr vitin 2014, i cili do tė jetė i hapur deri nė shtator.

http://www.botasot.info/maqedonia/23...ura-shqiptare/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:26.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.