Kthehu   Kreu > D2 > D2L
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.9.2009, 12:38   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Kuvende shqiptare (shembuj)


Kuvendi e Besėlidhja e Pukės pėr ēlirimin e vendit

Maj 1912 pėrfaqėsuesit e mbarė krahinės sė Pukės u mblodhėn nė Livadhet e Qelzės, nė Breg-Gominė. Kuvendin e kryesonte Zenel Mustafė Aga i Iballės. Kuvendi bėri Besėlidhjen me kėto sulle:

1) I pari i besėlidhjes sė Shtatė Bajrakėve tė Pukės do tė jetė Zenel Mustafa i Iballės;

2) Krenėt e Besėlidhjes do tė jenė: Halil Musa e Hasan Neziri (Kabash), Sali Rexhep aga (Mal i zi), Bibė Mirakaj (Iballė), Prend Uka (Berishė). Frrok Kola e Qerim Sokoli (Bugjon), Marash Marku (Qelzė), Frrok Kolė Gjoni (Qerret), Keqan Qerimi (Trun), Kolė Mar'Vata (Dush), Prend Kovaēi (Kėēirė);

3) Prijėsit e djalėrisė do tė jenė: Mark Koliku e Ndoc Mardeda (Berishė), Ndue Mar'Prendushi (Midhė), Prend Zeqa (Dardhė), Tahir Rexhepi (Malzi), Keqan Qerimi (Trun-Flet) etj.;

4) Ēdo katund do tė caktojė dorėzanėt e Besės pėr deri sa tė ēlirohet Puka prej turqve;

5) Burrė pėr shtėpi do tė shkojnė nė djalėrinė e Besėlidhjes sa herė t'u vijė fjala prej krenėve tė Besėlidhjes;

6) Kush then Besėlidhjen do t'i merren gjaja e gjallė prej komitės sė Besėlidhjes dhe do t'i digjet shtėpia.

KLD - varianti i Pukės - Xhemal Meēi

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 10.10.2010 nė 14:17.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.9.2009, 12:38   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Kuvendi i Qerretit kundėr Esat Pashės - Qerret, qershor 1915

Ushtria bashibozuke e Esat Pashės po kėrcėnonte mbarė vendin deri nė veri tė Matit. Dushi e Kėēira i bėnė thirrje tėrė krahinės sė Pukės pėr njė besėlidhje kundėr Esat Pashės. Kuvendi u mblodh nė Qerret te Kshteja Hanit. Nė Kuvend morėn pjesė 500 burra nga tėrė krahina e Pukės. Kishin ardhur edhe pėrfaqėsuesė prej Kashnjetit e Kėrthpule (Dibri); Kryeziu, Qafė-Mali, Fushė-Arrėzi, Bregu, Shkoze e Gojani (Spaē), si edhe bajraktari i Shalės me krenėt e vet, tė cilėt ishin strehuar nė Mertur me 150 gra, fėmijė pleq e disa burra, tė larguar nga masakrat e shovinistėve malazezė qė po bėnin nė Dukagjin. Gjithashtu kishin ardhur nga Mazreku e Shllaku. Nė kuvend erdhi edhe Hasan Prishtina i shoqėruar prej zenel Mustafė Agės. Kuvendi mori hapėsirė ndėrkrahinore. Besėlidhja kėtij kuvendi u bė me kėtė sulle:

1) Besėlidhja me Pukė, Kashnjet e Kerthpulė, Gojan e deri nė Qafė-Mali. Tė parė do tė ketė Zenel Mustafėn e Iballės;

2) Krenėt e Besėlidhje do tė jenė njė pėr bajrak;

3) Ēdo katund do tė caktojė dorėzanėt e Besės deri sa tė mbarojė lufta kundėr Esat Pashės;

4) Ēdo katund do tė qesin burrė pėr shpi nė bajrak tė vet sa tė lėshohet kushtrimi pėr tė zėnė pritat;

5) Pritat do tė vihen nė Le tė Dushit, nė Skaje, nė Qafė Rrasė (Kėrthpulė), dhe Kodėr Lejthizė (Kashnjet). Pesha mė e rėndė e luftės i ra Kėēirės.

KLD - varianti i Pukės - Xhemal Meēi

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 10.10.2010 nė 14:17.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.9.2009, 12:38   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Besėlidhja e Pukės me Malėsinė e Gjakovės

Malėsia e Gjakovės dhe Puka lidhen prej shekujsh nė mes tyre nėpėrmjet rrugėve qė kalojnė pėr Gjakovė dhe Shkodėr. Nė pranverėn e vitit 1862 malėsitė ishin ngritur kundėr taksave tė reja e ēarmatosjes sė popullit. Malėsia e Gjakovės e ftoi Pukėn nė njė kuvend tė pėrbashkėt ndėrkrahinor pėr Besėlidhje kundėr ekspeditave ndėshkimore qė priteshin tė vinin. Kuvendi u mbajt nė Dushaj, nė breg tė Drinit. Nga ana e Malėsisė sė Gjakovės shkuan nė atė kuvend: Binak Alia, Shaqir Curri, Mehmet Rama, Ukshin Brahimi, Abdullah Ēuni, Zenun Sadiku, Fazli Rrusta, Fazli Dani, Bajram Halili, Fazli Neziri etj. Nga ana e Pukės: Shaban aga, Rrustė Kabashi, Musė Alia, Kolė Rexha, Pjetėr Marashi, Lukė Prendi, Kolė Ndreca, Kolė Palushi, Kolė Mar'Vata etj. Besėlidhja u bė me kėto sulle (vendime):

1) Malėsia e Gjakovės dhe Puka ta ndihmojnė njėri tjetrin me djalėrinė e vet nė rast lufte me turqit;

2) Kur tė afrohet askeri turk, gra e fėmijė tė kalohen te njėra e tjetra anė pėr strehė e siguri;

3) Tė vihet besė pėr shtėpi e katund, bajrak e krahinė pėra sa kohė djalėria tė jetė nė luftė kundėr hasmit tė vendit;

4) Tė mos ndėrrohet pėr tė gjallė Kanuni i tė parėve me sheriatin.

Besėlidhja u shpall katund pėr katund e bajrak pėr bajrak.

KLD - varianti i Pukės - Xhemal Meēi

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 10.10.2010 nė 14:17.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.10.2010, 13:57   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Kuvendi i Madh i Drenicės - 1903

Kundėr reformave turke tė ashtuquajtura "Reforma pėr Maqedoninė", si dhe kundėr vendosjes sė konsullit rus nė Mitrovicė, i cili kishte plane ogurzeza pėr fatin e kombit shqiptar, shtrohej nevoja qė shqiptarėt tė bėnin njė kryengritje tė ashpėr kundėr kėtyre padrejtėsive. Pėr kėtė duhej tė bėhej pajtimi i tė gjitha gjaqeve dhe ngatėrresave, dhe tė dilnin me njė program tė caktuar pėr formėn dhe mėnyrėn e organizmit tė kryengritjes. Njė ndėr arsyetimet e kryengritjes ishte: "Pėrse Turqia tė lejojė ardhjen e konsullit rus nė Mitrovicė?"

Pėr kėtė fillimisht u mbajt njė kuvend te Verrat e Llukės mė 15 janar 1903 dhe mė pas njė kuvend i dytė nė Drenicė, nė Livadhet e Morinės mė 26 mars 1903. Ky i fundit u njoh si Kuvendi i Madh i Drenicės. Kuvendi u mbajt nė Livadhet e Morinės, fshat ky mes fshatrave Kryshec, Rezallė, Palluzhė dhe Palac.

Kreu i Kuvendit ishte Ahmet Delia nga Prekazi (hero i kombit). Ai e hapi kuvendin dhe drejtonte punėn e tij.

Organizatorė ishin Rexhė Bajraktari i Llaushės, Ramė Lutani i Turiēefcit, Temė Dobroshefci, Zenel Abria, Ali Bajraktari i Gllogofcit, Rrustem Bajraktari nga Plluzhina, Halil Haxhi Vitaku etj.

Kontribuesė dhe pjesėmarrės aktivė ishin Rexhė Delia nga Prekazi (vėlla i Ahmet Delisė), Adem Bajraktari (vėlla i Rexhės) nga Llausha, Hetem Kozhica, Muharrem Deliaj nga Prellofci, etj.

Nė Kuvend duhej tė merrnin pjesė tė gjithė ata qė kishin rėnė nė gjak, dhe tė gjitha ata qė kishin gjak pėr tė marrė, ose qė ishin nė ngatėrresa. Ata duhej lutur pėr hir tė gjendjes e pėr nder tė atdheut, tė bėhen burra tė fortė dhe tė falnin gjaqet e ngatėrresat. Nė rastin mė tė keq, kur dikush kundėrshtonte, atėherė i pari i fisit ose flamurtari tė cilit i takonte, e falte gjakun nė emėr tė fisit.

Nė Kuvendin e Morinės morėn pjesė 3.000 burra nga Drenica. Nė kuvend merrnin pjesė nga disa burra prej njė shtėpie, nė mėnyrė qė secili tė jepte kontributin e tij, nė faljen e gjaqeve. Mehmet Bunjaku nga Krasmirofci, fillimisht falė autoritetit tė tij, organizon faljen dhe pajtimin e gjaqeve nė rrethinat e Ēyēavicės, pastaj me disa meshkuj nga fshatrat e kėsaj ane shkon nė Kuvend ku punėn e paraqet si tė kryer.

Pėr tri ditė sa zgjati kuvendi u bė pajtimi dhe falja e gjaqeve dhe ngatėrresave. U caktua dhe dėnimet: "Nė rast se ndokush tenton ose vepron kundėr vendimit tė kuvendit, t'i digjet shtėpia" dhe "ai i cili gjatė djegies sė shtėpisė tenton ose kundėrshton zbatimin e vendimit tė fiseve, atėherė fisi do t'a likuidojė atė si dhe tėrė pasurinė do t'ia marrė". Kuvendi hartoi dhe miratoi njė varg kėrkesash tė cilat ia dėrgoi Portės sė Lartė, duke ia bėrė me dije se nuk do tė zbatojė asnjė reformė qė ka ndėrmarrė Turqia, dhe se populli i Drenicės do t'i kundėrshtojė me armė kėto vendime tė Turqisė.

Prijės tė djalėrisė ishin Ramė Lutani i Turiēefcit, Hetem Kozhica i Kozhicės, si dhe Bajraktarėt secili nė krye tė bajrakut (flamurit) tė tij.

Mė 29 mars 1903 pasi pėrfundon kuvendi kryengritėsit nėn udhėheqjen e Ramė Lutanit tė Turiēefcit e ēlirojnė Vushtrrinė dhe tė nesėrmen mė 30 mars i drejtohen Mitrovicės, pėr t'a ēliruar dhe atė, si dhe pėr t'a larguar konsullin rus nga aty. Forcat shqiptare rrethojnė Mitrovicėn, brenda sė cilės gjendeshin 12.000 ushtarė turq mė tepėr pėr tė mbrojtur konsullin rus, sesa qytetin. Kur forcat shqiptare kaluan lumin Sitnica, ushtria turke hapi zjarr, dhe aty fillon beteja qė zgjat katėr orė. Aty bien nė altarin e lirisė 200 deri 300 kryengritės, mirėpo edhe ushtria turke pėrveē humbjeve shumė herė mė tė mėdha, shpartallohet dhe largohet nga Drenica e zonat tjera pėrreth. Nė kėtė rast ushtari shqiptar nė shėrbim tė ushtrisė turke Ibrahim Halit Popova nga fshati Sukė i Gjilanit plagosi pėr vdekje konsullin rus, kuptohet nė kundėrshtim me qėllimin qė kishin forcat turke aty. Ndėrkaq Hetem Kozhica njė ndėr prijėsit e djalėrisė u vra nga njė tjetėr rekrut shqiptar nė ushtrinė turke, Ibrahim Lashica i Gjilanit.

Pėr kah pėrfshirja territoriale ky kuvend ishte krahinor. Pėrfshinte tė gjitha fiset e Drenicės sė Kuqe. Pėr kah natyra ishte kuvend tipik pėr organizimin krahinor ose ndėrkrahinor pėr kryengritje tė pėrgjithshme kundėr armikut. Nė tė u morėn vendime tė natyrės ushtarake, ēfarė merren nė kuvendet e djalėrisė, vendime tė natyrės politike drejtuar armikut tė vendit, ashtu dhe pajtimi i gjaqeve me qėllim tė unifikimit tė forcave kombėtare.

Literaturė:
Kanuni Lekė Dukagjinit varianti Pukės - Xhemal Meēi
Islam Dobra - Krerė dhe prijės nga Drenica
Qerim Zariqi - Baica nė rrjedhat e kohės

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 10.10.2010 nė 14:09.

  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:54.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.